Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 190
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kush perfaqeson shtetin shqiptar ne Shqiperi para shqiptareve dhe ne takimet nderkombetare?

    Presidenti i Shqiperise!

    Keshtu te meson Kushtetuta. Kushtetuta qe shkruan vete socialistet!

    Nese Rama ka respekt per Ismail Bej Vloren, (qe as emrin nuk i di pasi e quan Ismail Qemali sic bente rregjimi komunist), le ta mbaje portretin te larte sa murri i tij, ne krah te fotos se presidentit te vendit. Por nuk mund te ndermarri akte anti-kushtetutese dhe anti-institucionale te tilla, pasi ne injorancen e tij kushtetuese dhe shteterore, ai eshte duke i vene zjarrin gjithe institucioneve demokratike te vendit. Mesazhi qe ai dergon gjithe nenpunesve te administrates se tij eshte urrejtja dhe mosrespektimi i institucionit te presidences, qe drejtohet nga presidenti por ka edhe ai stafin e administraten e tij.

    Pa harruar gjithe diplomatet e huaj ne Tirane, qe do te jene skandalizuar nga nje akt i tille, pasi ne mendjen e tyre, cfare do te ndodhte nese ata do te hiqnin portretin e kreut te shtetit te tyre nga ambientet e ambasades e zyrat e tyre?! Do te fluturonin me shkelma ne rruge. Por ju nuk i kuptoni keto gjera pasi nuk keni nje kulture demokratike, jeni produkte te kultures komuniste, dhe si te tille, Kushtetuta per ju nuk ka vlere, per vlere ka vetem ajo qe thote e ben "i pari" i Partise. Dje e kish emrin Enver.

    Njerezit me kulture, qytetaret e atij vendi skandalizohen nga akte te tilla. Njerezit pa kulture nuk skandalizohen por gezohen qe Rama sillet ne kete menyre.

    Albo
    Ore zoteri me sa mend ne koke i thua keto idiotlliqe. A kupton ti se ky vendim ska te beje fare as me kushtetuten as me ligjin por vetem me Ceremonialin Zyrtar te Republikes se Shqiperise i cili eshte miratuar me vendim te keshillit te ministrave, dhe si vendim i tille perseri eshte ndryshuar po me vendim te keshillit te ministrave.

    Nishani vete nuk ka thene qe eshte vendim anti-ligjor por ka thene eshte vendim pa fantazi qe mund ta beje kushdo. Ka thene se presidenti eshte shenje e unifikimit por ne fakt nuk eshte keshtu sepse presidenti nuk u zgjodh konsensualisht dhe si i tille perfaqeson vetem ate pjese qe e zgjodhi. Ismail Qemali eshte simbol me i madh bashkimi se ai i presidentit.

    A kupton se keni marre tym kot te gjithe e flisni per idiotlliqe si zevendesimi i portretit te Nishanit e skeni thene nje fjale per ndalimin e plerave.

    Sa per kortezi ja po ja u them dhe njehere dhe mbase per te pesten here do e kuptoni.


    VENDIM
    Nr.229, date 23.4.2004

    PER MIRATIMIN E CEREMONIALIT ZYRTAR TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

    Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te neneve 12 pika 2 dhe 49 pika 1 te ligjit nr.9095, date 3.7.2003 "Për shërbimin e jashtëm te Republikës se Shqipërisë", me propozimin e Ministrit te Punëve te Jashtme, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Miratimin e Ceremonialit Zyrtar te Republikës se Shqipërisë, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
    2. Revokimin e vendimit nr. 349, date 23.5.1998 te Këshillit te Ministrave "Rregullore e
    Ceremonialit Zyrtar te Republikës se Shqipërisë".
    Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI
    Fatos Nano







    "1. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme funksionon Zyra e Protokollit të Shtetit, e cila ka për detyrë:

    a) organizimin dhe realizimin e të gjithë veprimtarisë kryesore protokollare të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme për të gjithë veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit;
    b) bashkërendimin e veprimtarisë protokollare të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe
    titullarëve të institucioneve të larta qendrore;
    c) bashkërendimin dhe zbatimin e programit të vizitave të delegacioneve të huaja të nivelit të
    lartë.

    2. Veprimtaria e Zyrës së Protokollit të Shtetit rregullohet me akte të veçanta ligjore ose nënligjore. "



    KAPITULLI I
    PROTOKOLLI I SHTETIT

    Ceremoniali i shtetit përfaqëson përmbledhjen institucionale të kritereve që rregullojnë çdo aspekt të natyrës formale dhe joformale të marrëdhënieve zyrtare. Zbatimi i këtyre kritereve është kompetencë e Protokollit të Shtetit.
    Protokolli i Shtetit është zyra kompetente që përcakton dhe trajton në Republikën e Shqipërisë protokollin dhe ceremonialin zyrtar.
    Protokolli i Shtetit kryen detyrën e zbatimit të ceremonialit zyrtar dhe veprimtarisë protokollare të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për veprimtaritë e tyre më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

    1. Kompetencat e Protokollit të Shtetit

    Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:
    1.1 Zbaton me saktësi radhën e përparësisë së rangjeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë,
    trupit diplomatik, si dhe e përcakton atë në rastet e veçanta të paparashikuara në këtë rregullore. Kriteri themelor i funksionimit të kësaj strukture është respektimi i rangut zyrtar, i cili është i pa trashëgueshëm dhe i patjetërsueshëm.
    1.2 Organizon dhe ndjek ceremonitë e pritjes e të përcjelljes së delegacioneve të huaja të rangut: kryetar shteti, kryetar qeverie, parlamenti dhe ministër i punëve të jashtme; harton në bashkëpunim me kabinetet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme programin e vizitës së tyre dhe përgjigjet për zbatimin e tij.
    1.3 Përgatit anën protokollare për vizitat zyrtare jashtë shtetit të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Protokolli i Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike shqiptare dhe me institucionin homolog të shtetit pritës, përpunon programin e vizitës së personaliteteve të mësipërme.
    1.4 Përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, kombëtare dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave ngrihet me akt normativ të Këshillit të Ministrave një komision shtetëror, ku merr pjesë edhe Protokolli i Shtetit.
    1.5 Përgjigjet për veprimtaritë shtetërore, ku është i ftuar trupi diplomatik i akredituar në Republikën e Shqipërisë. Për çdo veprimtari tjetër angazhohet protokolli i institucionit ose zyrtarë të tjerë të ngarkuar nga titullari i atij institucioni.
    1.6 Disiplinon përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit kombëtar, himnit, stemës së Republikës dhe shenjave të tjera zyrtare.
    1.7 Në bashkëpunim me Drejtorinë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme sugjeron nivelin e përfaqësimit e të pjesëmarrjes së personaliteteve të larta shtetërore në veprimtaritë dhe pritjet kombëtare që organizohen nga përfaqësitë e huaja. Sugjerimi bëhet duke pasur parasysh reciprocitetin dhe interesat e Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
    1.8 Ndjek veprimtarinë protokollare të përfaqësuesve diplomatikë të vendit tonë jashtë shtetit dhe atyre të vendeve të huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që nga kërkesa e agrementit, paraqitja e letërkredencialeve, fillimi i detyrës së diplomatit e deri te përfundimi i saj.
    1.9 Koordinon takimet e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë me përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Shqipërisë.
    1.10 Është struktura përgjegjës për të filluar kërkesën për agrementin e ambasadorit shqiptar jashtë vendit, si dhe për përgatitjen e letërkredencialeve dhe të letërthirrjes, ndihmon dhe ndjek aktivitetin protokollar të përfaqësive shqiptare jashtë vendit dhe zbatimin e reciprocitetit nga ana e tyre.
    1.11 Në bashkëpunim me Drejtorinë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, realizon shkëmbimin e telegrameve e të korrespondencës zyrtare të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit e të Ministrit të Punëve të Jashtme me personalitetet e larta të shteteve të tjera dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
    1.12 Mobilizon dhe drejton në funksion të aktiviteteve ceremoniale të rëndësishme shtetërore të kompetencës së tij të gjitha strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të institucioneve të tjera qendrore e lokale, civile e ushtarake, të cilat lidhen drejtpërdrejt me këto aktivitete.
    1.13 Në raste shkeljesh të përsëritura të udhëzimeve që lidhen me zbatimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, Protokolli i Shtetit rezervon të drejtën e propozimit për masa administrative ndaj zyrtarëve të sektorëve që mbulojnë protokollin.
    1.14 Institucionet qendrore apo vendore, si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë janë të detyruara t' i ofrojnë Protokollit të Shtetit informacionin e kërkuar kur ai lidhet drejtpërdrejt ose jo me aktivitetin e tij, me normativ at e ceremonialit zyrtar, të konventave të Vjenës
    "Për marrëdhëniet diplomatike" dhe "Për marrëdhëniet konsullore", si dhe për zbatimin e reciprocitetit.
    1.15 Merret me organizimin dhe ndjekjen e konferencave shumëpalëshe të nivelit: kryetar shteti, kryetar qeverie dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Çdo lloj tjetër konference shumëpalëshe e nivelit më të ulët organizohet nga protokollet dhe drejtoritë e institucioneve përkatëse që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë aktivitet. Protokolli i Shtetit ofron ndihmën e tij në raste të tilla.
    1.16 Është i autorizuar që në respektim të reciprocitetit dhe marrëveshjeve në fuqi të kërkojë lehtësimin ose përjashtimin nga taksat kufitare të personave apo delegacioneve të huaja zyrtare që vijnë në Shqipëri.
    1.17 Punonjësve të Protokollit të Shtetit u krijohen lehtësitë e nevojshme për të hyrë në të
    gjitha institucionet qendrore të shtetit për shkak të detyrës.
    1.18 Drejton dhe organizon aktivitetin e klubit diplomatik.

    2. Zyra të tjera protokolli

    2.1 Institucionet qendrore të shtetit kanë veçoritë dhe specifikat e tyre në zbatimin e protokollit zyrtar. Pranë tyre operojnë zyrat përkatëse që trajtojnë drejtpërsëdrejti praktikat ceremoniale në shërbim të titullarëve të tyre.
    2.2 Ato përgjigjen për aktivitetin zyrtar të titullarëve përkatës, jetën e përditshme me karakter formal ose jo të tyre, lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë, inaugurime, pritje dhe vizita, takime dhe evenimente të ndryshme publike.
    2.3 Protokolli i Kuvendit përgjigjet për zbatimin e ceremonialit të brendshëm të këtij institucioni, aktivitetit parlamentar dhe rregullimin e aspekteve të ndryshme të marrëdhënieve me trupin diplomatik, marrëdhënieve publike të institucionit dhe takimet e parlamentarëve me delegacionet e huaja.
    2.4 Protokolli i Ministrisë së Mbrojtjes ka kompetencën e organizimit të. ceremonive respektive ushtarake brenda territorit të këtij institucioni dhe reparteve ushtarake, në përputhje me normat themelore të ceremonialit zyrtar të Republikës dhe rregulloret ushtarake në fuqi.
    2.5 Protokolli i Shtetit mban lidhje të ngushta me protokollet e institucioneve qendrore e vendore. Ai komunikon praktikat protokollare, shkëmben informacione, organizon takime konsultative dhe shërben njëkohësisht si strukturë qendrore e unifikimit dhe e mbikëqyrjes së praktikave protokollare dhe të ceremonialit.

    KAPITULLI II
    CEREMONIALI DIPLOMATIK

    Ceremoniali diplomatik parashikon dhe disiplinon raportet e kontaktet protokollare midis shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera, rregullat, praktikat administrative dhe avantazhet që gëzojnë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, në përputhje me konventat e Vjenë "Për marrëdhëniet diplomatike" dhe "Për marrëdhëniet konsullore", marrëveshjet dy dhe shumëpalëshe dhe mbi bazën e reciprocitetit.

    Ceremoniali diplomatik përmbledh formalitetet që respektohen për ardhjen dhe largimin nga Shqipëria të funksionarëve diplomatikë, veçoritë e statusit të tyre, imunitetet, privilegjet e trupit diplomatik, modalitetet e sigurimit të tyre dhe një varg informacionesh të tjera të vlefshme. Është detyrë ekskluzive e Protokollit të Shtetit të drejtojë dhe t'i respektojë këto procedura të rëndësishme.

    1. Akreditimi i shefit të misionit diplomatik

    11.1 Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe praktikat ndërkombëtare, ambasadorët e huaj akreditohen te Kryetari i Shtetit si përfaqësues të kreut të shtetit të tyre. Akreditimi i ambasadorëve si proces kalon në disa shkallë, gjatë të cilave kërkohet plotësimi i formaliteteve të paracaktuara.
    1.2 Procedura fillon me marrjen e kërkesës, në formën e një note diplomatike për agrement, e cila i dërgohet Protokollit të Shtetit nga ambasada e vendit kërkues në Shqipëri, që vjen nëpërmjet njoftimit të përfaqësisë diplomatike shqiptare në atë vend ose nga një vend i tretë. Pas kësaj, përgatitet nga Protokolli i Shtetit një informacion vlerësues, i cili së bashku me CV -në përkatëse i dorëzohet Presidentit të Republikës.
    1.3 Pas miratimit të agrementit, Protokolli i Shtetit ka për detyrë të informojë ambasadën e vendit nga është paraqitur kërkesa për qëndrimin e Qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësinë tonë në atë vend. Në përgjithësi, kjo procedurë kërkon deri 30 ditë punë ose zbatohet parimi i reciprocitetit.
    1.4 Mbërritja e ambasadorit të ri është objekt i rregullave të veçanta që zbatohen nga ceremoniali diplomatik i Protokollit të Shtetit. Nëse ardhja bëhet brenda ditëve të punës në orët 07:00 deri 22:00, atëherë atij i urohet mirëseardhja nga zyrtari përkatës i protokollit dhe shoqërohet prej tij në sallën VIP të aeroportit. Për çdo ditë dhe orë tjetër, ambasadori pritet nga personeli i autorizuar i aeroportit.
    1.5 Shefi i ceremonialit i bën ambasadorit të ri në kohën më të shpejtë një vizitë kortezie, në të cilën atij i komunikohet data e takimit me Drejtorin e Protokollit të Shtetit për dorëzimin e kopjeve të kredencialeve dhe të letërthirrjes së ambasadorit paraardhës. Atij i dorëzohet gjithashtu edhe rregullorja përkatëse e ceremonisë së paraqitjes së letërkredencialeve te Presidenti i Republikës.
    1.6 Data dhe ora e mbërritjes së ambasadorit regjistrohet nga protokolli, sepse përcakton edhe radhën e paraqitjes së kredencialeve. Nëse protokolli nuk merr dijeni për ardhjen e tij, atëherë si datë e mbërritjes konsiderohet koha kur ambasada përkatëse lajmëron me notë verbale për mbërritjen e shefit të saj.
    1.7 Që prej këtij momenti, ai konsiderohet si ambasador i emëruar dhe brenda disa ditëve (jo më shumë së 10 ditë) Drejtori i Protokollit të Shtetit (ose zëvendësi) e pret për të marrë kopjet e letërkredencialeve dhe të thirrjes së paraardhësit. Gjatë kësaj kohe, ambasadori i ri mund të takojë anëtarë të trupit diplomatik, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe persona të tjerë jozyrtarë, por i sugjerohet që të mos kërkojë takim me anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kuvendit dhe Presidencës.
    1.8 Sapo Presidenca përcakton datën e ceremonisë së akreditimit, Protokolli i Shtetit informon ambasadorin. Shkresa përkatëse përcakton, përveç ceremonisë, gjuhën e përdorur, vendin nga ku ambasadori do të merret në ceremoni dhe emrat e një deri dy bashkëpunëtorëve të tij që janë paracaktuar për ta shoqëruar.
    1.9 Veshja e rekomanduar është kostum i zi ose gri e errët, këmishë e bardhë, kravatë e errët, këpucë të zeza ose veshje kombëtare. Që nga ky moment, ambasadori i ri gëzon statusin e tij diplomatik.
    1.10 Lajmi i akreditimit të ambasadorit të ri publikohet menjëherë në botimin e radhës së
    Fletores Zyrtare. Për këtë kujdeset zyra e Presidentit.
    1.11 Brenda një periudhe kohe prej një deri në dy muaj nga paraqitja e kredencialeve, ambasadori i ri thirret së bashku me një ose dy ambasadorë të tjerë për drekë ose darkë kortezie nga Ministri i Punëve të Jashtme.
    1.12 Kur shefi i përfaqësisë largohet për periudha të shkurtra ose kur posti i tij mbetet vakant, misioni duhet të informojë për këtë Protokollin e Shtetit me anë të një note verbale, ku të
    tregohet data e nisjes së tij/saj dhe emri i të ngarkuarit me punë që e zëvendëson. Menjëherë pas kthimit të shefit të misionit, Protokolli i Shtetit duhet informuar përsëri për datën e rimarrjes së funksioneve të tij.

    2. Paraqitja e kredencialeve Presidentit të Republikës

    2.1 Protokolli i Shtetit njofton ambasadën përkatëse për datën, orën dhe vendin e paraqitjes së kredencialeve Presidentit të Republikës nga ana e ambasadorit të ri.
    2.2 Ditën dhe orën e caktuar në vendin ku është akomoduar ambasadori (jo në selinë e tij) paraqitet makina ceremoniale, në të cilën vendoset flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i shtetit të huaj. Nën eskortën e dy motoçikletave ceremoniale, ajo drejtohet për në Pallatin e Brigadave. Diplomatët që shoqërojnë ambasadorin zënë vend në makinën e dytë të përfaqësisë, e cila ndjek makinën ceremoniale.
    2.3 Makinat ndalojnë në hyrjen kryesore të Pallatit të Brigadave dhe me daljen e ambasadorit nga makina ceremoniale, komandanti i truprojës së nderit (9) jep komandën për nder armë. Ambasadori i ri përshëndet me një tundje të lehtë të kokës rojën e nderit dhe ngjitet shkallëve, në krye të të cilave e pret Drejtori i Protokollit të Shtetit ose zëvendësi.
    2.4 Ai e shoqëron ambasadorin në një dhomë pritjeje të veçantë, ku ambasadori firmos Librin e Miqve dhe qëndrojnë për disa çaste për një bisedë të shkurtër. Më pas Drejtori i Protokollit e drejton atë në sallën kryesore të ceremonisë.
    2.5 Në ceremoninë e paraqitjes së kredencialeve marrin pjesë gjithashtu zëvendësministri i Punëve të Jashtme (ose Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme), këshilltari diplomatik i Presidentit, Drejtori i Protokollit të Shtetit, si dhe diplomatët që shoqërojnë ambasadorin.
    2.6 Ambasadori drejtohet në sallën e ceremonisë dhe ndalon 2,5 m larg Presidentit të Republikës, i cili ndodhet aty që më parë. Shoqëruesit e Presidentit qëndrojnë një hap prapa dhe vendosen sipas kësaj skeme: në të djathtë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe në të majtë këshilltari diplomatik. Po kështu qëndrojnë edhe shoqëruesit e ambasadorit. Nëse është e nevojshme prania e përkthyesve, ata qëndrojnë në të majtë, pas personalitetit që përkthej në.
    2.7 I pari përshëndet shkurtimisht ambasadori. Presidenti i kthen përshëndetjen. Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, ambasadori bën dy hapa dhe i dorëzon Presidentit të Republikës kredencialet dhe letërthirrjen e paraardhësit (nëse ai nuk e ka dorëzuar vetë më parë). Presidenti i merr dhe ia kalon dokumentet Drejtorit të Protokollit të Shtetit, shtrëngon dorën me ambasadorin e ri dhe i prezanton shoqëruesit e tij. Ambasadori nga ana e tij i prezanton Presidentit të Republikës diplomatët që e shoqërojnë.
    2.8 Pas kësaj Presidenti i Republikës i fton të gjithë të pranishmit të ulen dhe zhvillojnë një bisedë që zgjat 15-20 minuta. Në mbarim të këtij intervali, i pari ngrihet Presidenti i Republikës dhe e shoqëron ambasadorin deri në fund të sallës së ceremonisë, ku edhe ndahet prej tij duke i shtrënguar dorën. Drejtori i Protokollit të Shtetit e shoqëron ambasadorin deri te makina ceremoniale, ku edhe ndahet prej tij. Truproja e nderit merr përsëri qëndrimin për nder armë.
    2.9 Ambasadori hipën në makinën ceremoniale i shoqëruar nga zyrtari përkatës i protokollit, kurse diplomatët në makinën e dytë dhe të shoqëruar nga dy motoçikletat e policisë kthehen në vendin nga ku u nisën.
    2.10 Mbas ceremonisë, ambasadori konsiderohet përfaqësues zyrtar i shtetit të tij. Ai zë
    vendin që i takon në listën diplomatike sipas ditës dhe orës së paraqitjes së kredencialeve.
    2.11 Ceremonia ndiqet nga fotografi e kameramani zyrtar, të cilët ndërhyjnë në çastin e dorëzimit të kredencialeve, përshëndetjeve dhe shtrëngimit të duarve. Presidenti i Republikës i dërgon ambasadorit, brenda muajit, 2-3 foto të ceremonisë, me firmën e tij.

    3. Takimet zyrtare të shefit të misionit

    3.1 Pas paraqitjes së kredencialeve, ambasadori i ri njofton dekanin e trupit diplomatik dhe të gjitha përfaqësitë e huaja për datën e paraqitjes së kredencialeve dhe fillimin e kryerjes së funksioneve të tij.
    3.2 Bën kërkesë zyrtare për takim me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Asnjë nga personalitetet e larta të mësipërme nuk e viziton me këtë rast ambasadorin e ri në selinë e tij.
    3.3 Bashkëshortja e ambasadorit të ri, nga ana e saj, i kërkon një takim bashkëshortes së Ministrit të Jashtëm dhe të Presidentit ose, në mungesë të saj, bashkëshortes së Kryeministrit. Bashkëshortja e Presidentit (ose në mungesë e Kryeministrit), në disa raste brenda vitit, i thërret për takim kortezie në grupe nga dy ose tre bashkëshortet e ambasadorëve të rinj.

    4. Fillimi i detyrës së diplomatit, atasheut ushtarak, konsullit dhe funksionarit të organizatave ndërkombëtare
    4.1 Fillimi i detyrës së një diplomati njoftohet nga përfaqësia përkatëse me anë të një nate verbale drejtuar zyrës së Protokollit të Shtetit, në të cilën shënohet pozicioni që zë diplomati i sapoardhur, personin që zëvendëson apo nëse është pozicion i ri. Notës verbale i bashkëlidhet formulari ID-2002 në 2 kopje, me firmën e titullarit dhe vulën e misionit.
    4.2 Akreditimi i atasheut ushtarak ndjek të njëjtën procedurë për sa i përket kërkesës së agrementit, ndërsa konsultimet protokollare bëhen me strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes. Njoftimi për pranimin mund të bëhet vetëm pas daljes së miratimit në përfundim të këtyre konsultimeve.
    4.3 Njoftimi për ardhjen e atasheut ushtarak bëhet nga misioni përpara mbërritjes me anë të një nate verbale, ku të specifikohet emri i plotë, kualifikimi i saktë, personi që zëvendësohet dhe CV -ja e tij. I interesuari duhet të presë miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme para se të fillojë të ushtrojë funksionet e tij.
    4.4 Njoftimi për fillimin e funksionit të shefit të konsullatës bëhet me anë të një nate verbale drejtuar Protokollit të Shtetit dhe Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku specifikohet territori, vendndodhja dhe adresa e qytetit ku do të ushtrojë funksionet posti konsullor.
    4.5 Konsujt e nderit, të cilët janë shtetas shqiptarë ose me dyshtetësi, kanë një status specifik. Ata e kryejnë mbi baza vullnetare misionin e tyre diplomatik dhe ndërkohë janë të lejuar të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre privat.
    4.6 Propozimi për konsull nderi duhet bërë nëpërmjet një kërkese zyrtare të ardhur nga përfaqësia diplomatike e akredituar në Shqipëri ose drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit që e kërkon dhe duhet miratuar nga autoritetet shqiptare kompetente.
    4.7 Përjashtohen nga mundësia për të qenë konsull nderi:
    - personat me shtetësi shqiptare që janë të zgjedhur në organet përfaqësuese;
    - personat që punojnë në institucionet shtetërore, me funksione të papajtueshme në bazë të
    ligjit me këtë detyrë;
    - personat që ushtrojnë profesionin e gjykatësit apo të prokurorit dhe të shërbimeve sekrete. 4.8 Organizatat ndërkombëtare duhet të bëjnë të njohur funksionarët e tyre të kategorisë së parë në të njëjtën mënyrë, si edhe misionet diplomatike, duke plotësuar të njëjtat procedura.

    5. Lidhjet me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet qendrore

    5.1 Përfaqësitë diplomatike mbajnë lidhje me administratën shtetërore shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për takimet që dëshirojnë të kryejnë me administratën shtetërore dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe ose probleme me interes të përbashkët, duhet që paraprakisht të vënë në dijeni Protokollin e Shtetit dhe drejtorinë përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
    5.2 Diplomatët, specialistët dhe ekspertët e huaj mund të komunikojnë drejtpërdrejt me homologët e tyre shqiptarë në administratën shtetërore, kur bëhet fjalë për marrëdhënie shoqërore, kortezie ose probleme të veçanta midis ekspertësh.
    5.3 Postet konsullore, që kanë njoftuar me shkrim Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi juridiksionin e veprimtarisë së tyre konsullore, mund të komunikojnë drejtpërdrejt me autoritetet vendore, brenda të cilave shtrihet veprimtaria e tyre konsullore.
    5.4 Përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, për pritjet zyrtare me rastin e festës kombëtare dhe për çdo veprimtari tjetër festive, politike, shkencore e sociale që organizojnë, ftesat drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme duhet t'i dorëzojnë pranë Protokollit të Shtetit. Është ky institucion që përgjigjet për shpërndarjen e tyre në destinacion. Protokolli i Shtetit sugjeron nivelin e përfaqësimit. Anëtarët e Këshillit të Ministrave si rregull nuk marrin pjesë në pritje pa njoftimin e Protokollit të Shtetit.

    6. Hapja e një përfaqësie të re diplomatike

    6.1 Zyrtari i huaj që vjen në Shqipëri për të hapur një përfaqësi diplomatike mund të jetë diplomat i saj ose një diplomat tjetër i ngarkuar me ketë detyrë. Me të mbërritur, ai merr takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme me drejtorinë përkatëse dhe Protokollin e Shtetit, të cilët i informon për qëllimin e misionit të tij.
    6.2 Diplomati duhet të jetë i pajisur nga Ministria e tij e Punëve të Jashtme me letrën përkatëse drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ku shënohet misioni i ngarkuar. Dorëzimi i saj bëhet në Protokollin e Shtetit.
    6.3 Për hapjen e përfaqësisë së re diplomatike, diplomati mund të kërkojë ndihmën e Drejtorisë së Shërbimit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila i jep atij rekomandimet përkatëse. Diplomati mund t'i drejtohet për ndihmë edhe komunitetit të huaj diplomatik në Tiranë. Për veprimet që kryen në kërkim të vendit dhe ndërtesës, ai është i lirë të veprojë sipas dëshirës.

    7. Ndihma për diplomatët

    7.1 Protokolli i Shtetit ndihmon trupin diplomatik për çështje të ndryshme. Brenda kuadrit të
    lejuar, ai ndihmon diplomatët dhe familjet e tyre nga dita e ardhjes deri në ditën e largimit e tyre.
    7.2 Zyra përkatëse e protokollit i informon diplomatët për vendet më të përshtatshme për banim, për pazar, mësimin e gjuhës, udhëtimet, aktivitetet artistike, shërbimin shëndetësor, shkollat për arsimimin e fëmijëve dhe rekomandime të tjera sipas kërkesës së tyre.
    7.3 Protokolli i Shtetit shërben si mbështetje për çështje që përfaqësitë e huaja kanë me
    institucionet e tjera shqiptare, shtetërore ose private dhe me individë të veçantë.

    8. Pjesëmarrja në ceremonitë zyrtare

    8.1 Shefi i përfaqësisë njoftohet që në fillim të ardhjes së tij me një notë verbale, ku
    pasqyrohen festat zyrtare shqiptare dhe orari i punës së zyrave të administratës publike.
    8.2 Zakonisht trupi diplomatik ftohet të marrë pjesë në këto ceremoni kryesore zyrtare:
    - Hapja e sesionit të Kuvendit.
    - Seanca e Kuvendit, ku kreu i Këshillit të Ministrave parashtron programin e saj.
    - Seanca e Kuvendit, ku bëhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
    - Ceremonia që zhvillohet me rastin e ndërrimit të mandatit të presidentëve.
    - Dita e Dëshmorëve.
    - Dita e Pavarësisë Kombëtare.
    - Ceremonia në Pallatin e Brigadave, me rastin e Festës Kombëtare.
    - Parada ushtarake.
    - Ceremonia në Pallatin e Brigadave, me rastin e Vitit të Ri.
    - Në aktivitetet vjetore që planifikon Ministria e Punëve të Jashtme.
    - Në funeralet shtetërore.

    9. Përfundimi i detyrës dhe largimi i shefit të misionit

    9.1 Kur shefi i një përfaqësie largohet përfundimisht nga Republika e Shqipërisë, ai njofton paraprakisht me notë verbale Ministrinë e Punëve të Jashtme për largimin e tij, si dhe për emrin e diplomatit që do ta zëvendësojë në drejtimin e misionit si i ngarkuar me punë ai.

    9.2 Protokolli i Shtetit i jep atij ndihmën e duhur për të realizuar takimet e lamtumirës me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme (ose zëvendësministrin) dhe personalitete të tjera që ai shpreh dëshirën për t'i takuar.
    9.3 Nëse shefi i përfaqësisë që largohet disponon letërthirrjen e tij në atdhe, atëherë i
    dorëzon kopjen e saj Drejtorit të Protokollit të Shtetit, ndërsa origjinalet, Presidentit të Republikës.
    9.4 Takimin e fundit shefi i përfaqësisë e bën me Ministrin e Punëve të Jashtme (ose zëvendësministrin), i cili jep një drekë ose darkë të ngushtë për nder të largimit të ambasadorit dhe një dhuratë simbolike. Në drekë ata mund të shoqërohen nga bashkëshortët e tyre.
    9.5 Ditën e largimit, shefi i përfaqësisë përcillet në aeroport nga Drejtori i Protokollit të Shtetit ose zëvendësi. Në dispozicion të tij vihet salla VIP e aeroportit. Në çdo rast largimi me mjet tjetër, ai nuk përcillet nga autoritetet e mësipërme.

    10. Imuniteti diplomatik

    10.1 Imuniteti diplomatik përfaqëson një tërësi të drejtash që gëzohen nga misionet diplomatike dhe anëtarët e tyre për kryerjen e detyrës zyrtare të mbrojtur nga çdo ndërhyrje, presion dhe që krijon një klimë marrëdhëniesh të lira dhe respekti midis shteteve.
    10.2 Imuniteti diplomatik është rezultat i respektimit të së drejtës ndërkombëtare. Republika e Shqipërisë njeh dhe respekton veprimin e saj, por njëkohësisht edhe faktin se kjo e drejtë nuk i përjashton personat që gëzojnë imunitet nga respektimi i rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar.
    10.3 Imuniteti dhe paprekshmëria diplomatike shtrihet mbi përfaqësitë e huaja, rezidencat private, diplomatët, aktivitetin e plotë të tyre, korrespondencën, arkivat dokumentore dhe çdo lloj pronësie tjetër që gëzojnë për shkak të detyrës dhe në emër të shtetit dërgues.
    10.4 Imuniteti ndryshon në varësi me statusin e punonjësit diplomatik. Imunitet të plotë gëzojnë vetëm bartësit e kartës diplomatike të qëndrimit. Për ata që janë shtetas shqiptarë ose kanë dyshtetësi, të huaj dhe shqiptare, apo që kanë leje qëndrimi të përhershme, imuniteti shtrihet vetëm në fushën e ushtrimit të detyrës specifike që iu është ngarkuar, por jo në të gjithë aktivitetin dhe aspektet e tjera të punës dhe jetës së tyre.
    10.5 Çdo çështje konkrete që lind në një përfaqësi të caktuar apo nga një diplomat i duhet relatuar me shkrim Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
    10.6 Ministria e Punëve të Jashtme, në çdo kohë që e quan të arsyeshme dhe të nevojshme kur cenohet integriteti, rendi, siguria, marrëdhëniet dy ose shumëpalëshe, pas konsultimit me organet kompetente, mund të shpallë një diplomat të huaj të "pa dëshirueshëm" (persona non grata) në territorin shqiptar. Ky vendim është njëkohësisht i detyrueshëm për shtetin që e ka dërguar, përmban detyrimin që ta tërheqë personin e pa dëshiruar dhe të sigurohet që e ka lënë territorin shqiptar brenda kohës së caktuar.
    10.7 Një diplomat mund të shpallet "persona non grata" edhe përpara mbërritjes së tij në territorin shqiptar. Kjo është e realizueshme vetëm në rastet kur autoritetet shqiptare e konsiderojnë akreditimin ose praninë e tij në Shqipëri si të papranueshme.

    11. Vdekja e një diplomati

    11.1 Sapo Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni nga përfaqësia diplomatike për vdekjen e shefit të përfaqësisë ose të ndonjë diplomati tjetër ofron ndihmën dhe bashkëpunimin e saj në formë asistence dhe orientimi.
    11.2 Drejtoria përkatëse përgatit një letër ngushëllimi që Ministri i Punëve të Jashtme do t'i dërgojë të vesë së ambasadorit të ndjerë dhe telegramin e ngushëllimit që do t'i dërgohet Ministrit të Punëve të Jashtme të shtetit të të ndjerit.
    11.3 Njoftohet dekani i trupit diplomatik për vdekjen e diplomatit dhe i krijohen kushte që ai
    të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur tërë komunitetin diplomatik.
    11.4 Drejtori i Protokollit të Shtetit (ose zëvendësi), i ngarkuari me punë a.i. i përfaqësisë së të ndjerit dhe dekani i trupit diplomatik përcaktojnë ceremoninë funebre që do të bëhet për të nderuar të ndjerin.
    11.5 Në rastin e vdekjes së një diplomati shqiptar në detyrë, arkivoli i tij pritet në aeroport nga Protokolli i Shtetit dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Funerali niset nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe shpenzimet e tij përballohen nga institucioni.
    11.6 Nëse diplomati i ndjerë është i rangut ambasador, homazhet kryen në hollin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prej këtej bëhet nisja për në varreza.

    12. Flamuri kombëtar në përfaqësitë diplomatike

    12.1 Përfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në Shqipëri mund të mbajnë të shpalosur në ndërtesën ose territorin e selisë flamurin e tyre kombëtar.
    12.2 Ato duhet të ngrenë flamurin kombëtar shqiptar krahas flamurit të tyre vetëm në rastin kur atje shkon për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Flamuri mbetet i ngritur deri në largimin e kreut të shtetit. Shefi i përfaqësisë e pret Presidentin në hyrje, i prezanton personelin e rreshtuar për këtë rast dhe e përcjell më pas deri në dalje.
    12.3 Përfaqësitë diplomatike shqiptare në vendet e huaja e ngrenë flamurin e shtetit pritës nëse përfaqësia vizitohet nga kreu i shtetit të vendit pritës.
    12.4 Në sallën kryesore ceremoniale të përfaqësisë diplomatike shqiptare mund të vihet krahas flamurit shqiptar, në zbatim të reciprocitetit, edhe flamuri i vendit pritës. Në ambientet e tjera të përfaqësisë ngrihet vetëm flamuri shqiptar dhe vendoset vetëm stema e shtetit shqiptar. Flamuri shqiptar qëndron i ngritur vazhdimisht në mjediset e jashtme të përfaqësisë.

    KAPITULLI III
    SIMBOLET E REPUBLIKËS

    Simbolet kryesore përfaqësuese të Republikës së Shqipërisë janë flamuri kombëtar dhe himni kombëtar, ndërsa stema e Republikës është simbol i shtetit. përdorimi i simboleve në Shqipëri rregullohet me anë të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002 "Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre" .
    Simbole kombëtare mund të konsiderohen gjithashtu edhe vlera unikale gjeografike, historike e sociale që dallojnë Shqipërinë nga vendet e tjera, si vende të veçanta natyrore, kështjellat, zbulimet arkeologjike, varrezat e dëshmorëve, lapidarët e rëndësishëm, monumentet e betejave më të mëdha historike etj. Kjo vendoset në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

    1. Flamuri kombëtar

    1.1 Shpalosja e flamurit kombëtar është një e drejtë e përgjithshme në Republikën e Shqipërisë. Dimensionet e tij janë orientative dhe shprehen të fiksuara në raportin 1: 1,4. Kur flamuri shpaloset në lartësi mbi 10m nga toka, rekomandohen përmasa jo më tepër se 350cm x 490cm. Për rastet kur shpaloset në ballkon ose deri në 10m lartësi, sugjerohet përmasa 200cm x 280cm. Në mjedise të brendshme (salla, zyra) rekomandohen përmasa 1.07 x 1.50 ose 150cm x 210cm në një shtizë 2.5m të gjatë, në varësi nga hapësira e mjedisit. Flamuri i tavolinës duhet të ketë përmasat 16 x 23cm.
    1.2 Në mjediset e jashtme flamuri kombëtar qëndron i ngritur mbi institucionet dhe ndërtesa të tjera qeveritare 24 orë në ditë dhe i ndriçuar drejtpërdrejt gjatë natës. Përjashtim bëjnë rastet e festave të ndryshme kur flamuri ngrihet edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente kombëtare ose të prefektit, për evenimente vendore.
    1.3 Ngritja e flamurit bëhet me respektin dhe solemnitetin më të madh. Në vende të caktuara si reparte ushtarake, flamuri shpaloset nga lindja e diellit deri në perëndim. Në këto raste, ulja dhe ngritja bëhet sipas rregullores ushtarake përkatëse. Ditët e festave zyrtare është e detyrueshme ngritja e flamurit.
    1.4 Kur flamuri shqiptar shpaloset së bashku me ndonjë flamur tjetër, qëndron gjithmonë në vendin e nderit, në të djathtë. Flamuri tjetër ose të tjerët vendosen në të majtë të tij, me të njëjtat përmasa dhe lartësi shtizë.
    1.5 Në rastet kur flamuri shqiptar vendoset në qendër, shtiza e tij duhet të jetë më e lartë se të tjerat. Në të gjitha rastet, flamuri shqiptar ngrihet i pari dhe ulet i fundit.
    1.6 Nëse në ndërtesa të ndryshme flamuri kombëtar shqiptar shpaloset bashkë me flamurë të tjerë institucionesh qendrore apo vendore, ai duhet vendosur në pikën më të lartë ose me shtizën më të lartë. Asnjë flamur tjetër nuk duhet të vendoset më lart se flamuri kombëtar shqiptar ose në të djathtë të tij.
    1.7 Në takime ndërkombëtare shumëpalëshe flamurët e vendeve të huaja vendosen në të
    majtë të flamurit shqiptar dhe radha e tyre përcaktohet sipas rendit alfabetik.
    1.8 Nëse vendosen dy ose më shumë flamurë në të njëjtën shtizë, flamuri shqiptar duhet të
    qëndrojë në krye ose më lart se të tjerët.
    1.9 Flamuri shqiptar mund të ngrihet edhe nga personat privatë, në ndërtesat dhe objektet që kanë në pronësi. Shtetasit shqiptarë nuk mund të ngrenë flamur tjetër pa ngritur më parë flamurin shqiptar në vendin kryesor të objekteve të tyre.
    1.10 Kur flamuri vendoset mbi rrugë ose në pozicione të tjera pa shtizën përkatëse, duhet të
    jetë kurdoherë me shqiponjën vertikalisht.
    1.11 Gjatë ceremonisë së uljes ose ngritjes së flamurit, apo parakalimit të tij në revistë, të gjithë njerëzit prezent janë të detyruar të heqin kapelet dhe të marrin drejtqëndrim duke ndjekur me shikim lëvizjen e flamurit.
    1.12 Ushtarakët nderojnë ushtarakisht të drejtuar nga flamuri. Kur flamuri nuk duket, drejtqëndrimi mbahet nga banda. Të huajt prezent marrin drejtqëndrim. Kjo ceremoni nuk zbatohet vetëm në rastet kur transmetohet në TV ose në radio.
    1.13 Në zyrat publike. Flamuri kombëtar mund të vendoset në mjediset e brendshme të zyrave publike, të administratës qendrore, në universitete, në selitë e partive politike dhe të organizatave të ndryshme, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit etj. Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor (tavolinës së punës).
    1.14 Edhe persona privatë mund ta mbajnë flamurin kombëtar në zyra, studio, ente, shoqata e përfaqësi, me kusht që të respektojnë rregullat e vendosjes dhe të dekorit. Çdo flamur tjetër dallues, vendor ose institucional, qëndron në të majtë të tavolinës.
    1.15 Vendosja në zyrat publike e një ose më shumë flamurëve të huaj krahas flamurit shqiptar bëhet vetëm në rastet e ceremonive zyrtare ose takimeve dy dhe shumëpalëshe me delegacione të huaja të nivelit ministër dhe në raste kur nënshkruhen marrëveshje zyrtare.
    1.16 Në raste të aktiviteteve jozyrtare, si konferenca shoqërore e shkencore, manifestime e protesta publike dhe mbledhje të ndryshme administrative nuk rekomandohet vendosja e flamurit kombëtar dhe as e flamurëve të huaj. Bëjnë përjashtim ceremonitë e dekorimeve.
    1.17 Kur flamuri vendoset pranë një foltoreje, duhet të qëndrojë lart, pas vendit të folësit,
    ose kur është në shtizë, në të djathtë të tij. Flamurët e tjerë vendosen në të majtë të folësit.
    1.18 Në zyrat e administratës publike, duke filluar nga niveli drejtor drejtorie deri te titullarët e dikastereve dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit është e detyrueshme të vendoset portreti i Presidentit të Republikës.
    1.19 Në ditë zije të miratuar, flamurit kombëtar i lidhet në pjesën e sipërme të shtizës një fjongo e zezë, e cila qëndron e varur përgjatë saj. Në rast zije për shkak të detyrës, flamurit i lidhet një fjongo kuq e zi.
    1.20 Me vendim të Këshillit të Ministrave, flamuri vendoset në gjysmështizë me rastin e vdekjes së figurave qendrore të Shqipërisë. Kjo mund të bëhet edhe për personalitete të huaja të spikatura ose me lidhje të veçanta me Shqipërinë, por gjithmonë sipas vendimit të mësipërm.
    1.21 Kur flamuri vendoset në gjysmështizë, ai ngrihet deri në majë, qëndron pak çaste dhe pastaj zbritet në pozicionin gjysmështizë. Nëse në perëndim të diellit flamuri do të ulet, atëherë ai çohet përsëri deri në majë të shtizës dhe pastaj ulet.
    1.22 Në ceremoni funebre ushtarake, flamuri përdoret për të mbuluar arkivolin. Ai vendoset në pozicionin që shqiponja të bjerë në gjoksin e të ndjerit. Në asnjë mënyrë nuk lejohet që flamuri të futet në varr apo të takojë tokën gjatë ceremonisë.
    1.23 Flamuri i mbajtur në dorë nga trupat ushtarake nuk vendoset asnjëherë në gjysmështizë. 1.24 Flamurë dallues. Për të vënë në evidencë një rang të lartë të hierarkisë shtetërore ose ushtarake, i cili ka të drejtën e drejtimit të shtetit ose të komandës ushtarake, përdoren flamurë dallues. Këta flamurë vendosen në selitë dhe mjetet e transportit të tyre.
    1.25 Flamurë dallues kanë të drejtë të kenë:
    - Presidenti i Republikës,
    - Kryeministri,
    - Ministri i Punëve të Jashtme,
    - Ministri i Mbrojtjes,
    - Ministri i Rendit Publik,
    - Shtabi i Përgjithshëm, komandat e armëve të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit dhe
    Garda e Republikës.
    1.26 Flamuri dallues i autoritetit më të lartë përfshin në vetvete të gjithë të tjerët. Në këtë kontekst, flamuri i Presidentit të Republikës është flamuri i parë dhe ka vlerë të përgjithshme, meqenëse rangu i tij përmbledh edhe komandën e përgjithshme të Forcave të Armatosura.
    1.27 Flamurët dallues të armëve dhe të autoriteteve që kanë në varësi trupa ushtarake të
    Ministrisë së Mbrojtjes kanë në fundin e tyre një shirit me ngjyrë tjetër.
    1.28 Persona zyrtarë të përfaqësive diplomatike që lejohen të mbajnë flamurin të fiksuar në zyrë, ndërtesë banimi dhe makinën e tyre janë ambasadorët e jashtëzakonshëm e fuqiplotë, shefa të misioneve, shefa postesh konsullorë, konsuj nderi.
    1.29 Qytete, njësi vendore të nivelit të parë, institucione të ndryshme, gjysmë shtetërore, private, shoqata të ndryshme e fondacione mund të kenë stemat dhe flamurët e tyre të veçantë. Këto shenja duhet të shprehin qartë karakterin e atyre që i mbajnë, të jenë të studiuara me kujdes, të kontrolluara dhe të miratuara nga Protokolli i Shtetit në emër të Këshillit të Ministrave.
    1.30 Kryetarët e bashkive dhe të komunave të Republikës në ushtrimin e detyrës së tyre vendosin shenjën dalluese të brezit kuq e zi. Ky brez mbahet në ceremonitë zyrtare, pritjen e autoriteteve të larta, manifestimet e popullit në sheshin e qytetit, mbledhjet e këshillit ose të punës, festa, dasma, funerale dhe ngjarje të tjera publike. Brezi kuq e zi vishet krahaqafë në shpatullën e djathtë. Në pjesën e sipërme kapen stema e Republikës dhe më poshtë stema e njësisë vendore.
    1.31 Ngritja e flamurit dallues apo vendosja e shenjave të tjera të këtij karakteri bëhet vetëm në zyrat, selitë, ndërtesat dhe territoret e përcaktuara ku shtrihet ndikimi i këtyre enteve dhe kurdoherë krahas flamurit kombëtar.
    1.32 Radha e përparësisë së vendosjes së flamurëve shqiptarë është si më poshtë:
    - flamuri kombëtar luftarak me medaljet e nderit;
    - flamuri kombëtar;
    - flamuri i njësisë vendore (sipas radhës së tyre);
    - flamurët dallues të institucioneve;
    - flamurët dallues të shoqatave, fondacioneve dhe institucioneve të pavarura.

    2. Himni kombëtar

    2.1 Himni kombëtar shqiptar titullohet "Rreth flamurit të përbashkuar" dhe ekzekutohet kurdoherë në prezencën e flamurit kombëtar. Çdo shqiptar ka të drejtë të këndojë himnin kombëtar.
    2.2 Himni kombëtar ekzekutohet në ceremonitë zyrtare dhe në raste të tjera të parashikuara nga rregulloret përkatëse ushtarake. Zyrtarisht interpretohet vetëm strofa e parë dhe refreni. Himni nuk ekzekutohet asnjëherë në mjedise publike pa prezencën e flamurit kombëtar. Përjashtohen rastet kur ekzekutohet në televizion ose në radio.
    2.3 Vizita zyrtare e një presidenti ose kryeministri të huaj shoqërohet me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve. Himni shqiptar interpretohet pas himnit mik.
    2.4 Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar repartet ushtarake mbajnë drejtqëndrim ose sipas rastit për nder armë. Ushtarakët e veçantë nderojnë ushtarakisht të drejtuar nga flamuri, kurse autoritetet civile dhe të gjithë sa janë prezent ngrihen në këmbë dhe mbajnë drejtqëndrim. Nuk është e ndaluar që gjatë gjithë kohës së interpretimit të vendoset dora e djathtë në zemër, si shenjë e një nderimi më të veçantë për himnin dhe flamurin.
    2.5 Nëse ndodh të ekzekutohen më shumë se dy himne, radha e tyre përcaktohet nga përparësia e caktuar që më parë e vendeve pjesëmarrëse në takim. Zakonisht radha caktohet sipas rendit alfabetik të shteteve pjesëmarrëse, por mund të përcaktohen edhe kritere të tjera. Himni shqiptar interpretohet i fundit për arsye mikpritjeje.

    3. Stema e Republikës

    3.1 përdorimi stemës së Republikës është e drejtë ekskluzive e organeve shtetërore.
    Dimensionet e stemës së Republikës janë orientative dhe shprehen në raportin 1: 1,5.
    3.2 Stema e Republikës vendoset:
    - në hyrje të institucioneve shtetërore, së bashku me emërtesën e tyre;
    - në të gjitha aktet zyrtare;
    - në vulat e institucioneve shtetërore;
    - si shenjë dalluese e objekteve të shtetit;
    - në dokumentet dhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me shtetet e huaja, në bazë të
    reciprocitetit.
    3.3 Zyrtarisht njihen edhe stemat e niveleve të ndryshme të pushtetit vendor, të enteve publike, shenjat dalluese të armëve të ndryshme të ushtrisë, të policisë dhe të universiteteve të miratuara nga Protokolli i Shtetit në emër të Këshillit të Ministrave.
    3.4 Stema dhe tituj privatë. Ato përdoren nga organe shkencore e kulturore të pavarura për të treguar individualitetin e tyre, ndërmarrjet ekonomike, për t'u dalluar në treg apo për etiketat e prodhimeve të tyre, shoqatat nga fondacionet shoqërore të çdo lloji, për të dalluar specifikat e punës së tyre apo objektet e artit dhe lokalet e ndryshme për të specifikuar veçantitë që kanë.
    3.5 Radha e përparësisë së stemave private përcaktohet nga vjetërsia e ekzistencës së entit. Ashtu si dhe flamuri, edhe stemat individuale vendosen vetëm në territorin e entit dhe objektit që i përmban.
    3.6 Vend të veçantë zënë titujt e fituar nga individët gjatë jetës, karrierës së tyre dhe për kontributin e shquar që ata kanë dhënë në sektorin social, publik dhe shkencor. Tituj të tillë si: doktor, profesor, qytetar nderi, mjeshtër i madh, etj janë të vlerësuar nga ceremoniali i shtetit.
    3.7 Radha e përparësisë së titujve përcaktohet nga shkalla e titullit dhe, për tituj të barabartë, është përcaktuese data e marrjes së tyre.
    Gjithashtu vendimi i Rames thote shume qarte:

    Sot, më datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

    1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;


    Ja dhe Kushtetuta: Kushtetuta

    Ma gjej ti zoteri tek Kushtetuta e Shqiperise ku eshte neni qe e ben kete vendim anti-kushtetues.

    Sic po ta gjej dhe une ketu me poshte te drejten qe ka Keshilli i Ministrave per ta marre kete vendim:

    Neni 100

    1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.
    2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.
    3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
    4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.
    5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.


    Keto jane fakte te nderuar PeDe-iste, jo llafe kafenesh e kembngulje te pulave pa koke.

    Nese i kundershtoni na sillni faktet qe i kundershtojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 17-09-2013 më 15:43

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Po ti moj xinxerfille je ne terezi te mendjes apo i ke futi vize. Rrini moj urte se qeveria e B*thes vetem pak kohe jete ka moj shoqe kooperativiste!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
    Une kot lodh shqipen me ju pasi ju nuk hani pyka. Une te them qe Kushtetuta shkruan me nje nen te vecante, se Kryetari i Shtetit te Republikes se Shqiperise eshte Presidenti i Vendit, JO kryeministri, JO kryetari i parlamentit, JO njeriu qe themeloi i pari shtetin shqiptar, ti me pyet se ku qendron problemi?!

    A e di se cdo te thote te jesh Kreu i Shtetit Shqiptar?

    Ta meson Albo. Do te thote qe eshte PERFAQESUESI i vetem i popullit shqiptar per llogari te te cilit ai shtet punon, si brenda vendit edhe jashte vendit ne takimet nderkombetare.

    Nuk eshte presidenti i sotem "president konsensual"?

    Ta meson Albo dhe kete. "Presidenti konsensual" ne mendjen tende dhe te gjithe analfabeteve politike shqiptare, eshte ai president qe zgjidhet ne tavolinen e pazareve politike te Rames apo Berishes neper kafenete e restorantet e Shqiperise. Ne mendjen e Albos dhe ne mendjen e gjithe qytetareve me dy fara mend ne koke e me dy fije kulture demokratike, presidenti konsensual eshte PRESIDENTI I ZGJEDHUR NE KUVENDIN E SHQIPERISE, ME NJE PROCES TE DIKTUAR NGA KUSHTETUTA E SHQIPERISE! Dhe presidentin aktual te vendit nuk e zgjodhen "pazaret politike", e zgjodhi Kuvendi i Shqiperise dhe votat e gjithe perfaqesuesve te shqiptareve qe jane ata deputetet e Kuvendit te Shqiperise.

    Edhe nuk dini, edhe nuk doni te mesoni, edhe te cani edhe veshet duke kembengulur ne injorancen tuaj! Mbase une duhet te dal e te them qe Rama nuk eshte "kryeminister konsensual" se partia e tij nuk mori shumicen e votave te shqiptareve e as nuk ka aq deputete socialiste sa duhen per te mandatuar qeverine ne Kuvend? Nuk me degjon mua te dal e te them kete gje, pasi edhe pse une mendoj se Rama eshte nje cope injorant, une di te bej dallimin mes preferencave te mia personale dhe respektit ndaj ligjit dhe normave demokratike.

    Dhe neser apo pasneser kur nje socialist te jete bere president, fotoja e tij nuk duhet te vendoset ne zyrat e administrates shqiptare apo ne ambientet e ambasadave shqiptare ne bote - sipas mendjes se semure te Rames! Apo dime nje me shume ne socialistet, e ndryshojme ligjin prape cdo 10 vjet e keshtu jemi ne rregull e kthehemi ne nje republike bananesh. Majmunet e cirkut i kane qejf bananet apo jo?!

    Albo

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
    Dhe dikush duhet t'i mesoje majmunit te cirkut qe emri i vertete i njeriut qe themeloi shtetin shqiptar eshte Ismail Bej Vlora, jo Ismail Qemali. Ismail Qemali eshte emri qe i vune turqit e komunistet, si per te larguar vemendjen nga fakti se themeluesi i pare i shtetit shqiptar vinte nga nje familje BEU! Dhe ne komunistet i luftuam me mish e me shpirt bejleret.

    Albo

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Albo na mesoi nje gje shume te vyer me te vertete, qe eshte po aq i trashe sa te gjithe keta pulat e tjera pa koke qe kakarisin lart e poshte per zevendesimin e portretit.

    Vendosja e portretit neper zyra nuk u vendos nga kushtetuta, po nga vendimi i keshillit te ministrave per ceremonialin e shtetit Shqiptar.

    E ke te gjithin me siper nese ke di te lexosh Shqip.

    A e kupton qe ska asnje media apo njeri ne Shqiperi, vec nodnje te marri si puna tuaj ketu ne forum, qe e quan kete akt anti-ligjor apo anti-kushtetues?

    A e kupton qe po flet komplet kot?

    Ky vendim i Keshillit te Ministrave mund te quhet cfare te doni ju, por asnjehere anti-ligjor apo anti-kushtetues sepse eshte bere komplet konform ligjit.

    Nese vertete eshte kunder ligjit, bujrum na e sillni ligjin sic ja u solla une ta lexojme e ta pranojme gabimin. Ne te kundert heshtni se po beheni teper qesharake.

    Te pershendes ne vajtimin tend pa koke kushedi sa vjecar ne opozite.

  6. #106
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Asiher nuk do behet mire nese shifen gjerat me tifozllyk e jo ne te mire te vendit dhe qytetarit!

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Vendosja e portretit neper zyra nuk u vendos nga kushtetuta, po nga vendimi i keshillit te ministrave per ceremonialin e shtetit Shqiptar.
    Shko e pyete Fatos Nanon, se perse zgjodhe qe te vesh portretin e presidentit te vendit, dhe jo portretin e kryeministrit apo portretin e kryetarit te kuvendit, apo portretin e komandatit te ushtrise shqiptare, apo portretin e Ismail Bej Vlores, Ahmet Zogut apo Enver Hoxhes, dhe na thuaj edhe ne se cfare te tha?

    Do te te thote: e nxorra ate vendim pasi keshtu me diktonte kushtetuta, pasi presidenti eshte kreu i shtetit shqiptar! Dhe kushtetuta nuk do t'ia dije se cili person eshte president, e nese presidenti eshte nga rradhet e socialisteve apo demokrateve, me musteqe apo pa musteqe.

    Dhe Kushtetuta e nje vendi njihet si Ligji Themeltar i nje shteti, qe do te thote se nuk perfshin brenda saj te gjitha ligjet, por hedh themelet e shtetit ligjor dhe vendos normat kryesore qe duhen respektuar nga te gjitha ligjet qe Kuvendi e qeveria do te perpilojne ne te ardhmen.

    Albo

  8. #108
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Tek dera e shtepise se familjes tende, vendoset emri i kreut te familjes. E njejta gje edhe me portretin e emrin e Kreut te Shtetit. Kushtetuta nuk te meson ty se si ta nderosh kreun tend te shtetit, presidentin e Republikes, por te thote se KUSH ESHTE kreu i shtetit te Republikes se Shqiperise.

    Kushtetuta nuk thote edhe qe qeveria duhet te mbeshtesi financiarisht institucionin e presidentit dhe agjenden e tij te pasur brenda dhe jashte shtetit, por buxheti i shtetit perpiluar nga ekzekutivi e ben kete gje per vit.

    Ju mundoheni te mbuloni mungesen tuaj te respektit ndaj institucionit te presidences dhe presidentit te vendit, me justifikime te kota si keto me lart.

    Edhe njehere, kreu i shtetit te Republikes se Shqiperise nuk eshte kryeministri, eshte presidenti i vendit. Dhe cdo zyre e administrates publike ne vend duhet te kete portretin e presidentit te vendit, pasi ai eshte kreu i shtetit shqiptar.

    Albo
    Ti je mjeshter i "interpretimeve kushtetuese".Kur te kerkohet ta sjellish dokumentin/ligjin ku ndalohet largimi i portretit te kryetarit te shtetit,ti si i gjitheditur merr shembuj banal per te justifikuar te pajustifikueshmen.
    Na qenka Nishani i Berishes aq yll sa qe permes portretit diplomatet dhe gjithe tjeret menjehere e kane te qarte se ky eshte kryetari i shtetit.
    Nishani i Berishes eshte kryetar i vendosur aty me dhune ,jo dikush qe meriton dhe dikush qe ka bere dicka per unitetin e kombit.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar unreal për postimin:

    Kermilli (17-09-2013)

  10. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shko e pyete Fatos Nanon, se perse zgjodhe qe te vesh portretin e presidentit te vendit, dhe jo portretin e kryeministrit apo portretin e kryetarit te kuvendit, apo portretin e komandatit te ushtrise shqiptare, apo portretin e Ismail Bej Vlores, Ahmet Zogut apo Enver Hoxhes, dhe na thuaj edhe ne se cfare te tha?

    Do te te thote: e nxorra ate vendim pasi keshtu me diktonte kushtetuta, pasi presidenti eshte kreu i shtetit shqiptar! Dhe kushtetuta nuk do t'ia dije se cili person eshte president, e nese presidenti eshte nga rradhet e socialisteve apo demokrateve, me musteqe apo pa musteqe.

    Dhe Kushtetuta e nje vendi njihet si Ligji Themeltar i nje shteti, qe do te thote se nuk perfshin brenda saj te gjitha ligjet, por hedh themelet e shtetit ligjor dhe vendos normat kryesore qe duhen respektuar nga te gjitha ligjet qe Kuvendi e qeveria do te perpilojne ne te ardhmen.

    Albo
    Ore ti mos na u merr me perralla si ne kohen e xhaxhit.

    E bardha mbi te zeze eshte kaq:

    - Cermoniali i Shtetit Shqiptar, i cili miratohet me vendim te Keshillit i Ministrave parashikon vendosjen e portretit te presidentit ne zyrat e administrates etj.
    - Keshilli i Ministrave vendosi te ndryshonte Ceremonialin e Shtetit Shqiptar dhe te zevendesonte portretin e presidentit me ate te Ismail Qemalit.

    Kaq eshte ana ligjore. Nuk ka hapsire per perralla.

    Arsyet e kush e beri perse e beri nga ana tjeter jane te hapura per diskutim dhe per analize. Une nuk kam kohe te diskutoj keto arsye sepse me duket teper pa rendesi. Ju qe jeni indinjuar mund te dilni te protestoni ke kryeministria, por jo te thoni pa te drejte qe na qenka bere kunder ligjit apo kushtetutes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 17-09-2013 më 16:38

  11. #110
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Kur te bon moral dhe albo per ligjin te vjen me vjell

    Ky qe ka ni muj rrjesht qe shumzon me zero cdo institucion dhe vendim gjykate shqiptare
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •