Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Thumbs up Zvicra, referendum për pagën minimale

    Zvicerianët do të votojnë në një referendum gjatë së dielës, mbi aplikimin ose jo të asaj që mund të jetë edhe paga minimale më e lartë në botë.

    Emri:  minimumi.jpg

Shikime: 2690

Madhësia:  31.9 KB

    Nëse miratohet, punëdhënësit do të duhet të paguajnë punonjësit me minimumin 22 franga zviceriane (25 dollarë, 18 euro) në orë. Mbështetësit thonë se lëvizja është e nevojshme për njerëzit, për të jetuar një jetë më të mirë.

    Por, kritikët argumentojnë se kjo do të rriste koston e prodhimit dhe më pas papunësinë, sepse të rinjtë do ta kishin shumë më të vështirë të gjenin punë. Korrespondentë thonë se propozimi “për të mbrojtur pagesën e barabartë” është ndër më premtuesit e disa referendumeve të së dielës.

    Ato përfshijnë gjithashtu një plan kontrovers për të blerë avionët luftarakë suedezë “Gripen”, për Forcat Ajrore të Zvicrës, dhe për të vendosur ndalimin përjetë të të punuarit me fëmijë të pedofilëve të dënuar.

    Por, është pikërisht propozimi i mbështetur nga Sindikata e Tregtisë për të siguruar një pagë vjetore jo më të vogël se 32 mijë euro, ai që ka provokuar më shumë debate.Masa, sipas argumentuesve, është e nevojshme për shkak të kostos së lartë të jetesës në qytetet e mëdha zviceriane, siç janë Gjeneva dhe Zyrihu.

    Sindikatat janë të irrituara se Zvicra, një nga vendet më të pasura në botë, nuk ka një nivel minimum page, siç kanë fqinjët e Francës dhe Gjermanisë.Ato thonë se të mbijetosh me më pak se 4000 franga në muaj nuk është e mundur për shkak të qirasë, sigurimeve shëndetësore dhe ushqimit, që janë të gjitha të shtrenjta. Paga minimale në Gjermani do të jetë 8,5 euro në orë, duke nisur nga viti 2017.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Po pse ore e vune vetem 18 euro ne ore. Ta kishin vene 100 apo 1000 euro ne ore. Sa me shume, aq me mire apo jo?

    Eshte nje nga nismat me idiote qe jane marre ne historine e njerezimit qe deshmon qe njerezve po u fluturojne edhe ato dy blete qe u kishin mbetur ne koshere.

    1. Kontrata e pageses eshte mes punedhenesit dhe punetorit. Nuk i takon as shtetit, as zgjedhesve qe te vendosin por u takon vetem ketyre te dyve.

    2. Te pyesesh popullin tend ne referendum se sa duhet te jete rroga minimale eshte njesoj si ta pyesesh: - A do votosh qe te rrisesh rrogen tende?

    3. Si cmimet e mallrave, si pagat e punes se njerezve, i dikton ligji i thjeshte i tregut: kerkese e oferte.

    4. Varferia nuk luftohet duke rritur pagesen minimale ne menyre artificiale. Perkundrazi, rritja e pagese minimale vetem sa rrit koston e berjes biznes ne ate vend dhe ka per te demtuar ate ekonomi dhe ate shoqeri. Kur shteti e detyron me ligj biznesin qe te shpenzoje para ne taksa apo ne rroga, biznesi do te rrisi cmimet e sherbimeve te veta per t'i paguar ato taksa e ato rroga te larta. Ose do te beje ate tjetren: nese deri dje mbante ne pune 5 veta sot qe hyn ne fuqi rritja e pages minimale, do te pushoje nga puna 2 veta, ata 3 qe ngelen do bejne punen qe benin 5 veta. Dhe nismetaret private, do ti largohen Zvicres e do te shkojne te investojne ne vende te tjera qe kane koston e berjes biznes me te ulet.

    Por kur ke nje popull injorant dhe nje klase politike aventuriere qe nuk i behet vone per ekonomine e vendit por per "pelqimin e tyre ne popull", te tilla lajme do degjosh.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-05-2014 më 10:49

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Ketu ne shqipri duhet te paguhesh minimalisht 60.000 lek te reja. Cmimet si ne Europ dhe pagat si ne kohe te Komunizmit

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Edi Rama duhet te hiqet nga posti qe mban per tia len vendin Berishes. Ai deshtoj mbi premtimet qe mbajti per punsimin spitalet rendin korrupsioni burrokracine etj

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po pse ore e vune vetem 18 euro ne Euro. Ta kishin vene 100 apo 1000 euro ne ore. Sa me shume, aq me mire apo jo?

    Eshte nje nga nismat me idiote qe jane marre ne historine e njerezimit qe deshmon qe njerezve po u fluturojne edhe ato dy blete qe u kishin mbetur ne koshere.

    1. Kontrata e pageses eshte mes punedhenesit dhe punetorit. Nuk i takon as shtetit, as zgjedhesve qe te vendosin por u takon vetem ketyre te dyve.

    2. Te pyesesh popullin tend ne referendum se sa duhet te jete rroga minimale eshte njesoj si ta pyesesh: - A do votosh qe te rrisesh rrogen tende?

    3. Si cmimet e mallrave, si pagat e punes se njerezve, i dikton ligji i thjeshte i tregut: kerkese e oferte.

    4. Varferia nuk luftohet duke rritur pagesen minimale ne menyre artificiale. Perkundrazi, rritja e pagese minimale vetem sa rrit koston e berjes biznes ne ate vend dhe ka per te demtuar ate ekonomi dhe ate shoqeri. Kur shteti e detyron me ligj biznesin qe te shpenzoje para ne taksa apo ne rroga, biznesi do te rrisi cmimet e sherbimeve te veta per t'i paguar ato taksa e ato rroga te larta. Ose do te beje ate tjetren: nese deri dje mbante ne pune 5 veta sot qe hyn ne fuqi rritja e pages minimale, do te pushoje nga puna 2 veta, ata 3 qe ngelen do bejne punen qe benin 5 veta. Dhe nismetaret private, do ti largohen Zvicres e do te shkojne te investojne ne vende te tjera qe kane koston e berjes biznes me te ulet.

    Por kur ke nje popull injorant dhe nje klase politike aventuriere qe nuk i behet vone per ekonomine e vendit por per "pelqimin e tyre ne popull", te tilla lajme do degjosh.

    Albo
    Ne rastin e Zvicres behet fjale per ndalimin e diskriminimit te nje pakice relative te punetoreve, jo per luftimin e "varferise" ne kuptimin e zakonshem te fjales...

    Fakti qe ne Zvicer nuk eshte aprovuar kjo page minimale ka lidhje kryesisht me friken e popullit te Zvicres nga edhe me teper emigrate, jo se nje page e tille minimale do e rrezikonte Zvicren apo ekonomine e Zvicres. Vetem pak punetore (kryesisht te parregullt, emigrate etj.) do te perfitonin nga paga e tille minimale. Te gjithe tjeret paguhen dukshem mbi pagen minimale.
    Paga mesatare p.sh. e nje kujdestare te pleqeve ne Zvicer sillet rreth 56.000 Euro, ne Gjermani rreth 25.000 Euro, e nje berberi ne Zvicer rreth 42.000, ne Gjermani rreth 18.000 etj. Pra, shume nga zanatet qe ne mjaft vende tjera te BE-se dhe me gjere paguhen shume pak, ne Zvicer jane dyfish apo trefish me te paguara. Keshtu qe nuk mund te filitet per demtim te bizneseve qe zakonisht pritet te preken nga paga minimale te larta.
    Per zanate tjera, te cilat zakonisht paguhen mire, paga minimale s'ka asnje rendesi.

    Pervec kesaj, ne Zvicer ekziston edhe ndihma sociale, e cila ne raste te caktuara eshte dukshem me e larte se paga minimale qe eshte kerkuar permes referendumit. Nje familje 5 anetareshe mund te perfitoje deri ne 5000 Franga ne muaj.
    Paga e nje pjese te mire te atyre qe paguhen nen pagen e kerkuar minimale edhe keshtu kompensohet nga shteti apo nga shoqeria permes ndihmes sociale.
    Duke e pasur parasyesh numrin relativisht te vogel te perfituesve real dhe ndihmen sociale, paga minimale do te mund te krijonte hapesira per uljen e taksave dhe tatimeve te caktuara per firma dhe produkte, gje qe do te ndikonte pozitivisht ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik.

    Sidoqofte, rasti i Zvicres ne pergjithesi eshte pothuajse i paparshtatshem per te bere krahasime dhe per te nxjerre konkluzione te vlefshme edhe per shtete tjera te Evropes dhe te botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-05-2014 më 08:46

  6. #6

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Propozimi ishte shume i larte. Rroga minmale do behej 85% e rroges mesatare ne Zvicer.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Propozimi ishte shume i larte. Rroga minmale do behej 85% e rroges mesatare ne Zvicer.
    Paga minimale ne France dhe ne Gjermani (aty ku vlene) eshte e ngjashme mbi bazen e pages mesatare bruto..

    Ne Zvicer paga mesatare mujore eshte dyfish me e larte se ne France, e cila aktualisht ka page minimale prej rreth 9,53 Euro ne ore.
    9,53+9,53= 19,06 Euro.
    Edhe ne Gjermani, ku paga mesatare mujore eshte pak me e larte se ne France, gjendja eshte e ngjashme. Nga viti 2015 do te vleje paga minimale prej 8,50 Euro per te gjithe.
    Zvicra me 18 Euro te propozuara eshte nen nivelin e Frances dhe perafersisht me ate cfare eshte propozuar dhe vendosur ne Gjermani.
    Nese kemi parasyesh te gjitha rrethanat, propozimi ne Zvicer eshte mesatar deri i ulet. Sepse ne Zvicer nga paga minimale do te perfitonin vetem nje pjese relativisht e vogel e punetoreve ne krahasim me Francen, Gjermanine dhe te gjitha shtetet tjera qe kane page minimale.

    Sidoqofte, shumica kane votuar kunder nga frika e emigranteve te ri si pasoj e propagandes qe eshte bere lidhur me pagen kinse shume te larte minimale, jo sepse paga e propozuar ishte vertete e larte apo e demshme per Zvicren. Vetem rreth 200.000 punetore, ndoshta edhe me pak, kryesisht te huaj dhe pa zanate, te cilet edhe keshtu ne shume raste marrin paga plotesuese apo ndihme sociale etj., do te "perfitonin" nga paga minimale e propozuar.



    Ja edhe disa te dhena tjera te peraferta:
    Paga mesatare per akademike (me Universitet) eshte rreth 9000 Euro
    Paga mesatare per akademike (me shkolle te larte) eshte rreth 7600 Euro

    Pagat mesatare ne sektorin publik rreth 7200 Euro
    Pagat mesatare ne sektorin e bankave rreth 8000 Euro

    Pagat mesatare per kualifikime me te larta:
    Ne sektorin e sigurimeve rreth 12500 Euro
    Ne sektorin e bankave rreth 14000 Euro
    Ne sektorin e farmacise rreth 14500 Euro
    Ne industrine e duhanit reth 18000 Euro
    Ne sektorin e industrise se makinave rreth 8600
    Ne sektorin e shendetesise rreth 8000 Euro
    Ne sektorin e ndertimtarise rreth 6800 Euro


    Pagat mesatare sipas perkatesise shteterore/etnike :
    Shtetas te huaj me kulifikim me te larte rreth 10200 Euro
    Shtetas te Zvicres rreth 9200 Euro
    ...

    Kufiri i varferise per nje singels eshte rreth 2000 Euro ne muaj
    Kufiri i varferise per nje familje me dy femije eshte rreth 4000 Euro
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-05-2014 më 11:03

  8. #8

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Paga minimale ne France dhe ne Gjermani (aty ku vlene) eshte e ngjashme mbi bazen e pages mesatare bruto..

    Ne Zvicer paga mesatare mujore eshte dyfish me e larte se ne France, e cila aktualisht ka page minimale prej rreth 9,53 Euro ne ore.
    9,53+9,53= 19,06 Euro.
    Edhe ne Gjermani, ku paga mesatare mujore eshte pak me e larte se ne France, gjendja eshte e ngjashme. Nga viti 2015 do te vleje paga minimale prej 8,50 Euro per te gjithe.
    Zvicra me 18 Euro te propozuara eshte nen nivelin e Frances dhe perafersisht me ate cfare eshte propozuar dhe vendosur ne Gjermani.
    Nese kemi parasyesh te gjitha rrethanat, propozimi ne Zvicer eshte mesatar deri i ulet. Sepse ne Zvicer nga paga minimale do te perfitonin vetem nje pjese relativisht e vogel e punetoreve ne krahasim me Francen, Gjermanine dhe te gjitha shtetet tjera qe kane page minimale.

    Sidoqofte, shumica kane votuar kunder nga frika e emigranteve te ri si pasoj e propagandes qe eshte bere lidhur me pagen kinse shume te larte minimale, jo sepse paga e propozuar ishte vertete e larte apo e demshme per Zvicren. Vetem rreth 200.000 punetore, ndoshta edhe me pak, kryesisht te huaj dhe pa zanate, te cilet edhe keshtu ne shume raste marrin paga plotesuese apo ndihme sociale etj., do te "perfitonin" nga paga minimale e propozuar.
    Ne Zvicer do ishte shume me e larte.

    Dhe ne cdo vend te botes perfiton nje numer i vogel, kur rritet rroga minimale. Dhe normalisht jane gjithmone ata pa zanate.

    Emri:  22222222.png

Shikime: 1446

Madhësia:  11.4 KB

  9. #9

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Rroga minimale e propozuar ne Zvicer do ishte $14.01 sipas Bloomberg.

    Emri:  22222222.png

Shikime: 1775

Madhësia:  130.3 KB

    http://www.usnews.com/news/blogs/dat...t-minimum-wage
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 20-05-2014 më 11:37

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zvicra, referendum për pagën minimale

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne Zvicer do ishte shume me e larte.

    Dhe ne cdo vend te botes perfiton nje numer i vogel, kur rritet rroga minimale. Dhe normalisht jane gjithmone ata pa zanate.

    Emri:  22222222.png

Shikime: 1446

Madhësia:  11.4 KB
    Nga e ke kete statistik, pa informata plotesuese...?

    Zvicra edhe keshtu eshte e pakrahasueshme, sepse paga mesatare ne Kantonin e Cyrihut eshte shume me larte se ne disa Kantone tjera.
    Ne Cyrih p.sh. pagat mesatare jane rreth. 82.000 Euro...

    Sido qe te jete, paga mesatare ne Zvicer eshte rreth 5100 (apo 61.200) Euro ne muaj apo edhe me e larte, ndersa ne France rreth 2700 (32.400) e ne Gjermani rreth 3100 (37200) Euro.
    Paga minimale ne France eshte rreth 9,53 Euro, ne Gjermani do te jete rreth 8,50 Euro.
    Ne postimin e meparshem kam logaritur pagen mesatare ne France rreth 2400 Euro. Gje qe edhe eshte perafersisht nese e llogarisim fuqine blerese...

    Edhe nese lloigarisim 48 ore pune ne muaj, zakonisht jane 40 ore, nuk arrihet as perafersisht shifra 85% e pages mesatare bruto, por vetem rreth 67%.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-05-2014 më 11:41

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •