Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 59
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    “Ajsberg”, zbulon shkresën e SHISH: Avioni u ul në Gjadër. Dyshime për drogë- VIDEO

    “Ajsberg”, zbulon shkresën e SHISH: Avioni u ul në Gjadër. Dyshime për drogë- VIDEO

    TIRANE-Emisioni në News24, “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani sjellë faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e bazave ushtarake në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e Sherbimit Informativ Shteteror ku jepen detaje sesi një avion sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës.

    "Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.
    Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore tëe Gjadrit.”- thuhet në shkresën e SHISH.
    Dokumenti i Gjadrit

    Në shkresën e SHISH sqarohet se jane evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit.

    Faktet e gazetarit Cani vijne pas debateve ne politike ku opozita akuzoi se baza te Ushtrise dhe Forcave te Armatosura perdoren per trafik droge kurse kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli hodhen poshte akuzat, duke u shprehur se ka 'Zero fakte". Perpos ketyre deklarateve, emisioni 'Ajsberg' sjell shkresen fakt.

    Dokumenti I gjadritSHKRESA E PLOTE E SHISH

    Republika e Shqipërisë, Shërbimi informativ i Shtetit, nr.770 Protokoll
    Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës,
    Znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, Tiranë

    Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.

    Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.

    Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.

    Për sa më sipër, Shërbimi Informativ i Shtetit, (SHISH,) nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indikator i përcjell nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.

    Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë:
    Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike.

    Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.

    Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.

    Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.

    Drejtori: Visho Ajazi Lika

    (a.n/e.m/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...eo-185139.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Edhe sa flluska shpifese do fryni ju komunistat e Sales? Kur do lodheni, kur te humbisni thelle edhe ne zgjedhjet lokale apo kur te shperbeheni fare si parti ne zgjedhjet e pergjithshme lol

    Ushtria: NATO rrëzon akuzat

    Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes janë detyruar të reagojnë pas publikimit në media të një shkrese zyrtare, ku Shërbimi sekret informon Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për dyshime të arsyeshme se aeroporti ushtarak i Gjadrit, po përdorej për trafik droge.

    Në reagim, Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura thote se "Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësitë e shprehura gjatë javëve të fundit në publik".

    Deklarata thekson se "Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqiperisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media".

    Data e cituar nga media, sipas shkreses se Sherbimit Sekret, eshte 19 marsi i ketij viti, kur ne Gjader eshte ulur nje avion i bardhe turistik, qe ka bashkevepruar e nje furgon te bardhe me targa Vlore, duke bere Sherbimin Sekret te dyshoje per trafik droge. Deklarata e Shtabit te Pergjithshem thote se

    "Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit politik dhe se qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja. Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi", perfundon deklarata e Shtabit te Pergjithshem.

    / Top Channel

    Ja pri tani te vije Albo te thote qe e pa Vishua me dylbi avionin po NATO nuk e zuri dot neper radare
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin

    Shoku minister i propagandes.

    Lexoje edhe njehere deklaraten qe ke sjelle, se me sa duket te ka genjyer titulli i ustallareve te mediave te Rilindjes. FA nuk po thone qe ne Gjader nuk eshte ulur nje avion, por po thone qe nuk eshte "ulur nje avion renegad" por nje "avion turistik". Pra SHISH nuk po genjen dhe opozita nuk po genjen qe ne aeroportin e Gjadrit, i braktisur me vite, eshte ulur nje avion. Ceshtja shtrohet nese avioni ka transportuar droge, apo ka transportuar turiste.

    Nese deklarata e opozites dhe konstantimet e SHISH do te ishin fallco, socialistet nuk do te nxitonin te ngrinin komision hetimor ne parlament. Te paktem na nxorren merakun e mushkonjave dhe malarjes. Kryeministri yne i dashur tani mesoi nga FA se nuk kemi te bejme me mushkonja, por me nje avion.

    Lart e me lart Qeveria e Hashashit, lart e me lart!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-04-2014 më 11:25

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Trafiku i drogës, Basha: Të vendosur t’i shkojmë deri në fund

    TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se opozita është e përkushtuar dhe e vendosur për t’i shkuar deri në fund skandalit të trafikut të drogës.

    Në një deklaratë për shtyp, Basha tha se tashmë e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se informacioni është shumë serioz, i mbështetur edhe në dëshmitë e qytetarëve të thjeshtë.

    Ai akuzoi shtetin se është kapur nga krimi i roganizuar, ndersa theksoi se opozita kërkon transparencë për të hequr njollën nga Forcat e Armatosura.

    “E kanë të qartë se ky informacion nuk mund të konsiderohej sekret sa kohë krimi sundon shtetin dhe shoqërinë pa i hyrë gjemb në këmbë. Askush në Shqipëri përveç atyre, nuk qeshi me përpjekjet e tyre për ta trajtuar këtë skandal si lojë më mushkonja dhe aeroplan prej letre.”- tha Basha.

    Kreu i PD-së denoncoi po ashtu edhe heqjen e kompetencës së Presidenti për propozimin e 2 kandidatëve për ILDKP-në, duke akuzuar, siç tha ai, dyshen Rama- Meta për uzurpim të kompetencave të Presidentit. Etja e tyre për pushtet, e ka bërë Ramën dhe Metën të dalë nga logjika, theksoi Basha.

    “Opozita dhe PD i ka bërë të qarta disa herë qëndrimet, e përsëris kjo është reforma që kërkon si minimum konsensus politik . Kjo është praktika 23- vjeçare e demokracisë, ata duan të bëjnë një gjë që nuk u bë kurrë nga njëra anë, duke refuzuar konsensusin, gjë që s’ka ndodhur kurrë. Po bëjnë një gabim të rëndë, do tu kushtojë.”- tha Basha, i cili shtoi se “ata po nisën pa ne dhe pa konsensus në atë Komision të njëanshëm. Edhe ne po nisemi pa ta drejt qytetarëve, dhe bashkë me qytetarët drejt përballjes me oligarkinë.”

    Panorama

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Braçe: Shkresa e SHISH për trafikun e drogës? Dyshimet nuk janë prova

    TIRANE-Deputeti socialist, Erion Braçe, reagoi pas publikimit të një shkrese të Shërbimit Informativ Shtetëror në emisionin "Ajsberg" ne News24, ku flitet për dyshimet për trafik droge nga aeroporti i Gjadrit në Lezhë.

    Sipas Braçes, dyshimet nuk janë prova.

    “SHISH vetë, në asnjë rresht nuk ka asnjë provë për ‘trafik droge’. Nga ushtria jo e jo, në asnjë rresht SHISH nuk e përmend ushtrinë si organizatore apo lehtësuese të një veprimtarie kriminale.

    Ky është kulmi i spekulimit. I duhej dje kur po miratohej komisioni hetimor, i duhej po dje, kur ishte paralajmëruar dëshmia e një sipërmarrësi që akuzonte drejtpërdrejt të bijën e Sali Berishës për korrupsion duke përdorur pushtetin e babait të saj kryeministër. Nuk ka asnjë provë! Madje s’ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që të dëshmojë për trafik drogë e për më tepër që atë ta ketë bërë ushtria, sic Berisha, Basha, Imami, Ristani, Noka kanë akuzuar një javë më pare. PD u zbydh dje nga kjo akuza, por gazetat e saj jo,” shkruan Braçe në Facebook.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pardje, rilindasit socialiste na thoshin: "SHISH nuk na ndihmon ne luften kunder krimit ne vend!"

    Dje na thoshin nga parlamenti se: "Berisha ngaterron mushkonjat me avionet!"

    Sot Bracja i Beratit na thote: "Dyshimet e SHISH nuk jane fakte per traffik droge".

    O Brace, o Brace:

    - Detyra e SHISH eshte ti raportoje institucioneve te ekzekutivit shqetesimet qe veren. Nuk eshte detyra e SHISH qe te hetoje, arrestoje e verifikoje keto shqetesime. Eshte detyra e Qeverise se Rilindjes, Policise se Shtetit dhe Prokurorise.

    - A nuk na thua o Brace i Beratit: Cfare beri Qeveria e Rilindjes pasi mori kete informacion nga SHISH 1 muaj me pare? I verifikoi shqetesimet e SHISH? I kerkoi Prokurorise qe te hapi hetime per personat e implikuar?

    Jo vetem qe nuk i beri keto gjera, por edhe kur opozita e beri publik kete informacion disa jave me pas, Qeveria dhe ministrat tane te nderuar mohuan edhe vete ekzistencen e ketij informacioni dhe shqetesimi te SHISH.

    Perse Qeveria e Rilindjes e mohoi kete shqetesim te SHISH o Brace i Beratit?

    Albo

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoku minister i propagandes.

    Lexoje edhe njehere deklaraten qe ke sjelle, se me sa duket te ka genjyer titulli i ustallareve te mediave te Rilindjes. FA nuk po thone qe ne Gjader nuk eshte ulur nje avion, por po thone qe nuk eshte "ulur nje avion renegad" por nje "avion turistik". Pra SHISH nuk po genjen dhe opozita nuk po genjen qe ne aeroportin e Gjadrit, i braktisur me vite, eshte ulur nje avion. Ceshtja shtrohet nese avioni ka transportuar droge, apo ka transportuar turiste.

    Nese deklarata e opozites dhe konstantimet e SHISH do te ishin fallco, socialistet nuk do te nxitonin te ngrinin komision hetimor ne parlament.

    Lart e me lart Qeveria e Hashashit, lart e me lart!

    Albo
    Po ti duhet te mesosh Shqip njehere o Albo pastaj te vish e na japesh mend. Ti se di as cfare eshte fjala renegatë dhe thua nuk ishte ashtu po ishte turistik

    Qe ta mesosh ne deklarate eshte thene se nuk ka pasur asnje avion te PA-AUTORIZUAR ne hapsiren tone ajrore ne oren dhe daten e caktuar. Nese ky avioni me turista apo bosh u ul ne pisten e Gjadrit do te thote se do ishte i AUTORIZUAR. Te gjithe fluturimet e autorizuar brenda hapsires tone ajrore jane TE DOKUMENTUARA dhe perderisa nuk egziston asnje dokument per kete fluturim me autorizim apo pa autorizim, pervec shpifjeve tuaja atehere cfare na ngelet te besojme?

    Po mire more qe u ul ky avioni ne gjader u mbush me droge dhe pastaj u ngjit prape. Ne cte semes u ul per ta trasnportuar drogen, apo ne cte semes e hodhi dhe qe nga lart. A e dini ju sa shpejt ngrihen avionet ushtarake nese shkelet hapsire ajrore shteteve te tjera? Eurofighter Typhoon italiane per shembull ecin me 2500 km/h, e hedhin poshe qe ne det ate avionin me droge qe na thoni juve lol

    Po thirrini pak trurit se po leshoni pordhe me rigon dhe po ju duket rigoni si hashash e po ju ze. Nuk dini ca flisni
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    “Trafiku i drogës”, dëshmia e një banori nga Lushnja: Një muaj më parë u ul një avion

    TIRANE – Dyshimet për trafik droge me mjete të Forcave të Armatosura janë shndërruar prej disa javësh në temën kryesore të debatit politik dhe shoqëror në vendin tonë.

    Pas publikimit të një dokumenti të SHISH-it, në emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani, ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit, NEWS 24 siguron një tjetër dëshmi që ngre dyshime për trafik droge edhe nga Lushnja.

    Një banor i fshatit Bedat të Lushnjes deklaron se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit.

    “Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë ‘Fuoristradë’ që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia, ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet. Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona.”- deklaroi zoti Kuqi.

    Banori shprehet i gatshëm të japë dëshminë e tij edhe në prokurori, në rast se do t’i kërkohet. Sipas tij, këtë fakt e dinë dhe shumë banorë të tjerë të zonës, por kanë frikë të shprehen.

    “Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona atë ditë.”- shprehet Kuqi.

    SHISH: TRAFIKU I DROGËS, AVIONI “CHARTER” U UL NË BAZËN E GJADRIT
    Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në NEWS 24 ka sjellë dje faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës.
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT
    Nr.770 Protokoll
    Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës
    Znj.Mimi Kodheli
    MINISTRE E MBROJTJES
    Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se më datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip “charter”, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Iveko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit. Bazuar në indiciet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
    Rreth orës 08:00 të asaj date, në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit. Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.
    Për sa më sipër, Shërbimi Informativ i Shtetit, (SHISH,) nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indikator i përcjell nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.
    Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën Nr.666 Prot, datë 11.03.2014, më Lëndë: “Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike”. Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.
    Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.
    Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do t’ju informojmë në kohë.
    Informacioni të konsumohet brenda normave ligjore duke mos ekspozuar SHISH-in si burim të tij.
    Faleminderit për mirëkuptimin!
    DREJTORI
    VISHO AJAZI LIKA

    (er.nu/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Po ti duhet te mesosh Shqip njehere o Albo pastaj te vish e na japesh mend. Ti se di as cfare eshte fjala renegatë dhe thua nuk ishte ashtu po ishte turistik :@pp

    Qe ta mesosh ne deklarate eshte thene se nuk ka pasur asnje avion te PA-AUTORIZUAR ne hapsiren tone ajrore ne oren dhe daten e caktuar. Nese ky avioni me turista apo bosh u ul ne pisten e Gjadrit do te thote se do ishte i AUTORIZUAR. Te gjithe fluturimet e autorizuar brenda hapsires tone ajrore jane TE DOKUMENTUARA dhe perderisa nuk egziston asnje dokument per kete fluturim me autorizim apo pa autorizim, pervec shpifjeve tuaja atehere cfare na ngelet te besojme?

    Po mire more qe u ul ky avioni ne gjader u mbush me droge dhe pastaj u ngjit prape. Ne cte semes u ul per ta trasnportuar drogen, apo ne cte semes e hodhi dhe qe nga lart. A e dini ju sa shpejt ngrihen avionet ushtarake nese shkelet hapsire ajrore shteteve te tjera? Eurofighter Typhoon italiane per shembull ecin me 2500 km/h, e hedhin poshe qe ne det ate avionin me droge qe na thoni juve lol

    Po thirrini pak trurit se po leshoni pordhe me rigon dhe po ju duket rigoni si hashash e po ju ze. Nuk dini ca flisni :@pp
    Une ne fakt nuk e ve trurin ne perdorim fare. Une i besoj Qeverise se Rilindjes dhe Kryerilindasit tone te nderuar, shokut Edvin Rama. Ai na tha ne Kuvend qe ne Gjader e Divjake nuk jane ulur avione fare, por ka vetem mushkonja. Avionat jane pjelle e mendjes se semure te Berishes. Tani FA te Rilindjes qe nuk merren me droge, na pranojne qe ne Gjader na eshte ulur nje avion dhe ky avioni nuk ishte mushkonje sic na tha shoku Rama. Dhe keta FA te Rilindjes qe nuk merren me droge, na thone qe avioni ishte i autorizuar dhe ka hyre ne Shqiperi me leje.

    A na e pyet pak Qeverine e Rilindjes dhe FA te Rilindjes qe nuk merren me trafik droge, kush e drejtonte avionin dhe c'pune kish qe u ul ne nje aeroport te braktisur si Gjadri?

    Ka mundesi qe ta pyesni ate gjeneralin e FA qe nuk merret me trafik droge, sa kohe i duhet nje avioni te vogel qe te beje distancen Gjader-Bari ne Itali?

    Pyete pak edhe nese ky avioni i vogel privat, fluturon nje distance te caktuar nga toka, a e kapin dot radaret e italianeve apo jo?

    He te keqen, he tu befsha se ne mezi po presim te rilindim nga ju rilindasit socialiste qe i dini te tera.

    Albo

  10. #30

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    ....dhe jo vetëm aq, por, deri para pak ditësh bërtiste Braçe me të madhe në Parlament (pasi kishte rishkruar për të disatën herë të njëjtën gjë në FB) që shkresa zyrtare në të cilën njoftohej Ministria e Mbrojtjes, gjasme nuk ia kishte nisur kësaj Ministrie por, sipas Braçes SHISH ia kishte nisur Berishës. Duke risulmuar sërish Shërbimin me pretendimin që nuk njofton Ministrinë por raporton tek Berisha!! Tani që doli e vërteta sheshit, kapen me faktin që nuk qenka provë. Po medoemos, në cilin shtet të botës Shërbimet Inteligjente krijojnë prova?! Detyra e tyre është të mbledhin të dhëna dhe, t'ua kalojnë institucioneve përkatëse që kanë detyrim ligjor t'i kthejnë në prova këto të dhëna.
    Kjo është për të ardhë keq, sinqerisht! Tahiri nga ana tjetër që doli bllof - heshti pas raportimit të kreut të ShISh, nuk u dëgjua më... të paktën t'i kërkonte ndjesë publikut... tani Braçe bie në kundërshtim me veten lidhur me adresimin e shkresës dhe, hidhet nga dega në degë.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •