Close
Faqja 72 prej 107 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1065
  1. #711
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kuçi, Aliut: Hajde nisemi për Leposaviq


    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se për Preshevën të gjithë shqiptarët mendojnë njëjtë dhe duhet bashkuar për të zgjedhur çështjen.

    Kuçi ka thënë se për Luginën e Preshevës nuk duhet të interesohen vetëm shqiptarët e Kosovës por edhe të tjerët.

    Ai ka thënë se pas debatit të sotëm beson se edhe Shqipëria do të marrë një inicialit të tillë e ndjekur pastaj edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    Duke iu përgjigjur kritikave të deputetit, Liburn Aliu për negociatat me Serbinë, Kuçi ka thënë se negociatat nuk janë bërë për dëshirë.

    Aliu ka thënë se qeveria ka filluar të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë pa asnjë kusht, derisa Kuçi është përgjigjur se janë dy mënyra për zgjedhje të çështjeve forca dhe marrëveshjet paqësore politike.

    “Nisemi tani për Leposaviq nuk debatojmë këtu fare”, ka thënë Kuçi./Kosovapress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 07-08-2013 më 17:13

  2. #712
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!




    Serbia dhe Rusia të infiltruara në Kosovë në grupet ekstreme

    Kuvendi e përgënjeshtron kryemyftiun Tërnava

    Serbia dhe Rusia të infiltruara në Kosovë në grupet ekstreme

    Njerëz me mjekra të lëshuara, me pantallona të shkurtra, e me praktikim më ndryshe të fesë islame, shihen çdo ditë e më shumë nëpër rrugët e Kosovës, që nga mbarimi i luftës. Të tjerë që shkojnë për të luftuar në Siri “për krahë vëllezërve sunitë sirian”. Madje ka gati edhe kërkesa ekstreme, që fshihen nga grupime politike islamiste, që po të pyeteshin, do ta ndërronin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e do të punonin sipas sheriatit. Këtë imazh, i cili tregon për shenjat në rritje të pranisë së radikalizmit fetar, të mbledhur kryesisht rreth të ashtuquajturit Vehabizëm, e kanë marrë trojet shqiptare kohëve të fundit.
    Në fakt, rrjeti nuk është se ka rrënjë shqiptare, përkundrazi, çerdhet e tyre janë në Bosnje e Sanxhak (në Serbi), ku Serbia trajnon së bashku me Rusinë dhe shërbime të tjera inteligjente, ekipe të tëra, për të infiltruar në Kosovë grupe ekstreme, që mbase nuk kanë lidhje as me Arabinë Saudite, vendlindja e Vehabizmit, rrymës ekstreme, që pretendon zbatimin e islamit pikë për pikë, por që në fakt është një shpërfytyrim i islamit tradicional dhe të vetë predikimeve të Muhamedit a.s.
    Por, ekzistencën e tij, pa shpjeguar më shumë, e ka mohuar kryemyftiu i Kosovës.


    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

  3. #713
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!


  4. #714
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    --------------------------------------
    O Selamn -kadria menoi se daja i ka fajet a gjegjesisht Bolla qush e kena thir ne rini tash me te shiturin per byt..n e vet me shpetu po ja ban qashtu po e kthen me dokumente ndikimin e shikeve tash me ne Kosove .Mjerim me te madhe ska kur nuk e shikon dhe se sheh para hunde se qka po bejn kta bajllozat e degjueshme siq jan PDK&LDK&AAK&AKR .Kta krejt se bashku ia kthyn shpinen popullit vet dhe po punoin vetem per gjepat e vet .Kta jarani jem i kan shit moti drut dhe po punoi vetem per interesat e veta personale dhe po e lojn Kosoven ne duart e BE me coptu e me poshtru ashtu siq don vet Be .Keshtu qe gjin te poshter jan ata qe e perkrahin kta njerz qe shesin nerin e vet kombetare per interesate e veta dhe gjepat e vet me i mush neper tendera me para e sipas tyre kush po jau trus se ka qiftat siq je ti qe e madheroin kta bajlloza qe slan sen pa ba vetem te i trashin gjepat e vet e asgje me shum as me pak .
    Madheria e tyre qendron ne ate se se kan popullin mbrapa, i kan do brithym qe marin para te majme me i levdru e me jau ba qefin deri sa te don Be te i maj ne pushtet e kur te kryn hesapet e te fundosin tash me e kan ber ket duke kthy me krejt legjislaturen ndikimin e shkive me ndihmen e ktyre bajllozve ,kastave e te hajnive e shkatrimeve qe po jau bajn popullit vet qe e kan varferuar dhe e kan ba cullakhane duke i kcy kush te muj e sa te muj .

  5. #715
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    sipas teje veq vetvendosja e albinit koka e mier
    qudi e perte qudie

  6. #716
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    letra e komandantve nga qytetet e zvicrres nuk qon pesh ne levizjen vetvndosje mund te hy secili qe ka bindje patriotike dhe kombtare ne nuk merremi me komandant te hoteleve e te bunkerave

  7. #717
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    sipas teje veq vetvendosja e albinit koka e mier
    qudi e perte qudie
    ----------------------
    O Selmon Daja e ka fantazin fenomenale pra je fenomen ne vete .Un se thash askund dhe kurkun smunesh me gjet se kam then se e vetmja VV koka me e "mira a ".Perkundrazi edhe vetvendosja siq e kam quajtur un kaher "vetfundosja ''seshte me e mir se te tjeret .Asgje veq kritika e kritika .Le te bejn diqka ndryshe kta te VV .Kur don me arit qellimin duhet te jesh pjes e lojes .Nese nga stomi munohesh me then najsen ateher qe se hyn ne loj smuneh me pas shanse me fitu .Kta VV spo kan as nje troh tru me kuptu se Bn ne na kan lan nen Juridiksionin e Serbis .Siq spe kuptoin shumica e Shqipetareve te Kosoves se ne edhe BE pra edhe BN por edhe NATO me marveshjen me Milosheviqin ne Kumanov na kan lan nen Juridksionin e JUgoslavis shikoje rezoluten 1244.Andaj zotrote Serbia tash po pytet se qka do behet me Kosoven sa juridiksion po i jep Serbia Kosoves .Kjo eshte e verteta fatkeqesish.Ktu ne mes vete shahemi palidhje fyhemi dhe se shohim se bota dhe vet na kena pranu me na perqa neper parti e klane .Duhet kuptu jarani jem se ne na vyn me kon bashk me u perball me problemet .Vv smunet kurgja me ba me blla bllat e tyre kurgjo nuk kan me arit .Jarani jem kur ske me me kuptu vizionin tim per Kosoeven si e shoh un Kosoven .Un Kosoven e shoh ndryshe dhe menoi ndryshe si me realizu kto gjana .Zotrote me ke fy shum her por un sta shoh per te madhe a se qaq din .Ne dilomaci vyn te jesh me ndikim dhe te kesh perkrahjen e BN .Pra realitetin e shoh ndryshe dhe bazohem vetem ne fakte .Nuk meren me bla blat e VV .Realiteti eshte qekjo .Kosova ka mbet nen juridiksonin e JUgoslavis tash me te Serbis .Kemi nje kushtetut te cilen Serbia e ka perpilu me Ahtisarin se bashku me Rusin .Tash me ta tanglais .Moti LDK ka dasht te bej marveshje me Jugoslavin qe Kosova te behet republik ne kuader te saj .Azem Vlasi qe e ke tash si keshilltar te Thaqit e ka nenshkru nje rikapitullim ne vitet 1983 .Ljo ka lidhje shum me ngjarjet qe e kan kaplu ket Kosove .Pasi dreftepojekti i par i Ahtisarit u ba i papershtetshem per Kosoven se ska pas aty te parapame termin pavarsi .U gejt nje modalitet u ba nje aneks dhe nen rezolutetn 1244 e cila cakton exteritorin e Serbis ndaj kosoves .Pse Be na la ne keshtu sepse Jugoslavia ka borgje te medha ndaj BB(banka botrore )dhe FMN .Tash pasi Serbia ka pranuar te paguaj borgjet e medha te cilat eshte ka i paguan .Tash pasi qe Serbia su pajtu te figuroi fare fjala pavaresi .Pas ska pranu Serbia ket pun sepse nese Bn pra KB e pranoin Kosoven si ta pavarur me 198 vota pran KB ajo automatikisht pra Kosova i ploteson kushtet te ndahet nga Jugoslavia gjegjesisht nga Serbia ,Andaj jan te ransishme njohjet dhe sa me shum vende na njohin aq ma mir per Kosoven .Rezoluta 1244 me kto njohje heqet .Tash me ta tanglais a .Individi seshte me ransi Thaqi a Albini se tek e fundit sjan ata gjeni sikur qe sjam as un gjeni .Por duhet te gjetur forma qe te faktorizohene gjanat pra te ecet bashkarisht karshi ktyne gjanave .Per me tanglais se shpesh me fyn e del ne gjana personale .Kjo ska lidhje me Vv se VV ska me mujt me ba asgje e vetme dhe me veprimet e veta dhe bla blat e tyre smunden me ba asgjo .
    Tash per me u kundervy ktyre intereseve te Be dhe BN ndaja Serbis .Shiqoje pak a kush po vrapon pas Sebis e ke BEm NATON dhe BN e cila e lut shull shqip po ta kthjelloj po e lusin Serbin me u ba anatare e tyre edhe e BE por edhe e NATOS .Kthjelluni jarani jem edhe ti edhe partia jote por edhe VV duhet te kthjellet se spo shohin faktet a kto jan fakte se ma ta sqaru ket pun duhet shum ma shum me te kalxu por pasi po bej shum gabime gjuhesore nuk po vazhdoi a matutje meno njeher me kry tan mos i ngo genjeshtrat e askujut shikoi pak dokuimetet .
    Marveshjen e Kumanoves
    Rezoluten 1244
    Rezoluten 1386
    Kushtetuten e kosoves
    Marveshjete fundit qe jan aritur dhe
    Mandatin e EULEXIT
    Mandatin e Kforit
    MSA
    IBM dhe shum dokumente tjera qe te tregoi se je nen ingerencat exteritoriale te Serbis .
    Sa ma shum shtete te na pranoi gjasat jan me te mira .Andaj edhe bisedat qe po zhvillohen duhet te nalen e kupton tash a .Pa na njohur BE dhe BN nuk ka biseda me Serbin .Shiqoje pal se pse jan nal tash nohjet .Askush spo na njeh ma si shtet .Kthejlluni se me shtatore me limunat politika smundesh me arit kurkun as me bla blat e VV .Ata jan pra VV jan "fillimena "pra ''qilimi ".Sdin asgje tjeter pos bla e bla ''pordh "hesapi me fal ne shprehje .

  8. #718
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Buzhala: Kurti nuk qenka veç i poshtër, por edhe…
    Bota Sot | 27.08.2013 08:40
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 1
    Buzhala: Kurti nuk qenka veç i poshtër, por edhe…

    Ka reaguar deputeti i PDK-së, Berat Buzhala ku ka ironizuar me alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje e prezantuar të hënën në mbrëmje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Buzhala përqesh modelin e ekonomik të VV-së. Buzhala e quan liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, të “poshtër” dhe “budallë”.

    Buzhala në Facebook:

    Pse ne duhet te heqim dore prej ketij modeli ekonomik, sipas Albin Kurtit, mjafton te shikohet se si ka bankrotu shteti i Detroitit, apo edhe shteti i grek. Pata mendu qe Kurti eshte vec i poshter, ama ky po get qenka edhe budalle.

    Si mundet ndryshe nje njeri normal ta gozhdoj ekonomine e lire te tregut dhe kapitalizmin bazuar ne dy raste ekstreme? A nuk ia vlen me fol ma shume per “shtetin social” dhe “barazine sociale” qe e endrron Kurti dhe ne te njejten kohe ta kemi ne mendje nje kolaps total te kesaj mendesie te inicuar se pari konkretisht nga Lenini me shoke, para pothuajse 100 vjetesh…

    E pata degjuar kur isha ne Amerike nje biznismen hungarez qe operonte ne SHBA, tek perqeshte te gjithe ata qe flasin per barazi sociale.

    “Kur erdhen komunistet ne Hungari pas luftes se dyte boterore ne thane se tash e tutje te pasurit dhe te varferit duhet te jene te barbarte per nga pasuria. Pra te pasurit duhet te behen me te varfer, kurse te varferit duhet te behen me te pasur. Kurse krejt cka solli komunizmi ne Hungari ishte se te pasurit u ben me te varfer, kurse te varferit edhe me te varfer”, tha ky biznismen.

    Se Kosova ka krize ekonomike ketu me se paku ka faj modeli ekonomik. Ketu fajtor jane implementuesit e modelit ekonomik. Nese nje shenjtar gjuan keq me revole, pra e huq shenjestren, nuk duhet kerkuar domosdoshmerisht fajin te revolja. Ndoshta eshte faji te dora.

  9. #719
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Veshllapoqi Bubazheli nje matrapaz i devoteshme qe eshte mar me shitje blerje pronash dhe u ba i pasun mas nje kohe te shkurter mundohet te cilsoi diken qe ehte shum shum me i ngritur dhe me i manqur se ky far bubazheli.
    Nje njeri qe rin si riqeri pas by..s se pushteteve, nje njeri qe nga zgarfella e nje gazete qe ka dirigjue tjeter kush mundohet me qit korum kinse po them diqka .
    Zotria duhet te sheh vetvete se qka flet e si vepron sepse kungulli mbi uj kurkujt si shkon mi uj e sidomos hyzmeqarve te pushtetit te cilet me kembngulje deshiroin te i shkoin per hatr pushtetit dhe njerezve qe e kan pru ne ket pozit.
    Detyren po e kryen me perkushtim duke gjetur fjal qe me se shumti i pershteten vet kti njeriu i cili se din tjeter pos me etiketu njerez .Ky detyren e ben sepse i ngrit palaqot ne piadestal.i madheron pushtutaret figurat me eminente te cilet e kan pru ne ket pozit.Ly duhet te arsyetoi besimin dhe per me kalxu prezirvitetin e vet ky se priton me ba krahasime te budallakvta qe as vet si beson .Ky thanjeve te vete ja ban pyje keshtu a thua thash diqka te madhe po po i thot vetvetes duke i mshuar krahnorit e gjoksave e duke u fryer si qurani kur te qohet nga pluhuri e pasi tja ka qit naj kush naj gogel te marune prej bukes kallamoqe.
    Mjeran e kan nje karakteristik te till se perpeliten reth pushteve zgjatin qafen me ymyt se po ja perkdhel koken dikush atje qe ja ka dhen ket detyre kur e ka shti ne lista per parlament .
    Bubazheli eshte bubazhel ai dihet rrin edhe ne nevojtore por me se shumti vendin e preferuar e ka ne kuzhin aty ku dalin trohat e medha .Ky so gje tjeter pos nje hardhuce qe i qendron gjerprit gaditu duke u mbajtur per cepi te naj guri e naj te zeze qe po e menon me than .Asgje ska then veq pallavra qe i perkasin kuzhinave qe ai vet po i kritikon .
    Bubazheli e ka vendin ne zgarfell dhe nga aty kukuritet e buritet duke ber grr grrr grrr qe se qon asnje pesh pos nje kukurije sa me arsyetu vetvetnje pran padroneve qe ja ka dhen detyre parsore te bej njollosje palidhje qysh ja ka zanat vet ky far Ksonofisti i kulluar .

  10. #720
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin



    EDHE NE JEMI VETËVENDOSJE (INTERVISTË E FUAD Ramiqit DHËNË GAZETES "Express")


    Botue më E martë, 02 Korrik 2013 10:23
    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Ramiqi: Qëndrimet e mia të afërta me Vetëvendosjen

    18:55 / 1.07.2013


    Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), duke treguar se pse iu bashkua Albin Kurtit në protestën e së enjtes para Parlamentit të Kosovës, thotë se Vetëvendosje mbron parimet e njëjta me ato të partisë së tij.



    Policia: Xhabirit i rrezikohet jeta

    Nga Express | 29 Gusht 2013 14:37


    Bashkësia Islame e Kosovës detyrohet që ta përcjell Xhabir Hamitin prej punës e deri në shtëpi dhe anasjelltas. Krejt kjo për shkak të kërcënimeve publike që ka marrë Hamiti nga Lëvizja Islamike “Bashkohu”.

    Në letrën që Policia e Kosovës i ka dorëzuar sot BIK’ut të cilën e posedon Express thuhet kështu: “BIK urdhërohet që Xhabir Hamitit t’i sigurohet transporti deri në punë dhe anasjelltas nga institucioni ku ai punon, deri në përfundimin e rastit të tij”, thuhet në letrën e cila tashmë është arkivuar në BIK.

    Këtë vendim të policisë, e ka konfirmuar edhe vet Hamiti. “Policia e ka vlerësuar gjendjen e sigurisë time. Rrjedhimisht BIK duket që të më shoqërojë me makinë zyrtare deri në punë dhe prej punës në shtëpi”, ka thënë vet Hamiti.

    Hamiti aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame, derisa mandatin zyrtar si kryetar i Këshillit të BIK e ka deri me 18 tetor të këtij viti. Pavarësisht kësaj, sot BIK ka zgjedhur kryetarin e ri të këshillit, pasi në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për shkarkimin e Hamitit nga ky post.

Faqja 72 prej 107 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •