Sot, nė datėn 30 korrik 2014, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe miratoi Deklaratėn e Politikės Monetare pėr gjashtėmujorin e parė 2014. Pasi u njoh me zhvillimet mė tė fundit ekonomike e monetare nė vend, si dhe nė vijim tė diskutimeve mbi ecurinė e pritur tė tyre nė tė ardhmen, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 2.50%. Nė gjykimin e Kėshillit, presionet inflacioniste nga sektori real dhe financiar janė dhe do tė vazhdojnė tė mbeten tė ulėta. Nė kėto rrethana, politika monetare do tė mbetet nė kah stimulues pėr periudhėn nė vijim, duke krijuar kushte tė pėrshtatshme monetare pėr kthimin e inflacionit nė objektiv, nė njė periudhė afatmesme.

(Mė lejoni nė vijim tė bėj njė pasqyrė tė zhvillimeve ekonomike e tė ēėshtjeve kryesore tė diskutuara nė mbledhjen e sotme.)

***

Ekonomia shqiptare ka njohur pėrmirėsim nė gjashtėmujorin e parė tė vitit. Rritja ekonomike ka qenė nė territor pozitiv dhe duket se ka shenja progresive gjallėrimi, stabiliteti ekonomik e financiar i vendit mbetet solid, ndėrsa kushtet e brendshme e tė jashtme financiare kanė tendenca lehtėsimi. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka ardhur nga rritja e konsumit dhe e investimeve private, dhe ėshtė mbėshtetur nga njė miks stimulues i politikave makroekonomike. Ecuria ekonomike e gjashtėmujorit tė parė ka qenė pėrgjithėsisht nė linjė me parashikimet tona, por ecuria e inflacionit ka qenė mė e dobėt se pritjet, si pasojė e presioneve dizinflacioniste tė ardhura nga ambienti i jashtėm dhe goditje tė tjera tė ofertės.

Nė vija tė pėrgjithshme, Banka e Shqipėrisė pret qė tendencat e gjashtėmujorit tė parė tė mbarten edhe nė gjysmėn e dytė tė vitit 2004 dhe vitin nė vazhdim. Rritja ekonomike do tė vijojė tė mbetet pozitive dhe tė forcohet mė tej, duke ndihmuar nė kthimin gradual tė inflacionit nė objektiv brenda horizontit afatmesėm tė veprimit tė politikės monetare. Nė gjykimin tonė, politikat makroekonomike duhet tė vazhdojnė tė mbeten nė kahun stimulues, pėr sa kohė qė ekonomia shqiptare do tė vazhdojė tė operojė me kapacitet jo tė plotė, dhe inflacioni apo pritjet inflacioniste nuk janė tė konsoliduara pranė objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė. Tabloja e zhvillimeve tė pritura pėrmban natyrisht edhe rreziqe. Kėtu do tė rendis katėr prej tyre: (i) burimet e rritjes nuk janė ende tė qėndrueshme; (ii) ekonomia shqiptare ėshtė mjaft e ndjeshme ndaj goditjeve tė ofertės; (iii) parashikimet tona janė tė kushtėzuara nga ndjekja e kurseve tė programuara tė politikave makroekonomike, tė cilat duhet tė vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme nė vendosjen e balancės midis stimulit afatshkurtėr dhe ekuilibrave afatmesėm e afatgjatė; dhe (iv) ecuria ekonomike do tė varet nga pėrshpejtimi i reformės strukturore, si nė nivel makro ashtu edhe nė nivel mikroekonomik.

Nė vazhdim do tė ndalem mė nė detaj nė ēėshtjet qė parashtrova.

Norma e inflacionit nė gjashtėmujorin e parė ka rezultuar e ulėt dhe nėn objektiv. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6% nė tremujorin e dytė tė vitit 2014, duke shėnuar rėnie krahasuar me vlerėn e regjistruar njė tremujor mė parė. Inflacioni vjetor zbriti nė nivelin 1.5% nė muajin qershor. Ecuria e tij vijon tė pėrcaktohet prej dinamikės sė ēmimeve tė produkteve ushqimore tė papėrpunuara, ndėrsa grupet e tjera tė shportės kanė patur njė kontribut tė vogėl nė inflacion.

Nė aspektin makroekonomik, vlera e ulėt e inflacionit ka reflektuar shfrytėzimin jo tė plotė tė kapaciteteve prodhuese, normat e ulėta tė inflacionit nė vendet partnere, dhe pritjet afatshkurtra nė rėnie pėr inflacionin.

Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 1.65% gjatė tremujorit tė parė tė vitit. Kjo normė rritjeje ishte nė zonėn e sipėrme tė parashikimeve tona. Sipas tė dhėnave paraprake, rritja ekonomike pritet tė forcohet nė tremujorin e dytė tė vitit. Nė kėndvėshtrimin sektorial, ndikim pozitiv nė rritje dha si sektori prodhues ashtu edhe ai i shėrbimeve, duke shfaqur njė bazė mė tė diversifikuar kontribuuesish nė krahasim me vitin e kaluar. Nė kėndvėshtrimin e pėrbėrėsve tė kėrkesės agregate, rritja ekonomike u ndikua nė masėn mė tė madhe nga rritja e konsumit dhe e investimeve private, nė reflektim tė pėrmirėsimit tė besimit nė ekonomi, tė rritjes sė investimeve tė huaja direkte, dhe tė kushteve mė tė favorshme financiare. Treguesit e tėrthortė dėshmojnė se investimet private kanė mbajtur peshėn kryesore, ndėrsa konsumi final i popullatės ka shėnuar rritje por mbetet ende i brishtė. Ndėrkohė, zgjerimi i deficitit tė eksporteve neto dhe kėrkesa e sektorit publik dhanė kontribut negativ.

Zgjerimi i deficitit tė eksporteve neto erdhi si pasojė e rritjes sė e importeve nė tremujorin e parė tė vitit, ku ndikim tė madh dha intensifikimi i importit tė mallrave pėr qėllime investimi. Eksportet shqiptare vazhduan tė shėnojnė rritje, por tė dhėnat e tregtisė sė jashtme nė mallra dėshmojnė pėr njė zgjerim kumulativ vjetor tė deficit tregtar nė periudhėn janar-maj tė vitit 2014, me pėrafėrsisht 6.7%. Aftėsia e ekonomisė shqiptare pėr tė diversifikuar horizontalisht gamėn e produkteve tė eksportuar, si edhe pėr tė rritur vertikalisht vlerėn e shtuar tė kėtyre produkteve, do tė jetė njė faktor parėsor nė sigurimin e rritjes afatgjatė tė ekonomisė.

Politika fiskale ka patur njė natyrė konsoliduese gjatė gjysmės sė parė tė vitit. Kjo natyrė reflekton pjesėrisht edhe kahun e fortė stimulues tė saj tė ndjekur gjatė gjysmės sė parė tė vitit tė shkuar, por, kryesisht, ajo pėrfaqėson njė sjellje korrektuese ndaj tendencės rritėse tė borxhit publik. Natyra konsoliduese e politikės fiskale ėshtė shprehur si nė rritjen e tė ardhurave, ashtu dhe nė reduktimin e shpenzimeve publike, e kryesisht tė atyre kapitale. Deficiti buxhetor i gjashtė muajve tė parė tė vitit arriti nė 22.2 miliardė lekė, duke qenė 54.3% mė i ulėt se njė vit mė parė. Si ēdo politikė fiskale konsoliduese, efekti direkt i kėtyre zhvillimeve nė kėrkesėn agregate ka qenė negativ. Megjithatė, Banka e Shqipėrisė ka kėrkuar dhe mbėshtetur kėtė lėvizje fiskale, pasi mbetemi tė bindur se efekti rezultant i saj do jetė pozitiv. Nė afat tė mesėm e tė gjatė, njė nivel mė i ulėt i borxhit publik ul primet e rrezikut dhe rrit aftėsinė e ekonomisė sonė pėr t’u pėrballur me goditje tė paparashikuara. Nė afat tė shkurtėr, politika fiskale konsoliduese ndihmon nė krijimin e kushteve mė tė mira tė financimit pėr sektorin privat dhe ka mundėsuar ndjekjen e njė politike monetare mė stimuluese nga Banka e Shqipėrisė. Duke qėndruar nė sferėn e financave publike, Banka e Shqipėrisė gjykon si tė nevojshėm adoptimin e njė rregulli fiskal, i cili duhet tė shėrbejė si instrument disiplinues pėr treguesit e deficitit buxhetor dhe tė borxhit publik. Gjithashtu, shpenzimet publike duhet tė kenė njė shpėrndarje mė lineare gjatė vitit, dhe njė ndjekje mė tė mirė tė niveleve tė planifikuara.

Pavarėsisht ritmit pozitiv tė rritjes ekonomike, hendeku i prodhimit mbetet negativ dhe kapacitetet e ekonomisė tė pashfrytėzuara plotėsisht. Prania e kapaciteteve tė pashfrytėzuara nė ekonomi ka sjellė rritje tė ulėt tė punėsimit e tė pagave, tė kostove tė prodhimit dhe tė marxheve tė fitimit, duke pėrbėrė edhe pėrcaktuesin kryesor tė nivelit tė ulėt tė inflacionit. Paralelisht me tė, inflacioni i importuar ka ardhur nė rėnie, si pasojė e inflacionit tė ulėt nė partnerėt tanė tregtarė dhe ecurisė sė qėndrueshme tė kursit tė kėmbimit. Nė njė masė tė madhe, ecuria rėnėse e inflacionit tė importuar ka pėrcaktuar edhe profilin rėnės tė inflacionit gjatė gjysmės sė parė tė vitit. Sė fundi, pritjet e agjentėve ekonomikė pėr inflacionin mbeten nė nivele tė ulėta, duke mos shfaqur premisa pėr rritje tė shpejtė tė tij.

Nė reflektim tė ecurisė sė dobėt tė inflacionit, si dhe nė prani tė njė politike fiskale konsoliduese, Banka e Shqipėrisė ka theksuar natyrėn lehtėsuese tė politikės monetare. Pas dy uljeve tė kryera nė muajt shkurt e maj, norma bazė e interesit ka zbritur nė nivelin 2.50%. Gjithashtu, Banka e Shqipėrisė ka vazhduar tė orientojė publikun mbi kahun e pritur tė politikės monetare nė tė ardhmen dhe ka vazhduar operacionet e saj tė injektimit tė likuiditetit nė sistemin bankar. Politika jonė monetare ka rezultuar e suksesshme nė qetėsimin e tregjeve financiare, nė zbutjen e presioneve pėr likuiditet dhe nė kontrollin e pritjeve afatmesme pėr inflacionin. Nė pėrputhje me specifikat e segmenteve tė veēanta dhe nė reflektim tė kohėvonesave tė veprimit tė mekanizmit tė transmetimit, politika jonė lehtėsuese monetare ėshtė reflektuar nė tė gjithė segmentet e tregut financiar. Kėshtu, kjo politikė ka qenė e suksesshme nė uljen e kostove tė financimit tė sistemit bankar, tė sektorit publik dhe tė sektorit privat dhe ka ndihmuar nė krijimin e premisave pėr rritjen e pritur tė kėrkesės dhe tė aktivitetit ekonomik. Megjithatė, deri tani, reflektimi i saj nė ekonominė reale nuk ka qenė nė nivelet e dėshiruara. Sikurse e kemi thėnė, kjo lidhet nė njė masė tė madhe me primet e larta tė rrezikut, tė cilat burojnė nga pasiguria pėr tė ardhmen. Konsumatori dhe biznesi shqiptar shfaqen hezitues nė rritjen e konsumit dhe tė investimeve, pavarėsisht niveleve tė normave tė interesit nė sistemin bankar. Nga ana tjetėr, oferta e kredisė ėshtė shfaqur relativisht e shtrėnguar, si pasojė e rrezikut tė perceptuar nga bankat, por edhe si pasojė e politikave tė minimizimit tė rrezikut, tė adoptuara nga grupet bankare evropiane qė operojnė nė Shqipėri.

Tremujori i dytė ka dhėnė sinjale pėr rritje tė kėrkesės pėr kredi, ndonėse zgjerimi i kredisė mbetet ende nė territor negativ. Nė muajin maj, teprica e kredisė pėr sektorin privat rezultoi 1.8% mė e ulėt se njė vit mė parė. Vrojtimi i aktivitetit kreditues sugjeron lehtėsimin e kushteve tė kreditimit si pėr bizneset ashtu dhe pėr individėt, dhe njė rritje tė kėrkesės sė tyre pėr financim. Kredia e re prej muajsh dominohet nga ajo nė lekė, njė zhvillim ky i mirėpritur pėr rritjen e efektivitetit tė politikės monetare. Realiteti shqiptar dhe eksperienca botėrore sugjerojnė se rikuperimi i kreditimit do tė mbetet i kushtėzuar nga pėrmirėsimi i qėndrueshėm i aktivitetit ekonomik nė vend, nga reduktimi i primeve tė rrezikut nė sektorė tė caktuar tė ekonomisė dhe nga njė dinamikė mė pozitive nė tregun e punės.

Periudha nė vijim do tė vijojė tė pėrjetojė njė ambient me rritje ekonomike dhe inflacion tė ulėt. Nė kėtė kontekst, vendi ynė nuk bėn pėrjashtim nga pjesa tjetėr e rajonit dhe vendet evropiane nė pėrgjithėsi. Projeksionet bazė tė Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se ekonomia shqiptare do tė rritet me ritme mė tė larta nga njė vit mė parė, e mbėshtetur kryesisht nga zgjerimi i kėrkesės sė brendshme. Lehtėsimi i kushteve monetare, korrektimi i bilanceve tė sektorit privat dhe publik, dhe pėrmirėsimi i besimit tė agjentėve ekonomike pritet tė ushqejnė kėrkesėn e brendshme. Politika fiskale pritet tė jetė konsoliduese, nė pėrputhje me planin afatmesėm buxhetor dhe me angazhimet e ndėrmarra me Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Reformat strukturore tė nisura nė sektorė tė caktuar tė ekonomisė pritet tė rregullojnė dhe tė nxisin aktivitetin e tyre, si dhe tė ndikojnė nė lehtėsimin e kushteve tė kreditimit pėr to. Sistemi financiar mbetet i mirėkapitalizuar dhe likuid, ndėrkohė qė rishikimi i pritur nė kahun lehtėsues i standardeve tė kreditimit do tė mundėsojė njė rol mė aktiv tė tij nė financimin e ekonomisė.

Presionet e dobėta inflacioniste prezente nė ekonominė shqiptare pritet tė dominojnė edhe nė tė ardhmen e afėrt. Me njė probabilitet ndodhjeje 90%, inflacioni pritet tė luhatet brenda intervalit 0.9%–3.6%, pas katėr tremujorėve. Duke u nisur nga informacioni i disponuar, duke vlerėsuar parashikimet tona, forcėn vepruese tė mekanizmit tė transmetimit tė politikės monetare dhe konsiderata tė tjera tė stabilitetit financiar, Banka e Shqipėrisė gjykon se politika monetare do tė mbetet nė kah stimulues gjatė periudhės afatmesme. Nė gjykimin tonė, ruajtja e kahut stimulues tė politikės monetare siguron rikthimin e inflacionit pranė objektivit nė njė kohė tė arsyeshme dhe mbėshtet rikuperimin e kėrkesės sė brendshme.

Nė mbyllje tė fjalės sime, dua tė ndalem edhe nė rreziqet qė shoqėrojnė projeksionet qė sapo paraqita. Sė pari, nė prani tė njė politike fiskale konsoliduese dhe nė kushtet aktuale tė tregjeve botėrore, parashikimet tona tė rritjes janė tė kushtėzuara nga rritja e konsumit dhe e investimeve private. Kėta pėrbėrės tė kėrkesės kanė qenė nė rritje nė gjysmėn e parė tė vitit, por faktorėt qė ushqejnė kėtė rritje nuk duken ende tė konsoliduar. Politika monetare lehtėsuese ndihmon nė krijimin e kushteve mė tė pėrshtatshme tė financimit, por ajo duhet tė shoqėrohet nga pėrmirėsime tė qėndrueshme nė tregun e punės, nė bilancet e kompanive, nė klimėn e biznesit dhe nė rritjen e besimit mbi perspektivat afatgjata tė zhvillimit tė vendit. Sė dyti, projeksionet tona, por edhe zhvillimi ekonomik i vendit, mbeten ende subjekt i goditjeve tė paparashikuara tė ofertės. Ecuria e prodhimit energjetik, ecuria e sektorit tė bujqėsisė, ecuria e ēmimit tė naftės, tė lėndėve tė para, por edhe tė produkteve tė gatshme nė tregjet ndėrkombėtare, kanė ndikim tė madh nė aktivitetin ekonomik dhe nivelin e inflacionit nė Shqipėri. Sė treti, politikat makroekonomike duhet tė ruajnė miksin e tyre stimulues, si dhe kompozimin dhe intensitetin e kėtij miksi. Ndjekja e politikave konsistente do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e pėrgjithshėm tė besimit nė vend dhe nė uljen e primeve tė rrezikut. Politika fiskale duhet t’i pėrmbahet angazhimeve pėr konsolidimin e treguesve fiskalė dhe shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj sektorit privat. Politika monetare do tė vazhdojė tė mbetet stimuluese, por shkalla dhe kohėzgjatja e saj do tė mbeten ekskluzivisht nė funksion tė respektimit tė objektivit tonė tė inflacionit. Sė fundi, ekonomia shqiptare ka nevojė pėr reformat tė gjithanshme strukturore, tė cilat rritin konkurrueshmėrinė tonė nė tregjet ndėrkombėtare dhe zgjerojnė potencialin tonė prodhues. Pa reforma strukturore, politikat makroekonomike nuk mund tė prodhojnė rritje afatgjatė pėr njė vend. Vendi ynė duhet tė pėrmbushė tė gjitha angazhimet qė ka kundrejt Bashkimit Evropian me marrjen e statusit kandidat. Gjithashtu, sektori publik duhet tė ketė plane tė integruara dhe afatgjata zhvillimi, ndėrsa sektori privat duhet tė bėjė mė shumė pėr rritjen e eficiencės dhe pėr gjetjen e tregjeve tė reja. Vetėm nė kėtė mėnyrė, mund tė sigurojmė njė rritje mė tė qėndrueshme dhe konvergjencė mė tė shpejtė me vendet e Bashkimit Evropian.

***

Nė pėrfundim tė diskutimeve, Kėshilli Mbikėqyrės vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 2.50%. Intensiteti i stimulit monetar mund tė forcohet, nė rast se zhvillimet ekonomike e monetare do tė zhvendosin balancėn e rreziqeve mbi inflacionin nė kahun e poshtėm. Banka e Shqipėrisė mbetet e angazhuar nė respektimin e objektivit afatmesėm tė inflacionit dhe ėshtė e gatshme tė pėrdorė tė gjithė instrumentet e saj pėr arritjen e kėtij objektivi.

http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_7102_1.php?kc=0,26,0,0,0