Close
Faqja 46 prej 69 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 689
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Edhe une besoj qe ne asnje menyre shqiptaret nuk do bien ne nivelin e tyre !
    Jo nuk do bien,nuk jane ne nivelin e tyre,ky fakt eshte i vertetuar ne historine e popullit shqiptar.
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #452

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Dhuna nė Beograd, njė ēėshtje europiane





    Nė datė 23 tetor UEFA pritet tė japė vendimin pėr dhunėn dhe ndėrprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipėri, pėr njė nga konkurrimet mė tė rėndėsishme europiane, qė pėr shkak tė masivitetit dhe tė miliona teleshikuesve, e bėn kėtė konkurrim vitrinėn mė tė madhe europiane, jo vetėm thjesht pėr europianėt, por pėr tė gjithė botėn.

    Ndaj, nė datėn 23 tetor, pėrballė kėsaj ēėshtjeje tashmė tejet tė ndjeshme, qė i ka kaluar kufijtė e sportit, veten nė pasqyrė nuk do ta shikojė vetėm UEFA, si njė organizėm i thjeshtė burokratik, por do ta shikojė dhe Europa, me gjithė mekanizmat e saj. Mbi tė gjitha, 23 tetori do tė konfirmojė ose do tė shbėjė tė ashtuquajturat vlera europiane, pėr tė cilat investohet ēdo ditė e ēdo minutė.

    Mė 23 tetor nuk ėshtė nė lojė thjesht reputacioni i UEFA-s, por reputacioni i vetė Europės. Mė 23 tetor i gjithė opinioni publik europian do tė ketė mundėsi tė shikojė ose Europėn e vlerave dhe tė drejtėsisė, ose Europėn qesharake tė festivalit europian, nė tė cilin votimi bėhet nė bazė tė dashurive apo urrejtjeve historike. Fatkeqėsisht, deri tani shenjat nuk janė tė mira, madje janė tė mbrapshta.

    Njė ditė pas dhunės nė Beograd kemi njė deklaratė tė zėdhėnėses sė baroneshės Ashton, tė cilėn nuk dua aspak ta paragjykoj pėr ēėshtje kombėsie, por nuk mund tė lė pa pėrmendur se mbiemri i mbaronte me “viē”, e cila nxitoi tė thoshte, pa dalė mirė videot e ndeshjes dhe raportet e para, se policia serbe ishte sjellė nė mėnyrė profesionale. Nuk marr pėrsipėr tė jem ekspert i asnjė fushe, aq mė tepėr i rendit, por nė tė tilla raste syri dhe pamjet flasin mė shumė se ēdo ekspertizė. Tė gjithė qytetarėt e botės dhe jo vetėm shqiptarėt, i panė skenat kur punonjės tė sigurisė dhe tė policisė goditėn me dorėn e tyre futbollistėt shqiptarė. E gjithė bota i pa skenat se si policėt serbė i mbanin shkopinjtė e gomės si tespihe nė momentin kur futbollistėt shqiptarė goditeshin jo vetėm me sende e objekte tė forta, teksa hynin nė tunelin prej mushamaje, qė pėr ironi ishte vendosur nė pjesėn mė agresive tė tifozerisė.

    Mbi tė gjitha, ata goditeshin me shqelma nga jashtė, nga njerėz qė, ndėrkaq, mbaheshin nė supet e policėve. Kishte mbetur vetėm qė t’u merrnin me qira shkopinjtė e gomės policėve qė nuk lėviznin dhe tė vazhdonin goditjet. Shenjat nuk janė tė mira, jo thjesht pėr shkak tė mesazheve tė njėanshme tė presidentit Blater, i cili indirekt sheh mė shumė si tė dėmshme mesazhet politike tė dhėna nga droni fluturues (avioni i telekomanduar) pa pronar, sesa nga dhuna me autorė, por pėr njė arsye tjetėr mė madhore dhe fatkeqėsisht fatale, qė lidhet me cektėsinė, nė kėtė rast, tė pjesės mė tė madhe tė medies europiane dhe tė asaj botėrore, qė klonimin me sy mbyllur e ka mė pėr zemėr, sesa thellėsinė dhe hetimin.

    Pėr shumicėn e medies europiane e botėrore historia e shėmtuar e asaj qė ndodhi nė Beograd fillon dhe mbaron tek objekti fluturues dhe shpėrfaqja nė ajėr e hartės sė Shqipėrisė etnike. Asgjė nuk shikohet nė vijimėsi, si nisi, si u zhvillua dhe si u bitis, sepse droni pėr medien nuk ėshtė thjesht njė gjetje, por ėshtė njė etiketė qė shet. Ndaj, pėr kėtė medie, qė kėtė herė nė unison ishte mė shumė njė medie rozė sesa njė medie serioze, thelbi i dhunės nė Beograd nuk ka rėndėsi. Pėrkundrejt kėsaj gazetarie tė verbėr, numėrohen me gishtat e dorės ata gazetarė tė huaj qė e kapėn historinė nga koka. Ashtu sikurse nuk u gjet pronari i dronit, ashtu nuk u gjet edhe thelbi i ēėshtjes.

    Nuk u nėnvizua aspak ose u vu nė dukje fare pak represioni para ndeshjes. Droni I bėri tė harrojnė se federata serbe nuk la asnjė tifozeri shqiptare dhe paralajmėroi se nuk do tė linte asnjė simbol shqiptar nė stadium. Droni i bėri tė harrojnė tė shohin se ēfarė presioni virtual i bėnė kombėtares shqiptare kur mbėrriti nė aeroportin e Beogradit me mijėra policė me skafandra qė hynin e dilnin madje dhe nė vetė autobusin e kombėtares.

    Droni i bėri tė mos shikojnė se si u mbajt me orė tė tėra njė grup biznesmenėsh e gazetarėsh nė aeroport, vetėm e vetėm se njė person mbante njė shall tė kuq nė qafė. Droni i bėri tė mos dėgjojnė thirrjet nė kor tė 30 mijė vetave nė stadium: “t’i vrasim, t’i rrjepim shqiptarėt”. Droni i bėri qė tė mos shikojnė se si para ardhjes sė tij, nė shkallėt e stadiumit po digjej jo vetėm flamuri shqiptar, por edhe ai i Natos. Droni i bėri tė mos shikojnė njė fuēi baruti nė shkallėt e stadiumit. Duket qartė qė droni ka efekt jo vetėm nė kohė reale, por efekt para- dhe prapaveprues.

    Sepse ishte po droni qė i bėri tė thonė nė gazetat dhe televizionet e tyre se ndeshja u ndėrpre prej shfaqjes nė ajėr tė dronit dhe jo tė vėrtetėn e madhe, qė e pa kushdo, se ndeshja ishte ndėrprerė pėr shkak tė dhunės me sende tė forta tė hedhura nė stadium pėrpara se tė vinte droni. Ka njė moment shumė domethėnės, kur ndeshja ishte ndėrprerė pėr shkak tė sendeve tė hedhura dhe njė lojtar serb, duke ndier situatėn qė po rrėshqiste, pasi ishte ndėrprerė loja, shkon tek arbitri dhe gjysmė i dėshpėruar tregon me gisht nga droni qė ishte nė ajėr, ndėrsa arbitri i tregon me gisht sendet e hedhura nė fushė dhe arsyen e vėrtetė pse ėshtė ndaluar loja.

    Dhe mė pas, kuptohet, s’ka si tė mos merremi prapė me dronin. Kur lojtarėt tanė hynė nė dhomat e zhveshjes, policia pa mandate hyri nė to pėr tė gjetur pronarin e dronit. Edhe kur kontrolloi njė pėr njė ēantat e futbollistėve tė kombėtares, si tė ishin kontrabandistė, tashmė jemi tė gjitha palėt nė njė mendje qė ishte faji i dronit. Dhe telenovela nuk ka si tė mbarojė me kaq, se dronit i duhet gjetur dhe pronari. Dhe pronarin e gjejnė lehtė, si autoritetet serbe, ashtu edhe media serbe. Qė FIFA tė marrė vendim “sa mė tė drejtė” dhe qė Europa “ta kuptojė kush janė shqiptarėt”, pronari i dronit ėshtė mirė tė jetė vėllai i kryeministrit shqiptar!

    Dhe pre e kėsaj cektėsie e propagande bajate bie dhe CNN-i, qė edhe pse nuk ka kapur asnjė me presh nė dorė dhe nuk zotėron asnjė fakt, sillet tamam si ato gazetat e vogla ordinere shqiptare, qė duan tė shiten thjesht dhe vetėm me tituj spekulativė, tė tillė si “Vėllai i kryeministrit shqiptar pronar i dronit”, poshtė tė cilit, te germat 11-she, ka njė fjali: “i akuzuari e mohoi akuzėn e autoriteteve serbe”.

    Shkurt dhe shqip, ajo qė shqiptarėve, apo kujtdo teleshikuesi tjetėr nė botė, iu duk njė gjetje e zgjuar, njė reagim i natyrshėm civil pėr tė ēarė bllokadėn e represionin ndaj simboleve tona me njė gėrvishtje nga ajri ku nuk ka policė serbė, po kthehet nė njė fatalitet, jo vetėm thjesht pėr paragjykimet qė na vinė si vend i vogėl, por kryesisht prej cektėsisė sė pushtetit tė katėrt nė kontinent. Ndaj, nuk ėshtė ēudi qė ky film dramatik me viktima 22 lojtarėt e kombėtares shqiptare, tė kthehet nė njė telenovelė rozė me 10 milionė viktima serbe.

    Kjo do tė ishte qesharake dhe e turpshme, po pėr shkak tė arsyeve qė rendita mė sipėr ėshtė e mundshme tė ndodhė. Jemi nė njė moment tė rrezikshėm, kur e padrejta mund tė shitet si e drejtė, madje dhe plotėsisht e besueshme. Edhe pse personalisht kam pak shpresa, se instrumentet e UEFA-s, rrjedhimisht dhe ato europiane, e kanė tė vėshtirė tė shpėtojnė pa ngrėnė pjatėn e njėjtė e tė cekėt tė pushtetit tė katėrt, unė prapė them se ne duhet tė shpresojmė, e pėr tė tepėr, se duke mbrojtur kėtė herė “njė tė vėrtetė shqiptare”, po mbrojmė ndėrkohė njė vlerė europiane; ta kuptojė kush tė dojė, ta shikojė kush tė dojė.

    Nė kėtė kontekst duhet parė dhe vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama nė Beograd, e programuar javėn e ardhme. Ėshtė pa dyshim njė vizitė europiane. Thirrjet pėr bojkot tė kėsaj vizite janė shtuar pas asaj qė ndodhi nė Beograd. Edhe pse personalisht hyj mė tepėr tek ata qė mendojnė se Rama duhet tė shkojė nė Beograd, marr guximin t’i bėj njė sugjerim kryeministrit tė vendit tim: prit vendimin e UEFA-s, pastaj vendos. Ashtu sikurse vizita juaj, kjo ėshtė njė ēėshtje europiane.

    Opozita.com

  3. #453

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Birra e njohur “Clasberg” tallet me serbėt

    Ėshtė kjo reklama mė e re e birrės mė tė njohur nė botė Clasberg e cila nė faqen e tyre zyrtare pėr nė Danimarkė e ka publikuar njė reklam ku disa birra janė duke u lėshuar nė stadium me njė fluturake tė ngjajshme me atė tė flamurit shqiptarė qė u lėshua nė Beograd.

    Shtypi nė Danimarkė ėshtė interesuar shumė pėr incidentin qė ndodhi nė Beograd pasi qė tė dy kombėtaret janė nė tė njejtin grup me kombėtaren daneze.

    Ja si duket reklama e fundit e Clasberg:


  4. #454

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Shume e vertete ajo qe thote Andi Bejtja.

    Pėr shumicėn e medies europiane e botėrore historia e shėmtuar e asaj qė ndodhi nė Beograd fillon dhe mbaron tek objekti fluturues dhe shpėrfaqja nė ajėr e hartės sė Shqipėrisė etnike. Asgjė nuk shikohet nė vijimėsi, si nisi, si u zhvillua dhe si u bitis, sepse droni pėr medien nuk ėshtė thjesht njė gjetje, por ėshtė njė etiketė qė shet. Ndaj, pėr kėtė medie, qė kėtė herė nė unison ishte mė shumė njė medie rozė sesa njė medie serioze, thelbi i dhunės nė Beograd nuk ka rėndėsi. Pėrkundrejt kėsaj gazetarie tė verbėr, numėrohen me gishtat e dorės ata gazetarė tė huaj qė e kapėn historinė nga koka. Ashtu sikurse nuk u gjet pronari i dronit, ashtu nuk u gjet edhe thelbi i ēėshtjes
    Dmth ne duhet te pergatitemi shpirterisht qe edhe mund ta hame nga e gjithe kjo histori. Ne fund te fundit kemi eksperience me Europen qe ne Kongresin e Berlinit.

  5. #455

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Po lexoj papushim online qe shqiptaret po krenohen me banderolen, madje e kane vendosur dhe neper postime duke vene dicituren Shqiperia e Madhe.

    Shqiperia e Madhe nuk ekziston. Eshte nje term qe kane krijuar serbet dhe greket per te etiketuar shqiptaret si separatiste. Ekziston Shqiperia Etnike, pra te gjitha ato toka qe jane te banuara nga shqiptare dhe ku flitet shqip.

    Duke perdorur termin Shqiperia e Madhe padashur po behemi pale me lojen serbe dhe demtuar emrin tone si shqiptare.

  6. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Foleja_ (17-10-2014),jarigas (17-10-2014),MaDaBeR (18-10-2014)

  7. #456
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nga te paktet gazetare qe kane kapur tamam ate qe ka ndodhur


    CALCIO – Serbia-Albania, colpa dell’Uefa




    http://www.toscananews.net/home/calc...lpa-dell-uefa/
    Ndersa ky eshte komenti per artikullin i nje te riu serb.

    Sasa • 2 ore fa
    I miei complimenti per questo articolo, molto dettagliato e vero rispetto ad altri. Sono un ragazzo serbo, il mio paese e molto malato, mi sono disgustato di quello che la tifozeria serba ha fatto contro la nazionale albanese. Io personalmente chiedo scusa ai nostri vicini albanesi. Ma di piu mi sono vergognato dalle dichiarazioni dei nostri politici che comandano la Serbia, vergogna vergogna vergogna, dei politici racisti, e meglio che la prossima volta quei politici come il premier, il ministro degli esteri e il presidente, vedano la partita insieme a quel porco di Ivan il terribile. A malincuore spero che UEFA condanni la serbia e sopratutto quei tifozi pseudo polizioti, perche la maggior parte di loro sono nazisti e hanno anche collaborazioni con la polizia, queto fatto velo garantisco. Di nuovo mi scuso per conto di quelli che stanno rovinando la Serbia. Albania non centra con questo episodio, rispetto per quella delegazione che insieme alla squadra e tifozi hanno sofferto molto, qua centra solo la malatia dei serbi che ancora oggi 2014 vivono nel passato ancora in guerra, non riusciamo a guardare avanti
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #457

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Paksa si e forte si ndjese nga ana e nje serbi. Megjithate nuk habitem. Eshte papjekuri te mendosh qe cdo serb e mendon si ata ne stadium madje jam i sigurt qe edhe ne stadium ka patur qytetare serb qe jane turbulluar nga ajo pamje dhune dhe padrejtesie ndaj shqiptareve. Cdo komb ka forcat e tija progresiste dhe intelektuale por fakteqesisht ne rastin e Serbise zeri i tyre eshte i sfumuar nga huliganizmi i sponsorizuar shteteror, rracizmi i neveritshem ndaj shqiptareve dhe nacionalizmi i semure ndaj cdo gjeje jo serbe.

  9. #458
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anėtarėsuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Sikur te kishte pas kameren Droni kishte me qene e lehte me vertetu iniciatorin e ketij fenomeni qe na cmendi nga emocionet, mendoj se ngarkesa e flamurit ka obligu iniciatorin te largoj kameren nga Droni ne te kunderten kishte me qen nje video fenomenale.

    http://www.dji.com/product/phantom-fc40
    Nothing comes from nothing

  10. #459
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anėtarėsuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po lexoj papushim online qe shqiptaret po krenohen me banderolen, madje e kane vendosur dhe neper postime duke vene dicituren Shqiperia e Madhe.

    Shqiperia e Madhe nuk ekziston. Eshte nje term qe kane krijuar serbet dhe greket per te etiketuar shqiptaret si separatiste. Ekziston Shqiperia Etnike, pra te gjitha ato toka qe jane te banuara nga shqiptare dhe ku flitet shqip.

    Duke perdorur termin Shqiperia e Madhe padashur po behemi pale me lojen serbe dhe demtuar emrin tone si shqiptare.
    E kame diskutu shume here me shume veta kete diference te paperfillshme.

    Mendoj se duhet bere dicka ne kete drejtim, te hapet nje faqe ne fb me nje skjarim dhe te shperndahet qe ta kene te kjart sa me shume veta.


    Ja nje fakt te asaj qe thuani.




    Vuēiq Bidenit: Amerika tė zgjedh mes njė ‘Shqipėrie tė Madhe’ dhe njė Serbie normale

    Kryeministri i Serbisė Aleksandar Vuēiq ka zhvilluar njė bisedė telefonike me zv.presidentin amerikan Joe Biden, pas incidentit nė stadiumin e Partizanit nė ndeshjen Serbi – Shqipėri.

    Shefi i qeverisė serbe me kėtė rast e ka njoftuar numrin dy tė qeverisė amerikane, duke i thėnė se Serbia ėshtė provokuar rėndė gjatė ndeshjes dhe pėr kėtė e ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian, transmeton reporteri.net, njė shkrim tė Informer.

    Nė fund tė bisedės bėhet e ditur se Vuēiq i ka thėnė Bidenit, se Amerika duhet tė zgjedh nė mes tė njė “Shqipėrie tė Madhe” dhe njė Serbie normale.

    Zv.presidenti amerikan Bident, thuhet t’i jetė pėrgjigjur duke thėnė se SHBA-tė nuk mbėshtesin njė Shqipėri tė Madhe, ndėrsa e pėrkrahin Serbinė nė rrugėn e saj nė integrimin evropian.


    http://botasot.info/lajme/334947/vuc...erbie-normale/
    Nothing comes from nothing

  11. #460

    Pėr: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Katastrofa me e madhe do jete perseritja e ndeshjes ne nje fushe neutrale,pa tifoze,si dhe zhvillimi i ndeshjes se dyte ne po te njejtat kushte.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Faqja 46 prej 69 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •