Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 145
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Trafikantë droge, karburantesh, e tyxharë të veshkave në krye të shtetit



    As Lubonja e as Idrizi, nuk thanë diç të re, që nuk është ditur e thënë tash e 14 vjet, sidomos për periudhën e pasluftës, ku “çlirimtarët” u shndërruan në uzurpator të lirisë së Kosovës!

    Pushtetet nuk mund të lejojnë që t’i njëkohësisht të kesh autoritet dhe jetë. O njërën, o tjetrën. Po që se ke jetën s’ke autoritetin, po qe se ke autoritetin s’e ke jetën. Kjo edhe një herë doli në pah këto ditët e fundit dhe ende po vazhdon, ku tarafet e pushtetit edhe një pjesë e opozitës, e cila ka filluar ta shohë ëndërr pushtetin, e manifestuan kundër dy intelektualëve Fatos Lubonja dhe Arben Idrizi.

    Debati për heronjtë e luftës dhe heronjtë e pasluftës të shndërruar në politikanë, dhe nevojës për të hedhur dritë mbi aktivitetet e errëta të tyre, për këta të fundit gjatë gjithë këtyre viteve që nga çlirimi e deri më sot, ka vënë në siklet shumë nga këta heronj të shpifur, politikanë të sotshëm.

    Ky debat që po vazhdon të përcillet me reagime të ndryshme deri në ekstremitet duke përfshirë edhe linçimin e atyre që mendojnë apo kanë shfaqur hapur mendimin ndryshe të tyre lidhur me këtë temë që konsiderohet të jetë tema më e nxehtë që prodhon debat të bollshëm, e për fat të keq u shoqërua me një gjuhë të pa arsyeshme, kërcënuese dhe egërshane. ...
    http://www.botasot.info/kosova/23483...ye-te-shtetit/

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Vazhdon propaganda e UDBES ne gjuhen shqipe,transmetues te kesaj propagande jan UDBA SOT dhe UDBA DITORE.

  3. #133
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Kadare kundër Lubonjës: Çmitizuesi shqiptar dhe teza e prindërve serbë të Skenderbeut



    Në kolumnën më të re të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare për të përditshmen tiranase “Dita”, ai ndër të tjera i kundërvihet publicistit Fatos Lubonja, i cili në disa shktime të tij të mëparshme, kishte folur rreth pjeradhjes së Skenderbeut si dhe luftën e Kosovës, informon Almakos.

    Kadare tezat e tilla i quan si antishqiptare, dhe tejet të rrezikshme.

    “…Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr…”

    “Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar. Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës. Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë. Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave” - shkruan ndër të tjera Kadare, në opinionin e tij më të ti ri./Almakos

    - Qent tjer se qfar lehin skan rendesi.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Streha e fundit e horrave




    Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane. Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimiSkënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit.
    Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian.

    Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr.

    E deshët ndërhyrjen e NATO-s! Ja NATO-ja! Gëzojuni asaj! Kosova është me shpirt ndër dhëmbë. Gati po jep shpirt. Dhe pikërisht mu midis makthit, në një nga revistat më ndikuese evropiane, një rimohues shqiptar e boton këtë shkrim, për të cilin ndërgjegjja e tij, sipas fajësuesve, duhej të përgjigjej më pas. Shkrimi do të quhej, as më pak, as më shumë, thikë në shpinë kundër Kosovës.


    Ishte e ngutur një akuzë e tillë?
    Ishte ky shkrim një lajthitje e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, etje për t’u dukur modern?
    Ishte një përzierje e të gjithave, madje diçka më e rëndë?

    Shkrimi, para së gjithash, kishte të bënte me një polemikë nga më të ashprat në Shqipërinë paskomuniste. Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do të ndërlikoheshin rreth tij.


    Dy grupimet që do të ndesheshin,
    “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë.
    Thënia “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare.
    Pavarësisht se autori i saj herë shpallej Xhefersoni, herë Sokrati, herë Nëna e Çërçillit, Volteri apo Xhon Lenoni, kjo nuk pengonte aspak që të bëhej thënia më e njohur në vend. Fajësimet e të dyja palëve, për nga mizoria, ngjanin si pika uji. Ndërsjelltazi, ashtu siç edhe pritej, u quajtën tradhtarë, reaksionarë parakë, kombëtaristë, antishqiptarë, fashistoidë, nënëterezistë, kanunorë, gjer te llaci-faci, shule, e natyrisht ylberistë, çka dihej ç’nënkuptonte.

    Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve.
    Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët.

    Në thelb, akuza tingëllonte groteske.
    Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.

    Por, strehsat nuk dorëzoheshin lehtë.
    Ata e kishin kuptuar se do të ishte më mirë të përdornin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptonin se po tronditnin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e Skënderbeut, u vunë të zhbironin ca dokumente e ca arkiva, aq sa ua lejonte, natyrisht, vrulli i tepërt polemist. Së pari, e kuptuan se duhej t’u mbushnin mendjen të tjerëve, se pse ishte i keq shkrimi famëkeq në “Courrier International”, ditën e fundit të muajit maj, në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar.
    Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës.
    Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova.
    Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë.
    Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave.


    Kthim te “Courrier International”, 31 maj 1999

    Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymën e fundit të saj, kërkon të përligjë masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Evropa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve. I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’bëjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej të cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit.

    Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë.
    Në mos i përligjtë plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund të shërbejë, historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanë qenë gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë të bombardoje Serbinë, por duhej bërë një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq më tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjtë ishin bërë, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithçka nis e po ashtu sos.

    Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviçi, shkrimtar dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshtë se teksti i Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”. Pas daljes në shtypin serb më 1987, letra e hapur është botuar në “Le Monde Diplomatique”, në prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës së Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcënuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njëjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në flakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e të bashkohesha me të (për çështjen e djepit natyrisht) dhe këtë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si dëshmitare Francën, në kryeqytetin e së cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.

    Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshëm, siç janë zakonisht shkrimtarët, Drashkoviçi më drejtohej me një keqardhje prej kolegu, duke më kujtuar, ndër të tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historinë, kujtimet, manastiret, betejën e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, që dëshmonin, sipas tij, përkatësinë serbe të Kosovës. Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonëse e përmendur edhe më parë aty-këtu, këtë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës së parë: zanafillën serbe të Skënderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithçka tjetër të epërme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetë kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i tillë. Thënë ndryshe, Kosova, përveç djepit, mëtonte tani edhe kurorën.

    Në letrën e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, më kujtonte se isha një përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën! Këtë tekst ka kopjuar çmitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej. Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët. Por, historia e djepit nuk mbaronte me kaq.

    Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë të veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Evropë.
    Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik I kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe të Skënderbeut. “Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb”. Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur.

    Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen çmitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që, siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.


    Kush janë horrat dhe cila është streha

    Historia e re me Gjergj Kastriotin është më e vjetër se ç’duket. Ajo ka nisur fill pas rënies së komunizmit. Një roman i shkurtër, i titulluar “Mekami”, i një shkrimtari të quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar në rrethana të dyshimta në Kosovën ende nën sundimin serb, shënon fillimin e fushatës së egër kundër personazhit. Në atë libër, heroi i parë i shqiptarëve, trajtohet as më pak, as më shumë si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Vetë autori, i përndezur prej sulmit të vet, e shpall veten turk. Ndërkaq, autori i librit mëton cilësimin si disident. Ndaj pyetjes, për ç’merita? Përgjigjja është e prerë: për një promemorie që i paska dërguar Enver Hoxhës, më 1953. Sipas saj, është ndoshta shkrimtari i parë në Shqipëri, që ka guxuar t’i shkruajë diktatorit: ti dhe shokët e tu jeni vrasës, që jo vetëm do të vrisni më pas njëri-tjetrin, por do ta mbytni vendin në gjak!

    Tingëllon disi e pabesueshme për cilindo, por sidomos për strehsat. Dyshimi për promemorien dyfishohet kur sillet ndër mend e kaluara letrare e personazhit: shkrimtar si shumë të tjerë, me lavde për komunizmin dhe kulmi, pikërisht në mars të vitit 1953, pak kohë përpara promemories, me poemën më himnizuese, kushtuar Stalinit, në ditën e vdekjes së tij. Këto kujtime prekëse nuk e ndryshojnë aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lëkundet as kur strehsat, këtë herë të zemëruar keq, zbulojnë se kinse disidenti, ose kinsi, siç do të quhej shkurt, jo vetëm s’ka qenë kundër regjimit, por ka qenë oficer i Ministrisë famëkeqe të Brendshme, pra, pjesë e thelbit gjakatar të shtetit. Që njeriu gëzonte mbrojtje të fshehtë, kjo ishte e qartë. I turbullt ishte shkaku.

    Mbrojtja shtrihej në të dyja regjimet: në komunizëm dhe në paskomunizëm. Nga të dy krahët e politikës: e djathta dhe e majta. Vetvetiu bëhej pyetja: disident kundër kujt kishte qenë në të vërtetë kinsi? Me ç’dilte, disidenca e tij më e qartë paskësh qenë kundër Skënderbeut. Ajo kundër regjimit mbetej për t’u vërtetuar.

    S’do të kalonte shumë kohë dhe, pas Kastriotit, do të hidhej hija e keqe për atë që quhej periudha më e ndritur e historisë shqiptare dhe bijë e drejtpërdrejtë e Iluminizmit evropian Rilindjen Kombëtare. E pas saj, mbi gjithçka të shpallur si vlerë morale e kulturore e kombit: mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire të saj dhe të gjithë shqiptarëve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar më 1912, gjer mbi Nënë Terezën, që gjatë ceremonisë së çmimit “Nobel”, në Oslo, kishte treguar moselegancën të zinte ngoje zanafillën e vet shqiptare. Strehsat, merret me mend, e humbën çdo durim. Pas shpenzimit me tepri të epitetit “antishqiptar” e bënë disi më të larmishme listën e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezë të gjarprit, që donin të mbronin krimet e etërve të tyre, gjë që nuk u prit mirë prej opinionit publik. Një etikë e heshtur ishte bërë zotëruese, ndërkaq, në Shqipëri, që gjëra të tilla të mos kujtoheshin.

    http://www.botasot.info/opinione/236...dit-e-horrave/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-08-2013 më 19:29

  5. #135
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    /

    - Naša Borba

    Gazetari e themeluar dhe e licensuar ne Beograd
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #136
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    “Instinkti i zanatçiut” dhe “truri i zvarranikut”



    14.08.2013
    Bardhyl Mahmuti
    Publiciteti që iu dha në mediumet shqiptare akuzave “të Fatos Lubonjës” dhe “të Arben Idrizit” kundër personaliteteve më të shquara të historisë së re të Kosovës u përpoqën ta arsyetojnë me njërën nga të drejtat themelore të njeriut: të drejtën për ta shprehur lirshëm mendimin e vet! Në shkrimin tim të titulluar “Mendim i lirë” apo “skizofreni politike” nxora në shesh se nuk bëhej fjalë për mendim të lirë, por për shpërndarje të kualifikimeve serbe të sintetizuara në të ashtuquajturën “Bela Knjiga” (“Libër i bardhë”) dhe të titulluar “Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovo i Metohiji” (Terrorizmi shqiptar dhe kriminaliteti i organizuar në Kosovë dhe Metohi, teksti origjinal me rreth 200 faqesh gjendet htt://sorryserbia.com/wp/belaknjiga.pdf). Për ta fshehur burimin e vërtetë serb të cilësimeve për “vrasës” dhe për “kriminelë” Fatos Lubonja drejton gishtin nga libraritë evropiane, ku “qarkullojnë lirshëm” librat me kualifikimet e lartpërmendura, ndërsa Arben Idrizi deklaron haptazi se, pavarësisht asaj “se nuk ka as prova dhe as shenja për t’i akuzuar si vrasës dhe si kriminelë”, ai e bën këtë “duke u bazuar në instinktin e zanatit të vet prej shkrimtari dhe intelektuali”. Madje, këtë formë të denoncimit publik dhe “pa prova”, Halil Matoshi dhe “zanatçinjtë e tjerë me instinkt” përpiqen ta ngrenë në nivelin e “detyrës për intelektualin”!
    Në këtë shkrim do të përpiqem të nxjerrë në shesh atë që fshihet prapa “instinktit të shkrimtarit”, “instinktit të intelektualit” dhe “instinktit të zanatçiut”, te të cilat bazohen Arben Idrizi dhe kompania e tyre. Zhveshja e këtyre nocioneve do të na mundësojë të kuptojmë edhe një dimension të mekanizmave nëpërmjet të cilave tentojnë që “vizionin serb për Kosovën” ta mbajnë gjallë në hapësirën mediatike shqiptare. Në këtë kontekst, nocioni “instinkt” del si nocion qendror. Për këtë arsye po ndalem shkurtimisht dhe po përmendi disa nga të dhënat shkencore lidhur me këtë nocion dhe nocionet që janë në raport me të. E shoh të udhës të përmendi faktin se filozofi, doktori i mjekësisë dhe themeluesi i psikologjisë amerikane, William James, në vitin 1870 evokoi idenë e ndarjes së trurit në tri shtresa dhe secilës prej tyre i atribuoi funksione të caktuara. Mbështetur mbi këtë orientim hulumtues, një shekull më vonë, në vitin 1971, neurologu amerikan Paul Donald MacLean, në veprën e njohur “Tre trurët e njeriut” e zhvilloi teorinë e tri niveleve të trurit që korrespondojnë me tri periudha të zhvillimit të gjallesave. Për temën tonë është me rëndësi të theksojmë se strukturat e moçme të trurit të njeriut, që ngërthejnë funksionet dhe veprimet më të thjeshta dhe që paraqesin qendrën e reagimeve të menjëhershme dhe të pamenduara (instinktive) dhe që janë të lidhura me luftën për mbijetesë të gjallesave, neurologu amerikan Paul MacLean e emërtoi si “truri reptilin”. Ky emërtim u bë për arsye se forma e pavetëdijshme dhe instinktive e veprimeve dominon te reptilët (zvarranikët)! Për dallim nga zvarranikët, truri i njeriut zhvilloi, sipas të njëjtit autor, edhe dy struktura të veçanta: “truri lambik”, si qendër të emocioneve dhe “truri noekorteks”, si qendër e tërësisë së aktiviteteve të vetëdijshme dhe intelektuale. Kjo teori gjeti mbështetje të madhe në mesin e neurologëve, biologëve dhe psikologëve. Përkundër vërejtjeve që mund t’i bëhen kësaj teoria, pas zbulimeve të “epokës së gjenetikës”, të gjithë pajtohen se vlera e kësaj teorie qëndron në trajtimin e trurit si organ që është produkt i evolucionit miliona vjeçar dhe që përbëhet nga struktura të ndryshme që janë prezent edhe te gjallesat e tjera. Një e arritur tjetër e madhe e shkencës qëndron në verifikimin e faktit se neuronet, për dallim nga qelizat e tjera që ripërtërihen vazhdimisht, mbeten të njëjta tërë jetën tonë. Ky fakt na mundëson ta kuptojmë mekanizmin e memorizimit të të dhënave, (gjuhës, ideve, figurave...) dhe në raste të nevojshme t’i transmetojmë këto njohuri të ngulitura në neuronet tona që përcaktojnë kujtesën. Sidomos, në pjesën ballore të trurit (lobin frontal) ku janë qendrat e mendimit, kujtesës, logjikimit, krijimit artistik etj... Mirëpo, një fazë tjetër vendimtare që të mund të qarkullojnë informatat e memorizuara nga një neuron në tjetrin, vendosja e lidhjeve në mes të tyre është e domosdoshme. Këtë funksion të lidhjes (të konektimit) e kryejnë sinapsat. Pra, sinapsat vendosin lidhjet e komunikimit të neuroneve, në shikim të parë të pavarura, që të komunikojnë dhe t’i përçojnë informacionet e njëjta...Kjo është në “aspektin mikro”! Ti kthehemi “aspektit makro” të temës së transmetimit të informatave! Në artikullin: “Mbi vrasësit e tjerë” të Arben Idrizi si “fakt” për “vërtetësinë” e akuzave të Fatos Lubonjës sjell “të qenurit intelektual dhe instinktin e zanatit të tij”. Në të njëjtën logjikë ai deklaron për “vërtetësinë” e “akuzave të veta” se “unë e di, pa i pasur provat e shenjat, por duke u mbështetur në zanatin dhe instinktin e zanatit tim prej shkrimtari, se vrasës është... etj., etj”. Dikujt mund t’i duket i rastësishëm togfjalëshi “instinkt zanati” (“instinkt shkrimtar” apo “instinkt intelektuali”) dhe si rezultat i mosnjohjes së teorive shkencore të funksionimit të trurit. Mirëpo, përdorimi i nocionit “instinkt”, që është karakteristikë dominonte (por jo e vetme) e zvarranikëve, në vend të “intuitës” dhe “inteligjencës”, që karakterizon njeriun dhe sidomos shkrimtarin dhe intelektualin, nuk është rezultat i mosnjohjes apo rastësisë. Nëse përqendrohemi shkurtimisht në pjesën e mësipërme të teorive shkencore të funksionimit të trurit do të shohim se përpjekjet për ta paraqitur si rezultat të “instinktit” listën dhe cilësimin e shqiptarëve për “vrasës” dhe “kriminelë”, fshehin “sinapsën” serbe që nëpërmjet pendës së “zanatçinjve me instinkt” bën konektimin e “trurit të zvarranikëve” për t’i transmetuar informatat e së ashtuquajturës “Bela Knjiga” (“Libër i bardh”) të përpiluara nga institucionet inteligjente të Serbisë! Përpjekja që t’i atribuoni “instinktit”, që buron nga “truri juaj i zvarranikut”, transmetimin e shpifjeve dhe insinuatave të shërbimeve inteligjente serbe kundër personaliteteve më të shquara të luftës çlirimtare të Kosovës është strategji e shfajësimit. Mirëpo, krahas pafajësisë që përpiqet të nënkuptojë, atribuimi i këtyre veprimeve “instinktit” nxjerr në shesh edhe strategjinë e mbijetesës së llojit. Në këtë strategji agresiviteti, siç thekson neurologu amerikan Paul Donald MacLean, është element konstituiv i veprimit për mbijetesë. Agresiviteti dhe frika për ruajtjen e llojit del haptas në shkrimet e “shkrimtarëve dhe intelektualëve zvarranikë” të tipit Lubonja, Idrizi, Matoshi etj. Akuzat nga njëra anë dhe frika “se mund të të vrasin si qen” nga ana tjetër, siç bën Arben Idrizi, janë manifestime të këtij agresiviteti “instinktiv” të ruajtjes së llojit të neuroneve të konektuara nga “sinapsat” e Shërbimit Inteligjent të Serbisë për të mbajtur gjallë “vizionin serb” në Kosovë. Dhe në fund, ne “turma pa mend e me muskuj”, siç ju pëlqen t’i quani mbështetësit e vizionit shqiptar për Kosovën dhe për personalitetet që bënë historinë moderne të saj, e dimë se akuzat që ngriti Shërbimi Inteligjent i Serbisë dhe që u i transmetoni “instinktivisht” me “trurin e zvarranikut” janë, ashtu siç e pranoni edhe vetë në shkrimet tuaja, PA PROVA DHE PA SHENJA! Por, kjo formë e transmetimit të shpifjeve dhe njollosjeve serbe në mediumet shqiptare nxjerr në shesh PROVAT DHE SHENJAT e urrejtjes “instiktive” të zvarranikëve që në Kosovën e pavarur humbën privilegjet që kishin gjatë simbiozës së vëllazërim-bashkimit me Serbinë!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Ca ka ky,ku do me dal?Do i tregon Hages se nuk keni ditur si ta beni punen tuaj?
    Apo do i tregoj botes se Shqipetaret asnjeher nuk akuzojn armikun,por vetem veten e tyre!

    Lajm me idiot skam lexu ndonjeher![/QUOTE]


    Faik konica ruaje zot shqiperin nga shqiptaret,edhe pse si politikan nuk um pelqen R Haradinaj aije dhe familja e tije kan dhen shum per shqiptari kto qe them jan deshmuare edhe ne paqe ku R haradinaj kishte shum miqe nderkombetare si stiven shuk klaus reinhard kane vizituare familjen e tije ky lubonja do jet padyshim nje argat i fort i UDB jame i bindur se njedit kur shteti serrbe do pranoj qe kto shantazhe ika ber vete do ti vije turp kti lubonjes po me sa e kam ndjekur ne disa e misione ne TV turpi per te esht nje hiqe.[QUOTE=zANë;3653465]Seriozisht e ke?Nje shkrim i Lubonjes te ben te krijosh nje mendim?
    E aq me shume ku per nje gje te till,eshte mbajt nje proces gjygjesore i perseritur pastaj,cka nuk ka ndodh asnjeher ne histori.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SKIFTERI&12.05 : 14-08-2013 më 18:36

  8. #138
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Fatos Lubonja eshte vlleh, mundohi qe ta kuptoni. Ka arsye te thote ashtu. Ky eshte nga vllehet e keqinj sepse vllehet shqiptare jane te mire ne pergjithesi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a i panevojshem po te duket a?
    po shkrimet e tos lubonjes me kompani a jane te nevojshme? ne qofte se po, kujt i sherbejne keto shkrime vec serbise?
    o ziti po ku e di ti qe ky antiproanti eshte shqiptare te ta perkujtoj se ne shkollen ku kam mesuar une kapase serrbe qe shkollimin e kan te kryer ne gjuhen shqipe dhe une sekam problem ti dalloj cillet jan ktu ne forum.

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Fatos Lubonja eshte vlleh, mundohi qe ta kuptoni. Ka arsye te thote ashtu. Ky eshte nga vllehet e keqinj sepse vllehet shqiptare jane te mire ne pergjithesi.
    Lubonja s'ka thene asgje t'palejueshme dhe te panjohur per ose kunder R. Haradinaj...
    Shumica e atyre qe i thote Lubonja i ka thene p.sh. edhe Gjykata e Haages, pavaresisht se nuk jane trajtuar si te mjatueshme per ta shpallur Hradinajn fajtor.

    I vetmi gabim i Lubonjes eshte fakti se ka permendur edhe disa dyshime lidhur me vrasnje e deshmitareve, te cilat me pare jane permendur kryesisht nga serbet, Carla Del Ponte etj. Perndryshe, sa i perket kercnimeve dhe frikesimit te deshmitarve, te gjitha ne qe jemi shqipetar dhe qe i njohim rrethanat e rrethit dhe shoqerise ku jetojme, nuk kemi nevoje as per ndihmen Lubonjes, as per gjykime te eksperteve, te Haages apo kujtdo tjeter, per te ardhur tek nje perfundim i ngjashem me ate te Lubonjes&Co.

    Eshte ceshtje krejtesisht tjeter, nese ne gjendjen aktuale te Kosoves dhe shqipetareve ne pergjithesi,do te duhej apo jo te tematizoheshin ceshtje te tilla dhe ne ate menyre sic jane trajtuar.
    Une personalisht, pavaresisht se cdo here kam pase respekt te vecante per R. Haradinaj, sakrificen e tj personale dhe familjare, por edhe per secilin qe ka luftuar sinqerisht per Kosoven, jam per nje trajtim edhe shume me rigoroz per te gjithe, pavaresisht meritave te luftes.
    Shume nga ish-luftetaret, edhe nga ata me te miret, jo vetem ata qe jane fotografuar ne uniforme te UCK-se, se paku aq sa kane kontribuar per ate qe sot kane shqipetaret e Kosoves, e qe nuk eshte me shume se nje "gjysmeshteti" (pa shume te drejta te shtetit te zakonshem) nen thundren e disa shteteve te huaja dhe pjeserisht Serbise, mund te kontribojne dhe pjeserisht edhe kane kontribuar ne demtimin e te ardhmes se Kosoves dhe shume qytetareve te saj. Prandaj, jo vetem Lubonja por edhe cdo shqipetar tjeter, sidomos ata te Kosoves duhet te jene te vetedijshem per pasojat e mundshme dhe faktike negative te shenjterimit te heronjeve dhe kontribuesve te gjalle te luftes dhe shpalljes se tyre si te pagabueshem, pakritikueshem dhe te paprekshem. Te njejtet persona, shume prej tyre, nuk kane dale ne pension, sic ndodh shpesh ne shume vende te rendomta me heronje te luftes, por jane ne pozita kyce institucionale, politike, ekonomike dhe shoqerore te vendit. Prandaj, nuk eshte as cudi as rastesi qe keta persona cdo kritike, cdo akuze dhe cdo dyshim, pavaresisht a jane te bazuara apo jo, ta hedhin poshte duke u thirrur direkt ose indirekt ne meritat e luftes dhe duke shpallur kritiket si armiq te kombit etj. Nderkohe qe cdo shqipetar i rendomte do te ishte ne gjendje edhe pa ndihmen e kritikeve (lere me Lubonjave) te bej dallimin ne mes te pohimeve dhe realitetit, edhe pse jo cdo gje eshte e faktueshme, pasi qe ka mungese te theksuar te transparences, gje qe gjithashtu nuk eshte as cudi dhe as rastesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 14-08-2013 më 18:49

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •