Close

Rezultati i Sondazhit: (Vetem fetaret!) Besoni ne Teorine e Evolucionit?

Votues
31. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po. Besoj ne evolucion.

    15 48.39%
  • Jo. Nuk besoj ne evolucion.

    16 51.61%
Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 227
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    As shqip, e as anglisht nuk kupton.

    Teoria e evolucionit te Darwinit, ka dy komponente: nje spekullim apo hipoteze se si mund te jete krijuar bota, dhe nje hipoteze mbi origjinen dhe transformimin e njeriut. Shkencetari me lart e ve theksin tek e dyta, evolucioni i njeriut dhe eshte pak i interesuar per aspektin tjeter te botes. Dhe kur ai flet per evolucionin, te cilin ai e lidh me gjinomin e njeriut krahasuar me gjinomin e gjallesave te tjera (kafsheve), ngjashmerite e segmenteve te ADN dhe gjinomit jane evidente. Dhe ketu eshte pika qe ju nuk kuptoni ku shkencetari devijon nga kuptimi qe ju kini mbi evolucionin: kete ngjashmeri te gjinomit te njeriut me kafshet, ai nuk e perdor si prove per te dale ne deduksionin e gabuar te Darwinint "njeriu e ka origjinen nga majmuni", por e perdor per t'u bindur se Krijuesi qe ka krijuar njeriun, ka krijuar edhe kafshen edhe gjithe gjene e gjalle ne kete bote. Dhe perfeksioni i ketij gjinomi qe ai vrojton ne laborator e bind ate qe nuk kemi te bejme me nje evolucion te rastesishem, qe ndodhi ne rrethana e kushte te natyres, por kemi te bejme me nje Krijues qe ka krijuar gjithcka sipas nje dizajni perfekt. Nje qenie super-inteligjente ka krijuar njeriun, kafshen e gjithe gjene e gjalle te kesaj bote. Kjo eshte ajo qe shkencetari po thote, qe ju nuk e kuptoni.

    Gjeja tjeter qe ju thote, qe ua kam thene edhe une me lart, te dish se sa e vjeter eshte bota, apo kur u krijuan malet, apo qielli, apo ujrat e oqeaneve, nuk eshte nje dije qe shqeteson besimtarin. Per besimtarin, si ta dish si te mos e dish moshen e tokes, kjo nuk e ndihmon apo pengon ate ne besimin e tij ne Zot. Dhe kety shkencetari del me leksionin e tij te dyte per ju: manine per te krijuar gogolin e fese perballe shkences ne mendjet tuaja. Feja dhe shkenca nuk jane ne lufte apo ne perplasje me njera-tjetren, ato kompletojne njera tjetren.

    Albo

  2. #92
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Lexo Veten Tende dhe nje here me kujdes. Jemi ne pritje per keta "shkencetaret" ... e kupton ti?
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Teoria e evolucionit e Darwinit jo vetem qe nuk eshte "standard" per shkencen e shkencetaret, por shkencetaret me ne ze ne bote kane dale kunder kesaj teorie si nje teori pa baza shkencore.

    Dhe tjetra, na kurse sofizmat savante mbi Teorite dhe Teoremat. Nuk eshte fusha jote me e mire ... merre kete si keshille prej miku.
    Shkenca ka nje te bukur, qe asnje Teori e Testuar nuk hidhet poshte si e pavertete. Ne fakt ato jane "shtresuese" ne varsi te nivelit te detajit qe ti kerkon. Fakti qe Teoria e Relativitetit eshte teori me e mire se Teoria Gravitacionale e Newton-it nuk hedh poshte asgje nga kjo e fundit, eshte e gjitha ne nivelin e detajit, ose ndryshe LoD (Level of Detail).

    Nese (Me shume pak gjasa) Teoria e Evolucionit do hidhet si e pavertete, ajo do vije nga vete SHKENCA, ne favor te nje teorie me te mire.

    Ja dhe postimi origjinal i imi, qe te mos me shesesh dengla se preferoj "besimin" mbi "Faktin". Packa qe vete tema ka titull bajat dhe kunderthenes.

    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Titulli i sondazhit, Gabim.
    Nje gje qe eshte FAKT nuk besohet, ai eshte fakt do apo s'do ti.
    Shkenca nuk eshte as opinion ku ti ngref preshin per qejf te kokrres tende. Nese ti nuk je dakord me shkencen, mund te shkosh ne P*S*
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 10-10-2013 mė 05:24
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #93
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sic u thashe me lart, ju as nuk dini, as nuk doni te mesoni, hiqeni edhe sikur i dini te gjitha. Po ua perkthej shqip se anglisht nuk thithni:

    Pra, disa me kane pyetur, a nuk te shperthen truri fare? Si mund te zgjedhesh te kerkosh kuptimin e si jeta punon duke perdorur mjetet e gjenetikes dhe biologjine molekulare, dhe nga ana tjeter te adhurosh Zotin? A nuk jane evolucioni dhe besimi ne Zot te papajtueshme me njera-tjetren? A mund te besoje nje shkencetar ne mrekulli si ngjallja e Krishtit nga vdekja?

    Ne fakt, une nuk shoh asnje konflikt ne kete mes, dhe keshtu si mua mendojne rreth 40% e shkencetareve ne profesion qe pretendojne se jane besimtare. Po, evolucioni nga nje paraardhes i perbashket eshte mese i vertete. Nese kishim ndonje dyshim te mbetur ne lidhje me provat e eshtrave (fosile), studimi i ADN-se ofron proven me te forte te mundshme te lidhjes qe ne kemi me gjithe qeniet e tjera te gjalla.

    Po pse nuk mund te ishte ky plani i Zotit per krijimin? Eshte e vertete qe kjo eshte e papajtueshme me nje interpretim te tejet-thjeshtezuar te librit te Gjenezes (Bibel), por shume kohe me pare se Darvini, kish shume interpretues te ditur si Shen Agustini, i cili e pa si te pamundur qe te ishte ekzaktesisht i sigurt se cili ishte kuptimi i historise te mahnitshme te krijimit. Keshtu qe te behesh pale ne keto interpretime te thjeshtezuara ne lidhje me provat shkencore qe deshmojne mbi moshen e hershme te tokes dhe evolucionit te qenieve te gjalla ne lidhje me njera-tjetren, nuk eshte as e zgjuar dhe as e nevojshme per besimtarin.

    Kam gjetur nje harmoni te mrekullueshme ne te vertetat e shkences dhe besimit te cilat kompletojne njera-tjetren. Zoti i Bibles eshte edhe Zoti i Gjinomit. Zoti mund te zbulohet ne katedrale por edhe ne laborator. Duke hetuar Krijimin e madherishem dhe te shkelqyer te Zotit, vete shkenca kthehet ne nje mjet adhurimi i Zotit.
    http://www.cnn.com/2007/US/04/03/collins.commentary/

    Kjo per ata qe nuk dine anglisht.

    Albo
    Djalosh!!
    Ai qe s'kupton shqipen e shkruar vete, je ti!! Te dish te lexosh e te kuptosh ate qe lexon, jane dy gjera te ndryshme e ti je deshmia me e forte per kete!!
    Edhe une jam katolik e s'gjej asgje te papajtueshme ndermjet teorise se Evolucionit te specieve dhe mesazhit biblik, pikerisht si ky shkencetari qe ke permendur zotrote!!!
    Sill shkencetaret qe hedhin poshte teorine darwiniste e jo ata qe e pohojne!!
    Jarigas

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Lexo Veten Tende dhe nje here me kujdes. Jemi ne pritje per keta "shkencetaret" ... e kupton ti?
    Michael Ham, phD ne Fizike.
    http://www.huffingtonpost.com/michae...b_1579698.html

    Nje liste te gjate shkencetaresh qe shprehin dyshimet e tyre mbi teorine e evolucionit e gjen me poshte:

    http://www.discovery.org/scripts/vie...ownload&id=660

    Problemi qe kolopuce si puna juaj nuk kuptoni eshte se ceshtja nuk shtrohet "beson apo nuk beson ne teorine e evolucionit" pasi per vete shkencen, asnje teori nuk eshte e besueshme. Qe te jete dicka e besueshme, duhet te jete e vertetueshme dhe duhet te jete e ngritur mbi prova empirike shkencore qe mund te riprodhohen nga shkencetaret e tjere ne bote. Teorine e evolucionit te Darwinit nuk e rrezojne "besimtaret qe e refuzojne ta besojne si te vertete", e rrezojne vete parimet baza mbi te cilat eshte ndertuar shkenca.

    Dhe mos ngaterroni "evolucionin" si fjale qe perfaqeson ndryshimet e transformimet e jetes mbi planetin toke me kohen, stafeten e brezave ne histori, me teorine e evolucionit. Nuk jane e njejta gje.

    Ajo qe eshte qesharake per mua me ju jane tre gjera:

    1. Insistimi per te "BESUAR" ne nje teori, cilado qofte ajo.

    2. Fiksimi ne trurin tuaj se "te gjithe shkencetaret besojne ne teorine e evolucionit te Darwinit"

    3. Fiksimi se shkenca dhe feja qenkerkan "ne lufte" me njera-tjetren, qe do te thote se nuk mund te jesh shkencetar e te besosh ne Zot!

    Shkencetaret me te medhenj ne historine e botes, kane qene njerez me besim.

    Albo

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Teoria mbetet e vlefshme, pavaresisht besimit te dikujt apo te ndonje shkencetari...
    Prandaj, teoria e Evolucionit eshte vlefshme perderisa nuk falsifikohet. Rrjedhimisht cdo shkencetar serioz eshte i detyruar te trajtoje teorine e Evolucionit si te vlefshme, me ose pa deshire.
    Hipotezat, pohimet, dyshimet...e ndryshme jane ceshtje tjeter.

    Teoria e Evolucionit dhe cdo teori tjeter nuk ka automatikisht vlere te perhershme. Ajo vlene vetem deri ne momentin kur falsifikohet. Dhe ky moment patjeter se mund te zgjase qindra, mijera apo miliona vite (njerezore).

    Perndryshe, idete dhe fantazite e ndryshme njerezore, sic eshte ajo e ekzistences se nje Zoti, sipas religjioneve monoteiste, parimisht dhe praktikisht nuk jane te falsifikueshme me metoda shkencore. Besimi i tille fetar eshte "perjetesisht" i pafalsifikueshem. Se paku perderisa evolucioni nuk do e ndryshoje njeriun deri ne ate mase sa qe besimi ne Zot te behet plotesisht i panevojshem. Gje e cila ndodh ne menyre permanente, nese bejme krahasime me te kaluaren, ku p.sh. edhe shkencetar shume te njohur kane besuar ne Zotin -se paku publikisht nuk e kane mohuar besimin e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 10-10-2013 mė 13:23

  6. #96
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Thumbs down Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    HAHAHAAAAahahhhhhhhhhhhhh
    Kur e lexova ne fillim shkrimin kujtova se mos e kishe me shaka. Mendova, c'ne Albushja kaq ne humor sot?
    E kupton se c'ke linkuar ne ate link? Te ka lene ne balte Google Search ... ahhahahahahaha
    Huffington Humor, kend i dedikuar per humor dhe parodi. Shkrimi i ne KETE link eshte vetem nje humor gazetaresk.

    E kupton qe ia bere golin prape vetes?

    Ja kjo video te te shoqeroje ne kor sahere qe ti ben postime debile. Check your sources! Always

    Me postin e dyte do merrem, sapo te shijoj pak humorin qe me ke dhuruar sot!

    S
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Scion pėr postimin:

  8. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Une sjam fetare por kam qene perhere skeptike ne teorine e evoluconit ..deri me sot..kur pashe kete foto te nje pelegrini ne Meke

  9. #98
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Une sjam fetare por kam qene perhere skeptike ne teorine e evoluconit ..deri me sot..kur pashe kete foto te nje pelegrini ne Meke
    Moter te kisha sugjeruar te mos tallesh me keta pasi keta po genjehen se kur te vdesin do te martohen me 72 gra. Pra gjyshi im, gjyshja ime, daja im vdiqen me po kete besim corodites pasi iu eshte percjellur sikur me qene tradite. Kjo eshte padrejtesi e madhe se si po manipulohen sot njerezit dhe ne te kaluaren. Gjynah, padrejtesi e madhe, bota e mbushur me plot padrejtesi. 1 miliarde myslimane sot jetojne ne bote, Allahu duhet te krijoje 72 miliarde hyrija. Skan faj qe disa njerez manipuluesit fetare i quajne killersa pasi po tallen me shpirterat e njerezve.

  10. #99
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Moter te kisha sugjeruar te mos tallesh me keta pasi keta po genjehen se kur te vdesin do te martohen me 72 gra. Pra gjyshi im, gjyshja ime, daja im vdiqen me po kete besim corodites pasi iu eshte percjellur sikur me qene tradite. Kjo eshte padrejtesi e madhe se si po manipulohen sot njerezit dhe ne te kaluaren. Gjynah, padrejtesi e madhe, bota e mbushur me plot padrejtesi. 1 miliarde myslimane sot jetojne ne bote, Allahu duhet te krijoje 72 miliarde hyrija. Skan faj qe disa njerez manipuluesit fetare i quajne killersa pasi po tallen me shpirterat e njerezve.
    Hahahaha..messia, per syt t'ballit, me buze n'gaz lexova postimin tende dhe me buze n'gaz po te citoj tani; je i paparapar e i paparashikuar, si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht...sa do te kisha pasur deshire te te takoja e te rrija pak me ty. Nuk besoj ne asnje mynyre se je i tille ne realitet si dhe cfare e paraqet veten ti ketu ne virtualitet.

    P.S. do ta zene frymen nje dite keto 72 hyrije ty.

  11. #100
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Hahahaha..messia, per syt t'ballit, me buze n'gaz lexova postimin tende dhe me buze n'gaz po te citoj tani; je i paparapar e i paparashikuar, si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht...sa do te kisha pasur deshire te te takoja e te rrija pak me ty. Nuk besoj ne asnje mynyre se je i tille ne realitet si dhe cfare e paraqet veten ti ketu ne virtualitet.

    P.S. do ta zene frymen nje dite keto 72 hyrije ty.
    Hahaha, imagjino *(Supozim) sikur mesia dhe te gjith neve ta kemi gabim, dhe per cudine tone del qe Allahu qenkeshka "zoti i vertete" dhe po per cudine tone ai vendos te fali te gjith njerzimin (Zoti i do gjithe njerzit, apo jo) dhe mbi te, na fal dhe nga 72 virgjine ...
    Jo ne fakt, une do i kembeja virgjinet per nje "shqyrtim" 5 sekondesh fytyres se "mrrolur" te personit te lartpermendur.

    Tx, per humorin
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •