
Postuar mė parė nga
Darius
Deputetja shqiptare letėr Blaterit: Nuk tolerojmė qė ju apo tė tjerė tė talleni me emrin tonė
Nga Blerina Gjylameti*
Dua tju drejtohem me kėtė letėr tė hapur juve si drejtuesi mė i lartė i FIFA. Dua tju drejtohem jo si pėrfaqėsuese e parlamentit Shqiptar dhe si e zgjedhur nga njerėzit pėr ti pėrfaqėsuar dhe pėr tė mbrojtur interesat e tyre por si NĖNĖ e njė djali 6 vjec, JOELIT qė e adhuron sportin e futbollit dhe i pėlqen tė luajė, tė shikojė ndeshjet nė stadium dhe nė TV, po ashtu si edhe shumė bashkėmoshatarė tė tij kudo qė janė pavarėsisht Kombėsisė, Etnisė apo Ngjyrės. Nė 14 Tetor, sė bashku me Joelin dhe disa bashkėmoshatarė tė tij, femijė miqsh vendosėm tė shikonim njė ndeshje futbolli dhe natyrisht tė bėnim tifo tė pa kushtėzuar pėr pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė. Se si shkoi nuk ka nevojė tjua kujtoj, se si ndihesh si prind kur fėmijėt fillojnė tė bėjnė pyetje : Cfarė po ndodh ? Pse po rrihen? Pse po bėrtasin? Pse erdhėn ata policėt nė fushė? Pse po djegin Flamurin? Nuk besoj se e kupton
.
Unė zoti Blatter mendoj se ka vetėm njė fajtor pėr ēfarė ndodhi dhe cfarė po ndodh me ndeshjen Serbi Shqipėri dhe ai jeni JU zoti Blatter sė bashku me drejtues tė tjerė tė ketij Sporti . Me ata drejtues qė si Presidenti i UEFA-s, z. Platini, shikojnė mundėsinė e ndonjė helikopteri bombė mbi stadium!! Turp dhe ėesharak.. Unė mendoj se ju zoti Blatter si pėrfaqėsuesi mė i lartė i FIFA-s i keni njė borxh shumė tė madh serbėve dhe shqiptarėve pėr gjithēka ndodhi dhe po ndodh. Ju i hodhėt benzinė zjarrit. A duhet tė ishte nė njė grup Shqipėria dhe Serbia? A duhet tė luanim nė njė fushė asnjėanjėse dhe ta kursenim atė ferr? Duke parė tensionin para ndeshjes dhe nė momentin e hymneve a duhej tė ndėrpritej ndeshja?
Por mė lini tju kujtoj diēka:
Ne si shqiptarė kemi pasur probleme me fqinjėt tanė serbė dhe megjithėse ju nuk e keni pėrjetuar atė ēfarė kanė vuajtur shqiptarėt, nė ndonj kronikė lajmesh, me siguri, do keni parė dhe dėgjuar mbi vrasje, shfarrosje, pėrdhunime dhe gjithfarė mizorish qė kanė pėrjetuar shqiptarėt e Kosovės nga ushtarėt serbė nė luftėn famėkeqe tė 1998-1999 pėr ironi tė fatit nga po ata ushtarė qė nė 14 Tetor duhet tė garantonin jetėn e atyre pak shqiptareve tė cilėsuar dhe tė trajtuar si terroriste nė fushėn e lojės dhe nė dhomat e zhveshjes. Bėhet fjalė pėr ata futbollistė profesionistė qė ju dhe insitucionet tuaja perfaqėsoni z. Blatter.
I keni njė borxh tė madh se edhe pse ne po mundoheshim dhe do tė mundohemi ti ulim dhe ti fshijmė tensionet qė kanė ekzistuar ndėrmjet dy vendeve tona ndėr vite, ju na rikthyet tensionin. I keni borxh brezit tė ri njė ngjarje tė shėmtuar qė rikthen tek ta ndjenjėn e verbėr tė nacionalizmit ekstremist qė ne po mundoheshim ta fshinim, duke kėrkuar tė jetojmė nė paqe dhe harmoni me fqinjėt tanė. Politika nuk ka tė bėjė me sportin ėshtė e vėrtetė,po nė kėtė rast politika serbe po fshihet pas mos aftėsisė tuaj pėr tė mbajtur njė qėndrim tė drejtė mbi cfarė ndodhi nė stadium gjatė ndeshjes, por edhe jashtė stadiumi, para dhe pas.
Ju zoti Blatter mund tė na dėnoni , mund tė mos na e jepni fitoren nė tavolinė mund tė na bėni edhe fajtor, por njė gjė duhet ta kuptoni mirė se ne e kemi fituar ndeshjen nė fushė dhe jashtė saj. Nė fushė sepse luajtėm futboll cilėsor pavaresisht trysnisė tė pa parė nė asnjė stadium tjetėr nė botė me thirrje, gjuajtje, kore raciste Vraje, there shqiptarin qė tė mos ekzistojė dhe nuk e kuptoj se si pėrfaqėsuesit tuaj lejuan tė ndodhte kjo. A mos vallė ndonjė tifoz shqiptar dogji flamurin serb, apo atė tė NATO-s nė stadium apo kudo tjetėr sikurse bėnė tifozat serb. Po kjo skishte si tė ndodhte nė stadium se nuk kishte tifozė shqiptarė. Jashtė fushe sepse kemi mbajtur qė nė momentet e para dhe do vazhdojmė tė mbajmė njė qėndrim dinjitoz duke ju larguar thirrjeve politike dhe nacionaliste. Futbolli ėshtė i bukur sepse ka rivalitet, rivaliteti ju e dini shumė mirė ėshtė si nė fushė nė aspektin teknik por ėshtė edhe ne tifozeritė nė koreografitė qė shpalosin flamurė, batuta, kunja urime
. Tifozeritė punojnė shumė kohė para ndeshjes per anėn artistike dhe kėtė ju e dini shumė mirė.
Nuk ka nevojė tju kujtoj sloganet tuaja Fair Play, No to Racism
Sa mė sipėr kam disa pyetje per ju:
A duhet ti tregojmė fėmijėve tanė kėto skena?
A mendoni se duhet tė vepronit ndryshe?
A ėshtė vėrtet ai flamur apo Drone provokim?
A kishte rivalitet nė tifozeri?
A e meritonin futbollistėt Shqiptarė po ashtu si edhe ata serbe tė luanin nė ato kushte?
A duhet tė trajtoheshin nė atė mėnyrė futbollistėt ne dhomat e zhveshjes?
A ka pėr detyrė tė garantojė sigurinė e ndeshjes nga Toka dhe nga Ajri vėndi organizator ?
A ka pėrmbushur federata Serbe e futbollit detyrimet qė ka pėr organizimin e kėtyre eventeve?
A ėshtė sjellė nė mėnyrė korrekte Policia nė Serbi?
A e morėt nė konsideratė faktin qė tifozeria Serbe ėshtė e rezikshme dhe e njohur pėr rrėmuja nė stadium?
A kanė bėrė ndonje shkelje iifozat dhe disa nga lojtarėt e stolit Tė Serbisė qė u futėn nė fushė dhe sulmuan fizikisht lojtarė Shqiptarė?
A duhet tė ishte njė person i dėnuar si Ivan nė stadium me policėt ngjitur nė mes tė fushės?
A i keni parė imazhet e djegies tė flamurit Shqiptar dhe atij tė NATO-s nė stadium nga tifozėt serbė?
A jeni dakord qė Presidenti i UEFA-s Platini duhet tė japė dorėheqjen pas asaj deklarate?
Mund tė vazhdoja me pyetje, por mendojnė se mjaftojnė.
Jam plotėsisht dakord me ju vetėm nė njė pike. Kjo ėshtė vėrtet njė ngjarje e rėndė dhe duhet dėnuar. Po duhen dėnuar pėrgjegjėsit realė sepse do tė ishte akoma mė e rėndė nėse do tė vazhdonit tė fshihni dhe tė mos vlerėsoni realitetin. Ne jemi Shqipėtarė por mbi tė gjitha jemi njė komb qė aspirojmė tė jemi pjesė e familjes Europiane dhe po ashtu si Europianet e mirė dimė tė vlerėsojmė qė njė bandė tifozash dhe huliganėsh veshur me tė zeza nuk mundet kurrėsesi tė pėrfaqėsojnė njė komb. Jemi tė vendosur tė mos pėrdorim politikėn nacionaliste pėr mė tepėr nė njė stadium futbolli. Ne nuk do tė udhėhiqemi nga ndjenja e urrejtjes por do tė mirėpresim dhe respektojmė kėdo skuadėr qė do tė luajė nė Shqipėri. Njė nga vecoritė mė tė mira tė popullit Shqiptar ėshtė mikpritja! Veēoria e futbollit ėshtė pėrplasja e kombeve nė fushėn e blertė dhe jo nė beteja tė pėrgjakshme. Ne jemi njė vend i vogėl dhe nuk kemi aq influencė sa tė kemi ndikime te ju apo te shumė politikanė qė janė shprehur mbi kėtė ngjarje por nuk do ta tolerojmė nė asnjė moment qė ju apo njerez tė tjerė tė talleni me emrin dhe fatin tone. Jemi shqiptar dhe jemi krenar!
*Deputete e PS
Gazeta Tema
Krijoni Kontakt