Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Shoqëritë e transportit kanë kërkuar që nga fillimi i muajt të ardhshëm mos të njihen librezat e përsonave me aftësi të kufizuar që udhëtojnë falas në linjat e trasportit urban. Ata kërkojnë që pjesa e rimbursimit të jepet e gjitha si tarifë e plotë nga shteti . Duke përfituar nga ndyshimet në ligjin “Për transportet rrugore”, shoqëritë e transportit i referohen nenit 3 të këtij ligji i cili përcakton se fondet për kompesimin e tarifës së transportit të kategorive të personave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse në mbështetje të ligjit. Sipas këtij vendimi, që prej datës 1 qershor personat me aftësi të kufizuar do të paguajnë njësoj si çdo udhëtar tjetër për transportin urban dhe më pas do të jetë qeveria ajo që do të përcaktoj tarifën rimbursuese për këtë kategori.

    Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar edhe shoqatat e personave me aftësi të kufizuar. Duke e konsideruar diskriminues këtë vendim, ata deklarojnë se është jashtëzakonisht e vështirë që shteti të bëj rimbursimin e plotë të personave të kësaj kategorie.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Qeveria e Rilindjes nuk te fal edhe po te jesh invalid!

    Shpejt, parate per bileten e urbanit. Paguajeni njehere nga xhepi, se pastaj ua jep parate Qeveria me vone. Do sorrollateni ca me burokracira, po do ti merrni leket nje dite.

    Nuk ju dalin parate e pensionit edhe per urban?

    Po nuk ju dalin, merreni bulevardin e Tiranes me kembe.

    Jeni te paralizuar e nuk ecni dot?

    Po pse Qeveria e Rilindjes e ka fajin qe nuk ecni dot ju e nuk ju dalin parate e pensionit edhe per urban?!

    Hajde popull i rrenuar hajde. Presin nga Qeveria qe t'iu jape bileta falas urbani invalideve!

    Qeveria e Rilindjes eshte e zene me pune te medha si anetaresimi ne BE, nuk ka kohe te merret edhe me biletat e urbaneve te invalideve!

    Albo

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Po në USA si funksionon Albo ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po në USA si funksionon Albo ?
    Per pensionistet apo personat me aftesi te kufizuar ka ulje per gjysme. Ne shtetin ku jetoj une paguajne gjysmen e cmimit normal. P.sh bileta1 mujore kushton $27 per pensionistat, ndersa per moshat e tjera $54.
    Uroj qe dhe ne Shqiperi te zbatohet dicka e tille.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Spo kuptoj pse publikoni lajme te tilla apo sa per te mbush faqet e forumit. Albo invalidet marrin nje pension edhe skane perse mos ta paguajne transportin urban ndoshta edhe ne menyre te reduktuar. Nuk eshte vetem ne Shqiperi ky ligji i pageses por edhe ne disa vende europiane ne te cilat kam jetuar qofte edhe per kohe te shkurter. Ti e hedh se e hoqi qeveria Rama transportin falas apo e shikon si te padrejte???

    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Hahahahahahahahahahahahhahaa.

    Ja dhe Albo budallai e nxori dhe nje xhevahir tjeter.

    Transportin urban ne Tirane e ka ne dore BASHKIA DHE LULEZIM BASHA. Qeveria e Rilindjes ska lidhje fare. Institucioni pergjegjes per rimburism jane BASHKITE!

    Bashkite jane ato qe duhet te vendosin o trim mbi trima i Saliut.

    Bashkite i leshojne licensat dhe ju kerkojne permbushjen e detyrimeve operatoreve.

    Prandaj ska dale as edhe nje mercener nga selia e PeDe-se te therrase me te madhe per kete, se e ka ne dore Basha o koketul
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    goldian (03-06-2014)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Veliaj reagon ndaj abuzimeve me udhëtimet falas për invalidët

    Tiranë - Penalizime për të gjitha ato linja të transportit publik që nuk zbatojnë ligjin për udhëtimet falas për kategoritë që gëzojnë këtë të drejtë.

    Kështu ka deklaruar vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili është shprehur kështu për ato linja të kryeqytet, që nuk e zbatojnë këtë rregull.

    “Do të merrem vetë me gjithë aparatçinjtë e bashkisë dhe do të shfrytëzoj forcën që më jep ligji”, ka bërë me dije Veliaj.

    Sipas ministrit, kundër linjave që abuzojnë ndaj kësaj rregulloreje, do të përdoren mekanizmat ligjore, si policia dhe prokuroria.

    ----------------------------------

    Nga paaftesia e bashkise, eshte i detyruar ministri i Rilindjes te nderhyje o Albo trimi
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    'Invalidët', Veliaj: Do merrem vetë me aparatçinjtë e bashkisë. Bashkia: Lëre show-n

    TIRANE- Kategoritë që përfitojnë transport falas dhe konkretisht invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, invalidët e punës, të verbrit, jetimët që nuk janë në marrëdhënie pune si dhe studentët që përfitojnë tarifë transporti të reduktuar, rrezikojnë të mos e përfitojnë këtë privilegj.

    Kjo problematikë është krijuar për shkak se nuk është lëvruar fondi dhe se shumë operatorë të transportit urban abuzojnë, duke mosrespektuar ligjin. Problematika është kthyer në një çështje debati mes Ministri të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, dhe Bashkisë së Tiranës. Sipas Veliaj, pas gjithë kësaj problematike fshihet Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, Bashkia është kundërpërgjigjur duke e cilësuar këtë një shpifje të radhës dhe një show.

    VELIAJ: DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI LINJAT QË NUK ZBATOJNË LIGJIN
    "Penalizime për të gjitha ato linja të transportit publik që nuk zbatojnë ligjin në lidhje me udhëtimet falas për kategoritë që gëzojnë këtë të drejtë". Kështu ka deklaruar vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.

    Ministri ka theksuar se ka nga ato linja në kryeqytet, që nuk e zbatojnë këtë rregull. “Do të merrem vetë me gjithë aparatçinjtë e bashkisë dhe do të shfrytëzoj forcën që më jep ligji”- ka bërë me dije Veliaj. Sipas tij, kundër linjave që abuzojnë ndaj kësaj rregulloreje, do të përdoren mekanizmat ligjore, si policia dhe prokuroria.

    BASHKIA-VELIAJT: LËRE SHOW-N, TREGO PSE NUK MIRATON FONDIN
    Fill pas deklaratës së Ministrit Veliaj, në lidhje me situatën e krijuar sa i takon udhëtimeve në transportin urban të kategorive me status të veçantë, reagon Bashkia e Tiranës. Sipas Bashkisë, ministri Veliaj nuk ka vendosur fondin për transportin falas. “Ministri qesharak dhe i paaftë, sulmoi sërish. Lëre show-n, trego pse nuk miratohet fondin”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

    Sipas Bashkisë, përgjegjësit për krijimin kësaj situatë është kryeministri Rama dhe ministri Veliaj, pasi po penalizohen qytetarët.

    BOZDO: I JAPIM KOHË 1 MUAJ QEVERISË TË MIRATOI VKM-ËN PËR TRANSPORTIN FALAS
    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë një takimi me kryetar të shoqatave të invalidëve dhe përfaqësues të Shoqatës së Transportit Urban, bëri me dije se qeverisë do i jepet një afat prej 1 muaj për të miratuar vendimin e Këshillit të Ministrave, ku të përcaktohen kriteret dhe masa për transportin falas. Ndërkohë, Bozdo bëri me dije se kjo çështje nuk duhet të përcillet sa nga një palë tek tjetra, pasi ata që humbasin janë qytetarët. Ndërkohë, sipas Bozdos, qeveria brenda 1 muaj duhet të alokojë dhe fondit e përcaktuar dhe për këto kategori, për rimbursimin e këtyre shërbimeve.

    “Situata e krijuar është një situatë e rëndë, në të cilën Bashkia e Tiranës kërkon një zgjidhje të mundshme. Kemi dal sot në një qëndrim të përbashkët, e cila përfaqëson qëndrimin e Bashkisë dhe shoqatave të invalidëve dhe asaj të dhe transportit publik. Kemi rënë dakord që ti kërkojmë qeverisë brenda një afati 1 muaj, të miratohet VKM-ja, ku të përcaktohen kriteret dhe masa që duhen për këtë përfitim. Kërkesa e dytë është që së bashku me VKM, qeveria duhet të bëjë transparente se cila do të jetë shuma që do të mbështet shoqatat përkatëse për të udhëtuar falas, ose me çmime të reduktuara, sipas rastit.”- tha Bozdo.

    Sipas Bozdos, situata e krijuar është bërë për shkak të neglizhencave. “Për ne është e pakuptimtë dhe ka ardhur për shkak të neglizhencës. Besoj se me fjalën tim e kam shprehur qëndrimin e të gjithëve, nëse qeveria miraton VKM-në dhe shumë e flokuar për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Në takim shpreha mirëkuptimin tim për situatën në të cilën ndodhen operatorët. Madje i kërkova dhe përfaqësuesve të shoqatave që të presin.”- tha gjatë një deklarate për mediat Enno Bozdo. Këtë vendim e kanë mbështetur dhe përfaqësuesit e shoqatave të invalidëve dhe ato të transportit publik.


    (e.m/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...-n-193066.html

    p.s

    xinxo,

    qa e ke burrin e gjomiles?...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    kurioze jame te shikoj nje tetraplegjik, paraplegjik, apo invalid motor ne autobuzat tona,;;;
    edhe valid te jesh nuk hyne dot na autobuzat tona, jo me invalid


    nje cudi me teper
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët

    Transporti për PAK, Bashkia- Qeverisë: Presim 1 muaj për vendimin, kriteret dhe shumat

    TIRANË- Bashkia e Tiranës, së bashku me shoqatat përkatëse dhe atë të Transportit Publik i kërkojnë qeverisë që brenda një muaji të miratojë një vendim për transportin falas ose të reduktuar sipas rastit për personat me aftësi të kufizuara.

    Në një komunikim për media, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo së bashku me përfaqësues të shoqatave ka bërë me dije kërkesat për qeverinë, duke e quajtur përgjegjësi të saj aprovimin e VKM me financimet përkatëse.

    “I leme afat 30 ditor që qeveria të marrë përgjegjësite e saj se bashku me ministritë e linjës për të miratuar Vendimin e Këshillit të Ministrave per kete ceshtje. Po ashtu kerkojme qe qeveria të bëjë transparente rast pas rasti se cila do të jetë shuma që do të mbështesë të gjitha shoqatat përkatëse në të drejtën e tyre të njohur nga legjislacioni për të udhëtuar falas, invalidët, PAK ose me cmime të reduktuara, edhe per kete i leme afat 1 muaj”- tha Bozdo.

    Panorama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •