Close
Faqja 70 prej 107 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 1065
  1. #691
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Fronti është trashëgimtar i programit të LPK-së
    Ferizaj, (Kosovapress) 26 Korrik 2013


    Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) e ka formuar Enver Hoxha dhe askush nuk e ka të drejtën të bëjë bashkimin e këtij subjekti me ndonjë tjetër ka thënë të premten kryetari i Frontit Popullor të Kosovës për kultivimin e veprës së Enver Hoxhës, Remzi Hasani, gjatë një konference për medie, në të cilën theksoi se i vetmi subjekt që i qëndron besnik programit të LPK-së është Fronti që ai e drejton e assesi individët që nga LPK-ja janë transformuar në Partinë Socialiste e së fundi e kanë gjetë vetën në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Hasani ka shtuar se nuk ka asgjë kundër këtyre individëve, por që ata nuk e kanë të drejtën të flasin në emër të LPK-së ngase rrugën më të e kanë nda qysh moti.

    "Pas Kuvendit të tetë i cili u ndërpre, vetëm Këshilli i Rrethit të LPK-së i Ferizajt është konsoliduar dhe vazhdon t’i qëndron besnik programit të LPK-së edhe pse tash me një akronim të ri si FPK. Nuk e ka të drejtën askush të flas në emër të LPK-së se këtë Lëvizje e ka themeluar lideri i ynë Enver Hoxha pas kërkesës që ia kish bërë Kadri Zeka. Andaj nga këtu mund të them se LPK-në e kanë themeluar figura të ndritura të kombit si, Ali Kelemendi, Qemajl, Stafa, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Fadil Vata e shumë patriot të tjerë", ka thënë Hasani për të shtuar se subjekti i tij vepron në frymën autetntike të LPK-së. /Kosovapress/


    p.s. - Vv i ka ngjit , ka shku per Lesh...
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #692
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Tagutet dhe mushriket ne politiken kosovare.Perkunder Thaqit qe une e llogaris si nji tagut i qeshtjes islame e besa edhe komtare.Pra thaqi hyn ne xhami per hir te Erdoganit e jo te Allahut.Dhe ky taguti i Erdos shkoi veq nji her ne gjami ., pra sipas takamit fetarist mund te llogaritet se esht perveq tagutsis se tij edhe nji mushrik i rangut te Ebu xhehlit.Po ajo qe i shpetoi deri sot pa e vrejtur hoxh Krasniqi e gjumatlit e tij se kush esht Hasha.E si mund te jet jashte ktyre dy epiteteve per njeriun qe i plotson te gjitha karakteristikat ,ku besnikrisht i sherben vet kryedreqit Iblis.
    Thaqi dallon prej Albinit sepse ky i fundit esht nji ateist e nji nacionalist ..pra nuk esht tagut qe i ben lajka dikujt per tia perfitu zemren siq ben mushriku e tagutoisti ...ushtari me besnik i dreqit ilahiri ,qoft veq me Hashen e e shoqroft deri ne pa mbarim.
    Albini nuk esht mushrik .. sepse ky nuk kurdis zamka pas shpine siq ben ortaku i tij ne politiken rrej e mashtro qe ta mundesh kundershtarin.
    Pra na thoni juve se ku esht ky Albini ..esht ateist,Budist ,hezbullaist apo njeri qe gjithnji flet ne nji linj ,si dje ,si sot .Esht diqka tjeter nese lejohet shamia dhe deklarimi i tij se esht ateist.,Pore ka diqka te mir tek ky njeri ,perkunder tagutit Hashim ky e don popullin e vet madje une do ta quaja nji Omer i dyt shqiptar,do ta quaja nji fundimentalis kombetar..nji njeri qe mbi gjdo fe e ka vatanin...perkunder tagutit Hashim qe gjdo gje e ka gjepin e vet dhe te klikes se tij tradhtare .
    Si perfundim i ter ksaj beteje mediatike per ta njellosur Albinin rezultati me i logjikshem eshte>
    Hashimi se don as Zotin as robin ,per dallim nga Albini qe Zotin e don ne menyren e tij dhe vendin e vet siq e duan burrat e mdhenj.

  3. #693
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Thaqi dinakrisht dhe me mjeshri djalli po arrin ta mbuloj pisllekun duke kerkuar shok e shoqre te Ldk dhe Aak qe tia mbulojn turpin e ber ne Bruksello/Pra ku kerkon ndryshim kushtetute qe pastaj edhe shkeputja e asociacionit te behet pa zhurm.Nese ky njeri esht duke punuar per rikthimin e Serbis ateher ne qenkemi ne levizje ne linja te kunderta.Nese vertet qellimi i ktyre tradhtarve esht rikthimi i Serbis ,vertet ata qenkan ne rruge ,kurse une paskem ngatrru metron.

  4. #694
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Ganimete myslimanet urrejne qafiret per hater te Allahut dhe Muhamedit, dhe urrejtja justifikohet sepse qafiret i refuzojne keta dy. Hiqja keta dy monstruma shqiptarit mysliman dhe e sheh qe shqiptari mysliman nuk do te kete problem ta perqafoje shqiptarin katolik por edhe shqiptarit ortodoks t'i thote vella. Kur te i mbysni keta dy monstra nga mendja e shqiptarit, shqiptarit mysliman do i lirohet mendja, perndryshe nuk ka perparim as per bashkim kombetar por as per forcim te shtetit. Edhe pas 200 viteve do te kemi kete mentalitet sic e kemi sot. Vetem do helmohen edhe gjeneratat e ardhshme me fe me gjera imagjinare qe jane imagjinuar para 1400 vjeteve.

  5. #695
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Thaqi dallon prej Albinit sepse ky i fundit esht nji ateist e nji nacionalist .
    ateisti po kerkon shamija per femra thmi neper shkolla e msim fetar a
    shuej bre mos ta nien kush
    se sa per albinin e ramiqin nuk ke qfar flet u ka dal boja ketyre rrugaqve ekstremista islamik kahere

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë


    20 Qershor 2013 - 11:08 | LAJME


    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë
    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetëPRISHTINE- Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së shprehet se është pro vendimit që shamia të mbartet në shkollë, nga vajzat që janë mbi moshën 16 vjeç.

    “Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen. Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti.

    Kurti shpjegoi edhe arsyen përse VV nuk i është bashkuar protestave të organizuara javëve të fundit nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

    Kurti theksoi se kur Vetëvendosje suulmonte veturat e EULEX-it dhe ky mision arrestonte aktivistët e tyre, shumë persona fërkonin duart.
    “Tani kur EULE-si preku ata, çohen në protesta. Ne kemi kundërshtuar ardhjen e EULEX-it edhe para se ata të vinin”, tha Kurti.
    (e.m/BalkanWeb)

  6. #696
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Selman,Albini e Ramiqi skan te perbashket ,ose kan shum pak.Albini eshte nji atdhetar i shquar,bile une do te thosha se ne shekullin qe po jetojm eshte i veqant dhe njishi.
    Populli nuk eshte duke e kuptuar ose une do te thosha nuk e meriton nji njeri pris siq eshte Albini...e don ky popull nji genjeshtar,nji pushte qe kshtu ti vuaj edhe per nji kohe mekatet e bera pergjat historis.
    Prandaj Albini shikohet si i pa fuqishem per pushtet.Akoma edhe pasi qe bota e qytetruar i zhbeu mentalitetet e injorances ,i hyri rruges se prosperimit ,tek ne funksionon mentaliteti qe si gjithnji te fitoj me i zhurmeshmi.
    Akoma pas 13 vitesh sorollatet populli se ke ta zgjedh per pari .,madje e ka te veshtir te gjykoj per rruget e mbyllura nga mbeturina,fabrika te dermuara me keq se sa ato qe i bombardoi NATO ne Serbi,nuk ja vret syri spitalet e boshatisura sikur utu ka ren murtaja,rendi e siguria sikur nder fiset zulu ...bile me keq se fisi kamaru e tuci.
    Pra nji popull qe edhe pse Serbija vetem sa e ndoqi e i tha //Hajde u Allbaniu se edhe ature do i bente temena sikur ktyre qe ne Parlament kure i diskutojn problemet komtare shiqojn profilet e fejzboks.
    Pra popull qe nuk ka shiju arom lirie e knaqet me pollavrat e Thaqit sepse ska sens te kuptoi mesazhin e Albinit ,njeriut qe mbi qdo gje e ka kombin e atdhen.

  7. #697
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Selman,Albini e Ramiqi skan te perbashket ,ose kan shum pak.Albini eshte nji atdhetar i shquar,bile une do te thosha se ne shekullin qe po jetojm eshte i veqant dhe njishi.
    Populli nuk eshte duke e kuptuar ose une do te thosha nuk e meriton nji njeri pris siq eshte Albini...e don ky popull nji genjeshtar,nji pushte qe kshtu ti vuaj edhe per nji kohe mekatet e bera pergjat historis.
    Prandaj Albini shikohet si i pa fuqishem per pushtet.Akoma edhe pasi qe bota e qytetruar i zhbeu mentalitetet e injorances ,i hyri rruges se prosperimit ,tek ne funksionon mentaliteti qe si gjithnji te fitoj me i zhurmeshmi.
    Akoma pas 13 vitesh sorollatet populli se ke ta zgjedh per pari .,madje e ka te veshtir te gjykoj per rruget e mbyllura nga mbeturina,fabrika te dermuara me keq se sa ato qe i bombardoi NATO ne Serbi,nuk ja vret syri spitalet e boshatisura sikur utu ka ren murtaja,rendi e siguria sikur nder fiset zulu ...bile me keq se fisi kamaru e tuci.
    Pra nji popull qe edhe pse Serbija vetem sa e ndoqi e i tha //Hajde u Allbaniu se edhe ature do i bente temena sikur ktyre qe ne Parlament kure i diskutojn problemet komtare shiqojn profilet e fejzboks.
    Pra popull qe nuk ka shiju arom lirie e knaqet me pollavrat e Thaqit sepse ska sens te kuptoi mesazhin e Albinit ,njeriut qe mbi qdo gje e ka kombin e atdhen.




    EDHE NE JEMI VETËVENDOSJE (INTERVISTË E FUAD Ramiqit DHËNË GAZETES "Express")


    Botue më E martë, 02 Korrik 2013 10:23

    Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame Bashkohu, në një intervistë për Gazetën Express, tregon se pse iu bashkua Albin Kurtit në protestën e së enjtes para Parlamentit të Kosovës. Ai thotë se Vetëvendosje mbron parimet e njëjta me ato të partisë së tij. Ramiqi pohon se LISBA do të konkurrojë e vetme në zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndër partitë më të preferuara për koalicione, e konsideron Vetëvendosjen.



    Express: Fillimisht a mund të na thoni si po shkojnë punët në partinë tuaj, a keni mbajtur kongresin dhe a janë zgjedhur strukturat drejtuese nëpër degë?
    F. Ramiqi:Tashmë është e ditur se jemi certifikuar si subjekt politik dhe kohëve të fundit vëmendjen ekemi përqendruar në formimin e infrastrukturës në tërë Kosovën. Pretendojmë që të jemi edhe jashtë Kosovës në perëndim, por edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Preshevë dhe kemi bërë këshilla nismëtare përafërsisht në pesë deri gjashtë qytetet kryesore dhe këto ditë presim që ato t’i rrumbullakësojmë dhe t’i mbajmë kuvendet e para zgjedhore, sepse deri në gusht ne duhet të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme, pra kuvendin e parë zgjedhor dhe deri atëherë do të jemi gati. Deri më tani nuk kemi asnjë degë, domethënë janë këshille nismëtare duke punuar nëpër qytete dhe dalëngadalë jemi duke i zgjidhur njerëzit adekuat të cilët do t’i udhëheqin degët nëpër qytete.

    Express: Ju kemi parë në protestën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje. Çka ju lidh juve me Vetëvendosjen?
    F. Ramiqi:Qëndrimet e mia janë botërisht të njohura, nëse i hyni historikut, qëndrimeve të pas luftës, gjithmonë kam pas qëndrime përafërsisht të afërta me ato të Vetëvendosjes. Vetë si njëri por edhe koncepti im politik dhe kombëtar ka qenë i përafërt me atë të Vetëvendosjes dhe zakonisht në të gjitha protestat e Vetëvendosjes kam marrë pjesë edhe pa u bërë subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbështet ato kërkesat e tyre sepse iu thashë janë të përafërta me qëndrimet tona por edhe së fundi edhe Lëvizja Islame Bashkohu i ka qëndrimet e afërta sepse nuk e mbështesim as si Lëvizje e as unë si Fuad marrëveshjen e cila është bërë tashmë së fundi me Serbinë dhe jemi munduar që të japim fillimisht një kontributtë vogël në mbështetje të thirrjes së Vetëvendosjes kundër ratifikimit.

    Express: A ju keni bashkuar vullnetarisht protestës së Albin Kurtit apo ka pasur koordinim mes dy subjekteve?
    F. Ramiqi:Jo ne asnjëherë nuk kemi pasur koordinim, ne e kemi vlerësuar vetë situatën dhe pikat e përbashkëta të cilat janë vitale për atdheun tonë, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojë për koordinim, nuk ka askush në fakt do të duhej të ishin të gjithë pa u koordinuar për t’i mbrojtur ato interesa vitale.

    Express: A mund të na thoni çfarë mendimi keni për Albin Kurtin dhe Lëvizjen e tij?
    F. Ramiqi:Mendimi im është ky: Unë e vlerësojë shumë qëndrimin, vizionin dhe veprën e tij në të kaluarën dhe tash.

    Express: Ky mendim i juaj a vjen pas deklarimeve të tij pro shamisë dhe qëndrimit të tij të themi të butë ndaj deklaratave të Hoxhë Irfan Salihut apo është kaherë i tillë?
    F. Ramiqi:Jo unë iu thashë që me atë kam relacione edhe më të hershme dhe e kam vlerësuar atë dhe pa këto qëndrimet e fundit. Nuk ndikojnë fare këto në qëndrimet dhe mendimet që kam për Liderin e Vetëvendosjes, pra këto i kam qysh herët. Anën tjetër është një kënaqësi që Lideri i VV’së qëndrimet e fundit i ka në interesa të demokracisë së zhvilluar dhe të përparuar europiane e jo si subjekte që për interesa vazale i kundërshtojnë gjërat fondamentale të të drejtave të njeriut a gojën e kanë plot integrime e demokraci kurse ato vetë i shkelin.

    Express: A i bie kjo që Lëvizja juaj dhe ajo e Albin Kurtit përkojnë me qëndrimet?
    F. Ramiqi:Sigurisht që ka shumë të përafërta sepse në fokus është dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar në të ardhmen dhe gjithkund ku ka të përbashkëta aty do të bashkëpunojnë edhe pa u koordinuar. Ne i çmojmë shumë vizionin edhe pse ne e kemi të njëjtë për shembull sa i përket çështjeve kombëtare, sa i përket marrëveshjes së fundit që u bë me Serbinë definitivisht Serbia arriti që të realizojë ëndrrën e vet për Serbinë e madhe në kufijtë e brendshme, jo me metodat gjenocidiale por me formën e bisedimeve kinse demokratike duke rrumbullakësuar Veriun e Kosovës me Republika Srpska dhe e cenojë rëndë interesin e kombit shqiptarë në tërësi dhe për neve kjo është e papranueshme. Sikur që është e papranueshme defilimi i hordave çetnike me thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ditës që ata e quajnë Vidovdan, ashtu humbjes së tyre për fat tonin dhe dëbimin e tyre nga trojet shqiptare në 1389 nga perandoria osmane dhe ne këto nuk do ti tolerojmë në të ardhmen, Ka qenë një situatë e ndjeshme, por nëse ata vazhdojnë kështu LISB’a në vitin eardhshëm do të merr masa dhe do të pengojë edhe ardhjen e tyre ose çfarëdo thirrje antishqiptare, urrejtjeje apo grup banale për neve është e patolerueshme dhe t’i ndalojmë ato grupe që të vijnë në Kosovë.

    Express: Këto thoni që janë qëndrimet të përafërta për çështjeve kombëtare me Vetëvendosjes, çka sa i përket çështjeve fetare?
    F. Ramiqi:Po ju e thatë më herët që ata kanë dalë përkrah bartjes së shamisë, unë nuk e shoh si përkrahje por ata vetëm e kanë zbatuar një standard demokratik gjë që edhe ne e jetojmë këtu dhe është për t’i përshëndetur jo pse e kanë bërë një punë të madhe por ata vetëm e kanë zbatuar një standard. Kurse tendencat që neve si lëvizje islame që të na etiketojnë vetëm si lëvizje islame ose tendencat që ne të hyjmë në konflikt me Lëvizjen Vetëvendosje janë të gabuara sepse koncepti edhe politik edhe filozofik edhe kombëtare edhe fetar është i përafërt.

    Express: Z. Ramiqi në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet lokale. A do të garojë LISB’a në këto zgjedhje?
    F. Ramiqi:Lëvizja Islame Bashkohu e ka një mision që ta vetëdijesojë në aspektin horizontal dhe vertikal çdo qytetarë e jo vetëm familje për vlera kombëtare dhe fetare si parakusht i një identiteti të përafërt me të gjitha kombet e botës. Mos të jetë e nënshtruar nga interesa vazale apo mos të jetë satelit i interesave të dikujt tjetër edhe si komb edhe si shtet por të jetë faktor edhe paqeje edhe sigurisë por edhe forcë në Ballkan qoftë ekonomike apo ushtarake në të ardhmen. Ne do ti vlerësojmë mirë zgjedhjet por ky është një problem i keq sepse fatkeqësisht neve zgjedhjet na i caktuan serbët duke shkel rëndë rendin kushtetues dhe parimet me të cilat ne jetojmë e veprojmë dhe ndoshta është edhe një arsye që të mos marrim pjesë në këto zgjedhje?

    Express: Në zgjedhjet parlamentare a do të merrni pjesë?
    F. Ramiqi: Po gjithsesi në ato do të marrim pjesë, është një ndër kushtet meqë po mundohemi që mekanizmat e pushtetit të jenë vetëm mjete për të arritur qëndrimet tona dhe të distancohemi nga mentaliteti vazal dhe mentaliteti i viktimës ose kërcënimeve apo shantazhit ose interesave të tjetër kujt në kurriz të popullit shqiptarë.

    Express: Me kënd jeni më të afërt politikisht, pra me kënd do të lidhnit koalicion parazgjedhor, me Vetëvendosjen?
    F. Ramiqi: Tash këto janë kalkulime që janë shumë të hershme për neve meqë na takon neve që të dëshmohemi si subjekt andaj në zgjedhje të hyjmë si të vetme. Të hysh në koalicion pa u dëshmuar nuk është një forcë dhe ne pretendojmë që të jemi faktor dhe jemi faktor dhe koncepti fillestarështë që në vet do të hyjmë në zgjedhjet parlamentare. Nuk domethënë që një qëndrim Ad- hoc ose një segment ku përputhemi me ndonjë parti politike të jetë gjithçka për të hyrë në koalicion. Ka gjëra më parimore dhe të thella që mund të na ofron me një subjekt që të jetë në garë me ne.
    Express: Nëse do të kishit ofertë nga z. Kurti a do të pranonit?
    F. Ramiqi:Po kjo duhet të shihet. Unë ju thashë që së pari ne duhet ta tregojmë fuqinë tonë vet pastaj të shohim me kë jemi më të përafërt për të zhvilluar konceptet tona.
    Express: Pra nuk po e mohoni mundësinë e ndonjë koalicioni me VV’në?

    F. Ramiqi:Po në politikë jam mësuar me thanë që kurrë mos thuaj kurrë, për momentin nuk them asgjë por thellë parimisht jemi të vendosur që të shkojmë vetë ne zgjedhjet dhe do të tentojmë që vet të fitojmë.

  8. #698
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kurti: Vetëm Vetëvendosje guxon ta luftojë korrupsionin



    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se në Kosovën e pas luftës ka pasur dy procese dominuese. ”Privatizimin dhe negociatat me Serbinë. Procesi dhe projekti i parë e ka deindustralizuar Kosovën, kurse procesi dhe projekti i dytë po e krijon një shtet brenda shtetit të Kosovës”, ka theksuar ai në Mushtisht, thuhet në kumtesën e VV-së.

    Kurti ka kritikuar Qeverinë e cila, sipas tij, i ndan vetëm 2% për bujqësi dhe ato më shumë si investime në vet ministrinë se sa në subvencione.

    Ai theksoi se në alternativën qeverisëse të VV dega më e rëndësishme e ekonomisë është prodhimi. Sipas tij, ”konsumi na individualizon, kurse prodhimi na kolektivizon”.

    Lideri i VV-së, po ashtu e nënvizoi rëndësinë e lidhjes së edukimit me ekonominë, si mënyrë për ta ndihmuar zhvillimin. Albin Kurti foli edhe për çështjen e remitancave që vinë në Kosovë nga diaspora. ”Ata që dikur na e financuan luftën, sot po na e mirëmbajnë paqen”, ka theksuar ai duke deklaruar se Qeveria nuk bën asgjë për të tërhequr investime nga bashkatdhetarët jashtë vendit.


    Pushtet tjetër që guxon ta luftojë korrupsionin deri në fund dhe ta çlirojë popullin dhe ekonominë tonë nuk ka përveçse Vetëvendosjes. Ne e kemi dijen, vullnetin dhe guximin për t’u përballur me ta”, ka theksuar Kurti.
    http://www.botasot.info/kosova/23376...-korrupsionin/

  9. #699
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë


    20 Qershor 2013 - 11:08 | LAJME


  10. #700
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Po duket pak re per nje vajze mbi 16 vjec...

Faqja 70 prej 107 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •