Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet nė Bllog
    22

    Rrexhep Meidani: "Edi Rama, Ushtari Zhvejk i politikės shqiptare"

    A ka “shvejkizėm” nė jetėn politike shqiptare?!

    Njė demokraci jo liberale ose hibride
    Nė dekadat e fundit, forma jo liberale (“illiberal”) e demokracisė ėshtė bėrė pjesė e klasifikimit politik mbi qeverisjen. E njėvlershme me tė ėshtė dhe e ashtuquajtura “demokraci hibride”. Sidoqoftė, pavarėsisht emrit, demokracia hibride apo demokracia jo liberale, nė thelbin e vet, shpreh njė sistem qeverisės ku edhe pse zhvillohen zgjedhje formalisht tė rregullta, votuesit, pas votimit, mbeten tė shkėputur nga procesi politik e qeverisės, deri dhe duke pėrjetuar mangėsi nė liritė civile tė tyre. Nė fakt, zgjedhjet e lira dhe demokratike janė njė kusht i nevojshėm pėr demokracinė; por, ama, vetėm kėto zgjedhje janė tė pamjaftueshme. Bile, ato nuk mjaftojnė as pėr demokraci tė stabilizuara, nėse ato nuk shoqėrohen me kushtet e mjaftueshme, konkretisht me: njė qeverisje transparente, njė pjesėmarrje tė mjaftueshme dhe kulturė qytetare, njė media kritike e konstruktive dhe shoqėri civile serioze (qė, sė bashku, duhet tė luajnė rolin e njė auditi social pėr qeverisjen). Nė kėtė kuptim, edhe demokracitė perėndimore tė konsoliduara prej kohėsh, nėse ato nuk ushqehen si duhet dhe nuk mbrohen me kujdes, mund tė deformohen ose tė pėsojnė njė korrozion tė vlerave tė demokracisė. Situata bėhet mė problematike nė tė ashtuquajturat demokraci tė reja, shumė mė tė brishta, aq mė keq po tė mos plotėsohet standardi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, siē ka ndodhur, shpesh, nė proceset zgjedhore shqiptare!…


    Demokracia jo liberale si bazė “orbaniste” e organizimit shtetėror
    Sipas Fareed Zakarisė, janė shtuar nė botė demokracitė jo liberale vitet e fundit, gjė qė shpesh ėshtė reflektuar dhe nė kufizime tė lirive tė qytetarėve, qė ato pėrfaqėsojnė. Ndėrkohė, sipas tij, demokracitė zgjedhore dhe liritė civile (fjalės, fesė etj.) duhet tė ecin nė mėnyrė paralele, gjė qė ndodh jo gjithmonė nė mjaft demokraci tė reja; madje edhe kur pretendohet se po ecet nė mėnyrė paralele (!). Nė pėrgjithėsi, njė demokraci pa liberalizėm ligjor e kushtetues e lehtėson ose e favorizon zhvendosjen drejt regjimeve tė centralizuara, e ushqen erozionin e lirive civile e politike, gjeneron presion ekonomik, tensione politike dhe konflikte sociale. Vetė qeveritė jo liberale, pėr fat tė keq, besojnė se e kanė mandatin pėr tė vepruar nė mėnyrė tė tillė pėr aq kohė qė po mbajnė zgjedhje tė rregullta dhe i fitojnė ato. Shpesh dhe duke u kapardisur me votat e fituara! Pikėrisht, mbi njė sistem tė tillė shtetėror jo liberal e sheh tė sotmen dhe tė ardhmen e vendit tė tij, kryeministri i Hungarisė Viktor Orban. Bile, sipas interpretimit tė tij (nė njė fjalė tė mbajtur mė 2014), shteti i tij jo liberal nuk i hedh poshtė vlerat e demokracisė liberale, por kjo e fundit nuk konsiderohet mė si njė element qendror i organizimit shtetėror.

    Tipare tė regjimeve hibride.
    Sipas matjeve tė treguesit EIU (Economist Intelligence Unit) nė njė shkallė dhjetėshe (tė 60 indikatorėve tė grupuar nė 5 kategori -procesi elektoral e pluralizmi, liritė civile, funksionimi i qeverisjes, pjesėmarrja politike e kultura politike), bėhet ky klasifikim me 4 tipa qeverisjesh:
    -Demokracitė e plota, me tregues nė intervalin: 8-10; -Demokracitė me tė meta apo me defekte, me tregues nė intervalin: 6 – 7.9; -Regjimet hibridė me tregues nė intervalin: 4 – 5.9; -Regjimet autoritarė me tregues nėn vlerėn 4.
    Sipas kėtij klasifikimi, Shqipėria ndodhet ende nė zonėn e regjimeve hibride me njė tregues 5.91(pra, ajo ka nevojė pėr 0.09 pikė pėr tė kaluar nė zonėn e demokracisė me tė meta). Pėr krahasim, Mali i Zi, njė vend tjetėr kandidat e ka treguesin 6.57, d.m.th. ėshtė njė demokraci me tė meta, kurse Kroacia tashmė vend anėtar i BE-sė e ka kėtė tregues 7.04 (po njė demokraci me tė meta). Nė thelb, njė regjim hibrid ėshtė njė regjim i ndėrmjetėm midis dy formave qeverisėse: demokracisė me defekte (me tė meta) dhe asaj autoritare. Edhe tek ne, fatmirėsisht, ėshtė tejkaluar faza autoritare (sidomos ajo totalitare), por ajo shpesh synon tė shndėrrohet nė njė objektiv qeverisjeje! Ajo pėrpiqet tė ngrihet pėrsėri, tė ringjallet brenda politikės e institucioneve, tė kultivohet nė trurin e disa protagonistėve politikė, tė pushtojė media jo profesionale e mendje njerėzish, duke krijuar varėsi tė gabuara midis pushtetarit e qytetarit, shtetarit e shtetasit. Gradualisht, ushqehen situata shqetėsuese e helmuese, deri dhe patologjike, qė ēojnė nė veprime jo ligjore e vendimmarrje tė njė cilėsie tė ulėt. Pėr mė tepėr, njė rrugė e tillė, nė vazhdimėsi, e bėn qeverisjen problematike e antipatike, tė mbarsur me gabime. Dhe kjo, nė kohė, mund tė favorizojė krijimin e njė spirale keqėsimi e pėrplasjeje, qė nėse nuk ndėrpritet nė momentin e duhur mund tė ēojė nė shkatėrrim e thyerje politike-sociale. Dhe tranzicioni shqiptar e ka ilustruar nė disa raste potencialin votues e shkatėrrimtar tė kėsaj thyerje. Prandaj, rekomandohet vigjilencė maksimale e reagim politik e qytetar pėr tė mos lejuar asnjė projekt, tė thjesht apo tė sofistikuar, nė instalimin e autokracisė. Mbi tė gjitha, duhet ngritur zėri politik e publik ndaj pėrpjekjeve qė synojnė tė prekin e dhunojnė kushtetutėn. Tė tilla nė qeverisjet e fundit kanė qenė tė shumta! Por, po aq e rėndėsishme ėshtė dhe lufta kundėr shkeljeve e dhunimeve tė tjera qė dėmtojnė demokracinė e pjesėmarrjen qytetare, liritė dhe tė drejtat e njeriut, ku e drejta e pronės ėshtė fondamentale. Po ashtu, mund tė radhiten edhe kėto ēėshtje: -Kontrolli i informimit dhe opinionit publik (me fshehje informacioni, bllokim tė atij tė vėrtetė dhe shpėrndarje gėnjeshtrash pėr ta deformuar e shmangur nė maksimum informimin publik); – Blerja apo manipulimi i votės nė zgjedhjet institucionale apo partiake; – Trysnia politike e zyrtare mbi prokurorinė dhe gjykatat; – Uzurpimi i fuqive tė pa deleguara; – Monopoli qeverisės pėr qėllime politike; – Militarizimi apo policizimi i detyrimeve ligjore;- Subversioni deri shitblerja politike;- Bllokimi (supresioni) i investigimit (deri “pompuar” nė ekran takimin e shtetarit mė autoritativ mbi Prokurorinė me atė qė po hetohet nga kjo e fundit!); – Pėrdorimi i ligjit pėr tė shtypur konkurrencėn politike e ekonomike; – Goditja e drejtpėrdrejtė e mekanizmave tė kontroll-balancimit; – Krijimi i njė klase zyrtarėsh e oligarkėsh me forcė mbi ligjin; – Shndėrrimi i tė drejtave dhe detyrave nė privilegje; – Shtimi i varėsisė sė njerėzve nga qeveria; – Rritja e paditurisė publike mbi detyrat e tyre civile; – Shfrytėzimi i ngjarjeve apo manipulimi i tyre; etj. Sa mė tepėr elementė tė tillė deformues tė shfaqen nė qeverisje aq mė tepėr i largohet ajo demokracisė dhe i afrohet autokracisė. Ky ėshtė shqetėsimi qė ka shoqėruar qeverisjet shqiptare tė periudhės sė tranzicionit…
    Por, a mund tė bllokohet njė proces i tillė nėpėrmjet tė cilit kėrkohet tė “zverdhet” e zėvendėsohet potenciali demokratik pozitiv nga ai negativ ose me ngjyrosje autokratike? A mund tė pakėsohet mė tej niveli i hibridizimit nė shėrbim tė demokratizimit? Pa dyshim, por kjo lidhet jo vetėm me qeverisjen konkrete, por dhe kushte tė tjera vendore, rajonale e globale. Nė veēanti, ajo varet nga pjekuria politike, vigjilenca civile, reagimi i qytetarėve! Dhe, mbi tė gjitha, nuk duhen mbyllur sytė ndaj prirjeve tė hapura, tė kamufluara e tė sofistikuara tė ēdo natyre autoritare, sidomos duhen hapur mirė kėto sy ndaj “dėshirave” autokratike personale e grupore!…

    Disa pikėpyetje
    A mos po synohet tė krijohet njė rindėrtim vertikal i autoritetit? A nuk ėshtė kjo njė fyerje e re ndaj dinjitetit qytetar e pritshmėrisė demokratike? A mos ėshtė ky njė zgjim ndaj rrėmujės, njė kundėrvėnie ndaj “rastėsive”, shkeljeve e mungesės sė ligjshmėrisė nė trajtė horizontale; apo thjesht ėshtė njė “marifet” pėr akumulim pushteti?! A mund tė lejohet qė, me ēlirime shthurėse energjie, nga protagonistė e neo-protagonistė tė ndryshėm (pėrfshirė deputetė, shefa dikasteresh, drejtorė, analistė, zėdhėnės, ushqyes shumė-emėrorė e multiplikativė nė blog-e kryetarėsh, pjesėmarrės aktivė nė media sociale etj.), tė na rindėrtohet hap pas hapi sistemi i dhunės, presionit psikik e frikės? Aq mė tepėr qė, dje, nė Shqipėri, njė pėrpjekje e tillė pushtet-akumuluese (sado e zbukuruar sot nė kushtet e njė teknologjie mė tė avancuar dhe tė njė demokracie jo liberale), ka prodhuar krizėn e tmerrshme tė piramidave (e pėrjetuar si njė krizė e gjithanshme politike-institucionale dhe ekonomike-sociale). Ose akoma, a mund tė mendohet se ēdo problem nė demokraci mund tė zgjidhet vetėm me forcė, me policin dhe autoritetin e pushtetit, me hierarkinė dhe vrazhdėsinė e tij?!…

    Shvejkizmi
    Nė njė mėnyrė apo tjetrėn, me autoritetin e vrazhdė tė pushtetit lidhet ngushtė edhe i ashtuquajturi “shvejkizėm”. Nė tė vėrtetė, thelbi i tij ėshtė mishėruar bukur tek “Ushtari i mirė Shvejk” i Jarosllav Hashekut. Aty, Shvejk, me sjelljen dhe batutat e tij shndėrrohet nė njė “udhėzues psikoterapie kolektive”, sidomos ku cenon e qesėndis autoritetin, vetė “pompėn” banale tė pushtetit. Sa pėr kujtim, po sjellim kėtu vetėm dy batuta tė tilla:
    …”O Shvejk! O Shėn Mėri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgė e qelbur! O hale! Tė jesh kaq budalla, kaq idiot?! – Si urdhėroni, tamam ashtu ėshtė, zoti toger, unė jam idiot!”…
    Kurse diku tjetėr, “filozofia” e Shvejkut bėhet mė demaskuese: “…ēuditem pėrse zemėrohen tė ēmendurit kur i mbajnė tė mbyllur nė ēmendinė. Njeriu, atje, mund tė zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund tė ulėrijė si ēakall, bile edhe mund tė kafshojė. Sikur t’i bėnte njeriu kėto gjėra nė shėtitjen e mbrėmjes, tė gjithė do tė habiteshin. Kurse atje njė gjė e tillė ėshtė krejt e zakonshme. Atje ka njė liri tė atillė qė socialistėt s’e kanė parė as nė ėndėrr…Nė ēmendinė mund tė thėrrisni, tė ulėrini, tė kėndoni, tė rrokulliseni, tė ecni me tė katra, tė kėrceni me njė kėmbė, tė vraponi pėrreth, tė vallėzoni, tė hidheni, tė qėndroni tėrė ditėn nė bisht dhe tė hipni mbi mure. Askush s’do t’iu afrohet qė t’iu thotė : “Kėtė gjė s’duhet ta bėni. Kjo gjė zotėri, nuk iu ka hije, tė keni turp, ama qenkeni edhe njeri me kulturė”. Por, nė tė vėrtetė atje ka edhe tė ēmendur tė menēur. Bie fjala, ishte atje njė shpikės i njohur, i cili pareshtur kruante hundėt dhe njė herė nė ditė thoshte: “Tani sapo zbulova elektricitetin.”…”
    “Shvejkizmi”, qė nė variante mė popullore identifikohet edhe me thėnien: “ē’mė duhet mua se ē’them unė”, nėnkupton njė pėrpjekje akomodimi ndaj autoritetit, pushtetarit apo shefit, duke pretenduar, simuluar e manifestuar mangėsi mendore e fizike. Ndėrkohė, qė nė thelb, autoriteti, zotėsia i vetė-vlerėsuar si “i menēur” vihet lehtėsisht nė lojė po nga “idioti” Shvejk! Pikėrisht, ky invaliditet, ky simulim ose kjo paaftėsi e sajuar, ky lloj idiotizmi i gjithė-ekspozuar e bėn personin me kėto “pretendime” jo kompetent, dukshėm me tė meta mendore e fizike, tė papėrgjegjshėm ndaj aksioneve tė veta. Pra, si tė thuash “shvejkizmi” diku ėshtė njė mekanizėm pėr mbijetesė, diku tjetėr ėshtė njė shpalosje menēurie toke, njė tallje, sarkazėm e “filozofi” reagimi ndaj shefit, autoritetit e regjimit, qė “shtyp” pa mė tė voglėn dhimbje tė gjithė ata qė i ka nėn vete. Nė kėtė skemė, pėr tė mbijetuar shfrytėzohen mjete e mėnyra absurde, sjellje prej idioti, veprime komike e reagime kaotike, shpesh tė trasha e qesharake. Prandaj, ende sot “shvejkizmi” ėshtė po aq i gjallė e popullor si dikur, madje tepėr i suksesshėm nė sjelljen politike, pėrfshirė gėnjeshtrat, servilizmin, simulimin ose lloj-lloj pamjesh tė shėmtuara, rrugėsh e mėnyrash pėr mbijetesė. Nė njėfarė kuptimi, institucione tė mbarsura me njė absurditet sistemik dhe individė tė paaftė pėrfaqėsues tė tyre, e pėrvetėsojnė “shvejkizmin” si filozofi mbijetese, diku pėr tė mbuluar dėshtimin e mashtrimin, diku pėr tė nxirė tė bardhėn ose pėr tė zbardhur tė zezėn. Pikėrisht, diēka tė tillė mund ta lexosh pa vėshtirėsi edhe nė skenėn politike shqiptare!…

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Rrexhep Meidani: "Edi Rama, Ushtari Zhvejk i politikės shqiptare"

    Mjafton qe si lajm e ka sjelle anetari i mesiperm i forumit per te dal ne konkluzionin qe nuk eshte as i sakte dhe as i mirepritur..

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Rrexhep Meidani: "Edi Rama, Ushtari Zhvejk i politikės shqiptare"

    Anija socialiste e Rames po mbytet, keta te pakten po e thone shkoqur e troē se s'jane aspak dakort me drejtimin e partise qe po i ben Rama. Mund t'i akuzosh se po i lajne duart, por ama me distancimin e tyre s'duan te implikohen ne gafat qe po ben Rama

    Edhe ne kohen e Nanos apo Metes kryeminister, debati i brendshem apo kontestimi i liderit mbytej duke permendur "perfitimin qe kishte PD-ja apo Berisha" nese ne PS kontestohej lideri dhe PS-ja ndotej edhe me shume.

    Rama do ti beje ate qe askush kryetar tjeter nuk i ka bere PS, largimin njehere e mire te kesaj Force Politike nga politikberja shqiptare!


    Rilindje!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •