Pakėnaqėsi nė LDK
07:53 / E hėnė, 30 Qershor 2014
Nga: Zijadin Gashi
Koalicioni i shpejtė qė lideri i LDK-sė Isa Mustafa lidhi me AAK-nė dhe partinė Nisma pėr Kosovėn, nuk i ka gėzuar tė gjithė nė kėtė parti politike. Para sė gjithash, pakėnaqėsitė thuhet se ndėrlidhen me pozitėn qė LDK mund tė sigurojė nė qeverinė eventuale qė ky bllok i partive do ta formonte.
Burime nga LDK-ja, kanė thėnė nė kushte anonimiteti pėr Tribuna se pėrfshirja e LDK-sė nė kėtė bllok ishte reflektim i drejtpėrdrejtė i humbjes sė zgjedhjeve dhe njė masė preventive pėr tė evituar qarjet e brendshme nė kėtė parti politike.
Ishte njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė atmosferė fitoreje pėr tė zbehur atė tė humbjes qė mbretėronte natėn e 8 qershorit nė LDK, ka thėnė ky burim. Sipas tij, gjendja brenda partisė nuk ėshtė alarmante, por mė shumė dėshpėruese. Nga marrėveshja LDK, AAK dhe Nisma, sipas tė njėjtave burime, LDK ka marrė njė post tė kontestueshėm tė kryetarit tė Kuvendit si dhe njė premtim se nė kohėn kur presidentes Atifete Jahjaga ti skadojė mandati kushtetues, kėtė post ta mer LDK-ja...(mė gjerėsisht nė gazetėn Tribuna).
Krijoni Kontakt