Qysh ken
E qysh u ban hahahahaha
![]()
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
"Gjykata Kushtetues e Kosoves" ne nje vendim gati skandaloz, antikushtetues dhe teresisht ne kundershtim me cdo sistem demokratik parlamentar vendosi qe mandati per krijimin e qeverise (praktikisht) ti takoje " vetem" partise qe fiton me se shumti vota, pavaresisht votave ne Parlament per formimin e qeverise. Ne kete menyre GJKK vertetoi edhe nje here se nuk eshte Gjykate, por vetem nje institucion kolonialist antishqiptar dhe antiqytetar ne sherbim te interesave dhe agjendave te huja ne Kosove dhe Ballkan.
Sido qe te jete, me kete akt GJKK perfundimisht do te ndikoje edhe ne dobesimin e pluralizmit dhe parlamentarizmit ne Kosove.
Nga sot e tutje, duke pasur parasyesh edhe 20 vendet e rezervuara per minoritete, cdo parti e vogel ne Kosove praktikisht do te shkaterrohet, dhe jo vetem keto.
Si rezultat i ketij vendimi patjeter duhet te pasojne zgjedhje te jashtezakonshme.
Pervec nese Presidenti/Presidentja vendos ndryshe!
Qe shumica parlamentare nuk lejohet te formoje qeverine, kjo ndodh vetem ne "shtetin" "demokratik" te Kosoves. Dhe vetem ketu miqte amerikan etj. dicka te tille e quajne, e shesin dhe e mbrojne si legjitime.
Te lumt ne per miqte qe i kemi!Aq na duan t'miren, sa qe na mesojne edhe leksione te gabuara mbi shtetin, demokracine, parlamentarizmin, vetem per ti realizuar interesat dhe agjendat e veta.
Turp per te gjithe kosovaret qe durojne shaka te tilla ne dem te tyre dhe femijeve te tyre.
Tek e fundit, sic jemi ashtu edhe i kemi punet. Shteti me i varfer dhe me i bllokuar ne Evrope dhe Ballkan. Dhe kjo nuk do te ndryshoje kurre.
Megjithate, edhe vendimi per mua skandaloz dhe ne shperputhje te plote me sistemin parlamentar dhe qeverises te Kosoves, nuk e perjashton teresisht mundesine e formimit te qeverise nga shumica. Mirepo kete gje e len teper ne duar te Presidentit/Presidentes dhe ne fakt edhe ne duar te "miqve".
Nje kompetence e tille e Presidentit mund te haset kryesisht ne vende me sistem presidencial, ku edhe Presidenti zgjedhet direjkt nga populli.
Ta shohim se si do te zbatohet ky vendim. Por nje eshte e qarte, partite tjera nuk do te duhej te bashkepunonin me PDK-ne, nese nuk deshirojne ta rrezikojne ekzistencen e tyre...
Tani, nese shihet se Thaqi nuk i ka votat, PDK ka gjase te provoje qysh ne fillim me nje kandidat tjeter. Nese jo, atehere nese deshton, per cfare ka gjasa, ateher "miqte" do i dergojne zarfa dhe SMS Presidentes dhe do t'i tregojne se kend duhet ta nominoje!![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-07-2014 mė 12:21
......cfar na thote kjo kushtetuesja e thaqit,![]()
Korenica “kėshillon” Jahjagėn: Presidentja tė vendoste pėr dy mandatarėt
Analisti Fisnik Korenica, nga Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike, mendon se caktimi i tė dy mandatarėve, pėr formimin e qeverisė sė ardhshme, do tė duhej tė ishte nė diskrecionin e Presidentes, pėr dallim nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur qė mandatari i parė t’I jepet partisė qė doli e para nė zgjedhje, PDK-sė.
“Unė mendoj se Presidentja duhet me pasė pėrgjegjėsinė nė kėtė proces, sepse ėshtė organ kushtetues qė duhet ta garantojė funksionimin kushtetues tė institucioneve. Unė jam kėshtu edhe pėr mandatarin e parė por edhe tė dytin, por Gjykata Kushtetuese ka thėnė qė tė parin nuk ke diskrecionin ndėrsa nė tė dytin ke. Nė rastin e dytė, ėshtė gabim qė po e interpretojnė si diskrecionin tė caktuar”, ka thėnė Korenica pėr Indeksonline.
Korenica mė tej tha se nuk duhet tė keqinterpretohet se edhe mandati i dytė i takon PDK-sė, sepse sipas Kushtetutės ėshtė diskrecion i Presidentes ta mbėshtesė procesin e konsultimit tė partive poltike.
“Nė rastin e dytė, ėshtė gabim qė po e interpretojnė si diskrecionin tė caktuar. Ėshtė diskrecionin qė me i facilitu njė proces tė konsultimit tė partive politike, qė munden me siguru minimumi 61 vota nė kuvend. Kjo i takon secilit koalicion apo grup partish qė e garanton kėtė. Nė kėtė aspekt, rolin kryesor, nėse dėshton emri i parė i mandatarit, e ka presidentja”.
http://gazetablic.com/korenica-keshi...dy-mandataret/
Gjyqtari amerikan nė Kushtetuese i jep pėrparėsi Koalicionit LDK-AAK-Nisma
Njėri nga gjyqtarėt e Kushtetueses nuk ėshtė pajtuar me vendimin e sotėm. Gjykatėsi Robert Carolan nuk ėshtė pajtuar mė shumicėn e gjykatėsve dhe beson se ata kanė vendosur gabimisht pėr arsyet e mėposhtme:
Sipas Gjykatėsit Carolan, neni 84.14 dhe 95.1, pėr tė cilat Presidentja kishe dyshime, janė nė pėrputhje me njėra tjetrėn.
Sipas tij, nuk duhet tė pėrzihet ligji pėr zgjedhjet me kushtetutė pasi qė ligji pėr zgjedhje rregullon zgjedhjet si dhe kush mundet tė marrė pjesė nė zgjedhje e jo zgjedhjen e kryeministrit, ndėrsa kushtetuta e pėrcakton koalicionin, raporton KTV.
Sipas tij, koalicioni ėshtė “njė grup i njerėzve, grupeve apo vendeve qė janė bashkuar pėr njė qėllim tė njėjtė”, pra nuk ėshtė e domosdoshme qė tė jetė koalicion parazgjedhor. Po ashtu ai thotė se edhe kjo kushtetutė sikurse korniza kushtetuese e UNMIK-ut nuk kėrkon qė koalicioni tė jetė i regjistruar ose tė ekzistojė para zgjedhjeve.
“Nė katėr parė zgjedhjet parlamentare paraprake asnjė parti politike nuk e ka fituar shumicėn nė Kuvend dhe secilėn herė nė kėto katėr raste ėshtė propozuar kandidati pėr kryeministėr nga koalicioni i krijuar pas zgjedhjeve”, thotė Carolan.
Ai precizon se duhet lexuar mirė Kushtetuta ku thuhet se shumica e deputetėve duhet tė votojnė kryeministrin dhe nėse kjo nuk ndodh nė dy runde tė votimit nė Kuvend, atėherė duhet tė shpallen zgjedhjet parlamentare.
http://gazetablic.com/gjyqtari-ameri...ldk-aak-nisma/
Bravo...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-07-2014 mė 16:34
SIZE=5]Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda e komentojnė vendimin e Gjykatės Kushtetuese [/SIZE]
Shpend Ahmeti e Ilir Deda nga Lėvizja Vetėvendoje e kanė komentuar vendimin e Gjykatės Kushteruese.
Kryetar i Komunė sė Prishtinės, Shpend Ahemeti ka thėnė se vendimi po e thotė qartė, herėn e parė partisė fituese, herėn e dytė nė diskrecionin e presidentes.
“Nuk e di pse disa media po thone dy herė mandati PDK, kur vendimi po e thotė qartė, herėn e parė partisė fituese, herėn e dytė nė diskrecionin e presidentes... 92. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikes duhet te vleresoje se cila eshte gjasa me e madhe qe nje parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin per Kryeminister, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend per formimin e Qeverise se re....”,ka shkruar Ahmeti nė Facebook.
Kurse, kandidati pėr deputet nga Lėvizja Vetėvendoje Ilir Deda ka thėnė se herėn e parė PDK; herėn e dytė Presidentja vendosė vetė - por jo pėr PDK.
“Gjykata Kushtetuese qartėson: herėn e parė PDK; herėn e dytė Presidentja vendosė vetė - por jo pėr PDK (shihni pikat 89-95)”.
Edhe analisti Krenar Gashi ėshtė nė tė njėjtėn linjė.
“Herėn e parė PDK-ja, e pėr herėn e dytė vendosė Presidentja”, ka shkruar nė Deda nė Facebook.
http://botasot.info/zgjedhjet-2014/3...s-kushtetuese/
Kuēi: Ose ne, ose shkojmė nė zgjedhje! (Video)
Partia Demokratike, nuk e ka si opsion tė parė, mundėsinė ta ēojė vendin edhe ne njė palė zgjedhje tė jashtėzakonshme.
Por, nėse sjellja e opozitės vazhdon tė jetė barrikaduese, atėherė, ky do tė jetė opsioni i dytė.
Kėshtu i ka thėnė televizionit Rrokum, nėnkryetari i PDK-sė, njėherit zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi. ...
...
Megjithatė, Kuēi nuk e ka mohuar mundėsinė, qė PDK tė heq dorė nga pozita e tė parit tė qeverisė, vetėm tė gjejė partnerėt pėr bashkėqeverisje.
http://botasot.info/zgjedhjet-2014/3...gjedhje-video/
Interesant...
GJKK gjoja ka qartesuar paqartesite qe ekzistonin lidhur me mandatimin e qeverise se ardhshme, ndersa partite dhe udheheqsit e tyre kete "qartesim" vazhdojne ta interpretojne si me pare, ashtu sic ju pershtatet d.m.th. GJKK nuk ka qartesuar asgje!
Po ta kishte qartesuar situaten, gje qe se ka bere -ndoshta sepse ka qene e urdheruar keshtu nga amabasa te caktuara qe deshirojne te vendosin kandidatet e vete ne krye te institucioneve-, atehere se paku per njerezit qe kane kryer shkollimin edhe ne universitete me renome boterore dhe per eksperte te ndryshem nuk do te ishte e veshtire te pajtoheshin per interpretim te njejte te vendimit te GJKK-se, pavaresisht perkatesise ideologjike apo partiake.
Me e mira do te ishte te kerkohej interpretim nga Komisioni i Venecias, vecanerisht pasi qe Kosova pak jave me pare edhe eshte pranuar si anetare.
Jam i bindur se interpretimi i "Venecias" do te ishte shume me i drejte, me i qarte dhe me i kuptueshem per te gjithe se ky "vendimi" (politik) i GJKK-se.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-07-2014 mė 16:35
Vendimi origjinal i GJKK-se...
http://www.gjk-ks.org/repository/doc...103_14_shq.pdf
(...edhe per H. kucin!)
"
Interpretimi i Nenit 95, paragrafit 4, te Kushtetutes
Sa i perket interpretimit te nenit 95, paragrafi 4, Gjykata veren se kjo dispozite e precizon proceduren sipas se ciles Presidenti i Republikes emeron kandidatin tjeter per Kryeminister, duke ndjekur te njejten procedure, nese perberja e propozuar e Qeverise nuk merr votat e nevojshme ne Kuvend.
Ky nen numeron dy elemente:
(a) Presidenti emeron kandidatin tjeter;
(b) sipas se njejtes procedure.
Ky nen qendron i heshtur ne pyetjen se cila parti ose cili koalicion e propozon kandidatin e ri per Kryeminister.
Sipas kendveshtrimit te Gjykates, eshte ne diskrecionin e Presidentit te Republikes qe, pas konsultimeve me partite dhe me koalicionet, te vendose se ciles parti ose cilit koalicion do t'i jepet mandati per te propozuar kandidatin tjeter per Kryeminister.
->Nuk duhet te perjashtohet qe Presidenti i Republikes mund te vendose t'i jape te njejtes parti ose koalicion edhe nje rast per te propozuar kandidatin tjeter, qe mund te jete i suksesshem ne formimin e Qeverise se re, duke marre votat e nevojshme ne Kuvend.
->Gjykata konsideron se Presidenti i Republikes duhet te vleresoje se cila eshte gjasa me e madhe qe nje parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin per Kryeminister, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend per formimin e Qeverise se re.
->Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutes kerkon qe te kete nje kandidat tjeter per Kryeminister, por e Ie te hapur ceshtjen se ciles parti ose cilit koalicion do t'i jepet mandati per te propozuar kandidatin per Kryeminister.
->Pasi qe, sipas Kushtetutes, Presidenti i Republikes perfaqeson shtetin dhe unitetin e popullit, eshte pergjegjesi e Presidentit te ruaje stabilitetin e vendit dhe te gjeje kritere mbizoteruese per formimin e qeverise se re, ne menyre qe te shmangen zgjedhjet.
->Prandaj, Gjykata konkludon se dispozitat kushtetuese jane mjaftueshem te qarta dhe ne perputhshmeri me njera-tjetren per te cuar deri te formimi i Qeverise se re ne pajtim me vullnetin e votuesve.
...
VENDOS
...
dh. Ne rast se kandidati i propozuar per Kryeminister nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikes, ne diskrecionin e tij/saj, ne baze te nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutes, emeron kandidatin tjeter per Kryeminister, pas konsultimit me partite ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme) qe kane plotesuar kriteret e lartpermendura, pra me parti ose me koalicion qe eshte regjistruar si subjekt zgjedhor ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme, e ka emrin ne fletevotim te zgjedhjeve, ka marre pjese ne zgjedhje dhe ka kaluar pragun;
e. Nuk perjashtohet qe Presidenti i Republikes te vendose t'i jape partise ose koalicionit te pare, sipas nenit 95, paragrafi 1, te Kusbtetutes, mundesine te propozoje kandidatin tjeter per Kryeminister;
...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-07-2014 mė 19:15
ani de kjo i bjen qe PDK dy here do te tentoi ta formoi qeverin
e nese nuk mundet vendi shkon ne zgjedhje te jashtzakonshme
ket e kemi dit edhe pa e dhan kushtetuesja mendimin e vet.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt