Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 87
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Perse beson ne Zot?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zoti nuk ndihmon gjithe boten.
    . Perse duhet te sjell ne jete femije kur me duhet te heq dore e sakrifikoj nga jeta ime per ta? Kjo eshte ajo qe na meson bota ne te cilen jetojme apo jo?

    Albo
    Zoti nuk ndihmon gjithe boten?! Atehere pse i krijoi te gjithe? A vjen cdo njeri ne jete me vullnetin e Zotit? Ti si baba i ndihmon te gjithe femijet e tu apo vetem ate qe do ti? Pa kuptim.
    Zoti juaj ne kete rast del si ai prindi qe sjell femijen ne jete dhe e detyron nepemjet dhunes ''psikologjike'' qe ti bindet e sherbeje atij tere jeten, ndryshe do ta ndershkoje keq. Sa per ndihme...femija duhet te jete i zoti i vetes. Misioni i tij kaq ishte. T'i sillte ne jete. Keshtu?
    Feelings change - memories don't.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    275

    Për: Perse beson ne Zot?

    Sepse jam krijesë e tij...!
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Perse beson ne Zot?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Zoti nuk ndihmon gjithe boten?! Atehere pse i krijoi te gjithe? A vjen cdo njeri ne jete me vullnetin e Zotit? Ti si baba i ndihmon te gjithe femijet e tu apo vetem ate qe do ti? Pa kuptim.
    Zoti juaj ne kete rast del si ai prindi qe sjell femijen ne jete dhe e detyron nepemjet dhunes ''psikologjike'' qe ti bindet e sherbeje atij tere jeten, ndryshe do ta ndershkoje keq. Sa per ndihme...femija duhet te jete i zoti i vetes. Misioni i tij kaq ishte. T'i sillte ne jete. Keshtu?
    Zoti nuk te ndihmon nese ti nuk ruan dashurine ne zemren tende per te si Krijues. Zoti ty te pajisi me Vullnet te Lire, asnje krijese tjeter nuk gezon Vullnet te Lire. Vullneti yt i Lire te ben ty te mundur qe te zgjedhesh:

    a) Nje jete me Perendine. (parajsa)
    b) Nje jete pa Perendine. (ferri)

    Dhe Zoti respekton perzgjedhjen tende, edhe kur zgjedh t'i afrohesh Atij me perulesi, edhe kur zgjedh qe ta mohosh Ate plotesish. Ajo qe une thashe, qe ti nuk kuptove me lart eshte qe Zoti ben 10 hapa drejt teje kur ti hedh 1 hap drejt Tij. Por nese ti me vetedije zgjedh drejtimin e kundert, hedh hapat larg Zotit, Ai te kthen shpinen, pasi kjo eshte zgjedhja jote, ky eshte vullneti yt. Ne mendjen tende Zoti e ka per detyre ti beje te gjitha, dhe Ai i ben, por nje gje nuk e ben dot: te shtyje krijesen me force qe ta doje Ate. Ky do te ishte imponim i Vullnetit te Tij, mbi vullnetin tone te lire qe Ai Vete na dhuroi.

    Dielli ngroh si te drejtin edhe te ligun. Shiu ujit token e njeriut te mire, ujit edhe token e kriminelit. Por kur vjen fjala tek maredhenia e dashurise mes Krijuesit e krijeses, kjo eshte krejtesisht ne doren e njeriut. Perendia i pret krahapur mekataret me te medhenj te kesaj bote, kur keta me nje zemer te perulur pendohen per ato qe kane bere dhe kerkojne ndihmen e Tij.

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Perse beson ne Zot?

    O Ilir edhe ti si gjith Shqiptarët edhe pse ke shumë vite në Amerik, mundoheni të mos i përgjigjeni pyetjes direkt, me po ose jo por filloni të argumentoni jo ashtu, po këtshtu, edhe sikur, po sikur, do ishte mirë, sdo ishte mirë, e lagu se lagu etj.... Kudo që të bisedosh apo të punosh me Shqiptarët të gjith të njëjtin arsyetim kanë, dhe në vënd që të përgjigjen fillojn e të japin men sipas konceptit të tyre, sipas këndvështrimit të tyre, dhe nuk luajn as një qime floku nga kjo llogore ku janë futur. Dhe në fund fare pas nja 2 orësh diskutim nëpër kafene apo internet kafe thonë çu kënaqëm duke biseduar edhe pse kanë rrahur ujin në qiell, apo kanë bërë një vrimë në ujë duke vrarë kohën që është shumë herë më e çmuar se një bisedë boshe.

    Pyetja ime ishte e sakt dhe e shkurtër.

    1/Kush është qëllimi i krijimit të njeriut nga këndvështrimi i fesë?
    2/Kush është përfitimi që ka zoti me krijimin e njeriut ?
    Përgjigja duhej të ishte
    1/Është ky ose ai (nqs, teologët e fesë e kanë shpjeguar dhe ti mund ti kesh lexuar)
    2/Nuk e di dhe nuk dua ta di se janë punët e zotit. (ose do pyes priftin e kishës time dhe do të përgjigjem)

    Kaq dhe diskutimi mund të mbyllej.

    ose mund të shtoje nëse doje të blije mendimin e një ateisti,

    Kush është qëllimi i krijimit të njeriut nga këndvështrimi i ateistëve ?
    Kush është përfitimi që ka zoti me krijimin e njeriut nga këndvështrimi i ateistëve ?

    Ska pse ti biem rretheqark botës për tju përgjigjur dy pyetjeve me një rrjesht.


    Ps.(ose do pyes priftin e kishës time dhe do të përgjigjem) Këtë përgjigje më ka dhënë një nga dëshmitarët e jehovait në Itali kur pasi ja dëgjova dërdëllitjet mirë e mirë i thash.
    1/Pse vdesin njerzit ? u përgjigj se eva dhe adami kanë bërë mëkatin e parë
    2/Ok i thash pse ngordhin kafshët, pse plaken dhe thahen pemët, apo edhe për to ka mëkatuar adami dhe eva, nuk e di më tha do të përgjigjem nesër pasi të pyes dikë tjetër se edhe vetes nuk ja kam bërë këto pyetje.
    E pra i thash ato janë fenomene natyrore dhe jo fenomene hyjnore etj... Ditën tjetër filloj prap cërr, cërrr, cërr ore i thash do ma japësh përgjigjen për pyetjen e djeshme, ah po më tha dhe filloj të jepte njëmij arsyetime si ato që jepni ju kur ju kërkohet vetëm një përgjigje dhe jo një arsyetim.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Perse beson ne Zot?

    Kush është qëllimi i krijimit të njeriut nga këndvështrimi i fesë?
    Une ta dhashe pergjigjen me siper, por ti nuk do te lexosh e kuptosh. Zoti e krijoi njeriun si nje akt dashurie per te derdhur mbi kete krijese gjithe hirin e dashurine e Tij. Kjo eshte arsyeja perse Zoti i dha njeriut "ngjashmerine fizike" te Tij, prandaj i dha edhe "Fryme nga Fryma e Tij", qe i jep njeriut jete. Gjithe krijesa e bota u krijuan nga Zoti per njeriun. Zoti njeriun e konsideron bir te hirshem te Tij dhe i ka rezervuar nje nderim e lavdi me te larte se vete engjejt ne qiej. Zoti mori mish e u be Perendi-njeri, ne menyre qe njeriu te behej Perendi! - na meson Shen Athanasi i Madh.

    Kush është përfitimi që ka zoti me krijimin e njeriut ?
    Cili eshte qellimi qe ti solle femije ne jete e u bere baba? Sjellja e femijeve ne jete eshte po nje akt dashurie mes dy prinderve. Femijet nuk jane gje tjeter vecse frytet e kesaj dashurie. Ju nuk sollet femije ne jete "me qellim", ju sollet femije ne jete ne menyre qe te ndanit dashurine e madhe tuaj me ate femije. Ti mesoni atij mbi jeten. Te provoni gezimin qe sjell lindja e nje femije. Ti beni dush asaj femije me dashurine tuaj perdite e ta mbani per dore ne cdo hap te jetes per aq kohe sa jeni femije.

    Dhe kur femijet arrijne moshen madhore, kur piqen e maturohen, cfare presin prinderit prej tyre? Nuk presin asgje tjeter vecse dashurise se pakushtezuar te femijes per ta si prinder. Kjo eshte edhe ajo qe Zoti pret prej njeriut, krijeses se Tij. Reciprocitetin e dashurise se pashtershme te Zotit per njeriun. Qe edhe ne ta duam Ate ashtu si Ai na do ne.

    Aq shume e deshi Zoti njeriun, sa sakrifikoi Birin e Vetemlindur te Tij ne kryq, per te lare mekatet e njerezimit e per ta shpetuar ate nga vargonjte e vdekjes!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2013 më 16:04

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Perse beson ne Zot?

    Faleminderit për përgjigjet dhe mundimin nga ana jote. U ndriçova mjaftueshëm. Unë skam më kohë tju përgjigjem, pushimet mbaruan.
    Të fala dhe të uroj shëndet.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Perse beson ne Zot?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Dhe kur femijet arrijne moshen madhore, kur piqen e maturohen, cfare presin prinderit prej tyre? Nuk presin asgje tjeter vecse dashurise se pakushtezuar te femijes per ta si prinder. Kjo eshte edhe ajo qe Zoti pret prej njeriut, krijeses se Tij. Reciprocitetin e dashurise se pashtershme te Zotit per njeriun. Qe edhe ne ta duam Ate ashtu si Ai na do ne.

    Aq shume e deshi Zoti njeriun, sa sakrifikoi Birin e Vetemlindur te Tij ne kryq, per te lare mekatet e njerezimit e per ta shpetuar ate nga vargonjte e vdekjes!

    Albo
    Ka vetem nje problem te vogel ketu me krahasimet ,Zoti(i feve) ne rast mos reciproriteti ndeshkon me ferr te perjetshem njerezit ndersa prinderit falin dhe prape i duan femijet e tyre edhe sikur te mos i respektojne fare dhe per prinderit paresore eshte femija para krijimeve ,une nuk njoh prinder te mbysin femijen per hir te krijimeve te tyre !!!Si me thane krijuesi i veturave deshi aq shume veturat sa sakrifikoi femijen e tij ne menyre qe veturat te mos bejne mekate(aksidente komunikacioni)!!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2013
    Postime
    14

    Për: Perse beson ne Zot?

    jo mos thuaj ashtu, thuaj sakrifikoi veturen e tij..... ai qe nuk pendohet kurre do te ndeshkohet ne perjetesi, ai qe ben mekate dhe pendohet, ai vuan ne purgator, derisa i shlyen, po ai qe nuk beson dhe thote se e cilit vit eshte kjo makine? kush e ka krijuar, si eshte krijuar, dhe nuk pyet se si u krijua ai vet,,, ai eshte ma shum kurioz me dite per nje material te kesaj toke, se me dite se kush ja dha jeten... prisni edhe pak.... se shkenca do te na vertetoje se Makina e ka prejardhjen nga Bicikleta... dhe ne do ti besojme, asht sic i besojme edhe ne gjera tjera... sepse ajo eshte Zoti i atyre qe nuk besojne....... te lumet ata, qe nuk pane, dhe besuan.........tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujka Pjetracaj : 29-08-2013 më 02:16

  9. #19
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: Përse beson në Zot?

    ah bre Albo, ma humbe kohen kot !!!!!

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse beson në Zot?

    Sot, ne nje diskutim e siper me nje person tjeter, me drejtoi pyetjen:

    - Po ku e bazon ti kete besimin e madh se besimi yt eshte besimi i vertete?

    Une iu pergjigja shkurt dhe prere: Tek Kisha Orthodhokse dhe Tradita e Shenjte e saj!

    Pergjigjia ime e shtangu disi pasi personi ne fjale nuk ishte orthodhoks por protestant. Per te gjeja me e rendesishme nuk ishte Kisha, por ishte Bibla apo Shkrimi i Shenjte. Ne mendjen e tij, per aq kohe sa ai do te kish ne dore Biblen, do te mund ta lexonte e kuptonte ate me syte e tij, ai nuk kish nevoje as per Kishe, as per njeri tjeter qe t'i mesonte per besimin. Problemi tjeter per te me pergjigjen time ishte se ai nuk e njihte sa duhet Kishen Orthodhokse, dhe ca me pak Traditen e Shenjte te saj. Kisha ku ai shkonte nuk ishte guri i themelit te besimit te tij, por ishte thjeshte nje bashkesi njerezish, nje vendtakim i parendesishem, ku njerezit mund te shkonin te luteshin e kendonin himne se bashku.

    - Cfare ka te vecante Kisha Orthodhokse qe nuk e kane kishat e tjera?

    I bera te qarte qe Kisha Orthodhokse eshte Kisha e Shenjte, Katolike dhe Apostolike e Krishtit, qe bota e njeh si Orthodhokse, dhe kjo eshte Nje dhe e Vetme, e nuk ka kisha te tjera. Ato qe bota njeh si kisha te tjera, nuk jane gje tjeter vecse pjese te rena e te ndara nga trupi i Kishes Orthodhokse ne shekuj. Pjese te ndara nga Kisha pasi vune dore mbi besimin apo u perfshine ne mesime te gabuara e herezi, qe binin ndesh me besimin orthodhoks. Gjithashtu i bera te qarte qe Kisha Orthodhokse ruan brenda saj dhe u trashegon e deshmon brezave te njerezimi, Ungjillin e plote e te pacenuar! Vetem brenda Kishes Orthodhokse, brenda Tradites se saj te Shenjte, nje njeri mund te gjeje besen e krishtere orthodhokse te plote e te pacenuar. Dhe kjo bese eshte e njejta bese qe Krishti u mesoi Apostujve te Tij, dhe apostujt na lane trashegimi ne me anen e Kishes qe ngriten.

    - Si mund te dali Kisha qe eshte nje institucion njerezor mbi Shkrimin e Shenjte, Biblen?

    Kjo ishte nje pyetje qe ne te njejten kohe shprehte habine e tij. Per te si protestant, besimi fillonte me Biblen e jo me Kishen dhe te besoje do te thosh jo te shkoje ne Kishe, por te lexoje Biblen. E shkuara ne Kishe ishte dicka fakultative, por leximi i Bibles nuk ishte fakultative. Fillova ti shpjegoj se pari se Kisha nuk eshte nje institucion njerezor, por eshte Tempulli i Jeruzalemit qe Krishti e rrezoi e ringriti per tre drite, ashtu sic u profetizoi judenjve te kohes se Tij ne Tempull sa ishte mes tyre. Dhe Kisha eshte e Shenjte jo vetem pasi eshte Trupi i Krishtit, por edhe sepse eshte streha e Frymes se Shenjte te Perendise Triun. Pra ajo qe e shenjteron Kishen, eshte Vete Zoti Triun! Dhe te gjithe ata peshkopet qe sherbejne ne Kishe e prifterinjte e thirrur prej tyre, nuk jane gje tjeter vecse dishepujt e thirrur te Krishtit ne kohen tone. Pastaj fillova ti tregoj se ajo Bibla, Shkrimi i Shenjte, eshte i tille jo vetvetiu, por sepse lindi brenda Tradites se Shenjte te Kishes. Eshte Kisha e Shenjte ajo qe shenjteron Shkrimin e Shenjte dhe prej saj ka dale ai liber me titullin Bibla qe ti mban ne dore sot, dhe jo anasjelltas. Ne mendjen e tij, ishte Bibla qe erdhi e para, e Kisha e dyta.

    - Po perse me duhet Kisha kur une mund ta marr Lajmin e Mire (Ungjillin) duke lexuar me syte e mi Biblen?

    Sepse Zoti yne Krisht, nuk na la trashegimi nje liber, por na la trashegimi nje Kishe. Sepse Zoti yne Krisht, gjeja e pare qe beri ne nisjen e misionit te Tij mbi toke, ishte thirrja e peshkatareve te Galilese qe te behen dishepuj te Tij, t'i shkonin nga pas, ta degjonin, ta shihnin e dëshmonin gjithcka qe Ai do te bente, t'i mësonte ata, me shpresen se keta do te benin te njejten gje: t'iu mesonin të njejten Ungjill dhe te njejtin besim qe Ai u la trashëgimi nesër. Dhe vete Bibla na mëson që Krishti veshi me autoritetin e larte shpirteror per te predikuar e sherbyer njerezve, dishepujve te Tij. Ata dishepuj qe u kthyen ne Apostuj te Krishterimit. Dhe ashtu si Pavli, Pjetri, Joani ishin Apostuj ne kohen e tyre, nga goja e te cileve njerezit e tjere degjonin e mesonin Ungjillin, te njejten gje duhet te bejme edhe ne sot: Ungjillin nuk duhet ta lexojme nga goja e mendjes sone teksa lexojme Shkrimin e Shenjte si liber, por duhet ta degjojme nga goja e peshkopit apo priftit, ne Kishen e Krishtit.

    - Po si mund ti besoj une peshkopit e priftit qe te me mesojne per besimin e krishtere?

    Nje njeri qe ulet e lexon Biblen si liber, ai njeri eshte i prirur per te interpretuar ate qe lexon ne menyre te gabuar me mendjen e tij. Dhe ajo qe eshte me e rendesishme, kur dikush interpreton Ungjillin me intelektin e vete, ai njeri nuk eshte duke marre Ungjillin nga goja e Krishtit. Ai njeri nuk eshte duke marre ate besimin e plote, te vertete e te pacenuar, qe kane besuar gjithe brezat e te krishtereve orthodhokse qe nga koha e Krishtit e deri me sot. Pra ai njeri eshte nje njeri qe pa vetedije, i shtyre nga forca e erret e te ligut, po ia mohon vetes besimin orthodhoks, dhe po e vecon veten edhe nga Kisha e Krishtit, autoriteti i vetem dhe me i larte i interpretimit te Ungjillit.

    Gjeja tjeter qe i bera te qarte eshte qe jetegjatesia e nje njeriu eshte nje shekull, jetegjatesia e Kishes Orthodhokse deri me sot eshte 2000+ vjet. Mendja e nje njeriu te vetem eshte vetem disa gram ne peshe, kurse Tradita e Shenjte e Kishes qe ka rritur e ushqyer 80 breza njerezish ne mbare boten me besim ne keto 2000 vjetet e fundit, na sjell jo vetem besimin e plote dhe te pacenuar, por na sjell edhe urtesine e fituar nga betejat shekullore per te ruajtur kete besim nga heretiket dhe mesimet e tyre te gabuara ne shekuj.

    - A nuk te duket kjo si nje kendveshtrim i prapambetur dhe mesjetar?

    Tradita e Shenjte e Kishes eshte produkti i Frymes se Shenjte qe vepron brenda Kishes dhe e ruan ate. Ta quash kete Tradite te Shenjte te prapambetur apo mesjetare, eshte nje mekat qe ben ndaj vete Vete Zotit, Frymes se Shenjte. Dhe gjeja tjeter qe deshmon me keto fjale eshte se ti i afrohesh Zotit jo me perulesi e pendese, por me krenari dhe kryenecesi. Njerezit qe kerkojne te njohin Zotin me forcen e intelektit te tyre, Zoti u kthen shpinen dhe u qendron larg.

    Albo

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    arbereshi_niko (22-01-2015)

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •