Melpomeni Çobani
Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Pjesëmarrja e saj në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku ajo punonte në shtypshkronjë vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Kështu në vitin 1947 fillon si probiste në këtë teatër kurse një vit më vonë do të bëhet aktore e tij. Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula” nga e saj. Në këtë periudhë ajo shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri,Klubit “Partizani” ajo do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të qe Kampione e vendit me skuadrën e “Partizanit” në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1955 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës .Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e tij në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.
Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj . Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role . Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në fshat”, “Tela për violinë”, etj.
Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.
Kinematografi
1988 -- Stola në park..........................Nëna
1987 -- Një vit i gjatë.........................
1987 -- Tela për violinë.......................Halla
1983 -- Fraktura...............................Pastruesja
1979 -- Ballë për ballë...................Bedrija, pastruesja
1979 -- Radiostacioni.........................
1974 -- Qyteti më i ri në botë..............
1973 -- Operacioni "Zjarri".....................
1972 -- Kapedani..............................Faturinua
1970 -- I teti në bronz........................Xhaxhaica,bashkëshort ja e Bamkë Qylollarit
1968 -- Estrada në ekran.....................
1958 -- Tana...................................
1953 -- Skënderbeu...........................
Teatër
“Fejesa”
“Kolltuku magjik”
“Kopshti i jargavanëve”
“Liza dhe Sula”
“Napoloni dhe Amalia”
“Ngatërrestarja”
06/04/1969 -- “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artiste e Merituar)
30/04/1954 -- “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës
04/03/1952 -- “Revisori” e Gogolit
11/11/1950 -- “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës
24/03/1949 -- “Rrënjët e thella” e Xh.Gou. dhe A.Jusso
Çmime e Tituj
1976
Artiste e Popullit
1961
Artiste e Merituar
Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të I-rë
Krijoni Kontakt