kandidatura duhet te ishte mare para 2 vjetesh por opozita nuk deshi
zgjedhjet ishin kusht, keshtu qe edvin rama s`ka asnje merite per kete.
Ai e hoqi foton e presidentit sepse kerkon qe shqiptaret te mbajne ate per njesh. por e ka te kote sepse ne kapitalizem nuk do ta dije njeri per politikanet. ligjin e bejne vete biznesmenet jo edvin rama apo ilir meta.
O njeqelizor , une nuk luaj playstation , une krioj playstation ... Kjo eshte diferenca jona .
Numer i madh politika shqiptare nuk eshte , ne fakt eshte cirk , ku te gjthe kafshet e kopshtit zoologjik jan mledhur . Pas atyre shkojne edhe parazitet si edhe pleshtat si puna jote .
Ik tani meru me ndonje mjeran te nivelit tend .
thuani mire qe nuk e ka vendosur foton e tij ate me bi...en flakuriq ne plazhin e Frances edhe tamam ta quash Edvin Kristaq .tha
Ja programi qeverises dhe veprat "madhore" te tija prej nje sharllatani, qe do e shpjere Shqiperine ne BE. Ky eshte fillimi i tere atyre gomarlleqve te tija politike ne mandatin e tij 4 vjeçare qeverises dhe ne fund, Shqiptaret (ata qe e votuan) kane per ta share veten me shume se vete Edvinin, qe lejuan ti japin voten dhe te tallet me ata.
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Shiko me ate gjendjen qe ishte shqiperia , edhe shteti jo ekzistent , por ne vend te tij nje klan padronesh mafjoz me kryemafjozin berisha , nuk linte zgidhje tjeter .
Qellimi ishte te largoheshte berisha nga qeverisja e ketij vendi , por edhe reformimi i PD-se . Berisha u largua nga vota e popullit si kryeminister , por prape eshte ne krye de facto te PD-se , edhe prape po shikoj te njetat fytyra qe kaq shume i kam urryer , sot te ulen ne parlament ( ne vend te Deputetit kesaj rradhe ) . Qe nga imami , deri te ajo josefina , fshatarja e trashe .
Deri tani , levizjet e Edi Rames , jan mjaft inkurajuese , edhe domethenese . Tregon nje tendence per te bere dicka .
A eshte kjo sa per te hedhur hy syve ?! Kjo mbetet per tu pare .
Por ti leme te qeverisin njehere edhe pastaj do ti gjykojme . Se nuk behet ndryshe ... nga vete definicioni i fjales ' gjykim '
Ata qe kane respekt per presidentin e vendit mund ta mbajne dhe foton e tij nuk i ndalon njeri thjesht nuk i detyron ta vene.Eshte detyre e opozites qe te reagoje ndaj cdo shkelje ligji por duhet pas kujdes mos tja fus kot se pastaj nuk do ja ve me veshin askush.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Nishani: Heqja e fotos, jo serioze. Nga qeveria e re presim punë, jo gjeste
17 Shtator 2013 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Gazeta Shqip
Kreu i shtetit, Bujar Nishani e cilësoi si një veprim aspak serioz dhe i paprecedentë në asnjë vend tjetër, vendimin e marrë nga qeveria Rama për të hequr fotone tij nga institucionet.
Komentet e Nishanit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Samitin e Presidentëve të Rajonit të mbajtur në Durrës, ku presidenti deklaroi se veprimi i qeverisë së re që në mbledhjen e parë, në fakt nuk është nuk është punë, po thjesht një gjest që bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë, duke nënvizuar se presidenti i republikës pret punë nga qeveria e re dhe jo gjeste.
“Është hera e parë që një kryeministër të nisë punën me heqjen e fotos. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, nuk duhet të ndodhë, nuk është serioze! Heqja e fotos nuk është punë, por gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime. Është e kollajtë, nuk kërkon lodhje dhe fantazi dhe as inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga kryeministri të bëjë punën dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se Presidentit i Republikës është kreu i shtetit dhe i jep të drejtën atij të përfaqësimit të unitetit të popullit. S’ka diskutim që Ismail Qemali është kontributor jashtëzakonisht i madh i pavarësisë, por historia është histori dhe serioziteti i shtetit është seriozitet”, tha Nishani.
17 shtator 2013 (gazeta-Shqip.com)
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...une-jo-gjeste/
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Berisha: Heqja e fotos se Presidentit, akt i shemtuar urrejtjeje klasore
Eljona Ballhysa
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilesuar nje akt te turpshem te nje urrejtjeje primitive, heqjen e fotos se Presidentit nga institucionet shteterore, te miratuar me vendim qeverie nga Rama. Sipas ish-kryeministrit, kjo bie ne kundershtim te hapur me nenin 86 te Kushtetutes, ku shkruhet se: “Presidenti i Republikes eshte kryetari i shtetit dhe perfaqeson unitetin e Popullit”. Sipas Berishes, ky vendim i Rames, ne shkelje te hapur te Kushtetutes perben rrezik kombetar. “Edvin Kristaq Rama inauguroi detyren e kreut te ekzekutivit me nje akt te shemtuar te urrejtjes klasore, ate te heqjes nga zyrat shteterore te portretit te Presidentit te Republikes. Ky eshte nje akt urrejtje, percares dhe i shemtuar qe bie haptas ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, e cila percakton Presidentin e Republikes si kryetarin e shtetit dhe perfaqesuesin e unitetit te popullit. Pikerisht se ne cdo vend kryetari i shtetit perfaqeson unitetin e popullit, portreti i tij eshte dhe portreti zyrtar i vendit. Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per cdo shqiptar nga themeluesi i Pavaresise sone, Ismail Bej Vlora, deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes. Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inauguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar”, - shkruan Berisha. Ndersa ish-ministri i Drejtesise, Eduard Halimi i cileson si antikushtetuese te tre vendimet e para te qeverise se re te drejtuar nga kryesocialisti, Edi Rama. Sipas ish-ministrit Eduard Halimit, qeveria e re nuk kishte percaktuar as rendin e dites dhe i miratoi vendimet pa i shqyrtuar fillimisht ato. “Vendimet e miratuara nga qeveria jane teresisht antikushtetuese sepse bien ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit dhe me ligjin mbi te cilin funksionon Keshilli i Ministrave. Ligji per Keshillin e Ministrave, ligji 9000 percakton qarte se rendi i dites percaktohet minimalisht dy dite perpara per miratimin e nje vendimi qeverie. Specialistet te shohin per perputhshmerine e aktit me Kushtetuten dhe me pas te kaloje per miratim”, eshte shprehur Halimi. Ne mbledhjen e pare te qeverise se tij, Edi Rama mori tri vendime, heqjen e fotos se presidentit Nishani nga institucionet, ndalimin e importit te plehrave dhe miratimin e Kodit te Etikes per ministrat.
Qendrimi
“Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per cdo shqiptar nga themeluesi i Pavaresise sone, Ismail Bej Vlora, deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes. Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inauguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar”, - shkruan Berisha.
KJ
Cdo shtet demokratik ne bote ka simbole, sic eshte flamuri, sic eshte himni, sic eshte vula shteterore, ka edhe institucione te pavarura kushtetuese. Quhen institucione kushtetuese pasi pushtetin e marrin nga Kushtetuta, Ligji Themeltar i atij vendi, qe sanksionon dhe ndan detyrat e cdo institucioni. Duke qene se nje shtet ka disa institucione demokratike, ka disa drejtues te zgjedhur ne keto institucione, lind nevoja e perzgjedhjes se kreut te shtetit. Drejtuesi i cilit institucion demokratik te vendit do te jete perfaqesuesi i gjithe shtetit shqiptar? Dhe Kushtetuta e Shqiperise, neni 86 i saj qe une te kam sjell me lart, e ben te qarte qe Kreu i Shtetit te Republikes se Shqiperise eshte Presidenti i vendit. Pike.
Fatos Nano nxorri me te drejte ato rregulla, jo se keshtu i donte qejfi atij, por se keshtu e dikton Kushtetuta. Kushtetuta i DIKTON kryeministrit dhe kryetarit te parlamentit e te gjithe krereve te shtetit respekt per institucionin e presidences dhe njeriut te zgjedhur ne kete institucion, presidentit. Dhe ky respekt merr shume forma, qe nga vendosja e portretit neper zyra, e deri tek vendi i nderit neper dreka e darka qe shteti shqiptar ben, apo pritjet diplomatike qe behen. Edhe kur te huajt vizitojne Shqiperine, takimin e pare qe bejne e bejne me presidentin e vendit, jo me kryeministrin, per te respektuar Kushtetuten e Shqiperise qe ia njeh kete detyre e nderim presidentit.
Majmuni i cirkut qe kujton se eshte mbi ligjet dhe se ai ka cliruar Shqiperine, me ate akt qe beri nuk hoqi thjeshte nje fotografi, ai deshmoi dy gjera:
1) Mungese totale te respektit per institucionet kushtetuese dhe ligjin.
2) Manine e tij autokratike per te qene i pari e per te kontrolluar gjithcka.
Keto dy prirje te majmunit shqiptaret dhe bota i kane deshmuar qe ne 8 vjetet qe ishte ne opozite, por me fitoren e zgjedhjeve dhe ardhjen ne pushtet, njerezit prisnin qe majmuni te behej njeri e te ndryshonte sjellje e qendrim. Kjo nuk ndodhi por ai do te vazhdoje me majmunerine e tij. Dhe nuk ishte vetem akti i heqjes se portretit te presidentit nga zyra shqetesues, akti i "Kodit Etik" nuk eshte gje tjeter vecse vendosja e diktatures se Edi Rames brenda administrates se tij publike: ministri i Rames tani ne qeveri nuk i lejohet as te flasi me mediat, e as te shprehi nje mendim ne publik qe bie ndesh me vendimin e qeverise. Nese nje nga ata 19 ministra voton kunder nje projektligji ne qeveri, ai nuk mund te shkruaje dot nje artikull apo te dali ne televizion ne nje interviste e te shpjegoje se perse ai votoi kunder dhe perse ai vendim eshte i demshem per vendin. Ky eshte nje tjeter akt antikushtetues pasi cenon lirine e fjales qe e gezon cdo qytetar i atij vendi, dhe ministrat jane qytetare, nuk jane as robote e as aliene.
Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, ish-kryeministri socialist Ilir Meta, aleati i Edi Rames ne pushtet sot, u prononcua se nuk do ta heqi portretin e presidentit nga zyra e tij, pasi e ka te qarte se kush eshte kreu i shtetit shqiptar. A eshte edhe Ilir Meta i cmendur si Berisha?
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-09-2013 më 23:27
Krijoni Kontakt