
Postuar më parë nga
ane
E pra sipas logjikes tende muslimanet qe besojne Kuranin qenkan te semure mendor ,ja nga Kurani ne lidhje me hyrijat :
Sura 52:17, 19, 20, 22,23 Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
(U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë
Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
Sura 2:25 E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
Sura 4:55-57 Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
Sura 47:15 Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
Sura 5:90 (është mëkat në tokë të pish verë, por në parajsë Sura më lart thotë se do ketë lumenj alkoli). O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
Sura 78:31-34 S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
32. Kopshte e vreshta rrushi.
33. Edhe vasha të një moshe.
34. Edhe gota të mbushura plot verë.
Krijoni Kontakt