
Postuar më parë nga
Fleur Blanche
E para e punës, Vishoja nuk ka dalë kurrë me deklarata sepse, në asnjë vend të botës Shërbimet Inteligjente nuk dalin me deklarata. Ndjekin vetëm praktikën institucionale me anë të dokumenteve/shkresave zyrtare që, përmbajnë informacione/të dhëna nga ku dalin dyshime mbi një veprimtari antiligjore, potencialisht kërcënuese për rendin ligjor dhe sigurinë kombëtare të një vendi. Shkresë që i dërgohet institucionit përkatës që, ky të jetë i informuar që në fazën më të hershme kur lind problemi, ose sapo janë krijuar kushtet e para që të lënë të dyshojnë se ka lindur ky problem. Deri këtu jemi në rregull sepse, kjo praktikë është ndjekur mes SHISH dhe M.Mb. Madje, SHISH, shprehet se po vazhdon ende me ndjekjen e kësaj problematike dhe, do njoftojë në vazhdimësi M.Mb për çdo të dhënë tjetër.
M.Mb në këtë rast, duhej të vihej në punë dhe mos priste që një info e tillë të dilte nga zyrat e saj por, të krijonte një koordinim me organet e tjera për të vërtetuar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Nuk është kreu i SHISH që nxjerr këto shkresa për mediat e Berishës sepse, dihet që çdo media në botë sulmon shërbimet inteligjente për shkak të vellos së misterit që mbulon punën e tyre - mister që e ligjëron vetë ligji në fakt. Dhe Mediat sapo arrijnë të sigurojnë një shkresë sekrete në formë të jashtligjshme, sillen si korba të etur për ngordhësirë.
Unë jam kundra çdo lloj sekreti të përhapur në publik, veçanërisht në media sepse, është praktikë shumë e dëmshme për publikun dhe institucionet shtetërore në veçanti - sa i përket këtij rasti. Por, meqë doli, të paktën Ministrja Kodheli të shprehej se ka një bashkëpunim mes SHISH dhe Ministrisë së saj për dyshime të tilla dhe, që janë të angazhuar t'i shkojnë deri në fund kësaj ngjarje. Për mendimin tim, si elektorat gri që jam, do fitonte shumë pikë Kodheli në këtë mënyrë sepse, do jepte shembullin e një zyrtareje/politikaneje që mban përgjegjësi dhe është e vendosur të punojë seriozisht për fushën e rëndësishme që ajo mbulon. Do sillte një mendësi perëndimore, diçka të re në politikën tonë të kalbëzuar nga të dy kahet.
Ndërkohë që PD po luan pandershmërisht me këtë shkresë, duke e përdorur si kartë që të mbulojë shkeljet dhe dosjet në prokurori të Imamit, qëndrimi i pastër që mund të bënte Kodheli sipas asaj që thashë më lart, do i sillte pikë asaj dhe do i kthente dinjitetin FA dhe Ministrisë që ajo drejton. por ata as për konferencë shtypi siç njoftuan mediat nuk dolën, por pasi i lanë të presin për gati një orë, thjesht iu shpërndanë një shkresë.
Krijoni Kontakt