Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 157
  1. #101
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    E nuk mbahej per dega, por per kokerr te fikut dhe qarte qe do i kendohet kenga: ra Sala prej fiku, u shkund edhe iku si nuk i pame edhe njehere ate staf ministrash qe kishte edhe Xhozin e famshme, sepse ata kane merite te jashtezakonshme, qe e sollen ne gjendjen ku e solllen!

    Ullluuu, Ullluuuuuuu aty shpejta vaaa gaaaa buuoooond per zhelllesh si xhelatina dhe puurjashta
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    njeriuxp;........ Ketu robt punojne shtate dite ne jave, me kushte te keqija, me rroga te uleta e prape shume me fort se sa ne vendet e rehatshme perendimore.
    Me fal per shprehjen por ke thene idiotesine me te madhe qe mund te imagjinosh.Ke punuar ndonjehere ne vendet perendimore ti more zoteri apo i ke me te degjuar te top Chanell keto utopira.


    Me parate e emigranteve jane ndertuar vendet ku punoni, ata jua marrin taksat, punen dhe konsumin e perditshem, si dhe femijet qe lindni andej behen kontribut i atyre vendeve
    .
    Njejt si me siper.
    Ne Shqiperi vini vetem per pushime e ca jepni e jepni per familjen tuaj.
    ku i shpenzojne keto leke familjet e emigranteve,ne hene!?
    emigrantet jane 30%, pra 90% te buxhetit e mbajne ata 70% shqiptare qe s'kane ikur
    .
    Po po duke ndenjur na mengjesi ne darke klubeve dhe rrugeve.
    Ata qe kane ikur kane bere deme ne ekonomi me 20% te GDP.
    Qe kur ka nisur kriza ne Europe nisen dhe demet e emigranteve per Shqiperine.

    dhe para emigrantesh e sistem parazitor fisnor mbase jeni ju andej, qe shkoni u zini deren vendeve me asistence e hani me parate e atyre qe punojne andej, ose edhe me keq
    Ne radhe te pare duhet te te vije turp te flasesh ne kete menyre per emigrantet.Emigrantet jane shqiptaret me te ndershem, me te kulturuar,me te perparuar se cdo shqiptar tjeter.
    Parazitet ne Shqiperi nuk kane mesuar akoma te thone ''te lutem'' apo ''me fal'',ose per te qene me te sinqerte dhe kur i perdorin keto shprehje i perdorin se kujtojne qe duken''trendy''.
    ndersa ti ke guximin ti quash emigrantet ''parazite''
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 27-06-2013 më 13:26
    MOS I NDY TEMAT no name

  3. #103
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit. Mbajtja e zgjedhjeve demokratike ne vend dhe njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga partite politike, ishin dy kushtet e BE per Shqiperine. Dhe qe te dyja, meritat i takojne qeverise Berisha si ne mbajtjen e zgjedhjeve, si ne njohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Si do te reagonte opozita aktuale shqiptare nese ajo do te kish humbur zgjedhjet sic i humben demokratet kete rradhe?!

    Dr. Berisha mund te jete larguar nga drejtimi i PD-se dhe opozites se re, por ai do te vazhdoje te jete nje nga politikberesit me te medhenj ne vend. Ai vazhdon te jete njeriu me i votebesuar ne Shqiperine post-komuniste dhe autoriteti i tij politik nuk shtrihet vetem ne krahun e djathte te politikes, por edhe ne ate te majte. Misioni i tij ne politike do te jete kontributi ne perzgjedhjen e nje lideri te ri politik ne PD dhe opozita institucionale ne Kuvendin e Shqiperise.

    Nese shqiptareve iu deshen 8 vjet per te humbur besimin tek qeverisja e Berishes, kane per te mjaftuar vetem 8 muaj te qeverise Rama per shqiptaret te humbin besimin tek ai dhe politikat e tij! Garancia me e madhe e rikthimit te shpejte te demokrateve ne pushtet nuk e ka emrin Sali Berisha, e ka emrin Edi Rama!

    Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.

    Albo



    Nje vleresim shembullor,racional dhe kuptimplote nga Albo .

    Eshte e vertete se Dr.Berisha e mbajti mbi shpatulla periudhen me te veshtire te transformimit te sistemit politik shqiptar dhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.Vertete ishte veshtire te ecish neper nje sketerre pa rruge,ku duhej te hapish shtegun ,te ndertoje rrugen dhe te ndricoje pamjen kah horizonti per brezat qe vijne. Mendoj se me fjalimin e pranimit te humbjes e ka thene shume qarte se kush ishte dhe kush eshte Dr.Sali Berisha. Fituesi aktual kur i humbi zgjedhjet pengoi cdo mirevajtje,cdo zhvillim dhe cdo perpjekje te Shqiperise per te depertuar si anetare ne asociacionet nderkombtare .Te gjitha keto pengesa i beri vetem nga dashuria per vetveten dhe klanin e vet dhe jo nga dashuria per atdheun( qe deshi ta bllokoje,shkatrroje dhe ta djegi per vetveten-si sulltani Cajupit"pas meje ne kete jete ,gur mbi gor mos te mbet..") ..Te shpresojme te kete nderruar mendjen ky fituesi... Le ti deshirojme suksese Shqiperise!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 27-06-2013 më 13:21
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Basha: Dorëheqja e Berishës dëshmoi dimensionin e jashtëzakonshëm të tij

    TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka komentuar mbrëmjen e sotme dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha nga kryesimi i Partisë Demokratike. Sipas Bashës ai dëshmoi edhe një herë dimensionin e jashtëzakonshëm te tij.

    “Dorëheqja dëshmoi edhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu, të cilin kemi patur fatin t’a kemi si udhëheqësin e PD-së, njeriun që përjetësoi dhe mundësoi shndërrimet dhe transformimet më të mëdha në Shqipëri pas viteve ’90", tha Basha.

    Sipas tij, gazsjellësi TAP është prova më e mirë e punës së Kryeministrit Berisha.

    “Nuk ka provë më të mirë se kjo, sesa konfirmimi i linjës së gazsjellësit Trans-Adriatik, një projekt që Kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të mandatit të parë qeverisës së tij, përkundrejt skepticizmit të të shumtëve, përfshirë dhe disa prej aktorëve kryesorë, të cilët sot e kanë mirëpritur, përshëndetur dhe do të përfitojnë nga ky projekt, por që në fakt deri para pak vitesh ishin tërësisht indiferent ndaj rëndësisë strategjike dhe transformuese që ky gazsjellës do të sjellë për rajonin", tha Basha.

    (m.a/BalkanWeb)

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Kur do vije fundi i njeshit ne Shqiperi!Gjithe arritjet dhe gjithe humbjet i ka nje njeri!!!Te tjeret hane bar.
    Ne fakt me ckam pare e degjuar keto dite disa bar hane lool
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. #106
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos e bastardoni temen me replika te kota se do fshihen.

    Mire e ka Albo, mos e bastardoni temen. Komentet qe Albo nuk i pelqen do i fshij se ca kujtoni ju.

    Sa per Berishen mu duk sikur dikush e kishte detyruar te jepte doreheqjen. Hera e pare qe mbante fjalim me leter dhe dukej qe fjalimin nuk e kishte shkruajtur vete pasi shpesh intonacioni i zerit nuk perputhej me ligjeraten e fjalimit. Dukej sikur dhe Sala po e lexonte ate fjalim per here te pare dhe se kishte idene se cfare thuhej ne fjaline pasardhese. Shikojeni videon me kujdes kur thote "jam ketu per tju komunikuar nje vendim te timin" dhe pastaj i dridhen duart dhe dy ore te kthente faqen e fletes. Kushedi ca mendonte me vete; "ca dreq vendimi kam marr une?"

    Nejse iku rruga mbare; mire do bente te mos merrej me me politike fare. Nqs Sala vertet do te terhiqet nga politika me nder; ai me pare duhet hetuar per korrupsion. Nqs del i paster atehere dhe bust ti ngrihet; por po i dolen te pa larat te bej ca vite burg se i ka hallall.
    Moderator, e di vet ti...

  7. #107
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]Basha:

    “Dorëheqja dëshmoi edhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu, të cilin kemi patur fatin t’a kemi si udhëheqësin e PD-së, njeriun që përjetësoi dhe mundësoi shndërrimet dhe transformimet më të mëdha në Shqipëri pas viteve ’90", tha Basha.


    (m.a/BalkanWeb)
    Jane vete keta apo jo.......
    Duan te na e servirin si gjest heroik doreheqjen!!!!!!!!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet



    Thaçi: Berisha do të respektohet si lider historik dhe si burrë shteti


    Nga Express | 28 Qershor 2013 12:09

    Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh homologut shqiptar, Sali Berisha, duke vlerësuar zgjedhjet dhe figurën e kryeministrit në largim.

    Sipas Thaçit, Berisha do respektohet si një lider historik dhe si një burrë shteti.

    Lexojeni të plot telegramin e Kryeministrit kosovar.

    Shkëlqesia Juaj, Kryeministër Berisha,

    Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’Ju përgëzoj për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, sipas standardeve më të larta demokratike.

    Në këto zgjedhje Shqipëria me sukses të plotë kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.

    Si Kryeministër i shtetit më të ri ndihëm krenar që bashkë me Ju z. Berisha punuam në shumë projekte të integrimeve kombëtare dhe zhvillimore të vendeve tona dhe rajonit.

    Me punën dhe qëndrimin tuaj Ju do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

    I nderuar Kryeministër Berisha,

    Ju keni dhenë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

    Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike.

    Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës.

    Ne vazhdim sjellim disa foto te Kryeministrit Berisha gjate vizitave te tij ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 28-06-2013 më 06:56

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Bravo Berisha. Fitues i mire dhe njekohesisht edhe humbes i mire. Nuk do ta harrojme kurre kontributin qe ke dhene per Shqiperine dhe shqiptaret. Meriton respekt nga cdo shqiptar per kete veprim, madje edhe nga socialistet. Mund ta kishte bojkotuar lirisht parlamentin, por zgjodhi rrugen me te mire, ta pranoje humbjen si burre.
    VETËVENDOSJE!

  10. #110

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Berisha e dinte qe do i humbte keto zgjedhje sepse, ishte e natyrshme qe sovrani do votonte per rotacion kesaj here, eshte ligj i pashmangshem ndryshueshmeria por, sigurisht s'mund ta linte ate entuziasmin e tij apo t'i lejonte vetes shfaqje te vogel pasigurie sepse ishte lider, burre shteti ne fund te fundit, edhe pse s'iu pelqen. Menyra me e mire ta mbyllte karrieren e tij de jure jo de facto, ishte ajo e liderit energjik, te palodhshem qe edhe pse ne ate moshe bente gjithe ato takime cdo dite dhe, nuk shihje shenje lodhje tek ai.

    Pikerisht sepse e dinte qe do terhiqej me humbjen e pashmangshme, para zgjedhjeve zgjodhi lobin Basha-Bode dhe shperbeu lobin e Topallit (kjo e fundit do bente mire te terhiqej tani edhe, mos te hynte fare ne Parlament, sepse ashtu sic i kapi per zhelesh ata, keta do ta kapin per veshesh), shto faktin qe humben edhe Shkodren ne zgjedhje, rruga e pasardhesit te tij behet me e qarte, ashtu sic vete ai e kishte parashikuar – pushteti duhet kaluar brenda familjes.

    S'i kuptoj keta qe habiten nga fitorja e bujshme e Metes; Meta tregoi qe ishte xhevahir i cmueshem nese do te qeverisesh, dhe mbeshtetesit e tij i shperbleu me poste dhe vende pune shume te mira. Populli keto do, te gjithe vendet e mira te punes ne shtet synojne dhe, Meta ka treguar qe di t'i kenaqe ata qe i shkojne pas; atehere pse jo Meta? Shto faktin qe e pa i madh e i vogel ne video dhe gjykata u shpreh se nuk e ka pare fare, u vendos standarti i te berjes se pazareve ne driten e diellit dhe mos te te hyje gjemb ne kembe... kush nuk do donte te kishte fatin e tij; atehere edhe populli thote pse jo Meta?... kur edhe vete Edi organizoi gjithe ate kryengritje perballe Kryeministrise kundra pafajesise se Metes dhe, tani e fton si rilindas per te krijuar qeverine; atehere pse mos te votosh Meten?
    Sovrani duhet respektuar per zgjedhjen e tij dhe meqe zgjodhi Edin, nje arsye e ka... ne pamje te pare s'eshte keq, sepse Edi ndryshe nga Berisha, s'ka familje qe ta ndaje pushtetin brenda saj dhe te zaptoje gjysmen e Shqiperise... Edi vertete punon... poooooor nga karakteri i tij, veshtire do e kete te punoje si do ai, duke qene i kushtezuar, sepse ai s'eshte mesuar te punoje i kushtezuar edhe nga rregullat e dikujt tjeter, dhe ky dikush tjeter eshte pikerisht ai qe Edi deshi ta zhdukte politikisht me 2008 ku u bene ndryshimet kushtetuese bashke me Berishen.

    Te majtet njihen per t'i ngrene koken njeri tjetrit, ndersa tek e djathta, ishte vetem NJESHI, lideri autoritar, politikani me strateg qe kemi pare deri tani, qe edhe pse e kemi quajtur komunist qe ka zaptur partine demokratike, na tregoi nje gje kur i iken Topi e Kreshniku duke dale ne parti me vete: qe te gjithe pa Berishen qe e shajme aq shume, jane zero pa të; shiheni Topin qe s'nxori as veten, shiheni Kreshnikun qe s'nxori as veten; ne fakt keta te dy nuk u pajtuan qe as te benin aleance me njeri tjetrin ne zgjedhje, ne nje kohe kur njeri dikur ishte kryetar dhe tjetri nen/kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise dinin mire te ndanin milionat per transferime gjyqtaresh. Ah, edhe ato aludimet se PD do ishte me mire sikur te ishte Ed Selami; ja... shiheni !! ua solli edhe Selamin dhe per t'u treguar mire se kush eshte dhe sa force ka: nje mashkull pa pantallona dhe nje servil i ulet, praktikisht nje zero.
    Keshtu qe edhe vete ne te djathtet qe, e kemi share aq shume Berishen qe po mban peng PD-ne nga reformimi na tregoi se ne fakt, PD pa te, eshte inekzistente si parti; nje grumbull servilesh dhe frikacakesh. E pare keshtu, s'ishte komunist, por lider autoritar, i padiskutueshem dhe ka ndryshim mes tyre aq sa ka edhe ngjashmeri.

    Eshte normale qe ka bere shuuuume gabime, se ne rradhe te pare eshte njeri; dhe ironia ketu qendron se vete ne te djathtet nuk e shohim si Zot sic e shohin te majtet, sepse keta te fundit per cdo gje e fajesojne ate, sikur te ishte Zoti qe sheh cdo gje dhe duhet te kete cdo qelize te shtetit nen kontroll dhe nen dijeni.
    Por, meqe e kemi share aq shume per gabimet e tij, le ta shohim tani ne fund ne nje tjeter kendveshtrim... nese te tjeret duan ta shohin "berishizmin" si militante te semure lidershipi, une dua ta shoh ndryshe - ne ate te nje njeriu qe lindi ne nje vend te humbur te Shqiperise ku ne as e dime ku i bie, ku nuk kishte mbiemrin sic e kane te tjeret dhe qe e kane rrugen e shtruar, por nje i ashtequajtur "malok", qe me nje vullnet te hekurt, me pune te palodhshme, me nje etje per dijeni qe s'iu nda kurre libri nga duart, nga ai vend i humbur, ndoqi endrren e tij per t'u diplomuar ne kryeqytet ne nje nga profesionet me te veshtira dhe fisnike... per ta vazhduar me pas nje tjeter enderr: per te shkruar emrin e tij ne historine e nje kombi, per te permbushur fatin e tij: u be Presidenti i pare i pluralizmit ne Shqiperi ne kohen kur ishim Republike Presidenciale, u rrezua keq per gabimet e tij dhe u rikthye fuqishem per dy mandate si Kryeminister ne Republike Parlamentare tashme; nje njeri qe dicka qe e nisi e perfundoi me durim e perkushtim, pa u dorzuar kurre para se te permbushte fatin e tij... ka qene cfare ka dashur dhe kur ka dashur; ka bere marreveshje me te majtet qe as ata vete brenda llojit te tyre s'kane mundur. Ligjet e sotme qe kemi ende ne fuqi dhe do vazhdojne akoma te jene, ne nje shtet drejt konsolidimit demokratik, mbajne kunderfirmen e tij edhe si President edhe si Kryemnister.

    Keshtu qe respekt, per te gjithe ata qe cajne me vullnet te hekurt ne jete, dhe permbushin fatin e tyre, edhe duke mos pasur nje mbiemer qe ia lehteson rrugen ne shoqerine shqiptare shuuuume paragjykuese, por duke pasur thjesht mendjen, potencialin vetjak... kushdo qofshin ata.

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •