Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 136
  1. #31
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Esma Agolli


    Emri:  esam_agolli.jpg

Shikime: 19080

Madhësia:  9.2 KB


    Esma Agolli lindi më 1 korrik 1928 në Tiranë. Është një aktore e mirënjohur shqiptare. Ajo ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë "Mysafiri" në vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" në 1979, "Fëmijët e saj" në vitin 1957, etj. Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar". Vdiq në Tiranë më 4 qershor 2010.

    Filmografia

    Mysafiri - (1979)
    Përtej mureve të gurta - (1979) .... Zonja Neriman
    Fëmijët e saj - (1957) .... Nusja
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #32
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Fadil Hasa


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 19228

Madhësia:  6.1 KB


    Fadil Hasa është një aktor i shquar shqiptar. Ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike ne estraden e Durresit.

    Ka luajtur në filma si :

    Kronikë provinciale (2009)
    Mao Ce Dun (2007) .... Hekuran Romalini
    Zëvendësi i grave (1987) ... Shabani

    etj
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #33
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ferdinand Radi


    Emri:  Ferdinand Radi.jpg

Shikime: 19057

Madhësia:  27.1 KB


    Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport. Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit. Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik.

    Në vitin 1965, krahas punës në uzinën "Partizani", Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine. Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatë, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj në vitin 1970 ndjek një kurs pasuniversitar për regjisurë, nën drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Radi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të ILA (Akademia e Arteve). Këtu interpreton në një sërë pjesësh, të cilat evidentuan aftësitë aktoriale të tij. Kjo pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Ferdinand Radit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t'u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Radi nuk arriti të bëhej i tillë, vetëm atëherë kur u shemb diktatura.
    Në Teatrin Kombëtar

    Në teatër

    Vjeshtë me stuhi (Kurti)
    I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
    Pranvera që sëvonoi (Burri i heshtur)
    Prefekti (Xhandari)
    Pas dy vjetësh (Zeneli)
    Kur po lindte qyteti (Njaziu)
    Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
    Banja (Vjellosupekti)
    Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)
    8 persona plus (Bojaxhiu)
    Bregu i pikëllimit (Varrmihësi)
    Vizita e damës plakë (Gangsteri)
    Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri (shoferi)
    Ishulli i çmendur (Kokëqethuri)
    Ezopi (Etjopasi), etj.

    Në filmofgrafi

    1969: Njësiti guerril (Karabinieri që ndihmon agronin të shtyjë motorrin)
    1971: Kur zbardhi një ditë (tipograf)
    1974: Shtigje lufte
    1975: Rrugicat që kërkonin diell (Kola)
    1977: Shembja e idhujve (kryeplaku)
    1978: I treti (Zaho)
    1980: Skëterrë 43 (Kapiten Sodu)
    1980: Dëshmorët e monumenteve
    1984: Fushë e blertë fushë e kuqe (Trupmadhi)
    1984: Asgjë nuk harrohet (Taksisti)
    1986: Kur ndahesh nga shokët (Bateristi)
    1987: Përsëri pranverë (Matrapazi)
    1990: Kush është vrasësi (agjenti)
    1990: Balada e Kurbinit (Sejmeni i pashait)
    1991: Vdekja e kalit (Arixhiu)
    1994: Pak freskët sonte (arabi)
    1997: Nata (film) (mishariu)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #34

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Fadil Hasa


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 19228

Madhësia:  6.1 KB


    Fadil Hasa është një aktor i shquar shqiptar. Ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike ne estraden e Durresit.

    Ka luajtur në filma si :

    Kronikë provinciale (2009)
    Mao Ce Dun (2007) .... Hekuran Romalini
    Zëvendësi i grave (1987) ... Shabani

    etj
    Aty nga fundi i 70' me ate skeçin: kur thote: " dy kamiona e kena me i da per shtate bataliona :-)"
    Besoj se ishte 78-ta, dje!:-)
    "kryp, kryp, ku ka kryp"!:-)
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 17-07-2013 më 16:55
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #35
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Guljelm Radoja


    Emri:  Kush_vdes_në_këmbë.jpg

Shikime: 21439

Madhësia:  27.8 KB


    Guljelm Radoja ka lindur në 2 Korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972,fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

    Në kinematografi të shumtë do të jenë rolet e tij, më se 30 role, që do ta bëjnë të dashur për publikun artdashës. Roli i i tij i parë do të jetë në filmin "Gjurma" në vitin 1970 ku ai interpreton rolin e Inxhinierit të pyjeve. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i Priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.

    Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar".


    Kinematografi

    2009 -- Kronikë provinciale..............................
    2004 -- Syri Magjik.......................................
    2001 -- Njerëz dhe Fate (Film TV)......................
    1999 -- Unë ti dhe Kasandra (Film TV).................
    1998 -- Dasma e Sakos..................................Djali i Sakos
    1998 -- Kolonel Bunker...................................Prokurori
    1994 -- Dashuria e fundit................................I huaji me dy nënshtetësi
    1994 -- Nekrologji........................................ .Artisti virtuoz
    1992 -- Vdekja e burrit...................................
    1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur.....................Prifti
    1988 -- Flutura në kabinën time.........................Marku
    1987 -- Eja!.............................................. ..Lirim
    1987 -- Vrasje ne gjueti..................................Pertefi
    1985 -- Asgjë nuk harrohet........................Peshkatari
    1985 -- Mondi dhe Diana.................................Babai
    1985 -- Të paftuarit.......................................Mj eku
    1984 -- Vendimi........................................... .Kolonel Luçiano
    1984 -- Kush vdes në këmbë.............................Petro Nini Luarasi
    1983 -- Gracka............................................ .Refik Milaga
    1982 -- Era e ngrohtë e thellësive (Film TV)...........Rexhepi,përgjegjësi i Sektorit
    1982 -- Nëntori i dytë.....................................Lym Kepi
    1982 -- Rruga e Lirisë....................................Aleksi
    1980 -- Gëzhoja e vjetër.................................Serveti
    1980 -- Goditja (Film TV)................................Agimi
    1980 -- Një gjeneral kapet rob..........................
    1979 -- Dorina (Film TV)..................................Viktori
    1979 -- Mësonjëtorja...................................... Stefan Bardhi
    1978 -- Gjeneral gramafoni...............................zoti Alberto
    1978 -- Në pyjet me borë ka jetë........................inxhinier Ylli
    1977 -- Guna mbi tela ....................................Përfaqësuesi i Komitetit Kombëtar
    1977 -- Shembja e Idhujve...............................Arkeologu
    1976 -- Dimri i fundit.....................................zv/Komandanti gjerman
    1976 -- Zani partizani (Film TV).........................Komisari
    1975 -- Në fillim te verës................................Tenente Gruabardhi
    1974 -- Shtigje lufte......................................Fotogra fi
    1970 -- Gjurma............................................ Inxhinieri



    Teatër

    “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit
    "Cilindri" i Eduardo de Filipos
    “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit
    "Streha e të harruarve" e Ruzhdi Pulahës
    “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #36
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Hajrie Rondo


    Emri:  hajrie_rondo_409095674.gif

Shikime: 19271

Madhësia:  46.2 KB


    Hajrie Rondo është një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 1 Mars 1951 në Delvinë. Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Jeton në Fier.

    Filmografia

    Dhimbja e dashurise (2008) TV
    Tifozët (2004) - (TV)
    Borxhliu (1999) - (TV)
    Dashuri në krisma - (1997) (TV)
    Gjithë fajet i ka paraja - (1996) (TV)
    Pesha e kohës - (1988)
    Një vitë i gjatë - (1987)
    Përrallë nga e kaluara - (1987)
    Kush vdes në këmbë - (1984)
    Nje emer midis njerezve-(1983)
    Nëntori i dytë - (1982)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #37
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ilia Shyti


    Emri:  Shirat-e-vjeshtës.jpg

Shikime: 19175

Madhësia:  8.3 KB


    Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë, vdiq më 26 nëntor 2003, ishte aktor dhe regjisor shqiptar. Veprimtarinë e tij e filloi si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1954 ai u vendos pranë Kinostudios “Shqipëria e re”, sot Qendra Kinematografike Shqiptare. Katër vite më vonë, në vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë me metrazh të shkurtër “Tana”.

    Edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike dhe të vogla, Ilia Shyti, arriti të ripërtrijë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 45 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborja, tek filmi "Vitet e para", përgjegjësi i ofiçinës, tek "Brazdat", gjyshi, në filmin për fėmijë "Qyteti më i ri në botė", mësuesi në "Koncert në vitin 1936", babai i Etlevës në "Treni niset në 7 pa pesë", ish-gjenerali në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" etj.

    Filmografia

    Dashuria e fundit (1995)
    E diela e fundit (1993)
    Unë e dua Erën (1993)....... Doktori
    Vitet e pritjes (1989).... gjyshi i Gjonit
    Djali elastik (1989) ........ Gjyshi i Arjanit
    Treni niset më shtatë pa pesë (1988)..Babai i Etleves
    Tre vetë kapërcejnë malin (1988)
    Këmishët me dyllë (1987)
    Një vitë i gjatë (1987)
    Rrethi i kujtesës (1987)
    Tela për violinë (1987) ...... Babai i Mucos
    Gabimi (1986) ................ Gjyshi i Martinit
    Kronikë e atyre netëve (1986)
    Asgjë nuk harrohet (1985).......Shoku Ziver, veteran i luftes
    Shirat e vjeshtës (1984)
    Zambakët e Bardhë (1984)
    Era e ngrohtë e thellësive (1982)
    Vëllezër dhe shokë (1982) ..... Kryetari i Komunes
    Intendanti (1980) .............xha Zeneli
    Liri a vdekje (1979)
    Ne shtepine tone (1979)
    Pranverë në Gjirokastër (1978). Xha Petro
    Rrugë të bardha (1974)......... Xha Rizai
    Qyteti me i ri ne bote (1973)
    Brazdat (1973 )................ pergjegjesi i oficines
    Yjet e netëve të gjata (1972).. Zekoja
    Mëngjeze lufte (1971)
    Vitet e para (1965)
    Toka jonë (1964)
    Detyrë e posaçme (1963)
    Debatik (1961)
    Fortuna (1959)
    Tana (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #38
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Jani Riza


    Emri:  220px-Jani_Riza.JPG

Shikime: 20462

Madhësia:  14.9 KB


    Jani Riza është aktor shqiptar. Ai ka lindur në Korçe, në 17 Janar të vitit 1941 dhe ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën Drame. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka filluar punë si aktor pranë Teatrit "Andon Zako Cajupi", në Korçe, ku ka punuar deri në ditën e fundit të jetës së tij, 24 Tetor 1988.

    Jani Riza ka qenë një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe. Shumë i njohur është si aktor filmash, dike filluar që me pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptare "Vitet e para", e filmat në vijim të kësaj faqeje. Veç këtyre, një mbrese të pashlyeshme tek spektatoret ka lënë roli i Bunac Salit tek filmi televiziv "Agimet e stinës se madhe". Se fundmi Lidhje e Shkrimtareve dhe Artisteve të Korcës ka akorduar një çmim me emrin Jani Riza.

    Filmografia

    Rrethimi i vogël, (1986)
    Tri ditë nga një jetë, (1986)
    Asgjë nuk harrohet, (1985)
    Thesari, (1981)
    Streha e re (1977)
    Ata ishin katër, (1977)
    Përballimi, (1976) Xhezo
    Mëngjeze lufte (1971) Oficer Gjerman
    I teti ne bronz Guri Cobani
    Vitet e para, (1965) Dalipi
    Agimet e stines se madhe
    I Treti
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #39
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Kastriot Çaushi


    Emri:  kastriot-Caushi.jpg

Shikime: 18956

Madhësia:  11.3 KB


    Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).

    Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçit në filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994). Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.

    Filmografia

    Në kërkim të kujt 2009 serial - Almir Bali
    Dhimbja e dashurise 2008 serial
    Lule të kuqe, lule të zeza, 2003
    Dashuria e fundit, 1995
    Ngjyrat e moshës, 1990
    Flutura në kabinën time, 1988 - i fejuari i Flutures
    Tri ditë nga një jetë, 1986 - Sandri
    Vendimi, 1984 si Kujtimi
    Shirat e vjeshtës, 1984 si Iliri
    Apasionata, 1983
    Qortimet e vjeshtës, 1982 Kujtim Stefi
    Besa e kuqe, 1982 Kelmendi
    Agimet e stinës së madhe 1981 - Gori Muzaka
    Plumba perandorit ,(1980)
    Mëngjeze të reja, 1980
    Liri a vdekje, 1979
    Radiostacioni, 1979 Partizani
    Nusja dhe shtetrrethimi, 1976
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #40
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Koço Devole


    Emri:  78313.jpg

Shikime: 17865

Madhësia:  12.5 KB


    Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinje i Beratit. Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

    Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramë në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi e cilësuan si të patalentuar. Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpise qendrore të ushtrisë për krah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977

    Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997 me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-se e shkarkon si të pa aftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA. Në 26 nëntor të vitit 2002 sëbahku me një mikun e tij kapet nga policia Italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 Korrik 2003 lirohet nga Burgu Italian dhe pas gjyqit ne Gjykaten e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 - 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli" Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1980 - 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite :

    Gjuetia e fundit 1992
    Canta e zeze 1986
    Të gjallë apo të vdekur - komedi skenike dhe televizive.
    Canta me nje milion 1993
    Oreksi i madh 1995
    Revolja e heroit 1996
    Per pushime ne Rome 1996 Tre shoke pa sherbyesen 2000 Milioneri 2005 Na ishte njehere Shqiperia 2009 Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne "Telebingo Shqiptare" humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.
    Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e estrades se Tiranes, Fierit, Beratit etj.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •