Close
Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 366
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Pavarësia po shembet



    Marrëveshje që minojnë pavarësinë e Kosovës

    Kosova po shkon në drejtim të konfirmimit të sovranitetit të dyfishtë, kështu mendojnë ekspertët, të cilët nuk pajtohen me marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.
    Kosova dhe Serbia kanë arritur mbrëmë në Bruksel marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin, ka njoftuar Zyra e Baroneshës Katerin Eshton. Marrëveshja u arrit pas një takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, të ndërmjetësuar nga Eshton.


    Serbia po arrin maksimumin

    Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe kryeministri Thaçi, i cili tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Njoftimi të cilin e ka dhënë Zyra e Përfaqësuese së Lartë, nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje. ...

    http://www.botasot.info/kosova/24064...ia-po-shembet/

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po qyre more zoteri ku e ke origjinalin
    po ty te ka verbue urrejtja qe kie ndaj çlirimtarve
    e nuk po shef ma lerg se te huna
    Keso fletesh A4, te cilat nuk publikohen se paku ne faqe zyrtare te qeverive respektive si "marreveshje zyrtare", jane gjera qe nuk i kam kontestuar dhe nuk i kontestoj...

    Edhe ajo qe para disa muajsh u quajt "Marreveshje nderkombetare me Serbine..." dhe u "ratifikua" me zhurme ne Parlament nuk eshte publikuar askund si marrevshje apo marreveshje nderkombetare, edhe pse cdo marreveshje e tille publikohet domosdoshmerisht ne Gazeten Zyrtare, ne Ministrine e Puneve te Jashtme etj. -jo vetem ne Kosove por edhe ne Serbi dhe ne cdo vend te botes. Edhe Serbia eshte e obliguar me ligj qe t'i publikoje marreveshjet nderkombetare ne faqe perkatese.
    Ky eshte problemi, jo fakti qe Thaci apo dikush tjeter ne emer te Kosoves pajtohet me Dacicin apo arrine "marreveshje" per implementimin e planeve te BE-se, Serbise dhe te vete Thacit dhe rrethit te tij ne Kosove.
    Sic e thashe, po te kishte marreveshje legjitime ne mes te dy vendeve, askush nuk do te pengonte publikimin e kopjeve dhe nenshkrimeve te dokumenteve zyrtare. Madje Thaci dhe ndonje tjeter qe lavderohet me te arriturat e tij do te publikonte kopje perkatese para se te dilte nga zyrat e bisedimeve. Njerezve jane duke ju shitur kryesisht, per te mos thene ekskluzivisht, obligimet e Kosoves per te implementuar planet e Serbise, te BE-se dhe te SHBA-ve si "marreveshje" ne mes Serbise dhe Kosoves. "Perfitimet" e Kosoves nga kjo avanture e rrezikshme e Thacit jane jashtezakonisht margjinale ne krahasim me humbjet dhe rreziqet per te tashmen dhe te ardhmen, ne vecanti edhe ne aspektin ekonomik. Avantura e Thacit eshte kryesisht ne favor te Thacit dhe te disa tjereve ne pushtet, jo ne favor te Kosoves dhe shumices se qytetareve te saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-09-2013 më 23:46

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Kosova po ndahet
    "Kosove dhe Metohi "

    Titullari i vet merveshjes eshte se po bisedohet ne bruksiel per "Normalizim madhenjesh me Serbin " e "Neutral ndaj statuit te Kosoves .Keshtu plasohet ne qarqet e Kosoves .Ndersa ne arenen nderkomebtare kjo marveshje konsiderohet bisedime mes Prishtines dhe Beogradit .
    Permbajtesia e marveshjes eshte e qart sepse brendesia e kesaj marveshjes eshte se ska te bej fare me "normalizim mardhenjesh me Serbin " te gjitha draftet e e neshkruara siq thuhet nga nderkomebearet jan mes Dacicit dhe Thacit .Askund pra ne arenene nderkomebetare se figuron se po bisedohet ne nivele shtetrore .Qendrimet e Be dhe Bn jan se kto lloje bisedash pra mes Thacit dhe Dacicit sjan ne nivel shteterore .Ato ne titullar por edhe ne dokumente jan NEUTRALE NDAJ STATUSIT .
    Kto lloje marveshjetsh sipas asaj se qka shkruen ne ato marveshje kan te bejn me rriregullimin e statusit te Kosoves .Tash se fundmi eshte edhe ka duken kornizat e qarta te ndarjes se Kosoves .Deri me sot parlamenti i kosoves ka pas dy rezoluta per ket qeshtje te kinse ''normalizimit te mardhanjeve me Serbin '' nje titullar qellimisht i ven si titull .
    Pse jan te kjarat konturat e ndarjes se Kosoves ?
    1.Quhet asocacion i bahskeseve te Komunave .Qe sipas marveshjeve pran Kombeve te bashkuara i bjen se nihet si teritor i veqant .
    2.krijohen posaqerisht fonde finansimesh
    3.Energjetika dhe telefonia e ndar (pra kjo eshte marveshja e fundit qe ende su aprovu ne parlament e cila ka driten jeshile ne parim nga parlamenti paremdone se kush kundershton tash kto i bjen sipas titularit se nuk po kan vullnet me i regullue mardhnjet me Serbin qfar ironie a .)
    Krejt kto nga ana e Serbis paraqiten si vullnet i mir i saj qe tja lejoi Kosoves kto gjera pra pasi ajo e konsideron teritor te vetin Kosoven ajo ka parapar kaher me idologet siq jan Akademia e Serbis nje ndarje te till ne vitet e mehereshme ne "Kosove dhe Metohi" .
    Kjo eshte ka duket e qarte dhe do krijohen kto dy etnitetet ne Kosove nje e banuar me shqiptar tash me te shendruar ne "Kosovar" dhe nje me Serb me kisha e manastiret e veta Serbe .Ne histori fjala Metohi ka simbolizuar kultin fetar dhe diogjezat serbe neper Kosove .Pra simbolika e fjales Metohi qendron mu aty se "Metoh" simbolizon kultin e fes ortodokse dhe si e till konsiderohet tok e shejt Serbe "Metohija '' e themeluar nga diogjezat Ruse ne kohen e mbreitit Ivan .
    Tash se fundmi dhe ne te ardhmen ky rugtim qe po behet per ne Shqipetaret e Kosoves "Kosovaret '' po na jep nje kahje shum te keqe te ndarjes dhe coptimit te tokave shqiptare .Tash ne ato treva jan shperngulur shumica e popullit shqipetare "Kosovare " kan mebetur vetem serbet ,me nje pakic shqiptaresh qe skan pas mjete te shpengulen e te vendosen siq jan shpengulur shumica e shqipetareve "Kosovareve ''
    Vet termi "Kosovare ''te denigron tingllon i shumtuar me kushtetut ne si komb kemi denigrue kemi mohu veteveten duke na shendruar me ngritje gishtrinjesh ne parlament per nje kombe te ri te cilen e kan quajtur "Kosovare "
    Pra sipas dokumenteve Kosova eshte ndar tash me ne gjasht regjione dhe dy etni e dy teritore tash me te ndara dhe konturat e ndarjes jan ba.
    Gurthemelin per ket ndarje e kan aprovu parlamenti i Kosoves .Pra parlamentaret e stershantazhuar e te pruar qellimisht me vota te dyshimta kan vendosur ashtu pa ber asnje analzi paraprake vetem te tregoi vetveten se jan kinse per "Normalizimin e mardhnjeve me Serbin "qfar ironie qfar djallezie e titullarit i cili definitivisht po perdoret per ndarjen e Kosoves dhe ket po e aprovoin aponentet e parlamentit .

  4. #304

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Ate qe Serbia kriminele e Millosheviqit dhe e Shesheljit e humben me lufte - Eshte duke e fituar Serbia kriminele e Nikoliqit, Vucicit dhe e Dacicit me ane te ketyre bisedimeve!

    Ate qe Kosova martire e luftetareve te Lirise, luftetarve te UCK-se ne krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe familjaret e tije e fituan me lufte - Tani kete jane duke e humbur bandat kriminele te SHIKUT dhe PDK-se ne krye me Hashim PRONTON me ane te ketyre bisedimeve te PA Drejta, te PA Barabarta, ku Serbise ja lehteson rrugetimin drejt BE-se dhe ja mundeson ndikimin e metutjeshem te saj ne ceshtje e rregullim te brendshem ne Kosoven. Ndersa ne anen tjeter Kosova jo vetem po e SHEMB kete Pavaresi te cunguar, por dale nga dale Kosova perseri po behet pjese perberse e Serbise!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi




    Jacobson: Zgjedhjet e 3 nëntorit janë... historike!
    11:32 / 6.09.2013
    108 0

    Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë të lirë për Radio Dukagjinin flet për jetën e saj private, për punën dhe kohën e lirë në Kosovë, për ushqimin, rininë, politikanët... Në Kosovë thotë se sheh përparime, ndërsa apelon tek të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, e tek politikanët që zgjedhjet të jenë të drejta dhe transparente.

    Dukagjini: Si është në Amerikë të bëhesh ambasadore. Çfarë duhet bërë?
    Jacobson: S’ma merr mendja qe mund ta shpjegoj këtë në shqip. I kemi dy sisteme. Njëra mënyrë për t’u bërë ambasadore është duke iu bashkuar Shërbimit të Jashtëm. Këtë e kam bërë edhe unë. Rreth 70 për qind të ambasadorëve tanë janë diplomatë të karrierës. Njerëz si unë që i bashkëngjiten Shërbimit, përparojnë në karrierë dhe kanë fatin e mirë për tu përzgjedhur si ambasadorë. Rreth 30 për qind janë të përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë për të arriturat e tyre në industrinë private, në Akademi ose Qeveri. Gjithsesi, kushdo që nominohet për postin e ambasadorit duhet të konfirmohet nga Senati. Pra, të nominohet nga Presidenti dhe të konfirmohet nga Senati.

    Më pëlqen humori britanik

    Dukagjini: Është punë e lodhshme, e këndshme?
    Jacobson: Është punë shumë e këndshme. Unë kam fat, sepse kam një punë që e dua shumë. Unë jam diplomate dhe çdo dy ose tri vjet kam mundësi të mësojë për një vend të ri, të mësojë një gjuhë të re. Unë ndihem sikur jam e re sepse puna ime është interesante.

    Dukagjini: Keni provuar ndonjëherë të këndoni karaoke?
    Jacobson: Isha ambasadore e SHBA-ve në Ashkabat në Turkmenistan dhe bashkëshorti im dhe unë shkonim shpesh në një bar ku edhe këndonim karioke. Këtu në Kosovë nuk kisha ende mundësi të këndojmë karioke por, nuk e di, ndoshta në të ardhmen.

    Dukagjini: Cilën këngë e keni këndua?
    Jacobson: P.sh. nga: Beatles, Bette Midler, The Rolling Stones.

    Dukagjini: A e lexon horoskopin ambasadorja?
    Jacobson: Jo, sepse besoj në fatin tim.

    Dukagjini: Çka ju mungon më shumë nga ushqimi amerikan?
    Jacobson: Nuk po më mungon asgjë, sepse ushqimi këtu në Kosovë është aq i mirë, aq i shijshëm dhe i shëndetshëm, si perime, peshq… Jam pothuajse vegjetariane. Nuk e preferojë mishin. Këtu sallatat janë shumë të mira e në veçanti buka me ajvar ose me djathë. Është telashe për mua ta kontrollojë figurën këtu.

    Dukagjini: Shumë herë jeni përmendur se jeni aktive në rrjetet sociale. Përdorni Twitter, Facebook?

    Jacobson: Jam në Twitter. Kam dy mijë ndjekës (followers), ndërsa Ambasada është në Facebook. Personalisht marr pjesë edhe në Facebook.

    Dukagjini: Të flasim pak për vendin tuaj?

    Jacobson: Kisha fat të jetoj në Kaliforni, për 16 vite, sa isha e re. Jam nga Kalifornia e veriut. Është shumë bukur, ka plazh, ka male. Është ky vend ku prodhohet vera shumë e mirë.

    Dukagjini: A shikoni filma?
    Jacobson: Filmi më i preferuar për mua është “Monty Python and The Holy Grail”, sepse jam mësuar kur isha e re me humor britanik. Janë shumë mbresëlënëse këtu në Kosovë festivalet e filmit. Kishim DokuFestin në Prizren, do ta kemi festivalin NineEleven, Prishtina Film Festival. Kosova ka një kulturë shumë aktive dhe të gjallë.

    Dukagjini: Keni shërbyer për shumë shtete të tjera. Sa është e mundimshme kjo jetë?
    Jacobson: Për mua është në rregull. Isha 18 vjeçe kur unë kam lëvizur çdo dy ose tri vjet. Për mua është në rregull. Më pëlqen shumë. Do të jetë pak e vështirë për mua kur të dal në pension.

    Dukagjini: Po familja juaj…?
    Jacobson: Jam këtu me bashkëshortin tim, David. Ai punon në ambasadën britanike. Është diplomat britanik, që tri vite.

    Populli mikpritës i Kosovës

    Dukagjini: E kemi parë klipin tënd të prezantimit për Kosovën. Jemi mahnitur sa bukur e flisje gjuhën shqipe. Si ja bëni me gjuhët? I mëson para se të shkosh në vendin ku do të jesh ambasadore?
    Jacobson: Me falni për gabimet, por përpiqem. Mendoj se është e rëndësishme për diplomatet të tregojë respekt, interes në vend, në gjuhë, në kulturë. Nuk ishte e lehte për mua, pasi nuk jam e re të mësojë shqip që është një gjuhë pak e ndërlikuar. Por, përpiqem. Kemi shumë zyrtarë në Ambasadë që flasin shqip ose serbisht, sepse kjo është pjesë e punës.

    Dukagjini: Po kalojmë te jeta në Kosovë. Si është të jetosh në një vend me mjaft vështirësi?
    Jacobson: Për mua është një kënaqësi, sepse ka një nivel shumë të lartë të respektit për Amerikën në Kosovë. Kemi qasje gjithmonë me zyrtarë kosovarë, me shoqërinë civile, me mediat dhe të gjithë janë shumë të hapur. Patjetër që ka vështirësi dhe sfida, por mendoj se ne, Ambasada amerikane, punojmë shumë mirë me Qeverinë, me shoqërinë civile etj.

    Dukagjini: Çfarë përshtypje kishit nga larg për Kosovës dhe çfarë kur erdhët këtu?
    Jacobson: Kisha mundësi të lexoj për Kosovën, të bashkëbisedoj me kolegët që kemi tubuar këtu. Edhe para se të vija kisha një përshtypje shumë të mirë. Tani, pas një viti, kam përshtypje edhe më të mirë. Është e mrekullueshme të jetoj dhe të punoj këtu. Puna është interesante, populli është shumë mikpritës, malet janë të bukura, ushqimi …

    Dukagjini: Veç po na shtohen kilogramët…
    Jacobson: Vrapojë në mëngjes për të evituar kilogramët, por nuk është e lehtë.

    Dukagjini: Si nis dita juaj? Me një makiato?
    Jacobson: Me një çaj. Vjen kjo nga origjina ime angleze. Zakonisht në ora 5:00, sepse unë dhe bashkëshorti im bëjmë ushtrime para punës.

    Dukagjini: Dilni në Gërmi apo vetëm në shtëpi?
    Jacobson: Në Gërmi, në palestër...

    Dukagjini: Pastaj fillojnë angazhimet zyrtare…?
    Jacobson: Zakonisht kam disa mbledhje jashtë Ambasadës me zyrtarë të Qeverisë dhe takime të ndryshme. Gjithashtu kam mbledhje brenda Ambasadës, sepse kemi një Ambasadë të madhe me gjashtë agjenci: thesarit, të drejtës, mbrojtjes, USAID dhe Departamentit të Shtetit. Muajin tjetër do të fillojë të punojë edhe një agjenci e re.

    Dukagjini: Po ditëve të lira?
    Jacobson: Na pëlqen të udhëtojmë pak nëpër Kosovë, p.sh. në Prizren, në Pejë, në grykën e maleve në Rugovë. Ishim një vikend edhe në malet e Sharrit, në Dragash. Na pëlqen shumë edhe të bëjmë ushtrime jashtë.

    Zgjedhjet, mundësi e re për Kosovën

    Dukagjini: A dilni nëpër Prishtinë kur jeni e lirë? Në cilat vende?
    Jacobson: T’ju them të drejtën, në veçanti në mbrëmje dhe në fundjavë kemi angazhime zyrtare në restorante, në bare etj.

    Dukagjini: A dilni me shqiptarë apo e keni shoqërinë tuaj?
    Jacobson: Kemi fat, sepse kemi disa miq shqiptarë. Është kënaqësi për ne të ftojmë edhe miq në shtëpi ose edhe të vizitojmë miq në shtëpitë e tyre.

    Dukagjini: Zonja ambasadore, vendi juaj ju ka dhuruar Shpërblimin e lartë për punë të ndershme. Sa shihni ndershmëri në politikat dhe politikanët e vendit tonë?
    Jacobson: Kam takuar disa politikanë si dhe qeveritarë shumë punëtorë këtu. E di se, në veçanti për shkak të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të zgjedhjeve të ardhshme, ka shumë njerëz që fare s’kanë shkuar në pushime verore. Mendoj se e kemi një mundësi të vërtetë me zgjedhjet lokale, që udhëheqësit politikë të Kosovës të shfaqin një nivel të ri të ndershmërisë dhe të transparencës. Para një viti, Kosova ka arritur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe këto do të jenë zgjedhjet e para që mbahen prej asaj ngjarjeje. Mbahen përnjëherë në tërë territorin e Kosovës dhe kjo është mundësi e shkëlqyeshme për Kosovën për të treguar se është e gatshme për demokraci serioze. Do të doja që të gjithë udhëheqësit politikë të zotohen se do të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe transparente dhe se ata nuk do t’i pranojnë mashtrimet nga anëtarët e partive të tyre që punojnë në qendrat e votimeve apo në organet zgjedhore të komunës. Shpresoj që njerëzit do të dalin dhe do të votojnë dhe që vetë qytetarët do të raportojnë nëse shohin diçka të gabuar.

    Ëndërroni diçka të madhe...

    Dukagjini: Rinia e këtij vendi që për vite ka dalë ndër më optimistet në Evropë e më tej. Këtë vit pati lëkundje në optimizmin e treguar. Arsyet nuk janë të pakta. Si një shtetase e një vendi ku shteti i ofron politika ndihmuese dhe zhvilluese për rininë, si e shihni të ardhmen e rinisë tonë?
    Jacobson: Jam shumë optimiste për Kosovën dhe njëra prej arsyeve për këtë është rinia e saj. Mendoj se rinia këtu ka shpirt sipërmarrësi; ka shumë energji; shumë kreativitet. Natyrisht se ka sfida të mëdha sa i përket punësimit. Kosovës i duhen shumë investime nga brenda dhe nga jashtë, që ekonomia të rritet dhe të mund të krijojë vende te reja pune. Besoj se Qeveria, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe po ashtu edhe komunat po punojnë me zell për të përmirësuar mjedisin afarist. Sa i përket tërheqjes së investimeve, kjo është e vështirë tash për shkak të krizës financiare në botë. Por, përderisa Kosova lëvizë para në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe përderisa të ketë mundësinë për ta luftuar korrupsionin dhe për të rritur kapacitetet e sistemit të drejtësisë, mendoj se do të ketë mundësi më të mira për të tërhequr investime. Sepse, në fund të fundit, të rinjtë e Kosovës duan atë që dëshirojnë të rinjtë e tjerë: duan punë, duan të ardhme të ndritur.

    Dukagjini: Cila ka qenë këshilla më e mirë që ua keni dhënë të rinjve?
    Jacobson: Këshilla më e mirë për mua ka qenë të ëndërroj diçka të madhe.

    Dukagjini: Por, edhe ta realizojnë..
    Jacobson: Jacobson: Ende po punoj për këtë.

    Dukagjini: Si do t’i këshillonit të rinjtë të cilët kanë interes për shërbimet publike. Çfarë do ju thoshit?
    Jacobson: Arsimimi është shumë i rëndësishëm, si dhe energjia për të rinjtë. Të rinjtë kanë aftësi të veçanta për të mësuar gjuhë të huaja, prandaj do t’i që të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja të rajonit dhe të tjera sa janë të rinj; që të punojnë shumë, sepse ne llogarisim tek të rinjtë e Kosovës - të cilët përfaqësojnë një pjesë të madhe të popullatës - që ta çojnë vendin drejt të ardhmes së ndritur evropiane. Do të isha e lumtur që të rinjtë e Kosovës të interesohen për shërbimin publik.

    Makiato në Kosovë, më e mira në botë

    Dukagjini: Cilat mendoni se janë njohurit apo eksperiencat e të rinjve që jetojnë në një shtet të ri, siç është Kosova? Çfarë eksperiencash kanë të rinjtë tanë në vendin tonë?
    Jacobson: Kosova është vend në tranzicion që po shkon përpara. Edhe sistemi arsimor po përparon dhe ne po përpiqemi të ofrojmë ndihmë në këtë fushë. Shpresoj se deri në fund të vitit do të mund të shpallim programin e ri të ndihmës në arsim, i cili do t’ju japë mundësi qindra të rinjve kosovarë për t’i kryer studimet e larta në SHBA. Po ashtu, pas hapjes së programit të Korpusit të Paqes, shpresoj se vitin e ardhshëm do të kemi vullnetarë të Korpusit të Paqes. Fillimisht ata do të mbajnë mësim të gjuhës angleze në shkollat e mesme. Mendoj se edhe kjo gjë është pjesë e kontributit tonë. Përmes USAID-it kemi ofruar mbështetje në nivelin fillor, por edhe atë universitar. Është me rëndësi që të gjithë të punojmë së bashku në përmirësimin e mundësive të arsimimit, por edhe për të punuar në mundësitë ekonomike për të rinjtë. Kam vërejtur se të rinjtë këtu pinë shumë kafe, shumë makiato, që këtu është më e mira në botë. Mund ta them këtë, sepse fundjavën e kaluar isha në Venedik. E provova makiaton e tyre, por makiatoja këtu është më e mirë.

    Dukagjini: Jam i gatshëm ta ndryshojë diplomën e fakultetit me një pasaportë amerikane ose të Evropës. Kur do të na ndryshojë ky trend ?
    Jacobson: Mendoj se pasaporta që keni nuk është gjëja më e rëndësishme, por energjia, përkushtimi dhe kreativiteti ndaj punës tuaj; pasioni për punën tuaj. Do t’i nxisja të rinjtë e Kosovës që të përqendrohen në edukimin e tyre, që të mësojnë rreth sipërmarrësisë dhe të mendojnë rreth shërbimit publik e t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë. Për ata që janë të interesuar për të studiuar në SHBA, kemi shumë programe. Po përgatitemi që muajin e ardhshëm t’i përzgjedhim kandidatët për programin Fulbright. Kemi programe të shkëmbimit të nxënësve të shkollave të mesme, të studentëve në studime para dhe pasuniversitare, dhe të profesorëve. Ju keni qenë pjesëmarrëse e njërit prej këtyre programeve. Pra, do t’i nxisja të rinjtë që janë të interesuar për të studiuar në SHBA, që t’i vizitojnë këndet amerikane në Mitrovicë, Prishtinë dhe në Prizren, apo qendrën tonë për këshillim e cila gjendet në Shkollën Amerikane të Kosovës, për të mësuar më shumë rreth programeve tona. Po ashtu, vizitoni faqen tonë të internetit. Mund të na gjeni në Facebook ku gjithmonë i reklamojmë mundësitë për të studiuar në SHBA. Do të dëshironim që qindra të rinj të shkojnë për të studiuar në SHBA dhe të kthehen për ta sjell përvojën e tyre në Kosovë e për të ndihmuar në ndërtimin e të ardhmes së vendit.

    Ishalla Kosovën e shohim më pak të izoluar

    Dukagjini: Kur do ti vije fundi izolimit të sportit kosovar? Kemi shumë talente, sportistë të dalluar. E fundit ishte Majlinda Kelmendi e cila u shpall kampione e botës në xhudo.
    Jacobson: Po shohim më shumë hapje në këtë fushë. Medalja e artë në xhudo është e mrekullueshme. Është fantastike për të parë një kosovare me një të arritur të tillë dhe flamurin kosovar duke valuar në maje. Mendoj se ishte çast shumë prekës për shumë veta këtu dhe shpresoj se do të kemi raste të tjera për ta parë një gjë të tillë edhe në të ardhmen. Kosova është njohur nga 100 vende dhe me përparimin në dialogun me Serbinë, me arritjen e Marrëveshjes dhe me zbatimin e saj, me rrugën evropiane të Kosovës dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që do të negociohet, gjasat për të ardhmen janë të mira. Gjërat kurrë nuk arrihen aq shpejt sa do të dëshironim. Por, nëse e krahasojmë këtë vit me vitin e kaluar, Kosova ka arritur shumë prej atëherë: kemi përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë, vendimin e Bashkimit Evropian për negociatat për Stabilizim-Asociim, ligjet e reja që janë të domosdoshme për procesin e liberalizimit të vizave... Është bërë punë e madhe për një vit dhe nëse Kosova arrin ta mbajë këtë ritëm, mendoj se të rinjtë do ta shohin Kosovën më pak të izoluar dhe më shumë të ndërlidhur, përfshirë edhe në fushën e sportit. Ishalla.

    Dukagjini: A ju pëlqejnë njerëzit e Kosovës? E përmendet më herët mikëpritjen. Çka tjetër përpos mikpritjes?
    Jacobson: Njerëzit këtu janë shumë të hapur. Mendoj se shkalla e miratimit për SHBA-të këtu është 87 për qind, e jam e sigurt se është më e lartë se kudo në botë. Prandaj, është mirë për të qenë në një vend kaq proamerikan, ku njerëzit duan të punojnë me amerikanët. Çka kam parë këtu është se kosovarët duan ta ngërthejnë përvojën që e marrin diku tjetër dhe ta shfrytëzojnë atë për të zhvilluar rrjedhat dhe përvojat vetanake. Prandaj, mendoj se investimet tona këtu janë pozitive, sepse përfitojmë shumë prej programeve tona të investimeve, qofshin ato përmes Departamentit të Thesarit, të Drejtësisë, të Mbrojtjes, USAID-it apo përmes programeve të Departamentit të Shtetit. Kjo më pëlqen, sepse është mrekulli kur kemi mundësi që t’i shohim rezultatet e investimeve tona gjatë kohëzgjatjes së mandatit tonë. Nganjëherë në diplomaci investojmë në diçka, por rezultatet shihen pas njëzet vjetëve. Këtu në Kosovë me të vërtetë shohim përparim. Më pëlqen mikpritja e njerëzve, më pëlqen sensi i humorit dhe është kënaqësi për të qenë këtu.

    Bota do t’ju vëzhgojë.

    Dukagjini: Cili është mesazhi juaj për zgjedhjet lokale që po i presim me 3 nëntor?
    Jacobson: Porosia ime është që të dalin në zgjedhje. Zgjedhjet e 3 nëntorit janë historike, sepse do të jetë hera e parë që zgjedhjet lokale do të mbahen përnjëherë në tërë territorin e Kosovës. Bota do t’ju vëzhgojë. Shpresoj që të shohim vëzhgues nga Bashkimi Evropian. Ne planifikojmë që t’i vëzhgojmë këto zgjedhje nëpër të gjitha komunat e Kosovës me ekipet tona nga ambasadat këtu dhe ato në vendet fqinje. Po ashtu, do të ketë edhe vëzhgues vendorë, të cilët do t’i mbështesim së bashku me donatorë tjerë. Pra, bota do të vëzhgojë se si do të mbahen këto zgjedhje. Prandaj, është me rëndësi që njerëzit të dalin në to, pa marrë parasysh moshën apo përkatësin etnike. Është me rëndësi që të dilni dhe të votoni për kandidatin që ju mendoni se do të jetë më i miri për të ardhmen e komunës tuaj; për kandidatin që ju mendoni se do t’ju japë më se shumti llogari zgjedhësve. Kjo është porosia ime për votuesit. Kurse, porosia ime për politikanët është që të mbajnë zgjedhje të lira dhe të drejta. Kur them politikanët, nuk flas vetëm udhëheqësinë e lartë politike, por edhe për përfaqësuesit e partive politike që punojnë në qendrat e votimit. Ky proces duhet të jetë i drejtë dhe transparent, për tu pranuar si legjitim. Kosova duhet të ketë zgjedhje legjitime për të ecur përpara.

    Dukagjini: Zgjedhjet në Kosovë dhe marrëveshja Kosovë-Serbi? A mendoni se me këto zgjedhje veriu do të integrohet më shumë në Kosovë?
    Jacobson: Gjëja më e rëndësishme prej këtyre zgjedhjeve, sa i përket veriut, është se pas këtyre zgjedhjeve, nëse të gjithë marrin pjesë në to dhe nëse procesi zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, atëherë në veri do të kemi kryebashkiak të ri të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që pranohet si legjitim nga Kosova, nga popullata këtu, nga rajoni dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Mendoj se ky do të jetë hap shumë i rëndësishëm përpara. /Radio Dukagjini/Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Krasniqi: Kush është kryeministër këtu?



    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Maqedoni, pas bllokimit të kufirit.

    Krasniqi, përmes profilit të në Facebook është përpjekur të ngris një çështje tjetër, atë së kush duhet të merr vendime në Qeverinë e Kosovës. Krasniqit duket se nuk i ka ardhur fort mirë kur zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është paraqitur në media si personi kryesor që i ka vendosur embargo Maqedonisë.

    “Ndërsa sa i përket anës sonë, s'ka si mos të bie në sy, roli Kryeministror i Zëvendëskryeministres Kusari?!
    Mos është kjo në shërbim të fushatës për zgjedhjet komunale?
    Pse kjo përpjekje e Qeverisë sonë për të treguar burrni në Bllacë e jo në Bruksel dhe në pikat kufitare me Serbinë?

    Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje të duhur.
    Nuk e di, por disa po thonë! Mos krejt kjo po bëhet për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore që i ka vendi?! Një gjë dihet, kjo nuk është punë e ministrave?! Kush është Kryeministër këtu?
    ”, ka shkruar Krasniqi, transmeton ORAinfo.

    Pjesa tjetër e mesazhit të Krasniqit:

    Qe disa ditë po përpiqem të gjejë një fill për zhvillimet që po ndodhin në kufirin Kosovë - Maqedoni dhe nuk është lehtë të gjendet filli i vërtetë i kësaj gjendje.
    Kujt po i konvenon kjo?
    A i konvenon kjo gjendje Maqedonisë?
    Pa dyshim që jo.
    A ju konvenon shqiptarëve, këndej e andej kufirit? Edhe neve (shqiptarëve) nuk na konvenon?

    Nuk ka dyshim se Gruevski dhe pasuesit e tij i përngjajnë bretkosës që kërkonte të mbathej me patkoin e kalit!!! Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij.

    Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t'i tregojnë se ai nuk mund t'ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t'ua mohon.
    http://www.zeri.info/artikulli/14614...eminister-ketu

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Teksti zyrtar i Marrëveshjes për Telekomunikacion dhe asaj për Energjinë
    Prishtinë, 10 shtator – Zyra për Komunikim Publik i Qeverisë së Kosovës ua shpërndau sot medieve në Prishtinë tekstin e përkthyer të marrëveshjeve të arritura të dielën midis kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Duke pasur parasysh interesimin e theksuar të opinionit për p[mbajtjen e tyre, po i botojmë të plota

    Marrëveshja për Telekomunikacion – rëndësia e saj


    KODI:

    Kosova nga marrëveshja për telekomunikacionin lidhur me çështjen e kodit ka siguruar pre-dispozitat dhe garancitë e munguara për sigurimin e kodit shtetëror të telefonisë. Këto pre-dispozita dhe garanci do ofrohen dhe mbikëqyren nga vet Bashkimi Evropian i cili do e përkrahë kërkesën e Kosovës për sigurim te kodit shtetëror konform parimeve dhe procedurave të ITU-së.


    Siç parasheh marrëveshja brenda afatit 3 mujor palët në mbikëqyrjen dhe lehtësimin e BE-së duhet të gjejnë modalitet për paraqitjen e kërkesës së Kosovës për ndarjen e kodit tre shifror + 383 ose + 384 dhe ky është dhe mbetet kushti që Autoriteti Rregullator të filloj me shqyrtimin e kërkesës për lejimin e përkohshëm të operimit të kufizuar të një operatori në pjesën veriore të Kosovës deri në organizimin e ankandit/tenderit ndërkombëtarpër hapje të brezeve frekuencore konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Përfundimisht, kjo nënkupton vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullimit edhe në këtë pjesë të vendit tonë dhe në praktikë kjo nënkupton se operatorët tjerë Serb duhet të ndërpresim operimet dhe ofrimin e shërbimeve të pa-autorizuara.

    Operatorët e licencuar (në veçanti operatori publik, Vala), pas fillimit të përdorimit unik të kodit nga Janari i vitit 2015 do kursej mjete financiare në vlerë vjetore prej rreth 7 deri 8 milion Euro (kosto direkte si rezultat i përdorimit të kodit të huaj shtetëror).



    MARRËVESHTJET MES RREGULLATORVE:

    Kjo marrëveshje siguron dhe krijon parakushtet e munguara për arritjen e marrëveshjeve teknike që ndërlidhen me planifikimin, shfrytëzimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të radio frekuencave në dyja vendet duke evituar dhe përfundimisht shmangur interferencat radio frekuencore të shkaktuara nga infrastruktura telekomunikuese dhe radio difuzive (TV dhe Radio sinjaleve) rreth kufijve shtetëror të vendit tonë.


    Marrëveshja krijon parakushtet dhe hap perspektivën komerciale që operatorët e dyja vendeve të arrijnë marrëveshje për roaming-un dhe interkoneksionin. Arritja e këtyre marrëveshjeve do ndikoj drejtpërsëdrejti në uljen e tarifave dhe rrjedhimisht kostove të komunikimeve për qytetarët e dyja vendeve pa dallim përkatësie etnike.



    TELEFONIA FIKSE:

    Ligji i Komunikimeve Elektronike dhe rregulloret e Autoritetit Rregullator nuk parashohin kufizime në numrin e licencave për këtë segment të komunikimeve dhe në këtë rrafsh Kosova mirëpret investimet në këtë segment sidomos marr parasysh trendin në rënie të përdorimit të këtij shërbimi dhe investimet e reja të munguara në këtë segment që do krijonin vende të reja të punës dhe mundësi të zgjedhjes alternative të shërbimeve të komunikimeve nga ana e qytetarëve të vendit tonë.



    TELEFONIA MOBILE:

    Marrëveshja parasheh që pjesa e mbetur e infrastrukturës telekomunikuese në veri të vendit të lejohet të operoj në përputhje dhe harmoni të plotë me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme në Kosovë. Ky lejim për sektorin nën-kupton vendosjen përfundimtare të ligjshmërisë dhe ofrimit të shërbimeve të rregulluara dhe mbikëqyrura nga ana e Autoriteti Rregullator në dhe me përmbushje të plotë të të gjitha detyrimeve administrative dhe financiare ndaj organeve të shtetit, si; ARKEP, ATK, Doganat, etj.

    Ky lejim i përkohshëm në asnjë rrethanë nuk nën-kupton dhe duhet të interpretohet si LICENCË e rregullt dhe përfundimisht e eliminon kuptimin apo mundësimin e interpretimit e të qenurit si; Operator i Tretë i telefonisë mobile.

    Marrëveshja krijon parakushtet që nga shtrirja e ligjshmërisë dhe rregullimit edhe në këtë pjesë të vendit të sigurohet një pasqyrë e plotë dhe e qartë e konkurrentshmërisë në sektor, ofrohet dhe garantohet siguria ligjore për investitorët aktual dhe ata të rinj, si dhe të inkasohen të hyra të konsiderueshme shtesë për buxhetin e vendit.



    SHËRBIMET POSTARE:

    Marrëveshja ka të përfshirë edhe pajtimin e palëve për arritjen e marrëveshjes teknike për shërbimet postare e cila fillimisht është refuzuar nga pala Serbe dhe kjo është dhe paraqet edhe një lëvizje para në ndërkombëtarizimin e shërbimeve postare dhe anëtarësimin e Postës së Kosovës pranë UPU (Unioni Postar Ndërkombëtar /Universal Postal Union) dhe Post Europa.





    GRUPI TEKNIK IMPLEMENTUES:

    Marrëveshja parasheh krijimin e grupeve për implementimin e kësaj marrëveshje e cila do mbikëqyret pranë nga BE-ja me mandat hartimin e planit të veprimit për jetësimin e marrëveshjes kornizë.



    Marrëveshja për Energjinë – rëndësia e saj



    Në nivelin e transmisionit:



    Operatori i transmisionit i Serbisë është zotuar që do t’a njeh ndërkombëtarisht KOSTT-in si operator i vetëm i transmisionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë njohje do ta materializoj duke nënshkruar Marrëveshje përkatëse sipas standardeve të ENTSO-E (Asociacioni i Operatorëve të Transmsionit, Sistemit dhe Tregut për energji elektrike në Evropë).



    Me këtë marrëveshje Operatori serb i transmisionit do të mbështesë edhe anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e d.mt.h nuk do të bëjë obstrukcione si deri më tani.



    Materialisht këto përfitime mund të priten:



    • Kosova, respektivisht KOSTT-i mund të arkëtoj të hyra nga energjia e transituar për vende të treta meqë me firmosjen e marrëveshjes KOSTT-I bëhet pjesë e mekanizmit për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian. Duke iu referuar të dhënave energjetike nga e kaluara këto të hyra mund të arrijnë deri 1,500,000.00 -2,500,000.00 Euro/vit.







    • KOSTT-i mund të arkëtoj të hyra nga ndarja e kapaciteteve të transmisionit në linjat e interkonjeksionit me vendet fqinjë në rastet e kongjestioneve. Të dhënat paraprake që janë vlerësuar në mënyrë të përafërt qojnë deri ke informacioni se këto të hyra mund të arrijnë vlerën deri 1,500,000 Euro/vit.





    • Zvogëlimi i çmimeve të importit të energjisë për 19% të vlerës së TVSH ashtu si Serbia ka ngarkuar kompanitë tregtare që kanë eksportuar në Kosovë.





    Gjithashtu palët janë zotuar që për periudhën e kaluar mbi bazën e parimeve dhe praktikave të mekanizmave të zbatuara në të kaluarën të gjejnë zgjidhje për kërkesat e dyanshme për transit dhe ndarja e kapaciteteve të transmisionit në linjat e interkonjeksionit. Nëse nuk mund të gjejnë marrëveshje të kënaqshme për të dy anët atëherë arbitrazhi ndërkombëtar vihet në veprim. (Kontesti sipas vlerësimeve të KOSTT për tërë periudhën e kaluar mund sillet në vlerat 25 deri 30 milion euro).



    KOSTT-i me marrjen nën kontroll të nënstacionit të Vallaqit (110/35kV) në pjesën veriore praktikisht vendos kontrollin në tërë sistemin e transmisionit dhe ndërhyrja ilegale e operatorëve serb në pjesën veriore pushon duke përfshirë kontrollin dispeçerik të HC Ujmanit dhe importin në linjën 110kV nga Novi Pazari.





    Bashkëpunimet në nivel të autoriteteve rregullatore:


    Gjithashtu palët janë dakorduar të bashkëpunojnë në krijimin e kornizave rregullatorë që në harmoni me Traktatin mbi energji që mund të njohin licencat e njeri tjetrit gjatë tregtimit me energji elektrike.



    Pas nënshkrimit përveç atyre provizioneve që në marrëveshje janë trajtuar për veprim saktësisht dhe obligojnë palët menjëherë për veprim si Marrëveshja për Interkonjeksion, Kërkesat nga e kaluara e që adresojnë saktë KOSTT dhe EMS, për çështjet tjera do të formohen grupet implementuese për t’u marrë vesh Planin e Implementimit dhe më pas Planin e Veprimit.

    http://www.koha.net/?page=1,13,158300

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Telecommunications, energy agreement opens Serbia’s door to EU

    BELGRADE – Serbian Minister of Trade and Telecommunications Rasim Ljajic stated on Monday that the agreement in Brussels concerning telecommunications and energy opens Serbia’s path to the EU and demonstrates the willingness of Belgrade to solve problems in a mutually acceptable way.




    Speaking about telecommunications, Ljajic told Tanjug that the draft agreement was reached on Sunday and framework was obtained which should be filled by tangible contents, which will be the task of the implementation groups that should be formed on grounds of the agreement.

    This is a very important agreement which opens Serbia’s doors to the EU and shows that the problem cannot be solved without Serbia although Pristina tried to obtain an area code and solve other issues in telecommunications without Serbia’s active participation, Ljajic said.

    Through the agreement, both sides took on the obligation to respect the principles and standards of the International Telecommunication Union, he said.

    Ljajic explained that this means Serbia has an active and crucial role in this process, and that nothing will change in the field until 2015 as Telekom Srbija will be able to operate normally, without fear that its transmitters or base stations would be destroyed as was the case in 2010.

    In other words, the current situation in terms of mobile telephony and Telekom Srbija in Kosovo-Metohija has been legalised, he said and noted that all 27 base stations would get permits for uninterrupted functioning and that in two years’ time, Telekom Srbija would take part in the tender for mobile telephony.

    Ljajic said that the agreement envisages that Telekom Srbija will get the full licence for the landline telephony.

    Ljajic believes that Serbia has unambiguously opened the doors to initiation of EU accession talks in January the latest. He underscored that the agreement on telecommunications and energy is an important step on the EU path.
    http://inserbia.info/news/2013/09/te...as-door-to-eu/

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Glenny: Në shtetet e reja ballkanike kishte interes kriminal, jo patriotizëm



    Autori i librit “McMafia”, Misha Glenny në intervistë për emisionin "Rubikon" të KTV-së ka rrëfyer prapaskenat e luftërave në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tij u zhvilluan për interesa klanore, kriminale dhe kontrabandë, e nuk kishin të bënin fare me religjionin apo identitetin kombëtar. “Luftërat në ish-Jugosllavi u zhvilluan më tepër për përfitime ekonomike dhe krim të organizuar të elitave në pushtet, sesa për qëllime patriotike”, ka thënë Glenny.


    Glenny ka thënë se patriotizmi nuk ka ekzistuar në asnjërin nga shtetet e reja të Ballkanit, por vetëm kontrabanda dhe interesi kriminal, e të vetmi që po pësoni ishin civilët, të cilët po vriteshin.

    Ai ka shpjeguar se arsyeja pse gjatë shkrimit të librit “McMafia” nuk është përqendruar fare te kosovarët dhe shqiptarët, ishte fakti se ai donte të theksonte se kjo nuk kishte të bënte fare me pritjet kombëtare në drejtim të aktiviteteve kriminale.

    Dhe, ajo që më ka bërë përshtypje është se krejt mënyra se si po i përshkruanim luftërat në ish-Jugosllavi, si luftëra që kishin të bënin me religjionin apo identitetin kombëtar, diçka tjetër po na ikte, diçka shumë fundamentale, që ishte se luftërat kishin të bënin me elitat, veçanërisht me elitat e serbëve dhe kroatëve, që përpiqeshin të kapnin sa më shumë para që ishte e mundur, përderisa ndodhte ndarja, ata e inkurajonin ndarjen, duke privatizuar asetet shtetërore, për shembull; duke i vendosur miqtë e tyre nëpër pozitat kryesore në qeveri dhe biznese, e kështu me radhë...... Kjo kishte lidhje me aktivitetin e krimit të organizuar dhe i gjithë territori u bë zonë kyç për diçka edhe më të madhe që po ndodhte, që ishte pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Misha Glenny, autor i librit “ McMafia”.

    Gazetari britanik për KTV-në ka treguar se si CIA-a përpiqej ta arrestonte Arkanin gjatë takimit të tij me një biznesmen shqiptar nga Kosova.

    Për çfarë ai është i bindur se ka pasur edhe bashkëpunime në vijën e parë të frontit gjatë luftës, bashkëpunime ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

    Ai thotë se nuk ishte sekret që UÇK-ja merrte fonde edhe nga tregu i narkotikëve, dhe këtë e kanë ditur edhe agjencitë e zbulimit nga Gjermania dhe Franca në veçanti, por gjithashtu edhe nga Britania dhe SHBA-ja.

    Por, sipas Misha Glennyt, kah fundi, kur lufta u bë serioze, u bë sistematike dhe ne kemi parë shumë individë nga Kosova dhe Shqipëria duke bërë shumë para, duke bërë shuma të mëdha parash. Dhe, ju keni ndarjen e njëjtë sa i përket pabarazisë së pasurisë në Kosovë, që është një ndarje shumë dramatike, njëjtë sikurse është në Serbi, Bosnjë apo në Maqedoni. Dhe, kjo është ngaqë njerëzit që janë përfshirë në biznesin e ndërtimit të shtetit, ishin gjithashtu të interesuar që edhe vetë, personalisht, të ishin shumë të pasur...... Shumë nga kjo tregti ka qenë e paligjshme, nuk është e thënë që gjithçka të ketë lidhje me narkotikët, ka shumë të bëjë me pasurinë e parave. Dhe, ekziston edhe misteri pse ka aq shumë pompa benzine në Kosovë, unë e kam parë që ka shumë pompa benzine në Kosovë, për çfarë nevojiten gjithë ato?

    Kontrabandimi i cigareve, i narkotikëve, por dhe trafikimi i grave, sipas Glennyt, ishin edhe arsyet e nisjes se konflikt të brendshëm ndërmjet komunitetin shqiptar dhe atij maqedonas...

    E krejt kjo, sipas tij, ndodhi kur maqedonasit vendosën të zgjerohen në këtë biznes dhe u bë një tollovi dhe mund të them se ishte lufta për kontrabandimin e cigareve.

    Misha Glenny tha se Marrëveshja e Ohrit ndodhi, ngase ky konflikt rreth cigareve kërcënonte të përhapej dhe të shndërrohej në konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, që do të ishte katastrofë për të gjithë. Atëherë, ajo çfarë saktësisht ndodhi në Maqedoni është se BE-ja pati kërkesa për anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në BE. Duke e bërë Marrëveshjen e Ohrit, ajo i dha statusin e kandidatit, edhe pse Maqedonia nuk ishte aspak e gatshme për këtë status.

    Gazetari dhe historiani britanik ka folur edhe për bisedimet Kosovë – Serbi, ai thotë se baronesha Catherine Ashtonit bëri punë shumë të kujdesshme, të balancuar mirë dhe diplomatike, duke i bërë Daçiqin dhe Thaçin të ulen bashkë dhe të bisedojnë.

    Por edhe pse ia doli t’i nxiste ata të bënin marrëveshje, kjo nuk ishte marrëveshje e Ashtonit, kjo ishte marrëveshje që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë arritën vetë.

    Misha Glenny thotë se Gjingjici u vra absolutisht në stilin mafioz për arsye patriotike, e pjesërisht kriminale, pjesërisht politike dhe pjesërisht ekonomike, absolutisht dhe në stil mafioz.

    Ndërsa shprehet se Kosova përjetoi dhjetë vjet humbje tragjike pas vdekjes së Gjingjicit. /Koha.net/Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/glenn...m-2-35970.html

  10. #310

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    une ne keto dy marreveshje nuk shoh asgje te keqe, perkundrazi shoh nje fitore tonen.
    Sa i perket Glenny-t, gjithmone ne te gjitha krizat, konfliktet, trazirat, lufterat etj...ka profitere...
    A nuk ishte Milo Gjukanovic i akuzuari nr.1 per kontrabanden e cigareve? E kush me shume ka merita per zhvillimin dhe ndarjen nga Serbia te Malit te Zi se Milo Gjukanovic?
    Me kete nuk them se duhet te amnistohet krimi mirepo nese Glenny ka keso lloj te dhenash, ku jane emrat? Nese e gjuan keshtu ne grumbull, rrezikon t'i bjere edhe te pafajshmit.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •