Une nga natyra jam njeri arrogant me njerezit si puna tende, qe as nuk dine, as nuk duan te mesojne, por pretendojne se i dine te gjitha. Une i injoroj njerezit si puna tende dhe jam nga ata qe as nuk e harxhon fjalen me te tille njerez, pasi fjala harxhohet me njerez te cilet kane deshire te mesojne.
Njeriu qe drejtoi projektin e Gjinomit te njeriut ne Amerike, nje nga shkencetaret me te nderuar ne Amerike qe per vite te tera ka bere dokumentimin e gjithe segmenteve te DNA te njeriut, doli hapur ne publik, ne media, dhe ne nje liber qe shkruajti per eksperiencen e tij:
http://www.cnn.com/2007/US/04/03/collins.commentary/
Mund te mesosh me shume per karrieren e tij akademike e shkencore. Dhe ky nuk eshte i vetem, ka plot te tille. Meqenese te pelqen te flasesh per "eksperte" fjalen e te cileve ti e beson.
Une nuk u ve bese "fjaleve te eksperteve", kushdo qofshin keta, dhe interesi im mbi shkencen eshte i paket pasi kam shpenzuar 17 vjet te jetes sime per te thithur "dije shkencore". Ka dije njerezore, pjese e se ciles eshte edhe shkenca, nje pjese e vogel bile pasi ne mendjet tuaja "shkenca ka monopolin e dijes". Shkenca nuk ka monopolin e dijes e asgjeje. Njeriu ka monopolin e dijes dhe gjithckaje pasi njeriu eshte qenie e gjalle e racionale, shkenca nuk eshte gje e gjalle por emertim fiktiv e simbolik.
Ka dije njerezore, ka edhe dije hyjnore. Dija njerezore pervetesohet nga librat, nga shkollimi ne bankat e shkolles, nga profesioni. Dija hyjnore nuk pervetesohet as ne shkolla e as duke lexuar libra. Eshte dije e dhuruar nga Krijuesi per te gjithe ata njerez qe i afrohen Atij me frike dhe besim Perendie ne zemrat e tyre. Eshte nje iluminim hyjnor qe vjen nga lart nga Drita e Pakrijuar e Perendise, qe pastron shpirtin e njeriut e ndricon mendjen e tij. Dhe dija hyjnore, ndryshe nga dija njerezore, nuk eshte materiale por shpirterore. Dallimi tjeter eshte se dija hyjnore i jep njeriut force hyjnore qe te njohi jo vetem boten materiale qe e rrethon, por te lexoje zemrat e shpirtrat e njerezve, te beje mrekulli te pashpjegueshme dot nga njeriu apo shkenca. Pra eshte nje dije qe prodhon force e fuqi shpirterore, qe buron nga nje energji e pakrijuar hyjnore qe vetem Krijuesi e ka ne zoterim.
Ne bankat e shkolles ju nuk i mesoni keto gjera dhe jeni injorante kur vjen fjala tek realiteti shpirteror i njeriut. Nuk doni te besoni e njihni kete dije hyjnore? Shume dakord, eshte e drejta juaj qe te mos besoni e refuzoni ate. Por nuk ke te drejte ti apo askush qe te na shisni dengla e te na flisni me kompetence ne qe zgjedhim te besojme, per ate qe ju nuk e njihni fare.
Albo
Krijoni Kontakt