Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 363
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Epo kur nuk e vejne rrypin e sigurimit dhe shkelin rregullat me minimale te qarkullimit rrugor dhe keta deputetet dhe ish ministrat qe gjoja perfaqesojne ligjin, ca pret nga njerezit e thjeshte ?!!! Kshu eshte kur nuk rregullon dhe rruget! Sa veta kane vdek aty e akoma vdesin cdo dite nga aksidentet atje. Karma iz a biatch!
    nuk e ka fajin rripi i sigurimit. 50 km/ore eshte shume pak. un jam rrokullis 15 m me nje alfa romeo te mbaruar, pa rrip sigurimi, me 70/ore dhe nuk pesova gje.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Basha kompleksohet nga aksidenti i Olldashit, sajon takime dhe amanete imagjinare
    O allti elezi
    Sali Berisha e ka dashur shume Sokolin gjersa e vendosi kantidat per kryetar te tiranes perballe edi rames. ai e vendosi edhe minister te transportit atje ku ka shume mundesi perfitimi ekonomik.
    lul basha u zgjodh ne krye te pd-se sepse ai di te mundin kundershtarin. dhe mos harro se kundershtari i bashes nuk jane demokratet por te majtet.
    Per te gjitha ato pyetjet e mesiperme pyet policine e edi rames? pse gjithe keto konfuzione?
    pse policia e edi rames nuk jep informata te sakta? pse dy dite me pas u hapen burgu i drenoves? pse heshtin nderkombetaret?
    te gjitha keto i di vetem cifti i fundit komunist edi rama-ilir meta.
    mos harro nje shprehje te brarit -edvin rama do ta nxij shqiperine per 25 vjet. e tha edhe vet edvini ne parlament - prit se s`keni pare gje akoma.

  3. #223
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    nuk e ka fajin rripi i sigurimit. 50 km/ore eshte shume pak. un jam rrokullis 15 m me nje alfa romeo te mbaruar, pa rrip sigurimi, me 70/ore dhe nuk pesova gje.
    Te ka godit trurin e vogel. Po ti se kupton. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #224
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    ej medet..populli ka nje shprehje te famshme..mire qe ngordhi kali por nuk te lene rahat mizat..duket e ka dite mire populli kush jemi..vdesim per i cik '' muhabet '' kafenesh..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi


    E hėna e Sokol Olldashit, si njė ditė e zakonshme


    Nga Bedri Islami
    Botuar ne gazeten DITA, Tirane, 26 Nėntor, 2013

    Nė disa nga mediet e shtypit apo vizive, si dhe nė rrjetet sociale, ėshtė e njohur e dhėna se, kėsaj tė hėne, nė emisionin “Opinion”, do tė ishte i ftuar deputeti Sokol Olldashi, i cili aksidentalisht(?) ndėrroi jetė para pak ditėsh. Ėshtė thėnė po ashtu, dhe kjo ėshtė e saktė, se intervista e tij do tė ishte njė javė mė parė, por kjo u zhvendos nė njė tė hėnė tjetėr pėr shkak tė protestave pėr lėndėt kimike. E hėna erdhi dhe Olldashi nuk ėshtė mė mes njerėzve qė e kanė dashur dhe tė cilėve i mungon sot , e mė shumė do ju mungojė nė tė ardhmen; por nuk ėshtė edhe mes atyre qė nuk e kanė dashur, por kėrkėllitėn lotėt sikur tė ndjenin njė gjėmė, e njėkohėsisht do ia ndjejnė mungesėn edhe ata pėr tė cilėt Olldashi ishte thjeshtė njė ministėr, ish njeri i Partisė Demokratike, deri nė njė ditė njėri nga krahėt e Berishės , por jo mė shumė se kaq. Nė rastin e fundit, dhimbja pėr njeriun, birin e prindin, do tė jetė shumė mė e madhe se sa pėr njeriun e politikės. Nė kėtė tė hėnė njerėzit, gjithnjė sipas medieve, disa nga tė cilat tė lidhura me Olldashin, sidomos javėt e fundit, ai, jo krejt papritmas, do tė bėnte tė qartė nė intervistėn e tij arsyet pse humbi PD- nė zgjedhjet e 23 qershorit, qėndrimi i tij ndaj Berishės e Bashės, si njė simbiozė e pėrbashkėt, pėr tė ecur mė tej me hamendjet e tyre se mund tė shkohej deri nė fillesėn e njė shkėputje tė re brenda partisė opozitare tė tashme. Mund tė kishin ndodhur tė gjitha kėto. Njerėzit qė kanė qenė mė afėr tij, sidomos nė javėt e fundit, tė cilat nė njė farė mėnyre janė edhe javėt e para tė rebelimit tė tij, e dinė mė mirė se tė gjithė kėtė dhe unė e besoj plotėsisht se, njeriu qė, nė Kuvendin e Shqipėrisė, bėri njė diskutim krejt ndryshe disa ditė mė parė, ishte duke dalė jashtė rregullave tė lojės politike tė partisė sė tij, kishte vendosur tė bėnte njė “katarsis”, tė paktėn me ndėrgjegjen e tij, si tė donte tė lironte veten nga ajo pjesė qė e rėndonte.





    Njė pritshmėri normale

    Kėshtu qė e hėna do tė kishte qenė nėn pushtetin e njė pritje disi tė ankthtė, mirėpo, krejt ndryshe nga ata qė besojnė se pas kėsaj, si njė rrjedhė lėvizjesh, do tė kishte pasur zhvillime tė reja e ndoshta dramatike, deri nė ēarje, mendimi im ėshtė se asgjė nuk do tė kishte ndryshuar. Do tė ishte njė pėrsėritje e gjėrave qė edhe mė parė kanė ndodhur nė kėtė parti, ku nė vrullin e njė lėvizje populiste, u bashkuan nė njė njerėz tė idealeve dhe principeve me dėshirėn pėr njė Shqipėri ndryshe dhe tė tjerė qė ishin dėrguar aty, studentė qė ėndėrronin tė ishin njė pjesė e kontinentit tė vjetėr dhe zhvatės tė pėrbindshėm qė do tė shikonin atdheun si njė vend ku mund tė zhvatėsh deri nė palcė; tė dėnuar politikė, tė pėrvuajtur nga gjėma qė u kishte rėnė mbi kokė dhe tė dėnuar ordinerė, tė cilėt pasi e kishin sharė regjimin qė shkoi se nuk ua kishte falur vjedhjet e mashtrimet, i ishin pėrveshur regjimit tė ri si hienat; e nė fund, por jo mė pak tė rėndėsishėm, nė kėtė parti, qė nga fillimi ishin bashkuar njerėz atdhetarė deri nė qelizėn e tyre tė fundit dhe bashkėpunėtorė tė Serbisė, Greqisė dhe gjithkujt tjetėr, dhe kėto tė fundit, shumė mė parė se atdhetarėt e idealistėt, u bėnė ministra e deputetė. E hėna e Olldashit nė emisionin “Opinion” nuk do tė bėnte mė shumė se vajtja e Neritan Cekės tek presidenti Alia pėr tė demaskuar Berishėn; nuk do tė bėnte mė shumė se thirrja e deputetit tė PD-sė, Emin Musliu nė natėn tragjike tė prishjes sė qeverisė sė Stabilitetit se pas kėsaj prishje ai shikon gjak e mjerim,dhe gjaku skuqi rrugėt; nuk do tė bėnte asgjė mė shumė e hėna e Olldashit se sa largimi i Arben Imamit, Genc Rulit, Preē Zogajt, Arben Demetit dhe krijimi i njė partie opozitare, qė rendte sa nga e majta nė tė djathtė…pėr tė pėrfunduar nė njė hiē politik; nuk do tė bėnte asgjė mė shumė kjo “e hėnė” se sa bėri largimi i Dashamir Shehut e Bashkim Koplikut, tė dy ish zėvendės/kryeministra nė qeverinė e Meksit, nėn hijen e Berishės; e nė fund tė fundit nuk do tė bėnte asgjė mė shumė kjo e hėnė se sa bėri largimi i Genc Pollos e afrimi i tij me Doris Pack-un…tė gjithė, ose thuajse tė gjithė, njėri pas tjetrit, u rikthyen tek vathi plangprishės, bjerrahumbės nė moralin e tyre politik e njerėzor, duke ripėrtypur nė vete e sheshas tė gjithė atė qė kishin thėnė e stėrthėnė pėr Berishėn e regjimin e tij.



    Nė garė me kohėn

    Olldashi mund tė bėnte ndryshim nė fundin e kėtij rebelimi, pra mund tė mos kthehej nė vathė, por nuk do tė mund tė prishte vathėn. Ai do tė kishte dėshiruar tė lėvizte gjėrat nga vendi, por kjo do tė kishte qenė njė dėshirė e tij kokėfortė, tepėr idealiste ndoshta, por kur pak kush do tė kishte pasur ribesim tek ideali i tij, ai ndoshta do tė kishte ngulmuar se kjo ishte e vėrteta , e cila tashmė kishte kohėn pėr tė ju thėnė njerėzve, por do tė kishte qenė njė e vėrtetė, e cila, sado qė ishte e ditur, ishte edhe e vonuar njėkohėsisht. Kjo e hėnė, qė sado tė ashpėr tė kishte pasur dėshminė e Olldashit,pėrsėri do tė ishte e heshtur dhe e paksa shpresė, nuk ka lidhje me tė vėrtetat qė do tė mund tė sillte Ai, e qė nuk do tė mund tė sillen kurrė; nuk ka lidhje se gjithė tė rebeluarit nuk kishin tė drejtėn e tyre kur u rebeluan,qoftė edhe pėrkohėsisht; ashtu si nuk ka lidhje me ” tė drejtėn” qė mund tė kishte pasur Berisha nė vijėn e tij. E hėna e Olldashit do tė kishte si ēdo e hėnė tjetėr, ndoshta me njė jehonė tė shkurtėr, jo se Ai nuk do tė kishte pasur tė drejtė, por nga fakti se , deri dje, ai jetonte mes njė detashmenti politik e jo brenda njė strukture politike. Ėshtė fakt se PD-ja , pas fillimit tė saj rrezėllitės, u thye shume shpejt nė njė detashment ushtarak, i cili nuk mund tė diskutojė e nuk i lejohet tė diskutojė, e aq mė pak tė marrė vendime,jashtė asaj stature qė ėshtė pėrcaktuar nga kreu i saj. Strukturat jashtė partiake, tė krijuara nga berishėt, si njė linjė paralele me struktura tė sigurimit, por thjeshtė partiake, ishin mė tė fuqishmet nė kėtė parti e vazhdojnė tė jenė. Krahu militant, agresiv dhe i shndėrruar nė njė hije brenda partisė , ishin e vazhdojnė tė jenė ata qė ndjekin, shantazhojnė, organizojnė mafien politike e ordiniere, krijojnė mjedisin e punėve tė pista, heqin qafet ata qė duhen hequr, pastrojnė rrugėn pėr tė dashurit e shefit, krijojnė mjedisin e vorbullėn e fjalėve ndaj kundėrshtarėve, edhe kur ata janė mė militantė se sa vetė ata, si ishte Olldashi.



    Njė ditė e zakonshme

    Para sė hėnės sė Olldashit u shfaq ” e enjtja” e Bashės. Media e lidhur ngushtė me tė, nė fare pak ēaste pas aksidentit ( unė dua ta quaj aksident) krijoi menjėherė alibinė e njė personi tė dytė nė makinėn e Olldashit, dhe ajo, si nė njė rast tjetėr “aksidenti”, duhej tė ishte njė femėr, domosdo e bukur, e lidhur prej kohe ose jo me shefin, dhe pėrbaltja duhej tė zinte vendin e keqardhjes. Tė dukej sikur kėto media dhe kjo strukturė e fshehtė brenda PD-sė e kishin pritur kėtė aksident, asaj dite ose nė njė ditė tjetėr, nė atė formė apo ndryshe, dhe kishin krejtėsisht tė gatshėm skenarin e udhėtimit tė tij nėpėr natė, njeriun qė e shoqėronte, enigmėn e njė zhdukje etj etj, dhe tė nesėrmen do tė ishin pjesė e ” vajit”, duke tė rikujtuar pa dashje njė thėnie tė vjetėr, ” tė vrasin natėn e tė qajnė ditėn”. E hėna e Olldashit do tė ishte njė ditė e zakonshme. Pa saj do tė vinte pėrsėri e marta dhe deri tė shtunėn do tė harrohej se kishte pasur njė tė hėnė tė Olldashit. A nuk e provoi Patozi, me njė intervistė nė njė tjetėr ” opinion” dhe pėr pak atė gati e palosėn? A nuk e dinė me dhjetėra njerėz, nė hierarkinė e lartė tė PD-se se me cilėt kanė tė bėjnė dhe pėrsėri heshtin? Nuk mund tė ndryshosh gjė nė njė parti, as me dhjetėra tė “hėna”, kur atė e drejton njė njeri i cili nė halucinacionet e tij pėrsėrit 2 prillin e Shkodrės dhe enigmėn e vrasjes sė katėr vetėve, 21 janarin e Tiranės dhe pėrsėri numri fatal i 4 tė vrarėve, njė njeri i cili ka makthin e 26 tė vrarėve nė Gėrdec ku ishin njerėzit e familjes sė tij tė afėrt pjesė e tragjedisė; njė njeri i cili , megjithėse pėrbetohet pėr kodin e familjes, nuk na paska njohur as baxhanakun qė e dėrguan vetė drejt vdekjes nė Gėrdec; nuk mund tė pritet ndryshimi i tė hėnave nė njė parti,ku figura e dytė e saj, njė grua, sepse nuk mund t’i them zonjė, cilėson se gabimi i vetėm i Berishės nė vitin 1977 paska qenė se ” nuk i ka vrarė tė gjithė” , dhe vrasjen e fėmijėve tė Sirisė e pėrshtat me ndjelljen e vdekjeve nė Shqipėri. PD- ja prej kohėsh e jo prej sodit ėshtė njė strukturė qė herė pas here nė gjenet e saj ka enigmėn e vdekjes. Ka enigmėn e ardhjes sė liderėve tė saj. Ka enigmėn e njė bordi serb pranė qelizave tė saj. Ka tė fshehtėn e dukshme tė kolonės sekrete brenda partisė e mbi parti. Tė kujton tezen serbe tė pasluftės, e aplikuar edhe nė Shqipėri, qė sigurimi i shtetit (i partisė), tė jetė mbi partinė dhe tė kontrollojė atė. Shpesh herė kam menduar se ēfarė do tė kishin bėrė kėto njerėz, nėse jeta do u kishte dhėnė mundėsinė tė ishin liderė, drejtues, udhėheqės nė kohėn e diktaturės. Tė ishin ministra, anėtarė tė byrosė politike, shefa tė sigurimit? Ēfarė do tė kishte bėrė Berisha, Topalli, Koliqi, e shumė tė tjerė pranė tyre ose nėn hijen e tyre. Nuk dua ta mendoj , sepse nuk jam i aftė ta mendoj. Vetėm se jam i bindur se edhe asaj kohe, mė falni pėr togfjalėshin, njė njeri do e kishte bėrė nė brekė. Basha, njeriu qė qesh kur i thotė shefi, dhe qė qan kur i do qejfi.

    Dhe njė parti, tė cilėn, jo vetėm unė, por edhe shumė tė tjerė, nuk munden dot ta pėrfytyrojnė se ēfarė tė zezash do tė kishte bėrė nė njė kohė tjetėr, nuk mund ta reformojė njė e hėnė e Olldashit.

    As dhjetėra tė tilla.

    Ndaj , ” e hėna” e Olldashit, do tė kishte qenė vetėm njė e hėnė mė shumė. Asgjė tjetėr. Zoti e ndjeftė atė. Pushoftė i qetė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #226
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    nuk e ka fajin rripi i sigurimit. 50 km/ore eshte shume pak. un jam rrokullis 15 m me nje alfa romeo te mbaruar, pa rrip sigurimi, me 70/ore dhe nuk pesova gje.
    Ajo qe thu ti qendron, sepse flitet per plage te renda ne koke. Nese flitet per plage te brendshme esht e mundur, por nese flitet per plage/carje te jashtme nuk ka sens.

    Une perdor nje makine te atill cdo dite, dhe ju siguroj se esht e pamundur te dalesh nga rruga me ate shpejtesi qe po ecte makina ne momentin e aksidentit.
    Gjeja qe me cudit me teper esht ajo e kontrollit automatik, sepse zakonisht aktivohet ne nje rruge te gjate/autostrade ne kushte optimale, dhe jo ne nje nate me shi, nuk ka kuptim.... Sidoqofte kontrolli automatik c'aktivizohet menjehere sapo prek frenat, keshtuqe nuk krijon asnje lloj rreziku.

    Loja me duket e organizuar mire, qekur sajuan ate historine e nje femre ne makinen e tij, eshte pune profesionistesh.

    Nese prokuroria do bente punen e saj sic duhet, kjo ngjarje zbardhet shume shpejt.

    Dikush hedh akuza mbi Berishen, por un nuk e besoj, sepse te gjithe e dime se Berisha e ka desht Sokolin si djalin e tij, dhe mendoj se edhe Sokoli ka tregu gjithmone besnikeri ndaj Berishes.

    Sidoqofte, qe ne fillim kam qene dhe i mbetem mendimit se eshte vrasje.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Sala ka veq ni djal e ai quhet luli vocerr. Tjerve va thy koken per ta
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  8. #228
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Loja me duket e organizuar mire, qekur sajuan ate historine e nje femre ne makinen e tij, eshte pune profesionistesh.

    Nese prokuroria do bente punen e saj sic duhet, kjo ngjarje zbardhet shume shpejt.

    Dikush hedh akuza mbi Berishen, por un nuk e besoj, sepse te gjithe e dime se Berisha e ka desht Sokolin si djalin e tij, dhe mendoj se edhe Sokoli ka tregu gjithmone besnikeri ndaj Berishes.

    Sidoqofte, qe ne fillim kam qene dhe i mbetem mendimit se eshte vrasje.
    Nuk duket e organizuar aq mire sa mendon!
    Ke te drejte,sikur prokuroria te ishte ne sherbim te drejtesise,do dilte e verteta.
    Po,mundesia tjeter eshte te angazhohet hetues privat nga jashte.Nuk eshte se familja nuk kan kapital.Shite nje shtepi dhe angazho njerez me pervoje.Te pakorruptuar nga PD/PS.

  9. #229

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Rrėfimi rrėnqethės i nėnės sė Sokol Olldashit




    Kur udhėtoja me fėmijėt pėr nė Selenicė, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: “Njė ditė do tė vij ndryshe nėpėr kėtė rrugė”. Dhe ashtu ndodhi. Sot ai ėshtė “Qytetar nderi i Selenicės”. A jeni e lumtur, Kozetė? Nuk besoj te lumturia, madje nė librin paraardhės me titullin “Orė” njė parathėnie qė e ka bėrė Gjergj Vlashi, i cili ėshtė njė nga intelektualėt mė tė menēur dhe mė tė ditur, qė ka qenė dhe udhėheqėsi im nė atė libėr. Nėna e Sokol Olldashit nė njė rrėfim tė jashtėzakonshėm vite mė parė ka treguar jetėn e saj nė Bllok, deri tek internimi i familjes nė Selenicė. Kur udhėtoja me fėmijėt pėr nė Selenicė, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: “Njė ditė do tė vij ndryshe nėpėr kėtė rrugė”. Dhe ashtu ndodhi. Sot ai ėshtė “Qytetar nderi i Selenicės”.

    A jeni e lumtur, Kozetė?

    Nuk besoj te lumturia, madje nė librin paraardhės me titullin “Orė” njė parathėnie qė e ka bėrė Gjergj Vlashi, i cili ėshtė njė nga intelektualėt mė tė menēur dhe mė tė ditur, qė ka qenė dhe udhėheqėsi im nė atė libėr. Mbas njė heshtje shumė tė gjatė kontaktova me Gjergjin dhe i kėrkova tė mė bėnte njė parathėnie dhe midis tė tjerave ai shkroi: “Sot Kozeta ėshtė njė gjyshe e lumtur”. Jam nisur nga Tirana, kam shkuar nė Durrės vetėm pėr ta hequr kėtė fjalė, sepse unė vėrtet nuk besoj nė lumturinė e pėrhershme, por besoj nė ēaste tė lumtura, prandaj dhe atėherė jam ndier pėr njė ēast e lumtur.

    Cila ėshtė fėmijėria e Kozetės?

    Kam lindur nė Kukės. Dhe kur mė pyesin prej nga je, unė pėrgjigjem se jam maloke prej Kukėsi. Pėr faktin qė kam lindur atje dhe kam marr ajėr tė pastėr. Kam lindur atje sepse prindėrit e mi kanė qenė nė luftė dhe fill mbas lufte ata u martuan. Ata u caktuan me punė nė Kukės. Nė atė kohė Kukėsi me Prizrenin nuk kanė pasur kufi, po shkonin e vinin si njė qytet nė tjetrin, bėheshin pazare, bėheshin qoka. Mė kujtohet, kur mamaja mė ka thėnė se kur kam lindur unė, ne prisnim miq nga Kosova. Njėri nga kėta qė ka qenė mik me babanė, ka qenė Fadil Hoxha. Figurė shumė e rėndėsishme historike e Kosovės. Mamaja me thoshte se jam rritur nė njė lloj shilarėsi, qė varej nė trarėt…Babai dhe nėna kanė marrė pjesė nė martesėn e Fadil Hoxhės nė Prizren. Fillesat janė atje, dhe unė pėr mall, kur kam qenė 15 vjeē pėrpara se sa tė mbytej Kukėsi i vjetėr, kam vajtur dhe kam bėrė njė fotografi nė shkallėt e shtėpisė, ku pata lindur. Mė mbrapa, prapė kam vajtur dhe me Elvira Mujėn te shtėpia e Agim Spahiut. Atje takova mamanė e Agimit, sepse dhe ata kanė pasur shumė miqėsi me prindėrit e mi.. Dua ti risjell kujtimet e asaj kohe. Pastaj kemi ardhur nė Tiranė, ku unė kam bėrė ēerdhen, kam bėrė kopshtin te pazari i ri, ngjitur mė xhaminė, mė dukej sikur ishte kopshti mė i bukur nė botė. Ka pasur pak lodra, njė oborr i vogėl, ku ne argėtoheshim madje nga qė ishim trazovaēė, kur faleshin njerėzit nė xhami, ne u ngatėrronim kėpucėt. Pra goxha kujtime tė bukura. Kujtoj atė gjumin qė nuk doja ta bėja kurrė nė drekė. Por kam dhe njė kujtim shumė tė hidhur nga ajo kohė, sepse njė ditė, duke ardhur nė kopsht, tamam para ndėrtesės sė tij, kam parė njė njeri tė varur nė litar. Me siguri kanė qenė ato represionet e diktaturės. Mė vonė kam parė dhe dy tė varur tė tjerė para kinema “17 Nėntorit”. Unė i kam tė fiksuar si njė llahtarė, si njė traumė tė asaj moshe. Kurse pjesa tjetėr ka qenė njė jetė e shkujdesur; luanim luftash, luanim me topa lecke… Mbas Tiranės, pastaj ne kemi shkuar nė Gjirokastėr, ku kam bėrė klasėn e gjashtė, tė shtatėn dhe vitin e parė tė gjimnazit me famė “Hasim Zeneli”, ku kanė studiuar dhe Dritro Agolli, Ismail Kadare dhe shumė shkrimtarė me emėr.

    Ēfarė kujtimesh ruani nga Gjirokastra?

    Mbaj mend qė Jorgo Bulo ishte drejtor i shtėpisė sė pionierit. Do tė bėhej njė koncert dhe mė dha tė mėsoja “Poema e nėnės ” tė Kadaresė. Mė kujtohet qė kam punuar aq shumė qė ta sillja nė skenė bukur atė poemė dhe mė dukej vetja si artiste, se aq shumė punova. Kjo ka qenė nė klasėn e shtatė dhe po nė kėtė klasė, mė kujtohet qė kam bėrė njė poezi pėr Hrushovin. Pritej tė vinte Hrushovi fatkeqėsisht nuk erdhi ai, po Malinovski kemi dalė dhe e kemi pritur nė qafėn e Muzinės, se do tė vinte nga krahu i Sarandės. Mbaj mend pėrcjelljen e eshtrave qė erdhėn atje, tė Ēajupit. Ku u bė njė ceremoni pėrkujtimore. Nė klasėn e shtatė kemi pasur njė mėsues letėrsie, qė na e shpjegonte mėsimin kur fliste pėr poezinė e Ēajupit, kur fliste pėr shqiptarizmin ai qante nga emocionet dhe e tmerrshmja ishte se kėtij profesori i vunė prangat. Dhe unė e kam parė profesorin me pranga, kur doli nė gjyq. Mė pas u kthyem pėrsėri nė Tiranė. Kėtu unė bėra tre vitet e gjimnazit te “Petro Nini Luarasi”. Ka qenė njė shkollė mė e mira atėherė, njė shkollė e gjallė me shumė veprimtari me shumė sport. Bėnim mbrėmje vallėzimi te palestra e shkollės, nė atė kohė dėgjohej dhe muzika e huaj, fshehurazi, po dėgjohej.Si e keni ndjerė autoritetin e babait nė jetėn tuaj, pasi ai ka qenė nė poste shumė tė larta shtetėrore dhe partie. Si e keni ndjerė respektin e tė tjerėve pėr hir tė babait dhe si e keni pėrjetuar atė?Tė them tė drejtėn unė kam pasur raporte shumė tė mira me babanė. Kam pasur marrėdhėnie shoku, jo autoritarizmi. Kisha respekt, kur dilte babai i mbaja pallton ose kur vinte, e puthja dhe kisha… diskutoja gjithēka me tė. Gjėrat e rėndėsishme i diskutoja me babanė, sepse kam besuar se do mė jepte kėshillėn mė tė mirė.

    A ju ka ndodhur qė ju tė dalloheshit vetėm pėr emrin e babait?

    Po, i kam dhėnė dhe njėherė lule Mehmet Shehut nė tribunėn nė festėn sė 1 Majit. Kam qenė unė dhe Mira Shuteriqi. Ajo ia ka dhėnė lulet Enverit, unė Mehmetit. Kam qenė caktuar, se dhe fėmijėt duhej tė ishin tė besuar. Si pioniere mė caktuan tė shkoja nė Gjermani dhe mė hoqėn, sepse isha bija e tij. Pėr arsye sigurie, sepse kush e di se ēmund tė mė ndodhte. Kurse pėr raste tė tjera nuk ėshtė se mė dukej vetja e dalluar. Mbasi mbarova maturėn nė Tiranė, kisha dėshirė tė bėhesha mjeke. Babai ishte kryeredaktor i “Zėrit tė Popullit”, atėherė viheshin tre preferenca. Ministėr i Arsimit Thoma Deliana, shok i babait, me tė cilin kemi pasur njohje familjare dhe, ndonėse unė kisha dėshirė tė bėhesha kirurge, babait i pėlqente gazetaria, se dhe vetė shkruante. Dhe unė meqė e kam dashur shumė babanė tim, nuk ia prisha qefin dhe shkrova atė tė parėn. Fillova gjuhė-letėrsinė dhe nė vit tė tretė dhe tė katėrt u hodha nė gazetari. Mbas studimeve, praktikėn e bėra te “Zėri i Rinisė”. Vath Koreshi, Emine Prenēi kėta kanė qenė mė tė dashurit e mi qė mė afruan. Doja ti ndiqja, tė merrja kėshilla prej tyre. Kam shkruar pėr njė dentiste tė re, pėr tė cilėn mė thanė se ishte shumė e mirė me mėsime dhe unė shkova e takova kėtė dentisten dhe pėr tė botova njė portret. Nė atė periudhė babai kishte ikur nga gazeta dhe kish shkuar sekretar i parė nė Durrės, kur unė isha nė vitin e fundit tė fakultetit, ai u rikthye nė gazetėn “Zėri i Popullit”. Mbasi bėra praktikėn u emėrova nė RTSH, por nuk fillova fare, se ndėrkohė isha fejuar dhe njerėzit e tė fejuarit tim nuk donin qė unė tė punoja nė Tiranė, pėr shkak tė mentalitetit. E detyruar kam punuar gazetare nė Durrės.

    Kur ka ndodhur “rėnia” pėr babain tuaj?


    Sikur tė ishte Durrėsi stacioni i fundit i babait tim nuk kishte pėr ti ndodhur kjo, por ka qenė Tirana. Nė atė kohė, ku u praktikua, qė disa anėtarė tė byrosė politike tė shkonin nėpėr rrethe si sekretar tė parė. Nė Durrės erdhi Rita Marko, kurse nė Tiranė u bė sekretar i parė Manush Myftiu. Babai im ishte sekretar i dytė i Tiranės atėherė kur ndodhėn kėto gjėra. Kishte propagandėn, ishte njeri shumė i hapur. Mua shumė njerėz qė mė kanė takuar, mė kanė treguar historia tė ndryshme pėr tė, pėr mirėsjelljen e tij, pėr dėshirėn pėr ti ndihmuar. Madje unė do tė tregoj njė rast me Bilal Xhaferrin. Kjo ka ndodhur kur babai im punonte si ndihmės i Ramiz Alisė nė Komitetin Qendror. Dua ta sjell kėtė si paralelizėm, pėr tė treguar se si ky rast qė mė ka treguar babai, mė kanė treguar dhe shumė njerėz, qė kanė pasur kontakte me babanė, dikush mė ka thėnė se ai mė ka dhėnė shtėpi, dikush mė ka thėnė se mė ka rregulluar nė punė, domethėnė mė kanė folur mirė pėr babain. Unė mbaj mend qė kishte vajtur nė takim tė babai im Bilal Xhaferri dhe i kishte ēuar njė dorėshkrim pėr Skėnderbeun. I kishte treguar dhe diēka dhe nga jeta e tij. Dhe atė ditė babai im vjen nė shtėpi jashtėzakonisht i emocionuar. Nuk e kisha parė ndonjėherė se ai nuk i sillte gjėrat e punės nė shtėpi, po dukej se kaq shumė e kishte tronditur personaliteti i Bilal Xhaferrit saqė erdhi dhe ma tha kėtė: “Mė ka ardhur sot njė qė punon nė shtrim rrugėsh, quhet Bilal Xhaferri, mė ka sjell njė dorėshkrim pėr Skėnderbeun. Nuk kam lexuar libėr mė tė bukur dhe mė tė plotė pėr Skėnderbeun se sa ky. Dhe titanizmi i tij nė kuptimin e vullnetit ishte i tillė qė ai punonte 24 orė, merrte dy ditė pushim si merreshin dhe shkonte kudo pėr tė mbledhur materiale pėr Skėnderbeun dhe i kishte mbledhur si mozaik gjithandej kėto dhe i kishte sjellė kėto si roman. Mė tha diēka tjetėr se kur erdhi nė zyrė i kishte thonjtė e mėdhenj dhe sterrė tė zinj nga puna, nga sera qė nuk i pastroheshin”. Ndjeva njė brengė tė thellė tė babait tim, qė ndofta ka dashur ta ndihmojė kėtė njeri dhe ska mundur dot ta ndihmojė dot atė. Pra e kam pėrjetuar brengėn e tij. Dhe kur ishte sekretar i propagandės, tek ai dyndnin njerėzit nė pritje, ndėrsa zyra tjetėr ishte bosh njėherė, ai tjetri e kishte pyetur si gjithė kėta njerėz vijnė gjithmonė te ti dhe jo te unė. Qė nė momentin kur nuk e ke ti kėtė simpati te njerėzit, kėtu kanė filluar goditjet pėr tė. Kur u punua plenumi i katėrt i kulturės nė 72-in pikėrisht atėherė erdhi babai im, kėtu si sekretar i dytė i Tiranės dhe punoi nė gjithė organizatat bazė Plenumin e Katėrt pėr tė pėrcjellė frymėn armiqėsore tė saj dhe, shpėrblimi? U bė viktimė. Jo vetėm qė u bė viktimė, por ishte njėri qė gjoja e morėn pėr miqėsi me Beqir Ballukun. Nuk rezultoi se nuk kishte fakte, argumente, sepse ai nuk kishte lidhje mė ushtrinė dhe e kanė futur po tė grupi i kulturės, pra kjo ėshtė pėr tė qarė dhe pėr tė qeshur, se i ngjan njė tragjedi-komedie. E bukura ishte se ai tentoi disa herė qė tė takohej me Enver Hoxhėn pėr tė diskutuar ēėshtje tė tipit, nga vjen kjo, por dyert pėr tė u mbyllėn. Me e tmerrshmja ka qenė se bėnė njė lojė mė tė dhe me ministrin e Jashtėm tė asaj kohe. Ndėrkohė qė po goditeshin, dėrgojnė njė ftesė pėr 29 Nėntorin pėr nė tribunė, ku do bėhej parada e madhe. Ndėrkohė qė vjen ftesa, kur ai ishte i mbyllur nė shtėpi, dhe ne u gėzuam: “Mbase paska qenė njė gabim!”. Nė momentin kur afrohet afėr tribunės i thonė sė ti nuk je pėr kėtu, kthehu nė shtėpi. Kjo ishte ajo ngjarje, ku ai mori fund. U kthye nė shtėpi, derisa u bė Plenumi i Dhjetorit dhe mori goditjen pėrfundimtare, ku e hoqėn nga tė gjitha funksionet nga tė gjitha detyrat.

    Pastaj ēndodhi me jetėn e Kozeta Mamaqit?

    Atėherė ndodhi si me gjithė tė tjerėt, ndarja nga familja, pastaj gjashtė gjyqe pėr fėmijėt, dy gjyqet e Tiranės fėmijėt mi dhanė mua, dy gjyqet e Vlorės ia dhanė ish-bashkėshortit. Ndėrkohė ishim internuar nė Selenicė tė Vlorės. Ishte gjyq civil me prokuror ushtarak, qė kur e mendon ėshtė njė absurditet. Atė serėn qė kishte pasur Bilal Xhaferri ndėr thonj, unė po e shikoja nė Selenicė tė Vlorės. Kur mė ēuan nė Selenicė, nuk e dija se ku po shkoja, mė hipėn nė kamion djalin e vogėl, Sokolin, e kisha mė temperaturė 39. (I kisha tė dy djemtė me vete atėherė). Iu luta atyre tė sigurimit tė na mbanin aty pėrpara, se djali kishte temperaturė. Nuk mund ta mbaja nė kamionin e hapur sepse frynte era. Djalin e madh e kisha pranė, njė polic me automatik ishte para meje, ishim ulur nėpėr dengje. Na shėtitėn nėpėr Tiranė qė tė na shikonte i gjithė qyteti si armiq tė tė gjithėve dhe pastaj vetėm kur ikėm nga Tirana, tė mos merrnim vesh ne se ku po shkonim, i vunė njė mushama dhe e mbuluan tė gjithė karrocerinė e kamionit. Familjen prindėrore e kishin ēuar mė pėrpara nė Burrel. Shumė lajme u hapėn, sikur ishte hedhur babai nga ura, sikur i kish ndodh kjo, sikur i kish ndodh ajo. Nė 13 tetor tė 75-ės babanė e kanė arrestuar dhe nė 16 tetor tė po kėtij viti dhe mua mė ēojnė atje, ku ishin prindėrit e mi, nė Selenicė tė Vlorės. Atė ditė kur kam shkuar nė kėtė vend pashė vėllanė tim, kur erdhi nga miniera unė nuk e njoha, sepse nuk kishin kushte pėr tu larė nė atė sektor. Kur ka ardhur ishte komplet i zi dhe vetėm sytė i dukeshin.

    Si kanė ndikuar tė gjitha kėto nė formimin tėnd, nė personalitetin tėnd, nė shpirtin dhe nė ndjenjat e tua?

    Kur shkova atje kėrkova tė drejtėn e diplomės se kujtova se kėtė tė drejtė nuk ma ka marrė njeri me gjyq, etj, siē kujton njeriu naiv qė akoma nuk e ka vuajtur mbi kurriz luftėn e klasės, se pastaj u bėra eksperte. Por fillimisht mendova se do mė lenė tė jem mėsuese qoftė nė kopsht. Prita tė mos merrja pėrgjigje, nuk e mora pėrgjigjen dhe fillova punė nė fermė. Kam shkuar nė fermė me njė palė kėpucė lėkurė qė ishin me lesh brenda qė me ngelėn qė nė ditėn e parė nė llucė. Nuk e dija si punohej nė fermė. Atje pastaj kuptova shumė gjėra nė lidhje me punėn, pastaj u mėsova me ēizme dhe jo tė reja, por ato qė linte vėllai, i vinim pulla tė mbanin sa tė mbanin pulla dhe pastaj i lidhnim kėmbėt me plastmasė, qė tė mos hynte lagėshtia, por prapė kur hynim nė punė, kėmbėt e mia dhe tė motrės bėheshin fishka-fishka, siē bėheshin duart e gjysheve tona kur lanin me finjė. Me thėnė tė drejtėn unė nuk e dija se populli ishte kaq i vuajtur dhe kaq i varfėr, vetėm atje e kuptova sa tė varfėr ishin fshatarėt. Unė punoja nėn fik dhe nuk merrja njė kokėrr fiku, se kisha frikė, por kisha njė grua qė kishte gjashtė kalamaj. Vefi e quanin. Ajo po tė kalonte nga domatet do tė shkonte tė merrte domate. Mua nė fillim mė bėnte pėrshtypje thosha, po si vjedhin kėto, pastaj nuk e quajta mė vjedhje, e quaja normale madje merrja dhe unė dhe ia mbushja trastėn Vefit. Sepse thosha: “Po ēvjedhje ėshtė kjo? Ajo bėn si luftė pėr ekzistencė, do tė ushqejė kalamajtė. Pėr ketė mė ndryshoi mentaliteti dhe konceptet e mia.

    Kur ka qenė periudha mė e bukur e jetės tėnde sepse ti ke qenė vajzė e njė funksionari tė lartė tė shtetit, nėnė dhe gjyshe?

    Do tju them njė sekret qė ma ka thėnė Sokoli dhe unė pa lejen e atij do ta them kėtu. Shkoja sa herė qė i merrja fėmijėt, se tre herė ma kishte lėnė gjyqi dhe makinat ishin shumė vėshtirė pėr ti gjetur dhe zakonisht hipnim mbi kamionėt e serės dhe te spitali i Vlorės aty i prisja kalamajtė qė mi sillte vjehrri ose nė Fier ose nė Vlorė. Dhe pastaj do vinim nė kėmbė deri te spitali i Vlorės. Aty prisnim ndonjė makinė. Tani vonė fare mė ka thėnė im bir nė njė rast kur ai ka hipur nė makinė me mua ishte betuar domethėnė se i kishte thėnė vetes: “Njė ditė do tė vij ndryshe kėtu”dhe ndodhi dhe ai ka bėrė rrugėn pėr Selenicėn, atė rrugė qė ka qenė e pabėrė dhe atje e kanė bėrė “Qytetar nderi”. Pra e ka asfaltuar rrugėn nga Vlora nė Selenicė dhe ka njė lidhje shpirtėrore pėr vetė faktin se ai ka kaluar grimca jete atje. Siē thotė njė njeri i madh: “Kudo ku vete, ky shpirt ka lėnė thėrrime”. Kėshtu qė janė thėrrime shpirti edhe pse kanė qenė kohė shumė tė vėshtira prapė kanė lėnė thėrrime, aty ke dėshirė ti shikosh dhe madje dhe po tė kesh dėshirė dhe ti ndihmosh.

    Ēfarė ndryshimi ka sipas teje tė jesh bija e njė funksionari tė lartė nė shtet dhe nėna e njė funksionari tė lartė nė shtet?

    Si e bija edhe e kam ndjerė, edhe pse ėshtė kujdesur tė shikonin me njė sy mė ndryshe si vajzat e bllokut. Ndėrsa si nėnė nuk e ndjej fare, unė nuk kam asnjė ndryshim, unė punoj nga mėngjesi deri nė darkė si kafshė, nė kuptimin qė ngrihem rregulloj kalamajtė, bėj gjellėn, laj rrobat, ndej rrobat, tė gjitha i bėj nė kėmbė, nuk kam makinė. Jam njė grua qė nuk i trembem punės, punoj. Nė kohėn e lirė kam qejf tė shkruaj, kam botuar njė libėr para disa vitesh. Kam pasur dhe njė libėr para ēlirimit “Studentja konservatorit”. Nė fund doja tė thosha pėr gjithė shqiptarėt, se qė tė jemi pjesėtarė tė gjithė Evropės, duhet tė jemi tė njėri-tjetrit nė radhė tė parė.

  10. #230
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    E shkreta sa paska vuajtur tani i vdiq edhe djali. Zoti i dhente force ta perballoj dhimbjen, sepse plage te tilla koha nuk ti sheron kurre!
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •