Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 180
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Distancimi i pasinqertë i Kokëdhimës dhe PS

    18 Gusht, 2014 - nga Fatos Hakorja


    Deputeti Koço Kokëdhima nuk vonoi gjatë për të shkarkuar përgjegjësitë për skandalin seksual të sekretarit të tij që shfaqet duke i kërkuar një gruaje seks me vajzën e saj të mitur, 14 –vjeçare, në këmbim të një vendi pune. Zyra e tij publikoi një deklaratë ku e dënoi dhe e quajti “ndodhi të ulët dhe thellësisht të shëmtuar”. Sqaroi, madje, se ai nuk ishte sekretar dhe i ngarkuar me ndonjë detyrë specifike në punësim, por një vullnetar si shumë të tjerë të kësaj zyre. I ndjerë apo i detyruar, distancimi nga ky rast monstruoz ishte veprimi i duhur dhe i pritshëm.

    Por a është ai real? A është vërtet dënim pa kompromis i një akti “thellësisht të shëmtuar” apo thjesht një manovër e kondicionuar për t’ia hedhur pa u lagur? Deputeti Koço Kokëdhima nuk është vënë në qendër të kritikave të opinionit publik si përgjegjës për rastin, por për sistemin që ka ngritur, me ndërtimin e strukturave paralele e informale, që sfidojnë strukturat shtetërore.

    Ai nuk ka patur tjetër reagim veç kësaj deklarate ( e plotë në rubrikën lajme të lapsi.al). Kryeministri Rama u mjaftua me 2 postime me nga 140 gërma në Facebook. Ndërsa asnjë deputet tjetër, qoftë edhe ata që dalin e flasin deri edhe për rrezikun e qenve pa zot nëpër Tiranë, nuk kanë thënë as edhe një gjysmë fjale për skandalin.

    Sot gazeta Shekulli e deputetit të Vlorës, ka në faqe të parë një deklaratë të avokatit të autorit të skandalit seksual, me titullin e madh: Avokati i Canes: Videoja e montuar dhe me prapavijë nga politika.

    Më shumë se njohje e publikut me aspekte të tjera të aferës së ndodhur në zyrën deputetit, shkrimi ngjan me një mbrojtje që i ofrohet Agron Canes. Ai shfaqet si viktimë e një kurthi të pastër politik dhe jo si dikush që u kap “me presh në dorë” duke i kërkuar Elvira Gegës seks me vajzën e saj të mitur, për një vend pune. Aq e dukshme është mbrojtja, saqë në shkrim, futet edhe një pjesë e intervistës së Elvira Gegës që dha për A1 Report, por vetëm paragrafi kur ajo thotë se nuk është kërcënuar dhe që nuk e dinte se Agron Cane kishte dhënë dorëheqjen. Nuk publikohet për shembull thënia e saj se Cane po shfrytëzonte postin që kishte dhe vështirësitë e saj ekonomike për t’i kërkuar vajzën 14 –vjeçare vetëm për seks.

    Që kjo është një “dalje në krah” dhe s’ka lidhje me distancimin, nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Avokati ka të drejtën ta mbrojë klientin e tij. Por e ofruar publikisht përmes gazetës në pronësi të Kokëdhimës, kjo mënyrë mbrojtje implikon vetë deputetin që i kishte lënë Canes çelësat e zyrës.

    Në shyrtimin e çështjes, Gjykata do të vlerësojë vetëm nëse ka vepër penale dhe jo nëse ka apo jo prapavijë politike. Kur të marrë vendimin, do të ketë parasysh shkeljet ligjore dhe (shpresojmë) jo faktin se ka punuar për ndonjë deputet, politikan apo parti politike. Ndaj, politizimi i skandalit, në këtë mënyrë, mund të konsiderohet jo vetëm si distancim i pasinqertë dhe dalje në mbrojtje të skandalit të Agron Canes, por edhe tentativë për të mbrojtur deputetin e Vlorës dhe vetë Partinë Socialiste nga akuzat politike që kanë vërshuar publikisht ndaj tyre, se i shfrytëzojën zyrat e partisë për të bërë punët që u takojnë institucioneve shtetërore.

    -

    Origjina: Lapsi.al
    Tomorrow Never Dies.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    gesti_7

    Nuk e paskam ditur por e lexova sot, se Endri Puka ka qene keshilltar i larte pre rreth 4 vjet tek kompania Rompetrol perpara se te behej administrator i bizneseve te Kokedhimes. Pra ka pasur eksperience edhe ne fushen e hidrokarbureve qe mos ta kesh merak ti dhe ndonje tjeter ketu
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Skandali me sekretarin e Koço Kokëdhimës / ANALIZË - Frika si imazh politik

    Frika si imazh politik

    NGA MIMOZA KOCIU


    Frika si imazh politikNjë 60-vjeçar, përfaqësues i deputetit socialist të Vlorës, Koço Kokëdhima, me detyrë zyrtare dëgjimin e halleve të qytetarëve mendon "të zgjidhë" ca halle të vetat, duke i kërkuar copë një nëne, që donte një vend pune si pastruese, seks me bijën e saj 14-vjeçare. Dialogu i përcjellë në mënyrë ekskluzive në "News 24" ka pështirosur keq të madh e të vogël, të majtë e të djathtë, a moskokëçarës për partitë politike.

    Ndjesia e parë është revolta individuale e kujtdo që është prind, person pa moshë në kërkim të një pune, a në proces shkollimi me ca ëndrra para vetes e që shikon qartë, se si i vritet dhunshëm çdo synim për të ndërtuar një jetë në këtë vend.
    Që kur plasi kjo "bombë" (një efekt të tillë pati publikisht), dukshëm "frika" e shumicës nuk ishte për ngjarjen skandaloze, por për efektin politik që do kishte në publik. Në funksion të këtij shqetësimi të përllogaritur, u fol për kërcënime e telefonata pa fund "nga lart", deri te media që kishte paralajmëruar transmetimin e dialogut skandaloz të përfaqësuesit pedofil të deputetit socialist në Sarandë. E kur media në fjalë nuk u lëkund nga çfarë kishte shpallur, një orë para transmetimit të materialit, erdhi reagimi i deputetit, në emër të të cilit pedofili 60-vjeçar kishte "qarë" zyrtarisht hallet e popullit, të paktën deri para një muaji. Një deklaratë e gjatë me justifikime të shpëlara, se personi paskërkish pasur biografi shumë të mirë (ashtu siç zgjidhnin komunistët dikur). Orë të tëra mosreagim publik kishin prodhuar këtë strategji mjerane publike: ca justifikime përpëlitëse e bashkë me to, krejt mizorisht edhe publikimin e emrit të nënës së viktimës, ndryshe nga sa bëri policia e media. Edhe kjo ishte vallë pjesë e "reflektimit" të deputetit Kokëdhima? Ashtu si edhe aludimet morale për nënën e papunë të katër fëmijëve, një viktimë e lehtë për përfaqësuesin pedofil të deputetit socialist, të cilës i kërkohej copë nderi i vajzës minorene, pasuria e vetme me të cilën duhej të "paguante" mirësinë e deputetit socialist, që kishte ngritur një zyrë në Sarandë për të zgjidhur me çdo mënyrë edhe hallet e saj.

    Çuditshëm justifikimi i deputetit dhe gjuha e përfaqësuesit të tij pedofil kishin të përbashkët një stil pothuaj të harruar prej 24 vitesh: atë të kohës së diktaturës. Mënyra se si bëhej presioni nga përfaqësuesi pedofil i deputetit socialist, me pozitën e ardhshme si kandidat për kryetar bashkie, a me denigrimin se "e njihte mirë" atë nënë, nuk kishte asgjë më pak, se tiparet e ekranizuara të sekretarëve të partisë e brigadierëve të socializmit, që u "hiqnin njollat" "shoqeve" në vendin e punës. Njëlloj kërcënohej viktima në atë kohë që të mbyllte gojën, e të pranonte fatin që i caktonte "partia", ashtu si edhe në reagimin e deputetit socialist, ku përveç emrit e mbiemrit, i bëhej edhe biografia nënës së gjorë. Në të njëjtën linjë, pati edhe nga ata që "iu lëshuan" nënës në fjalë që i paskësh ofruar vajzën, duke harruar se ajo kishte një regjistrues me vete. Për të gjithë këta "puritanë" pyetja është: Kush vallë do besonte fjalët e një vejushe të papunë me katër fëmijë, përpara fjalës së një ish-oficeri "me biografi të mirë", përfaqësues i deputetit, që e konsideron kryeministrin si birin e tij? Kushdo që është prind e kupton se sa kurajo duhet për të kryer një akt të tillë, e për ta bërë publik, ndërsa gjykimi e paragjykimi për një nënë që duhet të rrisë e vetme katër fëmijë, janë sporti më popullor për shqiptarët sipërfaqësorë, që bëhet nga kafeneja madje.

    Kjo provë publike e siguruar nga ajo nënë në bashkëpunim me një gazetar (pasi fytyrën e shtetit e kishte parë tashmë,) është ajo që ka përvëluar fort, më shumë se dielli i gushtit kryeministrin e vendit, duke e trembur e izoluar atë në një heshtje kokëfortë. Pasi e ka bluar për një ditë e gjysmë, reagimi i vonuar i kryeministrit ishte i përafërt me mentorin e vet deputet. I strehuar pas 140 karaktereve, kryeministri pati një reagim frikacak ndaj një fenomeni njerëzor së pari, por krejt të pastër si politikan, që bën veç llogaritë e ngushta, se sa do i kushtojë politikisht zgjedhja budallaqe e deputetit Kokëdhima. E si politikan, me tri folje kryeministri përgëzoi shumicën (pra veten), për mënyrën e reagimit ndaj përfaqësuesit të saj pedofil, a thua se nuk ishte merita e asaj nëne të gjorë, që u zbulua "e keqja mes nesh". Por si politikan nuk e mori mundimin të sqaronte se përse të emëruarit e Rilindjes po rezultojnë në pjesë jo të vogël persona me probleme? E mbrojtja më e gabuar në këtë rast ishte sulmi. Sulmi ndaj opozitës që po shprehej shumë më butë në fakt, se sa qytetarët në rrjetet sociale, duke faktuar se shqetësimi i vetëm i kryeministrit ishte kostoja politike e kësaj ngjarjeje skandaloze. Nuk ndjeu asnjë detyrim t'u sqaronte, të paktën atyre një milion shqiptarëve, me të cilët mburret vend e pa vend, e që mbajnë radhët në zyra të ngjashme të Partisë Socialiste kudo nëpër Shqipëri, se ky është një rast fatkeq (nëse vërtetë është i tillë), e se individë të tillë, a të tjerë me probleme, as që duhet t'u afrohen më socialistëve në çdo nivel të qeverisjes. Nuk e bëri këtë, që do bënte një politikan i përgjegjshëm.

    I zënë siç ishte me përllogaritjen e kostos politike, kryeministrit tonë i mungoi edhe reagimi njerëzor. Njëlloj si te deputeti Kokëdhima, as tek kryeministri nuk pati asnjë lloj ndjesie publike për viktimat e atij, që abuzoi në emër të qeverisë së tij, të paktën si prind, si bashkëshort, si bir, si vëlla, si kushëri, a thjesht edhe si deputet i të njëjtit qark, që ata njerëz, të njohur e bashkëqytetarë të tyre, me hir a me pahir, do të duhet t'i shohë drejt në sy, se nuk mund të fshihet pafund pas "Twitter"-it e "Facebook"-ut. Është strategji e gabuar komunikimi a thjesht mungesë ndjeshmërie njerëzore, për një ngjarje, që shkak kishte sigurimin e bukës së gojës? Çfarë mendon vallë vogëlushja 14-vjeçare, kur pasi u lakua edhe publikisht si gjë e gjallë e objekt seksi, nuk dëgjon asnjë fjalë solidarizuese a ndjese, nga kush i vuri përballë në jetë asaj e nënës së saj një mostër të tillë, si përfaqësues të pushtetit?

    Ky shembull i pështirë, sesi edhe ai pushteti krejt i vockël i provincës keqpërdoret, duke i nxirë faqen vetë kryeministrit, rikthen vëmendjen tek individët, që ky kryeministër e njerëzit e tij po përzgjedhin për t'u përfaqësuar në institucione qeveritare a partiake. Duket se deputetë të caktuar që i përplasen në fytyrë si zgjedhje krejt të pamenduara, janë vetëm një pjesë e ajsbergut të ekipit që kryeministri ynë ka përzgjedhur për të rilindur Shqipërinë. E rasti konkret, fatkeq a rastësor, tregon edhe njëherë se pavarësisht denoncimeve publike të të emëruarve socialistë me probleme, nuk ka një shqetësim serioz për të zgjedhur me kujdes individët që flasin, veprojnë a vendosin në emër të qeverisë. Si të mos jetë në pushtet, kryeministri po lejon që zgjidhja e halleve të qytetarëve, jo vetëm që bëhet në zyrat e partisë së tij, por nga njerëz "vullnetarë", më së paku rastësorë e të rrezikshëm, që duhet të vlerësojnë meritat e kërkuesve për punë.

    Për kryeministrin duket se qeverisja është gara e përditshme me SHQUP-in, e jo vëmendja për qytetarët e ndjeshmëritë e tyre. I zënë siç është me "monitorimin" e opozitës, kryeministri po harron, a thjesht nuk do të dëgjojë më qytetarët, a mbase mendon se duhet t'i dëgjojë vetëm një herë në katër vjet. Edhe nëse nuk e ka aspak ndërmend këtë gjë, me këtë qasje publike po ngre përditë pikëpyetje të forta për aftësitë e tij politike e njerëzore, duke ndërtuar me apo pa dashje imazhin e një kryeministri arrogant, që nuk gjen kurajën të marrë përgjegjësi, por kërkon strehim politik te zyrat e SHQUP-it, pa qenë fare në opozitë.

    (d.b/BalkanWeb)
    Tomorrow Never Dies.

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me sekretarin e Koço Kokëdhimës / ANALIZË - Frika si imazh politik

    Video skandali në Sarandë, Cane e “kërcënoi” gruan: Po fole të pres kokën



    Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sërish mbi videon e skandalit në Sarandë.
    Në një postim fb, Berisha ndalet në kërcënimin me jetë që sekretari i deputeti Koço Kokëdhima i ka bërë shtetases me inicialet E.G, të cilës i kishte kërkuar favore seksuale me të dhe vajzën e saj të mitur 14-vjeç në këmbim të punësimit të saj dhe sigurimit të një shtëpije.
    Madje duke insistuar se ai e kishte në dorë t’ia siguronte ato”. Kërcënimi i Agron Canes dallohet qartë në një video, linkun e të cilës Berisha e ka publikuar në fb.
    “Po fole te pres koken!!!Te dashur miq, po fole te pres koken! Ky paraljamerim nuk eshte bere nga boset ne shpellat e mafies, strofullat e Sacra Corona Unita, por eshte bere nga bosi lokal i mafies socialiste ne seline e PS ne Sarande. Ky kercenim me prerje koke iu be nenes qe rrit tre jetime, pasi i kerkoi vajzen e mitur per marredhenie seksuale ne shkembim te vendit te punes, nga Agron Cane, sekretari i PS per Saranden dhe mekembesi i sivllaut te Edi Rames, Koco Kokedhimes, de fakto “kryeministri i jugut””.
    Berisha më tej nënvizon faktin se nëna e katër jetimëve edhe sot është pa asnjë mbrojtje, ndërsa Kryeministri sipas tij për të mbrojtur Kokëdhimën merret me akuza ndaj opozitës.
    “Ajo edhe sot eshte pa asnje mbrojtje. Rama, per te mbrojtur sivllaun e tij merret me gjetjen e sharjeve te reja per opoziten. Ky kercenim u konsiderua si horror nga media dhe u çensurua. Ketu me poshte keni linkun e transkriptit dhe videos se ketij kercenimi horror!! Kete krim te shemtuar shteteror e denon çdo qytetar, ndaj te ngrihemi per dinjitetin tone!!”

    ORA NEWS

  5. #95
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Rrezikon deri në 2 vjet burg ??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Hajde ligj e Maliq hajde !

    Futja kot lale

    Qënka duke bërë shtet Rama lëre mos e pyet !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #96
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Hahaha, sa kam qeshur me kte shkrim. Megjithese per mua njerezit si puna e ktij, qe bejne kthesa 180 gradeshe, jane te gjithe legena sahanlepires, me ka bere me shume te qesh me shkrimin e tij, sepse te drejte ka kushdo kur flet kundra Koços e zagareve te tij, sidomos ne keto momente pas ketij skandali...

    Shkrihet zyra e deputetit në Sarandë

    Pas skandalit që ndodhi në zyrën private të deputetit 2K në Sarandë, u vendos të bëhej një mbledhje e madhe, ku të diskutohej problemi dhe të nxirreshin mësime.

    Mbledhjen e hapi i pari 2K.

    -Bijtë e mi. Jemi mbledhur sot për të disktuar për një çështje me rëndësi të veçantë, që ka të bëjë me atë që ka ndodhur në zyrën tonë. Me rekomandimin tuaj unë kam punësuar aty një shok të mirë partie, oficer i spikatur, i dalluar në aktivitetet shoqërore, i dashur me shokët dhe shoqet, i cili ka bërë karrierë deri në komandant brigade. Ju e dini dobësinë time për ushtarakët. Në çdo punë që kam nisur, ushtarakë kam marrë. Me ushtarakë e nisa biznesin, me ushtarakë e nisa gazetën, me ushtarakë vendosa të bëj dhe stafin tim këtu.

    Tani ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Siç shikohet, ajo grua ka thyer moralin e partisë dhe ka shkuar dhe herë tjetër me shokun tonë dhe kjo e ka detyruar këtë të bjerë në grackë.

    -Tani e keqja ndodhi. Unë them se duhet të mobilizohemi dhe t’i shpiegojmë popullit që ai ka qenë ushtarak serioz dhe nuk ka mundësi ta ketë bërë këtë pa e provokuar ajo gruaja, tha njëri.

    -Të mos nxitohemi, tha një tjetër. Shoku Agron ka devijuar nga rruga prej kohësh. Në vitin 1989, kur ishte komandant brigade, u kap me një grua zboriste, por partia i dha dorën dhe ja mbylli problemin.

    -Edhe unë kam rezerva për shokun Agron, tha një tjetër. Pasi e hoqën nga ushtria, ai iku në Greqi dhe e bëri emrin Andon. Tani u kthye para zgjedhjeve.

    -Unë mendoj që është nëj agjent grek, tha një tjetër. Grekët e panë që ju zoti Koço jeni “Kapedani” modern i Bregdetit, që do t’u tregoje vendin grekëve dhe ta ngjitën Andonin nga pas. I thanë “t’i do rrish pas tij. Po qe se ai na del nga kontrolli, do aktivizohesh”.

    -Dhe unë mendoj që është agjent grek, tha një tjetër. Ta kanë vënë grekët nga pas, se bashkove Himarën me Vranishtin, tha ai.

    Unë kam dyshime tek Ardian Fullani, tha një tjetër. Ai ka dashur të tërhiqet vemendja nga skandali i Bankës dhe ka paguar Artur Çanin. Me këtë rast ai ka paguar dhe faturat e CEZ.

    -E kuptova shokë, tha deputeti 2K. Siç e thatë dhe ju, kjo punë vjen erë. Sidoqoftë, unë them të ndryshojmë imazhin e zyrës sime. Nesër që në mëngjes, ta lajmë, ta pastrojmë, ta lyejmë nga jashtë, të vëmë derë të re që njerëzve t’u kthehet besimi tek ne.

    -E di si është puna shef, tha njëri? Ti e di që xhaxhai im ka pas një bordello dikur…

    -Mos na përmend më punë seksi, i tha Koçua, se nuk durojmë dot. Ç’lidhje ka bordellua këtu?

    -Po ti e di që ka pasur bordello apo ajo, i tha prapë?

    -E di, i tha Koçua, po ç’hyn bordellua këtu?

    -Epo shef, me sa mbaj mend unë, xhaxhait kur i binte puna në bordello, nuk lante e lyente dhe as ndërronte çarçafët, po ndërronte kurvat. Ndaj them që kjo punë e imazhit të zyrës duhet parë më thellë…

    Kaq u desh dhe mbledhja u prish. Deputeti 2K u mërzit shumë dhe kërcënoi atë që tregoi barcaletën. Të tjerët ikën duke bërë zhurmë.

    Të nesërmen tek xhami i zyrës së deputetit 2K dikush kishte shkruar me bojë këtë parrullë: “Komunistin më të mirë, na e kapën duke q…”

    http://www.gazetatema.net/web/2014/0...it-ne-sarande/
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Rrezikon deri në 2 vjet burg ??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Hajde ligj e Maliq hajde !

    Futja kot lale

    Qënka duke bërë shtet Rama lëre mos e pyet !


    Nuk ka fuqi shteti Shqiperise te denoje Andonin,,,,,,,,, me pseudonimin Agron

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Teta Shpresaaa, te them dhe une nje gje?
    Kesaj i thone sapun mbi gune.
    Pastaj nje gje smar vesh une.
    Me ke je ti teta : me ulkun apo me delen?

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Uaaaa sa turp sa turp.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    shyqyr u rujt neri,kjo ka rendesi...po a ka ne forum ndoj elektronist qe t na sajoje nje aparature specj\le qe te vehet ne cdo hyrje intitucjoni qe te dalloje cikindo nenpunes qe vje n zyrme menje t keqe?

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •