Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 180
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga rromanoku Lexo Postimin
    shyqyr u rujt neri,kjo ka rendesi...po a ka ne forum ndoj elektronist qe t na sajoje nje aparature specj\le qe te vehet ne cdo hyrje intitucjoni qe te dalloje cikindo nenpunes qe vje n zyrme menje t keqe?
    nderi i kujt? te dy per pastrim kimik jane....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Punë në këmbim të seksit, tri regjistrime për Canen

    Agron Cane, sekretari i deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, është regjistruar tri herë për skandalin e shkëmbimit të vendit të punës me trupin e nënës dhe bijës 14- vjeçare. Herën e parë, në datën 14 gusht, është realizuar me një kamera të fshehtë që e kishte me vete Elvira Gega, e cila e filmoi brenda zyrës teksa i kërkonte asaj dhe vajzës që të hipnin të tre në krevat. Bëhet fjalë për videoskandalin që u transmetua në datën 16 gusht nga televizioni “News 24”. Një ditë pasi u realizua takimi në zyrë apo një ditë para se të shfaqeshin pamjet në televizion, pra në datën 15 gusht, Cane ka arritur të marrë vesh për kamerën e fshehtë dhe është përpjekur që ta ndalojë gruan. Që në orën 9 të mëngjesit ai i ka telefonuar asaj për ta takuar, por ajo nuk ka pranuar. Ai ka këmbëngulur duke i rënë celularit vazhdimisht, por Elvira Gega herë nuk e ka hapur telefonin, herë i është përgjigjur shkurt, ose edhe e ka fikur fare. Megjithatë, në një rast që ia ka hapur dhe ka folur pak më gjatë, ajo e ka regjistruar sërish. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gruaja ka pranuar që të takohet me sekretarin e deputetit socialist në një lokal në qendër të Sarandës, ndërsa e ka kritikuar për favoret seksuale që i kish kërkuar për atë dhe vajzën. Mësohet se Cane ka tentuar që të lërë atë bashkëbisedim në mes, duke i premtuar që do ta vijojnë në lokal ballë për ballë, pasi sipas tij, celulari nuk është i sigurt për të tilla gjëra. Biseda gjendet në telefonin e gruas, i cili është sekuestruar nga grupi hetimor nën cilësinë e provës. Në të njëjtën datë, 15 gusht, veçse në mbrëmje, është incizuar biseda e tretë mes Gegës dhe Canes, transkripti i së cilës vjen i zbardhur sot në gazetën “Panorama”.

    ELISABETA ILNICA

    Panorama

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Skandali, “arrest me burg” për Canen: Goditje politike.”Panorama” publikon përgjimin e 2-të



    UPDATE- Gazeta Panorama ka mundur të sigurojë përgjimin e dytë mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima.

    Regjistrimi ka ndodhur më 15 gusht, pra një ditë pas realizimit të kamerës së fshehtë, ku gruaja 40-vjeçare, vejushë prej 5 vitesh, i çori maskën 60-vjeçarit, i cili në zyrën e PS-së në Sarandë i ofroi punë në këmbim të orgjisë me të dhe vajzës 14- vjeçare.

    Nderkaq, Gjykat e Sarandës ka dhene sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin, Agim Cane.

    Në seancën e cila u mbajt me dyer të mbyllura, Agron Cane mesohet se nuk ka shfaqur shenja pendese, ndërsa është shprehur se është i pafajshëm dhe se kjo është një goditje politike që po i bëhet.

    “Jam i pafajshëm. Gjithçka do të vërtetohet me provat e tjera që do të paraqesë mbrojtja. Kjo është një goditje politike për shkak të aktivizimit tim në zyrat e Partisë Socialiste”.- mësohet të jetë shprehur Cane.

    Ndërkaq, Prokuroria e Sarandës ka ngritur dy akuza ndaj sekretarit të zyrës së deputetit të PS, Koço Kokëdhima, në këtë qytet. Agron Cane akuzohet se ka kryer veprat penale “ngacmim seksual” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm nga personat që kryejnë funksione publike”. Sipas Prokurorisë, 62-vjeçari i akuzuar për këto dy vepra penale duhet të mbahet nga gjykata në masën e sigurisë arrest me burg deri në fund të hetimit.

    Panorama

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Pas nje telefonate transkriptimin e te ciles e kam vendos ne faqen 4 ashte ba nji tel tjeter mes deputetit 2K dhe Laura-Lauretes
    transkriptimi te ciles pritet te vije shume shpejt. I menjehershem reagimi saj.


    Reagon edhe “Laureta”: Quhem Laura dhe nuk kam lidhje me fenomenin
    Para më shumë se dy javësh, në rrjetin social Facebook u zhvillua një replikë mes deputetit Fatmir Toçi dhe një sekretare të deputetit tjetër socialist, Koço Kokëdhima.

    Toçi tha se njerëzit duhet të ruhen nga fenomeni “Laureta”, që punëson njerëzit me telefonata.

    Një ditë më pas reagoi vetë e sulmuara, Laura Ferati.

    Replika doli në media pas skandalit të Sarandës.

    Deputeti i PS, Fatmir Toçi e përgënjeshtroi postimin e tij, ndërsa tani ka reaguar vetë Laureta.

    Duke folur për News24, ajo tha: “Emri im është Laura dhe nuk ka lidhje fare me emrin Laureta apo me fenomenin që ju keni realizuar. Vetë deputeti Toçi ka dalë në deklaratë dje, ku e ka sqaruar të gjithë këtë keqkuptim nga ana juaj, që ka qenë i qëllimshëm, dhe ka bërë një kombinim statusesh duke më rrëmbyer edhe fotot nga Facebook-u im personal. Jam kordinatore për zonën për problematikat e qytetarëve të zonës së Himarës.

    Asnjë nga punonjësit nuk është përfshirë në procesin e punësimeve.

    Zoti Toçi e ka theksuar unë kam qenë një nga drejtueset, madje kam qenë zëdhënëse për shtyp në rrethin e Vlorës në kohën e fushatës, kemi bërë goxha fushatë dhe është shumë e shëmtuar që të mendohet një gjë e tillë.


    Se çfarë statusesh bëhen dhe çfarë emrash u vihen sipër nuk do të thotë ase është quajtur Laureta dhe ka të bëjë me Laurën. Unë e kam emrin Laura.

    Kam një biznesin tim privat dhe bashkëpunoj në mënyrë vullnetare me deputetin për të bërë ndryshimet rrënjësore që duhet të kenë institucionet, drejtuesit e këtyre institucioneve ku njerëz të sëmurë, njerëz invalidë që duhet të marrin KEMP-e, të cilëve nuk u gjenden dosjet në zyrat e këtyre drejtorive, sepse janë zhdukur para 23 qershorit dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse u vijmë në ndihmë qytetarëve.



    Aludime të tilla për punësime janë të pabaza dhe të pavërteta”.
    40 Pergjigje per Reagon edhe “Laureta”: Quhem Laura dhe nuk kam lidhje me fenomenin
    cekja -- 19 Gusht, 2014 në 5:35 pm
    Ka lidhje saliu qe shpif nga SHQUPIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII, ai plak i regjur ne paudhesi. Ai qe do kalbur ne burg

    Përgjigjjuni

    alma -- 19 Gusht, 2014 në 5:37 pm
    Ama BAsha LUL Quhet, dhe ne estonisht do te thote K*R.. Ata qe shpifin dhe qe kane vjedhe tere jeten shqiperine duhet te shporren nga ky vend.. Saliu, Luli, te paret maskarenjte.. Shpifatare qe vetem perbaltin

    Përgjigjjuni

    Flo -- 19 Gusht, 2014 në 5:38 pm
    Epo kjo pune, hedhin gure ne Lume OPOZITA vetem e vetem per te fshehur paudhesite e tyre,, PO FULLANI/.?

    PO RRUGA E KOMBIT?

    PO 21 JANARI I SALIUT E LULIT?

    PO GERDECI?

    KU DREJTESIA?

    Përgjigjjuni

    Muca -- 19 Gusht, 2014 në 5:40 pm
    Ore shikohni Argiten e Xenin.. Njera vidhte parate e qytetareve cdo dite me studion e saj e XEN sekseri ben pushime nga BORA-Bora dhe pse ka ardh nga Vicidoli para ca vitesh.. CA merrni neper goje njerez te rinj te paperlyer me asgje, vetem tu shpif late kokrren e namit

    Përgjigjjuni

    roberti -- 19 Gusht, 2014 në 5:43 pm
    Eh, mu kujtua nje postim i goces se Argites para ca ditesh ne Turqi.. Po pushonin per qejfin e tyre, me parate tona maje avioneve,,

    Monstrat

    Përgjigjjuni

    f.m -- 19 Gusht, 2014 në 5:46 pm
    TE PERBALTIM KEDO – KY ESHTE QELLIMI I NJE OPOZITE TE MBUSHUR ME KRIMINELE QE DUAN TE LARGOJNE VEMEDJEN NGA AJO QE ESHTE TEME DITE E QE VRET SHQIPETARET KA 24 VJET.. KU ESHTE DREJTESIA, SI VRET SHISH NE MES TE DITES, VJEDH BANKEN GUVERNATORI, BEN SKANDALE KRYEBASHKIAKU , VJEDH, VRET NE GERDEC E SHESH.. KETE DUAM NE TE ZGJIDHIM SI POPULL

    Përgjigjjuni

    olti -- 19 Gusht, 2014 në 5:47 pm
    Ata qe shpifen jane njerez pa moral qe shajne bijat e botes, kete ka bere tere jeten injoranca e PD-se, e kjo eshte shume e trishte dhe e papranueshme

    Përgjigjjuni

    blerimi -- 19 Gusht, 2014 në 5:48 pm
    Sa turp me vjen qe kam nje opozite qe perpos se eshte vrasese fund e maj, dhe hajdute e pashoqe, eshte dhe gore, qe shpif pafund.. Te lumte Laura

    Përgjigjjuni

    kikiriku -- 19 Gusht, 2014 në 5:50 pm
    I ka ngel Lulit dhe Grides Kikiriku ne fyt hahahaha, ju ka ngel sahati te shpifja mbi njerez qe punojne vullnetarisht dhe tani duan te mis dali ne shesh serish gjithe pislleku qe kane bere kur ishin ne qeveri

    Përgjigjjuni

    xheni -- 19 Gusht, 2014 në 5:53 pm
    KENI MOTRA NE SHTEPI JU QE SHANI? UNE JAM VETE FEMER DHE KUR SHOH LLOJ LLOJ ZVARRANIKU QE PAS NJE EMRI FYEN NJE FEMER, NEVERITEM.. OPOZITA ME ORDINERE QE NDONJEHERE KA PATUR KY VEND.. KOSH MBETURINASH, PLOT KUCKA MES JUSH QE SHANI PA EMER E FYTYRE

    JONI -- 19 Gusht, 2014 në 5:54 pm
    Me byreqe neper duar PD-ja ka ngitur nje grup ordineresh qe dine vetem te shajne nga robt dynjane.. pra, malokeri ne mentalitet, njerez pa nder ne familje.

    Besmira -- 19 Gusht, 2014 në 5:57 pm
    Te lumte vajze qe je e drejteperdrejte dhe qe balten qe duan te te hedhin jua kthen surratit ketyre manjakeve te PDse qe skane lene nam pa bere mbi kete vend

    Urani -- 19 Gusht, 2014 në 5:58 pm
    Kur mendoj se si xeni i saliut ndahet nga gruaja e ben pushime te shtrenjta, me vjen ndot nga ata qe dje vodhen e sot flasin, shpifin

    finish -- 19 Gusht, 2014 në 6:00 pm
    Ja ku u tha dhe nje e vertete tjeter qe zbyth te gjitha pislleqet qe SHQIP hidhte mbi njerez te thjeshte e punetore

    Hena -- 19 Gusht, 2014 në 6:01 pm
    Me mire nje burg te fuqishem per hajdutet dhe vrasesit e ketyre 24 viteve sesa perralla te sajuara nga zyrat e nje partie deshtake si PD

    Prec Ulaj -- 19 Gusht, 2014 në 8:15 pm
    Biznesi i kesaj eshte qe mban nje telefon, dhe pret kush ta marri.
    Kocua eshte nje njeri karrierist, dhe gjithe njerezit qe ka rrotull i duhen si vetja, mashtrues, imorale.
    Kjo eshte nje pune shume e mire nga Opozita.

    Përgjigjjuni

    hetuesi popullor -- 19 Gusht, 2014 në 6:07 pm
    Biznesi yt privat eshte ngritur mbi rrenojat e vlores se vjeter. Mbi monumentet kultures kombetare.ju bastard qe shkateruat civilizimin.ti me ate babane tend me surrat dhie dhe qenin tend qe kalon netet. Ku e ke qenin tani apo ja ke dhene Eres se Sadritit per ca dite

    Përgjigjjuni

    Shqiptari -- 19 Gusht, 2014 në 6:33 pm
    Mos je Laura e famshme qe realizonte Naun Shundi me Ismet Drishtin ne emisionin Shkruaje ne Akull para 10-12 vjetesh?
    Komentuesit dje treguan me shume per ty si ke punesuar edhe vellane ne doganen e Vlores.E te tjera gjera….

    Përgjigjjuni

    it is all about SEX -- 19 Gusht, 2014 në 8:10 pm
    saa e mire kjo Laura
    http://bit.do/Laura-sekretarja-e-Kokedhimes

    Përgjigjjuni

    Saranda -- 19 Gusht, 2014 në 5:35 pm
    Ill ill, vetem se pak e madhe ne moshe…

    Përgjigjjuni

    oliver -- 19 Gusht, 2014 në 5:36 pm
    E denje per DREJTORESHE TATIMESH ose DOGANASH

    Përgjigjjuni

    #VajmedetKOQO -- 19 Gusht, 2014 në 5:36 pm
    TE HENGSHA HORMONET

    Përgjigjjuni

    CANJA -- 19 Gusht, 2014 në 5:37 pm
    Ka nevoje per pak seks

    Përgjigjjuni

    tori -- 19 Gusht, 2014 në 5:38 pm
    Nje perfaqesuese dinjitoze e SELISE ROZE

    Përgjigjjuni

    Eagle Mobile -- 19 Gusht, 2014 në 5:39 pm
    E mban mend heren tende te pare?

    Përgjigjjuni

    Logo -- 19 Gusht, 2014 në 5:37 pm
    Uhhh sa prekese. Sa po u mundoke per popullin moj aman na nxorre lot nga syte me kete perkushtim kaq te madh.

    Përgjigjjuni

    sonja hasko -- 19 Gusht, 2014 në 5:39 pm
    yyyyyyy na mbushe mendjen yyyyyyyy…paske biznes ti e bashkepunon vullnetarisht me Kocon…po ti je edhe biznesgirl dmth e di qe kur jep duhet edhe te marresh, dmth ca jep e merr ti moj lepurushe pa na thuaj..yyyyyyyy

    Përgjigjjuni

    Syrja -- 19 Gusht, 2014 në 5:41 pm
    Kush ta shkroi kete moj cupe Kocua i Sadritit apo Etiona e Erionit te Pepos? Race e qelbur.

    Përgjigjjuni

    Edi -- 19 Gusht, 2014 në 5:56 pm
    Hajde moj cupe hajde, bo bo c i ben gojores ti me Kocon? Po treshe aplikon per hormonet?
    Bravo, me kete forme ti do t’a rilindesh gjithe zonen elektorale te Vlores! Keshtu i don partia te gjitha zockat, se keshtu do kemi punesim me shume e hormone me pak! Vlora ka kohe qe vuan nga keto shqetesime, prandaj ti do te ia lehtesosh.

    Përgjigjjuni

    Faktuesi -- 19 Gusht, 2014 në 6:05 pm
    Ca ke qene ne fushate ti moj ??? Asgje ke qene… Si ti dhe vellai jot, ai Fatmiri qe iknit pas Sadritit andej nga ju conin e dilnit nd1 shetitje gjoja ne sherbim te PS … I sherbyet Saliut 8 vite, vute shtresa dhjami me ate, shkaterruat Aulonen me ate bunkerin tuaj, u futet ne PS ju dhe Lulajt sapo shkoi deputet Kokedhima, dhe pse ne Sarande dhe Vlore ka pasur reagime te dhunshme … Po si mund te qeverisi e majta me njerez te se djathtes, me njerez qe abuzuan nje here me pushtetin … Te dashur bashkekomentues neutral, interesohuni se kush jane keto figura kontroverse, kjo injorantja qe flet sikur te jete qeveritare, qe na shet per biznes nje dyqan sapunesh, qe e hapi sapo morri sapunin, qe thote punoj ne menyre vullnetare nderkohe qe ka punesuar te vellain ne Dogane, ate qe si thone ata qe e njohin, as emrin e tij s’di te shkruaje, kjo qe paguhet e nuk eshte vullnetare … Ehhh o popull i mjere, ne qe votuam per ndryshim qeverisje e ndryshim administrate…. Ketu ndryshoi partia por keta neperkat ndryshuan ngjyre … Te informohen Ministrat dhe Kryeministri se kush flet ne emer te qeverise, ata qe shkaterruan e shkaterrojne popullin … Dhe pallati i ketyre duhet te rrezohet … Mero interesohu pak per lejen e ndertimit qe kane marre keta, do e shikosh qe eshte ne kundershtim me ligjin … Hajd tung … Shqiperia e shqiptareve, vdekje imoraleve !!!

    Përgjigjjuni

    LORA -- 19 Gusht, 2014 në 8:09 pm
    E keni fakt te vertete cdo fjale tuajen.Ju respektoj.

    Përgjigjjuni

    prefekti -- 19 Gusht, 2014 në 6:20 pm
    Po clesh zedhenese ishe to moj laraske pylli. Erdhe n PS nj muaj perpara zgjedhjeve! Po vellai si filloi pune n dogan? Me meritokraci?

    Përgjigjjuni

    Amir -- 19 Gusht, 2014 në 6:24 pm
    Po biznesin me Koq(c)on e ke moj e uruar!!!

    Përgjigjjuni

    Eno -- 19 Gusht, 2014 në 6:53 pm
    O Mero meqe i je fut kesaj valles coje deri ne fund …
    Perpara disa kohesh Fiks Fare ka bere nje hetim mbi lejen e ndertimit te pallatit te ketyre kelysheve te saliut dje dhe te kocos sot … pallati i ketyre eshte ndertuar mbi rrenoja antike, mbi objekt kulture … Keta te paudhe kane shkaterruar historine mijravjecare te vlores dhe sot pasi e rropen dhe rrenuan do e rilindin himaren dhe saranden, se ne vlore i perbuzin te gjithe, cdo kush i njeh ca ermafroditesh jane. mero te keqen hetoje pak kete ndertese dhe denoncoje … po te vellain si e punesoi ne dogane kjo, me konkurs ??? jooo, me kontribut ne parti, joooooo !!! mero nxirrua te gjitha ketyre qe abuzojne me pushtetin qe njerezit, 1 milion njerez i dhane Edi Rames per te ndertuar shqiperine dhe shtetin … keta njerez nuk jane te ps as te rames, keta jane mbeturinat qe po shkaterrojne emrin dhe imazhin e kryeministrit… informoje pak publikun se ca fole neperkash eshte bere nga himara ne sarande, qe braktisen anijen e mbytur te pushtetit te kaluar per te rimbytur anijen e rames… si popull i thjeshte dhe si emigrant prej 13vitesh dhe i rikthyer ne shqiperi deshiroj qe shqiperia te ndertohet, dhe kete e ben vetem rama, por jo me keta njerez, lauuuureeeettttaaaat, etjooooonaaaat,sadriiiiiiteeeeet, me shoke … keta i sherbejne kocos dhe ai ju jep shperblim, cdo sherbim e bejne duke shkaterruar besimin qe populli i dha edi rames …


    Përgjigjjuni

    lidhje -- 19 Gusht, 2014 në 6:58 pm
    Integriteti ka kufij.

    Përgjigjjuni

    wer -- 19 Gusht, 2014 në 7:03 pm
    Mund te jete edhe shpifje… por morali e kerkon te dorehiqesh. Eshte shembull civilizimi dhe standart qe do te ndihmonte ne pastrimin e zyrave hale. Cdo te humbje po te deorehiqeshe ?

    Ah … e di … eshte ajo ceshtja e kontributit qe nuk rrini dot pa dhene ne sherbim te qytetareve.

    Përgjigjjuni

    Fb tallava -- 19 Gusht, 2014 në 7:04 pm
    Te gjith komentuesit pro lauretes se sapunit kane te njejten menyre shkrimi dhe metode te komentimit! Lauren ne ps e solli elisa spiropicka se askush nuk e njihte! Mos ndoshta kjo laura ka shume hormone? Duhen cliruar mj goc!ps: mos na u hiq kaq e perkushtuar se e din t gjith n vl q sdi t besh asgje tjetr se t llapesh e t lepihesh!

    Përgjigjjuni

    Opinionisti -- 19 Gusht, 2014 në 7:33 pm
    Kam nje biznes privat…

    Kusuri Laura merret vesh.

    Përgjigjjuni

    muzapopullore -- 19 Gusht, 2014 në 8:41 pm
    Pse Kokedhima e shkep kete cante pazari? Eh deficite te rinise se tij …. ka kaluar nga puberteit ne andropause keshtu qe i falet Koqidhit

    Përgjigjjuni

    Nek , -- 19 Gusht, 2014 në 9:22 pm
    E bukur eshte “qenia” ,s’ke c’i thua .
    Kjo eshte femer ,
    jo ato plehrat e pd-se qe duken te gjitha si transe !
    Shifeni cfar kenaqsie te jep vetem kur e shiko
    Ndryshuar për herë të fundit nga palushi : 20-08-2014 më 03:03

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Minat te tereve
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ne zyrat e Kocos nuk behen negociata. Zyrat e Kocos jane si ato te cdo deputeti ne te gjithe Shqiperine si pozitar si opozitar. Ato jane ngritur ne menyre qe njerezit te kene akses direkt per problemet qe kane. Ne kete rast kemi abuzim dhe masat jane marre ne menyren me te mire te mundshme. Cfare duhej bere me shume? Jetojme ne demokraci ndaj dhe sheti, deputeti, partia apo kushdo tjeter nuk ka kontroll 100% mbi ato qe thone dhe bejne njerezit e vet. Pra nuk mundet askush te parandaloje keto lloj fenomeni, por ajo cka eshte e rendesishme dhe duhet vleresuar jane veprimet pasi ndodh.

    Po drejtori i Albpetrolit nuk ka eksperience ne fushen e hidrokarbureve, por ajo ku ka eksperience eshte administrimi dhe drejtimi ne menyre te sukseshme i nderrmarjeve gjigande. Duke nisur qe nga televizionet, gazetat, kompanite e internetit, kompanite e ndertimit etj. Pra drejtori i ri i Albetrol ka qene administratori i Koco Kokdhimes dhe ka mundur te drejtoje ne menyre te sukseshme gjithe ato kompani.

    Le ta krahasojme pak me Ferdinand Muratin, ate te cilin zevendesoi.

    Ferdinand Murati ka qe mesues fizike dhe drejtor shkolle gjate fazes se pare te qeverisjes demokrate. U be kryetar i deges se PeDe-se ne Fier dhe i keshillit. Prej aty u be milioner dhe levizi ne Kanada ku punoi si ndihmesmesues ne shkolle. Pasi erdhi serish ne pushtet PeDe-ja ne 2005 u rikthye ne Shqiperi dhe u be drejtor i Universitetit Kristal ne Fier dhe njekohesisht u rizgjodh kryetar i deges se PeDe-se ne Fier. Ne 2009 u be drejtor i Albepetrolit ku dhe si njeri qe merr vesh nga fizika apo dhe hidrokarburet bleu naften per uje duke futur ne xhep 1.2 milion dollare per vete dhe vasalet e tij.

    Fatmir Toci e tha qarte ne shkrimin e tij RUHUNI NGA MANIPULATORET, njerezit te cilet abuzojne me pretendimin se kane urdher apo mbrojtje nga lart. Ti di shume mire qe ne Shqiperi egziston frika e pushtetit. Kete shfrytezojne keta lloj njerezish qe perdorin emrat e eproreve qe ne shumicen e rasteve nuk e kane dijenine.

    Tani pyet veten ti dhe te tjeret. A ka mundesi qe Kocoja vete te merret me hallet e me gjetjen e puneve te popullit? Pergjigjen e di fort mire ti dhe keta qe bejne gam gam se sa i rruhet Kocos apo ndonje tjetri per hallet e tua dhe te ndonje tjetri.
    Seriozisht e mendon qe ne ato zyra vetem degjohen dhe shenohen hallet e te tjereve dhe nuk behen negociata per punesime?
    Prandaj te thashe qe te dalesh nga petku i nepunesit dhe te flasesh drejt. Ti thelle thelle e di shume mire qe secili deputet ato zyra i ka ngritur per te punesuar njerezit nga elektorati i vet.
    Themi te flasim pa dorashka. Dhe besoj e di qe % e punesimeve jane ndare mes partive dhe titullarit.
    Nuk po flas per deklarata zyrtare pasi zyrtarisht kemi qene vendi me rritjen e dyte ekonomike ne europe dhe me rruge me te mira edhe se Norvegjia .
    Gjithashtu dhe dy fjale per kete administratorin e suksesshem.
    E di ti se sa mire i administronte ky zotria kompanite e Kocos?
    E di ti se sa shpesh i merrnin rrogat punonjesit e kompanive te Kocos? E di ti qe te gjithe mundoheshin te evitonin punesimin aty dhe shkonin vetem kur ngelnin ne pike te hallit pasi pagat merreshin kur tu tekej administratoreve?
    Ai ka qene administrator i suksesshem por vetem per pronarin se per gjithe vartesit e tij qe conin pagat nje here ne 3 muaj ne shtepi nuk ka qene dhe aq.

    Dhe aty eshte vene vetem se ka ditur ti sherbeje Kocos me devotshmeri jo per ndonje merite si "mire administrues".
    Me Ferdinandin as qe dua te merrem se e di qe ka qene dhe eshte nje funderrine qe as per mesues nuk besoj te kete qene i zoti, por nuk ecet para duke e krahasuar te tashmen me nje te kaluar te zeze.
    Nje keshille kam per "ju te qeverise".
    Kini kujdes Kocon se do ua baltose gjithe punen qe do beni, pasi te gjithe sa e kane njohur e kane njohur per person negativ qe ka perparesi vetem pushtetin dhe parane dhe nuk pyet per asgje tjeter.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Seriozisht e mendon qe ne ato zyra vetem degjohen dhe shenohen hallet e te tjereve dhe nuk behen negociata per punesime?
    Prandaj te thashe qe te dalesh nga petku i nepunesit dhe te flasesh drejt. Ti thelle thelle e di shume mire qe secili deputet ato zyra i ka ngritur per te punesuar njerezit nga elektorati i vet.
    Themi te flasim pa dorashka. Dhe besoj e di qe % e punesimeve jane ndare mes partive dhe titullarit.
    Nuk po flas per deklarata zyrtare pasi zyrtarisht kemi qene vendi me rritjen e dyte ekonomike ne europe dhe me rruge me te mira edhe se Norvegjia .
    Gjithashtu dhe dy fjale per kete administratorin e suksesshem.
    E di ti se sa mire i administronte ky zotria kompanite e Kocos?
    E di ti se sa shpesh i merrnin rrogat punonjesit e kompanive te Kocos? E di ti qe te gjithe mundoheshin te evitonin punesimin aty dhe shkonin vetem kur ngelnin ne pike te hallit pasi pagat merreshin kur tu tekej administratoreve?
    Ai ka qene administrator i suksesshem por vetem per pronarin se per gjithe vartesit e tij qe conin pagat nje here ne 3 muaj ne shtepi nuk ka qene dhe aq.

    Dhe aty eshte vene vetem se ka ditur ti sherbeje Kocos me devotshmeri jo per ndonje merite si "mire administrues".
    Me Ferdinandin as qe dua te merrem se e di qe ka qene dhe eshte nje funderrine qe as per mesues nuk besoj te kete qene i zoti, por nuk ecet para duke e krahasuar te tashmen me nje te kaluar te zeze.
    Nje keshille kam per "ju te qeverise".
    Kini kujdes Kocon se do ua baltose gjithe punen qe do beni, pasi te gjithe sa e kane njohur e kane njohur per person negativ qe ka perparesi vetem pushtetin dhe parane dhe nuk pyet per asgje tjeter.
    Zyrat e deputeteve jane ngritur per te qene me afer me elektoratin. Ka nga ata deputete qe zgjidhin edhe halle po ka edhe nga ata qe nuk cajne koken si puna e Kocos dhe prandaj dalin kesi lloj abuzimesh nga ata qe jane venen neper zyra.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #108

    Agron Cane kërkon seks me minorene / Implikimet politike të një rasti pedofilie

    Implikimet politike të një rasti pedofilie

    Nga Alfred Lela {20/08/2014}


    Në vajtje-ardhjet logjike (shpesh edhe alogjike) për ta konstruktuar apo dekonstruktuar ‘rastin e Sarandës’ ka patur edhe përpjekje për ta apolitizuar apo depolitizuar të bamen (të ndodhurën) në fjalë. Për me e ba të pabame. Të paktën politikisht. Megjithatë mund të thuhet, pa sforcim, se akti në vetvete nuk është politik, implikimet politike i ka të shumta. Për disa arsye.

    E para prej tyre lidhet me emrin e një partie, aktualisht motra e madhe në lidhjen politike që qeveris vendin, PS e Shqipërisë. Të gjitha skenat e aktit janë luajtur në një zyrë postelektorale të kësaj partie. Duhet theksuar termi postelektorale për të vënë në dukje termin tjetër ‘elektorale’ që do të thotë, njerëzit që kanë qenë pjesë e fushatës së kandidatit për deputet të PS, në njëfarë mënyre janë shpërblyer duke u zyrtarizuar si ‘ndërmjetës’ pas fitores së kandidatit dhe partisë. Pra, Partia Socialiste automatikisht bëhet pjesë e një superstrukture ndoshta të palegalizuar, por gjithsesi ekzistente të shpërblimit për kontributin elektoral. Larg jemi prej realitetit amerikan kur fushatat elektorale mbështeten nga vullnetarë, kryesisht të rinj, të cilët shohin te kandidatët zgjatime të ideve të veta dhe me anë syresh shpresojnë t’i shohin këto ide të realizuara. Dmth vullnetarizëm për të materializuar vullnetin e një ideje politike, sociale apo kulturore.

    E dyta e arsyeve ka të bëjë me atë se deputeti Kokëdhima nuk është i pavarur, por i përket stemës, stilemës dhe vullnetit të Partisë Socialiste. Pretendimi i ndonjë kolegu gazetar se zyra e deputetit ishte një akt vullnetar ‘për vegjëlinë’, jashtë vullnetit politik nuk duket se zë themele. Nëse ka njerëz, apo nëse dhe vetë zoti Kokëdhima e sheh veten si më të madh, më të hershëm e më të rëndësishëm se Partia Socialiste, kjo ka vlerë vetëm si ekzibicionizëm, por nuk e ka forcën e shkëputjes nga institucionet, në këtë rast një parti politike. Përndryshe deputeti në fjalë duhet të kandidonte i paatashuar, pra i pavarur.

    Së treti, dhe ndoshta kjo është edhe kryearsyeja, Agron Cane vetë, me të shkuarën e të tashmen e tij përbën një tipologji të pastër politike. Ai është një veprimtar i majtë tipik për Partinë Socialiste. Një ish-oficer ushtrie, me siguri i nxjerrë në lirim, i emigruar e më pas i kthyer, i angazhuar me PS, sigurisht me patosin e rrëzimit të Berishës nga pushteti për të ardhur vetë në pushtet. Nëse Agron Cane nuk është një njeri politik, atëherë as Gramoz Ruçi nuk është i tillë. Madje ai është më shumë politik se vetë bosi i tij Koço Kokëdhima.

    Një arsye e katërt e politikes që e ka prodhuar rastin e Sarandës dhe që e bën politik atë, është edhe gjeografia. Domethënë qyteti i Sarandës, pjesë e qarkut të Vlorës, në krye të listës së deputetëve të të cilit është kryeministri Rama. Është pak a shumë një problem i jugut politik të Shqipërisë. I atij jugu politik e fizik që me ardhjen e së majtës në pushtet e ka eklipsuar veriun. Flitet gjithnjë e më pak për Shqipërinë e Epërme, aq sa duket sikur ajo është dënuar me mosqenie. Aksioni politik qeveritar është zhvendosur në jug me të gjitha bateritë: Himara dhe vendi i saj në ndarjen territoriale; ndërtimet pa leje dhe plani rregullues i Rivierës; Lungomare e Vlorës; takime të qeverisë në hotele të qytetit breg-jonian; një kryetar këshilli qarku i emëruar nga mazhoranca e denoncuar nga opozita; tritoli në makinën e prefektit të Vlorës; padia dhe gjyqi ndaj kryebashkiakut të të njëjtit qytet. Të gjitha këto e bëjnë Republikën një aneks të qarkut të Vlorës. Kur Vlora i prodhon të gjitha këto, e ç’e ka ajo që nga plleshmëria e ngjarjeve të nxjerrë edhe trëndafilin pervers të një pedofilie?!

    Për të gjitha këto, e ndoshta të tjera të pamenduara ende, rasti i Sarandës është politik. Nuk mundemi ta veshim atë me letërsi e ta relativizojmë duke e shtyrë poshtë si të ishte një skenar nabakovian Lolitë. Apo si pasojë të modernitetit. Është drejtpërdrejt pasojë e një skakiere politike, një zyre politike, një njeriu politik, një mentaliteti politik. I cili të fryn deri në atë pikë sa e sheh koracën e pushtetit si të padepërtueshme nga mjete (a)politike si reagimi njerëzor, mediat dhe trysnia e opinionit publik.


    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Do Not Tread On : 20-08-2014 më 08:05
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    Jeto_Jeten (20-08-2014)

  10. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Nuk e ve ne diskutim qe mund te kete edhe deputet qe te zgjidhin pune (mgjthse mendoj se ketu te ne jane shume te rralle) por ketu behej fjale per deputetin Koco qe eshte nje nder figurat me kontroverse ne Shqiperi. Ka shfrytezuar gjithe personat me te cilet ka pasur te beje deri ne palce. Ka zhvatur nga cdo cep dhe cdo qeveri e mundshme.
    Dhe ti japesh ketij personi kete lloj fuqie mua me duket e rrezikshme dhe e pavend per kete Kryeminister.
    Per me teper, me vendosjen e ketij ne statusin e te plotfuqishmit "te bregdetit" u ka dhene arsye pseudogrekve te kerkojne ndryshim dhe denojne reformen administrative qe eshte shume e domosdoshme per vendin.
    Arsyeja e vetme e leshit qe nxoren kunder reformes ishte qe po behet per nevoja klienteliste te nje personi afer kryeministrit por realisht e kishin hallin qe te vazhdojne kthimin ne zone minoriteti gjithe krahinen.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  11. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Nuk e ve ne diskutim qe mund te kete edhe deputet qe te zgjidhin pune (mgjthse mendoj se ketu te ne jane shume te rralle) por ketu behej fjale per deputetin Koco qe eshte nje nder figurat me kontroverse ne Shqiperi. Ka shfrytezuar gjithe personat me te cilet ka pasur te beje deri ne palce. Ka zhvatur nga cdo cep dhe cdo qeveri e mundshme.
    Dhe ti japesh ketij personi kete lloj fuqie mua me duket e rrezikshme dhe e pavend per kete Kryeminister.
    Per me teper, me vendosjen e ketij ne statusin e te plotfuqishmit "te bregdetit" u ka dhene arsye pseudogrekve te kerkojne ndryshim dhe denojne reformen administrative qe eshte shume e domosdoshme per vendin.
    Arsyeja e vetme e leshit qe nxoren kunder reformes ishte qe po behet per nevoja klienteliste te nje personi afer kryeministrit por realisht e kishin hallin qe te vazhdojne kthimin ne zone minoriteti gjithe krahinen.
    Kocoja eshte nje nga bashkepuntoet me te afert te Edi Rames. Ka shume historira qe ndoshta ti nuk i di qe tregojne se sa e forte eshte lidhja mes tyre.

    Arsyeja pse Kocoja eshte deputet ne zonat bregdetare jugore eshte sepse ne vitete ne vazhdim shteti do te perqendrohet ne zhvillimin e atyre zonave ne menyre qe te mbeshtetet turizmi. Kjo eshte arsyeja se pse kandidoi dhe vete Rama ne Vlore dhe pse kandidoi njerezit te afert me te atje.

    Per momentin Koco nuk ka asnje status zyrtar pervec deputetit. Si te ishte si te mos ishte deputet te njejtin ndikim do te kishte tek Edi Rama.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •