Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 157 prej 157
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Nje analize relativisht interesante e Konrad Adenauer Stiftung per zgjedhjet ne Shqiperi.


    Humbje per Berishen - Fitore e Pirros per Edi Ramen?

    Analisti mes te tjerash shkruan se PD ka fituar vetem 43 mandate, pasi qe Berisha kishte futur disa kandidate te partive aleate ne listat e PD-se. Nder keta kandidate ishin edhe kryetaret e partive PR dhe PDIU si dhe dy anetare te partive tjera te vogla. Pervec kesaj mandate fituan edhe dy nga tre kandidatet e Partise Socialiste ne listen e PD-se, te cilet kohet e fundit e kishin ndihmuar Berishes per te siguruar shumicen ne Parlament.

    Analisti gjithashtu permend mundesine teorike qe PDIU, 2 kandidatet e PS dhe ndonje deputet i partive te vogla t'i bashkohen Rames per te formuar nje qeveri pa LSI.
    Gjithashtu permend edhe shpekulacionet per ambiciet eventuale te Ilir Metes per ta marre kryeministrine me ndihmen e nje PD-je te dobesuar pas dorheqjes se Berishes.
    Etj.

    Artikulli i plote origjinal (gjermanisht, PDF)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-07-2013 më 12:38

  2. #152
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Dorëheqja ishte vendimi më i mirë

    NGA: SALI BERISHA

    TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në rrjetin social, Facebook largimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

    Me një përgjigje drejtuar sic e përcakton vetë Berisha, 12 mijë miqve të tij në Facebook, kryetari i larguar thotë se dorëheqja ishte vendimi më i mirë që mund të merrej në ato momente pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo sepse sic thekson ai, ‘nuk mund të marrësh vendim tjetër pasi kur udhëheq duhet të parashikosh dhe humbjen”.

    FJALA E PLOTË E BERISHËS NË FACEBOOK
    Te dashur miq, se pari ju drejtohem me lutjen te me pranoni kete mesazh si pergjigjen time me miqesore per secilin prej jush, mbasi me gjithe deshiren shume te madhe qe kam qe ne traditen time t'ju pergjigjem, ashtu siç e meritoni, me mesazh te veçante çdonjerit prej jush, praktikisht kesaj rradhe e kam te pamundur.

    Se dyti ju falenderoj me mirenjohje te thelle per mesazhet tuaja te njerezishme, prekese por dhe frymezuese per mua. Ju ne to keni derdhur dhe deshmuar ndjenjat me te pastra e miqesore ndaj meje. Keni shprehur si ne poema te verteta vleresimin dhe krenarine tuaj per arritjet e medha te vendit nen qeverisjen e PD, te cilat jane dhe te secilit prej jush dhe te çdo shqiptari. Ato nuk zhbehen dot nga asnje revansh dhe perbejne nje trashegimi te shkelqyer te Partise Demokratike dhe te gjithe atyre qe i besuan dhe i besojne asaj. Ne mesazhet tuaja, thuajse te secilit prej jush, ju shpreheni kunder doreheqjes sime dhe kerkoni qe une ta shqyrtoj perseri vendimin tim.

    Miqte e mi! Une dhashe doreheqjen jo nga emocione as dhe nxitim por sepse nuk mund te merrja vendim tjeter. Kam qene dhe jam thellesisht i bindur se ky ishte vendimi me i mire per vendin tim por edhe per PD, per mua dhe per ju, per çdo demokrat. Per mua dhe per ju miqte e mi, thelbi i njeriut te lire dhe forca e tij prej Anteu qendron ne dinjitetin e tij. Une ju garantoj se kurre nuk e kam shkeputur dinjitetin tim njerezor nga dinjiteti i atyre qe une kam perfaqesuar si President i vendit, si Kryeminister, si Kryetar i PD. Une dhashe doreheqjen pikerisht sepse ate kerkonte dinjiteti im, dinjiteti i secilit prej jush, i PD dhe i vendit tim. Jam shume i sigurte se me doreheqjen time, secili prej jush, ne çdo rast e ne çdo beteje, do te ndjehet me dinjitoz me mikun tuaj Sali Berisha dhe me krenar me besimin, mbeshtetjejn, dashurine dhe respektin qe keni treguar ndaj tij. Sikunder dua t'ju rrefej sot hapatzi se vendimi qe shpalla me date 26 qershor eshte marre si nje betim nga une ne veren e vitit 91 dhe nga ajo kohe nuk e kam vene kurre ne diskutim.

    Kur prin, kur udheheq, duhet te ndertosh jo vetem sulmin e fitores por duhet te parashikosh gjithnje dhe terheqjen ne rastin e humbjes, si kushtin vendimtar qe kjo e fundit te shnderrohet ne sfide per fitoren e rradhes. Pra e kam dhene doreheqjen me bindjen me te thelle se une dhe te gjithe ju vajzat dhe djemte, burrat dhe grate me dinjitet njerezor dhe politik te pacenuar do te ngrihemi me koke larte, me fuqishem dhe me shpejt se gjithe te tjeret per te vazhduar betejen tone. Une dhashe doreheqjen nga Kryetar i PD dhe funksionet tjera ne PD per te qendruar ne politike, ne Parlament dhe kudo me secilin prej jush çdo ore e çdo dite, 18 ore ne dite per te organizuar se bashku me te gjithe forcen, perkushtimin, energjine tone opoziten me te fuqishme qe Shqiperia ka njohur ndonjehere.

    Ne do te qendrojme avoketer te pamposhtur te parimeve dhe vlerave qe besojme dhe te mbare qytetareve shqiptare, te atyre qe na votuan ne dhe te atyre qe besuan premtimet anti-globaliste te kundershtareve tane, te cilet sapo moren voten nisen ti zevendesojne premtimet e tyre me revanshin e papermbajtur te pushtetit qe lindi siç po duket çdo dite e me shume nga mashtrimi.
    Ne gjirin e mazhorances se dale nga 23 qershori gjenden klanet tashme me pushtet me te rrezikshem te droges dhe krimit ne rajon dhe me gjere. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Shqiperine. Ky eshte Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe droges!

    Por ne do qendrojme se bashku ne nje beteje jetike per te mos lejuar shnderrimin e Shqiperise ne protektorat droge dhe krimi te pushtetareve te rinj dhe ndeshkuar keshtu rende çdo femije, te ri, te moshuar, burre, grua te ketij vendi.

    Pra misioni yne eshte i madh dhe jo i lehte. Por ne demokratët dhe demokratet kemi qene dhe jemi qytetaret e misioneve te medha! Perpara ne misionin tone!

    Ju perqafoj secilin prej jush!

    Miqesisht Sali Berisha

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Maskat masakronin femijet neper rruge, Berisha llomotiste per partine e garen e teatrit te kukullave! Bejeni vete analizen...

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Jane hedhur ne aksion falangat bandite te Edvinovic Ramos per te mbjellur terror para ardhjes se tij ne pushtet. Sa te instalohet qeveria rilindase e bekimit sllav, komplet banditet do te vishen polic dhe do te pushojne aktet e banditizmit ...

  5. #155
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dorëheqja ishte vendimi më i mirë

    NGA: SALI BERISHA


    Ne gjirin e mazhorances se dale nga 23 qershori gjenden klanet tashme me pushtet me te rrezikshem te droges dhe krimit ne rajon dhe me gjere. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Shqiperine. Ky eshte Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe droges!


    Miqesisht Sali Berisha

    (d.b/BalkanWeb)
    E thene nga nje qytar i thjeshte kjo qe kam cituar me bold, do ta quaja muhabet kafeneje ......por kur del nga goja e Kryeministrit mer nje vlere tjeter.
    I kishit te gjitha pushtetet dhe mundesite qe ti luftonit keto klane gjate ketyre 8 vjeteve perse nuk i shkaterruat??????
    Atehere me nje llogari te thjeshte i bie qe ju zoti Kryeminister keni deshtuar ne qeverisjen e ketij vendi.Dhe me te drejte populli ju ndeshkoi.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dorëheqja ishte vendimi më i mirë

    ...

    FJALA E PLOTË E BERISHËS NË FACEBOOK
    ...
    (d.b/BalkanWeb)
    Paraqitja shpeshtuar e Sali Berishes ne Facebook eshte nje nder arsyet pse u ndeshkua kaq ashper nga votuesit...

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha: Njoh humbjen, përgjegjësia vetëm e imja. Dorëhiqem nga funksionet

    Citim Postuar më parë nga 007GoldenBoy Lexo Postimin
    Jane hedhur ne aksion falangat bandite te Edvinovic Ramos per te mbjellur terror para ardhjes se tij ne pushtet. Sa te instalohet qeveria rilindase e bekimit sllav, komplet banditet do te vishen polic dhe do te pushojne aktet e banditizmit ...
    jo ore jo, nuk do vishen banditet police por do vishen te pa-aftet, servilet , ata qe meren me llafe, si u pasurua ky e si si e hapi dyqanin ky tjetri.
    eshte rilindja e atyre qe kane nostalgji partine e punes.
    sa per temen, berisha duhet te terhiqet plotesisht per 1 vit. duhet ta lere face bukun se eshte per kalamaq. burrat e shtetit flasin nga parlamenti, nga podiumi jo nga komuteri.

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •