Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 190
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Nishani: Rama i pari kryeministër që heq foton e Presidentit, pres punë jo gjeste joserioze

    TIRANË- Vendimi i qeverisë për ndërrimin e fotos së Presidentit Bujar Nishani me atë të Ismail Qemalit ka sjellë dhe reagimin e kreut të shtetit.

    Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Samitin e Presidentëve të Rajonit të mbajtur në Durrës, Presidenti Bujar Nishani e cilësoi veprimin e Ramës si gjest jo serioz, duke theksuar se është hera e parë që një kryeministër e nis ditën e punës me një gjest që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

    “Është hera e parë që një kryeministër të nisë punën me heqjen e fotos. Nuk është serioze! Heqja e fotos nuk është punë, por gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime. Është e kollajtë, nuk kërkon lodhje dhe fantazi dhe as inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga kryeministri të bëjë punën dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se Presidentit i Republikës është kreu i i shtetit dhe i jep të drejtën atij të përfaqësimit të unitetit të popullit”, iu përgjigj Nishani interesit të gazetarëve, për vendimin e parë të qeverisë ‘Rama’.

    Presidenti Nishani teksa ka vlerësuar kontributin dhe veprën e Ismail Qemalit, nënvizoi se historia i takon historisë, ndërkohë që Kushtetuta do mbrohet në cdo rast. Nishani tha se sforcimet për të pozicionuar kreun e shtetit si ‘kundërshtar’ nuk janë të shëndetshme pasi shqiptarët kanë nevojë për bashkim.

    “Ismail Qemali është kontribuues i madh në historinë e Shqipërisë, por historia është histori dhe Kushtetuta duhet të mbrohet në cdo rast. Sforcimet për të vendosur presidentin si kundërshtar nuk janë të shëndetshme. Shqiptarët kanë nevojë për bashkim dhe kontribute, për punë dhe zhvillim ekonomik. Presidenti i Republikës do jetë në mbrojtje të Kushtetutës”, përfundoi Nishani.

    Vendimi i Ramës
    Në mbledhjen e parë të qeverisë së tij, Edi Rama mori tri vendime, dy prej të cilave i kishte premtuar që gjatë fushatës zgjedhore. Qeveria vendosi ndalimin e importit të plehrave dhe miratoi heqjen e portretit të presidentit nga institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tij me portretin e Ismail Qemalit.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Meta: Nuk mund ta heq foton e Nishanit sepse nuk e gjeta të varur në Kuvend

    TIRANË-Kryetari i Kuvendit në një prononcim sot për mediat reagoi mbi vendimin e qeverisë ‘Rama’ për foton e Presidentit në institucionet zyrtare. A duhet të zbatojë vendimin e qeverisë apo jo dhe sa të drejtë e konsideron këtë vendim, Meta theksoi se ai si kryetar i Kuvendit nuk gjeti në zyrën e tij asnjë foto të Nishanit si President të varur në mur. Meta garantoi se në zbatim të Kushtetutës do mbajë në mur foton e Presidentit, por dhe do të vendosë kudo në mure, foton e Ismail Qemalit, ashtu siç kërkon dhe qeveria.

    “Po përgjigjem meqë ka pasur interpretime të ndryshme, por faktin që ne duhet të orientohemi drejt vlerave më përbashkuese, që e forcojnë unitetin kombëtar dhe kjo çështje nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Por për të qenë më konkretë me pyetjen tuaj, nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson kuvendi dhe të asaj që përfaqëson presidenti në kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit”.

    Deklarata u bë pas një takimi që Meta pati me ambasadorin italian, Massimo Gaiani.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Tek dera e shtepise se familjes tende, vendoset emri i kreut te familjes. E njejta gje edhe me portretin e emrin e Kreut te Shtetit. Kushtetuta nuk te meson ty se si ta nderosh kreun tend te shtetit, presidentin e Republikes, por te thote se KUSH ESHTE kreu i shtetit te Republikes se Shqiperise.

    Kushtetuta nuk thote edhe qe qeveria duhet te mbeshtesi financiarisht institucionin e presidentit dhe agjenden e tij te pasur brenda dhe jashte shtetit, por buxheti i shtetit perpiluar nga ekzekutivi e ben kete gje per vit.

    Ju mundoheni te mbuloni mungesen tuaj te respektit ndaj institucionit te presidences dhe presidentit te vendit, me justifikime te kota si keto me lart.

    Edhe njehere, kreu i shtetit te Republikes se Shqiperise nuk eshte kryeministri, eshte presidenti i vendit. Dhe cdo zyre e administrates publike ne vend duhet te kete portretin e presidentit te vendit, pasi ai eshte kreu i shtetit shqiptar.

    Albo
    Ore zoteri, kjo nuk behet sic thua ti me llafe kafenesh, behet me rregull dhe me vendim te KM.

    Me vendim te KM u vendos qe te jete fotoja e presidentit dhe po me vendim te KM u vendos te jete Ismail Qemali.

    Ku eshte problemi ketu?

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ore zoteri, kjo nuk behet sic thua ti me llafe kafenesh, behet me rregull dhe me vendim te KM.

    Me vendim te KM u vendos qe te jete fotoja e presidentit dhe po me vendim te KM u vendos te jete Ismail Qemali.

    Ku eshte problemi ketu?
    Kush perfaqeson shtetin shqiptar ne Shqiperi para shqiptareve dhe ne takimet nderkombetare?

    Presidenti i Shqiperise!

    Keshtu te meson Kushtetuta. Kushtetuta qe shkruan vete socialistet!

    Nese Rama ka respekt per Ismail Bej Vloren, (qe as emrin nuk i di pasi e quan Ismail Qemali sic bente rregjimi komunist), le ta mbaje portretin te larte sa murri i tij, ne krah te fotos se presidentit te vendit. Por nuk mund te ndermarri akte anti-kushtetutese dhe anti-institucionale te tilla, pasi ne injorancen e tij kushtetuese dhe shteterore, ai eshte duke i vene zjarrin gjithe institucioneve demokratike te vendit. Mesazhi qe ai dergon gjithe nenpunesve te administrates se tij eshte urrejtja dhe mosrespektimi i institucionit te presidences, qe drejtohet nga presidenti por ka edhe ai stafin e administraten e tij.

    Pa harruar gjithe diplomatet e huaj ne Tirane, qe do te jene skandalizuar nga nje akt i tille, pasi ne mendjen e tyre, cfare do te ndodhte nese ata do te hiqnin portretin e kreut te shtetit te tyre nga ambientet e ambasades e zyrat e tyre?! Do te fluturonin me shkelma ne rruge. Por ju nuk i kuptoni keto gjera pasi nuk keni nje kulture demokratike, jeni produkte te kultures komuniste, dhe si te tille, Kushtetuta per ju nuk ka vlere, per vlere ka vetem ajo qe thote e ben "i pari" i Partise. Dje e kish emrin Enver, sot e ka Edvin. C'thote Edvini bejme ne e c'duam ne ben Partia!

    Njerezit me kulture, qytetaret e atij vendi skandalizohen nga akte te tilla. Njerezit pa kulture nuk skandalizohen por gezohen qe Rama sillet ne kete menyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-09-2013 më 15:23

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    bukur,por clidhje ka kjo me foton e tij,e cila duhet vene dhe ne institucione shteterore????-sic tha dhe qyfyre me lart cili ligj flet per foton e tij,e cila duhet vene kudo,ka ligj per kete????tjeter gje pra se cperfaqeson presidenti dhe tjeter fotoja e tij,kjo nuk ndodh te pakten ne asnje vend te europes,un te solla rastin e greqis,nje anetare tjeter me lart rastin e gjermanis,ne asnje vend nuk vihet fotoja e presidentit apo kryeministrit,por figura te ndryshme kombetare,sic duket juve te pd ju ka marr malli per kohen e xhaxhit,atehere kur fotoja e tij nuk mungonte as nga qerdhet....
    Presidenti perfaqeson apo reprezenton shtetin brenda dhe jashte...
    Presidenti eshte njeriu i pare i nje shteti, jo Kryeministri.

    Deri me tani ne asnje vend serioz te botes perendimore, per aq sa e di une, nuk ka pasur ndonje rast te tille, ku Kryeministri thjeshte e heqe portretin e Kreut te Shtetit nga zyra publike e qeverise etj. cvendosja eshte dicka tjeter. Prandaj edhe nuk ka ndonje vendim gjyqesor lidhur me nje ceshtje te tille, i cili do te mund te vlente si orientim per Shqiperine. Heqja e portretit te Presidentit aktual (Kreut te Republikes) ne parim nuk dallon nga heqja e portretit te mbretit apo mbreterishes ne nje monarki parlamentare, si p.sh. ne Britani te Madhe.
    Kryeministria dhe cdo organi i larte i shtetit jane institucione te shtetit (Republikes) jo te qeverise, te Kryeministrit apo te Ministrave.

    Ne rastin e Gjermanise ekziston nje peticion i nenshkruar nga disa mijera qytetare, te cilet kishin kerkuar heqjen e portretit te Presidentit per te kursyer shpenzimet per fotografite perkatese. Ky peticion nuk eshte perfillur nga komisioni perkates i Parlamentit gjerman, me arsyetimin e thjeshte se behet fjale per nje tradite te duhur qe ekziston ne te gjithe boten, dhe se askush nuk eshte i obliguar te vendose portretin e Presidentit, pervec zyrat kryesore ne administraten e larte te shtetit dhe te ngjashme.

    Se si do te vendosnin Gjykatat Kushtetuese te vendeve perendimore nese nje Kryeminister do te vepronte ngjashem si Rama, nuk mund te thuhet perderisa nuk ekziston asnje rast i tille. Se paku une nuk e di se ndonje gjykate e larte apo kushtetuese eshte marre ndonjehere me nje tematike te tille.
    Sipas mendimit tim, shumica e Gjykatave Kushteteuese ne Perendim vendimin e tille sipas shume gjasave do ta shpallinin ne kundershtim me Kushtetuten, pavaresisht se ne shumicen e Kushtetutave nuk ekziston nje percaktim i sakte lidhur me menyren dhe formen e shprehjes simbolike te rolit reprezentativ dhe perfaqesues te Presidentit. Por edhe me i sigurte jam per faktin se ne asnje shtet serioz te Perendimt, asnje kryeminister nuk do te kujtohet qe si veprim te pare te heqe portretin e Presidentit aktual nga zyrat e institucioneve kryesore te shtetit.
    Nje veprim i tille ne cdo vend do te trajtohej qartazi si mosrespektim i duhur i institucionit te Presidentit dhe Kreut te Shtetit, pavaresisht ekzistences apo jo te neneve dhe ligjeve te plota dhe te sakta lidhur me trajtimin e ceshtjes specifike te portretit te Presidentit. Ne fakt, nje veprim i tille nga shume, nese jo nga shumica, do te interpretohej edhe si mosrespektim i sistemit ekzistues. Pavaresisht se arsyet e Kryeministrit mund te kene prapavi krejtesisht private etj.
    Sidoqofte, qellimi i Rames mund te kete qene i mire, por nxitimi i panevojshem per nje akt te tille le shume vend per dyshime dhe nje shije te keqe. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 17-09-2013 më 15:27

  6. #96

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Qe akti te quhet anti-kushtetues duhet te shkele ndonje pike te kushtetutes ose duhet te perseritet 100 here ne forum. Kur te mbushe nje nga keto dy pika atehere vuloset muhabeti.

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Dita e parë e qeverisë së re, gardhe që bien e perde që mbyllen

    Tre nga katër vendimet e para të qeverisë së re mbetën mister ( i katërti ka të bëjë me ndryshimet në ambjente brenda dhe jashtë) deri vonë në mbrëmje duke u dhënë hë për hë të drejtë opozitarëve që ankoheshin se ndërsa hiqej gardhi i shëmtuar me kangjella rreth kryeministrisë, një gardh virtual po pengonte marrjen e informacionit prej kryeministrisë. Faqja e re virtuale kryeministria.al ka vetëm 7 rrjeshta të shkurtër dhe asgjë më shumë rreth tre vendimeve që kanë qenë të parat e qeverisë së re. Nga tre, dy kryesocialisti dhe kryeministri i ri i kishte premtuar live në debatin e fundit para zgjedhorë në Opinionin e Blendi Fevziut, Kodi Etik Ministrorë nuk ishte përmendur më herët dhe doli në skenë vetëm pak javë më parë. Sidoqoftë ndryshimet kanë qenë të menjëhershme. Të parat që ranë në sy dhe që tashmë janë të qarta, ishin rregullimet e brendshme, një tavolinë e re për mbledhjet e qeverisë, një domain i ri si faqe zyrtare (ku janë ridrejtuar të gjitha klikimet që shkonin në faqen e vjetër km.gov.al) dhe më pas ato të jashtme heqja e gardhit…



    Që dje në mëngjes herët ndërsa rastësisht kalonim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, na ranë në sy kangjellat një pjesë e të cilave tashmë ishin rrëzuar. Simbolika është e qartë dhe për shumë pozitive edhe pse dukshëm edhe në këtë rast qeveria e re është ende në fushën e propagandës dhe larg hyrjes me themeli punëve të shtetit siç ka premtuar. Shembja e gardhit që u ngrit fillimisht si rrethim telash me gjemba në vitin 1998 dhe më pas u forcua me hekura pas protestave “Nano Ik”, ku u lëndua nga goditjet me gurë edhe ish-komandanti i gardës, u lexua si një hap i parë hapjeje e godinës ndaj qytetarëve. Socialistët duket se duan të thonë se njerëzit nuk do të kenë arsye për t’i sulmuar dhe se për këtë atyre nuk u duhet as gardhi as mbrojtja e me truproja. Deputeti Erjon Braçe theksonte faktin që Rama kishte udhëtuar pa truproja në Bruksel: “Si çdo shqiptar”, thotë ai, duke vënë dhe njëherë në dukje numrin jo të vogël të truprojave që shoqëronin Berishën.

    Përtej kësaj gardhi është i lidhur fort me atë që ndodhi më 21 janar 2011, kur 4 protestues mbetën të vrarë pas protestës së dhunshme të organizuar nga opozita, kundër të cilës shumica përdori armët e zjarrit. Debati që u bë atëherë për ngjarjen u fokusua shumë nëse u kalua apo jo gardhi që ishte sipas shumicës së atëhershme arsye pse u qëllua në turmën që u akuzua për grusht shteti. Madje përtej akuzave të ashpra që shkëmbyen palët dhe deri aludimeve për armë të sofistikuara që u përdorën në demostratë, gardhi ishte pika kulmore e debatit. Ai “ndante” të drejtën për të demostruar lirisht dhe detyrimin për të mbrojtur institucionet. Edhe pse asnjë nga viktimat nuk kaloi kufirin, shkelja e tij prej disa protestuesve shihej si e mjaftueshme për të justifikuar përdorimin e armëve që u morën jetën katër protestuesve. Pas një procesi të gjatë ende askush nuk është dënuar për vrasjet apo protestën e dhunshme. I identifikuar kështu vetiu si pika që s’duhej kapërcyer (jo njëherë u përdor edhe në kërcënime), heqja e tij dje duket se do tu tregojë shqiptarëve edhe se sa i parëndësishëm ishte justifikimi pas gardhit si kufi.



    Por ndërsa qeveria ka bërë shumë optimistë me heqjen e gardhit, mjaft të tjerë nuk janë të lumtur me faktin që asnjë prej vendimeve të qeverisë nuk është zbardhur dhe as është i njohur për median. Përtej premtimeve që media do kishte akses në kohë reale në dokumentet qeveritare, tre vendimet e para që qeveria normalisht do duhet t’i çojë për miratim në kuvend mbeten të pazbardhura. Në faqen online që në një mënyrë “fshiu” të mëparshmen ndodhen vetëm pak rrjeshta të thatë. “Sot, më datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime: 1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit; 2. Miratimi i Kodit Etik Ministror; 3. Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

    Të treja vendimet u atakuan nga opozita. Kjo e fundit përtej kundërshtimeve që ka për të tre vendimet sheh në to shkelje të procedurave. Ish Ministri i Drejtësisë thotë se qeveria duhej të paktën të kishte marrë dy ditë kohë, të kishte një rend dite dhe në fund të shqyrtonte dhe miratonte vendimet që mori. Të treja këto janë ndërkohë vendime që do duhet të kalojnë në parlament pasi kërkohet ndryshimi i i disa ligjeve. Ajo që shihet si një hap prapa për qeverinë e re është se askush nuk e di se çfarë nenesh në ligjet përkatëse do të ndryshohen dhe si ndryshohen ato? Më i qarti është ndoshta edhe më i debatuari dhe ka të bëjë me importin e mbetjeve dhe Rama duket se do i kërkojë parlamentit të abrogojë pikën që e lejon këtë e ndoshta edhe të rrëzojë dy VKM të qeverisë Berisha që lejonin importin e një sasie mbetjesh për riciklim drejt Shqipërisë. Tjetrit që ka të bëjë me protokollin dhe foton e presidentit që është përdorur deri tani në institucione, kërkon ndryshimin e ligjit përkatës edhe pse për ish-kryeministrin Berisha, që akuzoi ashpër lëvizjen, për të hequr këtë foto duhet ndryshuar kushtetuta neni 86, pika 1: “Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e Popullit”. Veç këtyre vendimeve qeveria e re ende nuk ka sqaruar paratë me të cilat ka bërë ndryshimet në mobilimin e kryeministrisë, ndërsa pika më e mistershme ka të bëjë me Kodin e Etikës Ministrore. Veç aludimeve në media askush nuk e di cila është përmbajtja e këtij kodi dhe si do ndikojë ai në marrëdhëniet e qeverisë me shtetasit dhe mediat. Opozita e ka cilësuar si “kodin e heshtjes” duke aluduar për censurë dhe për sa kohë qeveria nuk zbardh vendimet dhe përmbajtjen e tyre ky dyshim mbetet më i sakti. Kështu përtej spektaklit dhe simbolikës së rrëzimit të gardhit, ka një tjetër të fshehtë pas perdeve, qeveria e re mbetet jotrasparente.

    MAPO

  8. #98

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Presidenti perfaqeson apo reprezenton shtetin brenda dhe jashte...
    Presidenti eshte njeriu i pare i nje shteti, jo Kryeministri.

    Deri me tani ne asnje vend serioz te botes perendimore, per aq sa e di une, nuk ka pasur ndonje rast te tille, ku Kryeministri thjeshte e heqe portretin e Kreut te Shtetit nga zyra publike e qeverise etj. cvendosja eshte dicka tjeter. Prandaj edhe nuk ka ndonje vendim gjyqesor lidhur me nje ceshtje te tille, i cili do te mund te vlente si orientim per Shqiperine. Heqja e portretit te Presidentit aktual (Kreut te Republikes) ne parim nuk dallon nga heqja e portretit te mbretit apo mbreterishes ne nje monarki parlamentare, si p.sh. ne Britani te Madhe.
    Kryeministria dhe cdo organi i larte i shtetit jane institucione te shtetit (Republikes) jo te qeverise, te Kryeministrit apo te Ministrave.

    Ne rastin e Gjermanise ekziston nje peticion i nenshkruar nga disa mijera qytetare, te cilet kishin kerkuar heqjen e portretit te Presidentit per te kursyer shpenzimet per fotografite perkatese. Ky peticion nuk eshte perfillur nga komisioni perkates i Parlamentit gjerman, me arsyetimin e thjeshte se behet fjale per nje tradite te duhur qe ekziston ne te gjithe boten, dhe se askush nuk eshte i obliguar te vendose portretin e Presidentit, pervec zyrat kryesore ne administraten e larte te shtetit dhe te ngjashme.

    Se si do te vendosnin Gjykatat Kushtetuese te vendeve perendimore nese nje Kryeminister do te vepronte ngjashem si Rama, nuk mund te thuhet perderisa nuk ekziston asnje rast i tille. Se paku une nuk e di se ndonje gjykate e larte apo kushtetuese eshte marre ndonjehere me nje tematike te tille.
    Sipas mendimit tim, shumica e Gjykatave Kushteteuese ne Perendim vendimin e tille sipas shume gjasave do ta shpallinin ne kundershtim me Kushtetuten, pavaresisht se ne shumicen e Kushtetutave nuk ekziston nje percaktim i sakte lidhur me menyren dhe formen e shprehjes simbolike te rolit reprezentativ dhe perfaqesues te Presidentit. Por edhe me i sigurte jam per faktin se ne asnje shtet serioz te Perendimt, asnje kryeminister nuk do te kujtohet qe si veprim te pate te heqe portretin e Presidentit aktual nga zyrat e institucioneve kryesore te shtetit.
    Nje veprim i tille ne cdo vend do te trajtohej qartazi si mosrespektim i duhur i institucionit te Presidentit dhe Kreut te Shtetit, pavaresisht ekzistences apo jo te neneve dhe ligjeve te plota dhe te sakta lidhur me trajtimin e ceshtjes specifike te portretit te Presidentit. Ne fakt, nje veprim i tille nga shume, nese jo nga shumica, do te interpretohej edhe si mosrespektim i sistemit ekzistues. Pavaresisht se arsyet e Kryeministrit mund te kene prapavi krejtesisht private etj.

    Sidoqofte, qellimi i Rames mund te kete qene i mire, por nxitimi i panevojshem per nje akt te tille le shume vend per dyshime dhe nje shije te keqe. ...
    Shume dakort me kete

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te heqesh foton e presidentit te Republikes se Shqiperise nga zyrat e administrates se qeverise, do te thote te mos kesh respekt per institucionet demokratike te vendit, institucionin e presidences, qe presidenti aktual drejton. Dhe kjo nuk eshte dicka e re ne mentalitetin komunist te Edi Rames, te njejten gjuhe anti-kushtetuese dhe anti-shtet ai ka perdorur edhe kur ishte ne opozite karshi gjithe institucioneve te vendit, qe nga Policia e Shtetit, KQZ, Kryeministria e deri tek Presidenca. Ai nuk e kupton injorancen qe manifeston me vendime te tilla, pasi ne mendjen e tij te semure, shqiptaret si popull nuk kane patur shtet ne keto 100 vjet apo ne keto 20 vjet, por shteti shqiptar e ka fillesen e vete me Edi Ramen kryeminister.

    Po aq shqetesuese eshte edhe mania e majmunit te cirkut qe eshte bere kryeminister per te kontrolluar gjithcka. Njerezit qe zgjodhi ne qeverine e tij jane te gjithe njerez te besuar te tij por ka eksperience ne qeverisje dhe pa ndonje kontribut te vecante politik ne PS. E beri kete gje pasi eshte me e lehte te mbash nen kontroll njerez pa integritet dhe eksperience ne qeverisje, se sa njerez me eksperience ne qeverisje ne rradhet e socialisteve. Keta njerez me eksperience nuk do te ndiqnin vendimet qesharake dhe anti-ligjore te kryeministrit te tyre, por do te ngrinin zerin e tyre karshi tyre. Dhe nga ky kontroll i rrepte qeveritar, majmuni i cirkut kerkon qe t'ua imponoje edhe mediave te vendit. Vendimi i tij per "Kodin e Etikes" ka per qellim qe te ndaloje daljen e informacionit nga zyrat e ministrive te vendit per mediat e vendit qe te informojne publikun. Ai kerkon qe te kontrolloje e menaxhoje propaganden qeveritare me SMS dhe celular, ashtu sic beri ne 8 vjetet ne opozite, duke perdorur mediat e veta. Dhe kjo mungese e hapur transparence me publikun shqiptar garanton qe qeveria e re do te gatuaje shume ligje dhe projekte larg syve te mediave dhe larg syve te publikut. Dhe perseri, ne budallallekun e tij, Edi Rama, kembengul se ai "Qeveria eshte e popullit dhe ajo do te flasi direkt me popullin". Ju gazetare e televizione te vendit, qe keni per detyre te monitoroni e raportoni mbi cdo hap e vendim te qeverise, ju do ta gjeni deren mbyllur ne kryeministri dhe telefonin nuk do t'ua ngreje njeri. Ky eshte "kodi i etikes" se majmunit te cirkut qe eshte bere sot kryeminister. Ose me mire te themi, rilindasin Edi Rama, njeriun me te pashkolle te politikes shqiptare!

    Shqiptaret deshen nje majmun kryeminister, e kane sot majmunin kryeminister. Ta gezoni e mundohuni te qeshni me akrobacite e tij! Ky eshte vetem fillimi...

    Albo
    Respekt! Bravo Albo

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Se si do te vendosnin Gjykatat Kushtetuese te vendeve perendimore nese nje Kryeminister do te vepronte ngjashem si Rama, nuk mund te thuhet perderisa nuk ekziston asnje rast i tille. Se paku une nuk e di se ndonje gjykate e larte apo kushtetuese eshte marre ndonjehere me nje tematike te tille.
    Nuk ekziston nje precedent ne bote pasi asnje burre shteti ne bote nuk e mendon, e jo me te beje nje akt te tille kaq te ulet e grotesk. Ka plot burra shtetesh ne bote qe kane probleme me personat qe drejtojne institucionin perkates, nuk kane ndonje respekt te vecante per personin. Por te gjithe dine te bejne dallimin mes inateve e merive personale, dhe detyrimeve te tyre ligjore. Edvin Rama eshte alien i rene nga qielli dhe si i tille ai ben sic i do qejfi pa marre parasysh konsekuencat brenda shtetit dhe ne raportet me partneret nderkombetare.

    Dy dite si kryeminister i vendit, dy gafa:

    1. Shkon ne Kosove, mban nje fjalim para Kuvendit te Kosoves, e nuk ze ne goje presidentin e pare te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoven!

    2. Vendimi i pare si kryeminister, heq portretin e presidentit te vendit nga zyrat e administrates se tij!

    Prit kur te mesojme edhe per gafat e tjera qe do kete bere ne Bruksel ku ka vajtur.

    Albo

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •