Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 180
  1. #71
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Vetem kurvlleku nuk njeh bindje partiake. Sikur te ishin pd-stet me te ndershem gjate 8-vjeteve qe ishin vet ne fuqi, dhe t'i kishin luftuar keto lloj pervesitetesh qe vijne si pasoje e shperdorimit te postit, as nuk do guxonin te dilnin hapur sot. Gjithsesi nuk duhen bere pergjithsesime banale sic po ben pd-ja me qellim. Denoni personin. Ai perfaqeson veten e tij ne radhe te pare me pas partine. Fatkeqesisht ka njerez qe e shfaqin pervesitetin vetem kur u hyn vetja ne qejf, kur u jep pak "fuqi" pushtet kundrejt me te dobteve.
    Qe ne titull te le te kuptohet qe si plasi fare gazetarit kush eshte ky person, por ka si qellim te uli qeverine.
    Me vjen mire qe femrat po ndergjegjesohen dhe po denoncojne perversat me poste.
    Atij (S)Pangos i vajti ne dere nje prostitute, e cila dhe vendet ne TCH i ka zene me mberthecka (eshte nga qyteti im dhe jane si rrace ashtu), dhe ketu ne forum u be nami. Tek e fundit, ajo i kish vajt ne shtepi. Ndersa ketij te Koqos, i shkojne ne zyren e deputetit, aty ku priten njerezit per te qare hallet, dhe ne vend t'u qajne hallet, ... Ne ate rastin e (S)Pangos u be zallamahi e madhe shume. Ndersa tani, hajt mo...

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Sa shpejt e harruat Ylli Pangon që na ishte dhe Ministër pale

    Kur të bëjnë edhe PëDëistat karshillëk aman aman
    Nuk e harruam fare (S)Pangon, po lexo içik me poshte çfare thote ky...

    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin
    Avokati Gjergji Imeraj:Arrestimi i Agron Canes është i paligjshëm, pasi historia u stis me një prapavijë politike.

    Aktualitet
    Gusht 17, 2014



    Avokati mbrojtës i ish-aktivistit të PS në Sarandë, Gjergji Imeraj shprehet se arrestimi i Agron Canes është i paligjshëm, pasi historia u stis me një prapavijë politike.

    “Arrestimi i Agron Canes është i paligjshëm, pasi historia është e stisur dhe me prapavijë politike, prapavijë politike”, shprehet avokati Imeraj në një intervistë ekskluzive për “A1 Report”.Sipas Imeraj, ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë ligjore, por vetëm zhurmë mediatike.

    “Arrestimi është i paligjshëm për arsyen se që në momentin e parë, policia gjyqësore, është nxitur nga deklaratat e shtypit të cilat janë të paautorizuara, janë të paligjshme, dhe janë me prapavijë të pastër politike. Jemi të bindur se video është e montuar, historia është e montuar, sepse edhe gazetarët që kanë marrë pjesë në këtë histori janë gazetarë, problematikë me faktet dhe provat që ata kanë paraqitur në opinionin publik, edhe në raste të tjera analoge”, shprehet avokati i Canes, Gjergji Imeraj.Avokati mbrojtës shprehet se Cane dhe vajza 14-vjeçare nuk njihen fare mes tyre dhe se minorenja nuk ka qenë kurrë në zyrën ku përflitet. Imeraj nënvizon ndër të tjera se denoncuesja, nëna e 14 vjeçares, si dhe klienti i tij, janë nga i njëjti fshat dhe këtë sipas tij ka shfrytëzuar kallëzuesja për të përdorur ndaj tij.

    Në fund, avokati thekson se i është drejtuar Prokurorisë, me pretendimin se ky arrestim i Canes është i paligjshëm dhe se ndaj tij nuk ka prova ligjore por vetëm zhurmë mediatike.”Kallëzuesja E. G. është një qytetare e thjeshtë si të gjithë në Sarandë. Ajo është drejtuar çdo ditë tek Zyrat e Partisë Socialiste, nga të dhënat që kemi, duke kërkuar punë, por duke mos patur asnjë lloj profesioni, asnjë lloj shkollimi. I dyshuari dhe E. G. janë nga i njëjti fshat, nga Navareci. Këtë ka shfrytëzuar kallëzuesja duke pasur njohjen me të arrestuarin. Pasi ka ndërmjetësuar duke parë varfërinë e saj tek një firmë private, nuk e ka mbajtur në punë se ishte jo korrekte. Ne menjëherë i jemi drejtuar Prokurorisë për ta quajtur të paligjshëm arrestimin pasi nuk ka asnjë provë ligjore veç zhurmës që është bërë në media dje dhe sot”, tha Imeraj




    ekspertizen e videos propozoj t'ja çojne specialistit qi ekzaminoj edhe videon e Metes

    PS meqi ra fjala po Meta pse nuk ndihet, apo ndoshta s'ka qejf me tremb ushtaret e vet ???
    E çfare mund te pritet tjeter kur ne krye te qeverise kemi nje nudist, rrahes grash dhe njeri qe ka mohuar femijen e tij? Si thonin kta rilindasit kur ishin ne opozite? PESHKU QELBET NGA KOKA!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    O Xinxerfillo,

    Po na e nxite faqen fare ne socialisteve te ndershem ore? Po mire o, gjithe pedofilat e Shqiperise per ne punokan o?

    Thuaji shokut Rama qe ti largoje nga Qeveria te gjithe fshataret e anesdetit qe ka futur Kokedhima, se na e nxine faqen fare.

    E ne vend te tyre, te veme djem e vajza nga Laberia!

    Albo

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Elvira Gega: Sa vajza e gra mund të ketë mashtruar ai !

    Nëna e katër fëmijëve, Elvira Gega, e cila denoncoi abuzimin e një punonjësi të deputetit të PS-së në Sarandë me të dhe familjen e saj, ka deklaruar sot për mediat se rrethanat e jetës dhe kushtet tejet të vështira ekonomike e kanë detyruar të shpresojë në gjetjen e një vendi pune nëpërmjet zyrës së deputetit.

    E mbetur e ve në moshë të re me katër fëmijë për të rritur, ajo ka rrëfyer për mediat se tre më të vegjlit është detyruar t’i dërgojë në jetimore vetëm për t’u ushqyer, kundër dëshirës së saj.

    “Unë fëmijët i kam të regjistruar në një jetimore dhe më shumë mundohem që të rrijnë atje, – ka treguar ajo e prekur, – jo se unë nuk i dua fëmijët e mi… Më lëndon fakti që fëmijët e mi janë atje, por të paktën nuk do t’u mungojë ai ushqimi që unë nuk kam mundësi t’ua jepja. Të paktën nuk do t’u mungojë ushqimi.”

    Në rrëfimin për mediat, Gega ka treguar arsyet se përse e denoncoi Canen. Momenti më domethënës ka qënë kur ndërsa dilte nga zyra, pas propozimit të turpshëm, ka parë fytyrat e grave nevojtare si ajo, që prisnin me shpresë, por edhe të vajzave të reja me diplomë që kërkonin punë. Pikërisht në këtë moment ka menduar se ajo që ishte duke i ndodhur asaj, me siguri përsëritej edhe tek ato.

    Ja rrëfimi i saj: “Më merr në telefon ky zotëria, Agron Cane dhe më pyet për vajzën. I them që vajza është e sëmurë. Vazhdon në atë gjendje, por i ka marrë ilaçet. Më thotë, Ok në rregull, të shërohet vajza dhe unë pres. Domethënë ky priste që vajza ime të shërohej dhe të shkonte tek ai person. Ai ecte me mendimin që unë do t’i plotësoja dëshirën, që unë t’i çoja vajzën, gjënë më të shtrenjtë, me duart e mia.

    Prisja se si do të reagonte më vonë. Më merr prapë në telefon pas ca ditësh dhe më thotë si është vajza. I them është mirë. Në rregull, më thotë, hajdeni të dyja, ma sill në zyrë. Ejani të dyja në zyrë. Nëse kërkon vajzën time në zyrë, ai ishte i përgatitur për të bërë aktin seksual me vajzën time dhe me mua bashkë. Shikoja shumë nëna, shikoja sa herë veja ato fytyra përditë, që i mashtronte besoj. Them unë. Nuk e di sa e vërtetë është. Dhe iki. Duke ikur rrugës mendova, ky siç më poshtëron mua, ky poshtëron shumë nëna, shumë vajza se atje shkojnë vajza të reja me diplomë që kërkojnë punë. Ky kur m’u shpreh mua kështu, – përfundon nëna e 4 fëmijëve, – çfarë mund të ketë bërë me shumë nëna të tjera, thashë?!”.

    Këtë raporton Ora news.

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Skandali seksual, Denoncuesja: Kokëdhima më çoi te Cane

    Tirane- Nëna e 4 fëmijëve (foto) e cila denoncoi skandalin seksual të sekretarit të punësimit të zyrës së deputetit socialist Koço Kokëdhima deklaron se nuk ka marrë asnjë lekë për të publikuar videon por donte ta denonconte për t’i dhënë forcë grave të tjera si ajo.
    “Vajza ime ka dëgjuar poshtërimet sikur unë e kam shitur videon por nuk është e vërtetë. E bëra për të denoncuar pedofilinë”

    Si u njoha me Agron Canen

    Historia kishte nisur në tetor nëntor të vitit të kaluar kur gruaja i kishte kërkuar punë deputetit socialist, Koço Kokëdhima dhe ky i fundit i kishte deklaruar se kishte një sekretar ku ajo mund të bënte ankesat.
    “Canen e njoha pasi deputeti më tha që unë kam një sekretar në zyrën time dhe mund të bësh ankesat. Ka qenë periudha tetor-nëntor të 2013. Periudha e ngacmimeve nisi që kur unë isha future në punë tek një njeri në kodër. Atje ai kishte një fermë dhe uën ngrija thaës plehu. Për shkak të problemeve të mia me shtyllën kurrizore e lashë punën më 15 korrik” thotë ajo sot gjatë një interviste për gazetarin Artur Çani në News 24.
    Videoja ishte regjistruar më 14 gusht 2014, dhe një ditë më pas ajo thotë se është kontaktuar në telefon nga Agron Cane

    Si i njoh Cane me vajzën
    “Mua mu sëmur vajza para një muaji, kishte probleme me hekurin në trup, i binte të fikët. Ikja nga puna orë pa orë dhe pronarja që unë punoja më thotë ti ke hallet e tua, por mua më duhet një punëtore këtu. Shkova tek ai për problemin e vajzës, i thashë kjo është arsyeja pse e lashë punën e parë…Ai dëgjon zërin e vajzës në korridor, më thotë pse nuk e more brenda, thirre brenda unë e thërras ajo vjen brenda e përshëndeti i foli për shkollën. Goca del jashtë çohem edhe unë për të ikur me vajzën. Ai më thotë lëre vajzën dhe hajde prapë. Më thotë ti kot vuan paske një thesar, e di që do ta bësh. Më thotë mbushi mendjen ose të vijë këtu ose të vijë unë në shtëpi të kryej marrëdhënie seksuale me të. Këtë gjë nuk po e kapërdija nga brenda, flas me zotin Telnis Skuqi në rrjete sociale. I then që asnjë nuk më kupton nëse nuk bëj dicka. Më thotë kudo që të dalësh? I them më duhet një kamer e fshehtë do ta kap në flagrancë dike që është në zyrat e shtetit dhe me kërkon vajzën, i thashë që nuk ia kam çuar vajzën. Përse nuk shkon në polici më thotë? I thashë dua fakte. Gazetari ka folur me shefin dhe ishte dakord të bënim…më ndihmoi”

    Telefonata e Canes: Me bere gropen
    Videoja ishte regjistruar më 14 gusht 2014, dhe një ditë më pas ajo thotë se është kontaktuar në telefon nga Agron Cane
    “Videoja është mëse direkte. I vete në zyrë se më mori në telefon, më thotë do vish në zyrën time. Ngjarja ka ndodhur në 14 gusht. Atë ditë e regjistrova në zyrën e tij, ishte në punë. Të nesërmen më telefonoi Agron Cane. Në telefon më tha më ke bërë gropën. I thashë gropën nuk ta bëra unë, ia bëre vetes. Vajza jote ka një të ardhme shumë të mirë po të jetë në duart e mia” thotë ajo

    Ja pse denoncova
    E pyetur pse bëri denoncimin përgjigjet: Më poshtëroi në gjënë më të shtrenjtë. Ja tregoj hapur pedofilititetin dhe shumë nëna motra njerëz që janë në nevojë nëse kanë rast të tillë ta denoncojnë .E denoncova që tju jap forcë grave të tjera viktima si unë”
    Nuk kam marrë lekë pë videon
    “Mora një barrë shumë të rëndë në kurriz. Deri në këtë moment kam dëgjuar dhe poshtërim nga fshatarët e mi, vajza ime ka dëgjuar poshtërimet sikur unë e kam shitur videon por nuk është e vërtetë. E bëra për të denoncuar pedofilizimin” thotë ajo.

    Raportet me policinë
    “Para se të ndodhte kjo s’kisha besim tek policia. Humba shpresën. Por pasi më ofroi mbështetjen e duhur them se ka bërë punën e mirë. Shpesh më kontakton shefi i komisariatit të Sarandës fillimisht çdo 1 orë dhe më pas çdo 5 minuta. Më ka telefonuar vetë Tahiri dhe më ka dhënë mbështetjen dhe më ka falenderuar dhe më tha se policia është me ty dhe ne të mbështesim.
    Gruaja jeton vetëm me 12 mijë lekë të reja asistencë ndërsa I duhet të sigurojë të ardhura dhe për të paguar qeranë e shtëpisë të cilën e ka 8 muaj të papaguar. Aktualisht thotë se është në një punë sezonale (vetëm për gushtin) dhe paguhet vetëm 15 mijë lekë në muaj.

    ORA NEWS

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Skandali, Akuza: Cane premtoi punë dhe shtëpi në këmbim të seksit me 14-vjeçaren



    Sarandë – Sekretari i deputetit socialist Koço Kokëdhima në Sarandë, Agron Cane i ka kërkuar marredhënie seksuale denoncueses me inicialet E.G si dhe vajzës së saj të mitur 14-vjeçare, duke i premtuar jo vetëm punë, por edhe shtëpi, e duke ja bërë të qartë se ai e kishte në dorë t’ia siguronte ato”.
    “Ora News” ka mundur të sigurojë të plotë deklaratën e Prokurorisë lidhur me kërkesën e masës së sigurisë ndaj 62-vjeçarit, që do të përballet të martën me togat e zeza.
    “Ai i ka premtuar se do t’i gjente një punë të përshtatshme. Ai i ka thëne se ti paske një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat i kam unë në dorë. Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do t’i siguronte, kallëzuesja duhet t’i përgatiste vajzën për ta bërë ai grua. Ajo është shokuar nga kërkesat e të dyshuarit dhe i ka thënë se si mund të ma kërkosh gjënë më të shtrejtë që kam. Ai i ka thënë se më mirë të kryejë mardhënie me mua se jam i pjekur se sa me një djalë të papërgjegjshëm. Ajo është larguar nga zyra dhe është takuar me vajzën e saj që e priste jashtë”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
    Ndërsa në lidhje me marrjen në pyetje të përfaqësuesit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima, Prokuroria thekson se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar shtetasen në fjalë, por nuk ka kërkuar në këmbim favore seksuale.
    Në kërkesën e saj prokuroria thekson se “Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se i dyshuari ka kryer të dyja këto vepra penale, kjo e vërtetuar me procesverbalet e kqyrjes, e marrjes së provës materiale procesverbalet e kallëzimit të veprës penale, procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera të cilat nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit.”
    Prokuroria gjithashtu thekson se “Është e vërtetuar se vepra penale ka ndodhur dhe pasoja e rëndë e cilësuar sipas dispozitës materiale ka ndodhur. Ky vërtetim i faktit është provuar botërisht dhe i dokumentuar në fashikullin e procedimit me procesverbalin e kallzimit të krimit, me procesverbalin e kqyrjes se marrjes se provave materiale, me aktet të tjera për të cilat organi i procedimit disponon”.
    Për këto arsye Prokuroria i kërkon gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg” për sekretarin e deputetit socialist Koço Kokëdhima në Sarandë, Agron Cane, për akuzat “ngacmim seksual” parashikuar nga neni 108, paragrafi 2 i kodit penal dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 245 i kodit penal.
    Sipas ndryshimeve që iu bënë së fundi kodit penal Agron Cane rrezikon 6 muaj deri në 3 vite burg për “ngacmim seksual” dhe 3 deri në 7 vite burg për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Çka do të thotë se në total sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima mund të dënohet deri në 10 vite burg.

    ORA NEWS

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Indinjohen miqtë e Ramës në Fb: Vende pune në këmbim të seksit, na turpëruat fare

    Tiranë – Kryeministri Rama nuk është komentuar pozitivisht sot, pasi ka publikuar njoftimin për 257 pozicione të lira pune në administratën publike.
    Njoftimi ka tingëlluar si provokim, fill pas publikimit të një videoje-skandali në media, ku pritësi i ankesave të deputetit socialist, Koço Kokëdhima, Agron Cane, kërkon marrëdhënie seksuale me vajzën 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune.

    Ja se si u komentua sot Rama pasi hodhi në Fb, njoftimin për konkurset në administratë.

    Aldi Dushaj Me ngjarjet e fundit që ndodhën…s’vjen kush, jo…

    Erion Fejzullau Vende pune në këmbim të seksit, na turpëruat fare o Edo

    Fredi Shabani Gjete momentin të afrosh punë o zoti Kryeministër, ta kishe lënë të paktën nja 10 ditë më vonë këtë lajm, se njerëzit janë të tmerruar nga ajo historia e Sarandës dhe zor se do konkurojë njeri

    Duam Shqipri Etnike Kryeministeri nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e Sarandës. Sot vllau- vllaun nuk e njeh e leje ma sekretarët e deputetëve.

    Eduart Xhivini Doni lekë nga ne ju, pastaj të fusni në punë. 2 euro për vend pune me arsimin e mesëm!

    Desara Alia Ha ha ha…Edi të këshilloj të dalësh dhe të qetësohesh pak se je shumë rëndë nga mendtë e kokes ha ha ha…… me lot. Dëgjo, me këtë që vendose këtu, në një kohë që lajmi për mënyrën e rekrutimit në punë në Sarandë nga ai perversi është akoma i freskët, ke treguar që nuk je në rregull.

    Rovena Çekrezi Zoti Edi Rama, urime për punën tuaj sidomos ne fushen e arsimit….por ne çdo njoftim pune kerkohen punonjes me 2-3 vjet eksperience pune….po studentet qe sapo dalin nga universiteti ku do punojne?…pse nuk behen praktika ne shkolle? ju lutem shume praktika ne shkolle do na ndihmonte shume mua dhe çdo studente tjeter…….suksese ne punen tuaj

    Alban Carciu Si Kunkursi për tek Tatimet do bëhet? Shumë mirë…..DPA funksionon në mënyrë të saktë. Pra, vendet janë zënë nga partia dhe për të qënë të besueshëm duhen ca aplikime.

    Kimet Qose mjafte se late nam me keto vendet e lira te punes se vetem ne shqiperi nuk fiton dot nje vend pune me merit o duet te jesh lehanpires mbas ndonje partie ose duhet te japesh lek ose do te lerkojne favore si ky skandali i fundit se te tille njeres jane me pozita se ne kete bote triumfon vetem e keqja

    Enida Bozheku Ku janë vendet e punës, konkretisht këtu?! Kjo zonja e ka diplomën që po na shpjegon? Se kam frikë mos duhen pa diplomë ose me UET ose fallco për punësim. Ku jane kriteret për aplikim, konkrete, ku janë vendet efektivisht. Apo e bëni me “provë”, testimin, si puna shalqinit.

    Arban Zhuzhuni Ato nuk janë vende pune, janë lëvizje paralele përbrenda administratës. Kush nuk bën pjesë në administratë s’ka mundësi të hyjë. Çfarë po bëni ju për ata që janë diplomuar tani e në këto konkurse nuk mund të marrin pjesë se nuk përmbushin disa nga kriteret si eksperienca etj.

    Ndricim Rrasa: E kthyet kohen e Ylli Pangos perseri .aaaaaaaa se nuk keni faj ju mo jooooooooooo,faj kane hallet tona qe po i shfrytezoni ne menyren me te ulet,qe i takon nje figure politike,…turp.dhe njhere TURP.

    ORA NEWS

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Ekskluzive/ rrëfehet Elvira Gega: Videon e regjistrova më 14 gusht, Cane ende në detyrë



    TIRANE- Elvira Gega, gruaja që denoncoi me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Agron Cane për kërkesën e favoreve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, rrëfen ekskluzivisht të gjithë historinë për News 24.

    E ndodhur në studion e News 24 në Gjirokastër ajo tregon për gazetarin Artur Cani se si e ka njohur sekretarin e Kokëdhimës, si ka kërkuar ai favore seksuale me të e më pas me të bijën. Elvira thotë se “i erdhi shpirti në majë të hundës” dhe u ndje mjaft e ofenduar, kur ai guxoi të hidhte sytë tek gjëja më e shtrenjtë, vajza e saj.

    Gruaja ngul këmbë se Cane ishte në detyrë në momentin që ajo ka regjistruar videon në zyrën e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka lënë detyrën më 15 korrik.

    Ajo më tej shprehet se takimi i Agron Cane me vajzën e saj ka qënë krejt rastësor, një ditë kur kthehej nga mjeku, pasi vajza kishte probleme me shëndetin, mungesë hekuri, siç thotë ajo.

    Gruaja tha se videoja është regjistruar në 14 gusht. Elvira u shpreh se, gjithçka e bëri në emër të grave që dhunohen dhe abuzohen ndërsa bëri me dije nje fakt rreth ministrit të Brendshem, Sajmir Tahiri.

    Artur Cani: Si ka filluar kjo histori?
    Elvira Gega: Po. Pasi kisha biseduar me Koço Kokëdhimën për punë më ka drejtuar tek personi që është, (nuk mund t’ja zë emrin). Kokëdhima i ka thënë atij se, do merresh me ketë çështje se është për ndihmë. Pastaj kam takuar vetëm zotin Cane. U futa në një punë, gjatë kohës që punoja pata probleme, pasi puna ishte shumë e rëndë, bëja një punë që nuk ishte për një grua, mu shkaktuan probleme shëndetësore, shëndeti po përkeqësohej. I shkova në zyrë përsëri zotit Cane dhe i thashë që s’mund ta vazhdoj atë punë pasi është e rëndë. Me tha vazhdo atje sa të të gjej një vend pune tjetër. Hera tjetër që u përballëm sërish në atë zyrë i qava sërish hallin. Zoti Cane nuk mu shpreh që do më gjente punë, por ka shprehur direkt faktin që nëse ti do diçka e arrin vetë, se je grua e zonja...Ka kërkuar marrëdhënie seksuale me mua. I kam thënë do bëj sikur nuk e dëgjoj këtë fjalë. I thashë kjo fjalë ngelet këtu brenda se është zyrë pune... Për një kohë të gjatë nuk i shkova.. me tha a e mendove? Hera e fundit se si ndodhi problemi...

    Artur Cani: Të ka kërkuar marrëdhënie seksuale...për vajzën por a e njeh ai vajzën, e ka takuar, e ka pare? Nga e di ai si janë hormonet?
    Elvira Gega: Mua mu sëmur vajza para një muaji, kishte probleme me hekurin në trup, i binte të fikët. Ikja nga puna orë pa orë dhe pronarja që unë punoja më thotë Elvira ti ke hallet e tua, por mua më duhet një punëtore këtu. Unë u largova se kisha fëmijë të sëmurë, pasi i bëra. Shkova tek ai për problemin e vajzës, i thashë kjo është arsyeja pse e lashë punën e parë...Ai dëgjon zërin e vajzës në korridor, më thotë pse nuk e more brenda, thirre brenda unë e thërras ajo vjen brenda e përshëndeti i foli për shkollën, goca del jashtë cohem edhe unë për të ikur me vajzën. Ai më thotë lëre vajzën dhe hajde prapë. Më thotë ti kot vuan paske një thesar, e di që do ta besh, me thotë mbushi mendjen ose të vijë këtu ose të vijë unë në shtëpi të kryej marrëdhënie seksuale me të. Këtë gjë nuk po e kapërdija nga brenda, flas me zotin Telnis Skuqi në rrjete sociale. I them që asnjë nuk më kupton nëse nuk bëj dicka. Më thotë kudo që të dalësh? I them më duhet një kamer e fshehtë do ta kap në flagrancë dike që është në zyrat e shtetit dhe me kërkon vajzën, i thashë që nuk ia kam çuar vajzën. Përse nuk shkon në polici më thotë? I thashë dua fakte. Gazetari ka folur me shefin dhe ishte dakord të bënim...më ndihmoi.

    Artur Cani: Videoja është e plotë pasi dikush thotë që është e manipuluar?
    Elvira Gega: Videoja është mëse direkte, nuk është ai i kërcënuar të thotë dicka, as unë. I vete në zyrë se më mori në telefon, më thotë do vish në zyrën time. Ngjarja ka ndodhur në 14 gusht. Atë ditë e regjistrova në zyrën e tij, ishte në punë.

    Artur Cani: Thuhet që ky ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik...
    Elvira Gega: E dëgjova edhe unë këtë, por Absolutisht jo.., Askush s’mund të hedhë baltë mbi atë që meriton ai person. Ai mendoi se do i shkoja në zyrë me vajzën, unë e lashë vajzën jashtë...

    Artur Cani: Ju morët regjistrimin dhe u larguat, Çfarë ndodhi më pas?
    Elvira Gega: Atë ditë nuk më telefonoi, të nesërmen në mëngjes në orën 09:20 më mori në tel dhe më thotë ku je, më thotë dua të të takoj patjetër. Unë i thashë që deri dje për hallet e mia të merrja unë në cel, me thotë sot kam unë një hall, ti më ke bërë gropën. Më thotë se cel mund të më përgjohet..dua të takohemi. Hajde se më kë bërë gropën. I thashë në telefon, gropën ia bëre vetë vetes...Atë ditë insistoi disa herë në telefon. I thashë mos i bjer me telefonit se kasetën do ia çoj gruas tende në shtëpi. Pasdite isha në shtëpi, më mori në cel nuk ia hapa.

    Artur Cani: Besoni që është e plotë?
    Elvira Gega: Po është e plotë.

    Artur Cani: Ne cilin lokal e takuat Agron Canen? Cfarë ju kërkoi Cane?
    Elvira Gega: Pata takim me z Agron Cane në një lokal publik në qendër të Sarandës. Ai më kërkoi ti kthej mbrapa videon. Më pyeti me këtë telefon që ke në duar e bëre videon. Po i thashë. Më tha mos më turpëro para shoqërisë, para familjes. Më tha që ‘më bëre gropën me këtë video’.
    I thashë që ti me ke turpëruar duke me kërkuar gjënë më të shtrenjtë. Po je prind do çuditesh dhe vetë se cfarë ke thënë. Por ti nuk je prind, por ti nuk je, ata fëmijë nuk të meritojnë ty.

    Artur Cani: Ju keni bërë një denoncim në polici?
    Elvira Gega: Pasi policia mësoi për videon, më ka ardhur në shtëpi në orën 10 e gjysëm. Pas denoncimit jam takuar me z Cane në dyert e policisë. Me prokuroren e lamë që të na merrte të dyve në pyetje dhe në momentin që ajo po fliste në telefon, dli jashte, ai më kërkoi ti kthej videon dhe i unë i kam thënë që nuk do flas më me ty dhe kjo ka marre fund. Ai më tha se gjërat do te permiresohen nëse nuk e bën bujë.

    Artur Cani: Ju ka thënë që do kandidonte për kryetar bashkie?
    Elvira Gega: Ai e nxorri kur unë po e incizoja. Atë ditë e pyeta, përse më kërkon gjënë më të shtrenjtë, mirë mua se mund të poshtërohem nga të gjithë, por me mua mund të bëje cfarë të doje dhe mund të mbetej brenda për brenda, por nga një fëmijë 14 vjec cfarë do. Ai më thotë që do zoti bëhem kryetar bashkie dhe vajzës tënde do i pjellë kokoshi.

    Artur Cani: Përse vendose të bëje këtë denoncim?
    Elvira Gega: E para që më poshtëroi për fëmijën, më kërkoi gjënë më të shtrenjtë e tregoi hapur pedofolifin dhe e bera që shumë njerëz që janë në nevojë të mos poshtërohen më. Unë si nënë e mora një inciativë të tillë, që fëmija ime të mos vuante. Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk duroja. Dua tu jap një mësim të gjtihëve që aty ku preken e shtrenjte tyre të denoncojnë. Madje kanë thënë se e kam shitur videon, por jo e bëra për vajzën.

    Artur Cani: Po tek policia?
    Elvira Gega: Më ka ikur besimi. E kisha humbur komplet shpresën por pasi është kontaktuar policia për këtë dhe më ka ofruar mbështetjen e duhur, them e bënë një punë të mirë.

    Artur Cani: Ju ka kontaktuar njeri?
    Elvira Gega: Më është dërguar policia cdo 5 minuta, cdo 10 minuta. Sot më ka kontaktuar vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më ka telefonuar dhe më ka thënë që 'policia është me ty. Ke gjithë mbështetjen e duhur të policisë, më falenderoi për guximin që tregova, më tha që ke gjithë shtetin me vete'.

    Artur Cani: Kur keni qenë në punë? Cfarë pune keni bërë?
    Elvira Gega: Kam qenë në shkurt deri me 15 korrik. Unë tek pronari që më ofroi punën ai kishte bahce, duheshe pastruar bahcja dhe duhet të ngrehja thase me pleh për t'ju hedhur pemëve. Por unë vuaj nga shtylla kurrizore dhe doktori më këshilloi të mos ngre më shumë se 5 kg në duar.

    Artur Cani: Prej sa kohësh e njihnit z Cane?
    Elvira Gega: E njihja pasi z. Kokëdhima më tha që kam një sekretar në zyrë dhe bëj ankesat e tua. E njihja nga tetori, nëntori, vitin e kaluar. Cane më ngacmoi që kur më futi në punë tek ai person në kodër. Dhe unë i thoja që nuk mund të punoja më sepse isha e sëmurë dhe duhet të më gjente një punë tjetër.

    Artur Cani: Të ardhurat tuaja familjare sa janë?
    Elvira Gega: Marr 120 mijë lekë të vjetra asistencë nga shteti, banoj me qera, 100 mijë lekë në muaj i paguaj dhe kam disa muaj pa i paguar. Deri në fund të gushtit kam një kontratë pune, pastroj 4 garsoniere dhe merrja 140 mijë lekë në muaj, por kjo në fund të muajit përfundon si punë. Fëmijët marrin 80 mijë lekë në muaj nga vdekja e babait. Jemi 5 veta në familje.

    Balkanweb

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Djali dhe gruaja e Canes: Eshtë sulm politik

    Emri:  Agron-Cane.png

Shikime: 459

Madhësia:  65.7 KB
    Agron Cane

    Familjarët e Agron Canes janë të tronditur nga çfarë ka ndodhur në Sarandë. Në një prononcim pë gazetën (Panorama) ata shprehen se nuk e besojnë në asnjë moment që kryefamiljari të ketë vepruar ashtu siç dhe akuzohet, duke deklaruar se gjithçka është e manipuluar.

    Bashkëshortja e Agron (Andon) Canes ndodhet në Greqi, së bashku me dy djemtë, të cilët kanë krijuar familjet e tyre dhe jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj. Pas kërkesës së “Panoramës” për të marrë reagimin e tyre për arrestimin e 62-vjeçarit, djali i vogël i Canes, Dhimitër Cane, flet se si e kanë mësuar ngjarjen dhe se kërkojnë drejtësi për babanë.

    A mund të na jepni një prononcim për ngjarjen e bërë tashmë të bujshme për babain tuaj? Besoni në këtë për të cilën është akuzuar babai juaj?
    Natyrisht që do të flas sot në telefon dhe së shpejti edhe ballë përballë atje në Sarandë. Nuk besoj në këtë që thuhet. Ne, familja jonë, e njohim babain tonë si burrë me karakter, të prerë dhe bamirës.

    Si e mësuat lajmin e arrestimit të babait?
    E mësuam nga të afërmit tanë që janë në Sarandë, pasi ne ndodhemi në Athinë, në Greqi. Me sa di, kallëzuesja është nga Navarica, andej nga jemi edhe ne me origjinë. Jam i bindur se babai e ka ndihmuar si bashkëfshatare, duke ndihmuar edhe vajzën që të trajtohej me ilaçe, pasi është e sëmurë.

    A ka ardhur ndonjëherë E.G në shtëpinë tuaj në Sarandë?
    Jo, nuk ka pasur arsye. Unë nuk e njoh fare edhe sikur të më dalë përpara.
    Besoni se babai juaj e ka bërë një veprim të tillë, për të cilin është arrestuar?
    Kurrën e kurrës. Për këtë kam besim tek institucionet, se do të tregohet drejtësi në rastin e babait tim.

    Që nga dje, kur akuza ndaj babait tuaj është bërë publike dhe mediat kanë folur e shkruar për të, si ndiheni ju?
    Të them që nuk më ka bërë përshtypje do të gënjeja, se do të thosha që jam pa gjak fare, por kam besim te babai tim, se ai është i pafajshëm dhe nuk ngurroj të them se ky për mua është sulm politik.

    Ju ndodheni në Greqi aktualisht? Nuk do të ktheheni në Shqipëri? Tani për tani jemi në Greqi, ku dhe jetojmë prej vitesh. Por do të kthehemi se nuk e lëmë pa zbardhur edhe ne akuzën kundrejt babait. Që përsëri ngul këmbë, është i pafajshëm dhe se gjithçka kundrejt tij është e manipuluar. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe do të shihni që ai është i pafajshëm dhe se sulmi ndaj tij është politik.
    Gruaja e Canes: Është sulm politik
    Gjithashtu një ndërhyrje në bisedë bën në moment dhe bashkëshortja e Agronit, Eleni Cane: “Agroni ka qenë dhe është një bashkëshort i rregullt, ka bërë një jetë familjare të rregullt dhe nuk ka qenë asnjëherë i implikuar në gjëra të tilla. Çdo gjë që thuhet dhe përshkruhet nuk është e vërtetë, ky është një sulm politik”. Ashtu si dhe djali, bashkëshortja e të arrestuarit kërkon që prokuroria dhe drejtësia ta çojë deri në fund këtë investigim. “Në këtë mënyrë, duke gjetur dhe porositësin e kësaj historie monstruoze, për mua që njoh mirë burrin tim. Do ta ndjekim dhe vetë këtë çështje kur të kthehemi në Shqipëri”, deklaron ajo gjatë bisedës telefonike.

    SARANDE/ SHPRESA DINE

    Panorama

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Emigranti në FB: Agron Cane probleme pedofilie që në ‘75

    Ngjarja e Sarandës, ku sekretari i deputetit kërkonte favore seksuale nga një 14- vjeçare në këmbim të punësimit, ka revoltuar përdoruesit e rrjetit social “Facebook”. Ata kanë shfrytëzuar statuset e Kryeministrit Rama dhe faqet e tjera të mediave on line për të treguar dëshpërimin, irritimin dhe ironinë për emërimet në rrethe, por edhe postimet e kreut të qeverisë. Mes qindra komentuesve nuk mungojnë edhe njohës të vjetër të Agron Canes, historia perverse e të cilit duket se nuk është e para. Perikli Gjoka shkruan se e ka njohur Canen që në vitin 1975 kur u përfol për pedofili në shkollën e Livadhjasë. “Unë e kam njohur Agron Canen që në vitin 1975 në shkollën e atëhershme në Livadhja me problem të kësaj natyre me familjen e një ushtaraku tjetër K. P., pa realizuar asgjë. E pashë në televizor këtu në Athinë ku banoj dhe më bëri përshtypje se si në këtë moshë nuk ka ndërruar zakon dhe më e keqja dhe zonjës që i ka bërë propozimet duhet të jetë nga fshati i tij, Navarica. E gjithë karriera e tij është me shkallë njohje, dhe jo aftësie”, shkruan Gjoka në Facebook. Pasditen e djeshme Rama publikoi një status lidhur me hapjen e konkurseve për 257 vende të reja pune. E për ironi, ky status përkoi me ngjarjen e Sarandës. “257 pozicione të lira pune në administratë. Çdokush që synon të punojë në Shërbimin Civil do të gjejë në shpjegimin e sotëm publik të drejtores së Departamentit të Administratës Publike, një renditje të qartë të gjërave që janë bërë e që do të bëhen në funksion të rritjes së mëtejshme…”, shkruante Rama, teksa më pas i është dashur të presë ironitë e shumta të miqve të tij në rrjetin social. “Me ngjarjet e fundit që ndodhën… s’vje kush jo…”, shkruan Aldi Dushaj. Ndërsa Fredi Shabani ironizon lidhur me kohën se kur e postoi kreu i qeverisë këtë status. “Gjete momentin të ofrosh punë o zoti Kryeministër, ta kishe lënë të paktën nja 10 ditë më vonë këtë lajm, se njerëzit janë të tmerruar nga ajo historia e Sarandës dhe zor se do konkurrojë njeri”. Në të njëjtën linjë është edhe Desara Aliaj, e cila shkruan: “Hahaha… me lot. Dëgjo, me këtë që vendose këtu, në një kohë që lajmi për mënyrën e rekrutimit në punë në Sarandë nga ai perversi është akoma i freskët, ke treguar që nuk je në rregull”. Skandali i Sarandës doli në një moment kur rreth 10 mijë qytetarë kanë firmosur peticionin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. E në këtë kontekst të shumtë janë ata qytetarë, të cilët në faqet e tjera në Facebook ngrenë pyetjen nëse ngjarja e dy ditëve më parë është orkestruar për të lënë në hije shkarkimin e Guvernatorit. “A thua kjo puna e pedofilisë ka të bëjë me tymin që i intereson Fullhanit me bandën e tij?”, pyet Angjelin Mihaj. Ndërsa Alban Guri shkruan: “Historia e Full-Hajnit shfokusoi historinë e Gjin Gjonit. Historia e pedofilit shfokusoi historinë e Full-Hajnit dhe ambasadorit amerikan që i doli në mbrojtje”. Disa prej qytetarëve japin alarmin për raste të tjera të këtij lloji në disa qytete. “Zoti Kryeministër, raste të tilla ka dhe në Fier, po që nuk kanë guximin t’i denoncojnë”, shkruan Ilir Cekaj.

    KOMENTET NE FACEBOOK

    Serxho Cun Durrsi: Sa ka si ky rast o zoti Rama…! Policia kapi një, po të tjerët?! Kështu që i duhet shumë punë policisë sepse ti i hoqe ata polica që ishin të zotë e ke vënë hajdutat!!!
    Mirton Ceka: Te tjerët janë burra më të mirë, derisa t’u vësh çipin. Sa më lart të ngrihen të gjitha partitë shqiptare, zullumi rritet e bëhet sa mali i Dajtit.
    Arben Pere: Sigurisht kjo “monstër” nuk përfaqëson PS! Pyetja është: Çfarë përfaqësonte kjo “monstër” 60-vjeçare “pedo-nekro-zo-file” për PS-në kur u rekrutua në radhët e saj?!
    Tini Balliu: Or mirë e thu ti, po shif se mos ke dhe në Kryeministri, se shqiptarët s’kanë besë… popullariteti do bjerë për ty po vazhduan këto raste.
    Bleona Hodo: Një diçka më bëri përshtypje, ajo gruaja që bëri denoncimin pse nuk u përgëzua ose t’i ofrohej ndihmë, që të inkurajohen edhe femra të tjera që të bëjnë sa më shumë denoncime që të pastrohet administrata publike nga perversët, se ky rast nuk është i vetëm, ky është fenomen në shoqërinë
    tonë?
    Denis Kola: Çudia më e madhe 3 ditë zgjat… kjo dihet… ne jemi popull që harrojmë shumë shpejt… u harrua Fullani, tani që doli kjo video…e sa e sa ngjarje të tjera jamë harruar që kanë qenë më tragjike….dhe i njëjti avaz, përsëri me zell të madh e të veshur bukur do të shkojmë në votime,…. po, po, të votojmë për këta apo për ata…si një tufë e madhe me bagëti, që na ndërrohet
    bariu çdo 4 apo 8 vjet. Ah Shqipni….e mjera….Shqipni.
    Sami Gani: Kontrolloi të gjitha zyrat e deputetëve se këtë punë bëjnë. S’të kushton shumë një grua dhe një regjistrues.
    Ilir Cekaj: Zoti Kryeministër, raste të tilla ka dhe në Fier, po që nuk kanë guximin t’i denoncojnë.
    Romeo Prifti: Mirë mo, mirë, se e përjashtuat dhe e kapët brenda ditës, bravo ju qoftë, po si ka mundësi që ju nuk e paskeni njojtur mirë këtë tipin, po e morët vesh kur doli video skandali? Kushedi sa të tjera ka marrë më qafë ky deri më sot dhe kanë pasur frikë të denoncojnë?!
    Genc Shkëmbi: Edhe Kosta Bajgeraba (hartuesi i programit të Rilindjes) u përjashtua nga partia kur u kap duke vjedhur rroba në një qendër tregtare në Kaliforni… çuditërisht pas disa muajsh u pranua përsëri në parti dhe është në poste të rëndësishme.
    Angjelin Mihaj: A thua kjo puna e pedofilisë ka të bëjë me tymin që i intereson Fullhanit me bandën e tij?
    Alban Guri: Historia e Full-Hajnit shfokusoi historinë e Gjin Gjonit. Historia e pedofilit shfokusoi historinë e Full-Hajnit dhe ambasadorit amerikan që i doli në mbrojtje.
    Shpetim Kazazi: Duhet ul mosha e femnave për martesë, të çohet në 12 vjeç, se kanë nevojë të çlirojnë hormonet!

    Edi Rama: 257 pozicione të lira pune në administratë.
    Çdokush që synon të punojë në Shërbimin Civil do të gjejë në shpjegimin e sotëm publik të drejtores së Departamentit të Administratës Publike një renditje të qartë të gjërave që janë bërë e që do të bëhen në funksion të rritjes së mëtejshme…

    Aldi Dushaj: Me ngjarjet e fundit që ndodhen… s’vjen kush jo…
    Fredi Shabani: Gjete momentin të ofrosh punë, o zoti Kryeministër, ta kishe lënë të paktën nja 10 ditë më vonë këtë lajm, se njerëzit janë të tmerruar nga ajo historia e Sarandës dhe zor se do konkurrojë njeri.
    Desara Alia: Hahaha… Edi, të këshilloj të dalësh dhe të qetësohesh pak se je shumë rëndë nga mendtë e kokës. Hahaha… me lot. Dëgjo, me këtë që vendose këtu, në një kohë që lajmi për mënyrën e rekrutimit në punë në Sarandë nga ai perversi është akoma i freskët, ke treguar që nuk je në rregull.
    Alban Carciu: Si konkursi për te Tatimet do bëhet? Shumë mirë.. DPA funksionon në mënyrë të saktë. Pra, vendet janë zënë nga partia dhe për të qenë të besueshëm duhen ca aplikime…
    Besi Shpati: Hahaha, s’guxojnë femrat të kërkojnë punë më…

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Xinxerfill, i kam vleresuar disa shkrime te tuat ne momentin qe ishe opozite por ne kete rast mos u bej militant.
    Gjate jetes se perditshme te gjithe mund te jemi militant apo simpatizant sipas interesit vetjak por ketu gjithsecili ka shansin te jete i cliruar nga cdo "ndikim" i jashtem dhe gjithsecili mund te shprehi ate qe eshte ne te vertet.
    Tani me thuaj ti vet e beson apo jo qe ne zyrat e Kocos behen negociata per punesime?
    Ti e beson apo jo qe Koco ka zonen e vet te influences?
    Ti e beson apo jo qe Drejtor i Albpetrolit eshte vene ish drejtori i Kocos pa asnje fare eksperience ne fushen e hidrokarbureve?
    Ti e beson apo jo qe sic e thote edhe vet deputeti i PS ne Vlore qe zyrat e Kocos na bekan presione neper institucione shteterore per vende pune se Kocua i ka premtuar ndonjerit ndonje vend pune?
    Tani nqs nuk do ti besosh nuk ka problem dhe mund te vish te shkruash ketu dhe tu mbushesh mendjen atyre qe jetojne jashte Shqiperie se gjerat ndryshuan 100% por jo neve qe jetojme ketu dhe e shohim perdite realitetin e ri "rilindas".
    Mos u bej dhe ti si keta zedhenesit e PD-se pasi me shume i prish pune partise tende ashtu sesa i rregullon.
    Dilni njehere nga konturi i jetes se perditshme dhe pranojeni realitetin ashtu sic eshte te pakten ketu ne virtual ku nuk te njeh njeri.
    Dil dhe thuaj, PO KETU KEMI PUNUAR GABIM.
    Ashtu sic dhe une shoh disa gjera qe kane ndryshuar per mire nen kete qeverisje, por po ashtu shoh dhe shuume shume gjera te tjera qe mundohen te shesin fasaden (sic ka bere kur ishte ne bashki) dhe harrojne thelbin dhe ne fund nuk ka ndryshuar asgje.
    Nuk po behem as militant e as po mbroj njeri. E thashe qe ne postimin e pare ne kete teme qe ky plakushi duhet tredhur qe te vere mend ky dhe te tjetert se burgun e kane si hotel.

    Ajo cka bej une ne cdo teme eshte pasqyrimi i fakteve dhe te vertetes dhe jo mbjellja e dezinformimit mashtrimit dhe aludimeve te pabaza sic bejne 99% e ketyre qe hapin tema me keto lloj titujsh apo atyre qe i nderrojne titujt e temave.

    E verteta eshte si me poshte:

    Zonja ishte e punesuar ne kompani private me ndermjetesim te plakushit (mesa merret vesh dhe ke video ai kishte abuzuar edhe me perpara me kete gruan).

    Pas ishte hequr nga puna kishe shkuar te kerkonte ndihme prape dhe ky i ka kerkuar vajzen duke ditur situaten e mjerueshme te zonjes dhe familjes. Prej ketu nisi filmimi.

    Plakushi nuk eshte perfaqesues i shtetit dhe qeverise ne asnje kapacitet. Nuk paguhet nga shteti as nga qeveria. Ai eshte perfaqesues i zyres se Koco Kokdhimes ne Sarande, e cila eshte zyre deputeti dhe jo punesimi. Ne Tirane per shembull zyrat e deputeteve ne shumice jane mbushur me studente.

    Gjithashtu ndermjetesimi per pune nuk behet per pune shteti por privati ndaj lidhje me shtetin apo me qeverine e Rilindjes eshte mese imagjinare.

    Ajo cka beri sheti eshte arrestimi, ngritja dhe provimi i akuzes dhe nxjerrja para drejtesise. Partia Socialiste e perjashtoi nga rradhet e saj dhe zyra ku punonte gjithashtu u distancua nga aktet dhe personi.

    ASKUSH NE SHTET DHE JASHTE TIJ NUK E KA MBROJTUR KETE PERSON I CILI VEPRONTE VETEM PER INTERES TE VET
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •