Lazër Filipi
Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921, është aktor dhe skenarist i mirënjohur shqiptar. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.
Gjatë karrierës së tijë interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin "Artist i Merituar".
Filmografia
Tingulli i heshtjes - (2010) telenovela
Ne dhe Lenini - (2008)
Në emër të lirisë - (1987)
Nusja - (1980) Malesori
Koha nuk pret - (1984)
Shembja e idhujve - (1977)
Kapedani - (1972) .... Ropi, funksionar partie
Pylli i lirisë - (1976) Theodhori
Oshëtime në bregdet - (1966)
Tana - (1958)
Krijoni Kontakt