Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    Sa per informacion te sakte dhe jo per te te mbushur mendjen, Vicens Prenushi u denua kryesisht per kete gje. Enveri mund te mos e hiqte fene ne ate forme nese keta pranonin te shkeputeshin nga Vatikani. E ka ftuar vete Enveri ne Tirane dhe ja ka propozuar kete gje duke i premtuar se do ishte i pari i kishes katolike. Ai i tha: Une larg Kishes nuk jam me kishe dhe gjerat shkuan si shkuan. Enveri mund te perdorte formen qe perdor sot Anglia ku si kryetar i kishes eshte mbreteresha por kjo nuk ndodhi me katoliket.
    E ku eshte ndryshimi???!!! Ishte vetem preteksti se Enveri e ka ditur mire se baza ka qene dhe do te jete Vatikani...Si mund te beheshe prift pa shkollen e Vatikanit???? Informacionin e ke te sakte, por mua llogjika me thote ndryshe...Si mund te mohosh ate qe te ka mesuar dhe te ka ushqyer (ushqim shpirteror)? Ky prift e dinte kete "kontradikte" (se s'ishte budalla) dhe s'mund te bente ndryshe se Enveri do e tallte perseri...sis e tregoi koha...

    p.s. Ikonen mos e merr parasysh se e futa kot...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #42
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    A me thote dikush ketu se cili ishte mesazhi i varjes se nje dyzine prifterinjsh te vdekur ne qender te Tiranes? Cili mesazh tolerance u percoll me keto foto ? Diktatura vrau vetem prifterinj apo dhe hoxhallare? Apo kur te vij ndonje pape musliman nga arabia saudite te varim nja 40 foto hoxhallaresh sic e kemi zakon per hir te hipokrizise?

    A ju duket mesazh tolerance deklerata e papes se shqiperia nuk eshte vend musliman? Pervec se nje deklerate provokative une nuk shikoj ndonje llogjike apo arsyetim ne kete deklerate.

    Papa qe i don kaq shume shqiptaret pse nuk e ka njohur akoma shtetin e Kosoves? Apo mban anen e vellezerve te tyre serb te krishtere?

    Ne shqiptaret e kemi zakon te kenaqemi me cilindo qe na vjen e na viziton se ne shqiptaret na duan dhe adhurojne te gjithe kombet e botes. Keshtu ja kemi mbushur mendjen gjithmone vetes kur na kane vizituar vellezerit rus, kinez, amerikan e se fundmi shteti i 1000 skandaleve vatikani.
    Angmokio, kur kerkon pergjigje me keto pyetje provokative, perse fshin pergjigjet qe te jepen , pastaj!??
    Jarigas

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Elian70, te lutem shume, mireinformohu. Shoku Edi Rama e kemi:

    - me gjysher orthodhokse.
    - me prinder komuniste.
    - i rritur ateist.
    - i martuar tani se fundmi si katolik, se u martuar per te treten here.
    - dhe doli ne televizor dhe u tha shqiptareve pak muajve se te vinte Papa qe ai "nuk beson ne Zot".


    Prandaj te lutem shume mos na e bej Edi Ramen ortodoks se e kemi romano-katolik. Edhe Papa prandaj erdhi ne Tirane se me ne fund ia arritem dites qe te zgjedhim nje kryeminister romano-katolik. Apo nuk eshte i mire, i bukur dhe i drejte! Njeri me te mire per kryeminister nuk gjen!

    Olsi Jazexhiu, mund t'i zbukuroje gjerat me miellin e hallves turke, por e ve gishtin atje ku dhemb, tek e verteta historike. Shume nga ata qe jane renditur si "martire te besimit" ne viziten e Papes, nuk jane si te tille. Ashtu sic eshte e miredokumentuar historikisht bashkepunimi i hershem i romano-katolikeve shqiptare sa me Italine, sa me Austrine, ne dem te interesave shqiptare. Dhe jo vetem kaq, por komuniteti romano-katolik i vendit eshte komuniteti me dozen me te ulet te tolerances e harmonise fetare per te cilen flet Papa, dhe eshte paksa qesharake qe djepin qe harmonise e bashkejeteses fetare qe e gjejme ne jug te vendit mes bektashijve e orthodhokseve, ta levizim ne trevat e Veriut ku prelate katolike me origjine shqiptare pergjate historise kane bere plane me Vatikanin per te luftuar vellezerit e nje gjaku qe nuk i shihnin si te tille, vetem se i perkisnin besimit musliman.

    Tani Papa dhe Qeveria e Budallait ne Tirane perfitojne nga injoranca historike e shqiptareve, dhe i bejne nje pritje Papes sic i benin Hrushovit apo te derguarve te Mao Cen Dunit ne Tirane. Eshte tipike ne mentalitetin e shqiptarit te asimiluar qe ti ktheje krahet gjithmone nga fryn era. Papa erdhi, na shtrengoi duart, na pergezoi per harmonine fetare, dhe iku. Shqiptaret si majmuni, pyesin: per cfare harmoni fetare e ka fjalen ky, ne jemi rritur pa fe?

    Doli shoku Rama me qypin me dhe dhe i tha Papes: "bekoje dheun qe te behemi edhe ne katolike" (jo qe ta bekoje Zoti se ai nuk beson ne Zot por qe te behemi edhe ne italiane). Pastaj i nxorri edhe djalin e sapolindor, Zahon e tij: "bekoma edhe djalin qe te behet edhe ai i famshem si ti". Papa buzeqeshi, e nuk e zgjati me tej, pasi e kuptoi se me cfare njeriu kish te bente.

    Menyra bajate se si u prit Papa ne Tirane me kujtoi pergatitjet e 100 vjetorit te pavarise ne Tirane, kur shqiptaret kekun e pavaresise e hengren me kembe e me duar ne rruge!

    Ironia e gjithe asaj qe ndodhi eshte ajo qe thashe me lart, qe Papa vjen e na ben qejfin se jemi nje popull me harmoni nder-fetare, kurse shqiptaret e pafe te ketij brezi, krenohen dhe u behet qejfi, edhe pse nuk e kane idene se per cfare flet Papa, pasi shumica jane te pa fe vete!

    Albo

    P.S Pritja dhe fjalimi me dinjitoz ishte ai qe i beri presidenti yne musliman nga jugu i Shqiperise, qe eshte rritur e rrahur me harmonine fetare, e nuk e ka mesuar ate nga librat e gazetat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-09-2014 më 23:47

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    angmokio (28-09-2014)

  5. #44
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    Ketu keni listen e disa prej martireve dhe dy fjale sesi vuajten dhe perse si edhe akuzat qe ju ngriten:.......................
    Nuk lexova ndonje emer nga te siperpermendurit te jete shquar per atdhetarizem pervecse besnikeri ndaj Vatikanit. Pikerisht kjo eshte nje nga arsyet e ketij artikulli. Nuk e kuptoj pse hidhen perpjete disa anetare dhe e kane te veshtire te pajtohen me realitetiin?

    Diku me siper e shpreha por po e bej edhe me te qarte. Kur te vij Erdogani ne Shqiperi ti vendosim disa banderola te atyre qe i kane sherbyer qeverise osmane? Domosdo dicka e tille ju dhemb ne shpirt. Hipokrite!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Te siguroj qe kane qene me atdhetar se sa ti. Para se te vdisnin thane: Rroft Krishti Mbret, Rrofte Shqiperia Nene.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    1.Ne demokraci mund ti kesh gjysherit, prinderit me cfaredo lloj origjine fetare, POR secili beson aty ku i do qejfi. Besimi nuk eshte dhune qe te "trashegohet" me force. Sa per ateizmin, kjo ishte me force per te gjithe.

    2. Ed Rama apo kushdo qofte ne krye te Shtetit Shqiptar sido qe te shprehet apo te thote dhe duke pare gjendjen shume te rende e te semure te Shqiperise per mendimin tim personal, apo me sakte per mua NUK eshte besimtar, sido qe ta rrotulloje timonin. Keta jane lepe-peqe dhe frikacake. Nje besimtar i vertete nuk eshte k.urve!

    3. Presidenti Nishani tregoi qe nuk eshte analfabet, pra di te lexoje, dhe mos e hyjnizoni kot se mund ta kete shkruar dikush tjeter. Po nuk ishe besimtar katolik si ne rastin e papes...si mund te shkruash kaq mire dhe te lesh nje mbrese kaq te thelle???!!! Nese une pres ndonje myslyman dhe me duhet te shkruaj dhe te lexoje nje leter mikpritjeje...si mund ta bej?...une s'marr vesh nga feja myslymane! Me dashje e pa dashje me miresine me te madhe perseri do gaboj, dua apo s'dua une. Presidenti Nishani eshte presidenti me kot i Shqiperise...ka shume te tjere shume te pregatitur.

    4.A ka me atdhetare per keta qe dhane jeten? Edhe te vdekur edhe nuk kenaqeni. C'lloj njerezish jeni ju. Ju s'dini se cfare doni. Keta nuk ishin luftetare pushke, por luftetare pene. Nuk e mohuan kurre gjuhen shqipe, dhe po te ishte sic thoni ju, do te shkonin shume bukur jashte shtetit se i kishin potencialet. Nuk kuptoj se cfare ju thote mendja. Cudirat vetem ketu i lexoj. Edhe injoroni...edhe ofendoni.

    5.Pritjen nuk e beri vetem Ed Rama. Aty pashe shume "politikane" te te gjitha ngjyrave(eh sa ngjyra kemi ne).

    6.Vjen papa...nese ju pelqen mire, nese jo kujt i plasi???!!! Papa erdhi si njeri dhe iku si i tille, beri komplimentet e rastit, mbeti i kenaqur dhe nuk beri gje tjeter. Cfare cudira ka ketu. Nuk ishte papa qe tha: dua 40 postera me prifterinj...Kete e beri tjeter kush dhe mire beri.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    1.Ne demokraci mund ti kesh gjysherit, prinderit me cfaredo lloj origjine fetare, POR secili beson aty ku i do qejfi. Besimi nuk eshte dhune qe te "trashegohet" me force. Sa per ateizmin, kjo ishte me force per te gjithe.
    Me tha njehere nje i njohur: ore po une e ti u rritem bashke si ateiste ne Shqiperi, nga u bere ti besimtar kaq i madh?

    Eshte e thjeshte i thashe une. Kur iku diktatura dhe erdhi demokracia, dhe une e ti fituam lirine e njohjes dhe praktikimit te besimit, une zgjodha te mesoj per besimin e te besoj, kurse ti zgjodhe te jesh po ai qe ishe nen komunizem. Fjalet e mia, i renduan pak rrende mikut, pasi atje kuptoi qe mentaliteti i tij kish mbetur ai i komunizmit, dhe asnjehere nuk e kish marre mundimin te levronte lirine e re te fituar.


    2. Ed Rama apo kushdo qofte ne krye te Shtetit Shqiptar sido qe te shprehet apo te thote dhe duke pare gjendjen shume te rende e te semure te Shqiperise per mendimin tim personal, apo me sakte per mua NUK eshte besimtar, sido qe ta rrotulloje timonin. Keta jane lepe-peqe dhe frikacake. Nje besimtar i vertete nuk eshte k.urve!
    Nese kryeministri yne eshte ai qe thua ti, po ata 1 milion shqiptaret qe i dhane voten e i besuan pushtetin e t'i perfaqesoje, po ata cfare jane?

    Sa e lehte eshte ti bejme me faj te tjeret! Sa e veshtire eshte te shohim vetveten ne pasqyre!

    3. Presidenti Nishani tregoi qe nuk eshte analfabet, pra di te lexoje, dhe mos e hyjnizoni kot se mund ta kete shkruar dikush tjeter. Po nuk ishe besimtar katolik si ne rastin e papes...si mund te shkruash kaq mire dhe te lesh nje mbrese kaq te thelle???!!! Nese une pres ndonje myslyman dhe me duhet te shkruaj dhe te lexoje nje leter mikpritjeje...si mund ta bej?...une s'marr vesh nga feja myslymane! Me dashje e pa dashje me miresine me te madhe perseri do gaboj, dua apo s'dua une. Presidenti Nishani eshte presidenti me kot i Shqiperise...ka shume te tjere shume te pregatitur.
    Pritja e presidentit ishte e thjeshte, dinjitoze per Papen, dhe e menduar mire. Mesazhi i tij per Papen ishte i shkurter e shume kuptimplote. E shkruajti vete apo ia shkruajten te tjeret, pak rendesi ka, e rendesishme eshte qe une si shqiptar u ndjeva mire qe te pakten presidenti nuk i vuri Papes perpara nje qyp me balte e as nuk e prishi protokollin e vizites duke i nxjerre Papes te birin foshnje qe ta perdori per te fituar pike ne syte e shqiptareve per qellime politike.

    Kuptohet, cdo shqiptar i gjykon gjerat, ne baze te kultures dhe tradites personale.

    4.A ka me atdhetare per keta qe dhane jeten? Edhe te vdekur edhe nuk kenaqeni. C'lloj njerezish jeni ju. Ju s'dini se cfare doni. Keta nuk ishin luftetare pushke, por luftetare pene. Nuk e mohuan kurre gjuhen shqipe, dhe po te ishte sic thoni ju, do te shkonin shume bukur jashte shtetit se i kishin potencialet. Nuk kuptoj se cfare ju thote mendja. Cudirat vetem ketu i lexoj. Edhe injoroni...edhe ofendoni.
    Problemi me mentalitetin tuaj eshte se metri qe ju perdorni eshte: "po eshte vrare apo internuar nga rregjimi komunist, dhe po ka qene klerik ne detyre, do te kete qene patjeter martir". Edhe Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu u vrane nga diktatura komuniste e u shpallen armiq te popullit, a jane ata martire e deshmore te lirise? Shqiptaret perdorin te njejten mentalitet edhe per te "persekutuarit" e "antikomunistet" e vendit. Shembulli konkret? I biri i byroistit Tedi Lubonja, Fatos Lubonja, u fut ne burg se ishte i biri i babait te tij, dhe nga burgu i shkruante letra Ramiz Alise per jave per punet e Partise dhe per perparimin e idealit komunist. Kur doli nga burgu, Lubonja e mban veten si flamurtari i antikomunizmit dhe "demokrat i oreve te para". E si ai, ka shume. Mund t'iu hedhin hi syve atyre shqiptareve qe nuk i njohin historite e tyre, por jo atyre qe jane studente te perhershem te historise.

    Dhe sa per dijeni, Enver Hoxha dhe rregjimi i tij i persekutoi romano-katoliket me keq se sa muslimanet e orthodhokset, pasi keta kishin 1) lidhje direkte me te huajt qe Vatikani kish derguar ne Shqiperi si murgj franceskane b) ekzistonte nje histori e precedent bashkepunimi i ketij komuniteti me Italine e Austrine, qe nga koha e Zogut. Dhe kjo ishte arsyeja e vertete perse rregjimi komunist i persekutoi, jo sepse keta ishin te krishtere shembullore.


    5.Pritjen nuk e beri vetem Ed Rama. Aty pashe shume "politikane" te te gjitha ngjyrave(eh sa ngjyra kemi ne).
    Shume presidente e kryeministra e kane ftuar Papen e Romes per vizita ne Shqiperi, por Papa aktual zgjodhi te vije me ftesen e kryeministrit aktual Edi Rama, gjate vizites se tij ne Vatikan pak muaj me pare. Dhe kur Papa erdhi, i tha kryeministrit tone: "E shikon, e mbajtja fjalen qe te dhashe."


    6.Vjen papa...nese ju pelqen mire, nese jo kujt i plasi???!!! Papa erdhi si njeri dhe iku si i tille, beri komplimentet e rastit, mbeti i kenaqur dhe nuk beri gje tjeter. Cfare cudira ka ketu. Nuk ishte papa qe tha: dua 40 postera me prifterinj...Kete e beri tjeter kush dhe mire beri.
    Pikerisht, parrullat ne ate popull, kane nje histori te keqe qe e kane origjinen qe nga koha e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, u vazhduan edhe gjate 50 vjeteve te komunizmit. E na i nxorren prape parrullat dhe sot e kesaj dite. Per shqiptaret si puna ime qe jane studente te perhershem te historise shqiptare, dhe kane jetuar edhe vete nje pjese te jetes se tyre nen komunizem, parrullat jane nje mjet i ulet indoktrinimi. Nese Papa erdhi per te na nderuar per bashkejetesen tone fetare dhe per te perkujtuar te gjithe kleriket qe humben jeten nen rregjimin komunist, bulevardi nuk duhet te kish vetem portretet e prelateve romano-katolike, por edhe ata muslimane, edhe atyre orthodhokse, edhe atyre bektashij. Ose me mire fare, te mos kish fare parrulla te tilla.

    Papa dhe cdo klerik eshte i mirepritur te vizitoje Shqiperine dhe te marrin nderimin qe u takon nga shteti dhe populli shqiptar.

    Albo

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Me tha njehere nje i njohur: ore po une e ti u rritem bashke si ateiste ne Shqiperi, nga u bere ti besimtar kaq i madh?
    Eshte e thjeshte i thashe une. Kur iku diktatura dhe erdhi demokracia, etj


    S'po marr vesh se kam thene ne thelb te njejten gje...

    Nese kryeministri yne eshte ai qe thua ti, po ata 1 milion shqiptaret qe i dhane voten e i besuan pushtetin e t'i perfaqesoje, po ata cfare jane?
    Sa e lehte eshte ti bejme me faj te tjeret! Sa e veshtire eshte te shohim vetveten ne pasqyre!


    Me fal...a te ka pelqyer ndonjehere Sofia Loren...Brigitte Bardot, Madona (Kengetarja), etj...te gjitha k.urva dhe njerezit i duan njesoj. Kush votoi Ed Ramen s'me plas fare...votat mund te jene edhe te vjedhura. Une personalisht nuk jam ne gjendje t'u mbyll gojen njerezve...po keshtu edhe besimi, secili reflekton dhe beson ku ti doje qejfi, arsyeja, mendja etj. Kur nje kryeminister eshte i pazoti c'faj kam une qe i bej me faj te tjeret? Ka nje milion te tjere qe jane dakort me mua dhe koha do ta vertetoje...ketu do te jemi.

    Kuptohet, cdo shqiptar i gjykon gjerat, ne baze te kultures dhe tradites personale.

    Nese une pranoj kete kulture qe pretendon ti (te presidentit aktual), atehere nuk bej gje tjeter vecse te ul kulturen time...

    Problemi me mentalitetin tuaj eshte se metri qe ju perdorni eshte: "po eshte vrare apo internuar nga rregjimi komunist, dhe po ka qene klerik ne detyre, do te kete qene patjeter martir". Edhe Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu u vrane nga diktatura komuniste e u shpallen armiq te popullit, a jane ata martire e deshmore te lirise?

    Prifti nuk del ne pension me duket dhe mos i ngaterro keta qe vrane me vrasesit komunist qe ke shkruar. Une nuk mund te vrase ne emer te dikujt se nuk ma lejon feja ime.

    Dhe sa per dijeni, Enver Hoxha dhe rregjimi i tij i persekutoi romano-katoliket me keq se sa muslimanet e orthodhokset, pasi keta kishin 1) lidhje direkte me te huajt qe Vatikani kish derguar ne Shqiperi si murgj franceskane b) ekzistonte nje histori e precedent bashkepunimi i ketij komuniteti me Italine e Austrine, qe nga koha e Zogut. Dhe kjo ishte arsyeja e vertete perse rregjimi komunist i persekutoi, jo sepse keta ishin te krishtere shembullore.

    Enveri vrau...Si mund ta perkrah? A mund te vritet nje njeri vetem se ka lidhje me Vatikanin???!!! Njerezit sot bredhin boten dhe kane krijuar lidhje nga me te cuditshmet e askujt nuk i pellcet fare. Kurse Enveri vrau. Tani ky qe vdiq kot...a nuk mund te quhet martir??? Kush vret nje te pafajshem vret gjithe humanizmin...dhe une bej pjese tek humanizmi. Edhe nese ti nuk pranon ti quash martire kjo eshte pune per ty dhe asnje nuk po ta imponon, por s'mund te percaktosh devotshmerine e tyre shembullore

    Shume presidente e kryeministra e kane ftuar Papen e Romes per vizita ne Shqiperi, por Papa aktual zgjodhi te vije me ftesen e kryeministrit aktual Edi Rama, gjate vizites se tij ne Vatikan pak muaj me pare. Dhe kur Papa erdhi, i tha kryeministrit tone: "E shikon, e mbajtja fjalen qe te dhashe."

    Atehere pse vajten ngjyrat...si mund te nxjerresh perfundime te tilla me vetem nga nje fjali e papes? Po te ishte keshtu i bie qe presidenti mos te pregatitej per pritjen apo jo? Dhe do ta shoqeronte vetem Ed Rama.

    Nese Papa erdhi per te na nderuar per bashkejetesen tone fetare dhe per te perkujtuar te gjithe kleriket qe humben jeten nen rregjimin komunist, bulevardi nuk duhet te kish vetem portretet e prelateve romano-katolike, por edhe ata muslimane, edhe atyre orthodhokse, edhe atyre bektashij. Ose me mire fare, te mos kish fare parrulla te tilla.

    hahahahaha vjen miku dhe duhet edhe te na gatuaj dreken....atehere kete kerkoja Ed Rames te "ndershmit"
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #49
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Artikull i denje per hapesin e temes i cili me duket se pas leximit te rreshtave te pare ku pamja festive e Tiranes si rradhe ndonjehere pershkruhej si pamje e kobshme,ku ftyrat e martireve te kishes pershkruheshin tmerresisht te shemtum e te deformum- ka kalu nji orgazem intelektuale e s'ka pa te nevojshme me lexu vazhdimin pa e nda me haremin intelektual oriental.
    Ma poshte ai i quan antishqiptare ata martire duke ja kalu edhe sistemit komunist per nga imagjinata çnjerezore, por ktu ska asgja te çuditshme po te kesh parasysh se idhulli i Enver Hoxhes ishte Haxhi Qamili. Pra diçka i lidh kto dy fantazma, komunistet e djeshem me fondamentalistet e sotem.
    Autori shkon edhe ma larg duke marre flamurin e shqiptarizmit akuzon se martiret ishin agjente te Vatikanit Italise fashiste, Gjermanise naziste, dhe Serbise.
    A i korrespondon kjo relaitetit, absolutisht jo.
    Po e fillojme me murgeshen Tuci faji i te ciles ishte se i perkiste familjes se Gjonmarkajve edhe se nuk pranoi ti jepej Hilmi Saitit (shefit te Sigurimit Shkoder) i magjepsun prej bukurise se saj, e mbas refuzimit i premtoj se do ta bajne mos me e njofte kush.
    Si burre komunist e mbajti fjalen e futen ne nji thes me nji mace edhe tuj e rrah e shperfytyroj. Lirine e fitoi pak kohe para se te vdiste prej torturave çnjerezore. Pra as komunistet nuk e kane qujt vrasese sepse praktikisht e kishin fale edhe pse ajo vdiq prej torturave.
    Vazhdojme me Dom Loro Caka edhe Dom Gjon Gazulli ku bashke me ta ishte i denum me 101 vite burg edhe i vellai Nikolle Gazulli albanolog leksikograf historian i vrame ne 1946 nga forcat ndjekese komuniste.
    Ktu me nder "autori" thote se jane agjente jugosllav. Pra agjente jugosllave ishin edhe kta personat e maposhtem qe u denum me vdekje apo burg (disa edhe ne mungese)
    “Fletorja Zyrtare” botoi në datat 13, 14 dhe 31 tetor 1926 të gjitha vendimet që Gjyqi Special Politik i Tiranës kishte marrë kundër “organizatorëve të një kryengritjeje të përgjithshme kundër jetës së Shkëlqesisë së Tij, Kryetarit të Republikës dhe prishjen e qetësisë në vend”. Ndër ta, Shefqet Korça, Ismail Tatzati, Mustafa Kruja, Kasëm Qafëzezi, Sejfi Vllamasi e Qazim Koculi u dënuan “me vdekje në mungesë”; Aziz Çami e Mustafa Maksuti “me 101 vjet burg”; Ibrahim Dedej, Xhemal Kondi, Bahri Omari e Qazim Mulleti “me 25 vjet burg”; Hysni Peja, Rexhep Mitrovica, Sheh Karbunara, Kolë Tromara, Lano Borshi e Andon Sadedini “me 15 vjet burg” etj. Gjyqi Politik do të dënonte me afate të ndryshme burgimi edhe të amnistuarit politikë Beqir Gjylbegu, Beqo Zagorçani, Avdul Kuçi, Agathokli Xhitomi, Ahmet Lepenica, Hysni Lepenica, Ahmet Demi, Halo Kuçi etj
    Shikoni çfare thote historiani amerikan Bernd Fischer
    “Shkëndija, drejtimi dhe krejt rrjedha e kryengritjes së vitit 1926 erdhi prej vetë shqiptarëve dhe kjo vërtetohet prej faktit se në këtë moment as Roma e as Beogradi nuk dëshironin rënien e Zogut”
    Kush e ndihmoi Zogun per te marre pushtetin mbas revolucionit te 1924??A thue edhe Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi ishin agjent jugosllav se edhe ata u vrane pak kohe perpara po nga Zogu.
    Te njejtin fat do te kishin pase edhe Gjergj Fishta e Fan Noli me shoke po te mos kishin lane Shqipnine.

    shikoni çfare thote Mustafa Kruja per Kryengritjen e Dukagjinit

    “Kurrkush ma mirë se Koço Tasi e un’ s’ka qenë në rrjedhë të fak-teve të lëvizjes së Shkodrës, posë atyne që e gatitën dhe e banë. Letrat që kam në dorë prej krenvet të lëvizjes e krejt lajmet e mia dësh-mojnë në mënyrën ma absolute se:
    1. Ky grup patriotësh të kulluët s’ka qenë n’asnji mënyrë i shtymë a i inkurajuem për një lëvizje prej qeveriës së Beligradit. Përkundras ka pasun pengim prej gjithfarësh prej sosh…
    2. Kryengritësit s’kanë pasun asnji dinar prej Beligradit!
    3. Kryengritësit s’kanë pasun asnji pushkë e asnji fishek të huej; posë ça kanë pasë mundun me mëshehë prej regimit tradhtuer për t’a përdorë kundra tij nga ato që kanë qenë në vend.
    4. Lufta e tyne ka qenë një veprim dishprimi thjesht patriotike, kombëtare e antifeudale"

    Ktu personalisht jam i mendimit se ky duhet te ishte nda nga martiret e kishes sepse u vra per vendin e vet e jo per shkak te besimit.
    Pjesa tjeter e shkrimit ashte nje diarre talebane por qe çuditerisht nuk kenaq vetem talebanet por edhe aleatet e tyne te hershem .
    Ajo çka i irriton kta "aleate zombie " ashte fakti se asnji klerik apo shejt katolik nuk e ka mallku gjuhen shqipe por e kane mbrojte me gjak ashtu si edhe shume klerike patriote ortodoks per te cilet sot s'flitet nji gjys fjalet.

    Ajo çka i shqetson edhe ma shume ashte patriotizmi i klerikeve katolike kur sot te jesh klerik ortodoks kushti numer nji ashte te mos jesh patriot.
    bile shkojne edhe ma larg ku me paturpsi akuzojne komunitetin katolik si intolerant fetar.

    Te kuja jane vargjet "mos shikjoni kisha e xhamija" ?? Ju s'ju pelqejne kuptohet Por asnje klerik apo besimtar katolik nuk e bezdisin.
    Shikoni poshte se çka thote me humor Fishta "Ne kolegj te jezuiteve do te baj nji spital per malsore".

    A mund te akuzohen per agjente te shteteve Europiane autori i ktyne vargjeve me bashkeluftetaret e tij

    Uh! Evropë, ti kurva e motit
    Qi i rae mohit besës së Zotit
    Po á ky a sheji i gjytetnis
    Me da token e Shqypnis
    Per me mbajt klysht e Rusis?


    apo ktyne
    O perendi, a ndjeve?
    Tradhëtarët na lan pa Atdhe
    e ti rrin e gjuen n’errfe
    lisat n’per male kot.


    apo agjent e vatikanit (lexo "kur pata kene ba pape") Gjergj Fishta

    Por n’Shqipni pse nji meshtar
    Posë se prift do t’jetë shqiptar,
    Shqiptar, po pa dredha.

    Unë rektor e profesorë
    Sakristan e baçevan
    T’gjithë shqiptarë i zgjodha.

    Mbasi ndreqa këto punë t’mbara,
    Jezuit’t t’i vuna para
    Me kamzhik në dorë.

    T’u dhaç det e t’u dhaç mal,
    N’kolegj t’tyne nji spital
    Bana për malsorë.


    Jo zotnij te dashtun klerin katolik e urrejne te gjithe ata qe se kane dashte kurre Shqipnine,
    e sot i bajne "like" çdo sulmi qe i bahet kjofte edhe pa e lexu.
    Viziten e Papes e urreni se s'ka njeri ne bote qe pritet si ai, kudo qe shkon sheshet mbushen me qindra mijra vete.
    Mendoj qe sikur te kishit hap nje shoqate "Na bashkoi urrejtja per Papen" te pakten sinqeritetin nuk ju a kishte vu kush ne dyshim.

    Sa per ate se pse komunizmi i persekutoi kleriket katolike ndoshta ndonje veper e tyne na tregon ma mire se analizat tuja dylekshe.
    Dredha e djallit (1908)
    ku Fishta parashikon edhe Dreqin e kuq per shqiptaret por edhe nga ka me ardhe prej kjoshive/dreqit sllav.

    E shka t' lânë kta kater ujq, (Serbija, Mali Zi, Bullgarija, Greqija)
    Qï i kerchohen shoqi-shojt
    Thonë, do t' dalë nji dreq i kuq,
    Qi pa dhimbê do t'i a njese thojt.
    Edhe m' duket se per né,
    Mor' Shqypfarë, ky djáll i zi (komunizmi)
    Sa mâ para ka me lé,
    Fse na drèqiiit kem' kojshi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga palushi : 04-10-2014 më 13:49

  11. 4 antarët më poshtë falenderuan palushi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bojana (12-10-2014),dielli1 (05-10-2014),Elian70 (11-10-2014),jarigas (05-10-2014)

  12. #50
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    1- Papatet qe kane kaluar per gjate gjithe kohes kane pare vetem interes pushtetesh dhe kjo duket qarte
    2- po ti hedhesh nje sy Historise do te gjeni Krime te shemtuara te kishes dhe papateve ne kuader te gjuetise se shtrigave dhe Herezise,
    3- Kush eshte Papa? Papa eshte ai qe e beri Lutjen ne italisht ,dhe ne shqip lutja bente fjale per kete : Te lutem e shenjta Mari nen e krishtit te lutemi qe ,ti te lutesh per ne ,per shpetimin tone , Tani lind pyetja ,Mbi c'fare bazash Papa i lutet Marias kur maria eshte vetem nje nga me te bekuarat nder grate dhe nuk ka fuqi hyjnore,
    2- ku ma gjen Papa Doktrinen qe : Papa do te perdore Hirin e mbretershes se kupes qiellore ,per te shpetuar nepermjet teprices Ne Bibel nuk gjindet Asnje varg qe te vertetoj kete .
    Dhe sa per Kokat qe rendojne ne kurriz te Papateve kjo eshte e vertet pasi Papatet e hershme kane bere Bakerdine me vrasje ne emer te Herezise dhe Blasfemise,Dhe tani ky Pape na del trashegimtar i kishes Katolike ,Epo me qen realist ,Papa mund te jete 1 Mason dhe vetem kaq ,
    Pritja qe iu Be Papes ishte e tepert pasi u Prit Sikur me qen Mbret,Pasi kjo reflekton edhe Frymen e Servilizmit qe ka plakosur qeverrite e shqiperise ne keto kohe tranzicjoni .
    -Perfundimisht eshte e temershme hipokrizia e pritjes qe iu be papes
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •