
Postuar mė parė nga
Albo
Arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje
Sovrani shqiptar ne 23 qershor foli me voten e tij dhe ndeshkoi partine ne pushtet. Shume analiste ne ditet ne vazhdim do ta quajne kete si "nje fitore te se majtes" por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse nje referendum popullor mbi 8 vjetet e pushtetit te te djathteve. Shqiptaret ne qershor 2013 nuk jane te kenaqur me qeverisjen e tyre dhe ky eshte nje ndryshim i madh nga dy zgjedhjet me te fundit, te 2009 dhe 2011 ku PD dhe aleatet e vete paten nje rezultat pozitiv. Lind natyrshem pyetja: Cfare ndodhi ne keto 2 vjetet e fundit qe te sjelli nje pakenaqesi te tille ne elektorat karshi qeverise dhe politikave te saj? Pergjigjia e kesaj pyetjeje eshte thelbi i te kuptuarit te humbjes elektorale dhe nevojitet nje analize e hollesishme qe te gjitha partite e djathta duhet te bejne.
Arsyeja kryesore e humbjes se koalicionit te djathte eshte gjendja jo e mire ekonomike ne vend sidomos ne dy vitet e fundit. Qeveria Berisha ia arriti me sukses te admirueshem qe ti rezistoje krizes financiare globale dhe rajonale ne mandatin e pare te qeverisjes, por ne dy vitet e fundit te gjitha barometrat ekonomike deshmonin qe kriza ekonomike kish mberthyer ekonomine shqiptare. Nuk mund te besh me faj qeverine qe Berisha kryesonte per krizen ekonomike pasi ajo ishte jashte kontrollit te tij. Kriza e vendeve tona fqinje, Greqia dhe Italia preku edhe ekonomine shqiptare kryesisht me uljen e te ardhurave te emigranteve. Por nuk ishte kjo arsyeja perse zgjedhesit ndeshkuan qeverine ne zgjedhje. Arsyen duhet ta kerkoni tek kontrasti i thelle i prioriteteve te buxhetit te shtetit dhe buxhetit familjar te shqiptareve. Teksa qeveria investonte qindra miliona dollare te marra si kredi ne tregun boteror per ndertimin e infrastruktures se vendit, familjet shqiptare duhet te menaxhonin nje buxhet familjar me te ardhura gjithmone e me te pakta. Sa here qe kryeministri inaguronte nje rruge apo nje tunel, ne syte e shqiptareve te thjeshte kjo u perjetua si nje qeveri e pasur qe ka leke te investoje per ndertimin e veprave te tilla gjigande, por nuk ka leke te me ndihmoje mua financiarisht ne nje kohe krize. Opozita shqiptare perfitoi nga kjo situate duke ia faturuar fajin e krizes ekonomike qeverise shqiptare.
Arsyeja e dyte e humbjes ishte qeverisja me politika pro-biznesit ne nje vend ku mbizoteron "klientelizmi" si forma me e mire e te berit politike. Te gjitha politikat e qeverise Berisha ishin politikat e duhura per vendin: taksa e sheshte ishte e suksesshme ne thithjen e investitoreve te huaj dhe uljen e barres fiskale mbi biznesin. Problemi me taksen e sheshte eshte se ate e vlereson sic duhet vetem biznesi i madh dhe i vogel, dhe jo ai shqiptari i thjeshte qe akoma beson se vendet e punes i krijon shteti e jo biznesi privat. Gabimi tjeter strategjik qe u be nga kreu i qeverise ishte mosleximi sic duhet i verdiktit te zgjedhjeve te vitit 2009. Ai arriti te fitoje nje mandat te dyte te ngushte, por kjo nuk justifikonte totalisht politikat qeverisese te djathta qe ai ndoqi. Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prirje te majta dhe kjo fale ndikimit te shteteve sociale ne vendet fqinje: Greqi dhe Itali. Largimi i LSI nga koalicioni i PD nuk ishte arsyeja e humbjes se PD. Teksa PD dhe Berisha krijonin politika pro-biznesit e pro rritjes ekonomike te vendit, partia e tyre e koalicionit, LSI, ishte duke perdorur pushtetin per te ushqyer "klientelizmin" e saj.
Dhe dalim tek arsyeja e trete e humbjes, zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar me qeverisjen Berisha. Kur qarku i Shkodres e Dibres nuk te jep voten ne zgjedhje, edhe pse ta kane dhene kete vote ne cdo zgjedhje, e kupton qe ka dicka serioze qe nuk shkon. Zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar eshte i dukshem dhe i prekshem. Berisha arriti mjeshterisht qe te mbaje ne kembe nje koalicion qeverises e ta mbylli me sukses edhe nje mandat te dyte ne qeverisje. Por kostoja e ketyre taktika politike mbi elektoratin e djathte ishte e madhe. Elektorati i djathte shqiptar eshte i tille vetem ne emer e jo ne filozofi. Kur vjen puna tek botekuptimi dhe sjellja, ata e vleresojne "klientelizmin" po aq shume sa te majtet. Mandati i dyti solli nje pakenaqesi te madhe kur demokratet duhet te ndanin pushtetin me LSI. Burimi i dyte i pakenaqesise ishte arroganca e pushtetit: ne zgjedhjet e 2011 Berisha u beri shume leshime partive te vogla ne koalicion, ne kurriz te kandidateve e elektoratit tradicional demokrat. Dhe kjo pakenaqesi e elektoratit te djathte u konfirmua perseri 1 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, kur Berisha renditi ne listat e PD 3 deputete socialiste te perjashtuar nga PS. Arroganca e pushtetit solli anashkalimin dhe injorimin e zerave te demokrateve te thjeshte ne baze. Kjo u duk edhe tek perpilimi i listave te kandidateve ne Tirane e jo ne baze.
Arsyeja e katert e humbjes ishte cenimi i dinjitetit te shqiptareve mbi baza etnike dhe fetare. Dalja ne skenen politike te tellallit te Erdoganit ne Tirane, Kreshnik Spahiut, e vuri Berishen ne nje pozite te veshtire. Retorika e Spahiut ishte nje retorike e pastert fetare dhe osmane. Ai u bente apel shqiptareve muslimane qe te votonin per te mbi bazen e identitetit fetar musliman. Per t'iu kundervene atij dhe per te parandaluar demin qe ai mund te shkaktonte ne elektoratin e djathte, Berisha rizbuloi gjuhen nacionaliste menjehere pas festimit te 100 vjetorit te vendit. Ky ishte nje gabim pasi ne syte e tij ai rifitoi besimin e shumices muslimane te vendit, por ne te njejten kohen alienizoi 35% te elektoratit shqiptar qe u perket besimeve te tjera fetare dhe minoriteteve etnike. Retorika e tij nacionaliste i kushtoi atij edhe ne raport me nderkombetaret. Kjo fryme u riafirmua edhe me fiaskon e madhe te censusit te vendit, qe i mohoi ekzistencen minoriteteve dhe dy komuniteteve fetare me perparimtare te vendit: komunitetit orthodhoks dhe atij bektashi. Duke qene dy komunitetet me te kulturuara te vendit, reagimi i tyre nuk matet me ulerrima neper rruget e Shqiperise, sic ben Spahiu e kompani, por me vota te hedhura ne forme proteste kunder qeverise.
Arsyen e peste duhet ta kerkoni tek psiqika shqiptare: asnjehere ne keto tre dekada pluralizem, shqiptaret nuk e kane votebesuar te njejten parti me shume se dy mandate. Shqiptaret kane frike nga partia-shtet dhe kjo si rezultat i se shkuares se tyre komuniste. Elektorati shqiptar i trembet realitetit kur partia ne pushtet kontrollon te gjitha pushtetet e institucionet e vendit. Dhe duke qene se PD kontrollon tashme te gjitha pushtetet e institucionet e vendit, ishte e lehte per opoziten qe te rizgjonte friken e "gogolit" Berisha ne mendjet e shqiptareve. Shume do te bejne me faj kryeministrin Berisha per humbjen ne zgjedhje, por une nuk jam nje prej tyre. Berisha mbart pergjegjesite e veta per humbjen, por njerezit duhet te kuptojne se rotacioni politik eshte pjese e jetes politike ne demokraci.
Sic e shpreha ne krye te kesaj analize, kjo nuk ishte nje fitore e se majtes, kjo ishte nje humbje e besimit te elektoratit tek te djathtet. Demokratet duhet te ndihen shume mire me arritjet e tyre ne keto 8 vjet. Nuk ka dyshim ne mendjen time se 8 vitet e fundit kane qene 8 vitet me te suksesshme te qeverise shqiptare qe nga themelimi i shtetit shqiptar. Ne vitet e dekadat ne vazhdim, shqiptaret do te rivleresojne me mire arritjet e kesaj qeverisje. Ashtu si opozites aktuale tani qe erdhi ne pushtet, do t'i duhet te konkurroje me arritjet e demokrateve ne keto 8 vjet. Te djathtet duhet te rigrupohen ne opozite dhe te bejne nje opozite parlamentare te forte, ne menyre qe te rifitojne besimin e humbur te shqiptareve. Jam i bindur qe vetem pak muaj qeverisje te socialisteve do te mjaftojne per elektoratin shqiptar qe te kuptoje se kane rene nga shiu ne bresher. Bukuria e demokracise eshte se si humbja dhe fitorja nuk eshte e perjetshme pasi sovrani flet me vote cdo 4 vjet.
Albo
Krijoni Kontakt