Në kërkim të “Rambos”, vrau tre policë (Foto)
Policia në Kanada ka nisur kërkimin ndaj një personi të armatosur rëndë dhe të veshur si Rambo, që vrau tre policë dhe plagosi dy të tjerë.
Një përplasje e ashpër me armë shpërtheu të mërkurën, kur policia u njoftua për një person të armatosur në veri të qytetit Moncton.
Tre oficerë vdiqën në këtë përplasje me armë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka publikuar foto të personit të kërkuar.
Ai është 24- vjeçari Justin Bourque.
Policia thotë se ai ka me vete dy armë, një hark dhe një thikë.
Policia u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda.
Botasot/info
Krijoni Kontakt