Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 180
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    E fundit per sot

    Emri:  koco brazers.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  49.0 KB

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    E fundit per sot

    Emri:  koco brazers.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  49.0 KB
    shiko ca servilizmi tek meshkujt.
    Te gjithe perpiqen te imitojne Kocon e ti lidhin duart para gjoksit.
    Qesharake.
    A thua edhe Andoni po imitonte shefin ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kocoja eshte nje nga bashkepuntoet me te afert te Edi Rames. Ka shume historira qe ndoshta ti nuk i di qe tregojne se sa e forte eshte lidhja mes tyre.

    Arsyeja pse Kocoja eshte deputet ne zonat bregdetare jugore eshte sepse ne vitete ne vazhdim shteti do te perqendrohet ne zhvillimin e atyre zonave ne menyre qe te mbeshtetet turizmi. Kjo eshte arsyeja se pse kandidoi dhe vete Rama ne Vlore dhe pse kandidoi njerezit te afert me te atje.

    Per momentin Koco nuk ka asnje status zyrtar pervec deputetit. Si te ishte si te mos ishte deputet te njejtin ndikim do te kishte tek Edi Rama.
    E para Koco ne fillim donte te kandidonte ne Fier por pati kundershtime te forta nga Socialistet e Fierit. Pasi nuk pranuan ata per ne Fier, vendosi te kandidonte ne Vlore ku Rama i kishte bere vend duke menjanuar disa figura te partise se Vlores.
    Fierin gjithsesi e ka nen influence nepermjet naftes dhe bashkise.
    Gjithsesi dhe nqs eshte ajo arsye qe thua ti mua prape me duket e rrezikshme.
    Pikerisht kjo pjesa e vemendjes se qeverise ne ato zona dhe vendosja e Kocos si te plotfuqishem ne ato zona mua me duket gabimi me i madh duke njohur bemat e Kocos.
    E di si do jete Shqiperia apo ajo zone pas 8 apo 12 vitesh (sipas kendveshtrimit tim kuptohet)? Do jete nje vend shume i bukur me nje turizem me cilesor dhe prone e Kocos dhe njerezve te tij.
    Do jete njelloj si Brazili gjate botrorit (po marr nje shembull analog) ku nga jashte cdo gje shkelqente ku biznesmenet e medhenj bene lek me thase ndersa banoret e thjeshte vuanin per buken e gojes.
    Keshtu e mendoj une ate zone nen influencen e Kocos.
    Dhe po ta vesh re vemendja e qeverise per keto vite do jete turizmi, bujqesia dhe Burimet nentokesore.
    Naften dhe turizmin do i kete nen administrim Kocoja. Bujqesine do kete nen administrim vetem pjesen e bregut pasi ketej nuk te le Likja.
    Kjo eshte rilindja qe ti po e reklamon kaq shume?
    Gjithsesi shpresoj te jem gabim ne keto analiza pasi gjithmone shpresoj qe te behet dhe te ngelet dicka per njerezit dhe vendin ku jetojme.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Agron Cane kerkon seks me minorene / Dëshmia:Histori të tjera me minorenë nën 14 vjec

    Dëshmia: Histori të tjera me minorenë nën 14 vjeç

    Nga Arben SHAHINI


    Një nga pjesët më tragjike të përgjimit të Sekretarit pedofil të Koço Kokëdhimës ka mbetur disi në hije gjatë këtyre ditëve. Kjo për vetë impaktin që pati videoja. Opinioni është fokusuar tek pjesa më e rëndë e saj që është oferta e Sekretarit për nënën e 4 fëmijëve që të bëjë seks tresh së bashku me vajzën e saj minorene 14-vjeçare.
    Në të vërtetë kjo është prova më e fortë e ekzistencës së përbindëshave në zyrat e punës të PS, ku njerëzit përballen me të tilla tmerre, të cilat të lënë pa fjalë. Në fakt i gjithë përgjimi është një tmerr më vete. Të gjitha pjesët e saj duhet që të shqyrtohen me kujdes jo vetëm nga Prokuroria, por edhe nga media, për të parë dhe kuptuar se brenda tyre ka sentenca që implikojnë tashmë jo vetëm Sekretarin e Koços, por edhe njerëz të tjerë rreth tij në këtë skandal.

    Në mes të bisedës me Elvira Gegën, Cane kërkon që të bindë gruan që të çojë vajzën e saj tek zyra e tij. Ajo heziton dhe i thotë se vajza i ka thënë se ka frikë. Për të kaluar këtë moment që mund të lëkundte nënën dhe të prishte orgjinë e fantazuar të Canes, ky i fundit ndërhyn me “argumente” bindëse.
    Cilat ishin këto “argumente” që paraqet Cane. Ai thotë se “shoqet” e kanë provuar më herët se vajza e Elvira Gegës. “M’u ka fiksuar. M’u dha fiksimi, nuk e di pse”, shprehet Sekretari i Canes, ndërsa gruaja këmbëngul se vajza është e vogël. “Po ajo është e vogël, 14 vjeç”, shprehet Elvira Gega, ndërsa vjen edhe një nga deklaratat më të forta të Sekretarit të Koços: “Punë e madhe, shoqet e saj kanë filluar më shpejt…punën. Ta jap unë me firmë”, garancia që jep në këtë moment Sekretari pervers i PS duket se është diçka për të cilën ai ka prova nga eksperienca e tij. Ai shprehet se këtë e jep me firmë, gjë që do të thotë se Cane lë të kuptohet se në zyrën e tij kanë shkuar edhe nëna të tjera me fëmijë minorenë, të cilët po ashtu kanë pasur histori të ngjashme. Pra, Cane po thotë se marrëdhëniet e tij seksuale me minorene kanë qenë një praktikë pune e përdorur edhe më parë prej tij.

    Agron Cane
    Emri:  agron cane.jpg

Shikime: 625

Madhësia:  43.3 KB

    Prokuroria do të duhet të hetojë këtë detaj të dhënë nga Cane. Nuk është një dëshmi dosido. Ai po thotë se është i gatshëm të japë firmën për këtë ndaj ai duhet pyetur se për cilat raste të tjera e ka fjalën dhe me cilët persona ka qenë?

    Kjo është një deklaratë që na bën të qartë të gjithëve se nuk kemi të bëjmë me një rast sporadik. Nuk kemi të bëjmë me një deklaratë të pamenduar të momentit. Cane thotë se ka pasur edhe rase të tjera të tilla, që ai i di shumë mirë. Për këtë ai duhet që të flasë dhe Prokuroria duhet t’i shkojë këtij filli politik pedofilie deri në fund.
    Mënyra se si ka reaguar PS gjatë këtyre tre ditëve është ashiqare se ajo i trembet pikërisht këtyre deklaratave që mund të lëshojë Cane. Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar avokati i Koços. Ai deklaroi se klienti i tij bën deklarata të papërgjegjshme,pasi është në gjendje depresioni.
    Pra, për t’i prerë rrugën çdo detaji që tashme mund të japë Cane për eksperiencat e tjera me vajza më të vogla se 14-vjeçare, Koço i ka bërë një pritë duke e deklaruar si të papërgjegjshëm dhe në gjendje të rëndë psikologjike.

    Jo vetëm Koço, por e gjithë struktura politike mbështetëse e tij në PS ka raste perversiteti deri në ekstrem, gjë që dëshmohet edhe me foto. Nuk ka asgjë të re për të tillë perversë në këto histori, por ajo çfarë i mundon është se tashmë janë të ekspozuar me prova ndaj opinionit. Tani ata janë përballë njerëzve të revoltuar që kërkojnë ndëshkim për të tillë perversë që përbëjnë një rrezik ndër më të mëdhenjtë për shoqërinë.

    Është e qartë se kemi të bëjmë edhe me raste të tjera. Dhe kjo është mjaft e rëndë. Ky është një ndër krimet më të rënda në të cilat është përfshirë politika gjatë këtyre 23 viteve. Kurrë më parë nuk është parë një degradim i tillë.


    RD
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cerebro : 21-08-2014 më 07:03
    Tomorrow Never Dies.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Nje foto "simpatike" qe tregon se si kujdeset EdRama per grate e shokeve te tij te vdekur. (Ish)gruaja e Ardian Klosit, ai qe vrau veten nga depresioni apo cmenduria...

    Skedarët e Bashkëngjitur 165210


    Shikimi pasqyra e shpirtit thone...

    Si ju duket, ndonje koment?
    Jutta ishte koordinatore e gjithe imazhit te fushates. Fotografite ishin pjese e rendesishme e imazhit te Rilindjes dhe kjo foto u be pikerisht ne fund te fushates. Rama e postoi me nentitullin: “Jutta Benzenberg, syri magjik mbas aparatit fotografik të fushatës më të bukur të njëzet viteve,”

    Vetem njeqelizoret si puna juaj mund te krijojne kompleske dhe historira me foto te tilla.

    Njehere eshte homo njehere na u merrka me grate e te tjereve.

    Jeni bere si grate e keqia merreni vetem me llafe.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Presion deri në momentin e fundit; zbardhet ballafaqimi Cane-E.G në polici

    Policia regjistroi ballafaqimin në komisariatin e Sarandës mes Agron Canes dhe kallëzueses. Pak minuta para arrestimit, 62-vjeçari i kërkoi asaj të tërhiqte denoncimin, në këmbim të ndihmës për të dhe fëmijët jetimë
    Tiranë Presionet dhe kërkesat e Agron Canes ndaj denoncueses E. G. kanë vazhduar deri në momentet e fundit, madje edhe pas elvira gegashoqërimit të tij në polici. Një përgjim i kryer nga policia tregon se sekretari i deputetit socialist në Sarandë ka kërkuar nga kallëzuesja të tërheqë denoncimin edhe gjatë kohës që ndodhej në komisariatin e Sarandës, kur policia nuk i kishte komunikuar ende masën e arrestit. Sipas burimeve të policisë mësohet se pas shoqërimit të 62-vjeçarit, policia ka marrë në pyetje edhe kallëzuesen, e cila një ditë më parë kishte denoncuar kërkesat për favore seksuale nga ana e Agron Canes. Në momentet e para të shoqërimit, policia ka bërë edhe një ballafaqim mes tyre, madje në një moment ata kanë qenë të vetëm në zyrë. Pikërisht ky episod i bisedës është përgjuar nga ana e policisë, përgjim i administruar në cilësinë e provës, krahas tri bisedave të mëparshme të regjistruara nga vetë kallëzuesja. Burime të rezervuara pohuan se në bisedën e regjistruar në ambientet e komisariatit të Policisë Sarandë, 62-vjeçari Agron Cane pranon se është sjellë keq me kallëzuesen dhe i kërkon asaj të tërheqë denoncimin e bërë. Cane i thotë se ai do të vazhdojë ta ndihmojë, në rast se E. G. nuk dorëzon video-përgjimin në polici dhe tërheq denoncimin që ka bërë ndaj tij. Por gruaja sërish nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse e njëjta kërkesë ishte përsëritur të paktën dy herë të tjera në dy takime që ajo kishte patur me të dyshuarin pas përgjimit të kryer në zyrën e deputetit të Sarandës. Të njëjtat burime sqarojnë se përgjimi në ambientet e komisariatit është bërë me autorizimin e prokurorit dhe transkripti i tij është administruar në dosjen hetimore në cilësinë e provës. Ky përgjim tregon se Cane ka patur kërkesa për favore seksuale me vajzën e mitur të kallëzueses, përkundër qëndrimit të tij në gjykatë se gjithë kjo histori është sajuar për ta goditur atë politikisht, duke qenë se ishte aktivist i Partisë Socialiste. Ky përgjim është i katërti në listën e provave që prokuroria disponon tashmë ndaj Agron Canes, pas tre të tjerëve të kryer nga vetë kallëzuesja. Video-përgjimi i parë është realizuar mesditën e 14 gushtit të zyrën e deputetit socialist të Sarandës, ku nga përmbajtja e saj del qartë se përfaqësuesi i zyrës kërkon favore seksuale me vajzën e mitur të kallëzueses. Vetëm një ditë më pas, më 15 gusht, shtetasja E. G është telefonuar nga i dyshuari, i cili ishte vënë në dijeni të faktit se ishte përgjuar nga kallëzuesja. Ai i ka kërkuar takim në një lokal të njohur në qytetin e Sarandës dhe në këtë bisedë i ka kërkuar të fshijë video-regjistrimin, duke i premtuar se kërkesa e saj për punësim do të plotësohej pa qenë nevoja që gjerat të shkonin deri këtu. Po në të njëjtën ditë, Cane i ka kërkuar sërish takim E. G dhe ndër të tjera në bisedë i thotë se gjithë përpjekja e saj është e kotë, pasi nga konsulta që kishte patur me një mikun e tij prokuror, ai e kishte siguruar se nuk do të dënohej. Sipas Canes, prokurori i kishte thënë se nuk i bëjnë dot asgjë, pasi ai nuk kishte kryer asnjë veprim. Të tria videot e regjistruara me pëlqimin e kallëzueses janë administruar ditën e djeshme nga prokuroria në formën e tyre origjinale. Gazetari që ka realizuar video-përgjimet është thirrur në Prokurorinë e Sarandës për të dorëzuar materialet origjinale të bëra me telefonin e tij celular. Gazetari Telnis Skuqi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë, duke vënë në dispozicion të gjitha videot dhe fotot e realizuara nga takimet e kallëzueses me të dyshuarin. Agron Cane, sekretari i zyrës së deputetit socialist në qytetin e Sarandës, u arrestua mesditën e 16 gushtit pas denoncimit të nënës së katër fëmijëve se ky person i kishte kërkuar favore seksuale me vajzën e saj të mitur në këmbim të një vendi pune.

    MAPO

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Skandali i Sarandës, Cane fyen në sallën e gjyqit gruan që e denoncoi

    Gjykata e Sarandës ka administruar si provë dëshminë dhe video-përgjimin e dorëzuar nga nëna e katër fëmijëve kundër ish-sekretarit të deputetit Kokëdhima në Sarandë. Gruaja i ka qëndruar dëshmisë duke konfirmuar përpara gjykatës se Agron Cane i ka kërkuar marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. Debate në sallën e gjyqit, i arrestuari fyen dhe ofendon denoncuesen.

    agron caneEdhe pse pas hekurave, ish-sekretari i deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë, nuk i ka kursyer fyerjet dhe ofendimet në adresë të gruas që e denoncoi për favore seksuale. Në sallën e gjyqit, 62-vjeçari Agron Cane ka fyer shtetasen E. G., e cila ishte thirrur për të dëshmuar në një seancë me objekt sigurimin e provës. Ajo është thirrur me epitete të pahijshme nga i arrestuari, edhe pse në sallën e gjyqit ishin të pranishëm gjyqtarja dhe prokurorja e çështjes. Seanca ka nisur mëngjesin e djeshëm, pasi prokuroria kishte kërkuar që Gjykata e Sarandës të siguronte provat ndaj të arrestuarit për ngacmim seksual dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se një kërkesë e tillë nga ana e prokurorisë ka ardhur pas vlerësimit të mundësisë se dëshmitarja E. G. mund të ndryshojë thëniet si pasojë e presioneve që mund të ushtrohen ndaj saj. Seanca ka zgjatur për rreth dy orë e gjysmë dhe të pranishëm kanë qenë i arrestuari, avokati i tij mbrojtës, prokurorja e çështjes, denoncuesja dhe gjyqtarja që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Agron Cane. Gjatë seancës së djeshme prokurorja ka kërkuar nga gjykata të administrojë në cilësinë e provës dy video-përgjime të realizuara nga denoncuesja E. G, kallëzimin e saj dhe dëshminë që ka dhënë mbi akuzat e bëra ndaj 62-vjeçarit. Për këtë arsye është thirrur përpara gjykatës edhe denoncuesja E. G, e cila i ka qëndruar dëshmisë së dhënë në polici. Ajo ka pohuar se ishte njohur me sekretarin e deputetit Koço Kokëdhima rreth 6 muaj më parë, kur kishte trokitur në këtë zyrë për të kërkuar punë. Gruaja ka treguar përpara gjykatës se shtetasi Agron Cane i kishte premtuar gjetjen e një pune, por në këmbim i ka kërkuar marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur, vetëm 14 vjeç. Nëna e katër fëmijëve ka sjellë në vëmendje të gjykatës disa nga bisedat e bëra në zyrën e sekretarit të deputetit, përfshi edhe bisedën e datës 14 gusht, të cilën ajo e ka regjistruar. Por pas dëshmisë së saj në gjykatë, i arrestuari ka lëshuar në adresë të gruas fjalë fyese, duke mohuar gjithçka kishte thënë shtetasja E. G. Agron Cane, i arrestuar për dy akuza, mohoi përpara gjykatës kërkesat e tij për favore seksuale, duke thënë se është i pafajshëm. Cane ka deklaruar se gjithçka është e sajuar për ta goditur politikisht, pasi ai ka qenë aktivist i Partisë Socialiste. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe avokati i tij mbrojtës, i cili tha para gjykatës se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me pretendimet e ngritura nga kallëzuesja. Por prokuroria i kërkoi gjykatës të administrojë si provë edhe video-përgjimin e realizuar nga kallëzuesja më 14 gusht të këtij viti, në zyrën e deputetit socialist në Sarandë, mes saj dhe sekretarit të zyrës, Agron Cane. Takimi është realizuar me kërkesën e të dyshuarit, i cili i ka telefonuar kallëzueses rreth orës 13:30 të 14 gushtit duke i kërkuar të shkonte në zyrë, pasi ndodhej i vetëm. Kërkesa e prokuroria është pranuar nga Gjykata e Sarandës, e cila ka administruar si prova dëshminë e kallëzueses E. G dhe videon e regjistruar prej saj, ku i dyshuari Agron Cane kërkon favore seksuale me vajzën e saj të mitur 14-vjeçare. Pasi siguroi dy provat kryesore të dosjes, prokuroria pritet të nisë me marrjen në pyetje të personave të tjerë, të cilët kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje, apo që mund të kenë informacione rreth sjelljes së të arrestuarit. Vetë Cane ka pranuar në video-përgjim se në zyrën e tij kanë shkuar shumë gra e vajza, të cilat i kanë kërkuar seks në këmbim të një vendi pune, por ai vetë nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Të gjitha dyshimet dhe informacionet që prokuroria ka marrë nëpërmjet video-përgjimit do të verifikohen nga prokuroria, e cila pritet të marrë në pyetje me dhjetëra persona.

    Prokuroria: Tri video dhe një përgjim, provat kundër Canes

    Prokuroria e Sarandës thotë se nga hetimet e deritanishme ka disa prova të rëndësishme që fajësojnë 62-vjeçarin e arrestuar, Agron Cane. Ndaj tij janë ngritur akuzat e “ngacmimit seksual” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kjo në bazë të provave të mbledhura. Bëhet fjalë për tri video të dorëzuara nga kallëzuesja E. G dhe një përgjim të bërë në ambientet e policisë së Sarandës mes saj dhe të arrestuarit. Videoja e parë, sipas prokurorisë është bërë më 14 gusht të këtij viti, në zyrën e deputetit socialist në Sarandë, ku Cane i kërkon E. G., marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. Videoja zgjat rreth 17 minuta dhe gjatë gjithë kohës biseda e sekretarit të deputetit është e përqendruar te vajza e kallëzueses. Pas këtij përgjimi, Agron Cane vihet në dijeni se është regjistruar nga E. G, dhe i kërkon asaj takim në një lokal të njohur në qytetin e Sarandës. Në këtë bisedë, 62-vjeçari kërkon që gruaja ta fshijë videon, pasi ai do e ndihmojë atë. Po në të njëjtën ditë, Cane takon sërish E.G dhe këtë radhë i thotë se një miku i tij prokuror e ka siguruar që nuk do të dënohet, pasi nuk ka kryer asnjë veprim. Pas arrestimit, Cane dhe kallëzuesja janë gjendur vetëm në ambientet e policisë dhe gjatë kësaj kohe i dyshuari ka kërkuar sërish nga gruaja të tërheqë denoncimin, pasi sipas tij, po i shkatërron familjen.

    MAPO

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    shiko ca servilizmi tek meshkujt.
    Te gjithe perpiqen te imitojne Kocon e ti lidhin duart para gjoksit.
    Qesharake.
    A thua edhe Andoni po imitonte shefin ?
    Pse e ve ne dyshim, zagaret per ate pune Jane . U harrua pedofili , po e fsheh dhima . Sa te peshtir qe Jane , shkoni ore dhe jepnani lesht ne dore ketij plaku gjytyrym.kur vjen puna te femijet une dua ti shqyej keta manjak sexi .

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    E fundit per sot

    Emri:  koco brazers.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  49.0 KB
    E cuditeshme ko fotoja, te angazhuar paskan vetem femra te reja, te gjitha te bukura dhe te veshura te gjitha me mini, mmmmm
    Vetem te rejat qenkan te zonjat per pune,?
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Jutta ishte koordinatore e gjithe imazhit te fushates. Fotografite ishin pjese e rendesishme e imazhit te Rilindjes dhe kjo foto u be pikerisht ne fund te fushates. Rama e postoi me nentitullin: “Jutta Benzenberg, syri magjik mbas aparatit fotografik të fushatës më të bukur të njëzet viteve,”

    Vetem njeqelizoret si puna juaj mund te krijojne kompleske dhe historira me foto te tilla.

    Njehere eshte homo njehere na u merrka me grate e te tjereve.

    Jeni bere si grate e keqia merreni vetem me llafe.
    Xinxo,

    E kam pa ket jutenne fushaten elektorale, nja 2-3 here pas edit me aparat ne dore.

    E shqyente me sy edin, si meshkujt kur kalon noj femer supersexi,

    .ps

    Po shume e shemtut o si femer, vetem atij klosit I dukej e bukur besoj

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •