Nuk ka nevoje te lexohen ato qe i thua,i dime...Eshte jo e sinqerte te permenden krimet ndaj armeneve e te mos permenden pastrimet etnike te popullates muslimane dhe te turqeve etnik ne Ballkan.
Mirepo ka nje dallim,... pastrimi etnik i muslimaneve dhe turqeve ne Ballkan ne kete kohe eshte i percjellur me procesin reaktiv te perzerjes se popullates se krishter te cilet jetonin gjate (me shekuj) nen pushtetin e muslimaneve.
Ne kete proces eshte formuar shumice popullate muslimanesh ne territore si Bosnja,Sanxhaku,Kosova,Shqiperija mandej eshte pastruar Azija e vogel,Trakija Lindore nga Ortodokset dhe eshte mbushur me popullate muslimane ... ana tjeter e procesit eshte pastrimi i Serbise,Greqise,Bullgarise nga muslimanet,madje shume me heret eshte pastruar Rumania madje edhe Hungarija.
Ndersa per rastin e armeneve,eshte ndryshe.Nje popull u shfaros ( nga numri i pergjithshem i armeneve u zhduken per nje kohe te shkurter mbi 50% te kesaj popullate ),dhe ky eshte gjenocid.Pra krejt ndryshe me ate qe i ka ndodhur muslimaneve dhe turqeve etnik ne Ballkan.
Se di kush eshte ky Robert Kaplan,por e dime cka kane bere keta qe i permend.Por ka dallim kur flasim per ate cka i ka ndodhur armeneve.Ajo cka i ka ndodhur armeneve,perafersisht i ka ndodhur edhe shqiptareve nga osmanet dhe sllavet...por me armenet ishte ne menyre me brutale dhe e koncentruar ne nje kohe te shkurter.
Meqenese permend autor,edhe une te ta jap nje,- Franz Werfel " Katerdhjet dite ne Musa Dagh",origjinalin e ke ne gjermanisht.
Krijoni Kontakt