Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 127
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2013
    Postime
    34

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Image

    --------------------------------------------------------------------------------

    Author: Mallakastrioti [ Tue Nov 29, 2011 8:07 pm ]
    Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

    --------------------------------------------------------------------------------
    Kjo eshte nje pjese nga vepra monografike "Trashigime pellazgjesh" e Studiuesit te Shquar shqiptar Shtjefen Konstandin Gjecovi e cila, pjeserisht eshte botuar ne shtypin e viteve 1930.
    Materiali eshte pergatitur per botim sipas asaj qe eshte e botuar dhe nga doreshkrimi qe ruhet. Kjo veper monografike e cila trajton problemin e vazhdimesise te Kultit (besimeve) te pellasgeve. Vepra me vertetimin e vazhdimesise se ketyre besimeve deri ne shek e XX tek populli shqiptar afirmonne rruge etnologjike vazhdimesine e pellasgo-iliro-shqiptare.
    Pergatitur per botim nga Jaho Brahaj

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


    ••• Dëshmimet e të vjetërvet. •••

    Shkaf asht emën hyjnijet që së vonit u vadituna prej kombesh të kandeve të dheut, i muaren prej Pellazgjësh,16 ose prej atyne njerzve të egër e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj që në gjuhë tonë edhe sot thirren "Katallaj" e që ishin me një sy në ball si thotë Homeri,17 njerëz që quheshin "Farkëtoret e Rrufeve të Zeusit" si e dëshmon Hesiodi e "Ndimëtarët e Vullkanit Etnes" si don Virgjili.18
    Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi në 500 e mje në 424 vj. para Kishtit, i cili edhe thirret "At i historisë" na rrëfen se hyjnitë që besoheshin prej helenësh ishin të pellazgve.19
    Ma vonë pellazgët e permirësuan në njëfarë mënyret trajten e sjelljeve e të lutunave. Mbas t'ardhunt të egjiptasvet, pellazgët e vendit rindreqën besimin e tyne, tu ju a njitë hyjnive emna të rinjë, tuj i lutun me sjellje të reja, e që mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekëvet (Herodoti, ibid, 50).
    Me hy me folë permbi seicilin hyjni t'etenve tonë, permbi emna e shkadomethanë të tyne të shemtueme e t'mbrapshtueme prej helenësh, latinësh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej shtekut që e kam mësy, e prandej po i la anash e nder hyjni të panjehuna, po i permendi nja disa të cilave s'u a zhgulë rranja ende prej tokës shqiptare.


    ••• Hyu - Zojsi - Ejti - Gjuesi - Jovis.•••

    Emni i të Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti: Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekësh; Jova prej latinësh e prej këtyne emnavet doli Jovis.
    Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:

    Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej shqiptarësh,
    Jehova prej hebrejsh,
    Aesar prej etruskësh,
    Esgi prej indianësh,
    Syre prej persianësh,
    Zeus, Jao, Dhios prej gregësh,
    Zain prej japonezësh,
    Esgi - Istu prej sarmatësh (polakët),
    Zeno prej rumenësh,
    Jehove prej samaritaish,
    Jova - Jovis prej latinësh.
    (arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla në numi Mitologici).


    ••• Perthanat e madhnia e Zeusit•••

    Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).
    At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).
    At ndihmëdhanës. (Cicer. N. D. 11. 23).
    Jovi At. (Gellius. V. 12.).
    Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).
    Jupiter hedhës. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV. El. XI).
    Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).
    Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).
    Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).
    Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).
    Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
    At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).
    Shkëlqyes. (Gell.V. 12).
    Jupiter Gur. (Gell. I.12).
    Zeus mirëpritës, zemergjanë, bujar. (Virg. Eneida. I. 781 et. )
    Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)
    Tertuljani (in Apoleget. 14) thotë se edhe me treqindë emna të tjerë qe thirrë Zeusi, si e dëshmon Varroni, e së vonit të gjithë këto ju shkruene "Zeusi Creten", Zeusi i Kretës.
    Oroe: Nder perdhanat që i jepnin Zeusit e hyjnive të tjerë, kam për të zanë në gojë në këtë shkrim vetëm ato, që u kanë mbetun në trashëgim shqiptarvet të sotshem sidomos nder malsinat tona.


    ••• Lindja e Hyut.•••

    Kroni i biri i Uranit mësoi njerzimin në bujqësi. Titanët ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumë fëmijve të cilët por sa lindnin i perpinte, e prej të cilve shpëtoi vetëm Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi në Kretë e Kroni i gënjyem perpiu gurin në vend të foshnjes.
    Emni i Kronit e ka rranjën nga gjuha shqipe e don me thanë Mbret a kryekunoruem. - Per nderim të Kronit shqiptarët ngritën një kështjellë në maje të Gurit të Kuq, i cili gjindet në fushë të Finiqit, ku u ishte edhe qyteti i Kronit. Sot në atë vend asht fshati që quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës pellazgve.
    Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote** nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. - Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit "Id". - Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. - Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
    Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. - Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin - Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: "Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. - Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. - Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). - Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). - Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.
    Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin laber.
    Oroe: Shumë fshatra të Kretës kanë emnat e fshatravet toskërisë; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinës; Zvaqja, Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat "nj" e "lj" i perdorin tepër kretasit si edhe labët.
    Permbi vajtjen e Zotit në Kretë, Z. Basil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ketë gojëdhanë që e kishte pasë ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës: "Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftë me kretas, pse këta nuk donin t'i napin të lamet (pagesat, si edhe sod nepër Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret çalaman nga një vend shumë i largët. Kur ju afrue shtëpisë së Zotit mbreti çalaman, Zoti i doli perpara per me e pritë e me e pershëndet.Tuj u ulë prej kalit mbreti çalaman, i shpëtoi sqepari nga brezi edhe e çau kokën e Zotit (Zeusit). Nga varra e kokës së Zotit doli një vashëz e bukur edhe e armatosun që e qujshin "Thena". Mbreti çalaman e shëroi Zotin, edhe i punoi armë si thika, shpata, shtiza, heshta, shigjeta e këso tjerash. Tuj u nisë per ma mësye Kretën Zoti, e la Martin si mëkambës të vet në Epir.
    Me shumë laber mbërriti Zoti në Kretë e me pak mundime i shtroi edhe i vuni nden sundim të vetë. Permbasi u krye lufta, Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumë kohë aty në Kretë.
    Si u rrit Thena, Zoti e martoi me një trim të mirë në një vend të largët edhe i dhuroi shumë kështjella e për nder të sajë ngrehu një qytet të ri të ciliin equejti n'emën të vashës, Thena ose Athena e sotshme."
    * * *
    Si u rritë Zeusi, e ç'veshi të atin nga mbretnimi edhe e ndau me vllazen të vet:
    Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u ba Zeusi,
    Neptuni (nep të tundun) i ra sundimi mbi detin,
    Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitë,
    Zeusi perfytyrohej ndejun me madhështi në një fron të trajtuar prej eshtnash të dhambëve të elefantit, tuj mbajtë purtekën e sundimit në dorë të majtë, e në të djathten rrufenë. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave të tij shqipja, e cila si mbretëneshë e puplishteve ishte e trueme këti, edhe Ganimedi kupëmbajtësi i Zeusit. Nder landë të trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njëkto janë lumtime që i nepeshin Zeusit prej kombeve të botës.
    Tashti të shohim se shka na ka mbetë në trashëgim ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj këti e tjera hyjni pagane.


    ••• Zeusi në Shqipni•••

    ••• "Ndivenesa e Dodonës"•••

    Para se të filloj me shtjell lamshin e ngatërruem të kavaljetavet të Katallajve, po u permendi atdhetarvet të mij se edhe në Shqipnin tonë kishte pasë ngulë rranjë të trasha idhujnijake. Që të mbërrijë me e vu per fije këtë lamsh më duhet me i dhanë vedit një të hovun për të gjatë të tokës së dashtun shqiptare, e të shkoi me zanë vend në ato maje të bindueshme tëmadhnushme të Dodonës, nga mundem ti sodisë rrethet e atmes teme deri në të ngimë. Mbi ato krahina, nga zu fill lumnija e jonë, lumnija e pellazgve, e të ulem nder ato gomile rrenimesh të Ndivënesës së Dodonës, nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t'u tham, hutimet e para, që u thadruen aq thellë nder zemra shqiptarësh. Këto kanë mbërri mje në breza të kohës që gjalliojm na, sikurse e ban dëshmi kombi i jonë, sodomos i malsinave shqiptare të sotshme.
    Këto punë po i shkruej këtu o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po më ka anda me e ndrique me to vjetersinë e kombit tonë e mos o zot, se më ka lind në zemër me i pelqye vetë a me hutue kend me këso gojdhanash të paganëvet. Por ta marrë vesht bota se hyjnitë, mendyrat e sjelljet besimtare, si grekët si edhe latinët e vjetër i paten prej etenve tonë pellazgë. 22

    ••• Dodona•••

    A gjindet kush në jetë që s'ja ka ndigjue zanin Dodonës shqiptare?
    Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n'atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.
    Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret "Zeusi Pellazgjik", "Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ, që të mundej të arrinte qellimin e mbrapësht per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me "Po-Jo! - Jo-Po!"- Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk e tirshin ma gjatë: "Ndivënesa - e foli!"
    Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!
    Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!
    Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë, si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë e thonin: "Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).
    Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.
    Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.
    Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në harresë.
    Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh, e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit, se s'kishte me e lanë me kalue lehtë.
    Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit, që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t'egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën në në të ruajtun të fjalës e të porosisë së parvet.




    ______________________________
    16). Pellazgët populli ma jetik që banoj dheun e Greqisë, i cili para se të quhej Hella qe thirrë Pellazgji, e këtij populli do t'i dihet qytetnimi i Greqisë. (Dikcjonari mitologik Villarosa. Napull 1841) - ... Homeri kryeshtjellësi i kombeve të lashtë Thesalinë e quan Argo Pellazgjik, e Falëtoren e Didonës (Dodonës, që ishte ma jetikja në atë kohë e quan Zeusi Pellazgjik. (Saggio Filos fiso antica Grecia. G. C Tipaldo, Napulli 1869, sopra la il Iliade v. 98).
    17). Të quajtun "Kiklopes" prej perkrenarjet që u mbulonte kryet dhe fytyrën e cila kishte birë drejtë me sy edhe sepse mbanin një dritar (pishtar) në ball per me ju ba dritë sa rrekeshin nder gropa duke nxjerrw minerale. (C. Danti. Compendio della Storia Universale VIII. Greqia.
    18). Prof. Dr. G. Garollo Piccola Enciclopedia; U Hoepli. Milano 1892.
    19). Banorët e parë të tokave greke edhepse jetonin si shpellarë të vertetë të shtymun prej ndjesivet të permbrendshme të lumnisë adhuronin Hyun në natyrë duke i perngjitun vetitë e emnat e natyrës vetë të dukshme. (Tipaldi. Saggio Filosofico etc.) Pellazgët ma parë luteshin masandej u dhuronin kushte hyjnive. Asnjë hyjnije nuki jepnin emën as mbiemën. Popuj që erdhën mbrapa, prunë hyjni të tjera, ose ju a ndërruan emnat hyjnive që gjetën. Priftënt e tyne sollën me vedi ttemele besimesh e sjellje besimtare. Në ato kavaljeta priftënija pellazge kishin të vlerësuar mikpritjen si edhe bashkatthetarët e tyne. (Herodoti. lib. II, 52).
    20). Gjuhë të ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime fjalësh e kuptimesh, prej të cilavet shtoheshin emna e numëri i hyjnive . (Tipaldi. Saggio ect.).
    21). Amulium patruum Rhaea sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo obscuroque aëre (vrant me re) cum primum illucescere coepisset, in usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam... (M. Octavii. Lib I cap. 19).
    22). "Dii quos coluerunt Romaniii, fuerunt fere innumeri (Vide Plin. H. N. II. &' Juvenali. XIII. 46).praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omnia fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min, Fel. p. 15 ed Rigal. G. H. Nieupoort' De Sacris Romanor. c. I. De Diis).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Author: Arbëri [ Wed Nov 30, 2011 12:22 am ]
    Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

    --------------------------------------------------------------------------------
    Pellazgët stërgjyshërit e shumicës së Greqisë; racë superiore; shqiptarët pasardhësit e tyre
    , mostra të shkëlqyera të njerëzimit


    Quote:

    Titull: Scottish geographical magazine (1885)
    Author: Scottish Geographical Society; Royal Scottish Geographical Society
    Botues: Royal Scottish Geographical Society


    Është një fshat, që ka një dorë njerëzish të shkëlqyer, i quajtur Albohori (alp dhe χώριον, një vend), që gjendet 150 metra mbi një mal i cili mbikëqyr mbetjet e qytetit pellazgjik të Dodonës, 9 orë në jug-perëndim të Janinës. Mund të jetë quajtur kështu. “vend malor", për t’u dalluar nga Dodona në luginë.

    Nuk mund të shkosh larg në studimin e origjinës në Shqipëri, pa u përplasur me problemin pellazgjik: "Çfarë ishin dhe çfarë u ka ndodhur Pellazgëve?" Që ata ishin stërgjyshërit e shumicës së Greqisë së lashtë duket qartë; që ata ishin një racë superiore me një qytetërim të veçantë, mund të nxirret si përfundim nga mbetjet e shumta ekzistuese arkitektonike të njohura si Pellazgjike, dhe që ata u bashkuan me racat e tjera me kalimin e kohës duket qartë nga përmendjet e pakta të tyre në kohët historike.

    Tani, mendohet, nga disa shqiptarë të arsimuar të cilët janë kompetentë për të shqyrtuar çështjen, se pjesa më e madhe e pellazgëve u vendos në Shqipëri, dhe se fiset më të mirë të Shqipërisë janë pasardhësit e tyre. Unë jam dakord me këtë mendim, të cilin traditat lokale e konfirmojnë, dhe të cilin do e shpie më tutje për të shpjeguar dallueshmërinë unike të popullit dhe gjuhës shqiptare. Në Shqipërinë Qendrore ka shumë fshatra apo grumbuj fshatrash në male, të cilët kanë qëndruar vendosmërisht të veçuar, dhe njerëzit janë mostra të shkëlqyera të njerëzimit, të mprehtë nga natyra, me karakteristika të gdhendura imët, ballin e hapur, qerpikë të gjatë, hundë të drejtë, gojë të përsosur, të pikturuar si harku i Kupidit, dhe me një sjellje fisnike por qetësisht natyrale. Për më tepër, kur i kërkova atyre se kush e zotëronte vendin "në kohët e vjetra sa s mbahen mend," m'u tha: "Pelëkhê," (Pleqtë) që është me siguri Pellazgët.



    Enu I mak iq ata tpara edhe ek lad it

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2013
    Postime
    34

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Kurr Zoti e krijoj Adamin/Ademin edhe Even/haven
    I tha rrujuni mas qajas bjeshke jon Shqiptaret, mos shkoni
    e kom ni pytje
    Aq nirak nak pyl ata em dhra sam ekshejb, kurioziteti kush jon ata Shqiptaret .....
    Une incest nuk jom
    A dini qysh ka dal Shqiptari para shum miliona vjet T-rex femer e vetmume ka hi me mbijetu ne deti edhe ka bo mardhenie me nje Peshkaqen te bardh edhe ka dal Shqiptari

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2013
    Postime
    34

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ç'te them une ty,
    nuk jam ne gjendje te llogjikoj sipas menyres tende,
    perderisa shken deri aty sa te hedhesh hipotezen se Arabi dhe Arber mund te jete te njejta.
    Ar-Ber, i bere ne Ar, i lare ne ar, i veshur me Ar. Ari si metal i çmuar.
    Per arabine nuk e di se nga mund ta kete prejardhjen emri.
    A ma tregon pak se ku paska thene Skenderbeu qe do deshironte qe shqiperia te binte ne zgjedhen e turkut? Po ai sa ishte gjalle ishte tmerri i turqve, nese deshira e tij ka qene kjo , a nuk mendon se do i ishte dorezuar sulltanit?
    Si ta nxe goja njehere, ti hyn tek ajo kategori njerezish qe pushtimin 500 vjeçar osman qe na ndau nga perendimi e quajne bekim , dhe jo mallkim si eshte ne te vertete.
    Une jam krenar dhe mburrem me civilizimin e lasht shqiptar, qe ka qene lule, e siç kane thene shoke te tjere parafoles, ne tema te tjera, kodi civil, penal, drejtesia evropiane u morr nga Iliria qe ne kohen e romakeve. Si te kem turp une?
    Une kam turp, kam turp qe ka ende njerez qe i thone vetes shqiptar dhe ne zemer enderrojne ta kthejne vendin tone ne turqi e arabi.

    Lexoji dhe nje here ato qe ke shkruajtur, dhe te te vije turp ty.

    Sa per ato "ngjashmerite" mids kultures evropiane dhe asaj arabe, me binde plotesisht, fakti qe pi kafe ç'do dite me ben te ndihem me afer vellezerve arab. Po kafja nuk eshte kulture, eshte nje e mire konsumi, qe na pelqeu dhe filluam ta blenim dhe ne. Dhe kafja prodhohet ne ameriken e jugut dhe ate qendrore e jo ne Arabi.
    Per numrat arab ke te drejte, ka patur matematike te zhvilluar, po numrat nuk jane pjese e kultures se nje populli, numrat jane dije, shkence, dhe nese ne paskemi marre matematiken nga arabet, gje te cilen e dyshoj sepse edhe pa numrat arab matematika ka ekzistuar qe ne lashtesi, perpara arabeve, sepse numrat i dashur, 10 shifrat i kane rrenjete thelle ne misticizem, nuk ben tia japim meriten arabeve.

    Megjithate as kafja e as numrat nuk jane kulture, njera eshte pije, tjetra eshte dije shkencore.
    Me thuaj te lutem disa shembuj te kultures qe kane te berbashket evropa dhe arabia.
    Une te tregoj per Arabin shum thjesht Ara-bin qe I bjen u mbjell ara edhe ka bi, na I kena msu ata ne azi me mjell token I kena msu krejt cka din ata edhe ata numrat qe po I permen aj ma nalt jon te Shqiptareve na Shqiptart I kena sundu 1600 vjet kejt boten ZOT mi tok na kan konsideru kto racat si ne Afrik si ne Azi deri sa edhe piramida na kan ndertu Babyloni ose Bylbyloni osht emer I zogut Bylbyl, Jerusalemin Shqiptaret e kan formu e shum tjera civilizime,Shqip fol edhe Natyra Kafsha merr vesh Shqip e ky me fol mu per Ara qe kan bi dikun ngo knej NA SJENA KATALONIA ME PAS TE BOJ DICKA ME ARABIN, na jena qata qe fakt o kena hup shum toka e njerz po kqyre per nja 20 vjet te kallxoj qysh ka mu sill bota edhe apet kan me ka konsideru ZOT mi tok, na I kena msu para domija vjetve me fol edhe jon kthy me gjuhen ton jon shty jo gjuha jon ma e vjeter osht QAQ TE VJETER JON SHQIPTART NE KETE BOT SA QE KAN HARRU EDHE KON E KAN MSU ME FOL SHQIP, NA Shqiptaret kena Nipa shum Krejt boten perendimore e kjo pjesa tjeter sllav azi afrikjon njerz qe I mshojn te mires shkelm ti veq kqyr logjiko pak Sllav-rob Azi-A,zi Afrik-A-frik na kejt botes I kena lon emra e aj me fol mu per kulturen A te zive ata njoni tjetrin e kan hanger kurr Shqiptaret kan hanger me pirun o Shypec

  4. #114
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Kjo eshte propagand serbe me kinematografi serbe dhe aktor serb.
    E konsideron ti veten shkinë ?
    … ///

  5. #115
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Dhe une duhet ti besoj kesaj propagande ashtu?!!! Sikur kjo propagande te kishte qene e vertete , sot nuk do te kishe asnje shqiptar te krishter. , jo vetem shqiptare , por as bullage te kirshtere , as grek te kirshter, as serb te krishtere, te gjithe do te ishin muslimane!!!
    Sa per info VRASJA E FEMIJEVE , GRAVE , PLEQVE BILES BILES PRERJA E DRUJVE, VRASJA E BAGETIVE eshte reptesisht e ndaluar ne ISLAM.
    Ti keto gjera nuk i din, ngase kurre nuk ke pasur guximin te lexojsh per islamin autentik, ate qe di ti per Islamin nuk eshte asgje tjeter vecse ate qe te servisn ata qe kane ne duar maqinerine e propagandes ( mediumet ).
    Se si sillen muslimanet dhe jo muslimanetg me robetit, lexo ma mire historine e kryqzatave, kurr Richardi i quajtur Zemer (Zemer ***) urdheroi qe tu priten kokat 5000 roberve musliman, Salladini nga ana tjeter duke praktikuar normat Islame , i liropj te burgosurrit, biles au siguroj edhe rrugen qe te kthehen ne anijet e tyre dhe te shkojne ne shtepite e tyre gjalle e shendoshe.
    Andaj kete propagande , besoje vete. Ne kemi nje liber qe i besojme , dhe ai liber eshet Kurani i madherueshem, qe udhezon njerezirt ne rrugen e drejte , e jo ne rrugen e djallit, rrugen qe ndjek ti duke perhapur kete propaganda te paverteta.
    WE WILL NOT GO DOWN!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Kur Abati i Mirditës i shkruante Papës së Vatikanit Promemorje për Epirin

    Gusht 29, 2014



    Vizita e një Pape të Vatikanit në Shqipëri është vlerësim për gjithë kombin shqiptar. Njëherazi është edhe një detyrim për këtë vend që u bë mbrojtës i qytetërimit europian dhe që në një formë a në një tjetër është detyrim i Europës për gjithë kombin. Historia e kombit shqiptar dhe e trojeve të tij autoktone janë një realitet që flet me gjuhën e fakteve dhe që vijnë të freskëta përmes shkrimeve të njerëzve të shquar si “Promemoria” e klerikut shqiptar Preng Doçi, Abatit të Mirditës, të cilën ai ia parashtron Papës së Vatikanit në Romë, më 20 tetor 1886, duke i kujtuar të vërtetat historike të ndryshimeve të padëshiruara nga ana e shqiptarëve, të cilët, me ndërrimin e përkatësisë fetare, humbën shumë vlera dhe troje.

    Letra

    Preng Doçi, 20 Tetor 1886

    Hirësi e nderuar!

    Ndërsa Hirësia Juaj përcjell mendimin e çmuar edhe në krahinat më të lashta të hemisferës, diku për të mbështetur e përforcuar misionet e vjetra, diku për të krijuar të reja, nuk do të jetë pa vend, në qoftë se unë do t’ju flas për një pjesë të madhe të vendit tim, për Epirin, ku do të krijohet një mision, zelli Juaj do të kurorëzohet me siguri me një sukses të lumtur.

    E para, Epiri është mjaft afër. Ai shtrihet përgjatë bregut të detit Jon, nga gjiri i Artës e deri në portin e Vlorës, duke përfshirë Manastirin në kufi të Maqedonisë dhe Mecovën në shpatet e Pindit.

    E dyta, sepse rrethanat e kohëve të tashme dhe qëndrimi i mirë i këtyre popujve të ushqejnë besim, se tani ka ardhur koha edhe për ta, që të rikthehen në gjirin e kësaj kishe, prej të cilës janë gjetur larg, jo se ata janë rebeluar kundër saj, por për një rast të vajtueshëm.

    Duke vijuar ende sundimi i Portës së lartë në Epir, nuk e teproj po të them se është e lehtë që kjo pjesë e shqiptarëve të kthehet (në fenë katolike) – shënimi ynë, e cila pas pushtimit osman qe shtrënguar të ndërrojë fenë dhe të përqafojë kultin e Muhamedit. Ju lus, pra, për ata që do të thosha se pa e ditur u gjendën anëtarë të kishës greke shizmetike. Si ortodoksët dhe myslimanët, në shekullin e 15-të ishin të gjithë katolikë, por në kohën e Perandorisë Bizantine, u gjendën nën vartësinë e Patriarkut të Kostandinopolit, por këto sollën midis tyre shizmën (fenë ortodokse) që, për shkak të urrejtjes ndaj papëve dhe ndaj popujve të Europës Perëndimore, qeveria Osmane kishte filluar ta tolerojë në perandorinë e vet.

    Me kohë filluan të vijnë në Epir edhe grekë, edhe vllehë. Por popullsia shqiptare epirotase është shumë më e madhe përderisa gjithë ortodoksit e Epirit arrijnë në 600 mijë banorë. Katolikë nuk ka në këto anë, veç disa qindra, të shumtët tregtarë e punëtorë të përhapur në qytetet kryesore, të cilët kanë ardhur nga Shqipëria e Epërme, nga Italia ose vende të tjera dhe ata i përkasin ritit latin. Këta kanë në Prevezë një mision italian, në Vlorë një tjetër, pra, në dy skajet e këtij vendi shumë të gjerë. Janina, qytet i parë dhe qendror, është vakant prej kohësh. Kryepeshkopi i Durrësit ushtron juridiksionin mbi qytet, kisha ortodokse, që është nën juridiksionin e Patriarkut të Kostandinopolit, ka seli të ndryshme peshkopësh në Epir, si në Janinë, ku ishte orakulli antik i Dodonës në Berat ose në Belgradin shqiptar, në Përmet, në Delvinë, në Paramithi ose kështjella e Shën Donatit etj. Ka një numër të madh klerikësh dhe manastiresh të ndryshme. Ato janë shpërndarë në qytete dhe krahina të ndryshme. Qytetet e njohura janë edhe Preveza, Parga, Himara, Delvina, Argjirokatsra, Tepelena, ku ortodoksë janë të shumtë dhe kanë shkolla dhe klerin përkatës. Durrësi i shtrirë në Shqipërinë e mesme (me Tiranën dhe Elbasanin–Albanopolin e lashtë), ka shumë ortodoksë të cilët nëpërmjet shkollave dhe mjeteve të tjera, kishat ortodokse kërkojnë t’i fusin nën ndikim dhe mbështetjen me parâ të Greqisë.

    Duhet të vë në dukje në mënyrë të veçantë, se ka disa kohë që mirëkuptimi midis vetë epirotasve (shqiptarëve – P.Doçi) dhe epiriotasve grekë ka pushuar të jetë i përzemërt. Kjo simptomë vihet re edhe tek kleri. Edhe antipatia është shkaktuar nga vetë Patriarku i Kostandinopolit, i cili ka shtyrë Qeverinë Osmane të mos lejojë literaturën shqiptare në Epir. Greqia ka mbështetur këtë partiark në synimet e tij, duke ndaluar gjuhën shqipe në shkollat e tyre në Epir. Pra, si njeri, si tjetri janë ngritur haptazi si armiq të kombit shqiptar. Greqia ka dhënë dhe prova që do të shkëpusë lidhjet midis Shqipërisë së Epërme me Epirin, dukë pushtuar ose bërë të vetin këtë të fundit. Edhe epirotasit kanë kuptuar se qëllimi i Greqisë nuk është emancipimi i atdheut të tyre, por nevojat që ka Greqia për të formuar një ushtri të vetën me djemtë e Shqipërisë dhe për të paguar borxhet me pasuritë e këtij vendi shumë pjellor.

    Forcë lëvizëse e çdo shqiptari qoftë mysliman, qoftë i krishterë (ortodoks) është dashuria për atdheun, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe gjuhës së vet. Në qoftë se ata do të arrijnë të kuptojnë se bashkimi në një fe është një mjet për të ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, pa ngurrim do ta përqafojnë atë. Grekët dhe, sidomos, shqiptarët janë tepër konservatorë të traditave të tyre të lashta, sidomos në punë e gjuhës së kultit. Në Greqi janë rreth 500 mijë shqiptarë të cilët recitojnë ende lutjet në gjuhën e vet dhe në greqisht. Madje në Epir, sapo të hiqet pengesa e ritit dhe e misionarëve latinë, vështirësitë e kthimit në fenë katolike do të jenë shumë më të vogla. Meqë ata nuk janë shkëputur nga kisha romake për shkak të ndonjë rebelimi, në zemër epirotasit janë ende katolikë. Ata janë nga natyrë krenare, të ndershëm dhe fisnikë dhe e duan të vërtetën, madje në këto kohë dëshirojnë të shkëputen krejtësisht nga Greqia dhe Kostandinopoli, kujdesin dhe mbështetjen e Selisë së Shenjtë do ta shikojnë si një shenjë paralajmëruese të çlirimit të afërt dhe përparimit të tyre. Ata e dinë se Selia e Shenjtë nuk ka asnjë interes për të shkatërruar kombin e tyre dhe për të zëvendësuar me një tjetër gjuhën e stërgjyshërve të tyre të lashtë, pellazgëve.

    Pastaj është e sigutë se myslimanët e Epirit, me një ndërrim të administratës fetare, bëhen të krishterë, meqë me zemër janë të tillë me kohë. Është gjithashtu e sigurtë që ata nuk do të bëheshin ortodokse vetëm e vetëm se urrejnë Greqinë. S’ka dyshim se ata do të përqafonin fenë tonë në qoftë se kjo , në këto ndryshime do të ketë zënë rrënjë në këtë vend, se vetëm kjo, duke thënë të vërtetën, ka qenë feja e gjyshërve të tyre. Myslimanët e Greqisë arrijnë në afro 700 mijë.

    Ndërkaq, me që Hirësia Juaj e quan oportune të krijojë misione në Epir, nuk shpresoj se nuk do të ketë vështirësi të gjejë misionarë shqiptarë të ritit grek e të gjuhës së Epirit që është e njëjta me atë të shqiptarëve të Kalabrisë e të Siçelisë. Peshkopët dhe kleri i këtyre kolonive shqiptare mund të japin edhe mjetet e nevojshme që ndërmarrja e tyre bamirësie të dalë me sukses, duke formuar shoqata dhe duke mbledhur fonde ndër bashkatdhetarët e tyre në Itali, të cilët nuk janë të pakët. Këta shqiptarë të cilët kanë emigruar fill nga Epiri në shekullin e 15-të e duan me shpirt atdheun e tyre të lashtë dhe kanë besim se me një shenjë të Selisë së Shenjtë, do t’i përvishen punës për t’i kthyer në fenë katolike (shënimi ynë) vëllezërit e vet me gjithë gëzim e shpejtësi. Ata me siguri do të mirëpriten në Epir, ku ende vajtohet largimi i tyre. Ata janë të ditur dhe kanë mësuar në Itali për të përdorur mjetet e qytetërimit të krishterë me oportunitet, sipas vendit dhe kohës. Ndoshta edhe Qeveria Osmane do ta shohë ardhjen dhe veprën e tyre në Epir më me pak dyshim se ata të Greqisë. Ju lutëm Hirësisë, të më falni për lirinë me të cilën Ju parashtrova këtë promemorje lidhur me misionet në Epir. Me ndjenja të nderimit të thellë Ju puth unazën shërbëtori i urtë dhe i bindur i Hirësisë Suaj.

    Pak histori :

    Preng Doçi është një prej figurave më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Nuk është e rastit që shkrimtari dhe publicisti rilindas Milto Sotir Gurra do të shkruante: “Preng Doçi të cilin të gjithë shqiptarët e Veriut dhe të Jugut e njohin me emrin Abati i Mirditës, është nga figurat më të shkëlqyera të Rilindjes sonë Kombëtare dhe një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës”.

    Preng Doç lindi në Bulgër të Rubikut, Mirditës, më 1846 dhe vdiq në Orosh më 1917. U shkollua në Shkodër dhe në Romë në vitet 1859-1871. Qysh student u njoh dhe ka bashkëpunuar me atdhetarë arbëreshë, gjuhëtarin Dhimitër Camarda dhe poetin e njohur Jeronim De Rada. Preng Doçi punon pa u lodhur për bashkimin kombëtar, zgjimin dhe përparimin e shqiptarëve. Në vitet 1876-1877, ai qe frymëzuesi dhe organizatori kryesor i kryengritjes në Mirditë. Për pjesmarrje me armë në dorë në kryengritje, u burgos, por me ndërhyrjen e Selisë së Shenjtë, u lirua me kusht që të mos kthehej në Shqipëri, pa lejen e veçantë të Portës së Lartë.

    Në vitet 1883-1884 u dërgua në Athinë më detyrën e sekretarit të Arqipeshkvit katolik të Athinës, Maragngo. Gjatë rrugës Tivar-Pire, Preng Doçi u ndal në Korfuz, ku pati takime më anëtar të komitet shqiptar të atjeshëm dhe me atdhetarë nga Çamëria. Në Athinë ai vijoi lidhjet me shqiptarë të ndryshëm. Shërbimin në Tivar dhe Athinë e quante si urë për të hyrë në Shqipëri.

    Si njohës i thellë i çështjes shqiptare në të katër vilajetet dhe sidomos i njohjes së gjendjes fetare dhe kombëtare në Epir, ai i drejton Selisë së Shenjtë “Promemorjen” në fjalë. 10 vjet më vonë Preng Doçi parashtron një projekt për besëlidhjen e 5 krahinave autonome shqiptare : 1. Kosova me qendër Prishtinën ; 2. Shqipëria e Epërme me qendër Shkodrën ; 3. Shqipëria e Mesme me qendër Durrësin ; 4. Toskëria me qendër Vlorën ; 5. Epiri me qendër Janinën. Me anë të një bese të përgjithshme, këto të 5 krahinat do të formonin shtetin kombëtar shqiptar.

    Si apostull i shqiptarizmës, misionin e tij në shërbim të atdheut, çështjes kombëtare shqiptare, ai e ka kryer me ndërgjegje të pastër dhe ndjenjë përgjegjësie. Preng Doçi si poet ka dhënë një ndihmës të vyer në lëmin e letrave shqiptare, ndërsa si gjuhëtar ka bërë shumë për njësimin e gjuhës letrare dhe për ngulitjen e alfabetit të sotëm të shqipes.

    Ndoshra Papa i sotëm i Vatikanit do mund të ndigjojë zërin e së vërtetës historike të një shërbëtori të fesë katolike si Abati i Mirditës (Prend Doçi) për të mirën e kombit shqiptar.

    Nga Hyqmet Zane

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Feja e shqiptareve(shumices shqiptare) eshte , ka qene , dhe ka me qene nder shekuj e pergjithmone , vetem ISLAMI . Feja e vetme e pranuar tek Zoti i Lartesuar . Falenderimi dhe Madherimi i Takon ALLAHUT , Zotit te Boterave qe na ka bere prej muslimaneve . Eh po ta dinin jomuslimanet se po ndjenje e mire eshte te jesh muslimane , te gjithe do te ishin bere muslimane . Po , kush ka shpirte te mire , do ta pranoj fene e Zotit , e kush eshte armik e zullumqare i shpirtit te vete do ta mohoj fene e Tij . Shqiptaret ne pergjethesi jane komb/popull i mire . Per kerte fakt , Zoti ka leshuar meshire mbi shqiptaret dhe sot mbi 5 milion Shqiptare e adhurojne dhe madherojne Zotin e Laretsuar ashtu sic ka kerkuar Ai ne Kuranin e Lartesuar .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 30-08-2014 më 18:08
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #118

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Jo, feja e shqiptareve per momentin me shumice eshte islami por ska qene keshtu ne te kaluaren dhe se parashikon dot askush qe do jete e tille ne te ardhmen, sidomos duke njohur natyren e popullit tone qe nuk lidhet ngushte me nje besim te caktuar fetar. Te besh deklarata qe ka qene, eshte dhe do jete sepse keshtu te do qejfi ty eshte shenje e nje patollogjie mendore dhe tregues qe ti vuan nga skizofrenia.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Feja e shqiptareve(shumices shqiptare) eshte , ka qene , dhe ka me qene nder shekuj e pergjithmone , vetem ISLAMI . Feja e vetme e pranuar tek Zoti i Lartesuar . Falenderimi dhe Madherimi i Takon ALLAHUT , Zotit te Boterave qe na ka bere prej muslimaneve . Eh po ta dinin jomuslimanet se po ndjenje e mire eshte te jesh muslimane , te gjithe do te ishin bere muslimane . Po , kush ka shpirte te mire , do ta pranoj fene e Zotit , e kush eshte armik e zullumqare i shpirtit te vete do ta mohoj fene e Tij . Shqiptaret ne pergjethesi jane komb/popull i mire . Per kerte fakt , Zoti ka leshuar meshire mbi shqiptaret dhe sot mbi 5 milion Shqiptare e adhurojne dhe madherojne Zotin e Laretsuar ashtu sic ka kerkuar Ai ne Kuranin e Lartesuar .

    nuk ka qene, tani eshte, dhe se nuk e dim se cdo te jete
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Feja e shqiptarëve ndër shekuj

    Feja Islame apo e Zotit ka qene nder shkekuj , eshte fakt qe s'mund ta mohon askush . Ne kete kuptim eshte dashur ta kuptosh fjaline ! Aty dikun 500 vite e kemi kete fe Madheshtore ne zemrat dhe shpirterat tane . Eshte sot ne shek.21 , fe e shumices absolute te shqiptareve , eshte edhe ky fakt qe nuk mund te mohohet . Dhe qe do te jete ne te ardhmen nuk ka pike dyshimi ne te . Te gjithe injorantet dhe islamofobet kane thene qe Islamin me dhune e kane pranuar shqiptaret , por i nderuar sot jane bere nje shekuj nga largimi i Turkut , por sot shumica e muslimaneve krenohen dhe nuk pranojne me asgje ta nderrojne ISLAMIN . Dhe qe do te jete Islami jo vetem i shqiptareve , por i gjithe banoreve te botes ne ditet e ardheshme asnje pike dyshimi nuk kam ne kete . Sepse Islami eshte menyre jeteses , eshte program jete qe rregullon cdo pore te jetes . Vetem nje i humbure ne erresire mund ta mohoj Islamin dhe te mirat e tij qe i sjell njerezimit .

    E kush vuan nga semundjet , jane deshmitare te gjithe ata qe na lexojne ne kete forum . Semundja , cfaredo qofte ajo , shihet ne syte e njerezve te urte . E ty Zoti te befte prej njerezve te urte dhe te dijeshem , qe tia qellosh heren tjeter ne diagnozen e semundjes !
    Nje njeri i cili nuk pesedon njohurit se si te thuhet fjala dhe cfare rendesi dhe vlere , apo me mire te theme cfare pergjegjesi kemi per fjalet tona , pyetum mu per kete njeri , te tregoj se nga cila semundje lengon ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 30-08-2014 më 18:38
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Njezet shekuj te Papatit ne Kishen Katolike
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 04:57
  2. “GJASHTË SHEKUJ TË ISLAMIT NDËR SHQIPTARË”(Simpozium)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 06:51
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Shqiptaret ne shekuj
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 20:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •