Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 180
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Projekti Lungomares per bregdetin e jugut

    PS mos kujtoni se kryeministri punon vetem per jugun, ai ka gati nje projekt edhe per veriun "rruga Vermosh Plave-Guci"
    Ndryshuar për herë të fundit nga palushi : 16-08-2014 më 13:46

  2. #22
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Komunikatë
    Zyra e Deputetit Koço Kokëdhima Sarandë
    I bëjmë me dije qytetarëve se kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh ngjarjen e shëmtuar të bërë publike sot në orët e para të mëngjesit, lidhur me shtetasin Agron Cane, i cili ka qenë i angazhuar në zyrën tonë për disa muaj.
    Veprimi i shëmtuar dhe implikimi i Agron Canes në këtë ndodhi të ulët dhe të rëndë është thellësisht i dënueshëm. Ne distancohemi kategorikisht nga veprime dhe sjellje të tilla perverse e të sëmura. Njëkohësisht dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut për të mos rënë pre e spekulimeve politike e mediatike rreth kësaj ngjarjeje.
    Sqarojmë se Agron Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë. Ai ka qenë një nga disa aktivistët e zyrës tonë, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij. Detyra e tij ishte të regjistronte kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm dhe mbështetës dhe t’ia përcillte këto zyrës qëndrore të deputetit në Tiranë.
    Denoncuesja e ngjarjes Elvira Gega, në fillim të këtij viti, ka kërkuar ndihmë pranë zyrës tonë për punësim dhe zyra jonë ka ndërmjetësuar punësimin e saj pranë kompanisë private të biznesmenit Kostaq Lapa në Sarandë. Ajo ka punuar atje gati gjashtë muaj, deri para një muaji, kur është pushuar nga kompania në fjalë.
    Vetë Agron Cane është familjar, 61 vjeç, me arsim të lartë dhe me karrierë të spikatur në ushtri, ka qenë komandant brigade. Në qytetin tonë është i njohur si një person serioz. Deri në momentin që Agron Cane u rekrutua ndër aktivistët e zyrës tonë ai nuk ka qenë i njohur personalisht nga deputeti Kokëdhima, por është rekomanduar nga drejtuesit më të lartë lokalë në Sarandë.
    Agron Cane kurrë nuk është dyshuar dhe nuk është konstatuar përpara kësaj ngjarjeje të ketë manifestuar sjellje të tilla të turpshme të një personaliteti të dyfishtë. Gjatë muajve që Agron Cane ka qenë i angazhuar pranë zyrës tonë, nuk na rezulton të ketë patur as edhe një ankesë nga qytetarët për ndonjë sjellje negative të tij.
    Për më tepër informojmë se Agron Cane është dorëhequr nga angazhimet pranë zyrës tone, për arsye personale, në mes të korrikut 2014. Nga data 15 korrik e këtej ai ka qenë në zyrë në mënyrë sporadike për efekt të dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit. Ai ka qenë aktiv dhe i përfshirë në disa aktivitete e takime të zyrës tonë në zonë gjatë muajit të fundit.
    Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë për çdo të lënduar padrejtësisht, drejtpërdrejt ose indirekt nga kjo ngjarje e këto veprime. Duam gjithashtu të sigurojmë publikun se kjo ngjarje e rëndë nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën e punës së jashtëzakonshme që bëhet nga deputeti Kokëdhima dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij të shumtë në Sarandë, për t’u shërbyer qytetarëve me vendosmëri e ndershmëri. Zyra jonë mbetet shumë e interesuar dhe do të bëjë gjithçka të mundur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Zyra e Deputetit në Sarandë

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin

    Nuk mbulohet m@ti me sh@rre.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    Do Not Tread On (16-08-2014)

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin

    Projekti Lungomares per bregdetin e jugut

    PS mos kujtoni se kryeministri punon vetem per jugun, ai ka gati nje projekt edhe per veriun "rruga Vermosh Plave-Guci"
    Rilinden kurvaret socialiste
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #25
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk mbulohet m@ti me sh@rre.
    Kokedhima mund te jete hajdut e ordiner dhe kjo gje nuk habit kend por dhe ti mbaje pishtarin gjithe personelit te tij eshte pak e tepert qe te mendohet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    mia@ (16-08-2014)

  8. #26
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Vetem kurvlleku nuk njeh bindje partiake. Sikur te ishin pd-stet me te ndershem gjate 8-vjeteve qe ishin vet ne fuqi, dhe t'i kishin luftuar keto lloj pervesitetesh qe vijne si pasoje e shperdorimit te postit, as nuk do guxonin te dilnin hapur sot. Gjithsesi nuk duhen bere pergjithsesime banale sic po ben pd-ja me qellim. Denoni personin. Ai perfaqeson veten e tij ne radhe te pare me pas partine. Fatkeqesisht ka njerez qe e shfaqin pervesitetin vetem kur u hyn vetja ne qejf, kur u jep pak "fuqi" pushtet kundrejt me te dobteve.
    Qe ne titull te le te kuptohet qe si plasi fare gazetarit kush eshte ky person, por ka si qellim te uli qeverine.
    Me vjen mire qe femrat po ndergjegjesohen dhe po denoncojne perversat me poste.
    Feelings change - memories don't.

  9. #27
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kokedhima mund te jete hajdut e ordiner dhe kjo gje nuk habit kend por dhe ti mbaje pishtarin gjithe personelit te tij eshte pak e tepert qe te mendohet.
    Nuk po thote njeri me i mbajt pishtarin se per kto si len gja mangut sekretarit, por problemi asht se ai po shperndan vende pune, pretendon te bahet kryetar bashkije dhe kto duhet t'ja plotsojne Kokdhjemja me Ramen se vetem normal s'ka si ti realizoje.

    Sa ka si ky pedofil, vrases, trafikante, hajdute e kriminele te llojeve me te ndryshme qe po shperblehen nga Qeverija Rilindjes per kontributin e tyne ????

    Sa prej tyne kane hi ne parlament si shperblim ???

    PS. temes titullin ja kam vu une dhe jo gazetari, besoj eshte brenda rregullave te forumit !

  10. #28
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    PD: Skandali seksual, fytyra e pushtetit që kanë instaluar Rama-Meta-Kokëdhima

    TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetin Koço Kokëdhima si mbështetës të sekretarit të deputetit Kokëdhima në Sarandë i cili kërkoi përfitime seksuale nga një 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

    Në një deklaratë për media koordinatori Ervin Salianji u shpreh se rasti nuk është historia personale e një pedofili por emblema e një oligarkie në pushtet, që abuzon me fuqinë që ka përtej çdo imagjinate, në thyerje të çdo ligji, kodi e nderi. “ Edi Rama, Ilir Meta, Koço Kokëdhima, oligarkët e Shqipërisë, treguan sot se cila është fytyra e tyre e vërtetë, dhe deri ku shkojnë ata për të kënaqur interesat, orekset dhe epshet e tyre, duke shfrytëzuar pushtetin që kanë.

    Sekretari i Kokëdhimës, që kërkon favor seksual nga një e mitur, në këmbim të një vendi pune, nuk është historia personale e një pedofili. Eshtë emblema e një oligarkie në pushtet, që abuzon me fuqinë që ka përtej çdo imagjinate, në thyerje të cdo ligji, kodi e nderi.

    Eshtë Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëdhima, që kanë instaluar që në fillim këtë model, i cili shtrihet më tej në gjithë vendin. Janë këta oligarkë, që kanë futur në parlament deputetin e dënuar për trafik prostitucioni. Janë këta oligarkë që kanë bërë kryetar të Këshillit të Qarkut, një rrëmbyes fëmijësh. Janë Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima që kanë caktuar në zyrat e shtetit trafikantë të lloj-llojshëm, banditë e njerëz me precedentë penalë. Këta oligarkë, me sjelljen e tyre, me modelin që kanë krijuar e promovuar në publik, ia kanë dhënë lejen cirakut 60 vjecar të Koco Kokëdhimës, për të kërkuar favor seksual nga një e mitur”- u shpreh Saianji.

    Më tej ai theksoi se Partia Demokratike e konsideron këtë një krim të rëndë, një akt prej të përbindshëm që bëhet kundër ligjit, moralit, normave e traditës së vendit tonë. “Dhe përgjegjës njësoj sa funksionari i vogël i Sarandës, janë Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima”-përfundoi Salianji.

    (a.n/BalkanWeb)

  11. #29

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Ky duhet derguar te batalioni i trete i regjimentit Verior te ushtrise Nigeriane,per disa pune te ndryshme,ky repertori i gjere te perfshije,shperndarje sapuni,shishe uji,etj.
    Implikimi i Koqos ne kete histori me duket pavend,se nuk mund ti besh rezyme dhe preferencave pedofiliake te njerezve qe do maresh ne pune ! Nuk mund ta dish nqs eshte pedofil apo jo !
    Ate qe ka dashur te beje ky,te shkoje ne krevat me te dyja ato sic shprehej ne video,duhet cuar ne Nigeri,me 3 nigeriane,qe ti tregojne se si te qelloje me pushke treshe !

    Pyetja eshte…po nqs ky ja hedh paq,me nje menyre apo tjeter(kur them paq,e kam fjalen 3 muaj burg),ca do ndodhi ? Ndonje proteste ?
    Fqinjet tane te ndyre,dogjen gjysmen e Athines se u vra nje 15 vjecar dhe nje kengetar…po ketu te ne ? Qe po vriten nga 14 veta cdo dite…?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    HAKMARRJA: Koço pedofili publikon emrin e gruas dhe vajzës që i denoncuan asistenin e tij
    August 16, 2014

    Pas publikimit të skandalit të njeriut të stafit të deputetit Koço Kokëdhima, i cili i kërkonte seks një vajze 14-vjeçare, një gjë mbetet e paqartë? A ka filluar hakmarrja e zyrës së deputetit socialist ndaj nënës denoncuese? A po kërcënohet ajo? Këto pikpyetje lindin duke lexuar deklaratën e zyrës së deputetit e cila është kontrolluar, në mos është përpiluar nga ai? Aty vihet re një fakt i shëmtuar. Ndërkohë që si media online, investigim.al, si televizioni News 24, po ashtu dhe policia e shtetit e japin emrin e gruas me iniciale, deklarata e Kokëdhimës e zbulon atë, jo vetëm me emër, por edhe me vendin e punës ku zyra e PS-së e ka rregulluar. Ja seç thuhet në deklaratë:

    “Denoncuesja e ngjarjes Ornela Gega, në fillim të këtij viti, ka kërkuar ndihmë pranë zyrës tonë për punësim dhe zyra jonë ka ndërmjetësuar punësimin e saj pranë kompanisë private të biznesmenit Kostaq Lapa në Sarandë. Ajo ka punuar atje gati gjashtë muaj, deri para një muaji, kur është pushuar nga kompania në fjalë”. Deputeti Koço Kokëdhima është distancuar publikisht nga veprimet Agron Canes, për të cilin thotë se ka qenë i angazhuar në zyrën e tij në Sarandë, për disa muaj. Kokëdhima, në një reagim të bërë përmes zyrës së tij, e quan ndodhi të ulët dhe thellësisht të shëmtuar. Por thotë se publiku po bie pre e spekulimeve politike e mediatike.

    Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë, por një nga disa aktivistët e zyrës, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. “Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij”, -thuhet më tej në reagim.

    Më tej shpjegohet se Agron Cane është i njohur si person serioz në Sarandë dhe se deri në momentin që u rekrutua ndër aktivistët e zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë, ai nuk ka qenë i njohur personalisht nga deputeti, por është rekomanduar nga drejtuesit më të lartë lokalë në Sarandë.

    Thuhet gjithashtu se nuk ka patur ndonjë sjellje të tillë të turpshme “të një personaliteti të dyfishtë” dhe s’ka patur “ankesë nga qytetarët për ndonjë sjellje negative të tij”.

    Po kështu, zyra e deputetit Kokëdhima deklaron se Cane është dorëhequr nga angazhimet pranë kësaj zyre, për arsye personale, në mes të korrikut 2014 dhe nga data 15 korrik e këtej ai ka qenë në zyrë në mënyrë sporadike për efekt të dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit. Por ky pohim i fundit mbetet për tu vertetuar se pse Cane ka qenë deri dje në zyrën e PS-së Sarandë.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •