Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Lufterat e reja fetare

    A duhet tė kemi frikė nga islami? Po. Veēanėrisht nėse jemi myslimanė.
    Sepse ne po pėrjetojmė njė dimension tė ri tė xhihadit global, njė shpėrthim tė forcave mė radikale tė islamit. Pa marrė parasysh nėse islamistėt militantė e interpretojnė islamin si duhet apo e keqpėrdorin pėr qėllime politike, rreziku qė aktualisht buron nga islami nuk ndryshon.Mjerimi politik nė shtetet arabe dhe ekstremizmi nė rritje po e bėjnė njė fe bombė tė kurdisur. Nė tė vėrtetė shumica e myslimanėve janė paqėsorė. Por, njė pakicė po e sheh dhunėn si realizim tė njė premtimi tė shenjtė.

    Kur para pak javėsh milicėt e Shtetit Islamik marshuan nė Irak, pėrkrahėsit publikuan njė hartė tė botės tė Kalifatit tė ardhshėm: ēdo territor, ku aktualisht jetojnė apo kanė jetuar mė herėt myslimanėt, pritet tė jetė pjesė e Shtetit Islamik brenda pesė viteve tė ardhshme – gjysma e Azisė, tri tė katėrtat e Afrikės, pjesė tė Europės Lindore dhe, natyrisht, Andaluzia. E si do tė arrihet kjo? Njė luftėtar e shpjegoi: “Fitorja e islamit nuk do tė arrihet pa u shqyer gjymtyrė dhe pa u bluar kafka”.Synohet qė brutaliteti i shfrenuar tė ndryshojė rrjedhėn e historisė dhe tė arrijė me forcė Perandorinė e Zotit. Kjo ėshtė absurde. Dhe mund tė themi si kundėrshtim: njė armatė me 30 mijė pjesėtarė nuk do ta realizojė kėtė. Por, kujdes! Rreziku nuk vjen vetėm nga kjo trupė vrastare, por edhe nga njė ide. Kalifati si hartė mentale ėshtė i gravuar nė kujtimin kolektiv tė islamit: si kujtim pėr pushtetin e tij ushtarak dhe ekonomik mes shekujve 7 dhe 11. Profeti Muhamed kishte vizatuar njė hartė tė njėjtė tė botės. Thuhet se ai i kishte dėrguar letra Perandorit tė Bizantit, Mbretit tė Sasanidėve nė Persi, guvernatorit romak nė Egjipt dhe Mbretit tė krishterė tė Abisinisė: “Pranoje islamin, atėherė je i sigurt!” Pak pas vdekjes sė Muhamedit shumė prej kėtyre territoreve u gjenden nėn sundimin islamik.

    Ėshtė ėndrra e fuqisė absolute qė sot puqet me paralizėn, siē e ndjejnė shumė myslimanė. Kjo paralizė i shtynė mijėra tė rinj nga Europa tė shkojnė nė Siri dhe Irak. Pas dėshtimit tė rebelimit arab me premtimet e tij pėr liri, tani po ngjallet zemėrimi i shenjtė.
    Arsyet e tij rrjedhin nga viti 1924, kur u shkatėrrua Perandoria Osmane. Atėbotė u krijuan dy lėvizje tė pavarura nga njėra tjetra, tė cilat synonin tė rikthejnė Kalifatin islamik: nė Indi dijetari Abul Ala Maududi e ringjalli xhihadin. Ai synonte tė thyente sundimin britanik dhe tė krijojė ymetin, bashkėsinė e myslimanėve. Idetė e tij gjetėn jehonė nė Indi, nė vonė nė Pakistan dhe nė Afganistan. Ideologjia e talibanėve edhe sot bazohet nė interpretimin e islamit nga Maududi.
    Gati njėkohėsisht nė qytetin provincial Ismailia pranė Kanalit tė Suezit lindi Vėllazėria Myslimane. Mėsuesi i arabishtes Hasan al-Bana pėrcaktoi qėllimet e Vėllazėrisė Myslimane: shoqėritė myslimane duhet tė pastrohen prej tė gjitha elementeve jomyslimane, hapi i dytė duhet tė jetė rithemelimi i Kalifatit. Sot Vėllazėria Myslimane ėshtė e pranishme nė mė shumė se 70 shtete.
    Kėto ide inspirojnė shumė grupe militante, tė cilat nė rrjedhėn e dekadave tė fundit kanė kryer sulme terrori nė botėn arabe, nė Azi, Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Globalizimi i ka afruar kėto dy lėvizje. Nė vitet 80-tė fėmijėt dhe nipat e al-Banas dhe tė Maududit u takuan nė Afganistan dhe luftuan kundėr rusėve. Pas pėrfundimit tė sundimit sovjetik islamistėt nuk dorėzuan armėt, por themeluan sė bashku al-Kaidėn.
    Kredoja ndėrlidhėse e tyre ėshtė kjo: vullneti i Zotit duhet tė ekzekutohet nga besimtarėt. Kėshtu shkruan nė Kuran: “Ju jeni populli mė i mirė i dalė pėr njerėzimin: (sepse) ju urdhėroni qė tė bėhen vepra tė mira, i ndaloni tė kėqijat” (sipas pėrkthimit tė Kuranit nga Hasan I. Nahi). [Nė pėrkthimet e Kuranit nė gjermanisht ky ajet kuranor ka pėrmbajtje pak mė tė ndryshme: “Ju jeni bashkėsia mė e mirė qė ndonjėherė ka dalė nga njeriu. Ju urdhėroni tė bėhen vepra tė mira, i ndaloni tė kėqijat”]. Policia e sheriatit, e cila u shfaq nė qytetin gjerman Wuppertal, e citon kėtė sure tė Kuranit siē bėjnė edhe rojtarėt e moralit nė Arabinė Saudite, nė Iran, nė Nigerinė veriore apo nė krahinėn indoneziane Banda Aēeh. Ata e shohin veten si ekzekutorė tė ligjit tė Allahut. Qė ligji religjioz ėshtė mė i larti nuk e pranojnė vetėm islamistėt, por edhe shumė myslimanė tė devotshėm. Edhe pėr kėtė arsye Shteti Islamik arriti qė me pak mijėra luftėtarė tė pushtojė madje qytete me miliona banorė.

    Kur vjen nė pushtet njė lėvizje islamike, atėherė krijohet njė diktaturė islamike si nė Iran, nė Afganistan dhe nė Sudan. Kur pengohet tė vijė nė pushtet, atėherė shndėrrohet nė organizatė terrori si Anzar al-Din nė Mali, Anzar al-Sharia nė Libi apo Fronti i Shenjtė Islamik nė Algjeri.

    Edhe nė islamin shiit ekziston ideja e Perandorisė sė Zotit nė tokė. Ajo ka qenė motori i Republikės Islamike nė Iran, tė cilėn e themeloi Ajatollaj Homeini mė 1979. Edhe milicėt shiitė tė Hizbollahut nė Liban thirren nė parimin e sundimit teologjik. Nė tė vėrtetė nė Libanin heterogjen nė kuptimin fetar dhe etnik nuk ishte e mundshme tė themelohet njė shtet teokratik. Pėr kėtė arsye u zhvillua njė formė e pėrzier e shtetit brenda shtetit dhe milicisė sė terrorit. Pikėrisht kjo lėvizje shiite ishte shembull pėr shumė organizata sunite tė terrorit, sepse ajo kreu sulmet e para vetėvrasėse islamiste dhe tė “suksesshme” kundėr objekteve perėndimore. Mė 23 tetor 1983 dy kamionė tė ngarkuar me eksploziv u futėn nga atentatorėt vetėvrasės tė Hizbollahut nė bazėn amerikane nė Bejrut. 305 njerėz humbėn jetėn, mes tyre 241 ushtarė amerikanė dhe 58 pjesėtarė tė trupave parashutiste franceze. Sulmi i inspiroi islamistėt nė mbarė botėn, sepse SHBA-tė pastaj u tėrhoqėn nga Libani. Kėshtu Hizbollahu u bė i famshėm si “mposhtės i Amerikės”.
    Pak vite mė vonė nė territoret e pushtuara palestineze u shfaq Hamasi. Ai nuk pėrvetėsoi vetėm ideologjinė e Hizbollahut, por edhe taktikėn e tij: sulmet vetėvrasėse si mjet i politikės. Ky koncept u bė shkollė gjithkund nė botėn islame. Autobusėt nė Tel Aviv, metroja nė Londėr, baret nė Bali, ambasadat nė Keni, njė tempull hebraik nė Tunizi, Qendra Tregtare Botėrore dhe Pentagoni nė SHBA. Pastaj sulmet nė Irak, nė Afganistan, Pakistan, Marok dhe Egjipt – tė cilat shkaktuan viktima tė panumėrta myslimane.

    Marshimi i milicėve tė Shtetit Islamik tregon njė dimension tė ri tė xhihadit. Nė paraqitjen e tij tė vetme publike nė Mosul Kalifi i vetėquajtur Abu Bakr al-Bagdadi tha: “Unė nuk po ju premtoj ēfarė sundimtarėt e tjerė u kanė premtuar nėnshtetasve tė tyre: as nuk ju premtoj siguri, as mirėqenie. Jo, unė ju premtoj atė qė Allahu u ka premtuar besimtarėve nė Kuran: qė ai do t’i bėjė ata tė dėrguar tė tij nė tokė”. Al-Bagdadi u bėri thirrje besimtarėve pėr luftė kundėr tė pafeve: “Shteti Islamik mund tė ekzistojė vetėm nėse ekzekutohet ligji i Allahut. Pėr kėtė na duhet pushteti dhe fuqia: njė libėr qė na e tregon rrugėn dhe njė shpatė, e cila i ndihmon fesė pėr tė triumfuar”.... Shpata tani quhet Shtet Islamik, ndėrsa libri ende quhet Kuran. Njė shikim nė hartėn reale tė botės sė sotme tregon se Shteti Islamik ėshtė vetėm njė prej shumė grupeve islamiste qė mendojnė kėshtu.

    Si qėndrojnė gjėrat nė Azi? Ndaj globalizimit perėndimor kishte tri reagime tė ndryshme. Aziatikėt qenė kreativė. Arabėt reaktiv. Afrikanėt pasivė.

    Nga kreativiteti i Azisė fillimisht pėrfituan edhe vendet islamike si Malajzia dhe Indonezia, tė cilat lejuan shekullarizimin dhe modernizimin edhe pėr shkak tė shumėllojshmėrisė sė tyre etnike dhe fetare. Por, ndikimi i kėtyre periferive islamike ndaj qendrės arabe mbeti i dobėt. Nga ana tjetėr kėto vende importuan ideologjinė e xhihadit nga vendet e trazuara tė Lindjes sė Afėrt.Natyrisht islami keqpėrdoret edhe nga bandat kriminale, pėr shembull nga padronėt e luftės nė Afganistan, tė cilėt jetojnė nga tregtia me drogė. Po, xhihadi nuk duhet tė jetė i devotshėm.Por, mizoria e tij i pėrgjigjet zemėrimit tė shtresave tė paprivilegjuara. Kjo shihet mė sė qarti nė Afrikė. Ėshtė ajo pjesė e botės qė nuk pėrfiton nga globalizimi. Kina dhe Perėndimi shfrytėzojnė resurset e kontinentit tė zi, por i mbajnė tė mbyllura tregjet e tyre pėr eksportet afrikane. Megjithatė, mungojnė protestat politike. Vetėm islami radikal e pėrvetėson zemėrimin e heshtur tė afrikanėve. Edhe kėtu ėndrra e Kalifatit shėrben si rrugėdalje nga realiteti i hidhur.

    Shembulli mė i keq ėshtė Boko Haram. Nė fillim ky grup terrori u kufizua nė sulme kundėr stacioneve policore dhe ushtrisė. Por, pas vrasjes sė themeluesit Ustac Muhamed Jusuf nė vitin 2009 nga forcat e sigurisė, grupi nėn drejtimin e Abu Bakr Shekau intensifikoi sulmet. Nė vitin 2011 njė atentator vetėvrasės e hodhi nė ajėr selinė e OKB-sė nė kryeqytetin nigerian Abuxha. Numri i pėrgjithshėm i viktimave tė Boko Haramit llogaritet tė jetė rreth 10 mijė. Megjithatė, ekspertėt perėndimorė tė terrorit minimizuan rrezikun. Tek pasi Boko Haram kidnapoi 250 vajza tė krishtera rreziku u mor parasysh edhe nė Perėndim.
    I inspiruar nga Shteti Islamik Boko Haram tani ka shpallur njė Kalifat tė vetin nė shtetin federal Borno. Tani milicėt e kanė rrethuar qytetin me njė milion banorė Maiduguri. Nė Nigerinė veriore pėrherė ka pasur islamistė, ata i kanė celulat e tyre gjithkund nė vend. Thuhet se i kanė 280 mijė anėtarė. Nė aspektin global ky grup ėshtė i lidhur me milicėt e al-Shababit nė Somali, me Anzar al-Din nė Mali dhe me islamistėt nė Eritrea dhe Keni. Por, tani duket se Shteti Islamik ėshtė mė interesant pėr islamistėt nigerianė se sa al-Kaida.

    Kėshtu po zgjerohet terrori nė emėr tė Allahut: islamizmi militant i tejkalon tė gjitha dallimet etnike dhe veēoritė kulturore. Botėkuptimet e tij gjithkund janė tė ngjashme, metodat e tij janė barbare. Nė tė kaluarėn secili grup xhihadist ziente ēorbėn e vet, tani ato po afrohen dhe po garojnė mes vete.
    Por, Shteti Islamik ėshtė hyjnia e re. Pas sukseseve ushtarake dhe mediale tė Kalifatit grupet si al-Kaida gjenden nėn presion pėr tė vepruar. Islamistė nė Algjeri dhe Pakistan po shkėputen nga al-Kaida dhe po e pėrqafojnė Shtetin Islamik. Al-Kaida ka paralajmėruar themelimin e njė grupi tė ri nė Indi. Kėsaj lėvizjeje i duhet urgjentisht njė 11 shtator i ri, nė mėnyrė qė tė mos bėhet plotėsisht e parėndėsishme.

    A duhet tė kemi frikė nga islami?
    Nė armiqėsinė mes grupeve islamiste, tė cilat i luten tė njėjtit Zot, qėndron shansi qė ato tė mos shkaktojnė tmerr edhe mė tė madh me forcat e tyre tė bashkuara. Por, mungesa e unitetit pėrmban brenda vetes edhe rrezikun qė luftimi i tyre tė jetė gjithnjė e mė i vėshtirė.
    Deri mė tani islamistėt nė tė vėrtetė nuk kanė arritur tė ndėrtojnė shtete tė qėndrueshme, ata mbi rrėnojat e shteteve tė dėshtuara po ngritin gjithnjė e mė shumė enklava tė sheriatit. Nė shtetet qė funksionojnė dosido islamistėt po i pėrēajnė shoqėritė dhe po i paralizojnė institucionet. Kėsaj duhet shtuar demografinė: 65 pėr qind e tė gjithė myslimanėve janė nėn moshėn 30-vjeēare. Sidomos nė mesin e tė rinjve papunėsia po rritet nė mėnyrė rapide. Mllefi i tyre ėshtė vaj nė zjarrin e radikalizmit. Dhe nuk mund tė parashikohet se ky potencial i gjeneratės sė re do tė pakėsohet sė shpejti. Sepse problemet nė botėn islame po shtohen mė shpejt se sa kapaciteti pėr t’i zgjidhur kėto probleme. Pushteteve qė po luhaten po u dalin nė krah islamistėt, duke ofruar shėrbimet e tyre.

    Pėrkthimi i fjalėpėrfjalshėm i fjalės arabe “islam” domethėnė gjunjėzim/nėnshtrim. Shumė myslimanė besojnė se Zoti i mbikėqyrė veprat dhe mendimet e tyre dhe dėnon ēdo gabim. Nė tė vėrtetė shumica e myslimanėve nuk i respektojnė kėto rregulla. Por, shumė prej tyre ndihen mėkatarė dhe frikėsohen nga ndėshkimi i Zotit. Dėshira e tyre pėr t’u pastruar nga mėkatet i shtyn nė varėsi tė brendshme.
    Njė prej tė arriturave mė tė mėdha tė kohės moderne ka qenė ēlirimi i njeriut nga pėrfytyrimi i Zotit ndėshkues. Iluminizmi na mundėson tė distancohemi nga nėnshtrimi. Ky ėshtė parakusht pėr mendim kritik dhe liri. Pikėrisht kėtė distancim e hedhin poshtė myslimanėt konservatorė. Rrjedhimisht, kuptimi i jetės ėshtė ky: t’i shėrbesh Zotit dhe ta duash vullnetin e tij. Kjo krijon mituri dhe pengon ēdo pėrparim.
    Bota duhet tė ketė frikė nga islamizmi militant ashtu siē kishte nga fashizmi i shekullit 20-tė. Por, jo frikė qė paralizon. Fashizmi ėshtė mposhtur me luftė konsekuente. Ideologjia fashiste u desh sė pari tė pėrjetojė njė disfatė asgjėsuese ushtarake dhe morale, andaj rezistenca e tij nuk kishte kuptim. Pastaj ishte i domosdoshėm njė “Plan Marshall” pėr tė mposhturit. Shumė shtete islamike kanė nevojė pėr kėtė sot.

    Por, ato duhet edhe vetė tė emancipohen nga teologjia e dhunės. Fashizmi kurrė nuk do tė ishte mposhtur nėse gjermanėt do tė kishin kėmbėngulur se vetėm Hitleri dhe kasapėt e tij ishin djallėzor, por doktrina e tyre raciale ishte nė rregull. Tani prej tė gjithė myslimanėve kėrkohet tė emancipohen nga mentaliteti autoritar i islamit.
    Natyrisht shkaqet e islamizmit nuk janė vetėm fetare. Por, kush dėshiron ta mposht teologjinė e dhunės qė po lėshon rrėnjė nė mbarė botėn, duhet tė pranojė: ajo ka tė bėjė me islamin.

    Nga / Hamed Abdel-Samad (42 vj.),shkrim i botuar ne gazeten javore gjermane " Die Zeit ".Autor i librit " Der islamische faschismus "
    Rri qetė dhe fol Shqip !

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar semiku pėr postimin:

    jarigas (25-09-2014)

  3. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Kemi mbi dhjete vjet qe e themi.....!!
    Jarigas

  4. #3

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Lufterat e reja fetare

    ...A duhet tė kemi frikė nga islami?

    ... "
    Nuk mendoj se duhet tė kemi frikė nga Islami, por duhet tė kemi frikė nga ata qė nė emėr tė Islamit shkatėrrojnė e terrorizojnė njerėz tė pafajshėm.

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Lufterat e reja fetare

    ...Pėrkthimi i fjalėpėrfjalshėm i fjalės arabe “islam” domethėnė gjunjėzim/nėnshtrim…..
    Njė prej tė arriturave mė tė mėdha tė kohės moderne ka qenė ēlirimi i njeriut nga pėrfytyrimi i Zotit ndėshkues. Iluminizmi na mundėson tė distancohemi nga nėnshtrimi. Ky ėshtė parakusht pėr mendim kritik dhe liri.

    ... "
    Nuk mendoj se njė I nėnshtruar ndaj Zotit e pėrfytyron Zotin ndėshkues. Megjithatė nuk e vė nė dyshje se shumė besimtarė tė fesė Islame dhe tė Krishtere e pėrfytyrojnė Zotin si ndėshkues. Autori fjalės nėnshtrim I jep krejt njė kuptim tjetėr nga ajo se si unė dhe shumė tė tjerė e kuptojmė.

    Sipas mendimit tim fjala nėnshtrim nuk do tė thotė se njėri kapitullon. Nėnshtrim do tė thotė liri nga vetja falco. Nė fakt nga kėndvėshtrimi im kur njėri arrin liri nga vetja falco apo nėnshtrim tė egos ai /ajo arrin iluminim apo zgjim. Dhe kjo ėshtė esenca e fjalės Islam – e fesė Islame qė unė e kuptoj! Tė arrish tė jetosh njė “selfless life” (mė fal se nuk po gjej fjalė shqip) ku njėri mėson tė jetoj I lirė, nė paqe dhe I pavarur nga rrjedhat e botės materiale.

    Pėr fat tė keq si nė tė kaluarėn e edhe sot shumė prej besimtarėve jo qė e kanė nėnshtruar egon por I janė nėnshtruar egos komplet dhe nė emėr tė “Hyjnorės” tė cilėn ata e imagjinojnė pėrgojojnė, ndjellin urrejtje, bėjnė luftra, vrasin njeriun, e bėjnė shkatėrrime.

    Shumė mund ti takojn fesė Islame por pak janė tė nėnshtruar!




    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Lufterat e reja fetare

    …t’i shėrbesh Zotit dhe ta duash vullnetin e tij. Kjo krijon mituri dhe pengon ēdo pėrparim….

    ... "
    Po nė qoftė se I shėrben njė zoti gjakėpirės (qė vetėm se ėshtė njė konstrukcion i mendjes) por kjo thėnie asesi nuk bėn tė pergjithėsohet sepse tė gjithė nuk besojn nė ekzistencėn e njė zoti tė tillė. Unė nuk besoj se Zoti ėshtė njė gjallesė tjetėr nė mesin e gjallesave tė tjera, sepse nuk I gjason askujt, por e gjithė ekzistenca integrohet nė Tė sepse ėshtė "pronė e Tij”.

    Unė dua ti shėrbej dhe kryej vullnetin e Zotit qė ka dhembshuri dhe dashuri pėr krijesat e “Tij”; e njė Zoti qė dėshiron pėr krijesat e tij tė pėrparojnė, tė jetojnė nė paqe me njėri tjetrin dhe tė arrijnė Iluminim; dhe tė njė Zoti ku mėshira e “Tij” pėrfshin secilin send. Ky ėshtė Zoti qė nė fenė Islame unė e njohė.

    Ju pėrshėndes
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  5. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    A duhet tė kemi frikė nga islami?

    Une nuk mendoj se eshte teologjia ajo qe perhap dhunen por mentaliteti me te cilin rriten dhe edukohen keta njerez. Nese do ja hedhim fajin fese atehere krishterimi mesjetar ka qene me qindra here me i dhunshem se ISIS apo grupimet e tjera ekstemiste sot. A nuk eshte e njeta fe e krishtere ajo e 600-700 viteve me pare me kete te sotmen?

    Pra , problemi nuk eshte feja por eshte edukimi , ambjenti dhe toleranca me te cilen njerezit pa dallim feje rriten.

    Autori i temes ''Hamed Abdel-Samad'' eshte thjeshte nje ekstremist i krahut tjeter ''anti musliman'' i cili ja ka dedikuar tere jeten e tij urrejtjes ndaj islamit. Nuk mund te pranosh kurrsesi mendimet e dikujt qe nga krahu tjeter nuk njeh tolerance por gjithcka e shikon bardhe e zi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 26-09-2014 mė 02:18
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Perderisa, keta mjekerrpalaret shpellare shkaterrojne cdo gje njerzore ne emer te fese islame, prejne koka njerzish si t'jene shtaze, vetem se nuk jetojne dhe mendojne si keta shpellare, atehere normalisht se duhet te kete frike njeriu.

    Keto shtaze dhe nxitesit e tyre duhen te asgjesohen, per ti lene popujt tjere te jetojne ne paqe.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Une nuk mendoj se eshte teologjia ajo qe perhap dhunen por mentaliteti me te cilin rriten dhe edukohen keta njerez.
    Teologjia nuk "perhap" dhune, jane predikuesit e teologjise ata qe e bejne, ndersa mbeshteten ne burimim e dhunes, pra teologjine!!
    Edhe "nazi-fashizmi" si ideologji , vetiu nuk "perhap" dhune, por sherbeu si burim dhune nga ata qe e perqafuan!! Teologjia islamike, ne dy shprehjet e saja letrare Kurani dhe Suna, jane mbushur me thirrje per dhune; ne fakt, Isis kerkon te ringjalle endrren e profetit, duke bere te njejtat vepra qe bente ai!!
    Nese do ja hedhim fajin fese atehere krishterimi mesjetar ka qene me qindra here me i dhunshem se ISIS apo grupimet e tjera ekstemiste sot. A nuk eshte e njeta fe e krishtere ajo e 600-700 viteve me pare me kete te sotmen?
    Kur ti dhe dudumet e tjere pellitni per "fene e krishtere", jo vetem qe keni parasysh "klerin katolik"(pra duke perjashtuar ate ortodoks e protestant), por anashkaloni krejtesisht teologjine e krishtere!!! Ne kontrast me Islamin, te krishteret kane nje liber te shenjte dhe nje profet qe jane totalisht kunder dhunes, duke kulminuar ne thenien aq te urryer nga urrejtjenxitesit(si islamiket): "duajini armiqte tuaj"!!!
    E prapeseprape, une sfidoj ty dhe tere dudumat, te me gjejne edhe sikur vetem nje analogji ndermjet dhunes se ushtruar nga muslimanet ne emer te Allahut dhe asaj te ushtruar nga kleri katolik ne mesjete!!!
    ( .eshte mese e qarte se, nese krahasojme Islamin e sotem me Krishterimin mesjetar, pranohet paraprakisht prapambetja marramendese e Islamit)
    Pra , problemi nuk eshte feja por eshte edukimi , ambjenti dhe toleranca me te cilen njerezit pa dallim feje rriten.
    Vertet!?? Atehere si shpjegohet sjellja e Muhaxherit, Dukes, Ukajve, emigranteve qe jetojne ne demokracite skandinave dhe qe i braktisin me tere familjet per t'iu bashkuar luftetareve te Allahut, kasapit te gazetarit amerikan lindur e rritur ne Londer , kosovarit te rritur ne Evrope qe hodhi veten ne ere ne Irak, Nuh Muses qe jeton ne Evrope e qe enderron kalifatin osman apo veten tende qe shan heronjte e Kombit ndonese je rritur(per pak kohe) ne Tirane!??
    Emeruesi i perbashket i tere kriminelave islamike, nuk eshte "politika", "gjendja ekonomike","pozizioni gjeografik", por eshte ajo qe perjetohet ne faltoret muslimane: kultura islame!! Ne fakt vetem ky element eshte emerues i perbashket i tere dudumave, frekuentimi i zellshem i xhamijave, vendi ku predikohet Islami dhe jeta e profetit, ku mesohet teologjia e dhunes dhe urrejtjes, frikes dhe hakmarrjes, nenshtrimit dhe mizorise!!

    Autori i temes ''Hamed Abdel-Samad'' eshte thjeshte nje ekstremist i krahut tjeter ''anti musliman'' i cili ja ka dedikuar tere jeten e tij urrejtjes ndaj islamit. Nuk mund te pranosh kurrsesi mendimet e dikujt qe nga krahu tjeter nuk njeh tolerance por gjithcka e shikon bardhe e zi.
    Sigurisht qe autori i temes mund edhe t'ia kete kushtuar tere jeten e vet luftes ndaj Islamit, dp te kete patjeter arsyet e veta, por a mund kjo gje te anulloje te vertetat qe sjell me shkrimin e tij!?? Sipas logjikes tende iskamike, nuk duhet te pranojme analizat kunder nazi-fashizmit, pasi na ardhkan prej anti-fashisteve!!!!! Idiotesi kjo qe harrohet kur ne llogoren e luftes kunder Krishterimit jeni ju anti-kristianet "par excellence" se helbete, ju edhe kur pellisni idiotesi pa pushim, thoni gjitmone te verteten sipas kandarit te profetit gjakatar!!!
    Ppfffffff.......rrace krimbash....
    Jarigas

  8. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Perderisa, keta mjekerrpalaret shpellare shkaterrojne cdo gje njerzore ne emer te fese islame, prejne koka njerzish si t'jene shtaze, vetem se nuk jetojne dhe mendojne si keta shpellare, atehere normalisht se duhet te kete frike njeriu.

    Keto shtaze dhe nxitesit e tyre duhen te asgjesohen,
    per ti lene popujt tjere te jetojne ne paqe.
    Nxitesi i shtazeve ka emer (Muhamed), liber (Kuran), tradite (Suna), qender perhapjeje(xhami) dhe rrjet propagandues(hoxhallare)!!!
    Cilin nga keta te zhdukim!??
    Jarigas

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Nxitesi i shtazeve ka emer (Muhamed), liber (Kuran), tradite (Suna), qender perhapjeje(xhami) dhe rrjet propagandues(hoxhallare)!!!
    Cilin nga keta te zhdukim!??
    Nuk jane ata Muslimanet e vertete.......................
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Nxitesi i shtazeve ka emer (Muhamed), liber (Kuran), tradite (Suna), qender perhapjeje(xhami) dhe rrjet propagandues(hoxhallare)!!!
    Cilin nga keta te zhdukim!??

    Pershendetje Jarigas,
    cfare te them, sipas mendimit tim, eshte e veshtire ta zhdukesh nje ideologji qe nga nenshtrimi, te ben me shume ta duash vdekjen se jeten.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  11. #10

    Pėr: Teologjia e dhunes : a duhet te kemi frike nga islami

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Nxitesi i shtazeve ka emer (Muhamed), liber (Kuran), tradite (Suna), qender perhapjeje(xhami) dhe rrjet propagandues(hoxhallare)!!!
    Cilin nga keta te zhdukim!??
    Ata qe kane mbetur.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •