Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 92
  1. #51
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Berisha duhet te ikte dhe pike. Asnjehere nuk ka fituar bindshem zgjedhjet. Tani ato komentet qe po behen nga disa qe jane nga ...ajo ane e oqeanit dhe qe i dine gjerat me mire nga te tjeret qe jane nga ana ketej e tij, jane pordhe . Nuk e di cdo te thoni ju qe jetoni jashte shqiperise dhe po e bubullini me shume lezet kete fakt ?

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga njeriuxp Lexo Postimin
    Nese do te jene me mire socialistet apo jo, ate s'e parashikojme dot e mbetet per t'u pare. Une di te them qe Berisha nuk mbahej me, duhej ndaluar.
    Ketu miku im eshte sikleti.......TI DHE TE GJITH ATA QE QORRAZI, APO SKLLAVCE VOTUAN SIKUR PO SHKONIN NE NDONJE AKSION ME GODITJE TE PERQENDRUAR.......NUK JEMI SI NE 90 .......kemi pak me teper pervoje dhe jemi me te hapur me demoKracin......Kudo ne Bote edhe ne fisin me te larget TUCI ne Ruanda c'do element politik ka nje platforme qe e eben te hapur e njohur per masat dhe prandaj u kerkon voten.......
    Tashti se SALI ishte bataakci .........kjo nuk do te thote qe ta zevendesojme me nje BATA.....tjter qe nuk e dim epo hajt ta votojme se: nuk mashtroi per sherbimin falas ne spitale, nuk mashtroi per taksat qe nuk i merrej vesht se KU DO GJENTE TE ARADHURA PER TE MBAJTUR SHTETIN E BERE INVESTIME ....DO TE HAPE 300000 VENDE PUNE E KACAFIU.......mendo pak A MOS VALLE KEMI VOTUAR QORRAZI DHE KEMI VENE PO NJE DALLKAUK E RRENACAK NE VEND TE NJE TJETERI....SE SI KA MUNDESI PARTI SOCIALE ME MULTIMILIONERA HIJE QE KANE SHPIRTIN TEK FUKARAI......KU NE BOTE KA PARTI SOCIALISTE ME MILIONERA SI ANATERE E KRYESI......NE NA KANE ZENE PER HUNDE O MIK...........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cool_shqype : 26-06-2013 mė 11:02
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ketu miku im eshte sikleti.......TI DHE TE GJITH ATA QE QORRAZI, APO SKLLAVCE VOTUAN SIKUR PO SHKONIN NE NDONJE AKSION ME GODITJE TE PERQENDRUAR.......NUK JEMI SI NE 90 .......kemi pak me teper pervoje dhe jemi me te hapur me demoKracin......Kudo ne Bote edhe ne fisin me te larget TUCI ne Ruanda c'do element politik ka nje platforme qe e eben te hapur e njohur per masat dhe prandaj u kerkon voten.......
    Tashti se SALI ishte bataakci .........kjo nuk do te thote qe ta zevendesojme me nje BATA.....tjter qe nuk e dim epo hajt ta votojme se: nuk mashtroi per sherbimin falas ne spitale, nuk mashtroi per taksat qe nuk i merrej vesht se KU DO GJENTE TE ARADHURA PER TE MBAJTUR SHTETIN E BERE INVESTIME ....DO TE HAPE 300000 VENDE PUNE E KACAFIU.......mendo pak A MOS VALLE KEMI VOTUAR QORRAZI DHE KEMI VENE PO NJE DALLKAUK E RRENACAK NE VEND TE NJE TJETERI....SE SI KA MUNDESI MULTIMILIONERA QE KANE SHPIRTIN TEK FUKARAI......KU NE BOTE KA PARTI SOCIALISTE ME MILIONERA SI ANATERE E KRYESI......NE NA KANE ZENE PER HUNDE O MIK...........
    Jo qorrazi, jo. Te isha qorr do te kisha votuar per Nanon edhe ne 2005 e s'do te stepesha ne 2009 per te votuar, se deri ne 2009 Sala punoi pak me mire, edhe pse cmimet prape i rriti, por jo kaq.. Qorrat jane ata qe e duan Berishen edhe sot.
    Se si eshte Rama, ate do ta shohim. Nese ai ben me Shqiperine ate qe beri me Tiranen ne mandatin e pare, jemi ne rregull. Po s'e beri, o burra ta heqim heren tjeter. Po Sala nuk mbahej me. Na mbyti. Ta mbaje ishte vetevrasje.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga ionian Lexo Postimin
    Berisha duhet te ikte dhe pike. Asnjehere nuk ka fituar bindshem zgjedhjet. Tani ato komentet qe po behen nga disa qe jane nga ...ajo ane e oqeanit dhe qe i dine gjerat me mire nga te tjeret qe jane nga ana ketej e tij, jane pordhe . Nuk e di cdo te thoni ju qe jetoni jashte shqiperise dhe po e bubullini me shume lezet kete fakt ?
    Duam te themi qe ikja e berishes nuk perben automatikisht rregullimin e Shqiperise sipas standarteve qe pretendojme ne shqiptaret,ne ndryshim me cka po thone ata qe nuk po bejne ''pordhe''.
    Thjesht po tregohemi realiste.
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje

    Sovrani shqiptar ne 23 qershor foli me voten e tij dhe ndeshkoi partine ne pushtet. Shume analiste ne ditet ne vazhdim do ta quajne kete si "nje fitore te se majtes" por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse nje referendum popullor mbi 8 vjetet e pushtetit te te djathteve. Shqiptaret ne qershor 2013 nuk jane te kenaqur me qeverisjen e tyre dhe ky eshte nje ndryshim i madh nga dy zgjedhjet me te fundit, te 2009 dhe 2011 ku PD dhe aleatet e vete paten nje rezultat pozitiv. Lind natyrshem pyetja: Cfare ndodhi ne keto 2 vjetet e fundit qe te sjelli nje pakenaqesi te tille ne elektorat karshi qeverise dhe politikave te saj? Pergjigjia e kesaj pyetjeje eshte thelbi i te kuptuarit te humbjes elektorale dhe nevojitet nje analize e hollesishme qe te gjitha partite e djathta duhet te bejne.

    Arsyeja kryesore e humbjes se koalicionit te djathte eshte gjendja jo e mire ekonomike ne vend sidomos ne dy vitet e fundit. Qeveria Berisha ia arriti me sukses te admirueshem qe ti rezistoje krizes financiare globale dhe rajonale ne mandatin e pare te qeverisjes, por ne dy vitet e fundit te gjitha barometrat ekonomike deshmonin qe kriza ekonomike kish mberthyer ekonomine shqiptare. Nuk mund te besh me faj qeverine qe Berisha kryesonte per krizen ekonomike pasi ajo ishte jashte kontrollit te tij. Kriza e vendeve tona fqinje, Greqia dhe Italia preku edhe ekonomine shqiptare kryesisht me uljen e te ardhurave te emigranteve. Por nuk ishte kjo arsyeja perse zgjedhesit ndeshkuan qeverine ne zgjedhje. Arsyen duhet ta kerkoni tek kontrasti i thelle i prioriteteve te buxhetit te shtetit dhe buxhetit familjar te shqiptareve. Teksa qeveria investonte qindra miliona dollare te marra si kredi ne tregun boteror per ndertimin e infrastruktures se vendit, familjet shqiptare duhet te menaxhonin nje buxhet familjar me te ardhura gjithmone e me te pakta. Sa here qe kryeministri inaguronte nje rruge apo nje tunel, ne syte e shqiptareve te thjeshte kjo u perjetua si nje qeveri e pasur qe ka leke te investoje per ndertimin e veprave te tilla gjigande, por nuk ka leke te me ndihmoje mua financiarisht ne nje kohe krize. Opozita shqiptare perfitoi nga kjo situate duke ia faturuar fajin e krizes ekonomike qeverise shqiptare.

    Arsyeja e dyte e humbjes ishte qeverisja me politika pro-biznesit ne nje vend ku mbizoteron "klientelizmi" si forma me e mire e te berit politike. Te gjitha politikat e qeverise Berisha ishin politikat e duhura per vendin: taksa e sheshte ishte e suksesshme ne thithjen e investitoreve te huaj dhe uljen e barres fiskale mbi biznesin. Problemi me taksen e sheshte eshte se ate e vlereson sic duhet vetem biznesi i madh dhe i vogel, dhe jo ai shqiptari i thjeshte qe akoma beson se vendet e punes i krijon shteti e jo biznesi privat. Gabimi tjeter strategjik qe u be nga kreu i qeverise ishte mosleximi sic duhet i verdiktit te zgjedhjeve te vitit 2009. Ai arriti te fitoje nje mandat te dyte te ngushte, por kjo nuk justifikonte totalisht politikat qeverisese te djathta qe ai ndoqi. Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prirje te majta dhe kjo fale ndikimit te shteteve sociale ne vendet fqinje: Greqi dhe Itali. Largimi i LSI nga koalicioni i PD nuk ishte arsyeja e humbjes se PD. Teksa PD dhe Berisha krijonin politika pro-biznesit e pro rritjes ekonomike te vendit, partia e tyre e koalicionit, LSI, ishte duke perdorur pushtetin per te ushqyer "klientelizmin" e saj.

    Dhe dalim tek arsyeja e trete e humbjes, zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar me qeverisjen Berisha. Kur qarku i Shkodres e Dibres nuk te jep voten ne zgjedhje, edhe pse ta kane dhene kete vote ne cdo zgjedhje, e kupton qe ka dicka serioze qe nuk shkon. Zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar eshte i dukshem dhe i prekshem. Berisha arriti mjeshterisht qe te mbaje ne kembe nje koalicion qeverises e ta mbylli me sukses edhe nje mandat te dyte ne qeverisje. Por kostoja e ketyre taktika politike mbi elektoratin e djathte ishte e madhe. Elektorati i djathte shqiptar eshte i tille vetem ne emer e jo ne filozofi. Kur vjen puna tek botekuptimi dhe sjellja, ata e vleresojne "klientelizmin" po aq shume sa te majtet. Mandati i dyti solli nje pakenaqesi te madhe kur demokratet duhet te ndanin pushtetin me LSI. Burimi i dyte i pakenaqesise ishte arroganca e pushtetit: ne zgjedhjet e 2011 Berisha u beri shume leshime partive te vogla ne koalicion, ne kurriz te kandidateve e elektoratit tradicional demokrat. Dhe kjo pakenaqesi e elektoratit te djathte u konfirmua perseri 1 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, kur Berisha renditi ne listat e PD 3 deputete socialiste te perjashtuar nga PS. Arroganca e pushtetit solli anashkalimin dhe injorimin e zerave te demokrateve te thjeshte ne baze. Kjo u duk edhe tek perpilimi i listave te kandidateve ne Tirane e jo ne baze.

    Arsyeja e katert e humbjes ishte cenimi i dinjitetit te shqiptareve mbi baza etnike dhe fetare. Dalja ne skenen politike te tellallit te Erdoganit ne Tirane, Kreshnik Spahiut, e vuri Berishen ne nje pozite te veshtire. Retorika e Spahiut ishte nje retorike e pastert fetare dhe osmane. Ai u bente apel shqiptareve muslimane qe te votonin per te mbi bazen e identitetit fetar musliman. Per t'iu kundervene atij dhe per te parandaluar demin qe ai mund te shkaktonte ne elektoratin e djathte, Berisha rizbuloi gjuhen nacionaliste menjehere pas festimit te 100 vjetorit te vendit. Ky ishte nje gabim pasi ne syte e tij ai rifitoi besimin e shumices muslimane te vendit, por ne te njejten kohen alienizoi 35% te elektoratit shqiptar qe u perket besimeve te tjera fetare dhe minoriteteve etnike. Retorika e tij nacionaliste i kushtoi atij edhe ne raport me nderkombetaret. Kjo fryme u riafirmua edhe me fiaskon e madhe te censusit te vendit, qe i mohoi ekzistencen minoriteteve dhe dy komuniteteve fetare me perparimtare te vendit: komunitetit orthodhoks dhe atij bektashi. Duke qene dy komunitetet me te kulturuara te vendit, reagimi i tyre nuk matet me ulerrima neper rruget e Shqiperise, sic ben Spahiu e kompani, por me vota te hedhura ne forme proteste kunder qeverise.

    Arsyen e peste duhet ta kerkoni tek psiqika shqiptare: asnjehere ne keto tre dekada pluralizem, shqiptaret nuk e kane votebesuar te njejten parti me shume se dy mandate. Shqiptaret kane frike nga partia-shtet dhe kjo si rezultat i se shkuares se tyre komuniste. Elektorati shqiptar i trembet realitetit kur partia ne pushtet kontrollon te gjitha pushtetet e institucionet e vendit. Dhe duke qene se PD kontrollon tashme te gjitha pushtetet e institucionet e vendit, ishte e lehte per opoziten qe te rizgjonte friken e "gogolit" Berisha ne mendjet e shqiptareve. Shume do te bejne me faj kryeministrin Berisha per humbjen ne zgjedhje, por une nuk jam nje prej tyre. Berisha mbart pergjegjesite e veta per humbjen, por njerezit duhet te kuptojne se rotacioni politik eshte pjese e jetes politike ne demokraci.

    Sic e shpreha ne krye te kesaj analize, kjo nuk ishte nje fitore e se majtes, kjo ishte nje humbje e besimit te elektoratit tek te djathtet. Demokratet duhet te ndihen shume mire me arritjet e tyre ne keto 8 vjet. Nuk ka dyshim ne mendjen time se 8 vitet e fundit kane qene 8 vitet me te suksesshme te qeverise shqiptare qe nga themelimi i shtetit shqiptar. Ne vitet e dekadat ne vazhdim, shqiptaret do te rivleresojne me mire arritjet e kesaj qeverisje. Ashtu si opozites aktuale tani qe erdhi ne pushtet, do t'i duhet te konkurroje me arritjet e demokrateve ne keto 8 vjet. Te djathtet duhet te rigrupohen ne opozite dhe te bejne nje opozite parlamentare te forte, ne menyre qe te rifitojne besimin e humbur te shqiptareve. Jam i bindur qe vetem pak muaj qeverisje te socialisteve do te mjaftojne per elektoratin shqiptar qe te kuptoje se kane rene nga shiu ne bresher. Bukuria e demokracise eshte se si humbja dhe fitorja nuk eshte e perjetshme pasi sovrani flet me vote cdo 4 vjet.

    Albo


    A t'i sjellim disa postime tua para zgjedhjeve, per ta pare se analizat tua ne shume aspekte nuk jane aspak te qendrueshme, por (shpesh) kryesisht permbledhje ad hoc dhe e pasakte e shkrimeve dhe analizave te huaja neper gazeta dhe mediume te ndryshme...

    Prej fillimit p.sh. ke pohuar se fitorja do te jete e Sali Berishes dhe e te djathtes, shpesh duke pohuar njekohesisht gjera qe jane ne kundershtim te plote me keto qe thua sot.
    E vetmja gje ku mund te thuhet se je me konsistent, eshte armiqesia jote me AKZ-ne dhe Spahiun dhe simpatia jote e pafund per ortodoksine. Edhe pse edhe ketu analizat dhe te dhenat tua nuk jane aspak te sakta, por kryesisht te bazuara ne thashetheme te gazetave ditore dhe interesit tend per ta sterzmadhuar rolin dhe fuqine reale te ortodokseve dhe ortodoksizmit ne Shqiperi. Nese do te benim nje analize te mirfillte te zgjedhjeve, atehere edhe pohimet tua per ndikimin e supozuar te AKZ-se dhe te ortodokseve apo pakicave tjera ne rezultatin e PD-se dhe te djathtes, per shkak te nacionalizmit te imponuar te Berishes etj., do te ishte relativisht i paperfillshem, sa i perket rezultatit perfundimtar te votave.

    Perndryshe, ti edhe tani jo vetem qe nuk je distancuar nga pretendimet e meparshme per politike te mire deri te shkelqyer te Berishes dhe qeverise de facto se shkarkuar, por ne gjithe analizen tende ne parim e ke fajesuar kryesisht votuesin dhe qytetarin shqipetar per paaftesi per ta kuptuar drejte dhe si duhet politiken " e shkelqyer" te Berishes dhe qeverise se tij. Edhe perpjekjet tua per te kritikuar aty ketu ndonje aspekt te politikberjes nga ana e Berishes dhe qeverise se tij, ne te njejten fjali dhe me nje perkushtim shume me te theksuar jane relativizuar dhe justifikuar permes fajesimit te faktoreve tjere te jashtem, varesisht nga tematika, duke filluar nga qytetari budalla, AKZ, LSI, opozita e deri te nacionalizmi qe gjoja i eshte imponuar Berishes nga AKZ etj.
    Pa hequr dore nga disa paragjykime te theksuara qe ke per njerez, grupe dhe ide mbi baza fetare, ideologjike, partiake dhe social, se paku une kam pershtypjen e tille ne shume shkrime tuat, e ke te pamundur te besh analiza te mirefillta dhe te perdorshme.
    Shkrimet e njenashme dhe te perdorshme per proagande politike, ideologjike, partiake, fetare etj... jane dicka tjeter. Edhe ne gazetarine shqipetare shumica e shkrimeve te tilla shiten si analiza. Por shumica nuk jane te tilla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 26-06-2013 mė 11:16

  6. #56
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Politikanet shqiptaret duhet te binden qe te mos perfshijne ne politike njerez pse jane popullor, por sepse jane te zote ne profesionin e vet. Ne te gjitha forcat politike ne shqiperi perfshihen organizatore jo te denje per te drejtuar popullin. PD duhet te bej pastrim te menjehershem te individvive qe nuk jane te afte! Plus SB duhet patjeter te largohet nga PD sepse rezultati i votimeve ishte mesazh i qarte qe ai nuk duhet te jete pjese e PD!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #57
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Duam te themi qe ikja e berishes nuk perben automatikisht rregullimin e Shqiperise sipas standarteve qe pretendojme ne shqiptaret,ne ndryshim me cka po thone ata qe nuk po bejne ''pordhe''.
    Thjesht po tregohemi realiste.
    Po me siguri ashtu si thua ti do te jete . Te qenit andej oqeanit te hap horizonte me te gjera per te gjykuar.Po nuk e kuptoni dot se sapo fitoi PS-ja dhane ok-in Azeret.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga ionian Lexo Postimin
    Po me siguri ashtu si thua ti do te jete . Te qenit andej oqeanit te hap horizonte me te gjera per te gjykuar.Po nuk e kuptoni dot se sapo fitoi PS-ja dhane ok-in Azeret.
    cilet jane keta azeret se ne qe jetojme ketej oqeanit nuk i kuptojme mire termat.
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Me mire qe iku tani Sala, se pas 4 vitesh do ikte si Ramizi pastaj. Qeverite duhet te nderrohen cdo 4 vjet qe te jene produktive, ndryshe zene myk dhe vetem mbushin xhepat personal. Ashtu si punetori i ri qe kur fillon punen jep maximumin e tij, dhe avash- avash vjen nje dite e i ben hile punes. Shkurt kishte ardhur koha per ndryshim, jo se krahu tjeter ishte me i mire. Fundja Sala vet ja beri gropen vetes. I interesonte me teper imazhi i rreme i Shqiperise neper bote se gjendja aktuale e Shqiperise. Por shqiptaret jane te dale sot, nuk mund ti genjesh se po gjoja po perjetojme zhvillim si Gjermania, etj. Perdori taktiken e Enverit me nje fjale te bindte popullin se ishim me te lumturit ne bote. Kush e ha me ate genjeshter?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 26-06-2013 mė 12:19
    Feelings change - memories don't.

  10. #60
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Me mire qe iku tani Sala, se pas 4 vitesh do ikte si Ramizi pastaj. Qeverite duhet te nderrohen cdo 4 vjet qe te jene produktive, ndryshe zene myk dhe vetem mbushin xhepat personal. Ashtu si punetori i ri qe kur fillon punen jep maximumin e tij, dhe avash- avash vjen nje dite e i ben hile punes. Shkurt kishte ardhur koha per ndryshim, jo se krahu tjeter ishte me i mire.
    Mos ki merak, mia , Likja do i rrezoje cdo dy vite ... Tani halli me i madh do jete kush do ta rrezoje Liken! Ahaha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •