Shteti fqinj Greqia, i vënë në alarm prej kohësh nga droga shqiptare ka finalizuar me sukses një superoperacion antidrogë, duke shkatërruar një rrjet kriminal narkotikësh të drejtuar dhe me përbërje nga shtetas shqiptarë.
Operacioni policor i policisë greke ka çuar në pranga 6 shqiptarë, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 3 të tjerëve u është komunikuar akuza me burg.
Operacionet janë shtrirë në disa qytete të Greqisë, përkatësisht Halkida, Livadhea, Lamia, Thiva. Gjate operacionit jane kontolluar 10 banesa, 2 biznese dhe nje sere automjetesh, ndërsa janë sekustruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogel droge: 400 gram marijuane, 28 gram kokaine, disa arme, 10.640 euro,13 celulare dhe 3 libreza bankare.
Sipas mediave greke 21 shqiptaret veprojne si grup kriminal prej korrikut 2013 dhe akuzohen per trafik kokaine dhe marijuane nga Shqiperia ne Greqi, ku kanë trafikuar sasi te medha droge gjate 1 viti.
Ndalimi i tyre u bë e mundur pas përgjimeve të bisedave të tyre në rrjetet sociale facebook dhe skype, ndërsa mësohet se bashkëpunonin edhe me disa rumune.

ORA NEWS