Close
Faqja 45 prej 85 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 847
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    E para e punes,behet fjale per kishen ortodokse shqiptare jo ate greke sic e ke shkruar

    Ajo qe kisha pretendon eshte se aty ka egzistuar nje kishe e cila edhe pse e demtuar gjate luftes ishte ende ne kembe,pra nuk u shemb,qe me pas u bene shtesa te tjera nga ana e shtetit duke e pershtatur si pallat kulture,prandaj pretendon kisha pronesine,nuk eshte njelloj me shembujt qe ke marre me xhamite apo kishen ortodokse ne Tirane qe u shemben terresisht,kjo ndertese dhe murret e kishes egzistojne ende,ky eshte thelbi

    Kjo zgjidhet shume lehte shkohet tek ministria e ndertimit dhe merren dokumentat e asaj kohe , ka atje preventive, projekt te cilat tregojne u ndertua nga fillimi apo u ndertua mbi kishe, kete nuk mund ta tregosh me foto, shko tek mbrapa hotel diplomat ne Tirane rruges unazes kur shkon nga Zogu i zi per tek Tirane te re, sa kalon uren e Lanes ndodhet arkivi i shtetit ne krahe te djathte, aty ke materiale arkivor qe tregon se cfare eshte bere me kete projekt.Paraqitini ne gjykate dhe fitoni gjyqin.Po keshtu merr harten e 1938 vendose mbi te harten e 2010 dhe shikoje nese planvendosja e shtepise se kultures bie ne te njejtin vend me planvendosjen e kishes se dikurshme.Por mesa shikoj une shtepia e kultures eshte ndertim i ri nga themelet dhe nuk eshte zgjatese apo ndertim mbi kishe.Nese eshte ndertim i ri kisha nuk e fiton dot kurre shtepine e kultures me gjyq, dhe kjo duket nga betonimi duket ka dritaret nga soleta etj.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #442
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Kjo zgjidhet shume lehte shkohet tek ministria e ndertimit dhe merren dokumentat e asaj kohe , ka atje preventive, projekt te cilat tregojne u ndertua nga fillimi apo u ndertua mbi kishe, kete nuk mund ta tregosh me foto, shko tek mbrapa hotel diplomat ne Tirane rruges unazes kur shkon nga Zogu i zi per tek Tirane te re, sa kalon uren e Lanes ndodhet arkivi i shtetit ne krahe te djathte, aty ke materiale arkivor qe tregon se cfare eshte bere me kete projekt.Paraqitini ne gjykate dhe fitoni gjyqin.Po keshtu merr harten e 1938 vendose mbi te harten e 2010 dhe shikoje nese planvendosja e shtepise se kultures bie ne te njejtin vend me planvendosjen e kishes se dikurshme.Por mesa shikoj une shtepia e kultures eshte ndertim i ri nga themelet dhe nuk eshte zgjatese apo ndertim mbi kishe.Nese eshte ndertim i ri kisha nuk e fiton dot kurre shtepine e kultures me gjyq, dhe kjo duket nga betonimi duket ka dritaret nga soleta etj.
    Jane diskutuar te gjitha keto ne gjykate ! Si mendon ti se nuk jane diskutuar dhe Janulla ka ndejtur duarkryq ? Si kujton ti , perse janulla zgjodhi uzurpimin me force edhe perpara 10 vjeteve te shtepise se kultures ? Si kujton ti perse beri ndertime dhe ndryshime murresh brenda "Shtepise se Kultures" ?

    Po se nuk i takonte me ligj pra ! Sepse jo vetem ligji , por edhe logjika elementare e do qe Janulla nuk mund te uzurponte dhe grabiste me force nje prone publike prej 600 m katrore , prone e gjithe popullit te Permetit , pse i donte qejfi atij !

    Ketu mundet te shtrohen shume pandehma , por konflikti eshte shume i zgjidhshem , ne rast se janulla do te ndiqte gjithe alternativat ligjore dhe logjike me shtetin e shqiptareve dhe nuk do te perdorte dhunen e kunderligjshme per te marre nje godine qe nuk i takon ! Ceshtja e siperfaqes qe zinte Kisha Jone atje ishte teresisht e mundshme per tu zgjidhur ! Por ka munguar deshira e Greqise dhe ushtarit te saj Janullatos per kete ! Shteti shqiptar jo vetem duhet t'i fali prone publike Janullatosit , por duhet t'i ulet ne gjunje Greqise ! Keto jane motivet e verteta te konfliktit !

    E pe ti qe asnje permetar nuk doli te ushtronte dhune , por importuan disa gjakprishur te tjere per te bere "moralin e hajdutit"? Ne kete konflikt bastard alla greqerishte , une zgjedh qe shteti shqiptar ta mbaje koken larte perpara Athines dhe Greqerve ! Ceshtjen per ndertimin e Kishes se ShenMarise se Pazarit te shikoje me qetesi cilat jane mundesite ! Ne kemi dy Kisha te tjera ne Permet , par exelance te KOASH , prifterinjte e te cileve jane edhe martire , qe nuk duhet te liheshin te rrenohen ! Pra mundesia per tu sherbyer besimtaret shqiptare te Permetit , nderkohe qe te gjendet nje zgjidhe ligjore dhe logjike , jashte dhunes dhe diktatit te Greqerise , ekziston ! Pra e shikon kush eshte "arsyeja" reale e ketij "konflikti" te stisur alla greqerishte ?

    Janulla , ta tha qarte , qe "kulturen" popullit ia ka dhene Kisha (kupto greke) dhe jo "Naim Frasheri" sic mban emrin Shtepia e Kultures ! Por per ne shqiptaret ortodokse Naim Frasheri eshte po njelloj i shenjte !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 26-08-2013 mė 08:25

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Jane diskutuar te gjitha keto ne gjykate ! Si mendon ti se nuk jane diskutuar dhe Janulla ka ndejtur duarkryq ? Si kujton ti , perse janulla zgjodhi uzurpimin me force edhe perpara 10 vjeteve te shtepise se kultures ? Si kujton ti perse beri ndertime dhe ndryshime murresh brenda "Shtepise se Kultures" ? Po se nuk i takonte me ligj pra ! Sepse jo vetem ligji , por edhe logjika elementare e do qe Janulla nuk mund te uzurponte dhe grabiste me force nje prone publike prej 600 m katrore , prone e gjithe popullit te Permetit , pse i donte qejfi atij !

    Kjo eshte shpifje e paster dhe e peshtire,kisha ka hyre ne ate godine me vendim te komisionit te kthimit dhe kompesimit te pronave te vitit 1994,dhe ne 2002 u hap nje gjyq tjeter ku pa prezencen e kishes u mor ky vendim qe e njohim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 26-08-2013 mė 07:55

  4. #444
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Kjo eshte shpifje e paster dhe e peshtire,kisha ka hyre ne ate godine me vendim te komisionit te kthimit dhe kompesimit te pronave te vitit 1994,dhe ne 2002 u hap nje gjyq tjeter ku pa prezencen e kishes u mor ky vendim qe e njohim.
    Nuk eshte shpifje sepse nuk thashe qe e zuri Jahnulla me dhune ne 1994-tren , por para 10 vjeteve , kur iu be i ditur vendimi gjyqesor dhe kur vendosi qe ta mbante me force duke mos respektuar ligjin ! E di ti qe cdo veprim ne kundershtim me ligjin quhet i dhunshem dhe i kunderligjshem ?

    Pra shkurt , edhe per kete si per gjithe te tjerat , je ti duke shpifur !

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Nuk eshte shpifje sepse nuk thashe qe e zuri Jahnulla me dhune ne 1994-tren , por para 10 vjeteve , kur iu be i ditur vendimi gjyqesor dhe kur vendosi qe ta mbante me force duke mos respektuar ligjin ! E di ti qe cdo veprim ne kundershtim me ligjin quhet i dhunshem dhe i kunderligjshem ?

    Pra shkurt , edhe per kete si per gjithe te tjerat , je ti duke shpifur !
    A ka kuptim te thuash uzurpoi me dhune dicka qe e kishte ne pronesi qe vite me pare???

  6. #446
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    A ka kuptim te thuash uzurpoi me dhune dicka qe e kishte ne pronesi qe vite me pare???
    Po po sepse uzurpim me dhune eshte kur e mban nje send qe nuk te perket ! Quhesh nedores i paligjshem me keqbesim , sipas ligjit ! Dheee kur i ben karshillek edhe vendimit gjyqesor , quhesh uzurpues i dhunshem ! Une nuk e di se si mund te konsiderohen qendrime te tilla ne Gerqi , por ne vendet e qyteteruara quhen keshtu si t'i kam thene une !

    E te mendosh qe veprimet e janulla grekut i faturohen KOASH-it dhe shqiptareve ortodokse ????!!! Ky eshte krim i trefishte ! Po na merr nderin dhe fytyren neve shqiptareve ortodokse .

    Eh mer Saleh Berisha , mor qen e bir qeni ..... na i rivrave prape te paret tane bashke me janullen ! Por s'ka gje Zoti mban shenim , Ai eshte me martiret !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 26-08-2013 mė 09:02

  7. #447
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Ndertesa e ndertuar, pra ajo qe sherben si shtepia e kultures ne Permet ka pas egzstuar si prone e Kishes apo eshte ndertuar nga shteti mbasi ka sekustruar token e kishes?
    Gjyqi i pare i pronesise qe u be, qe i dha te drejte Kishes, pranoi qe Kisha ka pronesi mbi truallin dhe godinen. Pala tjeter nuk e hodhi dot poshte kete pretendim pasi dokumentat e provat ishin te pakundershtyeshme, por pretendoi se shteti ka bere "nje shtese" ne ate godine. Dhe e verteta eshte qe shteti ka bere nje shtese ne ate godine, por pjesa derrmuese e godines aktuale edhe sot e kesaj dite mbahet ne kembe nga muret e kishes. Dhe KOASH e pranoi kete gje dhe i pagoi Bashkise Permet 7 milion leke per shtesen, para se te merrte godinen ne pronesi, edhe pse nuk ishte e detyruar ligjerisht ta bente nje gje te tille. KOASH nuk ka ne pronesi vetem godinen, ka ne pronesi gjithe truallin e godines e lulishtes ne mes te Permetit.

    Murret e Kishes asnjehere nuk u prishen por u "pershtaten" dhe "rinovuan" per te ndertuar "shtepine e kultures" ne Permet. Dhe Kisha kur filloi punen per ndertimin e Kishes se re, ka zbuluar shume sende kishtare ne truallin e Kishes, perfshi gurin e themelit te Kishes.

    Por kur vjen fjala tek ligji i pronave, keto fakte jane te parendesishme. Edhe sikur Kisha te ishte prishur plotesisht, edhe sikur te ishte ndertuar nje godine e re fare mbi truallin e saj, godina kalon automatikisht si prone e pronarit te truallit, per aq kohe sa nuk eshte ne perdorim per nevojat sociale te shoqerise: per aq kohe sa nuk eshte pallat banimi, shkolle publike, hotel i madh qe shteti ia ka shitur privatit. Dhe godina nuk funksiononte me si shtepi kulture, funksiononte si biznes kumari e argetimi, si bilardo e lojra fati.

    Ketu ke edhe fotot e Kishes qe une vete kam bere ne Kishe ne 2011.

    http://www.forumishqiptar.com/album.php?albumid=80

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-08-2013 mė 09:50

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Ka ndodhur nje gje goxha e madhe ketu:

    Kemi kishen, kjo kishe, nese dhunohet, mbrohet nga shteti grek - pra kisha eshte kishe greke!

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Ka ndodhur nje gje goxha e madhe ketu:

    Kemi kishen, kjo kishe, nese dhunohet, mbrohet nga shteti grek - pra kisha eshte kishe greke!
    Sa mire e paske kuptuar ... tamam ashtu eshte , pse cuditesh ?!

    Kisha autoqefale eshte e uzurpuar edhe fajin primar e kane keta tipa te shitur si Alboja dinaku , ne bashkepunim me kete minoritarin qelbanik ilia spiron .

    Krimi I dyfishte ndaj kishes autoqefale shqiptare edhe ndaj shqiperise . Si edhe krim ndaj zotit se shtepia e zotit shqiptare behet nje vegel propagande greke .

    Insistimi kaq I madh per mos te perdoru kishen e fan nolit ne permet , tregon kalbjen totale edhe uzurpimin total te kishes autoqefale shqiptare .

    Tregon qarte gjithashtu arsyet e erreta te albos ...

  10. #450
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    ‘Kisha e Pėrmetit’, Frashėri: Djallėzia e Janullatos, nga 25 metra, do 600
    12


    Prof. Dr. Kristo FRASHĖRI
    Postuar mė: 26 Gusht, 2013 tek Politike
    1

    Ka disa ditė qė nė Pėrmet disa priftėrinj tė krishterė ortodoksė tė shoqėruar nga njė grup qytetaresh apo qytetarėsh tė zbritur nė qytet me autobusė nga Gjirokastra, Leskoviku, Erseka, vunė kujėn sikur vajtonin para njė “lipsani”, i cili ende nuk ishte varrosur. Kush nuk e di arsyen e kėsaj kuje tė jashtėzakonshme habitet kur mėson se nuk ėshtė fjala pėr njė lipsan, pėr njė njeri tė vdekur, por pėr njė Shtėpi Kulture, e cila nuk shembet, por kthehet nė identitetin e saj. Pėrse atėherė kjo kujė e priftėrinjve dhe e kėtyre pak vajtorėve tė grumbulluar me porosi nga lart? Pėr ata qė nuk e dinė, le ta mėsojnė!
    * * *
    Dikur nė qendrėn e qytetit tė Pėrmetit, nė periferi tė Pazarit, ekzistonte njė kishėz e vogėl me dimensione afėrsisht 6×5 m, kryesisht pėr pazarakėt dhe pėr pronarėt e dyqaneve tė pazarit. Quhej Kisha e Shėn Mėrisė sė Pazarit. Pėr qytetarėt dhe familjet e tyre, ekzistonin dy kisha tė mėdha, tė cilat janė nė funksion edhe sot – Kisha e Shėn e Premtes dhe Kisha e Shėn Kollit. Vlerė tė veēantė ka pasur, ashtu siē e ka edhe sot, Kisha e Shėn e Premtes. Nė kėtė kishė meshonte edhe Mitropoliti i Korēės, nga i cili varej edhe Kisha e Pėrmetit, kur ai vizitonte qytetin. Me sa thuhet, Kisha e Shėn Mėrisė sė Pazarit ėshtė ndėrtuar nė shek. XVII. Nuk ka pasur vlerė historike apo artistike tė veēantė. Pavarėsisht nga kjo, ajo ishte njė objekt i shenjtė pėr qytetarėt.
    Nuk dua tė flas pėr rrethanat e dėmtimit qė ajo pati kur Pėrmeti u dogj mė 6 korrik 1943 nga fashistėt italianė, mbasi ndonjė pėrmetar i moshuar mund tė ketė tjetėr pikėpamje. Unė e mbaj mend Kishėn tė parrėnuar, siē ishte mė 1938 kur unė kalova pushimet nė Pėrmet, dhe tė dėmtuar, kur shkova nė Pėrmet mė 1949. Rėndėsi ka fakti se pas ēlirimit qytetarėt e Pėrmetit nuk patėn mundėsi ta rindėrtonin Kishėn, pasi qenė tė angazhuar me rindėrtimin e qytetit tė bėrė shkrumb e hi mė 1943. Veē kėsaj, pėrmetarėt e paktė nė atė kohė, nuk e ndjenin nevojėn pėr rindėrtimin e saj, mbasi dy kishat e tjera tė qytetit kishin shpėtuar pa u dėmtuar.
    Nė planin urbanistik tė hartuar pas luftės, mė 1962-shin, pėr qytetin e Pėrmetit, nė pjesėn ku ndodhej Kisha e Shėn Mėrisė me disa baraka tė parėndėsishme qė zėvendėsuan objektet e djegura, shteti vendosi tė ndėrtonte dy objekte pėr tė cilat kishin nevojė tė ngutshme qytetarėt – degėn e Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe Shtėpinė e Kulturės nė qytet, tė rrethuar nga njė lulishte e vogėl. Trualli i Shtėpisė sė Kulturės, e cila mori emrin “Naim Frashėri”, prej rreth 600 m², pėrfshiu edhe truallin e Kishės rreth 25 m². Qeveria komuniste e kohės mund tė kritikohet pėrse nuk e rindėrtoi Kishėn, e cila u shėrbente vetėm banorėve ortodoksė, por ndėrtoi Shtėpinė e Kulturės, e cila u shėrbente tė gjithė banorėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare. Pėrgjigjen e kuptojnė tė gjithė, po tė kemi parasysh se shteti komunist deri mė 1967 nuk interesohej pėr objektet fetare tė ēdo riti, kurse pas vitit 1967 ai jo vetėm i braktisi, por edhe u ngrit kundėr tyre.
    Pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, kur u rimėkėmbėn institucionet fetare, filloi dhe interesimi pėr rimėkėmbjen e faltoreve tė rrėnuara. Nė kėto rrethana, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare u interesua dhe pėr Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit tė Pėrmetit. Organet e KOASH-it (Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare) kėrkuan kalimin nė favor tė Kishės sė Pėrmetit jo tė truallit tė Kishės sė Shėn Mėrisė, por tė gjithė Shtėpinė e Kulturės “Naim Frashėri”, me motivacionin se ajo i takonte Kishės sė Shėn Mėrisė, pasi kishte pėrfshirė edhe truallin e saj. Kisha siguroi njė vendim tė lėshuar nė 26 maj 1995 nga Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit tė Pronave. Komisioni i njohu asaj pronėsinė vetėm mbi truallin. Kisha mbeti e pakėnaqur, mbasi kėrkonte tė shtinte nė dorė edhe ndėrtesėn. Kėtė kėrkesė Bashkia e Pėrmetit e quajti nė atė kohė tė padrejtė, pėr arsye se sipėrfaqja e Shtėpisė sė Kulturės ishte gati 25 herė mė e madhe se trualli i Kishės sė Shėn Mėrisė. Veē kėsaj, edhe ēmimi i Shtėpisė sė Kulturės si objekt ndėrtimor ishte shumė herė mė i lartė se Kisha e Shėn Mėrisė, e cila, kur u ndėrtua Shtėpia e Kulturės ishte gati gėrmadhė. Bashkia e qytetit u orvat tė hynte nė kompromis. Kisha nuk pranoi tė shpėrblehej me njė sipėrfaqe me vlerė tė barabartė sa ajo qė kishte trualli i Shėn Mėrisė sė Pazarit. Kėshtu, ēėshtja u kaloi organeve gjyqėsore. Gjykata e Shkallės sė Parė i dha tė drejtė Bashkisė sė Pėrmetit, por Kisha nuk u kėnaq dhe ēėshtjen e ngriti nė Gjykatėn e Apelit nė Gjirokastėr, e cila e ripohoi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė. Pėrsėri Kisha e Pėrmetit mbeti e pakėnaqur dhe e ngriti ēėshtjen nė Gjykatėn e Lartė, e cila e ripohoi nė vitin 2002 vendimin e dy Shkallėve tė tjera. Mė nė fund, me kėrkesėn e Kishės ēėshtja i kaloi Gjykatės Kushtetuese. Edhe Gjykata Kushtetuese mė 2004 ripohoi vendimet e tri Shkallėve tė Gjyqėsorit. Vendimi pėrfundimtar i kaloi pėr zbatim Zyrės sė Pėrmbarimit tė Pėrmetit. Pikėrisht nė kėtė moment, ēėshtja u bllokua. Pėr habinė e tė gjithė qytetarėve, Zyra e Pėrmbarimit “me urdhėr nga lart”, nuk e zbatoi vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Kjo do tė thoshte se nė Shqipėrinė demokratike nuk vlen vendimi i Gjykatės Kushtetuese dhe se mė tepėr se Gjykata Kushtetuese vlen vullneti i njė kryepeshkopi, i cili vazhdon tė pretendojė se pėr ēėshtjet e “shenjta” nuk vlejnė ligjet e shtetit, madje as Kushtetuta. Kėshtu, Shtėpia e Kulturės u kthye nė mėnyrė arbitrare nė Kishė, kurse qytetarėt e Pėrmetit mbetėn pa Shtėpi Kulture. Veprimi i Zyrės sė Pėrmbarimit, ishte jo vetėm njė shkelje e padėgjuar e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė nga njė zyrė lokale si Zyra e Pėrmbarimit tė Pėrmetit, por edhe diēka mė tepėr. Nga ana e arkitekturės, ajo ishte ndėrtuar si Shtėpi Kulture me sallė pėr konferenca dhe sallė pėr bibliotekė, pėr zyra administrative dhe pėr ambiente pune, me korridore dhe me ambiente pėr nevoja personale. Orientimi i saj nuk ishte siē e kėrkon Kisha Ortodokse, nga perėndimi nė lindje, por nga veriu nė jug. Dukej qartė se frymėzuesit e kėsaj kėrkese kėrkonin ta linin Pėrmetin, kėtė pararojė tė Rilindjes Kombėtare, pa Shtėpi Kulture shqiptare. Ata kėrkonin, siē vazhdojnė tė kėrkojnė, tė zbojnė nga Pėrmeti Naim Frashėrin pėr qėllime tė errėta. Ndryshe nuk mund tė kuptohet pėrse me fondet e shpenzuara pėr adaptimin e saj nė Kishė mund tė ndėrtohej njė Kishė ortodokse moderne, nė vend tė njė karikature, siē doli e ashtuquajtura Kisha e sotme e Shėn Mėrisė sė Pazarit.
    * * *
    Tė vjen jashtėzakonisht keq kur mendon se Pėrmeti, qyteti i luleve, i kulturės rilindėse apo i kėngėve dhe i dasmave tė kulturuara, qyteti i harmonisė fetare dhe i bashkėjetesės kulturore, tė nėpėrkėmbet nga njė rrufe nė qiell tė kthjellėt. Kėtu lind pyetja: Kush e shkrepi kėtė rrufe nė qiell tė kthjellėt? Dy qenė pėrgjegjėsit hipotetikė: ose Kisha Ortodokse ose Gjykata Kushtetuese. Dihet se Kisha si institucion fetar, madje jo vetėm Kisha Ortodokse, por tė gjitha institucionet fetare monoteiste – kanė pretenduar, sidomos gjatė Mesjetės, tė pėrvetėsojnė funksionet e shtetit. Pra, kanė pretenduar qė ta mbėrthejnė nė kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe mbi tė gjitha pushtetin shpirtėror mbi popullsinė e vendit tė tyre.
    Pėrkundrazi, shteti ka qenė dhe vazhdon tė jetė shtet modern kur ėshtė shkėputur nga Kisha dhe e ka zhveshur Kishėn nga pushteti i dikurshėm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lėnė tė lirė tė ushtrojė vetėm pushtetin e saj fetar. Madje, nė viset ku ka pluralizėm fetar, pushteti i Kishės kufizohet nga shteti deri nė atė masė sa ta ushtrojė veprimtarinė e saj vetėm brenda mureve tė faltoreve. Kjo, pėr arsye se shteti ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i pėrparimit, i mirėqenies, i sigurisė, i pronės, i lėvizjes dhe i unitetit kombėtar tė shtetasve qė banojnė brenda kufijve tė tij. Arma mė e fuqishme juridike qė ka shteti pėrballė institucioneve politike, ekonomike, shoqėrore, ushtarake dhe fetare ėshtė Kushtetuta shtetėrore dhe organi qė vendos mbi tė gjithė ėshtė Gjykata Kushtetuese.
    Po tė gjykojmė nga ky kėndvėshtrim ngjarjet qė ndodhėn kėto ditė nė Pėrmet, duhet tė pranojmė se veprimi i Kishės sė Pėrmetit, i cili nuk e pėrfilli vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2002 dhe ngriti dorė kundėr tij, duhet dėnuar juridikisht.
    Ku e gjeti Kisha e Pėrmetit kurajėn pėr tė sfiduar Gjykatėn Kushtetuese? Nuk ka dyshim se prapa Kishės sė Pėrmetit qėndron kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili doli haptas kundėr vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Ai e justifikoi kėtė aksion me argumentin e sajuar se Pėrmeti ka nevojė pėr Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit. Tė vjen me tė vėrtetė rėndė kur dėgjon nga goja e njė prelati, i cili ia ka falur jetėn fesė sė Krishtit, qė tė justifikohet prapa gėnjeshtrave. Para sė gjithash, Krishti nuk ka predikuar dhunė dhe mosbindje, por pėrulėsi dhe urtėsi. Nė rast se dikush tė godet nė njėrėn faqe, Krishti tė porosit t’i kthesh dhe faqen tjetėr. Nuk ka dyshim se ata priftėrinjtė e Pėrmetit qė mashtruan Kryetarin e Bashkisė dhe pėrdorėn dhunėn ndaj policėve pėr tė hyrė nė Shtėpinė e Kulturės, Hirėsia e tij duhej t’i dėnonte publikisht dhe jo t’i ledhatonte. Me ē’kurajė Hirėsia e tij deklaroi se nė Pėrmet po pėrsėriteshin ngjarjet e shėmtuara tė vitit 1967? Ngjarjet e vitit 1967 mos u pėrsėritshin kurrė, por ngjarjet e ditėve tona nuk kanė asnjė ngjasim me ato tė vitit 1967. Mė 1967 kishat dhe xhamitė pa pėrjashtim u mbyllėn tė gjitha, madje shumė prej tyre u rrėnuan ose u adaptuan pėr funksione tė tjera. Pėrkundrazi, tani nė vitin 2013 nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Hirėsia e tij se Pėrmeti mbeti pa Kishė. Kjo ėshtė gėnjeshtėr me brirė. Pėrmeti ka dy kisha historike, tė cilat funksionojnė rregullisht pėr besimtarėt ortodoksė. Nė Pėrmet nuk u ndalua Kisha Ortodokse, siē aludon zoti Janullatos, por u mbyll vetėm njė ndėrtesė, e cila pėrdorej abuzivisht si kishė. Askush nuk e pengon bashkėsinė ortodokse tė Pėrmetit qė ta rindėrtojė Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit, por jo atje ku ka qenė mbasi trualli i saj tani i pėrket Pallatit tė Kulturės. Hirėsia e tij Janullatos kėrkon medoemos qė Shtėpia e Kulturės nė Pėrmet tė kthehet nė kishė, sepse nė njė cep tė tij ndodhet trualli i Kishės sė dikurshme tė Shėn Mėrisė, tė cilin perėndia e kishte kthyer nė njė truall tė shenjtė. Shikoni djallėzinė: pėr 30 m² kėrkon tė marrė 600 m² dhe pėr njė gėrmadhė tė marrė njė pallat modern.
    Ne dimė se perėndia e ka bekuar gjithė rruzullin tokėsor. Para sė gjithash, Zoti ka bekuar tokėn e bukės e cila na mban gjallė. Tokėn e kthen nė njė truall tė shenjtė jo Zoti, por bashkėsia njerėzore qė e ndėrton faltoren mbi tė. Nga historia e krishterimit kemi mėsuar se nė truallin e saj dikur varroseshin shenjtorėt ose vendoseshin eshtrat e tyre. Pėr kėtė arsye, ato adhuroheshin si troje tė shenjta. Dihet se shumica e kishave tė sotme janė ndėrtuar nga bashkėsitė fshatare dhe qytetare pėr nevojat e tyre shpirtėrore, pa pasur nė truallin e tyre eshtra shenjtorėsh apo dėshmorėsh. Ato janė pėr besimtarėt tė shenjta, mbasi nė to kryhen shėrbesat liturgjike. Ka raste kur bashkėsitė fshatare e kanė shpėrngulur kishėn e vjetėr nė njė truall tė ri dhe askush nuk e ka quajtur kėtė veprim si sakrilegj. Kishėn e bėjnė objekt tė shenjtė ikonat ose afresket e shenjtorėve dhe tė martirėve, tė cilėt zėvendėsojnė eshtrat e tyre.
    Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, dikur ka pasur dy kisha. Mė e vjetra ishte Kisha e Shėn Prokopit, trualli i sė cilės tani ndodhet nė sheshin “Nėnė Tereza”. Tjetra, Kisha Katedrale e Hyjlindėses, e cila ndodhej afėrsisht atje ku sot ėshtė ndėrtuar Hotel “Tirana Internacional”. Nė vitet ’60, plani urbanistik i kryeqytetit i shembi tė dyja kėto kisha. Ato u zėvendėsuan me dy kisha tė tjera. Pyesim Hirėsinė e tij, pėrse nuk kėrkon ta aneksojė Hotelin “Tirana Internacional”, i cili ka pėrfshirė nė cepin e tij verior edhe truallin e Katedrales sė Hyjlindėses? Ku vajti shenjtėria e truallit tė Katedrales?
    Tani le tė kthehemi te Kisha Shėn Mėria e Pazarit nė Pėrmet. Pyesim: Pėrse zhurmė pėr njė kishėz periferike dhe heshtje pėr njė katedrale kryepeshkopale? Ne dyshojmė se nė kėtė mes lėvrijnė motive tė tjera. Duket sheshit se kėtu lėvizin motive politike, madje tė njė politike tė djallėzuar. Pėrmeti ėshtė njė qytet nė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”, trevė tė cilėn Athina e lakmon ta aneksojė. Meqenėse nė Pėrmet nuk ka banorė grekė, nacionalistėt e Athinės pėrpiqen ta helenizojnė me rrugė tė ndryshme, me helenizimin e pėrmetarėve qė banojnė nė Greqi, me pėrhapjen e ritualit greqisht nė kishat e qytetit, me anėn e pensioneve sociale nga ana e administratės greke, me shkollat greke qė Hirėsia e tij mendon tė hapė sė afėrmi dhe me rrugė tė tjera. Nė kėto rrethana, Shtėpia e Kulturės e cila mban emrin e “Naim Frashėrit”, nuk mund t’i shėrbejė nė asnjė ēast platformės heleniste tė Athinės. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Hirėsia e tij ngul kėmbė qė Shtėpia e Kulturės tė kthehet nė Kishė Ortodokse.
    * * *
    Shtypi ynė i pėrditshėm sė bashku me median elektronike i ka dhėnė hapėsirė aksionit qė ndėrmorėn priftėrinjtė e Pėrmetit kundėr Shtėpisė sė Kulturės “Naim Frashėri”. Duke shfrytėzuar lirinė e shtypit, gazetarėt tanė demokratė shkruajnė mbarė e mbrapsht pėr kėto ngjarje. Sė bashku me disa tė vėrteta, jo pak prej tyre pėrcjellin tek lexuesit edhe njoftime tė pasakta, madje nė ndonjė rast edhe tė dėmshme pėr ēėshtjen qė ata mendojnė se e mbrojnė. Ngrihet njė qytetar nė Korēė dhe flet sikur ėshtė ministėr apo kryeministėr, kur thotė: “Nė emėr tė Komunitetit Ortodoks tė Shqipėrisė, ne dėnojmė veprėn e Bashkisė sė Pėrmetit, e cila e ka rrėmbyer Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit”. Dua ta pyes kėtė korēar tė fantaksur: Kush ta dha kėtė tė drejtė qė tė dėnosh edhe nė emrin tim Bashkinė e Pėrmetit? Ngrihet njė tjetėr gazetar, i cili shkruan nė gazetėn e vet se nė Pėrmet ndodhi njė pėrleshje midis banorėve ortodoksė dhe policisė private. Dua ta pyes kėtė gazetar: Ku e gjete kėtė tė drejtė qė dhjetė apo dymbėdhjetė njerėz tė ardhur me autobus nga Gjirokastra apo Leskoviku u pėrleshėn me policinė private tė Bashkisė dhe kėta t’i quash banorė tė Pėrmetit? Pėrse jo pak gazetarė i fyejnė si pa tė keq pėrmetarėt duke i rreshtuar nė falangat e Janullatosit? Njė tjetėr gazetar shkruan se nė pėrleshjen midis pėrmetarėve ortodoksė dhe policisė private u plagosėn dy vetė dhe kur jep emrat e tyre del se ata nuk janė pėrmetarė, por njėri nga fshati Musi e Sarandės dhe tjetri nga fshati Xarė po ashtu i Sarandės. Ju lutem, tė dashur vėllezėr gazetarė, mos e shpėrdoroni penėn tuaj, as lirinė demokratike duke nėpėrkėmbur sikur lozni domino emrin e nderuar tė pėrmetarit. Nuk dua tė them se tė gjithė pėrmetarėt janė pėr t’u lavdėruar. Midis tyre ka edhe njerėz tė mbrapshtė, por etiketojini si tė tillė kur bėjnė prapėsira.
    Midis shkrimeve qė kėto ditė kam mundur tė lexoj, mė ka bėrė pėrshtypje analiza qė u ka bėrė ngjarjeve tė Pėrmetit personaliteti i njohur i minoritetit grek: Panajot Barka. Panajot Barka, nė artikullin me titull “Kisha e Pėrmetit, puēi i Berishės pėr qeverinė e re”, botuar nė gazetėn “Shekulli” nė datėn 19 gusht 2013, shkruan ndėr tė tjera: “Nė simbolikėn e veprimeve qė e bėjnė kėtė ngjarje tepėr tė rėndė, tėrheq vėmendjen fakti qė u hoq (nga Shtėpia e Kulturės – K.F.) kryqi dhe u vendos flamuri kombėtar. U hoq emri i Shėn Mėrisė dhe u vendos emri i poetit tė Rilindjes…(!!!)”.
    Me gjithė respektin qė kam pėr kėtė militant tė Partisė Socialiste, le tė mė falė por do t’ia them troē se po tė mos kishte vėnė emrin e tij nė kėtė shkrim do tė mendoja se do ta kishte shkruar ndonjė prift grek, i paēliruar ende nga mentaliteti mesjetar, pasi vetėm pėr ta Shėn Mėria vlen mė tepėr se njė hero kombėtar, siē ėshtė Naim Frashėri. Arsyetimi im ėshtė i thjeshtė, i nderuar Panajot. Shėn Mėria nuk mė ēliroi nga zgjedha osmane. Ai qė mė ēliroi ishte Naim Frashėri. Vėlla, me bashkatdhetarėt e mi tė feve tė tjera nuk mė bėri Shėn Mėria, por Naim Frashėri, madje ajo mė pėrēau me bashkatdhetarėt e mi tė besimeve tė tjera. Identitetin tim kombėtar nuk ma kaliti Shėn Mėria, por Naim Frashėri me shokėt e tij. Kjo nuk do tė thotė se nuk e ēmoj Shėn Mėrinė, por si yll polar kam Naimin dhe rilindėsit e tjerė. E vlerėsoj Shėn Mėrinė si nėnėn e Krishtit pėr dhembshurinė qė ajo pėrhap tek njerėzit dhe pėr frymėzimin qė mė jep tė dua atdheun.
    Nė artikullin tuaj ju shkruani: “Ortodoksia nė Shqipėri ėshtė vėnė nė pozita inferiore. Inferioriteti buron prej pretendimit absurd tė identifikimit tė kėsaj kishe me helenizmin”. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thoni ju, se ortodoksia nė Shqipėri ėshtė vėnė nė pozita inferiore. Kjo ndjenjė inferioriteti mė ka prekur edhe mua, pasi i pėrkas me rrėnjė e me degė bashkėsisė ortodokse shqiptare, ndonėse nė tė vėrtetė nuk jam ortodoks praktikant. E njoh ortodoksinė jo vetėn nėpėrmjet ambientit tim familjar, por edhe nėpėrmjet historisė sė saj. Ka disa vite qė po merrem me historinė fetare tė Shqipėrisė, tė cilėn shpresoj ta botoj pėrpara se tė mbyll sytė. Kam lindur nė Stamboll mė 1920 dhe jam pagėzuar nė Kishėn e Shėn Triallės sė Bejollės, e cila ndodhej nė juridiksionin e Patriarkanės Ekumenike tė Kostandinopojės. Im atė, Anastas Frashėri, mė 1922 ka qenė korrespondenti i gazetės “Shqipėria e Re” tė Kostancės, Rumani, kur zhvillohej Kongresi i Beratit, i cili themeloi Autoqefalinė (Pavarėsinė) e Kishės Ortodokse Shqiptare. Madje, ai ka shoqėruar si gazetar delegacionin kishtar shqiptar nė takimin qė pati mė 1922 me Patriarkun Ekumenik tė Kostandinopojės. Prej tij kam mėsuar jo pak hollėsira rreth luftės qė zhvillohej brenda pėr brenda Kishės Ortodokse Shqiptare pėr t’u shkėputur nga presioni i Kishės Ortodokse greke. Ndoshta ju mund ta dini, por unė dua ta pėrsėris pėr ata qė nuk e dinė, se kisha ortodokse pėrvetėsoi qė nė fillimet e saj se krishterimi u pėrket kombeve dhe jo njė kombi tė vetėm, sado qė ky komb mund ta ketė konsideruar veten e vet tė privilegjuar nga perėndia, siē mendojnė priftėrinjtė grekė. Nė bazė tė kėtij parimi universal, lindėn kishat nacionale nė ēdo shtet-komb. Kėshtu, gjatė shekujve lindėn Kishat Ortodokse Autoqefale bullgare, ruse, serbe, rumune, derisa erdhi viti i bekuar 1922, kur edhe kombi shqiptar shpalli Kishėn e vet Autoqefale.
    Parimi i dytė i ortodoksisė universale, tė cilin duhet ta pėrsėris gjithashtu pėr ata qė nuk e dinė, ka qenė dhe vazhdon tė jetė solidariteti midis kishave ortodokse autoqefale tė kombeve tė ndryshme, por jo zgjedha e njėrės nga tjetra. Secila kishė autoqefale e ka pėr detyrė tė shenjtė tė respektojė dhe jo tė gllabėrojė pavarėsinė e simotrės kishtare. Me keqardhje jam i detyruar tė them se Kisha Ortodokse Autoqefale greke nuk i ka respektuar asnjė nga tė dyja kėto parime ndaj KOASH-it. Ngjarjet qė ndodhėn para Luftės sė Dytė Botėrore, nuk ėshtė nevoja tė pėrsėriten. Ato i ka pėrfshirė tashmė historia. Mė nė fund, Kisha Ortodokse greke u detyrua nė atė kohė ta respektonte KOASH-in. Pėrkundrazi, pas Luftės, Athina si qeveri apo si kishė, kjo ėshtė punė e saj, u kthye qindra vjet mbrapa. Meqenėse Kisha Shqiptare ishte shthurur organizativisht nga regjimi komunist, ajo kishte nevojė tė rimėkėmbej me institucione, me kuadro dhe me faltore. KOASH-i nuk kishte peshkopė pėr tė krijuar njė Sinod. Iu drejtua pėr ndihmė Patriarkatit tė Kostandinopojės. Kėtė nevojė tė domosdoshme e shfrytėzoi Athina. Nė bazė tė porosisė sė Patriarkatit tė Kostandinopojės, Athina dėrgoi nė Shqipėri njė misionar pėr ta ndihmuar si ekzark Kishėn Shqiptare tė rimėkėmbej. Ky misionar me emrin Anastas Janullatos do ta ushtronte misionin e vet si ekzark dhe jo si kryepeshkop, pra si misionar i pėrkohshėm. Si ekzark, sapo tė realizonte detyrėn e ngarkuar, pra sapo tė formohej Sinodi i Shenjtė duhej tė largohej nga Shqipėria. Me largimin e tij, Sinodi i Shenjtė duhej tė zgjidhte kryepeshkopin e Shqipėrisė. Ardhjen e tij me detyrė si ekzark, nė Shqipėri e miratuan edhe Presidenti i Republikės, Ramiz Alia edhe kryeministri, Fatos Nano, edhe kryetari i opozitės, Sali Berisha. Por ē’ndodhi? Ju, i nderuar Panajot, duhet ta mbani mend, se Hirėsia e tij e shkeli fjalėn. Me kombinacionet e ndryshme qė kurdisi mbrapa skenės dhe me njė skenė teatrale qė organizoi te Hotel “Tirana Internacional”, ai e shpalli veten Kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė. Me keqardhje tė thellė duhet ta them se ai veproi si njė hileqar.
    Hirėsia e tij Janullatosi nuk ėshtė shqiptar, siē e kėrkon Statuti i KOASH-it. Ai ėshtė grek jo vetėm nga kombėsia, por edhe nga ideologjia nacionaliste greke. Ai nuk ėshtė misionar ortodoks por njė agjitator i nacionalizmit grek, i cili ka pėr detyrė tė pėrgatisė rrethanat e aneksimit tė Shqipėrisė sė jugut nga Greqia. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ai nuk shqetėsohet pėr katedralen e Hyjlindėses sė Tiranės, kurse po bėn ēmos qė Shtėpia e Kulturės nė Pėrmet tė qėndrojė si kishė e Shėn Mėrisė. Atė e tėrbon emri i Naim Frashėrit.
    I nderuar zoti Panajot! Nė qoftė se do t’i gjykosh ngjarjet e Shqipėrisė me syzet e Athinės, nuk ke pėr t’i kuptuar kurrė rrėnjėt e vėrteta tė ngjarjes. Ortodoksinė nė Shqipėri nuk e kanė diskretituar tė huajt, as priftėrinjtė apo hoxhallarėt e huaj. Ortodoksinė nė Shqipėri e ka diskretituar vetė qeveria greke me politikėn e saj antishqiptare, tė cilėn e ndihmon me sa mundet kryepeshkopi Anastas Janullatos. Aluzioni qė bėni ju, zoti Panajot Barka, se Greqia do ta pengojė Shqipėrinė tė hyjė nė Bashkimin Europian, mund tė ndodhė. Ndoshta kėtė kėrcėnim ju nuk e keni nga vetja juaj. Mbase ėshtė edhe porosi apo sugjerim. Por unė nuk e besoj. Europa nuk ėshtė Greqi. Udhėheqėsit e Europės sė pėrparuar nuk janė grekė tė fantaksur. Nuk ėshtė Europa ajo qė varet nga Greqia, i dashur Panajot, por ėshtė Greqia qė varet nga Europa, sidomos tani qė ėshtė e mbytur nė borxhe. Udhėheqėsit e Bashkimit Europian janė ēliruar prej kohėsh nga mentaliteti mesjetar ballkanik, i cili ua turbullon ende kokėn ministrave dhe prelatėve tė Athinės. Mjafton tė kujtojmė atė qė ndodhi tė mėrkurėn, mė 21 gusht. Nė mėngjes Greqia, duke shkelur vendimin e Shengenit, ndaloi hyrjen e shqiptarėve nė Greqi, kurse disa orė mė vonė u detyrua tė tėrhiqet. Pėrfundimisht, britmat e priftėrinjve tė Pėrmetit janė shashka qė trembin vetėm laraskat. E drejta nga ēdo pikėpamje qėndron nė anėn shqiptare. Shqipėria ka pėr detyrė t’i kthejė Kishės sė Pėrmetit tokėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit, mbase dhe ndonjė pėllėmbė mė tepėr, kurse priftėrinjtė qė shkelėn vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe prishėn rendin publik, duhen dėrguar para gjyqit. Ndėrkohė, Hirėsia e tij kryepeshkopi Anastas nuk ėshtė keq tė pėrgatisė baulet dhe tė shkojė nga ka ardhur. E siguroj se do ta pėrcjellim me njė “udhė tė mbarė!”. Atėherė, i them zotit Panajot Barka, do tė shohė se si do tė lulėzojė ortodoksia nė Shqipėri./GSH

    E verteta mbi konfliktin Kisha Greke (kupto Shteti Grek) - Shteti Shqiptar ! Jo KOASH-i me Shtetin Shqiptar ! KOASH-i duhet cliruar nga jeniēeri grek Anus-tasus Janusllatus !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 26-08-2013 mė 10:54

Faqja 45 prej 85 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •