Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 136
  1. #61
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mevlan Shanaj


    Emri:  pedagogu.jpg

Shikime: 13337

Madhësia:  26.0 KB


    Mevlan Shanaj Mjeshter i madh, artist i merituar,profesor dega e filmit në Akademinë e Arteve Tirane, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Fier, Shqipëri. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i "Grupi Përzgjedhës i filmave" Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" Film.

    Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin "Mjeshtër i Madh". Shanaj ka interpretuar në filmat: "I teti në bronz"(1970) regjisor Viktor Gjika, "Malet me blerim mbuluar" (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, "Guximtarët" (1970) regjisor Gëzim Erebara, "Rrugicat që kërkonin diell" (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, "Ballë për Ballë"(1979) regjisor Kujtim Çashku, "Rrethimi i Vogël" (1986) regjisor Saimir Kumbaro, "Pranvera s'erdhi vetëm" (1988) i Pirro Milkanit, Unë e dua Erën" (1991), regjisor Albert Minga, "Viktimat e Tivarit"(1996) regjisor Ekrem Kryeziu, ", "Lule të Kuqe Lule të Zeza" realizim i vetë Shanajt, "Ne kerkim te kujt" regjisor Gjergj Xhuvani. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: "Korrierët" (1976), "Plumba Perandorit" (1980 ), "I Paharruari"(1984), "Të Shoh në Sy" (1985), "Një Telegram dhe një Këngë" (1986), "Fletë të Bardha" (1990)."Lule te kuqe, lule te zeza" Dokumentarë: "Marie Kraja", "Tefta Tashko", "Komani një Betejë e Madhe", "Gju me Gju", "Lasgush Poradeci", "Berati Qyteti i Bardhë", "Zëra nga Lashtësia", "Katër Mëngjeset", "Pandi Raidhi", "Rrugët", "Bibla & Kurani" , "Një ftesë nga Iliri", "Visi", "Përcjellja", "Shkronjat e Pavarësisë". Gjate punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle, Ne vitin 2008 ishte ne rolin e kritikuesit ne reality-show Big Brother.



    Aktrim

    Ne kerkim te kujt (2009) Doktor Leo
    Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)
    Viktimat e Tivarit (1991)
    Unë e dua Erën - (1991), Kujtimi
    Pranvera s'erdhi vetem (1988)
    Rrethimi i vogël - (1986), shoku i Agronit
    Ballë për ballë - (1979) Besnik Struga
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Nebi Surreli
    Malet me blerim mbuluar (1971)
    Guximtarët - (1970)
    I teti në bronz - (1970) Ibrahim

    Regji

    Lule të kuqe, lule të zeza 2003
    Fletë të bardha 1990
    Të shoh në sy 1986
    I paharruari 1984
    Një telegram një këngë 1982
    Plumba perandorit 1980
    Korrierët 1976

    Dokumentarë

    Tefta Tashko
    Marije Kraja
    Berati
    Katër mëngjeze
    Rruga b.kater
    Lasgush Poradeci
    Gju më gju
    Komani
    Pandi Raidhi
    Shqiptari i vonuar
    Rrugët
    Bibla dhe kurani
    Ftesë nga Iliri
    Përcjellja
    Shkronjat e Pavarësisë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #62
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Marika Kallamata


    Emri:  marika-kallamata.jpg

Shikime: 13509

Madhësia:  16.6 KB


    Marika Kallamata lindi në Fier më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role , ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qënë një aktore shumë e mirë. Eedhe pse ishte e rrethuar nga dhjetra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.

    Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri skuses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".

    Aktrime

    Një baba tepër (2000) (TV)
    Vitet e pritjes - (1990)
    Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës
    Gabimi (1986)
    Fillim i vështirë - (1986), nëna e Zanës
    Kur hapen dyert e jetës - (1986), nëna e Bardhylit
    Endërr për një karrikë (1984)
    Kur xhirohej një film (1981)
    Fëmijët e saj (1957) .... Fshatare
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #63
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Marta Burda


    Emri:  Marta Burda1.jpg

Shikime: 12331

Madhësia:  4.2 KB


    Marta Burda lindi në Korçë në vitin 1926 dhe vdiq në vitin 1995, ishte aktore i njohur shqiptare. Marta Burda lindi në një familje me tradita në kulturën tonë kombëtare, ishte. Ajo ishte e bija e fotografit të shquar të rilindjes Jani Burda. Duke u ndikuar nga lëvizja artistike teatale mamatore në qytetin e Korçës, në vitet e para të pasçlirimit Marta është aktore profesioniste pranë Teatrit Popullor, ku interpreton në role të vegjël deri në vitin 1954, vit që kalon në teatrin profesionist të qytetit të Durrësit, me të cilin u lidh deri në vitet e fundit të jetës dhe fitoi gjithçka. Ka interpretuar disa role ne filmin artistik. Në këtë jetë të gjatë artistike është nderuar me diploma, çmime, si dhe me titullin "Artiste e merituar".

    Filmografia

    Vitet e pritjes - (1990)
    Treni niset në 7 pa pesë (1988), Nëna e Astritit
    Zëvendësi i grave (1987), nëna e Makut
    Fillim i vështirë (1986), gjyshja e Bledit
    Plaku dhe hasmi (1981)
    Agimet e stinës së madhe (1981), Naja, nëna e Aristotelit
    Mëngjeze të reja (1980)
    Liri a vdekje (1979)
    Radiostacioni (1979)
    Në shtepinë tonë (1979)
    Balonat (1979), Nena e Drites
    Dorina (1979) (TV)
    Zani partizani (1976) (TV) .... Nëna
    Nusja dhe shtetërrethimi (1974)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #64
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Muhamet Sherri


    Emri:  40536.jpg

Shikime: 13331

Madhësia:  30.6 KB


    Muhamet Sherri (lindi më 1948, Fier) aktor shqiptar me prejardhje çame nga Shqipëria. Sherri "Xha Kosta" është pjesëtarë i trupës së teatrit "Bylis" të Fierit. Familja e tij është larguar nga Çamëria më 1944. Në vitin 1966 ka mbaruar maturën dhe pas një kohe që kaloi si punëtorë, vajti të kryente shërbimin ushtarak. Më 1970 filloj të ndjekë mësimet në Institutin e lartë të Arteve në Tirane ku edhe mbaroi degën e dramës. Nga viti 1973 e deri me sot është aktor në teatrin “Bylis” te Fierit.

    Filmografia

    Flete te bardha (1990)
    Në prag të jetës (1985)
    Nata e pare e lirise (1984)
    Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
    Ne vinim nga lufta (1979)
    Gjeneral gramafoni (1978)
    Udha e shkronjave (1978)
    Pylli i lirisë (1976)
    Brazdat (1973)....................brigadieri
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #65
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Muharrem Hoxha


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 13722

Madhësia:  19.1 KB


    Muharrem Hoxha është aktor komik shqiptar nga qyteti i Durrësit lindur me 18 janar 1954. Ka punuar për një periudhë të gjatë nga ’73 – ’86 në “Pallatin e rinisë” në qytetin e Durrësit, ku ka bashkëpunuar me aktorët e humorit si Fadil Hasa, Ramazan Njala, Enver Likmeta dhe në veçanti Gani Kalaja. Po në këtë qytet ai ka punuar dhe me aktor të tjerë si Roland Koçi, Sanie Hoti, Xhelal Tafai, Hysen Bashkhysa etj. Ai ka marrë pjesë te teatri i kukullave ku ka punuar për 14 vjet, po kështu është angazhuar në mbrëmjet e vitit të ri, si në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit. Ai ka luajtur dhe në filmin për femijë “Velat e Bardha”, i cili është xhiruar në Itali.

    Aktivitetet dhe bashkëpunimet e tij me aktorë dhe regjisorë të disa qyteteve tona kanë bërë që ai të jetë një ndër humoristët më të pëlqyer jo vetëm për qytetin e Durrësit ku ai punon, por dhe për qytete të tjera. Në Shkodër ai ka bashkëpunuar me aktorë të tillë si Zyliha Milotin, Paulin Prekën, Zef Dedën,Gëzim Kruja,Drane Xhoi.

    Gjithashtu ai ka luajtur dhe me aktorët e qytetit të Korçës ku do të veçonim Zamira Kita, Aleko Prodani, Petrika Riza, Klaudeta Riza, Marko Bitraku, Albana Prodani etj. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe bashkëpunimin me aktorë të humorit në qytetin e Elbasanit si Ilmi Belshaku, Dimitraq Topuzi, Antoneta Doka. Ai është vlersuar në vitin 2000 si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin, ka fituar si “Aktori me i mirë” në festivalin e Dibrës së Madhe me trupën e Korçës me shfaqen “Ju ftojmë në dasmën e babait”. Në vitin 2003 është nderuar me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë”, ndërsa në vitin 2010 ka marrë “ Naim Frashri i Artë”. Në vitin 1983 në qytetin e Lushjes nderohet me çmimin “Laureat i festivalit”. Të njëjtin çmim e merr dhe në Fush-Arrëz, në 1989.

    Filmografia

    Para nga qielli 2009
    Tirana, viti zero 2001 ... berberi
    Borxhliu 1998 ...
    Dashuri ne krisma 1997 ...Bushi
    Gjithë fajet i ka paraja 1996 ...berberi
    Fundi i marrëzisë 1995
    Pak freskët sonte 1994 ...komshiu
    Zëvendësi i grave 1987 rol episodik
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #66
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Naim Frashëri


    Emri:  Naim_Frashëri_(aktor).jpg

Shikime: 12801

Madhësia:  13.4 KB


    Naim Frashëri lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri në "Tartufi", Smithi në "Çështja ruse", Gjoni "Trimi i mirë me shokë shumë", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise së vdekur", Leka "Përkolgjinajt", Nikolla "Armiqtë", Sasha Ribakov "Orët e Kremlinit", Lubeni "Proçesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigë dhe dashuri", Hauardi "Rrënjët e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit".

    Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".

    Filmografia

    Gjurmet - (1970)
    Plagë të vjetra - (1968)
    Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) .... Hans von Shtolc
    Fortuna (1959)
    Tana - (1958) .... Stefani
    Fëmijët e saj - (1957) .... Mësuesi
    Skënderbeu - (1953)......Pali
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #67
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ndrek Luca


    Emri:  images.jpg

Shikime: 12722

Madhësia:  7.8 KB


    Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin, është aktor i mirënjohur shqiptar.Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.

    Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Marku (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

    Filmografia

    Viktimat e Tivarit - (1996)
    Balada e Kurbinit - (1990).... Padishahu
    Guri i besës - (1986)
    Koha nuk pret - (1984) (TV)
    Lundrimi i parë - (1984)
    Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
    Qortimet e vjeshtës - (1982) Rasim Aga
    Nusja -(1980)
    Mysafiri -1979
    Nga mesi i errësirës - (1978)
    Udha e shkronjave - (1978) (TV)......Ndrio
    Pylli i lirisë - (1976) .....Zoti Lam
    Thirrja - (1976)
    Tinguj lufte - (1976) .... Selimi
    Në fillim të verës - (1975) Gjenerali
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Ganiu
    Shpërthimi - (1974)
    Shtigje të luftës - (1974) Oficer Ballist
    Operacioni zjarri - (1973)........Pjetër Mustaqekuqi
    Njësiti guerril - (1969) Pergjegjesi i Njesitit
    Prita - (1968)
    Plagë të vjetra - (1968)...Gjini
    Duel i heshtur - (1967) .... Kapter Rahmiu
    Oshëtime në bregdet - (1966) .... Jonuz Bruga
    Komisari i dritës - (1966) .... Prifiti
    Detyrë e posaçme - (1963) .... Tomori
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #68
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ndriçim Xhepa


    Emri:  images.jpg

Shikime: 12787

Madhësia:  7.1 KB


    Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dyte” te Sajmonit, me te cilin fiton Çmimin për Aktorin me te Mire në Festivalin Mbarëkombëtar te Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.
    Në vitet '90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon...” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

    Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin "Lutja e dashurisë", me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

    Qe nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në festivalet V dhe VI te Filmit, është fitues i medaljeve për aktor. Tre here fitues i Kupës për Aktorin me te Mire në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000. Fitues i Çmimit "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit me 1995 dhe Çmimit për Aktorin me te Mire në Festivalin e Aktrimit "Apollon 2004".

    Filmografia

    Në kërkim të kujt - (2011) serial Biznesmeni Basri Neziri
    Lutjet e dashurisë - Kronikë provinciale (2009)... Zeneli
    Lindje, perëndim, lindje - (2008)... trajneri i çiklizmit Ilo Zoto
    Sekretet - (2008)... doktori
    Eduart - (2006)... babai i Eduartit
    Omiros - (2005)... krye-polici
    I dashur armik - (2004)... Harun
    Porta Eva - (1999)... David
    Kaskadori shqiptar - (1998)
    Dasma e Sakos - (1998)
    Përdhunuesit - (1995)
    Loin des barbares - (1994)... Selmani
    Plumbi prej plasteline - (1994)
    Pas fasadës - (1992)
    Enigma - (1991)
    Unë e dua Erën - (1991) (TV)...Genci
    Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)
    [Keshilltaret] ROLIN E BEJTOS
    Flutura në kabinën time - (1988) Tomi
    Treni niset më shtatë pa pesë - (1988)... Astriti
    Telefoni i një mëngjesi - (1987)
    Tri ditë nga një jetë - (1986)....Drini
    Hije që mbeten pas- (1985)...............Beni
    Të mos heshtësh - (1985)
    Enveri ynë - 1985
    Vendimi - (1984)... Veroniku
    Duaje emrin tënd - (1984).................Arseni
    Kohë e largët - (1983)... Piktori Andrea Selca
    Shokët - (1982)
    Njeriu i mirë - (1982) ... Aleko
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #69
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Nikolin Xhoja


    Emri:  nikolin-xhoja.jpg

Shikime: 12472

Madhësia:  11.8 KB


    Nikolin Xhoja (1926-1987) lindi ne Brindisi te Italisë, me 12 maj. Qysh ne radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku mori pjese aktivisht, luajti me grupet teatrore te njësiteve luftarake. Ne grupin filodramatik partizan ne Kosove, si një nder aktoret kryesore te njësisë ushtarake, dha shume shfaqje ne qytetet e Gjakovës, Sanxhakut, Mitrovicës, Gostivarit, Ohrit, me skeçet dhe komeditë e shkurtra si Daj Ceni, Kepucari, Po vijnë partizanet etj.

    Pas çlirimit te vendit dhe kthimit ne Durrës, vijoi te luante me tej si aktor amator pranë grupit qendror te Shtëpisë te Kulturës. Është nga aktoret themelues te teatrit “Aleksandër Moisiu” te Durrësit, me 11 janar 1955. Roli i tij i pare si aktor profesionist ishte ai i Kostës ne komedinë Vajza nga fshati e Fatmir Gjatës. Ka luajtur 54 role ne teatër, kryesisht te planit komik e satirik, gjithashtu ne 11 premiera te estradës se Durrësit si dhe ne 7 filma artistike. Një nga arritjet e tij me te spiakatura, gjerazi e njohur ne aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit ne komedinë Prefekti (1968) e Besim Levonjes. Ai njëmendësoi plot shpoti dhe mjete te holla humoristike fytyrën e kuislingut, e frikacakut, sidomos atë te zyrtarit te korruptuar e sharlatan, fale nej përshtatjeje qe e bënte edhe me te dukshme sjelljen dyfytyrëshe : mburrjen dhe panikun, kinse ndershmërinë dhe natyrën prej grabitqari, vrazhdësinë dhe shpirtin gjoja prej babaxhani. Me këtë rol loja e N. Xhojes mbërriti ne një nga vlerat sipërore te aktrimit shqiptar, i barasvlershëm me cilësinë aktoriale te Mihal Popit pot e ky rol.

    Me pas vijoi me rolin e Podgolisenit ne komedinë Martesa te Gogolit, e cila mbetet ne fondin e figurave shpotitëse me te realizuara te karrierës se tij, e luajtur me vërtetësi e hijeshi komike. Dhuntitë prej komiku te talentuar u shfaqen ne ploteri edhe ne interpretimin e dy roleve kryesore ne komeditë e Spiro Comores, si Nikollaq Jorganxhiu te Karnavalet e Korçës (1996), tek i cili te bënte përshtypje eleganca, finesa, sharmi komik, qe vinin ne mënyre te shpenguar, pa britma e nervozizëm te shtirur ; Aristoteli te Dy me zero me nëntitull Prindër edukatore (1969), ku luajti plot hijeshi me nënkuptimet dhe keqkuptimet, me qëndrimet e dyanshme, luhatjet, kthimet dhe rikthimet, me pohimet dhe mohimet e atypëratyshme duke i dhëne figurës, paçka se “pozitive”, një pozicion te mbrothte ne shfaqje.
    Ndryshe nga shume figura te mëparshme, me rolin e Rrapo Tabanit ne dramatizimin Koha e komisareve, sipas romanit Njeriu me top te Dritero Agollit, ai arriti te krijoje figurën e një komandanti popullor, disi te ashpër ne dukje, port e bute, babaxhan e tepër njerëzor ne shpirt. Këtu elementet dhe gjetjet komike, qe vinin nga mënyra e te sjellurit, e folura “popullorçe”, përshtatja psikofizike, u gërshetuan gjithashtu edhe me tonet epiko-dramatike e ato heroike. Ndonëse ishte aktor me prirje për kah humori popullor, ai interpretoi me sukses edhe ne disa komedi te Molierit, ku ndihej po aq edhe sarkazma. Spikati sidomos te komedia i sëmuri imagjinar (1983) me rolin e Arganit, përmes te cilir përqeshi hijshëm snobizmin e borgjezisë se pasur por te pagdhendur, për t’u barabitur me rangjet e larta te fisnikërisë tradicionale franceze për nga dija, zakonet, shijet, kultura dhe mënyra e jetesës.

    N. Xhoja arriti ta beje këtë personazh njëherazi edhe qesharak, edhe te përbuzshme ; doemos me i suksesshëm dhe me pranë qasjes se pare dhe pak tek e dyta. Një tjetër figure plot kripe e humor ishte ajo e xha Beqos ne filmin Kapedani (1972). Këtu ai skaliti me mjeshtëri te larte dhe sens te holle njeriun shpirtmire, gazmor, te gjindshëm, disi te leshte port e dashur e te ëmbël, duke krijuar se bashku me aktorin tjetër, Albert Verria ne rolin e Sulos, një nga dyshet aktoriale me harmonike, si nga pikëpamja e sendërtimit te marrëdhënieve, ne mënyre fare te natyrshme, ashtu edhe nga pikëpamja e ndjersjelljeve, e kundërshtive dhe e përplotësimeve reciproke ne karaktere, ne dialogët dhe ne gjendjet e tyre shpirtërore. Me tutje realizoi figurën e Përparimtarit ne filmin Çifti i lumtur (1975). Edhe pse një “personazh pozitiv”, ku ndihej zbukurimi, përkundrazi me aktrimin e tij brilant ai arriti t’i nderkalle figurës jete, organicitet ne shprehje e gjeste si dhe nur komik, duke iu shmangur konceptimeve skematike qe zotëronin asaj kohe.

    Me pak penelata N. Xhoja u jepte fizionomi vetjake edhe roleve te vogla, sikurse u duk qarte kjo me rolin e kuzhinierit ne filmin Horizonte te hapura (1968) etj. Loja e tij ishte e ngrohte, e çlirët, e ngopur me detaje e gjetje te shumta, duke u shkrire ne mënyre tërësore me personazhin e duke u përqasur plot vërtetësi ne situatat komike te tij. N. Xhoja ishte një nga aktoret shqiptare me organike e me te vërtete ne veprimin skenik dhe ne përjetimin e personazhit, sin e skene, ashtu edhe ne ekran. Sjellja e tij ne skene apo para kamerës ishte thuajse “natyrale”, çka dëshmonte për talentin burimor, aftësinë e komportimit psikofizik, shpengimin dhe zotërimin e gjendjes. Kishte hir e lezet. Me artin dhe shijet e tij te holla si aktor, ai portretizoi nje galeri karakteresh, me se shumti figura njerëzish baballëk, te thjeshte, disi te leshte e naive, shpirtbardhë apo mendjetrashe, te bute e te mire, te përzgjedhura nga meset e larme sociale, historike apo ato nacionale. Mban titullin “Artist i Popullit”.

    Filmografia

    Në prag të jetës - (1981)
    Thirrja - (1976)... Baca Leka
    Udhëtim në pranverë - (1975)... Magazinieri
    Çifti i lumtur - (1975)... Babai i Vajzës
    Kapedani - (1972)... Xha Beqoja
    Horizonte të hapura - (1968)... Kuzhinieri
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #70
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Niko Kanxheri


    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 12506

Madhësia:  7.9 KB


    Niko Kanxheri, lindi më 17 shkurt të vitit 1947 në Tiranë, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar. Që nga viti 1987 është pedagog për lëndën "Mjeshtëri Aktori" e më pas shef i katedrës së aktrimit në akademinë e arteve të fakultetit të artit skenik në Tiranë.

    Filmografia

    Pharmakon - (2012) Doktor Sokrat
    Në kërkim të kujt - (2009) ...Mark Dobjani(serial)
    Trishtimi i zonjës Shnajder - (2008)
    I dashur armik - (2004) .... Prifti
    Nata pa hënë - (2001) .... Gjyshi
    Parullat - (2000) .... Selman Tosku
    Viktimat e Tivarit - (1996)
    Qind për qind - (1993) .... Sandri
    Vdekja e kalit - (1992) .... Estrefi
    Vdekja e burrit - (1991) ....
    Vetmi - (1990) .... Skënderi
    Ngjyrat e moshës -(1990)
    Militanti - (1984) .... Refati
    Korrierët - (1976) .... Sandri (tv)
    Tokë e përgjakur - (1976) .... Miti
    Çifti i lumtur - (1975) .... Dhëndrri
    Në fillim të verës - (1975) .... Ushtar Moreti
    Shtigje lufte - (1974) .... I deleguari
    Yjet e netëve të gjata - (1972) .... Marko Bojalliu
    Malet me blerim mbuluar - (1971) .... Domeniko


    Rolet ne shfaqjet teatrale

    Hilet e nates - (1974) .... Haliti
    Nje shok i klases sime - (1975) .... Niku
    Duke pritur Godone - (1993) .... Luki
    Rinoceronti - (1998) .... Zhan
    Shtrengata - (1998) .... Prospero
    Shfaqja e fundit - (1999) .... Njeriu ne gazete
    Gjethja - (2000) .... Hanxhiu
    Babai - (2002) .... Babai
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •