Close
Faqja 71 prej 107 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 1065
  1. #701
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Po duket pak re per nje vajze mbi 16 vjec...
    per pedofilin albin-daqiq-ramiq-shamin eshte taman
    ai nese arrin ti bind femijet eshte sukses sepse te rriturit as qe ka shans

  2. #702
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Konjufca: Me Lëvizjen “Bashkohu”, dallime fundamentale




    Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje në Kuvend, Glauk Konjufca i ka quajtur të pabaza lidhjet që AAK-ja ia ka bërë partisë së tij, me atë të Fuad Ramiqit “Bashkohu”.



    Kemi dallime fundamentale me Lëvizjen “Bashkohu”. Ne protestojmë me flamurin kuq e zi, kurse ata protestojnë me flamurin e gjelbër”, ka thënë Konjufca në emisionin “Interaktiv”.
    Ai pohoi se VV e sheh kombin si qëllim, kurse “Bashkohu” si mjet. Sipas tij, VV nuk ka asnjë bashkëpunim me “Bashkohun”. Ndërkohë, ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat që nga mosha 16 vjeçare ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

    Konjufca tha se AAK-ja ka nisur qëllimisht fushatë kundër “Vetëvendosjes”, pasi që kjo e quajti parti të haraçit.

    http://www.koha.net/?page=1,13,153953

  3. #703

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Konjufca: Me Lëvizjen “Bashkohu”, dallime fundamentale




    Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje në Kuvend, Glauk Konjufca i ka quajtur të pabaza lidhjet që AAK-ja ia ka bërë partisë së tij, me atë të Fuad Ramiqit “Bashkohu”.



    Kemi dallime fundamentale me Lëvizjen “Bashkohu”. Ne protestojmë me flamurin kuq e zi, kurse ata protestojnë me flamurin e gjelbër”, ka thënë Konjufca në emisionin “Interaktiv”.
    Ai pohoi se VV e sheh kombin si qëllim, kurse “Bashkohu” si mjet. Sipas tij, VV nuk ka asnjë bashkëpunim me “Bashkohun”. Ndërkohë, ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat që nga mosha 16 vjeçare ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

    Konjufca tha se AAK-ja ka nisur qëllimisht fushatë kundër “Vetëvendosjes”, pasi që kjo e quajti parti të haraçit.

    http://www.koha.net/?page=1,13,153953


    Ramiqi: Qëndrimet e mia të afërta me Vetëvendosjen
    18:55 / 1.07.2013


    Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), duke treguar se pse iu bashkua Albin Kurtit në protestën e së enjtes para Parlamentit të Kosovës, thotë se Vetëvendosje mbron parimet e njëjta me ato të partisë së tij.

    Duke folur për arsyet se pse iu ka bashkuar VV-së në protestën e fundit, Ramii thotë se qëndrimet e tij janë botërisht të njohura.

    “Nëse i hyni historikut, qëndrimeve të pas luftës, gjithmonë kam pas qëndrime përafërsisht të afërta me ato të Vetëvendosjes. Vetë si njëri por edhe koncepti im politik dhe kombëtar ka qenë i përafërt me atë të Vetëvendosjes dhe zakonisht në të gjitha protestat e Vetëvendosjes kam marrë pjesë edhe pa u bërë subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbështet ato kërkesat e tyre sepse iu thashë janë të përafërta me qëndrimet tona por edhe së fundi edhe Lëvizja Islame Bashkohu i ka qëndrimet e afërta sepse nuk e mbështesim as si Lëvizje e as unë si Fuad marrëveshjen e cila është bërë tashmë së fundi me Serbinë dhe jemi munduar që të japim fillimisht një kontributtë vogël në mbështetje të thirrjes së Vetëvendosjes kundër ratifikimit”, ka thënë Ramiqi në intervistën për Express.

    Ai thotë se vullnetarisht i është bashkuar protestës së Albin Kurtit dhe nuk ka pasur koordinim mes dy subjekteve poltike.

    “Ne e kemi vlerësuar vetë situatën dhe pikat e përbashkëta të cilat janë vitale për atdheun tonë, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojë për koordinim, nuk ka askush në fakt do të duhej të ishin të gjithë pa u koordinuar për t’i mbrojtur ato interesa vitale”, tha ai, duke pohuar se e vlerëson shumë qëndrimin, vizionin dhe veprën e Kurtit në të kaluarën dhe tash.

    Ramiqi thotë se në qëndrimet e VV-së dhe lëvizjes Bashkohu ka shumë të përafërta, sepse, sipas tij, në fokus është dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar në të ardhmen dhe gjithkund ku ka të përbashkëta aty do të bashkëpunojnë edhe pa u koordinuar.

    Ai pohon se LISBA do të konkurrojë e vetme në zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndër partitë më të preferuara për koalicione, e konsideron Vetëvendosjen.

    “Në politikë jam mësuar me thanë që kurrë mos thuaj kurrë, për momentin nuk them asgjë por thellë parimisht jemi të vendosur që të shkojmë vetë ne zgjedhjet dhe do të tentojmë që vet të fitojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kurti: SHIK-u po i shantazhon LDK-në e AAK-në



    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti konsideron se mbështetja e dy partitë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për qeverinë e Kosovës është pasojë e shantazhimit që u bënë SHIK-u, i cili u ka krijuar dosje atyre në kohën sa kanë qenë në bashkëqeverisje me PDK.


    Ai gjatë një interviste për Kosovapress, ka thënë se lëvizja Vetëvendosje kurrë, në asnjë variant, nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij, ky subjekt politik ka rrënuar ekonominë ekonomin e vendit, e ka gjymtuar republikën dhe e ka kapur shtetin.


    Kurti ka pohuar, gjithashtu, se nuk ka kuptim të merresh me politikë nëse frikësohesh, apo nëse merresh me vetën tende, pasi politika është për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm-interesit publik.

    Ne kemi shumë politikanë në Kuvendin e Kosovës, përveç se në Qeverinë e Kosovës, që nuk frikësohen për fatin e popullit por frikësohen për veten e tyre. Po i frikësohen qeverisë, sepse nga bashkëqeverisja e pasluftës duket që shërbimi i partisë në pushtet SHIK-u ka krijuar dosje për ta dhe tash i shantazhon. Një numër i konsiderueshëm i këtyre politikanëve i kanë bizneset nga politika dhe kjo është arsyeja pse ata janë të kapur në një shtet të kapur. Mirëpo nuk ka kuptim të merresh me politikë në këso situatash, meqenëse politika është për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm, interesit publik, dhe kjo mua me duket që është arsyeja pse këta deputetë nuk e mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje! Kur ata kanë marrë nisma për të mirën e Kosovës e kundër kësaj qeverie, gjithmonë e kanë pasur mirëkuptimin e Vetëvendosje!-s”, ka thënë Kurti.

    Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për mundësinë e koalicioneve me partitë tjera në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, por edhe në ato qendrore që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka pohuar se nuk do të bëjnë koalicione me subjektet tjera politike. Ai thotë se ata e kanë alternativën e tyre qeverisëse, e cila i bën të lidhura shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social.

    Kurti ka shtuar se ndryshimi i madh për të cilin ka nevojë Kosova nuk bëhet duke bërë koalicione me ata që ose e kanë ruajtur ‘status quon’ ose i kanë kontribuuar degradimit. Derisa, e ka përjashtuar kategorikisht se asnjëherë, në asnjë kohë për asnjë kusht s’do të bëjnë koalicion me PDK-në.

    Nuk vjen në shprehje në asnjë mënyrë, në asnjë situate, në asnjë vend dhe në asnjë kohë që ne të bëjmë koalicion me këtë parti, e cila e ka kapur shtetin, e ka rrënuar ekonominë, e ka gjymtuar republikën dhe besoj se me shumë se kaq dhe më i qartë se kaq nuk mund të jem... Me fajtorët që e shkaktuan këtë gjendje në Kosovë ne nuk mund të bashkohemi. Ne besojmë se zgjidhja qëndron duke u ballafaquar me ta deri në rrëzimin e tyre. Mos harroni, se fitoret e kësaj qeverisje të mbrapshtë janë të përkohshme, humbja e tyre do të jetë e përhershme, ndërkaq e kundërta është për rezistencën ndaj këtij regjimi”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se ata do t’i fitojnë zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se sa më shpejt që do të vjen fitorja e Vetëvendosjes, aq me mirë do të jetë për qytetarët. Kurti ka sqaruar edhe angazhimin e tij të deklaruar për një Republikë të tretë të Kosovës.

    Republika e parë ishte republikë për rezistencë, republika e dytë na doli të jetë republikë për shitje, tani kemi nevojë për një Republikë që është për zhvillim ekonomik, për barazi shoqërore për barazi institucionale, për bashkim me Shqipërinë dhe Republikë për drejtësi për qytetarët. Këtë nuk e kemi parë as në 14 vitet e pasluftës, e posaçërisht në këto 5 vitet e pas shpalljes së pavarësisë. Qeveria në krye me Thaçin i ka premtuar Kosovës integritet territorial dhe sovranitet dhe këtë e ka kërkuar në bisedime me Dacicin. Qeveria e Kosovës i ka premtuar qytetarëve zhvillim ekonomik dhe këtë e ka orientuar kah autostradat, secila më gabim se tjetra. Prandaj edhe në kuptimin e buxhetit, të territorit dhe të pasurive natyrore publike, Republika e dytë e Kosovës e 17 shkurtit 2008 doli të jetë Republikë për shitje”, ka theksuar Kurti.

    Ndërsa, duke komentuar mënyrën e kundërshtimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se ai atë ditë e ka kuptuar saktë se po përsëritet marsi i vitit 1989.

    Ai ka folur edhe për dorëheqjet që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, edhe dorëheqjen e fundit të deputetët Alma lama, duke thënë se ajo as në parti nuk ka shkuar të jap dorëheqje.

    Metodat e Vetëvendosjes janë të etabluara qysh moti dhe këto i ka ditur çdo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe deputeten Alma Lama. Pra ne nuk jemi transformuar, ne jemi këtu që ta transformojmë vendin tonë, por këmbëngulësia jonë dhe serioziteti jonë janë të pakompromis... Absolutisht nuk është larguar nga ne në Vetëvendosje, por ajo ka dhënë dorëheqje në media, madje as në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka ardhur të jap dorëheqje”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/kurti...e-2-34689.html

  6. #706
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Mustafa: LDK nuk është e shantazhuar

    Nga Express | 02 Gusht 2013 19:47



    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duhet të përmbajnë stemën e Republikës së Kosovës. Ai tha se LDK në këtë rast nuk mund të pranojë zgjidhje tjetër. “Fletëvotimet duhet të jenë me stemë të Republikës së Kosovës, sepse votat bëhen këtu. Votat bëhen me një sistem, me një ligj, me një organ që është Komisioni Qendror Zgjedhor dhe ne nuk mund të pranojmë asnjë zgjidhje tjetër”, tha Mustafa. Poashtu, kreu i LDK-së Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i cili ditë më parë tha se LDK-ja e AAK-ja shantazhohen nga SHIK-u. Mustafa tha se LDK në asnjë moment nuk shantazhohet nga SHIK-u. “Unë mendoj se ata kanë humbur rrugën si parti dhe nuk merren me çështje të tyre, LDK-ja nuk është e shantazhuar në asnjë moment, nëse Albini ka problem me SHIK-un, Albini duhet që këto probleme t’i zgjidh vetë me Vetëvendosjen dhe SHIK-un dhe ato mos t'i adresojë në LDK” , tha Mustafa.

    Këto komente, Mustafa i bëri me rastin e përurimin të rrugës 1 kilomterëshme në fshatin Mramur që lidh lagjet Busi dhe Suteskë.

  7. #707
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Dega e LPK-së në Zvicër, kundër bashkimit me Vetëvendosjen?


    PrishtinëE diel, 04 Gusht 2013 09:38
    KosovaPress

    Kryesia e Degës së LPK-së në Zvicër, duke analizuar vendimin e LPK-së për t’u bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ka sqaruar se Degët jashtë vendit, të këtij subjekti politik, janë kundër këtij bashkimi, pasi që konsiderojnë se nuk mund të veprojnë si një trup i vetëm.

    E në anën tjetër, përfaqësues të LPK-së, në Kosovë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e deklarimit të bashkimit me lëvizjen Vetëvendosje, deklarojnë se komunikata kundërshtuese e këtij bashkimi, e dërguar nga Zvicra, është false pasi nuk dihet se kush në të vërtetë janë autorët e saj.

    Kryetari i LPK-së, në Bernë të Zvicrës, Murat Bytyqi, ka njoftuar publikun përmes postës elektronike se vendimi i marr për bashkimin me Vetëvendosjen nuk përkon me interesat e anëtarësisë së gjerë të LPK-së, duke shtuar se për vendime të tilla duhet merret pëlqimi i të gjithëve.

    “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen dhe çdo subjekt që i plotëson kriteret programore, por në këtë rast nuk mund të veprojmë si një trup i vetëm, ngase jemi duke vazhduar të realizojmë programin mbarëkombëtar, sipas vendimeve të mbledhjeve të përgjithshme të LPK-së. Për çështje madhore duhet mbajtur kuvende dhe kongrese që të shfaqin pajtimin e tyre të gjithë anëtarët e lëvizjes sonë”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Murat Bytyqi, nëpër adresat elektronike të disa redaksive, përfshirë edhe ato të Kosovapress-it.

    Mirëpo, përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Azem Zekaj, ka pohuar për Kosovapress se kjo deklaratë e lëshuar në emër të Murat Bytyqit, nuk përkon me personin në fjalë. Sipas tij, dikush ka manipuluar me emrin e ish kryetarit të LPK-së D.J.V, Murat Bytyqi.

    Zekaj ka thënë se persona të paidentifikuar kanë thyer kodin e e-mailit të Murat Bytyqit dhe kanë shpërndarë atë komunikatë në emrin e tij. “Ish kryesia e Lëvizjes Popullore e Kosovës brenda vendit dhe ajo D.J.V. e dënon ashpër një manipulim të tillë me qëllim dëmtimin e bashkimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës me Lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Dyshimet e forta për këtë krim ndaj privatësisë se z. Bytyqi lindin sepse ajo komunikatë nuk përmban fakte të vërteta”, ka pohuar Zeka për Agjencinë e Lajmeve Kosovapress.

    Kosovapress ka provuar të kontaktojë me Murat Bytyqin, në emër të së cilit është shpërndarë edhe komunikata, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

    Zeka i është drejtuar të gjithë atyre që, sipas tij, kanë për qëllim të destabilizojnë dhe përbaltin punën e aktivitetin e LPK-së dhe Lëvizjes VV, duke thënë se të dyja së bashku, kurrë nuk do heshtin së luftuari për ta bërë Kosovën dhe shqiptarinë zot në tokë të vet.

    Ndryshe, më 23 korrik, Lëvizja Popullore e Kosovës i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy subjektet kishin shprehur bindjen se vetëm të bashkuara, në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë rrjedhën politike, ekonomike e shoqërore në vend. /Kosovapress/



  8. #708
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kurti: Jemi më proamerikan se disa ambasadorë të SHBA



    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se partia e tij nuk është antiamerikane, mirëpo, sipas tij ka zyrtarë amerikanë që nuk e pëlqejnë.
    “Kjo ndodh për shkak se na krahasojnë me qeveritarët të cilët janë shumë të dëgjueshëm, shumë servilë dhe më pastaj ky krahasim ne na nxjerrë radikalë,” ka thënë Kurti në emisionin “Unë Pyes“, që është emetuar në RTK të hënën në mbrëmje.

    Kurti ka theksuar se vizioni dhe alternativa e Lëvizjes Vetëvendosje është më afër politikës së presidentit Obama, sesa që është politika dhe qëndrimet e disa ambasadorëve amerikanë në Kosovën e pasluftës.

    Pra nëse krahason konceptet, kritikën, solucionet që ofrojmë ne, paradoksalisht jemi më afër me presidentin Obama, sesa vetë ta zëmë ambasadorët Tina Kaidanow apo Christopher Dell”, ka thënë Kurti, transmeton Express


    Duke i përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve nga shumë rajone të Kosovës, Kurti ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë sekular ku bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti.

    Ne nuk jemi për privilegjimin e askujt, por as edhe për shtypjen e askujt dhe e bëjmë dallimin midis ekstremizmave fetarë jo vetëm atij islamik dhe religjioneve ashtu si i dimë dhe i njohim.


    Kurti ka thënë së Vetëvendosje nuk e mban anën e askujt por po ashtu është kundër çdo diskriminimi.

    Islami tradicional që vjen nga Perandoria Osmane është i integruar dhe i integrueshëm në kulturën tonë dhe nuk mendoj që ai paraqet rrezik”, tha ai

    Ekstremizmat fetarë natyrisht që janë të padëshirueshëm dhe çfarëdo shkelje e ligjit ose e rregullave demokratike në Kosovën e pavarur natyrisht që duhet të ndëshkohet nga organet përkatëse.

    Kurti ka thënë se Lëvizja e tij është e shtypur në njërën anë nga policia dhe në anën tjetër nga siç është shprehur tirania e numrave brenda Kuvendit të Kosovës ku bëjnë pjesë kryesisht deputetët me vota të vjedhura.

    Ai ka pranuar se që nga koha e ekzistimit, Vetëvendosje ka bërë shkelje brenda por edhe jashtë kuvendit.

    Është e vërtetë që prejse ekzistojmë ne jo vetëm në kuvend por edhe jashtë kuvendit kemi ndërmarrë veprime të ndryshme të cilat kanë bërë shkelje të vogla por kjo ka qenë gjithmonë me qëllimin e mirë që të vënë në pah padrejtësitë e mëdha të cilat po i bëhen popullit të Kosovës.

    Mos harroni që ne kur e kemi shkelur ndonjëherë ligjin e kemi paguar shumë shtrenjtë këtë ndërkohë që i keni qeveritarët që kanë shkelur masivisht ligjin dhe shumica dërmuese e tyre për asnjë gjë asnjëherë nuk janë përgjigjur.

    I pyetur nga një qytetar serb pse sot nuk flet Serbisht, Kurti ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë shumë rrallë pasi që disa media serbe e kanë keq cituar, por ai ka thënë se është i gatshëm të jap intervista në gjuhën serbe vetëm nëse ato janë drejtpërdrejt.

    Me deputetët që janë në Kuvendin e Kosovës shumë më tepër kam folur serbisht sesa shqip, për shkak se e di shumë më mirë serbishten sesa ata që e dinë shqipen, nëse ndonjëri e di shqipen.

    Kurti ka thënë se në një qeverisje të udhëhequr nga ai do të ketë vend edhe për ministra nga komuniteti serb.
    http://www.zeri.info/artikulli/11481...sadore-te-shba

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Sondazhi: LDK e VV në balotazh për Prishtinën




    Një hulumtim i opinionit publik i zhvilluar nga "Index Kosova" për zgjedhjet e 3 nëntorit në Prishtinë nxjerr dy partitë opozitare në nivel vendi, LDK e VV, në balotazh në betejën për kryeqytetin.

    Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët e partive politike për Kryetar të Prishtinës, në pyetjen e parashtruar gjatë sondazhit të "Index Kosova" se nëse zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal do të mbaheshin nesër 500 respondentët janë përgjigjur si vijon:
    LDK - 29%
    VV - 17%
    PDK - 11%
    AAK - 3%
    AKR - 1%

    Sipas këtij hulumtimi, të publikuar nga indeksonline, beteja për Prishtinën, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur Isa Mustafa e fitoi garën pa balotazh, kësaj radhe do të shkonte ne balotazh në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje!./Telegrafi/

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kurti: Jemi më proamerikan se disa ambasadorë të SHBA




    Pra nëse krahason konceptet, kritikën, solucionet që ofrojmë ne, paradoksalisht jemi më afër me presidentin Obama, sesa vetë ta zëmë ambasadorët Tina Kaidanow apo Christopher Dell”, ka thënë Kurti, transmeton Express


Faqja 71 prej 107 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •