Zoti te na ruaj nga njerezit qe jane te bindur!
Pasi juve jeni kaq hipokriter sa edhe diellin e beni hene...
Po si mor i mjere ti po i deklaron serbe kishat e shqiptareve, te atyre stergjysherve te tu ashtu si te mit...?
Eshte sikur te thashe me lart, kush vlen me shume..., nje qe nenen e tij e therret "nene" apo nje tjeter qe po te njejten grua e konsideron " te shenjte"?
Ti e flake tej, e vjen tjetri dhe e merr me vete, kush pra ta ka fajin? Ishit juve qe e braktiset fene, pra tradhetuat e mos i bej qejfin vetes qe
gjoja e bete nga zgjuarsia..., pasi do ta veshin me domate andej nga del xhiro ti..., kujdes :-)
Jam i sigurt qe ne 400 vjet po te kishin deshur shqiptaret do ti kishin rrenuar me kohe, po he ti qe je i zgjuar musliman, perse nuk e bete kete, perse???
Ja njera nga aresyet, pasi te gjithe asaj kohe e dinin historine e tyre, e u dhimbsej nese jo si faltore (pasi te konvertuar), te pakten si kujtim
i rrenjve te stergjysherve, pikerisht ato rrenje qe ti i pret me kaq mllef, e duke u vertitur si nje vogelush i lumtur me kesule te kuqe, perpara gojes se ujkut!
JO nuk e kam fjalen per "kesule kuqen", pasi eshte nje perralle, por per realitetin ku ka rene identiteti juaj dhe kujt e mendon si ju!
1.Jeni shkaktare per asimilimin e shqiptareve qe mbajten besen e krishtere orthodhokse ( nje shumice e pakundershtueshme ne gjithe rajonet e banuara nga shqipet )!
2.Jeni shkaktare qe jemi perçare si zogjte e korbit, ne gjithe Ballkanin dhe me tej ne Evrope, pasi u ngjitet si balta pas kepuces me turkun!
3.Jeni shkaktare qe vazhdojme te jemi te ndare, pasi shume prej jush flet shqip, por zemra i rreh tyrkçe, kur flet me urrejte per kishat shqiptare dhe i konsideron te "huaja".
4.Jeni shkaktare te prapambetjes qe zoteroi tera tokat e Arberise, fill pas pushtimit osman e deri ne 1912..., por qe kjo erresire vazhdon, pasi perqafuat mentalitetin e erresires.
5.Sot nuk beni nje autokritike te rishikoni sinqerisht te shkuaren dhe te tashmen, por me arrogance justifikoni nje tragjedi historike ( pushtimin turk ) si nje "taktike mbijetese"!
6.Pra çdo qendrim armiqesor ndaj atyre pakicave shqiptare orthodhokse afer jush, qe pak gje u ka mbetur ne kujtese si perkatesi kombetare ( orgjine shqiptare ), beni qe te thellohet hendeku
ku kemi rene si komb! Vazhdoni keshtu, por mos u ankoni qe na e kane fajin greket e sllavet, pasi po behet si ajo gojedhana me "Ujku, ujku..., e pastaj erdhi me te vertete!"
Nuk desha te polemizoj me ty, por qe nuk pranohet qe te justifikoheni me tragjedine historike te kombit tone, si nje "zgjuarsi" e jashtezakonte, pasi faktet tregojne te kunderten.
Ani, ti vazhdo te jesh i lumtur, nuk eshte as'pak mekat te mendosh qe ke te drejte, eshte fakultet mendor, por qe edhe peshku eshte krenar qe komandon nje akuarjum te tere
qyqari kujton se e gjithe bota permblidhet aty! - Pa tregoi sa i madh eshte oqeani..., ky shpejt do te nxjerre flatra e do te fluturoje. Krenaria edhe padituri!
Pershendetje.
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Kjo ngjarja me kryekriminelin serb ne Tirane ne njeren ane me ka bindur perfundimisht qe Edi Rama eshte ende kryebashkiaku i Tiranes qe ishte dikur, e ne anen tjeter me me ka bere te qeshe. Te qeshe qe te mos qaje.
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Patjeter...
Ky forum nuk eshte shkalle matese e tolerances fetare ne realitetin shqiptar.
Ketu zakonisht diskutohen tema "te nxehta" politike, ku shpesh diskutojne edhe ekstremiste te ndryshem.
Anonimiteti i forumeve te tilla gjithashtu nuk eshte i krahasueshem me situatat e komunikimit real.
Edhe familjet apo lagjet qe kane fe te njejte ne rrethana identike (p.sh. ne nje forum te lagjes) nuk do te silleshin me njeri tjetrin njejte si ne ralitet.
Koha dhe historia jane njesi matese me te pershtatshme dhe me te sakta per vleresimin me real te tolerances fetare ne mes te shqipetareve, jo diskutimet kontroverse, grindjet dhe fyerjet rreth temave aktuale politike, fetare dhe shoqerore ne forume te tilla apo ne ndonje gazete.
Nuk ka shume vende te Evropes, ndoshta asnje, ku per shumicen absolute te popullit, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, nuk ka ndonje rendesi te madhe se ciles fe i takon Kryeministri, Kryetari, Kryeparlamentari, Kryebashkiaku etj. Vetem kjo eshte nje vlere -pavaresisht zhurmes mediale qe viteve te fundit bejne disa islamiste te ndryshem- qe praktikisht nuk e ka askush ne Evrope, as ne shtetet me te zhvillura dhe me demokratike.
Ah lum une qe kam bashkeatdhetare kaq mendjendritur!Patriku serb nuk eshte ftuar ne rolin e politikanit apo perfaqesuesit te interesave politike te serbeve dhe Serbise, por ne rolin e kryefetarit serb, per nje feste fetare ne Shqiperi...
Roli i tille nuk parasheh deklarime politike lidhur me statusin historik dhe politik te Kosoves si dhe perhapjen e propagandes politike te serbeve dhe serbise lidhur me ngjarje te caktuara gjate dhe pas luftes ne Kosove. Sidomos kur paraprakisht dihet se kane potencial absolutisht provokues.
Ka raste, dhe vizita e pare dhe rrethanat e fteses ishin nje rast i tille, kur secili (edhe patriku serb) duhet te vetepermbahet dhe te heqe dore nga vullneti dhe impulsi per te theksuar kudo dhe ne cdo kohe qendrimet, kerkesat dhe deshirat politike, historike dhe fetare te serbeve dhe te Serbise.
Pranimi i fteses derguar nga Kisha Orthodhokse ne Shqiperi per te marre pjese ne shenjterimin e Katedrales ne Tirane, nga ana e Patrikut te Serbise, ishte nje hap i madh perpara per paqen mes dy popujve. Ardhja e tij ne Tirane dhe marrja pjese ne festimet, i jep nje mesazh te qarte gjithe besimtareve te tij orthodhokse ne Serbi e ne mbare boten, qe shqiptaret nuk jane "armiq" as "njerez me bisht", jane nje popull si ne. Dhe ky akt i tij personal, ka sjelle dy lloj reagimesh ne Beograd: a) kemi reagimin e besimtareve orthodhokse serbe qe sot kane nje tjeter imazh dhe afrim ndaj shqiptareve pasi mesuan qe shqiptaret nuk jane te gjithe "muslimane" e "turq" por jane "orthodhokse si ne" b) ke edhe reagimin e nacionalisteve serbe dhe strukturave te caktuara te shtetit serb, qe e shohin viziten e Patrikut ne Tirane si nje demtim te propagandes dhe levizjeve te tyre nacionalisto-politike.
Dhe sic e sulmon qerrja e budallenjve shqiptare Patrikun, ashtu e sulmon edhe qerrja e budallenjve serbe ne Beograd.
Patriku i Serbise dhe Kisha Orthodhokse e Shqiperise, mundesoi nje ure komunikimi e bashkepunimi mes dy popujve, qe as politika nuk e ka realizuar dot ne dy dekadat e fundit. Mllefet tuaja ndaj Patrikut nuk kane te bejne as me personin e as me deklaraten e tij, kane te bejne me faktin se ju nuk e perligjni dot ekzistencen tuaj si njerez pa "armiq". Flaket e urrejtjes e luftes duhet t'i mbajme gjithmone ndezur. Larg qofte ajo dite ku shqiptaret e serbet te jetojne ne paqe me njeri-tjetrin!
Komunizmin e lame pas, tani kemi perqafuar nacionalizmin. Te shohim sa do na mbajne edhe ethet e nacionalizmit...
Krishti e Kisha na meson ne te krishtereve:
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-06-2014 më 17:25
Irenna (10-06-2014)
Fakti qe ai deklaron se kosova eshte jeruzalemi i serbise. fakti se deklaron se shqiptaret ne kosove kan jetuar e bashkejetuar shume mire me njeri tjetrin(kur dihet se sebet masakrat nuk i kane bere vetem ne 1999, plus dhe shpernguljet ne turqi)...etj etj etj
fakti qe i deklaron keto ne tirane ne nje dite shenjeterimi te nje kishe! mund edhe ti kish kursyer keto sper sy e faqe dhe ti linte per me vone por se beri.
tere keto se bejn ate armik?! apo te plsai ty mjafton qe eshte ortodoks dhe gjithmone duhet te pepiqemi ti shikojme gjerat me nje lluster pozitive se gjasme keta po mendojne per te afruar dy popujt e po mendojen per te na paqesuar me njeri tjetrin!.
dhe normal per kosoven kujt i plasi te rroje kisha juaj.
ai nuk afroi shqiptaret dhe serbet o njeri! ai i largoi akoma me shume. kisha mendim negativ per ta dhe pas ardhjes se ketij lloj qelbesire me petkun e njeriut te zotit mu neveriten dhe me shume serbet.
jam i sigurt se kjo ndjesi u krijua per shumicen e shqiptareve.
Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 05-06-2014 më 19:32
Irinej konfirmoi Janullatosin si të huaj
Aleksandër Çipa
Do të vlente të qëndronim më gjatë në prezencën e njëhershme të krerëve të ortodoksisë botërore në Tiranë, javën që shkoi. Një ngjarje të cilën nuk e kanë pasur kryeqytete të njohura të fetarisë botërore që i përkasin këtij religjioni.
E ngjarë në Tiranë kjo prezencë, nuk ka lidhje me tonimin fetar apo me diçka që shemb apo trazon diçka brenda realitetit multifetar të vendit tonë. Në një analizë të hollë, kjo prezencë duhet parë duke ecur në “tehun” e mirëkalitur të saj. Një teh që është kalitur dhe prushuar prej vetë kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Një kishë që e ka bërë historinë e vet duke qenë e “pranguar” dhe natyrshëm edhe e uzurpuar prej kishës greke. Për shkak të rrethanave dhe vështirësisë së saj në të rritur, ajo nuk mund të quhet simotër me kishën greke. Por, për arsye të brendisë dhe substancës vetësakrifikuese që ka në gjithë ekzistencën e vet dhe në raport me identitetin e palejuar kombëtar, kisha shqiptare, ndryshe nga kishat e tjera ortodokse të Ballkanit, ka kryer dy misione: misionin e fetarisë ortodokse dhe misionin kombëtar të penguar dhe të moslejuar prej “tutores” së saj, kishës greke.
Në kohë të ndryshme, “tutoria” greke ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare nuk ia ka dalë të ndikojë apo zhbëjë identitetin kombëtar të shumë prelatëve të vet në zona, qytete, fshatra dhe qendra të hapësirës shqiptare. Sikundër në shumicën e kësaj hapësire ia ka dalë jo vetëm të realizojë një proces asimilues, por të ashtuquajturën doktrinë të Shën Kozmait të Theolisë për helenizimin e “viseve të ortodoksisë” ta mishërojë në shërbestarinë klerikale të gati 200 vjetëve të fundit. Në këtë fetari, klerikalizmi ortodoks grek i misionuar në viset shqiptare, pra përfshirë edhe hapësirën administrative të Shqipërisë, koracën e laicizmit të shtetit dhe vobektësinë e këtij shteti në raport me fqinjët, e ka shfrytëzuar për të mos e ndarë kurrë prej helenizmit dhe idesë se ortodoksia në Shqipëri është një “apendiks” i asaj greke dhe se “ombrella” e vetme në arenën ndërkombëtare për këtë kishë është vetëm ajo e vendit fqinj. Ndërkohë që në historinë e saj zyrtare, sidomos në 50 vjetshin e parë të periudhës së ekzistencës së shtetit shqiptar, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka shënuar jo vetëm aktet e para themeluese të autoqefalisë zyrtare, por edhe betejat më të vështira ekzistenciale të vetëkrijimit.
Në këtë periudhë dhe në kohën pasuese (përjashto ndërprerjen nga viti 1967 deri në vitin 1991) Kisha Ortodokse Shqiptare ka përjetuar njëkohësisht historinë e ringjalljes dhe atë të institucionalizimit, por jo të identifikimit në vlerat dhe përmbajtjen e vet autoqefaliste. Për arsye të rrethanave dhe faktorëve të njohur, për arsye të shumëtrajtuara në debatin dhe polemikat publike të 24 viteve të fundit, autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare zyrtarisht vijon, ndërsa përmbajtësisht është e sfumuar dhe pa brendi identifikuese kombëtare në aulën e kishtarisë ortodokse ballkanike. Kjo natyrisht që ka lidhje me arsyen e parë kryesore; se klerikët dhe gjithë hierarkia drejtuese e kësaj kishe, e drejtuar nga kryepeshkopi me kombësi greke, Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, ia kanë dalë ta zgjerojnë ngjyresën dhe përmbajtjen helenike të meshimit apo shërbestarisë, përfshi edhe hapësirën gjeografike të përdorimit të greqishtes si gjuhë të parë të kësaj shërbestarie. Madje, edhe zona me një traditë apo ndërgjegje më të lartë besimi ortodoks si Bregu i Detit në Vlorë, në Lunxhëri e Zagori të Gjirokastrës, në disa fshatra të Përmetit apo edhe në zona të Korçës, ku gjuha e meshimit është gati e njëjtë me të bukurën shqipe të Naim Frashërit, Kristoforidhit, Visarion Xhuvanit, Kristofor Kisit, Fan Nolit apo tjetërkujt.
Tradita e pandërprerë e meshimit shqip u cungua dhe u përzje me greqishten e priftërinj të sjellë enkas dhe të justifikuar sidomos në ngjarjet kalendarike me prezencë të emigrantëve, tashmë greqishtditës të mirë. Në këtë plan, Kisha Ortodokse Shqiptare në fakt ka rënë në atë që me të drejtë konstaton kolegu Mustafa Nano në shkrimin “Irinej pështjellon dynjanë; edhe median”... “Ai është një fenomen i zakonshëm brenda një kishe, si kjo serbe, që ka qenë gjithherë e lidhur me politikën, në mos në shërbim të politikës. Nuk është se kishat e tjera ortodokse në Ballkan, a në Europë, janë ndryshe. As kisha shqiptare nuk bën përjashtim. Përkundrazi, është provë tjetër e lidhjes së kishës me politikën, dhe kjo duket qysh te fakti që ajo është krijuar nga Fan Noli, që nga njëra anë ka qenë njëri prej nacionalistëve më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, e që, nga ana tjetër, veç për fe nuk e ka vënë ujin në zjarr; ai ishte ateist n’daçi prej një disponimi shpirtëror, n’daçi prej një formimi kulturor, dhe prandaj krijimi i Kishës sonë Ortodokse Autoqefale ka qenë një vepër thjesht kombëtare…”!
Mirëpo ndryshe nga qëllimi nolian në krye të kishës, kryepeshkopi i sotëm grek i kishës shqiptare nuk e shpalos e as e pranon këtë misionarizëm që ka realizuar në të përkundërtën e Nolit. E refuzon këtë dhe madje çdo konstatim të bërë si prej përfaqësuesve myslimanë ashtu edhe prej ortodoksëve shqiptarë e konsideron nacionalizëm dhe shprehje të sulmit ekstremist. Pra, ka gjetur mbrojtjen politike për të refuzuar politizimin e kishës dhe misionit të tij. Këtë qëllim të refuzuar e të denoncuar shqiptarësh të kryepeshkopit që prej 23 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare e risolli në vëmendje të publikut, ndoshta pa e dashur edhe vetë Hirësia e Tij, Janullatos, provokimi që shkaktoi deklarata televizive e kryepeshkopit të Serbisë në Tiranë. Ajo deklaratë la shijen e shëmbëllyesit me ish-mitropolitin e viteve ’80-90 në Konicë, Sebastianoit. Provokimi i këtij kleriku të lartë serb në Tiranë, mjafton si vlerë e një reference të tejkaluar dhe shëmbëlltyrë e kryeklerikëve që kanë mbetur në “të shkuarën” e pavlefshmërisë për sot dhe nesër.
Në raport me përgjegjësinë si ftues i sivëllait të vet serb në Tiranë, kryepeshkopi Janullatos, padashur cungoi ngjarjen që promovoi dhe solli në historinë e kishës shqiptare, duke e konfirmuar atë në nivelet më sipërane të ortodoksisë globale. Por, nga ana tjetër, e provokoi edhe atë vetë, duke e identifikuar dhe rikonfirmuar si të huaj në krye të kishës shqiptare.
http://www.telegrafi.com/lajme/irine...j-26-6807.html
At Nikolla Marku: Irinej erdhi vetëm për të thënë që Kosova është Serbi
At Nikolla Marku shprehet se qëllimi i vizitës së Peshkopit Irinej në Tiranë ka qenë pikërisht për t’i thënë popullit shqiptar në Tiranë që Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe se ajo është zemra e Serbisë.
Lidhur me Janullatos, në një intervistë për Vizion Plus, At Nikolla Marku thekson se Janullatosi duhet të tërhiqet dhe të kërkojë falje, për andrallat dhe gabimet e mëdha.
Protokoll, provokim apo mesazh indirekt, ishte ftesa për pjesmarrjen e Irinejt në Tiranë?
Unë mendoj se ishte protokoll dhe më në fund e firmoisi dhe vulosi që ai erdhi me qëllim të caktuar për të shprehur deshirën e serbit në tyrezë, në Tiranë!
Cila është dëshira e serbit?
Që Kosova të jetë zemra e Serbisë, siç e shprehin ata, dhe po ata të jenë pronarët tanë. Të jetojmë në demokraci thotë Irinej së bashku, por unë të jem pronari dhe ti të jesh skllavi, në shtëpinë tënde të jesh skllav. Këta janë serbët!
Irenej nuk është hera e parë që e shpreh këtë qëndrim të tij, dhe nuk është e çuditëshme të mendojmë që Janullatos nuk e ka ditur këtë gjë. Prandaj thashë është protokoll, të ftosh njërëz të kalibrit të tillë të ortodoksisë botërore në Tiranë.[/B]
Peshkopët u distancuan nga deklaratat e tij, thanë janë qëndrimet personale.
Kur e panë që mori një zhvillim ndryshe, në kahun e kundërt çështja, kur Irinej preku çështjen kombëtare, çështjen e ortodoksisë, çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë të gjithë u tërhoqën. Do tërhiqeshin patjetër nuk kishin çfarë të bënin, me anë të tërheqjes ata u vetëmbrojtën.
Por fajtori më i madh për mua është Janullatosi, sepse nuk ka mundësi që i zoti i shtëpisë të mos dijë se çfarë do të ndodhë në një mbledhje.
Mos ishte ky qëllimi i priftit serb që të shkaktonte zhurmë?
Ky ishte qëllimi për t’i thanë edhe njëherë popullit shqiptar në mes të Tiranës që ne nuk heqim dorë nga Kosova, Kosova është zemra e Serbisë. Dhe njëkohësisht kur tha 'Nato-ja dergji gjak të pafajshëm serbi'.
Irinej ishte këtu për një ceremoni fetare, apo për të na kujtuar se nacionalizmat janë ende gjallë në Ballkan?
Unë do ta lidh me patriarkun Bartolome, si veprimtari dhe shënjtërim, ajo që ndodhi ishtenjë gjë shumë e madhe, shënjterim do të thotë përjetësi, respekt dashuri për një komb, një institucion. Në këtë sfond ishte diçka e mrekullueshme, një fat i mdh për ne shqiptarët. Por si akt nuk duhej të kryej pa e marrë vesh Patriarku për problemet që ka pasur kisha dhe që vazhdon të ketë kisha ortodokse shqiptare brenda saj. Që kemi një kryepeshkop të paligjshëm, janë flakur veprat e Nolit në koshin e plehrave dhe gjuha zyrtare është bërë greqishtja.
Mediat, opinioni, kryeministri e njerëz publikë, e kanë quajtur shpërdorim besimi, qëndrimin e Irinejt në Tiranë. Reagim i vonuar, apo i paparashikueshëm?
Që duhej folur përpara, duhej folur. Janollatusi për mua gjithmonë ka qënë, vazhdon dhe do të mbetet fajtori numër nji, pushtuesi numër nji, që e firmosi dhe e trajtoi në këtë formë, ngjarjet që ndodhën atë ditë, ku Irinej shpalosi shpirtin e pastër të një serbi dhe shpirtin e pushtuesi të një serbi ndaj shqiptarëve.
Ju vetë keni marrë një ftesë për këtë ceremoni, apo nuk keni pranuar të shkoni?
Jo nuk kam pasur ftësë, edhe sikur ta kisha nuk do të merrja pjesë, jo në shenjëtrimin e kishës, por në përbërjen e figurave që do merrnin pjesë në shënjtërim. Intervista e Irinejt dhe pjesmarrja e Janullatusit për mua janë të paparanueshme.
Të shkosh ne aeroportin e rinasit dhe të presësh me lule armikun e populli tënd, të kombit tënd, kjo nuk ka kuptim. Unë nuk kuptoj besimtaret në çpikë arritën deri këtu, nuk ka kuptim. Irinej që në Serbi filloi të flasë, gjerisa erdhi në Tiranë, këtu edhe në tavolinë e tha që, Kosova është zemra e Serbisë dhe atëherë ne duartrokasim. Nuk e di, duhet shikuar mirë kjo punë, të kemi një qartësi në historinë e kombit tonë, kush është Kosova, kush është Shqipëria dhe si duhet të bashkohemi dhe jo të përkrahim armiq, që nuk na duan dhe që na bien ca teori dhe teza të nacionalizmit të egër serb.
Cfarë shije le tek besimtarët shqiptarë kjo lloj jehone që kapërcen konturet fetare?
Në mos them provokuese, sepse është provokuar një popull i gjithë. Më pëlqeu shumë qëndrimi i z. Rama. Më thënë të drejtën qëndrimi i kryeministrit ishte deciziv, shqiptar. Irinej ishte i përgatitur që në Serbi t’i thoshte këto fjalë dhe mendime në mes të Tiranës, dhe kur Kryeministri i tërhoqi vëmendjen, atëherë diçka shkoi në vend, u bë burrërore, u bë shqiptare dhe kjo është meritë e kryeminsitrit.
Do të mbetemi tek ceremonia, mungonin në të, përfaqësues të Maqedonisë apo edhe të Ukrainës. Menjëherë u hodhën teoritë konspirative se ka qënë një trekëndësh Greqi-Serbi-Rusi që ka organizuar gjithçka. Rusia nuk do ukrainasit, greqia maqedonasit.Ka baza kjo teori?
Dikur Maqedonia ka qënë pjesë përbërëse e shtetit jugosllav, dhe kur u shkëputën shtetet e ndryshme dhe Jugosllavia ngeli me emrin Serbi, atëherë edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë doli më vetë. Serbët duke humbur Maqedoninë humbën edhe Kishën Ortodokse Maqedonase dhe e quajtën skizmatikë, në një kohë kur Patriarkana e Ohërit, ku bën pjesë Kisha Maqedonase Ortodokse ndër më të vjetrat në Europë. Kur u bë skizmatike kjo se u largua në planin politik, gjeofizik?
Në gjykimin tuaj veprojnë interesa të caktuara, gjeopolitikë apo ekonomikë, pas veladonit fetar?
Sot nëse ka moment dhe realitet që kisha ortodokse greke dhe ajo serbe merren me politikë, themi me bindje se ato merren sot me politikë. Plus që merren po bëjnë plane ogurzeza në kurriz të popujve dhe Kishave Ortodokse Autoqefale, siç është edhe Kisha Ortodokse Shqiptare.
Çfarë planesh?
Nëse nuk i bindesh boshtit ortodoks Athinë-Beograd-Moskë, je i destinuar të dështosh, i rrëshkitur nga ortodoksia e vërtetë botërore. Ata vënë veton dhe ngrejnë kartonin e kuq, ose bëj si themi ne, ose nuk pranohesh në ortodoksinë e vëtrtetë të Jezu Krishtit.
Ju shpesh keni kundërshtuar drejtimin e kishës autoqefale nga kreu aktual i saj, Janullatos. E bëni vetëm për faktin se duhet të jetë një shqiptar në krye, apo se keni edhe rezerva të tjera ndaj Janullatos, si person?
Unë mendoj se Janullatosi është njeriu më fajtor që përmbysi gjithë historinë e rilindësve tanë, që na dhanë një shtet të konsoliduar, me një Kishë Autoqefale Shqiptare nga Fan Noli. Ne e pranuam Janullatosin përkohësisht në fillim kur erdhi, i mbyllëm sytë përpara histrosë dhe gjakut që ka derdhur Greqia ndaj Shqipërisë, sidmos ndaj popullit çam.
Ne falenderojmë për kontributin që dha, duke ngritur disa vatra të ortodoksinë shqiptare. Por kur pamë që ai kërkoi titullin e Kreypeshkopit nga Kryeministri i asaj kohe, apo Presidentit dhe kur pamë se ai nuk dontë të largohej nga Shqipëria, u kthye nga dashamirës në pushtues.
A ka bërë ndonjë gjë të mirë për ortodoksinë shqiptare Janullatosi?
Për të ndërtuar ka ndërtuar, për të ndihmuar njërëz ka ndihmuar, për të punësuar ka punësuar, por këto nuk janë bamirsi personale të Janullatosit. Eshtë kisha greke, është shteti grek, është banka greke, ai në tërësinë e tij ka ngritur kultin e individit në Shqipëri. Hirësia e tij,nën kujdesin e hirësisë së tij, pra Janullatosi na qënka njeriu që ne do shkojmë tek Jezu Krishti nëpërmjet shpirtit të tij.
Nikolas Gejxh, ai ishte në këtë ceremoni. Ka ardhja e tij diçka domethënëse në ardhjen e tij?
Per mua Nikolas Gejxh ka luajtur rolin e telefonit nga veshi në vesh. Ai është ideatori dhe udhëzuesi kryesor i Greqisë. Ai bashkë me Janullatosin bashkë me disa qarqe të tjera në Amerikë, punojnë me përkushtim kundra qëndrave ortodokse shqiptare po atje. Megjithatë në Shqipëri ka një ndërgjësim të madh se ku duhet të shkojë ortodoksia shqiptare, kush duhet ta udhëheqi. Kryepeshkopi i kishës duhet të jetë shqiptar, në greqi është grek, në rumani është rumun, dhe ne e kemi grek. Nuk është e pranueshme, me status botëror nuk lejohet.
Ka eksperienca të tilla në botë?
Nuk ka. Vetëm Shqipëria është e jashtzakonshme, e çuditshme, nuk e di si Janullatos e përcjell këtë gjë. Qënia e tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare i mundon shumë shqiptarët, i neverit i mërzit.
Ai ka ndenjur shumë, duhet të largohet të iki i qetë, ta marrim përdore dhe ta çojmë në shtëpinë tij dhe ti kaloj këto ditët e pleqërisë në shtëpinë e tij. Mjaft më na pruri gjithë këto andralla.
Historianët tanë, akademikët, politikanët, deputëtët, duhet të mendojnë se gjithë këtë fyerje që i ka bërë historisë së kombit shqiptar për ortodoksinë Janullatosi, nuk është e pranueshme.
Janullatosi duhet të tërhiqet, duhet të kërkojë falje, për andrallat dhe gabimet e medha, të ikë të largohet sepse dita që rri ai rëndon vetveten dhe na rëndon neve historinë.
http://www.albeu.com/shqiperi/at-nik...-serbi/155991/
KUSH i ndal orthodokset te THUAN se jane shqiptare ???, dhe kush jav ndal KISHAVE te tregojne se jane SHQIPTARE ???
Ti nuk polemizon me mua, ti polemizon me vetveten tende.....i jep pergjigje vetvetes tende, jo mua !!; me trego, cili shqiptare musliman ja MOHON ndonje kishe origjinen e saje shqiptare ???..........se nuk jane shqiptare nuk them UNE; por VET KISHA e thot kete....e kap kete ???.......pse nuk i that irinejt ne tirane te i tregoje botes, se kosova nuk eshte djep i serbise, por i shqiptarise, ngase kishat orthodokse aty jane SHQIPTARE.....
TI shoku niki, e kap pakez konfuzitetin qe ekziston ne realitetin tend ???..........apo don qe UNE te te ndihmoje ???......PRAP ke nevoje per mua ???, don qe une ti shkoj irinejt te shpia, te ja ngjes per mjekre dhe ti them URGJENTISHT ti nxjere dokumentet arkivore qe e vertetojne origjinalitetin shqiptare te kishave orthodokse mbi tokat shqiptare ???........ska problem, THUAJ vetem PO, dhe une e e beje, ashtu sic e kemi bere deri sot.....aman, mos pastaj te thuash se nuk jav kemi mbrojtur FENE SHQIPTARE ORTHODOKSE.....mos, se ben padrejtesi !!!
Qe mos na shqetesohet edhe me tej moderatori....leri keto muhabete, dhe miru me kontekstin e temes, dhe aspektin politik te ceshtjes....do te ish mire qe nje shenjtore serb, qe e ka zgjedhe ZOTI (si duket edhe KI me origjine serbe), ta drejtosh ne kallepin e vet qe e ka te caktuar nga doktrina kishtare e vete, e qe eshte perkujdesja per kultivimin e fese deri ne kijamet.....UNE pres nga ti dhe disa te tjere ketu irinejn ta coni ne p..... te semes, e jo ta justifikoni se ka fole keshtu, ka thene kete, dhe ka menduar kete....., nese keshtu vazhdoni, atehere shpresoj se paku te te jete e QARTE, se TI je ai, qe jav mohon kishave orthodokse rrenjet shqiptare, JO UNE !!!
tung
albanish by nature
Krijoni Kontakt