Close
Faqja 68 prej 107 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 1065
  1. #671
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kurrë me Vetëvendosjen, PDK-së i thotë 'po'

    E premte, 12 Korrik 2013

    Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë dakord qysh në krye të herës edhe me marrëveshjet Kosovë-Serbi të nënshkruara nga Thaçi, edhe me ligjin për amnistinë që sapo është miratuar.

    Në fakt, ligji për amnistinë është kontestuar fort nga Vetëvendosja, dhe nga një pjesë e madhe e shoqërisë civile dhe e opinionistëve të shtypit, por Haradinaj mendon se “nuk kish alternativë tjetër”.

    Këtë e ka thënë në studion e programit ‘Debat’ të RTK-së.

    Në po këtë rast, Haradinaj ka folur dhe për aleancat e mundshme politike. Ka përjashtuar prerë çdo mundësi për një koalicion me Vetëvendosjen. Ai tha gjithashtu se nuk do ta parapëlqente një koalicion me PDK-në e Thaçit, dhe mbetet i hapur për një koalicion me LDK-në. Shkurt, lista e preferencave të tj ka rendin: LDK, PDK, VV.

  2. #672
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Edward Joseph e Shpend Ahmeti përplasen rreth rolit të SHBA-së në Kosovë

    Publikuar: 14.07.2013 - 21:01

    Zürich, 14 korrik - Në asnjë vend tjetër - përfshirë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk gjen më shumë flamuj amerikanë për kokë banori sesa në Kosovë. Kosovarët e trajtojnë Amerikën si një mami të shtetit të tyre dhe si një forcë mbrojtëse. Flamujt në pompa benzine, restorante dhe në fanella flasin për një nderim të thellë popullor. Por mrekullimi jo kritik i miqve amerikanë po vihet në pyetje. Forcë shtytëse e këtij emancipimi dhe njëkohësisht e një vetëdije radikale nacionale është lëvizja “Vetëvendosje”. Ajo po udhëheq me sukses një luftë në dy fronte: kundër tutorisë së Kosovës nga të huajt e fuqishëm (përfshirë edhe amerikanët) dhe kundër “qeverisë marionetë” e të korruptuar të vendit, shkruan Andreas Ernst në gazetën zvicerane Neue Zürich Zeitung, që e transmeton REL.Të sulmuarit e injoruan për një kohë të gjatë “Vetëvendosjen” si një sekt margjinal politik. Por suksesi i saj në kutitë e votimit, prezenca e tyre mediale dhe popullariteti në rritje bën që të fillohen të përdoren metoda të tjera: ndoshta do të duhej biseduar me ta, menduan amerikanët? Albin Kurtit, udhëheqësit dhe ideologut të kësaj partie-lëvizje, për të parën herë që nga viti 1997 iu dha një vizë udhëtimi për në SHBA, për ku ai së bashku me zëvendësin e tij, Shpend Ahmeti, udhëtuan në muajin maj. Në program: takimi me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, me diasporën shqiptare dhe me akademikët.

    Si rezultat i këtij udhëtimi ishte korrespodenca e mëpastajme e Edward Josephit, ish-zëvendësshefit amerikan të misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Shpend Ahmetit. Në të u diskutua sovraniteti i kufizuar i Kosovës, pozita e pakicës serbe dhe synimi i “Vetëvendosjes” për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Interesant është nënteksti i kësaj beteje të shkurtë. Joseph është përfaqësues i “intervenimit humanitar”. Sipas këtij narracioni, SHBA-ja ndërhyn për të ndalur represionin dhe ndjekjen e kosovarëve nga shteti serb. Pas largimit të shtetit serb nga Kosova, aty, nën udhëheqjen e Perëndimit, u krijua një shtet multietnik, i cili do të duhej të stabilizohej përmes integrimit të tij në strukturat euroatlantike. Koncesionet ndaj serbëve dhe kufizimet në sovranitetin shtetëror, Edward Joseph i konsideron si çmimin që duhet paguar Kosova për pavarësinë e saj. Në anën tjetër, bashkimin me Shqipërinë Washingtoni e konsideruaka “ide të marrë”. Kush iu përmbaka asaj ideje rrezikuaka miqësinë dhe mbështetjen e Amerikës.

    Lufta çlirimtare historike

    Shpend Ahmeti ka koncepte të tjera historike. Për të intervenimi perëndimor është një kapitull në luftën çlirimtare të shqiptarëve. “Llogari-koston” e Edward Josephit ai e konsideron si parimisht të deplasuar. Ai bën me dije për atë se ndryshimet paskan pasur çmimin e tyre, shkruan kosovari. Këtë e dinë të gjithë bashkëkombësit e tij, të cilët e paguan me çmim të lartë të gjakut lirinë e tyre. Edhe përkundër vlerësimit të lartë të kontributit amerikan, nuk ishte ai vendimtar, por vullneti i popullit për pavarësi. Karakteristikë e të dy bashkëdialoguesve është një vetësiguri deri diku arrogante. Tek Josephi bie në sy ideja e diktimit të “çmimeve” politike dhe kështu edhe e dirigjimit të qëndrimeve. Tek Ahmeti mbështetet në sigurinë e nacionalistit, se historia, sado e përgjakshme dhe e mundimshme, përmbushet përmes shtetit nacional. Ndalimin e bashkimit me Shqipërinë nga Perëndimi kosovari nuk e merr shumë seriozisht. Ai ia përkujton bashkëkorresponduesit të tij se në vitin 1998 qeveria e Washingtonit e hidhte poshtë kategorikisht pavarësinë e Kosovës (UÇK konsiderohej atëherë si terroriste). Që nga atëherë ka ndryshuar shumëçka dhe do të ndryshoje sipas vullnetit të popullit.

    Çka tregon tjetër ky letërkëmbim? Udhëzimet e mikut amerikan pothuajse nuk i interesojnë fare kosovarit. Llogaria e shpenzim-përfitimeve i preokupon pak ata të cilët janë të pushtuar nga ndjenja e misionarëve të vetëdijes nacionale. Ne s’ju kemi borxh asgjë, është porosia e koduar dërguar amerikanëve. Dhe: ne kemi vërtet pak para, por shumë kohë, përfundon shkrimi i Andreas Ernst në gazetën NZZ.

  3. #673
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Rexhep Selimi e Florin Krasniqi në AAK?

    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Lajmi është dhënë nga televizioni Klan Kosova, i cili i referohet disa burimeve brenda partisë së Ramush Haradinajt.

    Sipas këtij televizioni, arsyeja e largimit të deputetëve Selimi dhe Krasniqi lidhet me pakënaqësitë e tyre me veprimet e dhunshme të VV-së në Parlament dhe jashtë tij.

    Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë, transmeton telegrafi.

    Ndërkohë deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj ka konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve të tij, Selimi e Krasniqi.

    “Miqtë e mi janë distancu nga ato veprime”, ka thënë ai.

    - p.s. shkun per lesh palaçot
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #674
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    hahaha
    ende pa ardh zgjedhjet e rregullta te radhes vetvendosja po vetfundoset
    po ne zgjedhje populli do tia tregoi vendin
    edhe ai vend do te jet ne fund te pusit
    pra do te vetfundoset dhe nuk ka shans qe ta kaloi as pragun prej 5%
    dhe do tu bashkohen shokve te titistve te ores te veton suroit

  5. #675

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin

    E ore LLAPO-ush, qenke kthyer ne kete Forum me detyra te reja nga SHIKU dhe me NOFKEN e Re!

    E LLAPUSH - SHIKU!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #676

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Rexhep Selimi e Florin Krasniqi në AAK?

    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Lajmi është dhënë nga televizioni Klan Kosova, i cili i referohet disa burimeve brenda partisë së Ramush Haradinajt.

    Sipas këtij televizioni, arsyeja e largimit të deputetëve Selimi dhe Krasniqi lidhet me pakënaqësitë e tyre me veprimet e dhunshme të VV-së në Parlament dhe jashtë tij.

    Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë, transmeton telegrafi.

    Ndërkohë deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj ka konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve të tij, Selimi e Krasniqi.

    “Miqtë e mi janë distancu nga ato veprime”, ka thënë ai.

    - p.s. shkun per lesh palaçot
    Me Mire PALACO - Se Sa TRADHETAR sikurse PDK-ja + AAK-ja + LDK-ja e AKR-ja!

    Tani Propaganda e SHIKUT kunderjte LVV nuk ka te ndalur, pasiqe shefi i tyre HASHIM THACI ne bashkpunim te plote me RAMUSH HARADINAJ, ISA MUSTAFEN dhe BEHXHET PACOLLIN - Shiten/Falen dhe TRADHTUAN/MASAKRUAN KOSOVEN dhe SHQIPTARET per se DYTI HERE pasi qe RATIFIKUAN Marreveshjen - E bene Hisedare SERBINE per Ceshtje te Brendshme ne Kosove, si dhe AMNISTUAN te kaluaren e Serbise se Kasapit te Ballkanit MILLOSHEVIQ per te bemat ndaj Kosoves dhe Shqiptareve!

    ME MIRE PALACO - SE SA TRADHETAR!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #677
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Me Mire PALACO - Se Sa TRADHETAR sikurse PDK-ja + AAK-ja + LDK-ja e AKR-ja!

    Tani Propaganda e SHIKUT kunderjte LVV nuk ka te ndalur, pasiqe shefi i tyre HASHIM THACI ne bashkpunim te plote me RAMUSH HARADINAJ, ISA MUSTAFEN dhe BEHXHET PACOLLIN - Shiten/Falen dhe TRADHTUAN/MASAKRUAN KOSOVEN dhe SHQIPTARET per se DYTI HERE pasi qe RATIFIKUAN Marreveshjen - E bene Hisedare SERBINE per Ceshtje te Brendshme ne Kosove, si dhe AMNISTUAN te kaluaren e Serbise se Kasapit te Ballkanit MILLOSHEVIQ per te bemat ndaj Kosoves dhe Shqiptareve!

    ME MIRE PALACO - SE SA TRADHETAR!!!
    - edhe palaço edhe shkut per Lesh
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #678
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    hahaha
    ende pa ardh zgjedhjet e rregullta te radhes vetvendosja po vetfundoset
    po ne zgjedhje populli do tia tregoi vendin
    edhe ai vend do te jet ne fund te pusit
    pra do te vetfundoset dhe nuk ka shans qe ta kaloi as pragun prej 5%
    dhe do tu bashkohen shokve te titistve te ores te veton suroit
    ahahahahaa

    - po qe ne zgjedhje askush sdo ti votoj palaçot , askush sdo ti votoj ata qe qojn, ngrehin dor, ushtrojn dhun mbi institucionet e Kososves , askush nuk do ti votoj armikun e mikut ton sic eshte Amerika, askush nuk do ti votoj ata qe ushtruan dhun mbi ambasadoren e Amerikes Jacobson, askush nuk do ti votoj bojkotuesit e Amerikes , vetfundosje eshte ProSerbe , eshte antiAmerikane , eshte Staliniste kumuniste , morra te kuq te ish Jugosllavis.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #679
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Braktisin Vetëvendosjen, kalojnë në AKR

    Gjilan - Dhjetë ish anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ju bashkuan sot degës së AKR-së në Kamenicë. Në disa takime të mbajtura në selinë e degës së AKR-së ata u pritën nga Kryetari i degës Fatmir Matoshi dhe nga kryetarja e FG të AKR-së Besarta Kallaba. "Anëtarët e rinj të AKR, ish aktivist të LVV do të gjejnë gjithë hapësirën që u ka munguar në subjektin ku ata mund të kenë humbur kohë, por jo edhe përkushtimin, energjitë dhe njohuritë për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Kamenicën.
    “AKR angazhohet në frymë ekipore, dhe anëtarët e sapo ardhur tashmë janë pjesë vitale e ekipit të AKR për Kamenicën. Do të punojmë ngushtë së bashku që qytetarët e Kamenicës të përfaqësohen denjësisht.” tha Matoshi.

    Në emër të anëtarëve të rinj Arton Maliqi dhe Valbona Spahiu kanë deklaruar se duke marrë në konsideratë se ne kemi mbetur po ata që kemi qenë, por ndryshimi ka ndodh në LVV dhe ne nuk përshtatemi më me këto ndryshime që ndodhën atje, ne i bashkohemi sot AKR-së si forca më serioze dhe me programin më të mirë për komunën dhe angazhohemi për implementimin e këtij programi".

    Ndryshe në AKR janë paralajmëruar edhe aderime të reja në ditët në vijim./rajonipress/

    - p.s. skan faj more , ata qe e ndiejn veten Palaço rrin aty , ata qe se ndien veten Palaço aderojn neper parti tjera .

    - Shkut per Lesh vetfundosje
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #680
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Rexhep Selimi e Florin Krasniqi në AAK?

    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Lajmi është dhënë nga televizioni Klan Kosova, i cili i referohet disa burimeve brenda partisë së Ramush Haradinajt.

    Sipas këtij televizioni, arsyeja e largimit të deputetëve Selimi dhe Krasniqi lidhet me pakënaqësitë e tyre me veprimet e dhunshme të VV-së në Parlament dhe jashtë tij.

    Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë, transmeton telegrafi.

    Ndërkohë deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj ka konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve të tij, Selimi e Krasniqi.

    “Miqtë e mi janë distancu nga ato veprime”, ka thënë ai.

    - p.s. shkun per lesh palaçot
    Selimi: Nuk largohem nga Vetëvendosje

    Prishtinë, 16 korrik - Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka mohuar informacionet se ai dhe Florin Krasniqi po planifikojnë të kalojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Nuk ka të bëjë asgjë me të dhe të vërtetën. Asnjëri nga ne nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Vetëvendosje”, i ka thënë Kohavisionit Selimi.
    Ai ka shtuar se e gjithë kjo është fushatë kundër tyre dhe gjithë Lëvizjes Vetëvendosje.

    Mediet kanë raportuar pasdite se gjoja deputetët Selimi dhe Krasniqi do t’i bashkohen AAK-së për shkak se nuk pajtohen me veprimet e dhunshme të VV-së.
    http://www.koha.net/?page=1,13,152440

Faqja 68 prej 107 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •