-
S.Tufa: kartelën psikike të Berishës, e zhduku SHIK-u nga spitali nr.5
Tufa i përgjigjet Berishës: I sëmuri psiqik je ti, SHIK zhduku kartelën

Intervistoi: Xhevdet Shehu
Postuar më: 30 Shtator, 2013 tek Aktualitet
Një nga ish-grevistët e urisë, ish i përndjekuri politik Skënder Tufa i përgjigjet akuzës që lëshoi dje në adresë të bashkëvuajtësve të tij ish Kryeministri Sali Berisha. Tufa rrëfen se në të vërtetë i sëmurë psikik është Berisha dhe jo ish të përndjekurit politikë dhe sjell një detaj interesant për zhdukjen e kartelës shëndetësore të Berishës dhe njeriun që kishte dosjen e tij
Zoti Tufa, çfarë ndjesie u la etiketimi që ish-Kryeministri Sali Berisha u bëri dje ish-të përndjekurve politikë kur i quajti të sëmurë psiqikë?
Natyrisht që ky njeri na shan dhe fyen pambarimisht. Etiketimi i tij i djeshëm është në vijim të qëndrimeve poshtëruese që ky njeri ka mbajtur ndaj nesh. Por ne ia kemi dhënë përgjigjen këtij njeriu para grevës, gjatë grevës dhe në vazhdimësi më pas dhe do t’i japim gjithmonë. Sepse në fakt i sëmurë psikik është vetë Berisha.
Berisha i sëmurë psikik thoni ju?
Po. Dihet nga të gjithë ne se ai ka pasur një kartelë psikiatrike në spitalin 5, ku vizitohej shpesh dhe merrte ilaçet përkatëse. Por një ditë punonjësit e SHIK-ut të tij shpërthyen kartotekën e spitalit dhe zhdukën kartelën e Saliut. Ndërsa mjeku që kuronte Berishën, nga presionet sistematike që i bëheshin për të mos nxjerrë sekretin e sëmundjes së Berishës u detyrua të arratisej jashtë shtetit. Kjo është e vërteta. Përveç kësaj, ai ka qenë dhe spiun i sigurimit. Dosjen e Saliut si spiun e ka pasur Zef Lorja, ish-drejtor i Drejtorisë së Brendshme për Tiranën, të cilin Berisha e futi më pas në burg, ngaqë dinte të kaluarën e errët të Berishës si spiun.
Sidoqoftë, le të kthehemi tek etiketimi që ai i bëri shtresës suaj. Pse e mban këtë qëndrim ndaj jush?
Për shkak të sëmundjes së tij. Si një i sëmurë që është, ai ka vazhdimisht halucinacione. Atij i shfaqen në ëndërr fantazmat e 26 viktimave të Gërdecit, 4 të vrarët e 21 janarit, i shfaqet Kosta Trebicka, e tmerron Lirak Bejko. Krimet e pafundme që ka bërë ky njeri ia kanë rënduar shumë gjendjen mendore, ndaj dhe flet përçart. Sidomos pas 23 qershorit ai është bërë edhe më i sëmurë nga ç’ka qenë. Ky njeri është shumë i rrezikshëm shoqërisht dhe duhet izoluar. Qeveria e re duhet të marrë masa dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj dhe t’i japë atij ndëshkimin e merituar. Ai do të flasë kështu siç flet derisa të jetë i lirë dhe të bëjë ligjin në atë parti. Sepse atë parti në fakt e drejton vetëm Berisha, kurse Lulzim Basha është vetëm një kukull në duart e Berishës dhe është i inkriminuar si ai. PD-ja është pronë e Berishës dhe drejtësia është akoma nën hyqmin e tij. Ja, për shembull sot jepet vendimi për Perikli Shqevin, ndaj dhe Berisha nuk e ka bërë kot atë deklaratën e djeshme. Deri tani drejtësia është tallur me ne sepse i ka marrë urdhrat nga Sali Berisha. Kësaj gjendjeje i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë.
Cili do të jetë raporti juaj me Berishën këtej e tutje?
Do të jetë ai raport kundër tij që ne e kemi mbajtur deri më sot. Ish-të përndjekurit do të jenë të papajtueshëm me çdo lloj diktature, ku shëmbëlltyra më perfekte e diktaturës ishte Sali Berisha. Prandaj dhe mospajtimi dhe kundërshtimi ynë ndaj këtij njeriu do të jetë i palëkundur.
* * *
Berisha i quan “të sëmurë psiqikë” ish-të përndjekurit politikë të grevës së urisë
Ish-kryeministri Sali Berisha komenton në Facebook fjalën e mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Berisha ripërsërit akuzat ndaj Ramës për bllokim, duke përmendur bojkotin e Parlamentit, 21 janarin dhe protestën e ish-të përndjekurve. Në lidhje me këtë të fundit, Berisha shkruan se u organizua nga opozita e atëhershme dhe nuk ishte gjë tjetër veçse “grevë e urie dhe djegie për së gjalli e të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë”.
“EUREKA (e gjeta): FAJIN E KA HOLLIVUDI!
“Të dashur miq, fajin për imazhin e Shqipërisë e ka Hollivudi. Kjo deklaratë në sallën e OKB-se nuk është bërë dje nga komiku ynë i mirënjohur Skënder Sallaku por nga Piktori qesharak që tetë vite me radhë bëri gjithçka, më shumë se çdo albanofob tjetër, për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Në tetë vite Edi Rama për të përçudnuar imazhin e Shqipërisë futi në parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, bëri grevë urie, protesta me plehra për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët, organizoi puçin e 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë, organizoi grevën e urisë dhe djegien për së gjalli të të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Rama si askush tjetër mbajti peng për dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë më tej statusin e vendit kandidat vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD….” etj – shkruan ish-kryeministri
Në foto: Një nga ish të perndjekurit politikë të grevës së urisë në Shtator 2012 në Tiranë (LSA)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt