Sipas Mero Bazes (per te cilin Koli mesa mbaj mend une ka patur nje antipati te theksuar) Olldashi ka qene duke pergatitur nje lloj "revolucioni" brenda PD-se
Ja ēfarė po planifikonte Olldashi !
Deputeti Sokol Olldashi ishte nė njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė karrierės sė tij politike. Njė lėvizje brenda PD-sė po formatohej me shpejtėsi, ndėrkohė qė sinjalet e para ishin fjalimi i tij i pazakontė nė seancėn e fundit tė Kuvendit dhe dalja e pritshme nė emisionin politik Opinion.
“Do tė fliste mbi arsyet pėrse PD humbi nė zgjedhje, pėr pėrgjegjėsitė e Sali Berishės, pėr goditjen morale qė iu dha PD-sė pėr hir tė idesė tė qėndrimit nė pushtet me ēdo kusht, dhe problemet qė shoqėrojnė lidershipin e Lulzim Bashės. Ky mund tė ishte njė nga momentet mė tė vėrteta tė jetės sė tij politike, qė nuk ia doli tė bėhej – thotė Mero Baze, i cili ka pohuar se kohėt e fundit takohej shpesh me Olldashin.
Baze flet nė editorialin e fundit edhe pėr bisedėn e fundit qė ka patur me Olldashin mbi ndjesitė e tij tė reja politike, shkruan nė numrin e saj tė sotėm gazeta Dita.
“Nė bisedėn e fundit qė pata me tė, mė tregoi njė episod nga fushata elektorale, ku ai kishte ndjerė se do tė humbnin. Nė njė fshat tė Mallakastrės, natyrisht i majtė, pasi kish folur gjatė dhe kish premtuar, kish dashur t’i prekė nė sedėr meqė ishin tė majtė dhe u tha: “Unė nuk jam deputet nga ata qė thonė dhe po tė var xhaketėn nė Mallakastėr, votat i kam”. Ishte fjala pėr njė batutė tė dikurshme tė Kastriot Islamit pėr votat e majta tė Mallakastrės.
“Kur mendova se po i prekja nė sedėr, m’u ngrit njė burrė dhe kėrkoi tė fliste. Mė lavdėroi si deputet qė kisha asfaltuar ca rrugė, por pastaj vazhdoi: ‘atė qė varte xhaketėn kėtu nė Mallakastėr nė emėr tė PS-sė, tani e keni marrė nė krye tė vendit nė PD. Kur bėni pazare tė tilla lart, na lini tė bėjmė dhe ne ndonjė pazar kėtu poshtė se nuk jemi budallenj tė na hidhni hi syve’…
-Mė tronditi ai pėrfundim, tha, dhe nuk m’u nda nga mendja deri mė 23 qershor. Aleancat tona amorale duket se kishin bėrė punėn e tyre tek qytetari i thjeshtė dhe kjo u pa qartė. Elektorati imitoi amoralitetin si mėnyrė veprimi pėr tė na ndėshkuar. Ishte ky njė nga ilustrimet qė i bėnte nė biseda analizės sė tij pėr humbjen e PD-sė. Kishte dhe plot detaje tė tjera – tregon Baze.
Krijoni Kontakt