Do të ishte mirë që Kosova të ketë shumë masonë dhe ndonjë lozhë, thotë Durham
Durham më tutje ka thënë se në Kosovë ka takuar vetëm një mason. Ai ka thënë se nuk e di se sa masonë ka në Kosovë. Durham ka thënë se nuk e di se a ka ndonjë lozhë në Kosovë, por mendon se do të ishte mirë të kishte lozha masonerike.
(E plotësuar)
Durham: Masonët nuk sundojnë botën, ky është vetëm një mit i pakuptimtë
Duke folur për fenë dhe masonët Durham tha se pjesë e masonerisë janë pjesëtarë që u përkasin të gjitha feve. Këtu ai nuk ka bërë dallime edhe për izraelitet, të cilët përmendën shumë në lidhje me masonë.
Ai tha se secili që është pjesë e Masonerisë fillimisht është mason e pastaj ka profesionin e tij.
Por, ai tha se masonët nuk kontrollojnë institucionet, ashtu siç flitet
Durham tha se Masonët ende nuk kanë arritur të sundojnë botën.
“Jo, ky është vetëm një mit i pakuptimtë”, tha ai.
Do të ishte mirë që Kosova të ketë shumë masonë dhe ndonjë lozhë, thotë Durham (Video)
Durham më tutje ka thënë se në Kosovë ka takuar vetëm një mason. Ai ka thënë se nuk e di se sa masonë ka në Kosovë. Durham ka thënë se nuk e di se a ka ndonjë lozhë në Kosovë, por mendon se do të ishte mirë të kishte lozha masonerike.
Ai ka thënë se në Serbi ka disa të tilla.
“E kam takuar një mason, mendoj se ishte kosovar por nuk i përket ndonjë lozhe këtu. Do të ishte shumë mirë të kishte lozhë këtu”, ka thënë Durham.
“Nuk jam i sigurtë për Kosovë por nuk mendoj se ka, do të ishte shumë mirë të kishte. Në Serbi ka, por në Kosovë nuk mendoj se ka”, ka thënë ai.
Durham: Njerëzit janë kundër masonerisë, por nuk është e vërtetë se ndërhyjmë në çdo gjë
Ai ka thënë se nuk ajnë të vërteta ato që thuhen se masoneria ndërhynë në politike dhë në çdo pore të jetës së njerëzve. Madje ka thënë se nuk janë të vërteta edhe ato që thuhen nëpër libra, për ritualet e tyre.
“Kurrë se kam parë dikë të pijë verë nga një kafkë. Ne kemi atë që quajmë “filxhan dashurie”. Në mbarë botën ka lozha që janë nën juridiksionin e lozhës angleze. Personalisht nuk kam parë kurrë diçka të tilla. Njerëzit janë kundër “freemasonerisë”, ka thënë ai.
Durham by GazetaExpressTV
Masonët ndihmojnë botën në mënyrë sekrete, thotë Frank Durham
Masoni Frank Durman, epror në Lozhën masonike britanike, thotë në emisionin “Rubikon” të KTV’së se kjo shoqëri e cila në opinion njihet si tejet sekrete, ndihmon të gjitha vendet me financa, në rast fatkeqësishë dhe në raste të tjera.
Ai ka thënë se masonët këtë e bëjnë në mënyrë sekrete.
“Ne jemi të parët që dërgojmë para në ndonjë fatkeqësi, por nuk i tregojmë askujt për këtë. Ju duhet ta bëni këtë në mënyrë sekrete sepse është vepër e mirë dhe jo për të tjerët. Nuk ka asgjë të keqe të themi se ne ndihmojmë qytete të vogla, që preken nga cunami, nga fatkeqësitë”, ka thënë ai.
Ndryshe, masoneria është një shoqëri sekrete. Për të janë shkruar qindra libra dhe janë xhiruar dhjetëra filma.
Konsiderohet të jetë një nga gjërat më me interes që lidhet me konspiracionin. Ka teori të ndryshme që shpjegojnë masonerinë.
Ndër to, janë edhe ato më rutinoret si: masonët kontrollojnë botën, shumica e preisdentëve amerikan janë mason, shumica e liderëve botëror janë mason.
Sipas tyre, kjo shoqëri, tenton ta kthej botën në një “Rend të ri botëror” apo “Novos ordos seclurum”.
Gazetaexpress/com
Krijoni Kontakt