Close
Faqja 47 prej 69 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 689
  1. #461
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po lexoj papushim online qe shqiptaret po krenohen me banderolen, madje e kane vendosur dhe neper postime duke vene dicituren Shqiperia e Madhe.

    Shqiperia e Madhe nuk ekziston. Eshte nje term qe kane krijuar serbet dhe greket per te etiketuar shqiptaret si separatiste. Ekziston Shqiperia Etnike, pra te gjitha ato toka qe jane te banuara nga shqiptare dhe ku flitet shqip.

    Duke perdorur termin Shqiperia e Madhe padashur po behemi pale me lojen serbe dhe demtuar emrin tone si shqiptare.
    Nacionalizmi shqiptar ėshtė "nacionalizėm majmunash"; vjen pėrherė si reagim dhe tentativė pėr kopjim dhe kundėrveprim ndaj nacionalizmit tė fqinjve, i cili ėshtė i pėrfaqėsuar edhe nė institucionet shtetėrore. Pra nacionalizmi shqiptar ndjek pėrherė parimin veprim-kundėrveprim. Mjafton tė kujtosh skandalet e gardės greke dhe reagimet shqiptare duke djegur e grisur flamuj grekė. Po ashtu djegja e flamurit shqiptar nga Ivan Bogdanoviēi mė 2010 nė Itali u pasua me tė njėjtėn gjė nga tė rinj shqiptarė nė Shqipėri e nėpėr botė me flamurin serb. E rėndėsishme ėshtė qė shqiptarėt kurrė nuk provokojnė tė parėt, por janė pėrherė fqinjėt tė cilėt lėshojnė provokime tė ndryshme, qė nga rrugicat e deri tek rrugėt mė tė larta shtetėrore; psh deklaratat e politikanėve serbė janė skandaloze, por jo veē kėto - mė parė ėshtė bėrė edhe thirrje shoviniste pėr shfarrosje nga vetė shtetarėt, e jo mė nga palaēo stadiumesh.

    Duke ndjekur modelin shqiptar tė nacionalizmit, pra atė majmun, e tillė ėshtė edhe ideja e "Shqipėrisė sė Madhe", si njė kundėrvėnie ndaj ideve shoviniste greko-serbe pėr ndarjen e Shqipėrisė me lumin Shkumbin. Shqipėria e Madhe ėshtė diēka surreale, e pabazuar nė histori; kurrė nuk ėshtė jetėsuar njė projekt i tillė nė tė kaluarėn e kurrė nuk do tė marrė jetė. Por tė paktėn nga ana jonė ide tė tilla shqiptaromėdha nuk infektojnė politikėn shtetėrore. Nėse do e kishin bėrė, Ballkani do ishte larė mė me shumė gjak sa ėshtė larė deri mė sot. Stabiliteti i rajonit sot dhe nė tė ardhmen ėshtė meritė e bashkėpunimit tonė; mėkat qė shumė pak mendje arrin ta konceptojnė kėtė fakt dhe ata qė e njohin meritėn tonė (ndėrmend mė vinė gjermanėt), bėjnė sa mundim pėr ta shfrytėzuar kėtė avanatazh - si e tillė duhet parė dhe vizita e Ramės nė Beograd.
    relata refero

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Uriel pėr postimin:

    jarigas (17-10-2014)

  3. #462
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anėtarėsuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    A ka kush qe ju kalon!

  4. #463
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Vetėm UEFA nuk e pa racizmin

    Duket se Shqipėria nė datė 23 nuk do tė ketė pėrballė vetėm Serbinė, por edhe UEFA-n. Vetėm tė dėrguarit e saj nė stadiumin e Beogradit nuk kanė parė dhe as evidentuar thirrje raciste ndaj shqiptare, edhe pse janė kėnduar pėrgjatė gjithė ndeshjes nė kor nga 32 mijė tifozė serbė.

    Komisioni i Disiplinės nė Uefa nuk do tė hetojė Serbinė pėr thirrjet raciste tė tifozėve tė vet. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht pėr Top Channel nėpėrmjet njė mesazhi nė postėn elektronike nga anėtari i kėtij Komisioni, Rudolf Repka, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Ēeke tė futbollit.

    Top Channel i kėrkoi 9 anėtarėve tė Komisionit tė Disiplinės nė UEFA shpjegime pse nuk ishin pėrfshirė nė hetimet ndaj federatės serbe thirrjet raciste tė 32 mijė tifozėve serbė gjatė 40 minutave lojė qė u zhvilluan nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit.

    Nga 9 anėtarėt e kėtij Komisioni, vetėm ēeku Repka ktheu njė pėrgjigje tė shkurtėr ku thotė pėr pyetjen qė Top Channel shtroi: “UEFA nuk ka evidentuar asgjė nga kėto qė ju po na thoni.”

    Pas kėsaj pėrgjigje duket se delegati i UEFA dhe gjyqtari i ndeshjes nuk kanė dėrguar nė UEFA atė ēka realisht ka ndodhur nė Beograd. Kjo pasi nė deklaratėn e saj 1 ditė pas ndeshjes, UEFA theksoi se do tė hetojė federatėn serbe pėr hedhjen e fishekzjarreve dhe sendeve tė forta nė fushė, pėr thirrjet e turmės nė stadium, pėr pushtimin e fushės nga tifozėt vendas, pėr mosorganizimin e mirė dhe pėrdorimin e lazerave, por nė asnjė rast pėr frymėzim dhune, racizėm sepse ndėr 32 mijė tė pranishmit nė stadium vetėm arbitrat dhe delegatėt e UEFA-s nuk kanė dėgjuar koret.

    / Top Channel
    relata refero

  5. #464
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anėtarėsuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Vuēiē: Do tė vendos deri nė fundjavė nėse do tė pres apo jo kryeministrin e Shqipėris

    Emri:  141145.jpg

Shikime: 325

Madhėsia:  157.9 KB

    Aleksandėr Vuēiē: Do tė vendos deri nė fundjavė nėse do tė pres apo jo kryeministrin e Shqipėrisė

    Kėshtu deklaroi kryeministri serb, Aleksandėr Vuēiē nė njė intervistė pėr agjensinė e lajmeve Reuteres nė lidhje me vizitėn e paralajmėruar tė homologut shqiptar Edi Rama mė 22 Tetor.

    "Ne nuk kemi frikė nga bisedimet, por mua mė duket se dikush nuk dėshiron tė flasė, por do qė tė kėrcėnojnė Serbinė dhe pėr tė nxitur destabilitet rajonal. Unė mund tė shikoj atė ose dikė tjetėr nė sy", deklaroi Vuēiē.

    Numri njė i qeverisė serbe ka dėnuar valėn e sulmeve ndaj bizneseve shqiptare tė ndodhura dy ditė pas incidentit tė ndodhur nė stadiumin “Partizani “tė Beogradit. Vuēiē tha se ata qė janė pėrgjegjės do tė dėnohen "me ashpėrsi maksimale".

    "Unė jam duke u bėrė thirrje serbėve qė tė mos veprojnė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme. Detyrimi ynė ėshtė tė tregojmė diferencėn midis nesh dhe atyre, pėr tė treguar qė ne jemi mė tė pėrgjegjshėm, qė respektojnė tė drejtat e pakicave kombėtare dhe tė drejtave tė njeriut nė vendin tonė", deklaroi Vuēiē.


    Agjencia e lajmeve Reuters thekson se incidenti i fundit dhe deklarata nga tė dyja palėt po kėrcėnojnė tė prishin udhėtimin e kryeministrin shqiptar, Edi Rama nė Beograd.


    Shefi i qeverisė shqiptare tha tė enjten se ai ishte "shumė i vendosur" pėr tė shkuar pėrpara me vizitėn 22 tetorit, e para nga njė kryeministėr shqiptar qė pas vizitės sė Enver Hoxhės nė vitin 1947.


    “Reuters” shkruan se tė dyja palėt kanė shkėmbyer akuza se janė ato ideatorėt e incidentit, madje kanė thirrur dhe ambasadorėt pėrkatės.

  6. #465

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Deputetja shqiptare letėr Blaterit: Nuk tolerojmė qė ju apo tė tjerė tė talleni me emrin tonė

    Nga Blerina Gjylameti*

    Dua t’ju drejtohem me kėtė letėr tė hapur juve si drejtuesi mė i lartė i FIFA. Dua t’ju drejtohem jo si pėrfaqėsuese e parlamentit Shqiptar dhe si e zgjedhur nga njerėzit pėr t’i pėrfaqėsuar dhe pėr tė mbrojtur interesat e tyre por si NĖNĖ e njė djali 6 vjec, JOELIT qė e adhuron sportin e futbollit dhe i pėlqen tė luajė, tė shikojė ndeshjet nė stadium dhe nė TV, po ashtu si edhe shumė bashkėmoshatarė tė tij kudo qė janė pavarėsisht Kombėsisė, Etnisė apo Ngjyrės. Nė 14 Tetor, sė bashku me Joelin dhe disa bashkėmoshatarė tė tij, femijė miqsh vendosėm tė shikonim njė ndeshje futbolli dhe natyrisht tė bėnim tifo tė pa kushtėzuar pėr pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė. Se si shkoi nuk ka nevojė t’jua kujtoj, se si ndihesh si prind kur fėmijėt fillojnė tė bėjnė pyetje : Cfarė po ndodh ? Pse po rrihen? Pse po bėrtasin? Pse erdhėn ata policėt nė fushė? Pse po djegin Flamurin? Nuk besoj se e kupton….

    Unė zoti Blatter mendoj se ka vetėm njė fajtor pėr ēfarė ndodhi dhe cfarė po ndodh me ndeshjen Serbi – Shqipėri dhe ai jeni JU zoti Blatter sė bashku me drejtues tė tjerė tė ketij Sporti . Me ata drejtues qė si Presidenti i UEFA-s, z. Platini, shikojnė mundėsinė e ndonjė helikopteri bombė mbi stadium!! Turp dhe ėesharak.. Unė mendoj se ju zoti Blatter si pėrfaqėsuesi mė i lartė i FIFA-s i keni njė borxh shumė tė madh serbėve dhe shqiptarėve pėr gjithēka ndodhi dhe po ndodh. Ju i hodhėt benzinė zjarrit. A duhet tė ishte nė njė grup Shqipėria dhe Serbia? A duhet tė luanim nė njė fushė asnjėanjėse dhe ta kursenim atė ferr? Duke parė tensionin para ndeshjes dhe nė momentin e hymneve a duhej tė ndėrpritej ndeshja?

    Por mė lini t’ju kujtoj diēka:

    Ne si shqiptarė kemi pasur probleme me fqinjėt tanė serbė dhe megjithėse ju nuk e keni pėrjetuar atė ēfarė kanė vuajtur shqiptarėt, nė ndonj kronikė lajmesh, me siguri, do keni parė dhe dėgjuar mbi vrasje, shfarrosje, pėrdhunime dhe gjithfarė mizorish qė kanė pėrjetuar shqiptarėt e Kosovės nga ushtarėt serbė nė luftėn famėkeqe tė 1998-1999 pėr ironi tė fatit nga po ata ushtarė qė nė 14 Tetor duhet tė garantonin jetėn e atyre pak shqiptareve tė cilėsuar dhe tė trajtuar si “ terroriste” nė fushėn e lojės dhe nė dhomat e zhveshjes. Bėhet fjalė pėr ata futbollistė profesionistė qė ju dhe insitucionet tuaja perfaqėsoni z. Blatter.

    I keni njė borxh tė madh se edhe pse ne po mundoheshim dhe do tė mundohemi t’i ulim dhe t’i fshijmė tensionet qė kanė ekzistuar ndėrmjet dy vendeve tona ndėr vite, ju na rikthyet tensionin. I keni borxh brezit tė ri njė ngjarje tė shėmtuar qė rikthen tek ta ndjenjėn e verbėr tė nacionalizmit ekstremist qė ne po mundoheshim ta fshinim, duke kėrkuar tė jetojmė nė paqe dhe harmoni me fqinjėt tanė. Politika nuk ka tė bėjė me sportin ėshtė e vėrtetė,po nė kėtė rast politika serbe po fshihet pas mos aftėsisė tuaj pėr tė mbajtur njė qėndrim tė drejtė mbi cfarė ndodhi nė stadium gjatė ndeshjes, por edhe jashtė stadiumi, para dhe pas.

    Ju zoti Blatter mund tė na dėnoni , mund tė mos na e jepni fitoren nė tavolinė mund tė na bėni edhe fajtor, por njė gjė duhet ta kuptoni mirė se ne e kemi fituar ndeshjen nė fushė dhe jashtė saj. Nė fushė sepse luajtėm futboll cilėsor pavaresisht trysnisė tė pa parė nė asnjė stadium tjetėr nė botė me thirrje, gjuajtje, kore raciste “Vraje, there shqiptarin qė tė mos ekzistojė” dhe nuk e kuptoj se si pėrfaqėsuesit tuaj lejuan tė ndodhte kjo. A mos vallė ndonjė tifoz shqiptar dogji flamurin serb, apo atė tė NATO-s nė stadium apo kudo tjetėr sikurse bėnė tifozat serb. Po kjo s’kishte si tė ndodhte nė stadium se nuk kishte tifozė shqiptarė. Jashtė fushe sepse kemi mbajtur qė nė momentet e para dhe do vazhdojmė tė mbajmė njė qėndrim dinjitoz duke ju larguar thirrjeve politike dhe nacionaliste. Futbolli ėshtė i bukur sepse ka rivalitet, rivaliteti ju e dini shumė mirė ėshtė si nė fushė nė aspektin teknik por ėshtė edhe ne tifozeritė nė koreografitė qė shpalosin flamurė, batuta, kunja urime…. Tifozeritė punojnė shumė kohė para ndeshjes per anėn artistike dhe kėtė ju e dini shumė mirė.

    Nuk ka nevojė t’ju kujtoj sloganet tuaja “Fair Play”, “No to Racism”…

    Sa mė sipėr kam disa pyetje per ju:

    A duhet ti tregojmė fėmijėve tanė kėto skena?

    A mendoni se duhet tė vepronit ndryshe?

    A ėshtė vėrtet ai flamur apo Drone provokim?

    A kishte rivalitet nė tifozeri?

    A e meritonin futbollistėt Shqiptarė po ashtu si edhe ata serbe tė luanin nė ato kushte?

    A duhet tė trajtoheshin nė atė mėnyrė futbollistėt ne dhomat e zhveshjes?

    A ka pėr detyrė tė garantojė sigurinė e ndeshjes nga “Toka” dhe nga “Ajri” vėndi organizator ?

    A ka pėrmbushur federata Serbe e futbollit detyrimet qė ka pėr organizimin e kėtyre eventeve?

    A ėshtė sjellė nė mėnyrė korrekte Policia nė Serbi?

    A e morėt nė konsideratė faktin qė tifozeria Serbe ėshtė e rezikshme dhe e njohur pėr rrėmuja nė stadium?

    A kanė bėrė ndonje shkelje iifozat dhe disa nga lojtarėt e stolit Tė Serbisė qė u futėn nė fushė dhe sulmuan fizikisht lojtarė Shqiptarė?

    A duhet tė ishte njė person i dėnuar si Ivan nė stadium me policėt ngjitur nė mes tė fushės?

    A i keni parė imazhet e djegies tė flamurit Shqiptar dhe atij tė NATO-s nė stadium nga tifozėt serbė?

    A jeni dakord qė Presidenti i UEFA-s Platini duhet tė japė dorėheqjen pas asaj deklarate?

    Mund tė vazhdoja me pyetje, por mendojnė se mjaftojnė.

    Jam plotėsisht dakord me ju vetėm nė njė pike. Kjo ėshtė vėrtet njė ngjarje e rėndė dhe duhet dėnuar. Po duhen dėnuar pėrgjegjėsit realė sepse do tė ishte akoma mė e rėndė nėse do tė vazhdonit tė fshihni dhe tė mos vlerėsoni realitetin. Ne jemi Shqipėtarė por mbi tė gjitha jemi njė komb qė aspirojmė tė jemi pjesė e familjes Europiane dhe po ashtu si Europianet e mirė dimė tė vlerėsojmė qė njė bandė tifozash dhe huliganėsh veshur me tė zeza nuk mundet kurrėsesi tė pėrfaqėsojnė njė komb. Jemi tė vendosur tė mos pėrdorim politikėn nacionaliste pėr mė tepėr nė njė stadium futbolli. Ne nuk do tė udhėhiqemi nga ndjenja e urrejtjes por do tė mirėpresim dhe respektojmė kėdo skuadėr qė do tė luajė nė Shqipėri. Njė nga vecoritė mė tė mira tė popullit Shqiptar ėshtė mikpritja! Veēoria e futbollit ėshtė “pėrplasja” e kombeve nė fushėn e blertė dhe jo nė beteja tė pėrgjakshme. Ne jemi njė vend i vogėl dhe nuk kemi aq influencė sa tė kemi ndikime te ju apo te shumė politikanė qė janė shprehur mbi kėtė ngjarje por nuk do ta tolerojmė nė asnjė moment qė ju apo njerez tė tjerė tė talleni me emrin dhe fatin tone. Jemi shqiptar dhe jemi krenar!

    *Deputete e PS


    Gazeta Tema

  7. #466
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    GJOKĖ DABAJ: TIFOZĖT E BEOGRADIT NUK
    JANĖ PA EMRA

    Durrės, 16. 10. 2014

    Unė nuk jam ndonjė funksionar i CIA-s apo
    i FBI-sė, as i Inteligjencė-Servisit,
    as edhe i ndonjė organi hetimor dhe,
    rrjedhimisht, nuk kam nė dorė kurrfarė
    dokumentesh, nga ata qė mund t’i kenė
    kryetarėt e shtetevet tė SHBA-sė e tė BE-sė.
    Megjithatė, jam nė gjendje tė sjell kėtu emra
    tė shumtė banorėsh tė Sėrbisė qė mund tė
    jenė ndodhur mbrėmė nė JNA Stadion. Po i
    rendit njėrin pas tjetrit, ashtu siē i kam hasur
    nėpėr faqet mediatike, psh te portali
    „pashtriku.org“, i cili ėshtė, pa dyshim, njėri
    prej zėdhėnėsvet tanė mė skrupulozė tė tė
    vėrtetavet dhe i cili flet gjithmonė nė bazė
    dėshmishė e dokumentesh autentikė.
    Rajko Kozhina, Pavle Gavrilloviq, Gjorgje
    Dragoviq, Ninosllav Mijanoviq, Ivan
    Aleksentiejeviq, Sinisha Miliq, Zhivojin Gjuriq,
    Sreqko Branoviq, Radisllav Janjiqeviq, Branisllav
    Stojisllavleviq, Vlladan Radovanoviq, Dobrivoje
    Miliqeviq, Stevan Bozhoviq, Rade Bogdanoviq,
    Dragan Terziq, Igor Vojinoviq, Nebojsha Miniq,
    Sreqko Popoviq, Sllavisha (Miēo) Kastratoviq,
    Gjuro Kastratoviq (Tė 2 kėta tė fundit duken me
    rrėnjė shqiptare! Sidoqoftė, janė llum edhe i
    kombit sėrb.) Zvonimir Cvetkoviq, Mijo Paviqeviq,
    Vlladan Kėrstoviq-Xhuxha, Boro Babanja,
    Vidomir Sholipur, Ēasllav Nikole Markoviq, Llazar
    Nikole Markoviq, Miēa Nikole Markoviq (Ngjan tė
    jenė vėllezėr, kriminelė qė tė 3), Vidoje Bllagoja
    Koriēanin, Milenko Bllagoja Koriēanin, Velko
    Bllagoja Koriēanin (Edhe kėta, siē duket, janė 3
    vėllezėr.) Radosllav Millosha Branoviq, Velimir
    Sava Vuleviq, Stevo Velimira Vuleviq (Babė e bir,
    dalė pėr tė vrarė njerėz.) Tomo Kovaēeviq,
    Miomir Llazoviq, Millorad Jova Mishlen, Vuk
    Markoviq, Miēo Bozhidara Armush, Dejan
    Kollashinac, Darko Kollashinac, Goran Bozhidara
    Qetkoviq, Zoran Vlladimira Barjaktaroviq, Millan
    Dimitrija Kaleviq, Zhivko Koriēanin, Neno
    Millaēiq, Zoran Jashoviq, Miodrag Brajeviq,
    Vujadin Ēoroviq, Millosh Pavlla Markoviq, Zoran
    Sava Janiēeviq, Nikolla Milloradov-Mijov
    Pavlloviq, Zoran Rashkoviq, Dragan Terziq,
    Nebojsha Miniq, Marko Llonēar, Millosh
    Shqepanoviq, Lubisha Rakoviq, Dragan Raēica,
    Boban Baboviq, Sėrgjan Kėrstiq, Rajko Aleksiq,
    Nenad Bosanac, Millutin Prashēeviq, Lubisha
    Radunoviq, Goran Isajlloviq, Lubisha Lekiq,
    Predrag Ratkoviq, Bruno Vukariq, Ratko Romiq,
    Igor Juēinac, Millutin Radanoviq, Predrag
    Zhelkoviq, Bruno Vekariq, Rade Markoviq,
    Dragolub Zdravkoviq, Vllatko Vukoviq, Dragolub
    Stankoviq, Milivoje Stojilkoviq, Nenad Stojkoviq,
    Sreten Llukiq, Nenad Stojanoviq.
    Qė tė gjithė kėta janė vrasės tė dokukmentuar
    tė shqiptarėvet. Thuhet se nė hyrjet e stadiumit
    tė JNA-sė „Partizani“ janė kontrolluar kėtė herė,
    me qėllim qė tė mos hyjnė atje tifozėt
    shqiptarė, letėrnjoftimet e tė gjithė tifozėvet. Me
    atė rast, tė gjithė kėta emra vrasėsish do tė
    mund tė ishin verifikuar dhe ndalur. Por s’u
    verifikuan letėrnjoftimet e kriminelėvet. U
    kėrkuan tifozėt shqiptarė, pėr t’u kapur e pėr t‘i
    rrasur nė burg pėr shkak tė flamurit tė tyre.
    Por, a e dini pse mendoj qė kėta kriminelė
    mund tė kenė hyrė pėr ta parė kėtė ndeshje?
    Sespe qė tė gjithėve shteti sėrb u jep rroga e
    pensione. Edhe kėtė duhet ta dinė kryetarėt e
    shtetevet tė BE-sė dhe ai i SHBA-sė: Sėrbia u jep
    rroga e pensione tė gjithė kriminelėvet
    shqiptarvrasės, boshnjakvrasės dhe kroatvrasės.
    Vrasės, urdhėrues tė vrasjevet, bashkėvrasės,
    familjarė tė kėtyre vrasėsve, bashkėshorte tė
    lumtura vrasėsish, djem, nipėr, qė tė gjithė nė
    stadium, pėr t’i pasur edhe njėherė shqiptarėt
    nėn rrethim!
    Unė nuk e di: Nga 30 apo 20 mijė tė pranishėm
    nė atė stadium, sa mund tė kenė qenė sėrbė
    normalė, sėrbė jokriminelė? Do tė ish shumė e
    dobishme pėr vetė Sėrbinė, tė nxirej njė
    statistikė: Sa sėrbė, qė s’i kanė lyer duart me
    gjak shqiptarėsh dhe qė nuk janė tė afėrm tė
    drejtpėrdrejtė tė atyre qė i kanė lyer duart me
    gjak, ka pasur mbrėmė, mė 14 tetor, nė atė
    stadium tė JNA-sė, tė quajtur „Partizani“?
    Kriminelėt sėrbė shqiptarvrasės janė nė
    shumicėn e tyre edhe tė organizuar nė grupe, tė
    quajtur drushtva. Grupi i „Car Llazarit“ doemos
    qė ish aty. Si mund tė pėrfytyrohet njė ndeshje
    e sėrbėvet me shqiptarėt e tė mos jenė aty
    carllazarasit? Grupi „SUP 1389“, grupi
    „Nacionallni Stroj“, „Ultra-Bojsi“, grupi i
    „Bėrgjanėvet“, „Obrazi“ i Igor Vojinoviqit,
    „Cėrvene Beretke“, pjesėtarėt e formacionit tė
    dikurshėm terrorist „Maglla“, pastaj „Munja“,
    veteranėt e njėsivet speciale territoriale
    „Shakalli“. Quhen grupe, por, nė tė vėrtetė, ata
    tė quajtur grupe kanė secili me qindra anėtarė,
    tė cilėt, nė vitet 1997-1999, kanė bėrė gara:
    Kush vret mė shumė shqiptarė? Kush tregohet
    mė origjinal nė cinizmin e vet, deri te tė
    shndėrruarit e kafkavet tė bukura shqiptare nė
    abazhure ndriēimi, pėr tė zbukuruar tavolinat
    ose komodinat te koka e krevatit. Kanė bėrė
    gara nė vrasje burrash, pleqsh dhe fėmijėsh
    meshkuj shqiptarė, por kanė bėrė gara edhe nė
    pėrdhunime grashė dhe vajzash shqiptare.
    Qė tė gjithė pjesėtarėt e atyre grupeve kanė
    qenė aty, nė shkallėt e stadiumit tė JNA-sė qė
    quhet „Partizani“, tė etshėm pėr t’i torturuar e
    pėr t‘i vrarė edhe kėta 22, tė zėnė brenda atyre
    mureve, si nė ndonjė gropė krateri. Pėr t‘i
    torturuar dhe pėr t’i grirė copa-copa, dhe kjo
    dėshirė e madhe e tyre shprehej me zė shumė
    tė lartė nė sy tė tė gjithė televizioneve tė botės:
    „Ubij shiptare!“ („Vraji shqiptarėt!“)
    „Vraji shqiptarėt!“ „Vraji shqiptarėt!“ Hynin
    ulurimat nė aparaturat e incizimevet,
    dėrgoheshin ato ulurima nė drejtim tė
    satelitėvet, zbrisnin sėrish nė Tokė dhe hynin nė
    veshėt e miliona teleshikuesvet: „Vraji
    shqiptarėt!“
    Nuk kish si tė thėrrisnin ndryshe carllazarasit,
    sup1389-asit, nacionallstrojasit, ultrabojsat,
    bėrgjanėt, obrazėt, cėrvenaberetasit, magllasit,
    munjasit dhe shakallėt. Britma e tyre s’ėshtė
    aspak e ēuditshme, sepse ata ashtu janė
    edukuar. Popullin sėrb, mjerisht, e ka mbuluar
    njė prapambetje e madhe morale dhe kulturore.
    Mirėpo, ėshtė mjaft i ēuditshėm indiferentizmi i
    popujvet tė emancipuar. Si mund tė rrinė ata
    popuj pa kėrkuar me ngulm qė t’u sqarohen
    gjėrat kėtyre turmave kaq tė keqedukuara, tė
    paqytetėruara nė kuptimin mė tė mirėfilltė tė
    fjalės?!
    UBI ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI!
    Stadiumin e Beogradit e kanė mbushur mė 14
    tetor ish-efektivė tė Korpusit Ushtarak tė
    Prishtinės, ish-efektivė tė Korpusit 21 tė Nishit,
    ish-efektivė tė Korpusit 37 tė Uzhicės, ish-
    efektivė tė Korpusit 24 tė Kragujevacit, ish-
    efektivė tė Korpusit Special tė Beogradit. Ish-
    efektivė, por edhe efektivė tė sotėm tė kėtyre
    organizmave tė stėrmėdhenj tė njė ushtrie tė
    stėrmadhe sėrbe, nuk kanė ngelur pa ardhur nė
    stadium, sado qė janė tepėr tė zėnė me
    pėrgatitjen e paradės pėr nder tė V.Putinit.
    Tė gjithė kėta korpuse ushtarakė kanė bėrė
    kėrdinė nėpėr Kosovė sidomos nė vitet
    1997-1999. Sė bashku me grupet terroristė qė u
    pėrmendėn mė parė dhe sė bashku me tė tjerė
    terroristė si „Tigrat e Arkanit“ (sado qė Arkani
    sėshtė mė), „Skorpionėt“, „Beli Orllovėt“, kėta
    mijėra sėrbė, tė shndėrruar mbrėmė nė tifozė
    jashtė profesionevet tė vet, kanė kryer nėpėr
    Kosovė 274 vrasje masive dhe kanė hapur 142
    varreza masive. Deri aty, nė Batajnicė, afėr
    Beogradit i kanė prurė me kamionė shqiptarėt e
    masakruar. Njė pjesė i kanė djegur edhe nė
    krematoriume.
    Edukata e tyre ēnjerėzore ėshtė kurdisur keq
    qysh nė fėmijėri. Ata janė edukuar pėr tė bėrė
    krime, jo vetėm ndaj shqiptarėvet, por ndaj
    kujtdo qė dikush t’i ndėrsejė, ndaj kroatėvet,
    ndaj hungarezėvet dhe ndaj myslimanėvet tė
    Bosnjės, qė janė tė tė njėjtit etnitet, por
    megjithatė, i vrasin.
    Asgjė nuk mė ēudit nė veprimet e tyre tė
    mbrėmshėm. Por mė ēudit shumė qėndrimi i
    shtetevet tė Bashkimit Evropian dhe i Shtetevet
    tė Bashkuar tė Amerikės, nga viti 1999, kur
    mbaroi lufta, e kėndej. BE-ja e SHBA-ja e morėn
    me tė mirė Sėrbinė fill mbasi e bombarduan.
    Sikur tė ishin penduar. Ky ėshtė gabimi mė i
    madh i Perendimit. Ata tifozė, pėr tė cilėt
    lexuesi e ka tashmė tė qartė se tė ēfarė brumi
    janė, turmė e kthyer nga Kosova dhe e
    grumbulluar nė Beograd, nuk duhej tė ishin
    mbrėmė nė atė stadium. Ata duhej tė ishin nė
    burg, pėr krimet qė kanė kryer. Shėrbimet
    inteligjentė tė Shtetevet tė Bashkuar tė Amerikės
    dhe tė shtetevet tė Bashkimit Evropian s’e kanė
    aspak vėshtirė t’i regjistrojnė emėr pėr emėr,
    kush janė ata qė ulurijnė nė atė mėnyrė kundėr
    shqiptarėvet dhe tė zbulojnė pse e djegin
    flamurin e NATO-s, por kjo s’ėshtė kryesorja.
    Kryesorja ėshtė se SHBA-ja dhe BE-ja po bėjnė
    gabim fatal qė po e tolerojnė Sėrbinė, kur ajo
    sillet nė atė mėnyrė.
    UEF-a, ndėrkaq, u tregua mė shumė se e
    papjekur, kur e pranoi kėrkesėn e
    shqiptarvrasėsvet, pėr tė mos lejuar tifozėt
    shqiptarė me flamurin e vet dhe me ngjyrat e
    veta kombėtare. Tė 2-ja skuadrat janė juridikisht
    tė barabarta pėrballė njėra-tjetrės, rrjedhimisht
    edhe pėrsa u pėrket simbolevet tė tifozėrishė.
    Duke u mbėshtetur nė kėtė rregull, UEF-a duhej
    tė kish kėrkuar edhe prej sėrbėvet tė mos e
    shfaqin as ata flamurin e tyre, sepse kjo do tė
    ishte fyerje ndaj ekipit, tė cilit i ėshtė ndaluar ta
    pėrdorė flamurin e vet. Shqiptarėt, natyrisht dhe
    me tė drejtė, nuk do ta kapėrdinin lehtė kėtė
    diskriminim.
    Si do tė dalė tani UEF-a nga ky qorrsokak ku e
    ka futur veten?!
    Si do tė dalin Shtetet e Bashkuar tė Amerikės
    dhe shtetet e Bashkimit Evropian nga qorrsokaku
    ku e kanė futur veten, duke mos e dėnuar
    Sėrbinė pėr genocidin qė ka kryer ndaj
    shqiptarėvet?!
    Sa i pėrket hartės sė asaj Shqipėrie tė plotė, qė
    u shfaq sipėr Beogradit ashtu siē e kanė
    projektuar Ismail Qemali dhe Isa Boletini, sėrbėt
    nuk duhet tė irritohen, sidomos sa kohė qė ata i
    miratojnė veprimet e V.Putinit pėr njė Rusi mė
    tė plotė. Ajo qė u shfaq mbrėmė nė qiellin e
    Begradit, tė infektuar keqas me racizėm, s’ish as
    bombė, as raketė, ndėrsa vetė Beogradi ish plot
    e pėrplot me tanke e me raketa.
    Ashtu siē nuk janė tifozėt e Sėrbisė pa emra,
    dmth pa biografi, ashtu as vetė atdheu i tyre,
    Sėrbia, s’ėshtė pa njė dosje tė bėmavet tė saja
    tė mbushura me gjak fqinjėsh.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #467

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin


    Komisioni i Disiplinės nė Uefa nuk do tė hetojė Serbinė pėr thirrjet raciste tė tifozėve tė vet. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht pėr Top Channel nėpėrmjet njė mesazhi nė postėn elektronike nga anėtari i kėtij Komisioni, Rudolf Repka, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Ēeke tė futbollit.
    Nese kjo eshte e vertete dhe ndodh atehere do perbeje turpin me te madh ne histori dhe qendrimin me te ulet te nje institucioni europian ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

  9. #468
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po lexoj papushim online qe shqiptaret po krenohen me banderolen, madje e kane vendosur dhe neper postime duke vene dicituren Shqiperia e Madhe.

    Shqiperia e Madhe nuk ekziston. Eshte nje term qe kane krijuar serbet dhe greket per te etiketuar shqiptaret si separatiste. Ekziston Shqiperia Etnike, pra te gjitha ato toka qe jane te banuara nga shqiptare dhe ku flitet shqip.

    Duke perdorur termin Shqiperia e Madhe padashur po behemi pale me lojen serbe dhe demtuar emrin tone si shqiptare.
    Me nje fjale cameria per ty nuk egzistonka a ? Masi po thu qe shqipri etnike eshte vetem aty ku flitet Shqip, ne cameri nuk ka ngel ma kush me fol Shqip a po ?
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #469

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Perdor trurin dhe mos fol me mendere se po na merrni ne qafe me kete idiotsine tuaj.

    Ne cfare gjuhe e do ta kuptosh qe Shqiperi Etnike eshte term real dhe Shqiperia e Madhe eshte konotacion serb qe paraqet shqiptaret si separatiste. Te dyja skane asgje te perbashket por e dyta ben nje dem kolosal nese perdoret nga shqiptaret. Cfare keni ne vend te trurit ju?

  11. #470
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Nja di pitje ju lutna:

    - Mos valle prisnit qe tifozet serbe t'na prisnin me llokume??!!

    Masi t'mi pergjigjeni pitjes t'pare, vjen pitja nr di:

    - Cili ishte qellimi i dronit me banderole??!!



    Meqe jena, po ju fus edhe nja di pitje:

    - Si e keni vendos, doni paqe apo lufte me serbet??!!
    - A e harrut rrugen drejt Evropes, tashi doni gjuhen e klishve t'kuq, qe aq bukur na mori n'qaf per gjisem sheklli??!!


    Jo sepse, ua kam than kur erdhen qelborilindasit n'pushtet, qe do bejn ēesht e mundur me e mbajt Shqipnin e shkret larg Evropes, e dun t'gjithen per vete....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 47 prej 69 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •