Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Korrespondenca sekrete 2012-2014/ Dyshimet e SHISH për trafik droge në aeroportet ushatarake

    Zbulohet korrespondenca mes Shërbimit Informativ, Policisë Ushtarake dhe Ministrisë së Mbrojtjes për sinjale që flasin për një trafik të mundshëm droge nga bazat ushtarake. Informacioni i parë daton në tetor 2012 dhe i fundit në mars 2014. Braçe: Dyshohet në mënyrë serioze se SHISH ia ka dhënë PD

    A ka prova konkrete për implikimin e bazave të Ushtrisë në trafik droge? Partia Demokratike, e cila denoncon prej së enjtes këtë skandal të mundshëm, pretendon se ka të dhëna për trafik narkotikësh përmes avionëve të vegjël. Jo vetëm në bazën e Gjadrit, por edhe në dy zona të tjera në jug të vendit. Por përtej denoncimeve nga selia blu, një korrespondencë “sekrete” ka qarkulluar mes institucioneve të sigurisë, lidhur me këtë çështje. Informacioni i fundit daton në mars të këtij viti dhe i është përcjellë Ministrisë së Mbrojtjes, përmes Shërbimit Informativ Shtetëror. Burime të besueshme i bënë me dije MAPO-s se shërbimet sekrete kishin sinjale për një linjë të mundshme trafiku, që shfrytëzonte pistën e bazës ajrore të Gjadrit. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka shfrytëzoi dje raportimin e ministrit Saimir Tahiri për ta pyetur rreth kësaj çështjeje. “A keni dijeni se aeroporti i Gjadrit në Lezhë është përdorur për trafik të lëndëve narkotike?”- ishte pyetja e Nokës për Tahirin, e që ministri i Brendshëm iu përgjigj duke i kërkuar të kthehej tek rendi i ditës. Jashtë komisionit, Tahiri i konsideroi këto akuza si “përralla të Flamurit”.

    ***

    Përtej deklaratave politike, shqetësimi për ekzistencën e një linje ajrore trafiku të lëndëve narkotike qarkullon prej kohësh mes shërbimeve sekrete. Përveç informacionit “sekret” që sugjeronte se një gjë e tillë ka ndodhur në mars të këtij viti, bazat e këtij dyshimi janë më të hershme. Një korrespondencë e tetorit të vitit 2012 tregon se dyshime të tilla kanë ekzistuar qysh atëherë, por askush prej institucioneve përgjegjëse nuk ka kryer një hetim serioz për të provuar vërtetësinë ose jo të informacioneve. Burime të gazetës pohojnë se për këtë çështje ekziston një korrespondencë mes Policisë Ushtarake, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Këto struktura kanë informuar në mënyrë të vazhdueshme për dyshime se segmente të caktuara ushtarake mund të jenë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet rrugëve ajrore. Në tetor të vitit 2012, Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë kanë siguruar informacione mbi dyshime të mundshme për trafik të lëndëve narkotike. Ky informacion i është përcjellë Shërbimit Informativ dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk dihet cili ka qenë reagimi i këtyre institucioneve. Më pas ky informacion është rifreskuar në tetor të vitit 2013, kohë gjatë së cilës ministrja Mimi Kodheli kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa në mars të këtij viti, ky informacion përcillet në Ministrinë e Mbrojtjes nga Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili njofton se në bazë të informacioneve të mbledhura ka dyshime të forta se segmente të caktuara të ushtrisë shqiptare janë përfshirë në veprimtarinë e trafikut të lëndëve narkotike.

    ***

    Zyrtarisht nuk ka një hetim mbi këto dyshime, ndërsa përfaqësues të mazhorancës thonë se ky informacion është riaktivizuar nga kreu aktual i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lila. Deputeti Erjon Braçe shkruan në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, se për këtë çështje ka një letër të kreut të SHISH, e cila konsiderohet sekret. “Letra është deklasifikuar në shkelje të rëndë të ligjit kur dyshohet në mënyrë serioze se nga SHISH është vënë në dispozicion të Partisë Demokratike, ku ndodhet, për qëllime tërësisht politike e spekulative”,- shkruan Braçe, teksa sqaron se në këtë letër nuk flet në asnjë rresht të saj për trafik droge. “Letra flet për dyshime serioze, nisur nga të dhëna në proces verifikimi si dhe nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, kohë kur në krye të ministrisë ishte ministrja e re, Mimi Kodheli”, shkruan Braçe.

    MAPO

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Në Parlament duke denoncuar trafikun e drogës. Ramës dhe Kodhelit iu dalin rrenat në shesh!

    Të dashur miq, sot në Parlament debati u përqendrua në përdorimin e bazave të ushtrisë për trafikun e drogës. Debati faktoi se Rama dhe zëdhënësja për ushtrinë Kodheli mashtruan publikisht. Kjo sepse:

    1- Ata në fjalën e tyre u betuan para kamerave se nuk ka asnjë dokument që dëshmon për përdorimin e bazave ushtarake për trafik droge. Por kur ata u përgënjeshtruan me fakte, jo vetëm nga unë dhe ministri Imami por dhe vet deputetët e mazhorancës që deklaruan se kanë në dosje informacionin që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për përdorimin e aeroportit të Gjadrit për trafik droge, Ramës dhe Kodhelit i dolën rrenat sheshit, ata heshtën dhe nuk folën më.

    2- Për të krijuar mjergull rreth këtij problemi tronditës Rama akuzoi opozitën se ajo, sipas tij, po ngatërron avionët e spërkatjes për mushkonja dhe i merr ata si aviona droge. Mirëpo kur ne provuam se faktet për përdorimin e avionëve për drogë opozita i ka denoncuar publikisht në media tre muaj me parë se të flitej për spërkatje, Rama u detyrua të përgënjeshtroj veten dhe deklaroi se spërkatja për mushkonja me avion nuk ka filluar akoma dhe do të fillojë javën tjetër.

    Seanca e sotme ia doli të bëjë transparencën e plotë të përdorimit nga Rama të bazave ushtarake për trafik droge.

    Sali Berisha

    (nga profili në Facebook)

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    PS-LSI rrëzojnë kërkesën e PD për seancë me Mimi Kodhelin

    Mazhoranca ka rrëzuar me forcën e kartonëve dy kërkesa të opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të raportuar lidhur me dy çështje: shkarkimin e kundëradmiral Kristaq Gërvenit dhe për dyshimet për përdorjen e disa bazave të ushtrisë për trafik të lëndëve narkotike. Ka qenë vetë kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ai që u ka propozuar anëtarëve të këtij komisioni (opozita ishte larguar ndërkohë nga salla) që të mos miratojnë asnjë nga këto dy kërkesa. Sipas Brahos, është e panevojshme të diskutohet për riatdhesimin e Gërvenit, kur urdhri i ministres është dekretuar edhe nga Presidenti. Ndërkohë sa i përket kërkesës për të dhënë shpjegime për akuza për trafik droge, kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho e vlerësoi kërkesën pa objekt, pasi sipas tij opozita nuk jep në shkresën e saj asnjë fakt apo indicia që mund t’i bëjë këto dyshime të arsyeshme. Ndaj ai i propozoi komisionit që ta rrëzojë edhe këtë kërkesë. Por opozita ka shfrytëzuar dje praninë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në komisionin e Sigurisë për t’i drejtuar atij pyetje direkte nëse kishte apo jo dijeni për ngritjen e avionëve me drogë nga fusha e Gjadrit. Ka qenë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ai që ka këmbëngulur në kërkesën e tij për të marrë një përgjigje nga ministri për këtë çështje. “Zoti ministër, a keni dijeni që baza ajrore e Gjadrit është përdorur për trafik droge kohët e fundit?”, – pyeti Noka.

    Ndërkohë që Tahiri iu përgjigj se “Gjadri nuk ka det, radarët janë radarë për monitorimin e detit. Unë kam pritje me popullin në Ministri, eja interesohu dhe unë jap sqarime”. I pyetur më pas lidhur me këto akuza, Noka do të përgjigjej se “akuzat tona i mbështesim në informacionet që kemi. Për detaje të tjera pyesni ministrin, që u fsheh si struci”, – tha Noka. Ndërsa ministri i Brendshëm, pas përfundimit të Komisionit, i pyetur mbi këtë akuzë të Nokës deklaroi shkurt se nuk merret me ato që i quajti “përrallat e Flamurit”.

    MAPO

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Nese eshte ashtu se nuk jane te verteta, atehere pese e bllokuan me vote ne komisionin parlamentar kerkesen e opozites per interpelance me ministren e mbrojtjes? Sic ka te drejte prokuroria te hetoje, ashtu ka edhe Kuvendi i Shqiperise.
    Po pra e thirën minstrin e brëndshëm e pe çfarë pyetjesh idiote dhe qesharake i bënë, pastaj shiko vetëm mënyrën si qëndrojnë në karrige kur bëjnë pyetje të bën për të vjell se i ngjajnë Toni Montanës hapen b.y.th.sh. sa me kom e duar dhe në vënd që ti japin fakte tja fusin komët në nji këpuc fillojnë dhe bojnë pytje që dhe kalamojt e lagjes kur loznin shtyllash nuk i bojn mo. Jo po ishe jo po sishe, jo po kemi fakte jo po skemi fakte, jo ishte shtyll jo sishte shtyll jo bona doçe jo se preke doçen. O albo ata atje jan tgjith plerat e Shqipris. Ik ore atje po ke fakte denoncoji po ske mylle sqypin.
    Abraham Lincoln ka thënë që pulat janë krijesat më të zgjuara dhe të besuara mbi tokë sepse për aq kohë sa nuk kanë bërë Vezë nuk kakarisin.
    Kurse këta tanët kanë 10 ditë që kakarisin dhe se kan nxjerrë akoma Vezën. Do ta nxjerrim javës tjetër thonë, shpresoj ta nxjerrin se mos ju plasi mrena masnej. Ja lexo ktu posht çfarë ke postuar që nuk është faji jot.
    Ish-kryeministri rrëfen SMS që e informon për trafikun e drogës në Divjakë dhe shton se implikimi i bazave ushtarake është i faktuar me dokumente. “Ke denoncime nga punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk mund të pranojnë situatën katastrofale të krijuar me Forcat e Armatosura”
    A e kupton ti cfarë bohet ktu apo jo, merr për bazë një SMS telefoni dhe i kërkon llogari kryeministrit që mua më ka ardh një sms që thotë kushtu e ashtu, a e kupton o mono sa posht ka ra politka dhe konfronti politik apo jo.
    Pastaj a e kupton ti që edhe sikur ky informacion të jetë i vërtet në vënd që të raportohet ky informacion nga organet si SHISH tek kryeminstri aktual ja çojnë informacionin atij ishit kryeministër se mvaren ende prej tij, pastaj ankohen pse i heqin. Mafia siciliane nuk është gjë fare para asaj Shqiptare.
    Pra shkurt po të them që të gjitha organet njerzit deputetët individët etj në vënd që të kakarisin lart e posht ca me zë e ca me SMS të shkojnë e të këndojnë atje tek prokurori dhe di ai pastaj si të veproj. Mir që kakarisin ata andej po ke filluar edhe ti të kakarisësh andej nga amerika pa u shtruar fare në vez.

  5. #15
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Mushkonja ka me shumice ne Divjake, mbase qarkullojne ne grup e i kap radari si avion?
    Nuk pëllet kot doktori !!
    Cdo gje eshte relative...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Mushkonja ka me shumice ne Divjake, mbase qarkullojne ne grup e i kap radari si avion?
    Nuk pëllet kot doktori !!

    Mushkonjat, Jane Bo grup kriminal,

    Prandaj kemi bo nji plan masash me ndihmen e natos,...lol

    Se mos sulmonte italine, si Russia krimene.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Gazeta RD denoncoi më 5 mars trafikun me avionë


    Më datë 5 mars 2014, gazeta “Rilindja Demokratike” denoncoi me prova dhe fakte se si në një bazë ushtarake kryhej trafik droge përmes avionëve. Në këtë artikull, gazeta citonte prononcimin e një dëshmitari, i cili rrëfente momentet kur ai dhe banorët e zonës kishin parë se si droga transportohej përmes avionëve nga baza ushtarake. “Avioni ulet në mes të rrugës, Bedat-Adriatik në fshatin Karavasta e Re rreth orës 8 të mëngjesit. Pasi ulet, vijnë persona që e mbushin me thasët e drogës. Ajo çfarë të bie në sy është se këta avionë gjatë gjithë kohës shoqërohen nga persona me uniformë të Policisë së Shtetit” theksonte dëshmitari.

    Denoncimi i parë për avionët e drogës

    “Mesazhi ka ardhur tre muaj përpara se ju të shqiptonit për here të parë termin spërkatje për mushkonjat dhe tani doni të mbroheni me spërkatësit e Beqes, kjo është qesharake dhe mesazhi është botuar, është hapur gazeta.
    Tre muaj përpara është hapur gazeta “Rilindja Demokratike”, ndaj dhe kësaj here kunupi nuk ju shpëton dot. Kunupi do t’ju hajë të gjithëve ju.
    Burimet e mia janë burimet inteligjente të ushtrisë. Burimet e mia janë institucionet e tjera të ushtrisë shqiptare.
    Asnjëri se akuzon ushtrinë për trafiqe. Asnjëri si akuzon fermerët e shkëlqyer të Divjakës për trafiqe. Janë qeveritarët që drejtojnë balonat e trafiqeve dhe aeroplanët e trafiqeve. Këtu ndahen.
    Persa i përket Divjakës, tre muaj para kam bere denoncimin ndaj shko në arkiv dhe merr denoncimin që kam bërë publikisht dhe se ka përgënjeshtruar njëri dhe nuk kam pasur asnjë dijeni që ekziston burim zyrtar.
    Gazetarët kanë verifikuar të vërteten”.

    D.Tile

    RD

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Akuzat për trafik droge në ushtri, PS-LSI kërkesë për Komision Hetimor

    Akuzat për trafik droge në ushtri, PS-LSI kërkesë për Komision HetimorTIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe i LSI-së kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me akuzat e opozitës për përfshirjen e strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ushtrisë në trafikun e drogës. Lajmi bëhet me dije nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

    “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimin e plotë të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.

    Zbardhja e plotë të motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimin e fakteve dhe provave, mbi të cilat janë mbështetur këto akuza, kanë një rëndësi të veçantë për imazhin e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s, në përmbushje të detyrimeve që rrjedh nga ky anëtarësim.”- bën me dije Balla.

    Ai thekson se ky Komision Hetimor do të jetë garanci për të provuar ose jo akuzat e ngritura. “Nisur nga akuzat e ngritura, këto ditët e fundit nga përfaqësues të lartë politik, në lidhje me implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake të saj në veprimtari kriminale “transportin e lëndëve narkotike”, akuza të cilat nëse nuk mbështeten në fakte dhe në prova konkrete, cënojnë në mënyrë të hapur punën e Forcave të Armatosura, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në përmbushje të angazhimeve të cilat rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Këto akuza nëse nuk mbështeten në prova dhe në fakte dëmtojnë rëndë imazhin dhe perceptimin publik në lidhje me Forcat e Armatosura, si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor me objekt të punës së tij: “Verifikimin e akuzave të artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.”- deklaroi Balla.

    Deputeti i PS u shpreh se Komisioni Hetimor do të kërkojë administrimin e provave dhe fakteve, mbi të cilat këta përfaqësues të lartë politikë kanë mbështetur akuzat. “Ngritja e këtij komisioni, shikohet si një garanci për të provuar ose në të kundërt për të përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga përfaqësues të lartë politikë. Ky Komision Hetimor Parlamentar do të kërkojë administrimin e provave dhe fakteve, mbi të cilat këta përfaqësues të lartë politikë kanë mbështetur akuzat e tyre kundrejt Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për vënien në dispozicion të disa bazave ushtarake dhe të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.

    Nëpërmjet ngritjes së këtij komisioni kërkohet edhe informimi i opinionit publik, për vërtetësinë ose pavërtetësinë e këtyre akuzave. Kërkohet të informohet opinioni publik për angazhimin që ka marrë përsipër Qeveria shqiptare, për të identifikuar dhe parandaluar cdo shfaqje dhe veprim korruptiv me pronat dhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim rikthimin e dinjitetit të munguar dhe vendit që i takon Forcave Armatosura,”- sqaron Balla.

    (a.n/BalkanWeb)

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po pra e thirën minstrin e brëndshëm e pe çfarë pyetjesh idiote dhe qesharake i bënë, pastaj shiko vetëm mënyrën si qëndrojnë në karrige kur bëjnë pyetje të bën për të vjell se i ngjajnë Toni Montanës hapen b.y.th.sh. sa me kom e duar dhe në vënd që ti japin fakte tja fusin komët në nji këpuc fillojnë dhe bojnë pytje që dhe kalamojt e lagjes kur loznin shtyllash nuk i bojn mo. Jo po ishe jo po sishe, jo po kemi fakte jo po skemi fakte, jo ishte shtyll jo sishte shtyll jo bona doçe jo se preke doçen. O albo ata atje jan tgjith plerat e Shqipris. Ik ore atje po ke fakte denoncoji po ske mylle sqypin.
    Abraham Lincoln ka thënë që pulat janë krijesat më të zgjuara dhe të besuara mbi tokë sepse për aq kohë sa nuk kanë bërë Vezë nuk kakarisin.
    Kurse këta tanët kanë 10 ditë që kakarisin dhe se kan nxjerrë akoma Vezën. Do ta nxjerrim javës tjetër thonë, shpresoj ta nxjerrin se mos ju plasi mrena masnej. Ja lexo ktu posht çfarë ke postuar që nuk është faji jot.

    A e kupton ti cfarë bohet ktu apo jo, merr për bazë një SMS telefoni dhe i kërkon llogari kryeministrit që mua më ka ardh një sms që thotë kushtu e ashtu, a e kupton o mono sa posht ka ra politka dhe konfronti politik apo jo.
    Pastaj a e kupton ti që edhe sikur ky informacion të jetë i vërtet në vënd që të raportohet ky informacion nga organet si SHISH tek kryeminstri aktual ja çojnë informacionin atij ishit kryeministër se mvaren ende prej tij, pastaj ankohen pse i heqin. Mafia siciliane nuk është gjë fare para asaj Shqiptare.
    Pra shkurt po të them që të gjitha organet njerzit deputetët individët etj në vënd që të kakarisin lart e posht ca me zë e ca me SMS të shkojnë e të këndojnë atje tek prokurori dhe di ai pastaj si të veproj. Mir që kakarisin ata andej po ke filluar edhe ti të kakarisësh andej nga amerika pa u shtruar fare në vez.
    Pardje socialistet e Rama flisnin per "mushkonja" dhe rrezuan kerkesen e opozites ne parlament per komision hetimor te ceshtjes. Sot vete socialistet, po dalin e po thone qe do te ngrejne nje komision parlamentar per te hetuar per kete ceshtje. Cfare ndryshoi valle ne 48 ore qe te ndryshojne mendje? Apo e ka pickuar kryeministrin ne tulle ndonje nga ato mushkonjat e Divjakes?

    Prokuroria e vendit po heton, dhe socialistet duan te ndalin punen e prokurorise, qe te mos arrestoje njerezit e tyre qe ngarkojne ate droge nga Divjaka. Po na duhet komisioni parlamentar se na u ka rene ne vesh lajmi edhe italianeve, edhe amerikaneve, dhe keta kane teknologji qe e dine se kur ngrihen e kur ulen avionet nga Shqiperia.

    Se mos na dali ndonje rilindas i lidhur me keta trafikantet e droges, se na lane pa Rilindur pastaj!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-04-2014 më 19:50

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    PD: Të zgjerohet objekti i hetimit për drogën në FA

    Partia Demokratike do të marrë pjesë në komisionin hetimor të propozuar nga maxhoranca për verifikimin e akuzave për trafik droge me struktura te Ushtrisë. Kryetari i Grupit të PD-së, Edi Paloka, propozoi që të zgjerohet objekti i hetimit, pasi ai që është paraqitur nga shumica, synon vetëm mbylljen e çështjes. “Siç jeni në dijeni, kohët e fundit në vendet fqinje nuk po kapet më vetëm kanabis nga Shqipëria, por edhe drogë e fortë si heroinë apo kokainë. Për këto arsye, në këto kushte, ne do të kërkojmë në Konferencën e Kryetarëve jo një hetim si ai që kërkon Rama, që siç e thashë më lart synon mbulimin e çështjes, por ne do të kërkojmë zgjerimin e objektit të hetimit”, u shpreh Paloka. Ai tha gjithashtu se objekti i hetimit duhet të jetë: “objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor është verifikimi i të dhënave për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët”.

    Panorama

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •